
24 minute read
POLICIA DHE QEVERIA PËRBALLEN ME KRITIKA MBI DHUNËN PËR TEATRIN
Edi Rama shemb Teatrin Kombëtar
Me një urdhër surprizë që duket se nuk është bazuar në asnjë vendim të ligjshëm, kryeministri Edi Rama shembi natën e kaluar ndërtesat historike të Teatrit Kombëtar në atë që disa kritikë e quajtën instalim diktature në Shqipëri.
Advertisement
GJERGJ EREBARA | BIRN | TIRANË P olicia shqiptare rrethoi zonën e Teatrit Kombëtar në qendër të Tiranës ndërsa fadromat shembën ndërtesat historike rreth orës 4 të mëngjesit të 17 Majit 2020, duke shënuar në këtë mënyrë fundin e një beteje që vijoi prej dy vjetësh e gjysmë. Kryeministri Edi Rama mori vetë përgjegjësinë për shembjen duke deklaruar në orët e para të mëngjesit se shembja po bëhet për t’i hapur rrugë ndërtimit të një teatri të ri ndërsa shau mbrojtësit e trashëgimisë kulturore si njerëz që nuk e duan zhvillimin. Por shembja e kryer në mes të natës është bërë dukshëm pa një vendim të ligjshëm dhe të vlefshëm, duke ngritur pikëpyetje nëse Shqipëria vijon të jetë një vend i sundimin e ligjit.
Këshilli Bashkiak i Tiranës raportohet se mori një vendim për shembje të Enjten e kaluar, por vendimet e këshilleve bashkiake hyjnë në fuqi dhjetë ditë pas publikimit dhe jo menjëherë.
Në orët e para të mëngjesit të së Dielës, ndërsa rruspat e kryeministrit rrafshonin objektin historik, një numër qytetarësh shtynë forcat e shumta policore duke sfiduar rrezikun e koronavirusit.
Regjisori Edmond Budina, një nga mbrojtësit e Teatrit, deklaroi se shembja e ndërtesës shënon edhe ditën e vendosjes së një diktature në Shqipëri. Shembja e Teatrit Kombëtar në orët e parë të mëngjesit të së dielës ka sjellë reagime të ashpra nga kreu i shtetit, opozita dhe shoqëria civile. Duke i krahasuar pamjet me “kazmat” që shembën kishat dhe xhamitë në vitin e mbrapshtë 1967, Presidenti Ilir Meta dënoi shembjen e Teatrit Kombëtar si një akt mafioz.
Shembja e Teatrit Kombëtar më 17 Maj 2020. Foto: Nensi Bogdani/BIRN
deklaroi Meta në Facebook.
“Dhunimi i njëkohshëm i artistëve dhe gazetarëve është një damkë e zezë për MAFIEN në pushtet,” shtoi ai.
Në orët e para të mëngjesit të së dielës, Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit i Bashkisë Tiranë, i mbështetur nga dhjetra forca police, shembi godinën e Teatri Kombëtar duke sjellë përplasje me aktivistët që prej 27 muajsh ishin ngujuar në mbrojtje të ndërtesës, objekt i trashëgimisë kulturore. Gjatë operacionit u shoqëruan në polici 37 persona, mes të cilëve artistë, aktivistë dhe gazetarë.
I ashpër ka qenë ndaj qeverisë dhe ish-kryeministri Sali Berisha, që ngjashëm me Metën e ka krahasuar me fushatën kundër fesë të udhëhequr nga ish-diktatori Enver Hoxha. “Një barbari kulturore e Edvin Kristaq Xhelatit që të kujton genocidin fetar kulturor të Enver Hoxhës të vitit 1967,” deklaroi Berisha.
Ndërkohë, kreu i opozitës Luzlim Basha e ka cilësuar si të papranueshme dhunën e ushtruar ndaj artistëve dhe gazetarëve nga policia.
“Aktivistët, artistët, opozitarët e arrestuar duhet të lirohen menjëherë! Rama është varrmihësi i paqes sociale në vend, varrmihësi i ekonomisë së shqiptarëve, ha
Policia dhe qeveria përballen me kritika mbi dhunën Një kor i gjerë kritikash ra mbi Policinë e Shtetit, Ministrin e Brendshëm dhe Kryeministri Edi Rama gjatë ditëve të fundit, kur segmente të shoqërisë shprehën zemërim me atë që ngjante si një përdorim taktik i dhunës kundër protestuesve dhe keqpërdorim politik i Policisë së Shtetit nga partia në pushtet.
GJERGJ EREBARA | BIRN | TIRANË
Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, kryeministri Edi Rama dhe Policia e Shtetit u përballën me kritika të shumta gjatë ditëve të fundit, për shkak se refuzojnë të pranojnë apo kritikojnë dhunën e ndodhur të dielën gjatë shembjes së Teatrit Kombëtar. Disa mendojnë se policët individualisht mbajnë përgjegjësi morale dhe penale për veprimet që ata i konsiderojnë të paligjshme, ndësa të tjerë dyshojnë se dhuna policore mund të ketë qenë e paramenduar dhe e përdorur si strategji për të diskurajuar popullsinë të bashkohet me protestën.
Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë i bëri thirrje kryeministrit Edi Rama të mërkurën që të dënojë personalisht dhunën ndaj gazetarëve, duke sugjeruar se dështimi për të dënuar dhunën mund të nxisë dhunë të mëtejshme në të ardhmen.
“Në kushtet kur ende nuk ka një ndjesë publike dhe ndëshkim të autorëve me uniformë apo të fshehur në shkelje të ligjit për ato akte dhune, të cilat u pasqyruan nga çdo media, ne gjykojmë se dhuna ndaj gazetarit Lela dhe e kolegëve të tjerë nuk ka qenë e rastësishme, por e targetuar,” thuhet në deklaratë.
I sulmuar në faqen e tij në Facebook, Kryeministri Edi Rama në mënyrë të përsëritur gjatë ditëve të fundit mohoi që të ketë pasur dhunë në protestë. Edhe kur u ballafaqua me foton ku një polic i ka vendosur çizmen mbi kokë një protestuesi të ri të shtrirë përdorë, kryeministri sugjeroi se mund të mos jetë siç duket. Ndërkohë, tetë protestues të arrestuar nga policia nën akuzat e kundërshtimit të forcave të rendit dhe organizimit dhe pjesëmarrjes në mitingje të paligjshme u dërguan në arrest shtëpiak ose në detyrim paraqitje deri në pritje të gjykimit nga Gjykata Penale e Tiranës. Masa e sigurisë për ta u dha në maksimumin e lejuar ligjor prej 72 orësh. Mes tyre ishte edhe Broiken Abazi, një nga udhëheqësit e Lëvizjes Vetëvendosje në Tiranë, një organizatë degë e partisë politike me të njëjtin emër në Kosovë. Në atë që duket një huazim nga taktikat e Vetëvendosjes, Abazi publikoi një
Punonjësit e policisë u përplasën me protestuesit e mbrojtjes së Teatrit. Foto: Nensi Bogdani/BIRN

“letër nga burgu”, në të cilën akuzoi Ramën se po përdorte arrestime dhe dhunë në mënyrë që të frikësonte popullsinë e gjerë nga pjesëmarrja në protestë. Ndërkohë, edhe ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj protestoi ndaj kritikave në një publikim të gjatë në Facebook të martën. Ai u mbrojt me argumentin që policia nuk merr urdhra nga drejtimi politik në Ministri për veprimet e veta operacionale, ndërsa theksoi se vendimi për shembjen e Teatrit Kombëtar nuk i përket policisë.
“Mjeranë udhëhumbur kujtojnë se ende Policia vepron me urdhra, sipas modeleve të mbrapshta që kanë në kokat e tyre të mallkuara nga totalitarizmi,” deklaroi Lleshaj ndërsa etiketoi kritikët si “të paturpshëm”, “skutha”, “skifterë” e epitete të tjera. Gjithsesi, shumë vëzhgues nuk e mendojnë kaq lehtë dhe kanë frikë se një proces i gjatë i transformimit të policisë në një forcë e departitizuar dhe krijimi i një force policore që gëzon besimin e publikut është dëmtuar rëndë nga përdorimi i dhunës policore të dielën. Sokol Bregu, një gazetar kronike që zakonisht nuk bën komente, e quajti dhunën të pakuptimtë.
“Teatri është një gjë, një luftë mes dy pricipesh, dhuna jote nuk është. Dhuna jote është e pashpjegueshme,” shkroi Bregu, duke argumentuar se dhunën e së dielës nuk e ka rastisur më parë në 24 vjet eksperiencë si gazetar.
Ai po i referohej një ngjarjeje pasdreken e së dielës, shumë orë pasi shtyrjet mes protestuesve dhe policisë kishin përfunduar, kur policia iu afrua një grupi të rinjsh që ishin ulur në rrugë për të protestuar dhe i ngriti ata me forcë. Videot e publikuara më vonë treguan

jduti i pronave publike dhe një kriminel ordiner që ka shkelur dhe uzurpuar çdo pushtet,” tha Basha. Kritika të ashpra ndaj qeverisë pas shembjes së ndërtesës ka pasur edhe nga shoqëria civile dhe organizatat e trashëgimisë kulturore.
“Ditë e trishtë për trashëgiminë kulturore në Shqipëri dhe Europë. Ditë e trishtë për demokracinë dhe zbatimin e ligjit në Shqipëri dhe Europë,” deklaroi organizata Europa Nostra.
“Mëngjesin e sotëm, autoritetet shqiptare arrestuan aktivistë të shoqërisë civile dhe nisën shembjen e Teatrit të mbrojtur Kombëtar në Tiranë,” shtoi ajo.
se policia i sulmoi ata pa ndonjë arsye. Sjellja e policisë është vënë gjithashtu në pikëpyetje për shkak se një pjesë e forcave të dislokuara në protestë kishin numrat e identifikimit të hequra nga uniformat dhe fytyrat e mbuluara me maska. Një zëdhënës i policisë nuk iu përgjigj pyetjes së BIRN se pse policia kishte hequr numrat e identifikimit por episodi krijoi hapësirë për spekulime, se ky veprim mund të jetë kryer për të penguar një hetim të mundshëm mbi dhunën.
Në lojë është marrëdhënia më e gjerë mes forcave policore dhe popullsisë në një vend që ka qenë shtet policor deri në vitin 1992, ndërsa policia u përdor për dhunë masive ndaj qytetarëve deri në vitin 1997.
Policia u bë më pak e dhunshme dhe më korrekte në marrëdhënie me qytetarët gjatë njëzet viteve të fundit dhe besimi i publikut te policia duket se u rrit me kalimin e viteve. Gjithsesi, ngjarjet e të dielës mund ta kthejnë këtë proces pas. “Unë nuk mendoj si ty, që gjoja respektove ligjin, unë mendoj që nesër më ka ardhur radha për t’u dhunuar nga policët e tu, jo të mitë,” shkroi Bregu.
Protestues në protestë pas prishjes së teatrit. Foto Nensi Bogdani/BIRN Protestues kundër qeverisë pas prishjes së teatrit. Foto Nensi Bogdani/BIRN “Protestojmë se nuk po dëgjohemi”, prishja e teatrit bashkon në shesh qytetarët


Mijëra qytetarë përsëritën protestën kundër shembjes së ndërtesës së Teatrit Kombëtar, ndërsa thanë se dilnin për të kundërshtuar dhunën dhe njëkohësisht cënimin e lirive. Akti i qeverisë duket se ka bashkuar kundërshtarë politikë, që ndryshe nuk do ishin bashkë.
VLADIMIR KARAJ | BIRN | TIRANË N ë grupe, vetëm apo me fëmijë e familje me vete, mijëra qytetarë ishin të mërkurën sërish përballë Galerisë së Arteve në hyrje të pedonales së mbyllur dhe nga e vetmja pikë prej nga mund të shihen ende rrënojat e godinës së Teatrit Kombëtar.
Në një bashkim jo fort të zakontë mes përkrahësve të partive politike dhe qytetarëve të panagazhuar në parti që nuk ngurojnë ta shprehin mllefin ndaj tyre, qytetarët hodhën parrulla kundër kryeministrit dhe bashkisë së Tiranës, duke i akuzuar për diktaturë e dhunë.
Në një tribunë të improvizuar fjalimet e rastit ishin po aq të pangjashme sa protestuesit e mbledhur. Pati prej atyre që u morën me kryeministrin personalisht duke e akuzuar se kishte shkatërruar jetën e qytetit dhe prej atyre që i bën thirrje Albin Kurtit, kryeministrit të Kosovës, të merrte drejtimin e protestës.
E ndërsa pati protestues që përdorën moton e opozitës “Rama Ik”, pati po ashtu folës si Koloreto Cukali, që ndërsa kreu i opozitës Lulzim Basha ndodhej në shesh përmendën protestën e “21 janarit” kur ai ishte ministër i Brendshëm, si kufi të cilin një qeverisje nuk duhej ta kalonte dhe që Rama e kishte kaluar me teatrit. Një bashkim i tillë i pamundur në një situatë normale dhe që lexohej prej grupeve që duartrokisnin njërin apo tjetrin folës, ishte njëkohësisht si dëshmi se prishja e teatrit dhe dhuna në protestë ka zemëruar shumë përtej opozitës zyrtare, ndërsa ka bërë bashkë ata që normalisht janë kundërshtar. Motivi i tyre për të dalë në protestë megjithatë është i ngjashëm.
“Për dhunën, për dhunë që po ushtrohet. Po mohohen të drejtat e njeriut hapur me arrogancë, me cinizëm, në mes të ditës, në mes të natës”, i tha BIRN Denisa Bajraktari, një prej protestueseve. Të tjerë i thanë BIRN se ishin aty për të mbrojtur monumentet e kulturës dhe shumë vunë në dukje cënimin e lirive dhe faktin se qytetarët po anashkaloheshin e askush nuk po i dëgjonte. “Kam shumë arsye, e para është liria që është cënuar me shkatërrimin e teatrit, si tempull i fjalës së lirë. E dyta shkatërrimi që po i bohet Tironës, unë kam dalë si çun Tirone dhe shohim ditë e përditë që qytetarët nuk pyeten fare për vendimet që merren për këtë qytet, një degradim total. Dhe e treta për liritë që po na mohohen këto ditë, të fjalës, të protestës”, thotë Erik Shpofi, student 22-vjeçar.
Ndërsa në mes të protestuesve ka qytetarë që bëjnë bashkë shkatërrimin e teatrit me shkatërrimin e lumejve apo shtrejtimin e faturave. “Në rradhë të parë populli ka të drejtë të vendosi. Pakënaqësia është rritur ndaj çdo gjëje, faturat po shtrejtohen ndërsa lumejtë po i shkatërrojnë, teatrin, kulturën, artin po i zhdukin, kjo është mënyra më e mirë për tu ngritur”, thotë Natasha Kaja, një prej protestuesve që qëndron me një grupim që mban shenjat e Lëvizjes Vetëvendosje. Edmond Budina, përfaqësues i Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, kërkoi që kryeministri të jepte dorëheqjen, ai tha se sulmi ndaj “Teatrit Kombëtar ishte akt i mirëfilltë terrorist”. Budina tha se teatri do të rindërtohej siç ishte. Një peticion për këtë qëllim i shpërndarë online kishte mbi 11 mijë firma deri në përfundim të këtij shkrimi, ndërsa në shesh në formularë që përfshinin edhe kartën e identitetit u mblodhën në dy orë mbi 1500 nënshkrime. Folësit përmendën po ashtu emrat e anëtarëve të Këshillit Bashkiak që votuan në favor të prishjes duke i akuzuar se kishin bërë një turp dhe ishin fshehur, ndërsa po ashtu u lexuan shkelje që ishin kryer, përfshi ekzekutimin e vendimit pak kohë pasi ishte marrë pa u lënë kohë kundërshtuesve ta dërgonin atë në gjykatë.
Ndërkohë në tribunë u ngjitën të dhunuar nga policia të dielën. Gazetari Alfred Lela tha se nuk fajësonte policinë për atë që i ndodhi, por Ramën dhe ministrin e Brendshëm që nuk ishin në gjendje ta shihnin dhunën. Përndryshe edhe qeveria duket se kishte ndryshuar strategji të mërkurën dhe në vend të policëve të maskuar, në rrjesht për të ruajtur rendin ishin vajza e gra në uniformë, diçka që ishte përdorur më herët gjatë protestave të opozitës.
Një strategji që u la mënjanë të dielën, kur siç thanë protestuesit ishin sulmuar nga RENEA, Reparti për Eleminimin dhe Neutralizimin e Elementëve të Armatosur, edhe pse në godinë kishte aktorë, aktivistë dhe studentë të paarmatosur.
Drejtori i qendrës për Shqipërinë i Lëvizje Vetëvendosje Bojken Abazi i liruar prej qelisë vetëm disa orë para protestës, tha në fjalën e tij se protesta kishte vrarë frikën. “Na thanë që na kishin kapur në flagrancë, por doja tu thoja që në flagrancë i kemi kapur ne ditën e dielë”, tha Abazi, duke iu referuar akuzave ndaj tij dhe 7 të arrestuarve të tjerë.
Aktivisti Koloreto Cukali, foli për dhunën ndaj medias ndërsa tha se kryeministri kishte gjetur median si armik dhe sulmonte atë për dështimet e qeverisë. Cukali po ashtu tha se miti i një Rame të ndryshëm nga Berisha kishte rënë. “Unë besoj që ky është 21 janari i Edi Ramës. Unë besoj që një mit i ndërtuar me shumë kujdes që thoshte se Berisha të vret në bulevard dhe ky jo, ra”, tha Koloreto Cukali.
Ergys Mërtiri, një prej aktivistëve që ka kaluar më shumë se dy vjet në mbrojtje të teatrit, tha se qyteti ishte kthyer në një çmenduri me “Kulla betoni që i kanë kërcyer mbi shpinë si kala dibrançe njëra tjetrës”. Mërtiri tha se nuk mund të pranonim të humbnin liritë që fituam në fillim të viteve 90’, ndërsa tha se Rama ishte “një Enver Hoxhë me çitjane”.
Qytetarët kundërshtojnë vendimin e beftë të qeverisë për të sulmuar pa zbardhur e diela godinën e Teatrit Kombëtar dhe prishjen e saj pa përfillur protestat që vijojnë prej vitesh. Ata akuzojnë qeverinë dhe bashkinë e Tiranës se kanë një plan korruptiv për të ndërtuar kulla në tokën publike pranë teatrit dhe se shkatërruan një ndërtesë historike të qytetit.
17 maji, dita që duhej të ishte e mbushur me ngjyrat e ylberit të ditës ndërkombëtare të komunitetit LGBTI, u mbush me hirin dhe tymin shembjes së demokracisë nëpërmjet shembjes tinëz të Teatrit Kombëtar.
Opinion
Teatri Kombëtar dhe nevoja e organizimit shoqëror
ALBAN DAFA | BIRN | TIRANË
Pas shembjes së shtëpive në zonën e Unazës së Re për të bërë vend për një projekt infrastrukturor të zhytur në korrupsion, shembja e Teatrit shënon – fatkeqësisht – dështimin e dytë të organizimit dhe veprimit qytetar që shenjuan mandatin e dytë të qeverisë së zotit Rama. Ndërkohë që ligji është personalizuar prej tij nëpërmjet akteve normative të cilat kalojnë pa kundërshtime në kushtet e mungesës së Gjykatë së Lartë dhe Gjykatës Kushtetuese – si dhe të mungesës së një opozite parlamentare – është e nevojshmë të kuptohen arsyet themelore të këtyre dështimeve për të bërë të mundur rritjen e efektivitetit të presionit qytetar si e vetmja mënyrë e frenimit të nëpërkëmbjes së dinjitetit njerëzor dhe të drejtave të patjetërsueshme të njeriut. Për ta bërë këtë, është e nevojshme ta shohim të vërtetën në sy, sado e hidhur të jetë. Përtej kapjes së shtetit dhe boshllëkut institucional të krijuar nga reforma në drejtësi dhe bojkotit parlamentar të opozitës në shkurt 2019, qeveria shqiptare ka arritur të nëpërkëmbë të drejtat tona pasi ka munguar organizimi i efektshëm dhe solidariteti qytetar.
Si çështja e të drejtave të banorëve të Unazës për një kompensim të drejtë shpronësimi për shtëpitë e tyre ashtu edhe nevoja e kryerjes së një procesi transparent e demokratik për të vendosur për fatin e Teatrit Kombëtar u shndërruan nga nisma për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe të drejtave civile në çështje partiake. Për opozitën, protestat e banorëve të Unazës së Re dhe ato për parandalimin e prishjes së Teatrit Kombëtar ishin një mundësi e mirë për të sulmuar politikisht qeverinë dhe për të qenë faktor publik – sidomos pas djegjes së mandateve në shkurt 2019. Ndërkohë, qeveria e shfrytëzoi me mjeshtëri prezencën e deputetëve të opozitës në protesta duke i cilësuar ato si të motivuara politikisht e rrjedhimisht të padrejta dhe duke i damkosur protestuesit ‘shpellarë’ dhe si opozitarë të zhvillimit. Uzurpimi partiak i të dyja çështjeve solli përçarjen e banorëve të Unazës dhe të aktorëve të Teatrit Kombëtar. Ata të cilët vijuan të ishin kundër politikave qeveritare u ulën në prehërin e opozitës duke shpresuar te fuqia e saj politike për zgjidhjen e tyre. Kështu, suksesi i të dyja protestave u kushtëzua nga aftë
Aktorë, perfaqesuesit e Aleancës për mbrojtjen e teatrit dhe qytetarë duke protestuar me pankarta ne duar në hyrje të Teatrit Kombëtar | Foto : LSA

sia politike e opozitës. Me djegien e mandateve opozita hoqi dorë pjesërisht nga pushtetin e saj politik dhe me bojkotin e zgjedhjeve vendore të qershorit 2019, e humbi tërësisht atë. Për të zëvendësuar humbjen e pushtetit institucional, ajo thirri një sërë protestash kombëtare për të treguar se kishte ende pushtet popullor. Ndërkohë, përtej disa rasteve të mbështetjes së ndërsjelltë që bënë aktorët e TK dhe banorët e Unazës protestave të njëri-tjetrit, pjesën dërrmuese të kohës ato ishin të shkëputura në hapësirë dhe shpesh here në kohë prej njëratjetrës. Gjithashtu, interesi mediatik për ndjekjen e tyre nuk ishte i qëndrueshëm dhe çështjeve të tyre mund t’u bëhej jehonë kombëtare vetëm nëpërmjet protestave të organizuara nga opozita.
Mirëpo qëllimi i protestave kombëtare shkonte përtej çeshtjeve të protestuesve të Unazës dhe TK edhe pse këto çështje mund të përbënin bazat e një sërë kërkesave opozitare duke përfshirë dorëheqjen e zotit Rama, i cili akuzohej për manipulim të zgjedhjeve parlamentare të qershorit 2017, dhe vendosjen e një qeverie teknike për realizimin e zgjedhjeve të parakohshme. Duke patur parasysh ndasitë partiake dhe mosbesimin ndaj politikanëve shqiptarë – të cilët kanë treguar një vazhdimësi të pashoqë korrupsioni, papërgjegjshërie dhe kryerje marrëveshjesh të fshehta me njëri-tjetrin – venitja dhe në fund humbja e këtyre dy çështjeve në qerthullin e taktikave partiake për pushtet ishte e pritshme.
Sigurisht që do të kishte qenë naive të mendoje se opozita, e cila përbëhet nga politikanë me mungesë të theksuar integriteti njësoj si partia në pushtet, befas e kishte rigjetur ndjenjën e shërbesës ndaj qytetarëve që i besojnë votën. Por këto nuk janë zhgënjimet e para nag ulja në prehërin e një partie opozitare për të të mbrojtur të drejtat kur ato kërcënohen nga qeveria. Thirrja e protestave të 21 janarit 2011 nga Partia Socialiste – në opozitë – për të protestuar ndaj korrupsionit të qeverisë së zotit Berisha pas shfaqjes së një filmimi ku tregohej se zoti Meta – atëherë zv/kryeministër – diskutonte për punësime në administratë në këmbim të rryshfetit është një rast i ngjashëm. Pasi efektivë të Gardës së Republikës vranë katër protestues, zoti Rama nënshkroi marrëveshjen e koalicionit për zgjedhjet e qershorit 2013 pikërisht me zotin Meta.
Nevojitet të nënvizohet se pavarësisht zhgënjimeve qytetare nga manipulimi partiak, ne ende nuk e kemi kuptuar se një infrastrukturë partiake pa integritetit qytetar dhe që nëpërkëmbë të drejtave tona posa merr pushtetin nëpërmjet marrëveshjeve të fshehta në kurrizin tonë nuk do të jetë kurrë në gjendje për të mbrojtur të drejtat tona. E vetmja zgjdhje – nëse duam të jetojmë në një sistem demokratik – është organizimi dhe solidariteti qytetar si burimi i vetëm i fuqisë qeverisëse. Partitë politike furnizohen nga ky burim pushteti ose duke ia dhenë ne të drejtën për të qeverisur ose duke na i grabitur atë nëpërmjet shit-blerjes së votave dhe kontrollit të sistemit zgjedhor. Dhe kur humbasin pushtetin prej paaftësisë dhe poshtërsive të tyre, përsëri drejt nesh rreken për ta rimarrë atë dhe përsëri na shëmbin shpresën naive se do të jetë ndryshe nëse u besojmë edhe njëherë.
Është koha që interesat tona të mos i shohim të parcelizuara – të ndara dhe të largëta nga njëra-tjetra – por të përbashkëta. Duhet të kuptojmë se kur dikujt tjetër i merret prona dhe mjetet e jetesës padrejtësisht, ato na merren neve; kur dikush tjetër ndalohet të protestojë dhe të shprehë fjalën e lirë, ajo na ndalohet të gjithëve. Ky lloj solidariteti është baza për kontrollin e fateve tona. Prej tij bëhemi më të lidhur me njëri-tjetrin dhe vetem duke qenë të lidhur mund të organizohemi dhe të mbrojmë të drejtat tona të përbashkëta. Alternativa është një çizme e zezë mbi fytyrat tona përgjithmonë ose shitja e shpirtrave tanë te pushtetit!
Analizë
Në një demokraci, një krizë është një provë politike. Një lider duhet të ruajë ose forcojë besimin e publikut, ose të rrezikojë të humbasë në zgjedhjet e ardhshme. Por në një autokraci, një krizë është një kërcënim për legjitimitetin e regjimit. Kjo është arsyeja pse përgjigja zyrtare është aq shpesh mohimi i të vërtetës.
Demokracitë janë më të afta në menaxhimin e krizave
Shlomo Ben-Ami
| Project Syndicate | Tel Aviv
Kriza COVID-19 është bërë fronti i fundit në përplasjen e përshkallëzuar të ideologjive që është bërë një tipar kryesor i gjeopolitikës vitet e fundit. Përfaqësuese e autoritarizmit është Kina, e cila ka mbrojtur suksesin e strategjisë së saj të izolimit agresiv në frenimin e përhapjes së koronavirusit. Demokracinë e përfaqësojnë një grup i gjerë vendesh, disa prej të cilëve janë përgjigjur shumë më keq se të tjerët. Pra, cili sistem politik është më i përshtatshëm për të menaxhuar krizat?
Nocioni që regjimet autoritare kanë një avantazh mund të jetë joshës. Ndërsa në demokracitë, siç është rasti i Shteteve të Bashkuara, njerëzit mund ta keqkuptojnë lirinë e tyre dhe t’i rezistojnë masave mbrojtëse si mbajtja e maskës, regjimet autoritare mund të imponojnë dhe zbatojnë me lehtësi rregulla që i shërbejnë të mirës publike. Për më tepër, disa kanë argumentuar se Kina përfiton nga tradita konfuciane, me theksin e saj te bindja dhe respektimi i autoritetit, në kontrast me demokracitë perëndimore të cilat theksin e kanë te autonomia individuale dhe pëlqimi për autoritetin.
Qeveria e Kinës është përpjekur t’i përforcojë këto narrativa, përfshirë edhe duke tallur përgjigjen e ngadaltë në SHBA. Dhe është e vërtetë se një izolim i papritur dhe i rreptë si ai që frenoi përhapjen e mëtejshme të COVID-19 në Wuhan – epiqendra e parë e pandemisë – do të ishte anatemë për amerikanët. Por, kur bëhet fjalë për të vlerësuar aftësinë e sistemeve politike për t’iu përgjigjur krizës, ky krahasim e humb thelbin.
Pikë së pari, demokracitë që mbështesin normat konfuciane – të tilla si Hong Kongu, Japonia, Singapori, Koreja e Jugut dhe Tajvani – e kanë menaxhuar krizën COVID-19 në mënyrë pothuajse po aq efikase sa Kina. Po ashtu kanë bërë edhe disa demokraci pa një traditë konfuciane, përfshirë Australinë, Austrinë, Greqinë, Zelandën e Re dhe Portugalinë. Në fakt, midis vendeve, performanca e të cilave gjatë krizës është vlerësuar si e lartë, shumica dërrmuese janë demokraci.
Ajo që kanë të përbashkët këto demokraci të renditura lart është se liderët e tyre e pranuan shkallën e sfidës, komunikuan me besueshmëri me qytetarët e tyre dhe ndërmorën veprime në kohë.
Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern, dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel. Foto: Twitter.

Ndryshe nga kjo, vendet me performancën më të keqe ose u zunë në befasi (Italia dhe Spanja), ose kishin liderë që e vonuan ndërmarrjen e masave (Brazili, Mbretëria e Bashkuar dhe SHBA-ja).
Në një farë mase, edhe dështimi i këtyre të fundit nuk është diçka e re në histori. Siç tregon edhe përfundimi i dy luftërave botërore, demokracitë shpesh kanë qenë të ngadalta për të pranuar kërcënimin e luftës. Megjithatë, pasi e kanë bërë këtë, ato gjithmonë kanë mbizotëruar, falë një kombinimi të veprimit të vendosur dhe besimit të publikut te qeveria.
Është e vërtetë që disa qeveri demokratike në ditët e sotme e kanë humbur besimin e publikut dhe duken të vendosura të mos veprojnë. Presidenti amerikan Donald Trump dhe presidenti brazilian Jair Bolsonaro të dy e kanë minimizuar ashpërsinë e virusit dhe kanë kundërshtuar këshillat e ekspertëve, ndërkohë që kanë kënaqur nevojën e tyre narcizistike për t’u dukur si të fortë. Kryeministri britanik Boris Johnson ka shfaqur tendenca të ngjashme.
Por kjo nuk mund të shihet si një grackë e demokracisë, në fund të fundit, gjatë krizës së COVID-19, shumë krerë të qeverive demokratike janë shfaqur si shembuj lidershipi të shkolluar.
Në Zelandën e Re, kryeministrja 39-vjeçare Jacinda Ardern ka folur sinqerisht për kërcënimin që paraqet virusi, i ka bërë thirrje njerëzve për përgjegjësi të përbashkët dhe vuri në zbatim masat e bazuara te shkenca. Aty ka ditët që nuk zbulohet ndonjë rast i ri infektimi.
Në Gjermani, komunikimi i qetë, transparent dhe i besueshëm i kancelares Angela Merkel ka kontribuar në një përgjigje që e ka mbajtur të ulët normën e fatalitetit. Masat e vendosura dhe të marra në kohë nga Mette Frederiksen e Danimarkës, Tsai Ing-ëen e Tajvanit, Erna Solberg e Norvegjisë, Katrín Jakobsdóttir e Islandës dhe Sanna Marin e Finlandës kanë prodhuar rezultate po aq mbresëlënëse, pa u larguar nga parimet demokratike.
Këto lidere kishin besimin e qytetarëve të tyre. (Dikush mund të argumentojë se zgjedhja e një gruaje – në disa raste, një grua shumë e re – pasqyron pjekurinë politike të një vendi dhe besimin themelor te puna e qeverisë.) Dhe përgjigjet e tyre e thelluan këtë.
Ndërkohë, regjimet autoritare varen nga propaganda dhe censura për të ruajtur një prarim të ligjshmërisë, duke e bërë praktikisht të pashmangshme mungesën e besimit në qeveri. Pse do t’i besonte dikush shifrave të COVID-19 të Kinës, kur është raportuar gjerësisht se përgjigjja fillestare e autoriteteve lokale ndaj shpërthimit të virusit u shoqërua me shtypje të informacionit?
Kjo nuk është hera e parë që në Kinë ndodh kjo gjë. Gjatë shpërthimit të SARS në vitin 2003, një mjek u desh të bëhej informator para se qeveria të tregonte të vërtetën për epideminë. Disa vëzhgues të informuar nuk besojnë as statistikat zyrtare të PBB-së së Kinës. Gjithsesi, tani në Kinë duket se po shfaqet një valë e re infeksionesh me COVID-19.
Ekziston gjithashtu një arsye e mirë për të besuar se shpërthimet e virusit në Iran dhe Rusi janë shumë më serioze sesa është raportuar. Pas një sërë gabimesh zyrtare – përfshirë refuzimin fillestar të Kremlinit për ta marrë seriozisht krizën – popullariteti i presidentit rus Vladimir Putin ra në nivelin e tij më të ulët në 20 vitet e tij të pushtetit.
Ndërsa krahasojmë performancën e vendeve gjatë krizës së COVID-19, ekzistojnë edhe faktorë të rëndësishëm që nuk kanë asnjë lidhje me sistemet politike. Vende që kanë përjetuar shpërthime të sëmundjeve infektive në të kaluarën e fundit – të tilla si Kina, Vietnami, Hong Kong, Singapori, Koreja e Jugut dhe Tajvani – përfitojnë nga njohuritë institucionale.
Por edhe këtu, me përjashtim të Vietnamit, demokracitë duket se kanë nxjerrë mësime të vlefshme nga shpërthimet e viruseve në të kaluarën. Përvoja e Koresë së Jugut në vitin 2012 me sindromën e frymëmarrjes së Lindjes së Mesme formësoi përgjigjen e saj ndaj COVID-19, e cila theksoi testimin në shkallë të gjerë. Në ndryshim nga kjo, Kina përsëriti gabimin që ajo bëri me epideminë e SARS, duke u përpjekur ta mbulonte fillimisht shpërthimin e virusit.
Problemi nuk është se Kina nuk e mësoi mësimin e saj, por se ajo nuk mund ta bënte këtë. Në demokraci, një krizë është një provë politike: një lider duhet të ruajë ose forcojë besimin e publikut, ose të rrezikojë të humbasë në zgjedhjet e ardhshme. Por në një autokraci, një krizë është një kërcënim për legjitimitetin e regjimit, për mbijetesën e tij.
Me kaq shumë gjëra në rrezik, një fshehje e së vërtetës do të duket gjithmonë si zgjidhja më e mirë. Të presësh që një qeveri e tillë të përgjigjet ndryshe, siç ka kërkuar Trump nga kinezët, mund të jetë njësoj si të bësh thirrje për ndryshim të regjimit.