06
Favorizimi i kompanisë së naftës ‘Terraoil Swiss’ i kushton shtetit 300 milionë $
Sipas vendimit të gjykatës, përzgjedhja e kompanisë zvicerane u krye nën favorizim dhe shkelje të barazisë në tender nga ish-ministri i Energjetikës, Damian Gjiknuri dhe Albpetrol, duke rrezikuar një dëm nga 250 deri në 300 milionë USD.
10
Pushohen hetimet kundër Erion Veliajt për pishat e shtrenjta të ‘Fushës’
Gjykata e Apelit Tiranë miratoi pushimin e hetimeve ndaj zyrtarëve të bashkisë së kryeqytetit dhe kompanisë Fusha sh.p.k, të kallëzuar për prishjen e barazisë në tendera dhe shpërdorim detyre.
14
Punëtorët grevistë të Poçemit, viktimat e privatizimit të dështuar të ARMO
Në vitin 2008, qeveria shiti bashkë me ARMO-n edhe nënstacionin e Poçemit; por ndërprerja e punës së rafinerisë së Ballshit – i ka futur punëtorët në grevë urie për rrogat e prapambetura.
Nr.
54
Shkurt 2020 E përmuajshme
SI E GJUNJËZOI DREJTËSINË EMILJANO SHULLAZI
KËRCËNIME DHE PROCEDURË/ Ndërsa i dënuari Emiljano Shullazi projektonte një biletë të parakohshme lirie, disa gjyqtarë u kërcënuan dhe të tjerë dhanë dorëheqjen nga procesi i zhytur tashmë në kolaps në Apel, ndërkohë që institucionet e drejtësisë dhe ato të qeverisë bënë një sy qorr.
Ilustrim grafik nga Jurgena Tahiri/ BIRN. Fotot e Emiljano Shullazit dhe gjyqtares Saida Dollani nga LSA