Gazeta reporter.al, numri 57

Page 6

6

Maj 2020

Edi Rama shemb Teatrin Kombëtar Me një urdhër surprizë që duket se nuk është bazuar në asnjë vendim të ligjshëm, kryeministri Edi Rama shembi natën e kaluar ndërtesat historike të Teatrit Kombëtar në atë që disa kritikë e quajtën instalim diktature në Shqipëri.

GJERGJ EREBARA | BIRN | TIRANË

P

olicia shqiptare rrethoi zonën e Teatrit Kombëtar në qendër të Tiranës ndërsa fadromat shembën ndërtesat historike rreth orës 4 të mëngjesit të 17 Majit 2020, duke shënuar në këtë mënyrë fundin e një beteje që vijoi prej dy vjetësh e gjysmë. Kryeministri Edi Rama mori vetë përgjegjësinë për shembjen duke deklaruar në orët e para të mëngjesit se shembja po bëhet për t’i hapur rrugë ndërtimit të një teatri të ri ndërsa shau mbrojtësit e trashëgimisë kulturore si njerëz që nuk e duan zhvillimin. Por shembja e kryer në mes të natës është bërë dukshëm pa një vendim të ligjshëm dhe të vlefshëm, duke ngritur pikëpyetje nëse Shqipëria vijon të jetë një vend i sundimin e ligjit. Këshilli Bashkiak i Tiranës raportohet se mori një vendim për shembje të Enjten e kaluar, por vendimet e këshilleve bashkiake hyjnë në fuqi dhjetë ditë pas publi-

kimit dhe jo menjëherë. Në orët e para të mëngjesit të së Dielës, ndërsa rruspat e kryeministrit rrafshonin objektin historik, një numër qytetarësh shtynë forcat e shumta policore duke sfiduar rrezikun e koronavirusit. Regjisori Edmond Budina, një nga mbrojtësit e Teatrit, deklaroi se shembja e ndërtesës shënon edhe ditën e vendosjes së një diktature në Shqipëri. Shembja e Teatrit Kombëtar në orët e parë të mëngjesit të së dielës ka sjellë reagime të ashpra nga kreu i shtetit, opozita dhe shoqëria civile. Duke i krahasuar pamjet me “kazmat” që shembën kishat dhe xhamitë në vitin e mbrapshtë 1967, Presidenti Ilir Meta dënoi shembjen e Teatrit Kombëtar si një akt mafioz. “Pak orë më parë, në kulmin e errësirës, MAFIA urdhëroi shkatërrimin, jo vetëm të një prej monumenteve të trashëgimisë kulturore më të rrezikuara të Europës, por edhe të çdo iluzioni për ekzistencën e shtetit të së drejtës në Shqipëri,”

Shembja e Teatrit Kombëtar më 17 Maj 2020. Foto: Nensi Bogdani/BIRN

deklaroi Meta në Facebook. “Dhunimi i njëkohshëm i artistëve dhe gazetarëve është një damkë e zezë për MAFIEN në pushtet,” shtoi ai. Në orët e para të mëngjesit të së dielës, Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit i Bashkisë Tiranë, i mbështetur nga dhjetra forca police, shembi godinën e Teatri Kombëtar duke sjellë përplasje me aktivistët që prej 27 muajsh ishin ngujuar në mbrojtje të ndërtesës, objekt i trashëgimisë kulturore. Gjatë operacionit u shoqëruan në polici 37 persona, mes të cilëve artistë, aktivistë dhe gazetarë. I ashpër ka qenë ndaj qeverisë dhe

ish-kryeministri Sali Berisha, që ngjashëm me Metën e ka krahasuar me fushatën kundër fesë të udhëhequr nga ish-diktatori Enver Hoxha. “Një barbari kulturore e Edvin Kristaq Xhelatit që të kujton genocidin fetar kulturor të Enver Hoxhës të vitit 1967,” deklaroi Berisha. Ndërkohë, kreu i opozitës Luzlim Basha e ka cilësuar si të papranueshme dhunën e ushtruar ndaj artistëve dhe gazetarëve nga policia. “Aktivistët, artistët, opozitarët e arrestuar duhet të lirohen menjëherë! Rama është varrmihësi i paqes sociale në vend, varrmihësi i ekonomisë së shqiptarëve, ha-

Policia dhe qeveria përballen me kritika mbi dhunën Një kor i gjerë kritikash ra mbi Policinë e Shtetit, Ministrin e Brendshëm dhe Kryeministri Edi Rama gjatë ditëve të fundit, kur segmente të shoqërisë shprehën zemërim me atë që ngjante si një përdorim taktik i dhunës kundër protestuesve dhe keqpërdorim politik i Policisë së Shtetit nga partia në pushtet. GJERGJ EREBARA | BIRN | TIRANË

M

inistri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, kryeministri Edi Rama dhe Policia e Shtetit u përballën me kritika të shumta gjatë ditëve të fundit, për shkak se refuzojnë të pranojnë apo kritikojnë dhunën e ndodhur të dielën gjatë shembjes së Teatrit Kombëtar. Disa mendojnë se policët individualisht mbajnë përgjegjësi morale dhe penale për veprimet që ata i konsiderojnë të paligjshme, ndësa të tjerë dyshojnë se dhuna policore mund të ketë qenë e paramenduar dhe e përdorur si strategji për të diskurajuar popullsinë të bashkohet me protestën. Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë i bëri thirrje kryeministrit Edi Rama të mërkurën që të dënojë personalisht dhunën ndaj gazetarëve, duke sugjeruar se dështimi për të dënuar dhunën mund të nxisë dhunë të mëtejshme në të ardhmen. “Në kushtet kur ende nuk ka një ndjesë publike dhe ndëshkim të autorëve me uni-

formë apo të fshehur në shkelje të ligjit për ato akte dhune, të cilat u pasqyruan nga çdo media, ne gjykojmë se dhuna ndaj gazetarit Lela dhe e kolegëve të tjerë nuk ka qenë e rastësishme, por e targetuar,” thuhet në deklaratë. I sulmuar në faqen e tij në Facebook, Kryeministri Edi Rama në mënyrë të përsëritur gjatë ditëve të fundit mohoi që të ketë pasur dhunë në protestë. Edhe kur u ballafaqua me foton ku një polic i ka vendosur çizmen mbi kokë një protestuesi të ri të shtrirë përdorë, kryeministri sugjeroi se mund të mos jetë siç duket. Ndërkohë, tetë protestues të arrestuar nga policia nën akuzat e kundërshtimit të forcave të rendit dhe organizimit dhe pjesëmarrjes në mitingje të paligjshme u dërguan në arrest shtëpiak ose në detyrim paraqitje deri në pritje të gjykimit nga Gjykata Penale e Tiranës. Masa e sigurisë për ta u dha në maksimumin e lejuar ligjor prej 72 orësh. Mes tyre ishte edhe Broiken Abazi, një nga udhëheqësit e Lëvizjes Vetëvendosje në Tiranë, një organizatë degë e partisë politike me të njëjtin emër në Kosovë. Në atë që duket një huazim nga taktikat e Vetëvendosjes, Abazi publikoi një

Punonjësit e policisë u përplasën me protestuesit e mbrojtjes së Teatrit. Foto: Nensi Bogdani/BIRN

“letër nga burgu”, në të cilën akuzoi Ramën se po përdorte arrestime dhe dhunë në mënyrë që të frikësonte popullsinë e gjerë nga pjesëmarrja në protestë. Ndërkohë, edhe ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj protestoi ndaj kritikave në një publikim të gjatë në Facebook të martën. Ai u mbrojt me argumentin që policia nuk merr urdhra nga drejtimi politik në Ministri për veprimet e veta operacionale, ndërsa theksoi se vendimi për shembjen e Teatrit Kombëtar nuk i përket policisë.

“Mjeranë udhëhumbur kujtojnë se ende Policia vepron me urdhra, sipas modeleve të mbrapshta që kanë në kokat e tyre të mallkuara nga totalitarizmi,” deklaroi Lleshaj ndërsa etiketoi kritikët si “të paturpshëm”, “skutha”, “skifterë” e epitete të tjera. Gjithsesi, shumë vëzhgues nuk e mendojnë kaq lehtë dhe kanë frikë se një proces i gjatë i transformimit të policisë në një forcë e departitizuar dhe krijimi i një force policore që gëzon besimin e publikut është dëmtuar rëndë nga përdorimi i dhunës policore të dielën. Sokol Bregu, një gazetar kronike që zakonisht nuk bën komente, e quajti dhunën të pakuptimtë. “Teatri është një gjë, një luftë mes dy pricipesh, dhuna jote nuk është. Dhuna jote është e pashpjegueshme,” shkroi Bregu, duke argumentuar se dhunën e së dielës nuk e ka rastisur më parë në 24 vjet eksperiencë si gazetar. Ai po i referohej një ngjarjeje pasdreken e së dielës, shumë orë pasi shtyrjet mes protestuesve dhe policisë kishin përfunduar, kur policia iu afrua një grupi të rinjsh që ishin ulur në rrugë për të protestuar dhe i ngriti ata me forcë. Videot e publikuara më vonë treguan


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.