Gazeta reporter.al, numri 55

Page 1

06

Oferta e testeve me pagesë të Covid-19 nga spitalet private ngre dilema etike dhe ligjore

Një ofertë e Spitalit Amerikan për të kryer testime për COVID-19 shihet me dyshim nga ekspertët e shëndetit publik, të cilët theksojnë se legjislacioni shqiptar i detyron spitalet që të ofrojnë falas testimet dhe kurën për të sëmurët –pavarësisht nëse janë publikë apo privatë.

10

‘Kush nuk punon, nuk paguhet’: Call Center dhe fasonët rinisin punën mes pasigurive

Mijëra punëtorë të industrisë fason dhe ata të sektorit Call Center në Shqipëri u detyruan të dalin nga izolimi dhe t’i rikthehen punës –një pjesë e të cilëve pa masa mbrojtëse ndaj COVID-19, ndërsa bizneset kërkojnë t’i mbajnë ndërmarrjet e hapura.

14

Heronj të heshtur: Laborantët dyfishojnë kapacitetet e respiratorëve të Shqipërisë

Në krizën e epidemisë së COVID-19, laborantët dentarë Besar Lalike dhe Elidian Çepele nuk ndenjën duarkryq - ata prodhuan pjesë për ventilatorë që dyfishojnë mundësitë e Shqipërisë për të trajtuar pacientët e koronavirusit

Nr.

55

Mars 2020 E përmuajshme

LUFTA KUNDËR COVID-19 Shqipëria është vendosur në karantinë për të parandaluar përhapjen e COVID-19, epidemia e koronavirusit të ri që ka sjellë vdekje dhe mjerim në Italianë fqinje, në një betejë që kryeministri Edi Rama e ka krahasuar me luftën.

Ilustrim grafik nga Jurgena Tahiri/ BIRN. Fotot e kryeministrit Rama dhe makinave të Ushtrisë nga LSA


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.