20 minute read

PUNËTORËT GREVISTË TË POÇEMIT, VIKTIMAT E PRIVATIZIMIT TË DËSHTUAR TË ARMO

REPORTAZH

Punëtorët grevistë të Poçemit, viktimat e privatizimit të dështuar të ARMO

Advertisement

Në vitin 2008, qeveria shiti bashkë me ARMO-n edhe nënstacionin e Poçemit; por ndërprerja e punës së rafinerisë së Ballshit – e cila ka ndryshuar disa herë pronarë, i ka futur punëtorët në grevë urie për rrogat e prapambetura, ndërsa braktisja e punës rrezikon furnizimin me ujë dhe drita të Mallakastrës.

Bastri Sabaj, pompist i nënstacionit elektrik dhe hidrik të Poçemit është futur në grevë urie prej një jave së bashku me 8 punëtorë të tjerë, të cilët kanë pa marrë 27 rroga dhe nuk paguhen asnjë kacidhe prej 5 muajsh. “Gjithë këtë periudhë kam jetuar me të marrë borxh,” thotë 53-vjeçari, baba 5 fëmijëve.“Në grevë urie jam futur vetëm për lekët që kam pa marrë,” shpjegoi ai, i shtrirë mbi një batanije në sallën e komandimit të fiderave të nënstacionit, i cili furnizon me energji elektrike dhjetra fshatra në njësitë administrative të Fratarit, Poçemit, Kutës, Klosit, si dhe rafinerinë e Ballshit.

“Nuk po kërkoj rritje rroge, por kërkoj thjesht lekët sa ke vendos të m’i japësh ti, ato lekë kërkoj,” tha ai, duke rrjedhur në një bisedë imagjinare me administratorët e kompanisë, për të cilët thotë se kanë gënjyer duke i ushqyer me premtime.

Nënstacioni i Poçemit u privatizua në vitin 2008 si pjesë e Uzinës së Përpunimit të Thellë të Naftës në Ballsh, e cila sot administrohet nga kompanitë Tosk Energji dhe Bylis Energji. Në tetor 2019, rafineria e Ballshit e ndërpreu punën, pasi kompania Bankers Petroleum i kufizoi furnizimin me naftë bruto, duke lënë mijëra punëtorë të papunë.

Ndryshe nga punëtorët e tjerë të kompanisë, punëtorët e nënstacionit elektrik dhe ata të pompave në fshatin Poçem nuk e kanë luksin të mos paraqiten në punë, edhe pse nuk paguhen.Për shkak të statusit të nën stacionit si ‘objekt strategjik’ për rafinerinë dhe furnizimin me ujë dhe energji elektrike të Mallakastrës, mesazhi i kompanisë ka qenë i qartë.

“Do t’iu fusim brenda – brenda në burg, pasi nuk lejohet të lihet puna,’ kujton Sabaj. “Këto pompa ushqejnë me ujë 75%-80% të Mallakastrës,” shpjegoi ai, ndërsa zhurma e stacionit të pompimit të burimit të Poçemit depërtonte në sallën e komandimit, ku grevistët ishin mbledhur të shtrirë përqark dy furnelave elektrike.

Tosk Energji fajëson kompaninë Bankers Petroleum për pezullimin e prodhimit BESAR LIKMETA | BIRN | POÇEM

në rafineri, duke nënvizuar se kjo e fundit nuk mund të prodhojë nëqoftëse nuk furnizohet me 50,000 ton naftë bruto në muaj. “Ju më mirë se unë e dini se ajo rafineri duhet të punojë më të paktën 50,000 ton në muaj naftë bruto dhe jo me sasitë e ofruara nga Bankers Petroleum, që asnjëherë nuk e kanë kaluar sasinë prej 20,000 ton në muaj,” iu drejtua përmes një letre të hapur grevistëve, administratori i Tosk Energji, Blerim Hoxha.

Prej gati 13-muajsh, Tosk Energji ka depozituar një ankesë në Autoritetin e Konkurrencës kundër Bankers Petroleum, për të cilën ka filluar një hetim, por ende nuk ka një përfundim nga Autoriteti.

Pas deklaratë së Hoxhës, ka reaguar dhe kompania Bankers Petroleum, e cila e ka akuzuar Tosk Energji se ka prishur në mënyrë të njëanshme marrëveshjen midis dy palëve për furnizimin e rafinerisë me naftë. “Bankers Petroleum Albania tashmë ka ngritur padi në Gjykatën e Tiranës për shpifje, bazuar në deklaratat e rreme të bëra nga përfaqësuesit e Tosk Energy & Bylis Energy në të kaluarën,” tha kompania.

“Ne i qëndrojmë fort deklaratave tona të mëparshme, të cilat bazohen në fakte të vërteta dhe kjo është arsyeja pse ne kemi qenë gjithmonë bashkëpunues me çdo hetim në lidhje me veprimtarinë tonë, përfshirë edhe atë nga Autoriteti Shqiptar i Konkurrencës,” shtoi Bankers.

Kompania Tosk Energji nuk i përgjigj një kërkese për koment nga BIRN.Edhe Ministria e Energjisë dhe Infrastrukturës nuk komentoi deri në botimin e këtij shkrimi, nëse kishte një plan afatshkurtër ose afatgjatë për gjetjen e një zgjidhjeje për stacionin elektrik në Poçem.

Privatizimi i dështuar Përpara privatizimit të vitit 2008, ARMO ishte një kompani e shëndetshme financiarisht. Kompania nuk kishte borxhe ndaj bankave dhe furnitorëve dhe përveçse punësonte mijëra punëtorë mbi organikë, i paguante shtetit rreth 30- 35 milionë USD në vit nëpërmjet taksave të akcizës, tatim-fitimit, sigurimeve shoqërore dhe taksës Festim Lalaj, 51 vjeç, elektriçist i parë në nënstacionin e Poçemit | Foto : Besar Likmeta

së karbonit. Ajo u privatizua në vitin 2008 nga biznesmeni famëkeq i hidrokarbureve, Rezart Taci për 128 milionë euro nëpërmjet kompanisë të regjistruar në Zvicër, AMRA Oil.Operacioni i privatizimit u financua nga Banka Ndërkombëtare e Azerbajxhanit. Pas privatizimit të kompanisë së hidrokarbureve nga AMRA Oil, problemet me mospagimin e taksave dhe tatimeve u shfaqën shpejt.

Ndërsa Rezart Taçi shfaqej në publik si një biznesmen i suksesshëm duke blerë vepra arti në ankande bamirësie dhe duke financuar ndeshje futbolli midis Realit të Madridit dhe Milanit me skuadrën e qytetit të lindjes, Gramozin, ARMO akumulonte borxhe ndaj tatimeve dhe palëve të treta.

Kur kompania u shit në vitin 2013 tek një fond azer investimesh, Heaney Assets Corporation e regjistruar në Ishujt Britan ik Virgjin – një parajsë fiskale e njohur, detyrimet ndaj tatimeve arrinin në 73.2 milionë USD dhe kompania ishte e koletarizuar për rreth 47.5 milionë USD në banka. Në momentin e shitjes tek azerët, ARMO kishte më shumë se 100 milionë USD të pashlyera ndaj palëve të treta.

Megjithë borxhet e ARMO-s, 70% të aksioneve të Rezart Taçit në AMRA Oil iu shitën Heaney Assets Corporation për 35 milionë euro. Pasi mori kontrollin e kompanisë ARMO në gusht 2013, kompania azere e pezulloi punën për 1 vit dhe më pas lidhi

dy marrëveshje kontraktuale me kompanitë Deveron Oil dhe TP&D Oil, për dhënien me qira të rafinerisë së Ballshit dhe asaj të Fierit.

Pas dhënies me qira të dy rafinerive, për shkak se kompania ARMO mbarte të gjitha detyrimet fiskale, ato ndaj punëtorëve dhe koston për energji elektrike dhe ujë, borx het e saj u rritën në mënyrë eksponenciale pas vitit 2014.

Një raport i Ministrisë së Energjisë i shkurtit 2016, një kopje të cilit është siguruar nga BIRN, tregon që deri në janar 2016, ARMO kishte për të paguar ndaj kreditorëve një shumë prej 595 milionë USD gjithsej.

Ngjashëm me ARMO-n, edhe Deveron Oil edhe TP&D Oil akumuluan borxhe ndaj buxhetit të shtetit.Sipas Ministrisë së Energjisë, në janar 2016 kompania “Deveron” ka pasur për të paguar borxhe prej 81.2 milionë USD. Ndërsa TP&D Oil ka pasur për të likuiduar në atë periudhë 55.2 milionë USD borxhe.

Në një ankand të dyshimtë në tetor 2016, Uzina e Përpunimit të Thellë të Naftës në Ballsh i kalon Bankës Credins, për shlyerjen e një kredie. Banka nga ana e saj ia jep me qira kompanisë Ionian Refining and Trading Co, IRTC.

E regjistruar në Ishujt Virgjin Britanikë, IRTC kishte në krye të Këshillit Mbikëqyrës Mustafa Abu Naba’a- biznesmen domenikan i njohur në arenën ndërkombëtare të tregtisë së naftës dhe Harry Sargeant IV, një biznesmen amerikan nga Florida.Që prej dhjetorit 2016, administratori i IRTC në Shqipëri është emëruar Mitat Sulaj, vëllai i pronarit të kompleksit ‘Taiëan’ në Tiranë, Besnik Sulaj.

Pasi menaxhoi rafinerinë për gati një vit, edhe IRTC u tërhoq si paraardhësit e saj duke akumuluar dhjetëra miliona euro borxhe ndaj shtetit.Pas tërheqjes së IRTC, si pronar i rafinerisë shfaqet një tjetër kompani e regjistruar jashtë vendit, Allum Enterprises.

Nga ana e saj, Allum Enterprises ia kalon në mars 2018 administrimin rafinerinë së Ballshit kompanive Tosk Energji dhe By

Elektriçistët dhe pompistët e nënstacionit të Poçemit janë futur në grevë urie nga 14 shkurti, 2019 | Foto : Besar Likmeta

Një mjeke mat tensionin e një punëtori në grevë urie në nëstacionin e Poçemit | Foto : Besar Likmeta

lis Energji, të cilat janë në pronësi të dy kompanie zvicerane, CFD Conseils Sarl dhe PGFS Pilotage & Gestion S – të dyja të lidhura me avokatin Christophe Darbord.

Darboard nuk është një emër i panjohur në fushën e industrisë së naftës në Shqipëri. Nga viti 2013 deri në vitin 2015, ai ka shërbyer si administrator i kompanisë ARMO, në periudhën kur kjo e fundit kontrollohej nga fondi i investimeve nga Azerbajxhani – Heaney Assets Corporation.

Operacionet e kompanisë Tosk Energji në rafinerinë e Ballshit – nga marsi 2018 në tetor 2019, janë financuar nga kompania Gunvor, së cilës më vonë i kanë kaluar 50 % të aksioneve të Tosk Energji. E themeluar në vitin 2000 nga oligarku rus, Genady Timchenko dhe biznesmeni suedez Torbjorn Tornqvist, Gunvor është kompania e katërt më e madhe në botë e tregtimit të naftës bruto. Në vitin 2014, për shkak të sanksioneve të vendosura nga SHBA ndaj Timchenkos, ai ia shiti aksionet e tij partnerit suedez, Torbjorn Tornqvist.

Bajram Binjaku, elektricist në nënstacionin e Poçemit që kur filloi të instalohej gati gjysmë shekulli më parë, ankohet se kompanitë e ndryshme që e kanë marrë në dorë rafinerinë pas privatizimit, e kanë keqmenaxhuar atë në kurriz të punëtorëve. “Vijnë kompanitë, shfrytëzojnë nëntokën tonë, marrin naftën dhe të mirat materiale dhe punëtorët i lënë në rrugë,” tha Binjaku, cili nuk ka hyrë në grevë urie për shkak të moshës dhe gjendjes shëndetësore.“Nuk jemi për të parën herë, por për të katërtën dhe të pestën herë që ne mashtrohemi,” shtoi elektricisti 64-vjeçar, që është dhe punëtori më i vjetër i nënstacionit.

Mallakastra pa drita dhe ujë Stacioni i pompave dhe ai elektrik në Poçem filloi të ndërtohej në vitin 1972 dhe përfundoi në vitin 1975.Ai përdorte ujë nga burimin i Poçemit për të furnizuar rafinerinë e Ballshit. Në sallën e komandimit të stacionit elektrik, Festim Lalaj më tregon fiderat e ndryshëm që ushqehen me energji nga ky nënstacion.

“Ky nënstacion është ndërtuar në vitin 1975, në pronësi dhe në përdorim të Uzinës, sepse është i bashkangjitur stacioni elektrik dhe stacioni i pompimit, janë bërë vetëm për një qëllim, për t’u çuar ujë Uzinës dhe uji është i pazëvendësueshëm për të gjitha proceset teknologjike në Uzinë,” shpjegon Lalaj, që punon si operator ose elektricist i parë në nënstacionin e Poçemit. “Duke qenë së është i fuqishëm dhe nga më modernit që ka qenë në atë kohë, u vendos dhe në përdorim të popullatës, ose siç ka qenë të energjetikës dhe furnizon disa fidra komunalë,” shtoi ai.

Sipas Lalaj, përveç rafinerisë së Ballshit dhe puseve të naftës, nënstacioni i Poçemit furnizon mbi 30 fshatra në njësitë administrative Fratar, Kutës, Poçem dhe Klos.Nënstacioni i pompave furnizon gjithashtu me ujë qytetin e Ballshit dhe të gjithë fshatrat përreth.Ndërkohë, edhe nënstacioni tjetër i pompimit në Kutë, i cili furnizon me ujë Fratarin, merr energji elektrike nga nënstacioni elektrik i Poçemit.

“Ndërprerja e energjisë elektrike do të thotë me një fjalë ndërprerja e jetës në Mallakastër,” tha Lalaj.

Një zëdhënës i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike i tha BIRN se kompania ishte në dijeni të problemit dhe kishte planifikuar prej vitesh një investim për të ndarë fiderat që furnizojnë me energji elektrike fshatrat e Mallakstrës nga ato të rafinerisë së Ballshit, ndërsa shtoi se privatizimi i nënstacionit me rafinerinë kishte qenë një zgjedhje e gabuar.

Ik se të vrava, rri se të vrava Nënstacioni i Poçemit ka aktualisht 9 elektricistë dhe 8 pompistë në organikën e tij. Për shkak të ndryshimeve të shpeshta të pronësisë së rafinerisë së Ballshit, këta punëtorë kanë 27 rroga të prapambetura pa marrë, ndërkohë që prej muajit tetor nuk paguhen nga kompania Tosk Energji, edhe pse janë të detyruar të paraqiten në punë. “Nuk e kemi ndaluar punën, sepse e kemi të shkruar në kontratë, e gjitha kjo është një objekt strategjik i rëndësisë së veçantë, i cili me furnizon me energji elektrike rreth 70 % të Mallakastrës dhe rreth 90 % të Mallakastrës e furnizon me ujë,” shprehet Lalaj.

Lalaj shpjegon se Kodi i Punës dhe kontrata me kompaninë Tosk Energji i dikton punëtorëve të nënstacionit që të mos e braktisin detyrën, ndryshe mund të ndiqen penalisht dhe rrezikojnë 1 deri në 3 vjet burg. “Ne për të ndenjur kemi ndenjur, por nuk është se mund të rrimë dot më, ky ishte fundi me një fjalë, fundi i çdo gjëje,” tha ai. Në fillim të vitit, 17 punëtorët e nënstacionit të Poçemit bënë një peticion drejtuar kryeministrit Edi Rama, ministres së Energjetikës, Belinda Balluku dhe prefektit të qarkut Fier, Beki Bala, duke u kërkuar një zgjidhje për problemin e pagave deri më 12 shkurt.Pasi nuk morën asnjë përgjigje, nëntë prej punëtorëve që ishin në shëndet të mirë u futur në grevë urie më 14 shkurt, ndërsa të tjerët si Lalaj – i cili vuan nga hipertensioni, i mbështesin pa marrë pjesë në grevën e urisë.

“Me kompaninë kemi bërë kontakte dhe nuk na e ka vënë veshin njeri, nuk na ka pyetur njeri fare,” tha Lalaj. “Asnjë nuk mban përgjegjësi për ne, thjesht, firmat venë dhe ikin dhe ne mbetemi në punë,” shtoi ai.

Pas një jave në grevë, punëtorët kanë filuar të shfaqin probleme me hipertensionin dhe dehidratimin dhe dy prej tyre të mërkurën po trajtoheshin me serum.

Sokrat Lame punon prej 32 vitesh në nënstacionin e Poçemit.I shtrirë mbi një batanije, Lame e krahasoi trajtimin e punëtorëve të rafinerisë ‘me fashizëm të gjallë.” “Më keq s’ka ku vete, po vete ditë e gjashtë sot, nuk kemi asnjë lloj përgjigje nga shteti, sepse ne punojmë për shtetin,” tha 57-vjeçari.

“Pavarësisht që e anashkalojnë, që ne jemi privat, ne jemi në punë 24 orë, jemi një nënstacion jetik që punohet në çdo sekondë dhe në çdo minutë,” shtoi Lame.

Kolegu i tij, Luan Hushaj, një pompist 54 vjeç, shpjegon se shumica e bashkëshorteve të punonjësve të nënstacionit – që dikur punonin gjithashtu në rafineri, e humbën punën shumë vite më përpara për shkak të një politike të kompanisë që mbante vetëm një anëtar familjeje të punësuar. “Ore nuk na pyet njeri fare, mirë kompania që nuk na pyet, por ne nuk kemi dhe shtet, këtu është një institucion që transporton ujë dhe energji,” u ankua Luani.

“I faturohet dhe komunitetit i gjithë, ato i fusin lekët në arkën e shtetit dhe ne nuk na kthejnë asnjë kacidhe,” tha ai, ndërsa shtoi se zgjidhja halleve të tyre “është shumë e thjeshtë, por nuk duan ta bëjnë.”

Përpara se të fillonte punë në nënstacionin e Poçemit pas privatizimit, Festim Lalaj, 51 vjeç ka punuar si elektricist në sektorin e remontit të rafinerisë së Ballshit. Burrin me trup të bëshëm dhe sy jeshilë përçues, baba i tre fëmijëve, e tradhton një lot që i rrjedh mbi faqe teksa kujton borxhet që ka marrë për të shkolluar vajzën e madhe – studente në degën e Kimisë në Fakultetin e Shkencave të Natyrës në Universitetin e Tiranës.

“E kam shumë mirë me mësime, e kam të shkëlqyer,” thotë ai, ndërsa ndez një cigare për të mbledhur veten.“Kam marrë kredi për fëmijët, kam marrë borxhe, kam marrë dhe kredi për gruan që e operova, ke kalamajtë e kemi dobësinë” më shpjegon Lalaj, ndërsa shton se situata ku ndodhet “është maskarallëk, ik se të vrava, rri se të vrava.”

Ngjashëm me Festimin, edhe kolegu i tij, Sokrat Lame po i shkollon dy djemtë me borxhe dhe kredi. I madhi studion për inxhinieri ndërtimi, kurse i vogli për gjeologji burimesh.

“Unë jam vet i pestë dhe vetëm unë jam me rrogë,” thotë Lame. “Në këtë moment që ata janë në shkollë, unë jam në krizë,” shtoi ai.

Bajram Binjaku shpjegon se i kanë njoftuar të gjitha instancat shtetërore mbi rëndësinë e nënstaciont për Mallakastrën, por shton se të gjithë bëjnë një vesh shurdh dhe ‘askush nuk do t’ia dijë.”

“Ne nuk lëmë dot punën se me Kushtetutë, uji dhe dritat janë jetike. Jemi të ndërgjegjësuar edhe vetë, se lëmë tërë këtë komunitet, fëmijët tanë, motrat tona – e tërë Mallakastra merr ujë këtu,” tha ai.“Problemi është ‘krenari që jemi shqiptarë, por gjynah që jemi në Shqipëri,” përfundoi ai.

Blog

Përhapja e COVID-19 duket se ka shtuar në mënyrë dramatike shanset e një recesioni global. Por edhe nëse kjo nuk materializohet në planin afatshkurtër, shpërthimi i këtij virusi, së bashku me politikën tregtare të presidentit amerikan Donald Trump, mund të paralajmërojnë fundin e epokës kur rritja e vazhdueshme e tregtisë ndërkombëtare mbështeste paqen dhe prosperitetin global.

A do të shkaktojë koronavirusi një recesion global?

Jeffrey Frankel | Project Syndicate | Kembrixh

Në fillim të këtij viti, gjërat dukeshin se po përmirësoheshin për ekonominë globale. Është e vërtetë që rritja ishte ngadalësuar pak në vitin 2019: nga 2.9% në 2.3% në Shtetet e Bashkuara, dhe nga 3.6% në 2.9% në nivel global. Megjithatë, nuk kishte pasur ende recesion dhe së fundmi në janar, Fondi Monetar Ndërkombëtar parashikoi një ndryshim përsa i takon rritjes globale në vitin 2020. Koronavirusi i ri, COVID-19, i ka ndryshuar të gjitha këto.

Parashikimet e hershme në lidhje me ndikimin ekonomik të COVID-19 ishin siguruese. Epidemi të ngjashme – siç ishte shpërthimi në vitin 2003 i sindromës së rëndë akute të frymëmarrjes (SARS), një tjetër koronavirus me origjinë nga Kina – shkaktoi pak dëme në nivel global. Në nivel vendi, rritja e PBB-së mori një goditje, por e mori veten shpejt, pasi konsumatorët rritën nivelin e kërkesës dhe firmat nxituan të përmbushnin kërkesat e tyre. Megjithatë, po bëhet gjithnjë e më e qartë se ky koronavirus i ri ka gjasa të shkaktojë shumë më shumë dëme sesa SARS. COVID-19 jo vetëm që ka shkaktuar më shumë vdekje sesa paraardhësi i tij, por pasojat ekonomike të tij ka gjasa të përkeqësohen nga kushte të pafavorshme – duke filluar me rritjen e ndjeshmërisë ekonomike të Kinës.

Ekonomia e Kinës është rritur në mënyrë të konsiderueshme më ngadalë në dekadën e fundit sesa është rritur më parë. Sigurisht, pas dekadave të rritjes dyshifrore, kjo pritej dhe Kina ka arritur të shmangë një ulje të fortë. Por bankat kineze kanë një sasi të madh kredish me probleme, të cilat janë një burim rreziqesh të mëdha.

Ndërsa shpërthimi i COVID-19 dëmton aktivitetin ekonomik – për shkak të vendosjes në karantinë të disa zonave me popullsi të madhe – ka arsye që këtë vit të presim një ngadalësim të mprehtë, me rritjen që bie dukshëm nën nivelin zyrtar të vitit të kaluar prej 6.1%. Gjatë takimit të fundit të ministrave të financave të G20, FMN uli parashikimin e rritjes së saj për Kinën në 5.6% për vitin 2020 – niveli i tij më i ulët që nga viti 1990.

Kjo mund ta pengojë ndjeshëm rritjen globale, sepse ekonomia botërore është më e varur nga Kina se kurrë më parë. Në vitin 2003, Kina përbënte vetëm 4% të PBB-së globale. Sot kjo shifër qëndron në 17% (me kurset e këmbimit aktual).

Për më tepër, për shkak se Kina është një qendër globale në zinxhirin e furnizimit, ndërprerjet atje dëmtojnë prodhimin diku tjetër. Eksportuesit e Foto ilustruese: David Dee Delgado/Getty Images

Ndërsa shpërthimi i COVID-19 dëmton aktivitetin ekonomik – për shkak të vendosjes në karantinë të disa zonave me popullsi të madhe – ka arsye që këtë vit të presim një ngadalësim të mprehtë, me rritjen që bie dukshëm nën nivelin zyrtar të vitit të kaluar prej 6.1%. Gjatë takimit të fundit të ministrave të financave të G20, FMN uli parashikimin e rritjes së saj për Kinën në 5.6% për vitin 2020 – niveli i tij më i ulët që nga viti 1990. Kjo mund ta pengojë ndjeshëm rritjen globale, sepse ekonomia botërore është më e varur nga Kina se kurrë më parë. Në vitin 2003, Kina përbënte vetëm 4% të PBB-së globale. Sot kjo shifër qëndron në 17% (me kurset e këmbimit aktual).

mallrave – përfshirë Australinë dhe pjesën më të madhe të Afrikës, Amerikën Latine dhe Lindjen e Mesme – ka gjasa të preken më shumë, pasi Kina priret të jetë klienti i tyre më i madh. Por të gjithë partnerët kryesorë tregtarë të Kinës janë të cënueshëm.

Për shembull, ekonomia e Japonisë është tkurrur tashmë me një normë vjetore prej 6.3% në tremujorin e katërt të 2019, për shkak të rritjes së taksave të konsumit tetorin e kaluar. Kësaj shtojini edhe humbjen e tregtisë me Kinën dhe tani gjasat për një recesion duken të mundshme.

Edhe prodhimi europian mund të vuajë ndjeshëm. Europa është më e varur nga tregtia sesa, për shembull, Shtetet e Bashkuara, dhe është e lidhur edhe më gjerësisht me Kinën përmes një rrjeti zinxhirësh furnizimi. Ndërsa Gjermania i shpëtoi paq recesionit vitin e kaluar, ajo mund të mos jetë kaq me fat këtë vit, sidomos nëse nuk arrin të ndërmarrë ndonjë zgjerim fiskal. Sa për Mbretërinë e Bashkuar, Brexit mund të shkaktojë tashmë pasojat ekonomike që u druheshim prej kohësh.

E gjithë kjo mund të ndodhë edhe nëse COVID-19 nuk shndërrohet në një pandemi të plotë. Në fakt, ndërsa virusi po përhapet në disa vende, siç është Koreja e Jugut, një shkallë e lartë infeksioni nuk është parakusht për vështirësi ekonomike. Spektri i sëmundjes ngjitëse ka tendencë të ketë një ndikim disproporcional në aktivitetin ekonomik, sepse njerëzit e shëndetshëm shmangin udhëtimet, blerjet dhe madje shkuarjen në punë.

Disa shpresojnë ende në një rritje, e rrënjosur në marrëveshjet e fundit tregtare të negociuara nga administrata e presidentit amerikan Donald Trump: marrëveshja “faza e parë” me Kinën dhe marrëveshja e rishikuar e tregtisë së lirë me Kanadanë dhe Meksikën. Por, ndërsa ato marrëveshje janë shumë më të mira nga sa do të kishin qenë nëse Trump do të kishte vazhduar të mbante qëndrimin e ashpër që ai dikur mbronte, ato nuk përfaqësojnë një përmirësim të situatës që ekzistonte para se ai të merrte detyrën. Madje, ndikimi i tyre neto ka të ngjarë të jetë negativ.

Merrni si shembull marrëveshjen “faza e parë” me Kinën: jo vetëm që lë në fuksion tarifa të larta, por ajo mbetet gjithashtu e brishtë për shkak të një mungese besueshmërie nga të dy palët. Gjithsesi, ndikimi i saj ka të ngjarë të jetë i kufizuar. Kina mund të mos jetë në gjendje të përmbushë premtimin e saj për të blerë një mall shtesë prej 200 miliardë dollarësh nga SHBA-ja dhe madje edhe nëse e bën këtë, nuk ka gjasa që kjo të përkthehet në eksporte më të larta amerikane. Në vend të kësaj, ato eksporte thjesht do të devijohen nga klientë të tjerë.

Ndërsa recesionet globale janë jashtëzakonisht të vështira për t’u parashikuar, shanset për të pasur një të tillë – sidomos një të karakterizuar nga një rritje prej më pak se 2.5%, një prag i vendosur nga FMN-ja – tani duket se është rritur në mënyrë dramatike.

Deri më tani, investitorët amerikanë duken të pakujdesshëm në lidhje me këto rreziqe. Por ata ndoshta e kanë këtë rehati nga tre ulje interesash që pati vitin e kaluar nga Rezerva Federale e SHBA-së. Nëse ekonomia amerikane dobësohet, nuk ka askund hapësirë të mjaftueshme që Rezervat Federale t’i ulin normat e interesit me 500 pikë bazë, siç ka bërë në recesionet e kaluara.

Edhe nëse një recesion nuk materializohet në planin afatshkurtër, qasja e Trump ndaj tregtisë mund të paralajmërojë fundin e epokës kur rritja e vazhdueshme e tregtisë ndërkombëtare (si një pjesë e PBB-së) mbështeste paqen dhe prosperitetin global. Në vend të kësaj, SHBA-ja dhe Kina mund të vazhdojnë në rrugën drejt ndarjes ekonomike, brenda kontekstit të një procesi më të gjerë de-globalizimit. COVID-19 nuk i vendosi dy ekonomitë më të mëdha në botë në këtë rrugë, por mund të shpejtojë udhëtimin e tyre përgjatë saj.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate. Nuk mund të ripublikohet pa lejen e Project Syndicate. Will the Coronavirus Trigger a Global Recession?

Breach of Procurement for Oilfields Tender Could Cost Albania $300 million

According to a verdict of the Vlora Administrative Court, the selection of the Swiss company ‘Terraoil Swiss’ as the winner in the concession of the three oil fields in southern Albania was done in breach of procurement rules by former Energy Minister Damian Gjiknuri and state-owned oil company Albpetrol, with a damage to the state in the tune of $250-300 million.

Oil well on the village Hekal in Mallakastra | Photo: Besar Likmeta

INVESTIGATION INVESTIGATION

Controversial Greek Businessman Plots Return in Albania’s Oilfields

Denmark’s Integration Experiment Reflects European U-turn

This article is from: