Reporter.al Numri 54

Page 14

14

Shkurt 2020

REPORTAZH

Punëtorët grevistë të Poçemit, viktimat e privatizimit të dështuar të ARMO Në vitin 2008, qeveria shiti bashkë me ARMO-n edhe nënstacionin e Poçemit; por ndërprerja e punës së rafinerisë së Ballshit – e cila ka ndryshuar disa herë pronarë, i ka futur punëtorët në grevë urie për rrogat e prapambetura, ndërsa braktisja e punës rrezikon furnizimin me ujë dhe drita të Mallakastrës. BESAR LIKMETA | BIRN | POÇEM

B

astri Sabaj, pompist i nënstacionit elektrik dhe hidrik të Poçemit është futur në grevë urie prej një jave së bashku me 8 punëtorë të tjerë, të cilët kanë pa marrë 27 rroga dhe nuk paguhen asnjë kacidhe prej 5 muajsh. “Gjithë këtë periudhë kam jetuar me të marrë borxh,” thotë 53-vjeçari, baba 5 fëmijëve.“Në grevë urie jam futur vetëm për lekët që kam pa marrë,” shpjegoi ai, i shtrirë mbi një batanije në sallën e komandimit të fiderave të nënstacionit, i cili furnizon me energji elektrike dhjetra fshatra në njësitë administrative të Fratarit, Poçemit, Kutës, Klosit, si dhe rafinerinë e Ballshit. “Nuk po kërkoj rritje rroge, por kërkoj thjesht lekët sa ke vendos të m’i japësh ti, ato lekë kërkoj,” tha ai, duke rrjedhur në një bisedë imagjinare me administratorët e kompanisë, për të cilët thotë se kanë gënjyer duke i ushqyer me premtime. Nënstacioni i Poçemit u privatizua në vitin 2008 si pjesë e Uzinës së Përpunimit të Thellë të Naftës në Ballsh, e cila sot administrohet nga kompanitë Tosk Energji dhe Bylis Energji. Në tetor 2019, rafineria e Ballshit e ndërpreu punën, pasi kompania Bankers Petroleum i kufizoi furnizimin me naftë bruto, duke lënë mijëra punëtorë të papunë. Ndryshe nga punëtorët e tjerë të kompanisë, punëtorët e nënstacionit elektrik dhe ata të pompave në fshatin Poçem nuk e kanë luksin të mos paraqiten në punë, edhe pse nuk paguhen.Për shkak të statusit të nënstacionit si ‘objekt strategjik’ për rafinerinë dhe furnizimin me ujë dhe energji elektrike të Mallakastrës, mesazhi i kompanisë ka qenë i qartë. “Do t’iu fusim brenda – brenda në burg, pasi nuk lejohet të lihet puna,’ kujton Sabaj. “Këto pompa ushqejnë me ujë 75%-80% të Mallakastrës,” shpjegoi ai, ndërsa zhurma e stacionit të pompimit të burimit të Poçemit depërtonte në sallën e komandimit, ku grevistët ishin mbledhur të shtrirë përqark dy furnelave elektrike. Tosk Energji fajëson kompaninë Bankers Petroleum për pezullimin e prodhimit

në rafineri, duke nënvizuar se kjo e fundit nuk mund të prodhojë nëqoftëse nuk furnizohet me 50,000 ton naftë bruto në muaj. “Ju më mirë se unë e dini se ajo rafineri duhet të punojë më të paktën 50,000 ton në muaj naftë bruto dhe jo me sasitë e ofruara nga Bankers Petroleum, që asnjëherë nuk e kanë kaluar sasinë prej 20,000 ton në muaj,” iu drejtua përmes një letre të hapur grevistëve, administratori i Tosk Energji, Blerim Hoxha. Prej gati 13-muajsh, Tosk Energji ka depozituar një ankesë në Autoritetin e Konkurrencës kundër Bankers Petroleum, për të cilën ka filluar një hetim, por ende nuk ka një përfundim nga Autoriteti. Pas deklaratë së Hoxhës, ka reaguar dhe kompania Bankers Petroleum, e cila e ka akuzuar Tosk Energji se ka prishur në mënyrë të njëanshme marrëveshjen midis dy palëve për furnizimin e rafinerisë me naftë. “Bankers Petroleum Albania tashmë ka ngritur padi në Gjykatën e Tiranës për shpifje, bazuar në deklaratat e rreme të bëra nga përfaqësuesit e Tosk Energy & Bylis Energy në të kaluarën,” tha kompania. “Ne i qëndrojmë fort deklaratave tona të mëparshme, të cilat bazohen në fakte të vërteta dhe kjo është arsyeja pse ne kemi qenë gjithmonë bashkëpunues me çdo hetim në lidhje me veprimtarinë tonë, përfshirë edhe atë nga Autoriteti Shqiptar i Konkurrencës,” shtoi Bankers. Kompania Tosk Energji nuk i përgjigj një kërkese për koment nga BIRN.Edhe Ministria e Energjisë dhe Infrastrukturës nuk komentoi deri në botimin e këtij shkrimi, nëse kishte një plan afatshkurtër ose afatgjatë për gjetjen e një zgjidhjeje për stacionin elektrik në Poçem. Privatizimi i dështuar Përpara privatizimit të vitit 2008, ARMO ishte një kompani e shëndetshme financiarisht. Kompania nuk kishte borxhe ndaj bankave dhe furnitorëve dhe përveçse punësonte mijëra punëtorë mbi organikë, i paguante shtetit rreth 30- 35 milionë USD në vit nëpërmjet taksave të akcizës, tatim-fitimit, sigurimeve shoqërore dhe taksës

Festim Lalaj, 51 vjeç, elektriçist i parë në nënstacionin e Poçemit | Foto : Besar Likmeta

së karbonit. Ajo u privatizua në vitin 2008 nga biznesmeni famëkeq i hidrokarbureve, Rezart Taci për 128 milionë euro nëpërmjet kompanisë të regjistruar në Zvicër, AMRA Oil.Operacioni i privatizimit u financua nga Banka Ndërkombëtare e Azerbajxhanit. Pas privatizimit të kompanisë së hidrokarbureve nga AMRA Oil, problemet me mospagimin e taksave dhe tatimeve u shfaqën shpejt. Ndërsa Rezart Taçi shfaqej në publik si një biznesmen i suksesshëm duke blerë vepra arti në ankande bamirësie dhe duke financuar ndeshje futbolli midis Realit të Madridit dhe Milanit me skuadrën e qytetit të lindjes, Gramozin, ARMO akumulonte borxhe ndaj tatimeve dhe palëve të treta. Kur kompania u shit në vitin 2013 tek një fond azer investimesh, Heaney Assets Corporation e regjistruar në Ishujt Britanik Virgjin – një parajsë fiskale e njohur, detyrimet ndaj tatimeve arrinin në 73.2 milionë USD dhe kompania ishte e koletarizuar për rreth 47.5 milionë USD në banka. Në momentin e shitjes tek azerët, ARMO kishte më shumë se 100 milionë USD të pashlyera ndaj palëve të treta. Megjithë borxhet e ARMO-s, 70% të aksioneve të Rezart Taçit në AMRA Oil iu shitën Heaney Assets Corporation për 35 milionë euro. Pasi mori kontrollin e kompanisë ARMO në gusht 2013, kompania azere e pezulloi punën për 1 vit dhe më pas lidhi

dy marrëveshje kontraktuale me kompanitë Deveron Oil dhe TP&D Oil, për dhënien me qira të rafinerisë së Ballshit dhe asaj të Fierit. Pas dhënies me qira të dy rafinerive, për shkak se kompania ARMO mbarte të gjitha detyrimet fiskale, ato ndaj punëtorëve dhe koston për energji elektrike dhe ujë, borxhet e saj u rritën në mënyrë eksponenciale pas vitit 2014. Një raport i Ministrisë së Energjisë i shkurtit 2016, një kopje të cilit është siguruar nga BIRN, tregon që deri në janar 2016, ARMO kishte për të paguar ndaj kreditorëve një shumë prej 595 milionë USD gjithsej. Ngjashëm me ARMO-n, edhe Deveron Oil edhe TP&D Oil akumuluan borxhe ndaj buxhetit të shtetit.Sipas Ministrisë së Energjisë, në janar 2016 kompania “Deveron” ka pasur për të paguar borxhe prej 81.2 milionë USD. Ndërsa TP&D Oil ka pasur për të likuiduar në atë periudhë 55.2 milionë USD borxhe. Në një ankand të dyshimtë në tetor 2016, Uzina e Përpunimit të Thellë të Naftës në Ballsh i kalon Bankës Credins, për shlyerjen e një kredie. Banka nga ana e saj ia jep me qira kompanisë Ionian Refining and Trading Co, IRTC. E regjistruar në Ishujt Virgjin Britanikë, IRTC kishte në krye të Këshillit Mbikëqyrës Mustafa Abu Naba’a- biznesmen domenikan i njohur në arenën ndërkombëtare të tregtisë së naftës dhe Harry Sargeant IV, një biznesmen amerikan nga Florida.Që prej dhjetorit 2016, administratori i IRTC në Shqipëri është emëruar Mitat Sulaj, vëllai i pronarit të kompleksit ‘Taiëan’ në Tiranë, Besnik Sulaj. Pasi menaxhoi rafinerinë për gati një vit, edhe IRTC u tërhoq si paraardhësit e saj duke akumuluar dhjetëra miliona euro borxhe ndaj shtetit.Pas tërheqjes së IRTC, si pronar i rafinerisë shfaqet një tjetër kompani e regjistruar jashtë vendit, Allum Enterprises. Nga ana e saj, Allum Enterprises ia kalon në mars 2018 administrimin rafinerinë së Ballshit kompanive Tosk Energji dhe By-


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.