Vip nentor web

Page 1



355 4 23 4 3 491


6

Shtypur Shtypshkronja Pegi

Botues Vip Albania / Kosova

Aplikacion

Drejtor Eduart Deda E-mail: edi_deda@hotmail.com Web: revistavip.club

Fotografia Cover foto Colizzi Fotografi Henri Koçi Sonny K.Elson

Drejtor për Kosovën

Dashnor Hasani

Maketing Ermida Spaho Endri Allmuça

Kryeredaktore: Misela Patrioti

Make-up Blerta Top Center

Gazetare Mira Gabriell Tuçi Arda Gruçka

Distribucion Adrion Shqipëri Rilindja Kosovë

Ikioska

Design & Layout Elvis Bejtja E-mail: elvis.bejtja01gmail.com Cel: +355 (0) 69 3413 208

Vip Albania Liqeni i Artificial Kompleksi “Kolombo” Cel: +355 69 47 53 407 E-mail: marketing@revistavip.club Revista VIP

86

Make-up nga Gennaro Marchese Aromë Dashurie Linda Demiraj & Ergysi Dajçi Andi Lila Gladiatori i flamurit Xhoi JakaTe dashurosh dhe te dish te duash Pasioni per lulet i Frida Banushit Sonny K. Elson Bashkëpunimi im me Fadil Berishën Miss Universe Albania Zhaneta Byberi

Blerina K.Rugova promovon koleksionin “Botanika”

92

Nata Finale Miss Universe Albania

96

Emisionet me trend

50

Xhensila Pere Carpe diem

100 Sport vs Botox

58

Marco Colizzi, Io non seguo la Moda, la faccio

102 Colizzi Fotografi Tani edhe ne Tiranë

14

Fluturimi im me Papa Franceskun

62

20 22

Xhesika Berberi imazhi i Sherri Hill Heronjtë kombëtarë dhe trUEFA

68

26

Top 5 Miss Unverse Albania

34

10 Meshkujt më seksi shqiptar

38 40

Modë Dimër 2014 -2015 24 Ore me Adrola Dushi

44

Married & Happy

46

64 74 76 78


THE NEW FRAGRANCE

ALICIA KEYS


Akti Micouli & Ikkou Gr -45221 loannina Tel. +30 2651059100 Fax. +30 2651059100 e-mail: info@hoteldulac.gr web: hoteldulac.gr


Çdo mbrëmje / Every Night Ora 21:00

Wine Dinner & Live Music

me bandën nga Havana, Esencia Cubana, Latin jazz, Salca Bolero & Cha Cha Cha



TopStandart: Distributor eksluziv për Shqipërinë Adresa: Rruga: Siri Kodra, Blloku i Magazinave, Tirane, Albania Tel: +355 4 22 30 112 Cel: +355 69 40 44 881 Web: http://topstandart. com



Distributor ekskluziv për Shqipërinë Adresa: Kati 2 TEG


Rrëfim

Fluturimi im me Papa Franceskun Q

ë prej castit që Jose Maria Bergoglio u shfaq në ballkonin që sheh mbi sheshin Shën Pjetër vetëdija ime e krishterë dhe nuhatja ime gazetareske thoshte që ky do të ishte një Papë I të gjithëve, me një shpirt të thjeshtë aq sa I bën të gjithë ta duan pavarësisht besimit. Ky ishte Papa I duhur. Në atë kohë kur ai u zgjodh në një moment kyc kur nuk kishte ndërruar jetë Papa I mëparshëm (Papa Benedikti dha dorëheqjen

14

duke vendosur një primat në historinë dy mijëvjecare të Papatit) nuk mund të parashikoja që ai do ti hidhte sytë nga Shqipëria e vogël dhe “myslimane” sic e përcaktojnë me të padrejtë klishetë mediatike. Vetëdija dhe një lloj intuite e fshehur brenda vetes se unë do ta takoja një ditë këtë njeri që po forcon besimin dhe themelet e Kishës Universale më ka shoqëruar cuditërisht që prej momentit të parë dhe sa herë që e shihja tek


jepte mesazhe të forta në audiencat e së mërkurës apo nga Angelus-i I cdo të diele. Një seri koincidencash kanë përcaktuar faktin që unë do të isha një nga gazetarët e privilegjuar që do të fluturonin me Papa Franceskun në udhëtimin e tij historik drejt Shqipërisë. E para ka qënë momenti kur unë mesova lajmin, atë pasdite të shtune po shkoja në katedralen e Shën Palit në Tiranë, në shkallët e Katedrales u ndesha me imzot. George Frendo. Prej disa kohësh nuk ishim parë dhe ai më pyeti nëse ende punoja si gazetare, e unë iu përgjigja po, punoj në Televizion Shqiptar, ai më pyeti sërish nëse e dija lajmin e fundit dhe unë iu përgjigja jo duke tundur kokën në shenjë mohuese- realisht ende nuk e kisha mësuar lajmin. Më tha- “Papa Francesku do të vijë në Tiranë më datë 21 shtator”. Këtij lajmi unë ju përgjigja me vetëdijen që vjen prej së larti - Bukur, lajm I shkëlqyer dhe unë do ta intervistoj atë. Se nga më vinte kjo siguri nuk e kam të qartë as vetë, ende organizimet dhe përcaktimi I emrave dhe detajeve të vizitës ishte shumë larg. Ndoshta një muaj më vonë ftesa për aplikim si dhe një telefonatë nga dom. Gjergj Meta, (famullitari I Durrësit qe ka ndjekur hap pas hapi gjithë organizimin mediatik duke qëndruar afër gazetarëve për cdo detaj) për të aplikuar për akreditim në fluturimin papnor me gazetarë nga e gjithë bota I dha përgjigje vetëdijes dhe asaj sigurisë time. Pas disa ecejakeve për përgatitjen e dokumentacionit të duhur, gjithcka ishte gati për tu nisur, unë bashkë me kameramanin e Televizionit, Gerald Gjogjini, fluturuam për në Romë. Do të isha e vetmja femër gazetare shqiptare ndër gazetarët dhe operatorët e tre televizioneve kombëtare TVSH, Top Channel dhe TV Klan e jo vetëm por edhe e vetmja katolike. Me një përgatitje të krishterë që në vitet e para të ringjalljes së Kishës pas komunizmit, “krijesë” e punës edukuese të Moter Annes dhe padre Kristoforit që kanë shërbyer me aq devocion në kishën e Rrëshenit mbaja me vete gjithë kujtimet e adoleshencës dhe pse jo për ndonjë informacion më të detajuar mbi liturgjinë dhe rregullat e Vatikanit më duhej të isha unë pikë referimi edhe për kolegët e mi Sokol Balla dhe Blendi Fevziu. Pas xhirimeve në Romën e bukur që përjeton cdo ditë të vitit stinë turizmi, kamera jonë përqendrohet tek pelegrinët që rrethojnë e pushtojnë sheshin e Shën Pjetrit. Takimi ynë I parë është në zyrën e shtypit në Vatikan në sheshin Pio I 12-të me Matteo Bruni, një takim miqësor dhe informues për gjithë itinerarin që Papa Francesku do të kishte të nesërmen në Tiranë. E tepërt t’ju themi që Matteo na I lexonte në ballë pyetjet e na jepte përgjigje ende pa I artikuluar ne pyetjet. Pas pajisjes me kartat e duhura sepse edhe me Papën “La carta, canta” duhej të zhvendoseshim afër Castel San Angelo në zyrat e Radio Vatikanit ku takuam një prift shqiptar, don Marjan Paloka pasi ka shërbyer për disa vite me radhë pranë imzot. Rrok

Mirditës e tani punon pranë Radio Vatikanit për seksionin shqip. Don Marjani është pika jonë e lidhjes jo vetëm me zëdhënësin e Papës, atë Federico Lombardi por na bën edhe një rezume të te gjitha përgatitjeve dhe masave të marra në Vatikan apo edhe në Radio që cdo fjalë e Papës në Tiranë të përcillet në kohë reale në të gjitha gjuhët e botës. Pasdite duhet të rikthehemi sërish në Radio Vatikan, ate Federico Lombardi na ka kushtuar 30 minuta kohë nga e shumëcmuara kohë e tij sidomos para një vizite apostolike papnore si kjo në Shqipëri. Na pret me shumë dashamirësi, sikur të njiheshim prej kohësh, një pikturë që portretizon gjithë Papët më të famshëm është sfondi I intervistës sonë. Sigurisht tema e bisedës është vizita e Papa Franceskut në Tiranë por me ate Lombardin mund ti kapërcejmë klishetë e vëmendjes mediatike e të flasim për detaje të tjera që I shpëtojnë kameras p.sh se si është informuar Papa për historinë e Shqipërisë dhe cilët janë librat që ka lexuar. Ai na rrëfen se një nga librat që ka lexuar mbi martirët është libri “Hanno voluto uccidere Dio” - I shkruar nga Didier Rance. Atë Lombardi e njeh mirë martirizimin e Kishës shqiptare ai ka shoqeruar edhe Papa Gjon Palin e dytë në vizitiën e tij në vitin 1993 në Shkodër. Më pyet për Kishën e Zojës në Shkodër nëse është rikonstruktuar? I përgjigjem pozitivisht, edhe pse me thënë të drejtën rindërtimi I Kishës nuk është ndonjë thagmë e madhe arkitekturore krahasuar me bukurinë që ka pas Kisha e Zojës së Këshillit të Mirë në të shkuarën. Më tej ndalemi në faktin që objektivisht Papa ka zgjedhur dy destinacione biblike në fillim Shqipërinë e më pas Turqinë....duket si një udhëtim mbrapsht I Shën Palit nga Roma për në Iliri dhe në Antioki (Turqia e sotme) në një moment ekzistencial jo vetëm për Kishën Katolike por për gjithë vlerat e njerëzimit rrezikuar nga ekstremizmi gjithfaresojesh, ai buzëqesh dhe pranon që kjo vizitë ka shumë ngarkesa simbolike e sigurisht nuk mund ti shpëtosh edhe kësaj simbolike të riungjillizimit të atyre viseve. Para se të përshëndetemi nuk mund të mos flasim për detajet e fluturimit nesër. Duhet të rregulloj “terrenin” që Papa Francesku të mund t’ju kushtojë vëmendje të vecantë gazetarëve shqiptarë. Ai arsyeton se koha e fluturimit do të jetë e shkurtër, zakonisht Papa Francesku ndalet flet gjatë me gazetarët sidomos në kthim, është I duruar dhe u përgjgjet pyetjeve të tyre, por koha e shkurtër e fluturimit do të kushtëzojë qe ai tu përgjigjet pyetjeve të gazetarëve shqiptarë e ekskluzivisht për vizitën në Shqipëri...Ishte një premtim. *21 shtator* Të nesërmen ne udhëtojmë shumë herët drejt aeroportit të Fiumicinos, për cështje sigurie duhet të jemi aty dy orë e 30 minuta më herët se sa nisja zyrtare e avionit të Alitalias, sigurisht është një avion enkas për fluturimin papnor. Të parët ngjiten gazetarët, operatorët dhe fotografët e shumtë që udhëtojnë thuajse në mënyrë të rregullt me Papën në vizitat apostolike. Për ne shqiptarët ka shumë gjëra të reja, një përvojë e pajetuar më parë dhe sigurisht që emocionet 15


tona janë edhe më të mëdha. Pas pak nga brenda avionit shohim helikopterin që sjell Papën si edhe një lloj mobilizimi jo të zakontë të forcave policore që sigurojnë jetën e kreut të Vatikanit. Kërcënimet e shumta adresuar ndaj Papës kanë rritur nivelin e sigurisë edhe pse zyrtarët e Vatikanit nuk pranojnë me zë të lartë që ka masa shtesë. Francesku ngjitet në avion, pak pas nisjes ai vjen në fund të avionit për t’ju uruar ditën gazetarëve. I shoqëruar nga atë Lombardi. Veshja e tij e thjeshtë, veshur në të bardha pa zbukurimet pompoze që zakonisht shoqërojnë Papët, Francesku të duket menjëherë një portret familjar si dikush që ka qënë prej kohësh në jetën tënde. I paralajmëron gazetarët që kjo do të jetë një ditë e gjatë pune dhe jo pushimi e në fund porosia e tij që mallëngjeu gjithë botën kur u zgjodh Papë – Lutuni për mua. Po, sepse edhe një Papë ka nevojë për lutjet tona, një përvujtëri dhe thjeshtësi që shkrin muret e egoizmit, apo edhe fryrjen e zakonshme që na shoqëron shpesh ne gazetarëve. Minutat pas kësaj përshëndetje të përzemërt janë shumë intensive....avioni ka një trajektore që kalon nga Puglia e më tej I drejtohet hapësirës ajrore shqiptare, ndërkohë stafi I protokollit të Papës na pajis me dosjen e gjithë fjalimeve që jnë parashikuar që Papa do të mbajë, në disa gjuhë dhe sigurisht askush prej nesh nuk mund të publikojë asnjë fjalë pasi kemi nënshkruar në Vatikan embargon deri në castin kur Papa ti ketë shqiptuar fjalimet njëri pas tjetrit. Të ruash një ekuilibër mes profesionit dhe respektimit të rregullit nuk është fort e lehtë, por kur fluturon me Papën sikur është më e thjeshtë të zgjedhësh të jesh njeri se sa gazetar në kërkim të skupit mediatik. Pasi avioni I Alitalias prek tokën ngjarjet kanë një ritëm marramendës....skena e tapetit të kuq është vetëm për Papën (ndonëse ai nuk është një yll Hollivudi) e gjithë shpura e gazetarëve duhet të tërhiqet në hije nga porta e mbrapme e avionit dhe ta shohë nga larg skenën e ceremonisë së pritjes që autoritetet shqiptare I kanë rezervuar Atit të Shenjtë. Matteo është aty gati për të na tërhequr vëmendjen nëse do të përpiqemi të bëhemi protagonistë duke qëndruar për të xhiruar ndonjë moment më tepër se sa na është lejuar. Zhvendosemi të gjithë si një ekip I vetëm me automjetet e parashikuara më parë nga Rinasi drejt Tiranës. Ndërsa Papa Franceskut I rezervohet një pritje e shkëlqyer nga Kryeminsitri Rama në vip lounge të aeroportit, grupi I gazetarëve që duhet të ndjekë eventin e ceremonialit dhe pritjes së Papës në Presidencë duhet të jetë së paku 15 minuta në avancë në vendin e duhur. Rrugës kam përshtypjen se ora ka ngecur, në gjithë trajektoren Rinas- Tiranë nuk ka asnjë makinë vetëm njerëz që kanë dalë përbri rrugës dhe kuriozojnë për karvanin e makinave që shoqërojnë Papën e tek-tuk bëjën foto apo video me smartfonët tashmë të kudondodhur. Kur mbërrijmë në kryeqytet përvec turmave të njerëzve që kanë vërshuar me flamuj të vegjël ndër duar ajo që na bën përshtypje ne gazetarëve është pa mundësia për tu lidhur me 16

kolegët tanë në studiot qendrore, papritmas nuk ka rrjet të telefonisë dhe as kemi mundësinë të lidhemi me internet. Rrugën për në presidencë nuk e bëjmë nga bulevardi por nga Taivani përmes ish-bllokut dhe ndodhemi në portën periferike të Presidencës, shumë njerëz, shumë masa sigurie, praktikisht nuk na lejohet të komunikojmë apo shkëmbejmë ndonjë bisedë të gjatë më dikë jashtë ekipit të gazetarëve që është caktuar të ndjekë këtë event. Hapat e nxituar dhe Mateo që na thërret në emër janë sinjale nervozizmi dhe tregues që ne duhet të shpejtojmë të jemi të pozicionuar në vendin e përgatitur për mediat në oborrin e Presidences. Tapeti I kuq, ngjyra e purpurt e e kostumeve të bandës frymore dhe e arta e isntrumentave muzikore lajmërojnë për një pritje sic I ka hije një Pape. Ne ndërkohe shkëmbejmë opinione me gazetarët e huaj, shumë prej tyre vijnë për herë të dytë apo tretë në Shqipëri, ju bën përshtypje ndryshimet e mëdha jo thjesht në arkitekturen urbane të qytetit por edhe cehrja e njerëzve. Shumica prej tyre janë gazetarë që kanë ndjekur ngjarje si vizita e Papa Gjon Palit në vitin 93 apo ngjarje më tragjike për ne si i rrëmujshmi vit ‘97. Ajo që më bën përshtypje mua përsonalisht është paqja e njerëzve që kanë pushtuar bulevardin. Nga brenda oborrit të Presidencës ndjesia është se më të bukur e më të paqtë shqiptarët nuk I kam parë kurrë më parë. Heshtja olimpike prishet herë pas here nga entuziasmi I tyre kur shohin në ekranet e mëdha shfaqjen e shpurës papnore. Emocioni është një fjalë e vakët për të përshkruar dendesinë e ndjesive me të cilën përjetohej hyrja e Papës në oborrin presidencial. Një Papë I Vatikanit hyn në të njëjtën portë nga ku ka dalë 29 vjet më parë arkivoli I diktatorit Enver Hoxha, e pabesueshme se si historia mund të përmbyset dhe drejtësia e Hyut të vihet në vend pa bërë shumë zhurmë. Në të njëjtin bulevard ku vec pak vite me parë ishte ulur këmbëkryq mohimi I Zotit sot mbretërojnë me dinjitet martirët që dhanë shpirt duke lëvdu Krishtin e kurorën e mbretërimit e mban një Papë argjentinas e ndërkohë trompat luajnë himnin e Vatikanit si dhe himnin shqiptar....dy himne për të cilët martirët dhanë jetën. Pasi presidenti Bujar Nishani e fton Papën të hyjë brenda ku do të zhvillohet ceremonia me autoritetet ne presim radhën për të hyrë një nga një brenda ceremonialit. Përparësi u jepet fotoreporterëve ndërkohë ne të tjerët shijojmë luksin e të bërit foto me sfondin e Papa Mobile (automjetit të bardhë me të cilin lëviz Papa). Si përfundim na konfirmojnë që gazetarët dhe operatorët televizivë nuk mund të hyjnë brenda ceremonisë e cila po transmetohet drejpërdrejt në TVSH. Mateo I kudondodhuri na hap rrugë përmes turmës dhe na drejton për tek zyra e madhe e shtypit e ngritur në pallatin e Kongreseve. Të vëzhguar nga shumë sy, bëjmë rrugë përmes turmës drejt Pallatit të Kongreseve. Në zyrën gjigande të shtypit kam mundësinë të flas me disa prej gazetarëvë italianë të Rait të cilët kanë ardhur të ndjekin dhe raportojnë vizitën e shumë prej tyre


mund tua lexosh hutimin pse Shqipëria që kanë gjetur nuk përkon me imazhin që ata kanë kalcifikuar në mendjen e tyre për shumë vite me radhë. Orët e mëpasme për mua janë shumë intensive në raportimet në studion televizive të Televizionit Shqiptar pasi të jesh aq afër Atit të Shenjtë është një privilegj që vjen një herë në jetë dhe më duhet që një pjesë të përjetimeve ti ndaj me teleshikuesit, me ata që nuk kanë mundur të jenë në bulevardin e Tiranës atë ditë historike. Në një moment më duhet të bëhem unë e intervistuara e kolegëvë gazetarë nga Italia. Një lidhje direkte me TV 2000 në Itali më zgjon kujtime fëmijërie. Pas shpinës time Papa po mban omelinë, fjalën e Meshës së Shenjtë, ai flet për rininë, për këtë pasuri që ka Shqipëria e vogël dhe për armikun e ri që është materializmi, varësia e cdo lloji nga konsumizmi dhe shkëlqimi që zbeh vlerat e thjeshta njerëzore, vlerat shpirtërore. Emocionohem shumë nga këto fjalë po aq sa më ka goditur edhe simbolika e “kthimit të Shqiponjës në fole”. Fjalë të zgjedhura me kujdesin e dikujt që e njeh mirë jo vetëm pushtetin e fjalës por edhe historinë e një populli që ka vuajtur absurditetet dhe mizoritë më të kobshme prej se ka luftuar të ruajë identitetin e vet. Gjatë kësaj kohe dëshmia ime në televizionin italian ndodh dyzimi I parë mes meje dhe martires femër Marie Tuci....gazetarja italiane më drejtohet në emër të saj, unë e korrigjoj por mishërimi duket se ka ndodhur. Pas pak nga studio televizive në Itali më vjen një pyetje suprizë, Don Leka, njohur në vitin e largët ‘94 kur sa kishte filluar të ringjallej Kisha Shqiptare më pyet- “Nëse kisha ëndërruar ndonjë herë të fluturoja me

Papën”...Sigurisht që jo, por kisha ëndërruar të takoja Papa Gjon Palin e dytë, për mua një nga figurat më frymëzuese të shekullit të 20-të, por realisht ndjehem e bekuar pse në morinë e gazetarëve shqiptarë jam zgjedhur unë”. Ndërsa axhenda e papës vijon nga dreka tek takimi me krerët e besimeve të tjera fetarë në Universitetin Zoja e Këshillit të Mirë ….Francesku I takon, I përshendet dhe përqafon të gjithë. Kur hyn në sallë dhe I sheh të gjithë meshtarët katolikë ulur nga njëra anë dhe përballë klerikët e besimeve të tjera nuk e mban dot batutën - “Nuk është se do luajmë një ndeshje futbolli që jeni ulur përballë katolikët, kundra të tjerëve”. Ky Papë është një shpërthim humori kombinuar me kaq thjeshtësi, ah dhe mos harroni ai e dashuron futbollin. Është një argjentinas I denjë. Pas mbylljes së këtij takimi për mediat...spostohemi në Katedralen e Shën Palit...atje do të kryhet ceremonia e lutjes me meshtarët dhe rregulltarët katolikë ardhur nga gjithë Shqipëria. Nuk përshkruhet dot me fjalë emocioni që ata rrezatonin teksa Papa Francesku hyn në kishë. Ai ndalet vecmas te sivëllëzërit e tij jezuitë. Papa Franceskut I lexohet një dobësi për njerëzit dhe meshtarët e thjeshtë të zhveshur nga pushteti...kur sheh fëmijët dhe të moshuarit I ndrit portreti nga një buzëqeshje e plotë. E nuk mund të ndodhte ndryshe edhe kur ai dëgjon dëshmitë e rralla të Dom Ernest Troshanit dhe Moter Marie Kaleta dhe Papa përlotet. Casti kur ai nuk e lejon dom Ernestin të gjunjëzohet para tij por e merr në përqafim është një nga momentet më të bukura të gjithë udhëtimit të Shenjtërisë 17


së Tij në Tiranë. Është sikur në vuajtjen e dom Ernestin por edhe në fuqinë e faljes ai të kishte njohur Krishtin. Nëse më parë dyshimet mbi fenë time, pyetjet e mëdha mbi kotësinë e vuajtjes kishin vërshuar në mendjen time, në atë cast gjithcka u plotësua, mori kuptim dhe përgjigje. E pas këtij casti kur e vërteta dhe dashuria e Zotit marrin trajtën e njeriut edhe Papa Francesku nuk mund të lexojë një fjalim të parapërgatitur. Ai është I mallëngjyer, I prekur. Ne gazetarët duhet të jemi gjithnjë një hap para shoqëruesve të Papës, duhet ta lëmë Kishën e Shën Palit dhe një pjesë të udhëtojë drejt Bubqit në Fushë-Krujë e të tjerët do të presin në aeroportin e Rinasit. Unë nuk kam fatin të shkoj edhe në Bubq, edhe pse kam takuar ditë më herët ata misionarë të zellshëm që u japin drita shprese fëmijëve të braktisur. Pasi autobusi I medias bën një ndalesë në Pallatin e Kongreseve për të marrë gazetarët e tjerë ndërkombëtarë që do të kthehen me avionin Papnor sërish në Romë, nisemi drejt Rinasit. Në aeroport më në fund na kthejnë pasaportat, e shpejt e shohim veten në avion teksa na bashkohen dhe gazetarët e tjerë që ishin prezentë në takimin e Papës në Qendrën Betania...kolegët e mi shqiptarë Sokol Balla dhe Blendi Fevziu më informojnë se gjithcka shkoi mirë edhe pse kishin vërejtur masa të shtuara sigurie. Teksa ne presim ardhjen e Papës në avion, në ambjentet Vip të aeroportit Nënë Tereza po ndodh bekimi I djalit të kryeministrit Zahos....e për të gjithë ata që e keqperdorën në media këtë moment. Papa Francesku është “njohur” me Zahon qëkur ai ishte ende në barkun e nënës së tij Lindës (për të krishterët një embrion është tashmë një krijesë e Zotit)ndaj prezantimi dhe bekimi I tij ishte mëse I natyrshëm. Cdo fjalë apo arsyetim mbi këtë fakt është I tepërt dhe I vogël njëkohësisht. Castet pas hipjes në avionin e Alitalias janë të vrullshme, ne gazetarët shqiptarë tashmë kemi gjetur gjuhën e përbashkët, ta trajtojmë këtë moment si një intervistë të përbashkët që pyetjet të jenë të vecanta dhe të mos përsërisim njëri tjetrin..Pas ngritjes në ajër, Papa së bashku me atë Lombardin, nuk vonojnë shumë të shfaqen para nesh. Sikurse ka premtuar atë Lombardi fton gazetarët shqiptarë jo vetëm të bëjnë pyetje por edhe të ulen në rreshtat para Papës. Emocioni është përzjerë me shijen e kureshtjes dhe zellit profesional, Papa Francesku në veshjen e tij të bardhë, buzëqeshjen e hijshme dhe shkëlqimin e syve duket sikur ka aftësinë të lexojë brenda shpirtit. Është plot kureshtje për pyetjet tona dhe kjo I lexohet në vëmëndjen që I kushton secilit prej nesh. Atë Lombardi më prezanton mua të parën si e vetmja femër gazetarë shqiptare, kam fatin ti bëj pyetjen e para. Më japin mikrofonin e audios në avion, (më vonë kam mësuar se mikrofonin për mua e mbante drejtori I protokollit të Vatikanit). Ti drejtosh nje pyetje Papes, pergjegjesi e madhe, zëri më

dridhej paksa prej emocioneve edhe pse e dija mirë se cfarë pyetje do ti bëja! Shenjtëria juaj, kur u nis, e kishte krijuar një mendim për shqiptarët, për Shqipërinë, për vuajtjet e shqiptarit e tolerancën e tij. A gjetët ndonjë cilësi tjetër ndër shqiptarë, që mundët ta prekni dhe që do ti shërbenin shqiptarëve për ta kthyer shqiponjën në fole? E ai u përgjigj duke parë drejt e në sy me një vështrim të mprehte e zhbirues. “Do të thosha se i kam ndrequr pakëz ca gjëra... këto, që po thoni ju. Por vuajtjen që pësuat ju, shqiptarët, e pashë nga afër. Atë që shqiptari është tolerant... Jo, nuk është tolerant, është vëlla. Ka aftësinë e vëllazërisë, është diçka më shumë. E kjo shikohet në mënyrën si bashkëjetohet, si bashkëpunohet ndërmjet islamikëve, ortodoksëve e katolikëve. E bashkëpunojnë si vëllezër, apo jo? E pastaj një gjë tjetër që më preku, që nga fillimi, është rinia e vendit: më thanë se është vendi më i ri në Evropë, kur e bëra këtë koment. Por, e kjo shihet mirë, kjo vëllazëri ndikon edhe mbi zhvillimin e lartë në kulturë e edhe në qeverisje”. Cfarë mund të prisja më tepër pas kësaj përgjigje...ishte si përmbushja e një misioni që më ishte dhënë para se të lindja. Papa, dëgjon me vëmendje pyetjet e kolegëve shqiptarë, nuk dua të humbas asnjë grimasë, asnjë emocion apo mendim që I përshkon fytyrën...është I prekur thellë në zemër kur kujton dëshminë e martirëve shqiptarë dhe thotë: “....është e habitshme se si ata flisnin për martirizimin e tyre sikur të ishin duke folur për vuajtjet e dikujt tjeter”. Pasi u ka kthyer përgjigje shqiptarëve nuk I le edhe të gazetarët e tjerë pa zë...gazetares italiane që I bën një pyetje pak si të lehtë dhe sipërfaqesore për njohuritë e saj mbi gjeografinë...se pas Shqipërisë do të shkonte në Turqi dhe Turqia është afër Bagdadit, ai I përgjigjet me sportivitet : “Por unë nuk mund të ndryshoj gjeografinë e botës”. Oh po Papa Francesku është shumë rock! Di si tu japë energji pozitive njerëve përeth dhe I bën të qeshë me shpirt. Pas këtij momenti ai nuk largohet menjëherë...pozon për selfien e Sokol Ballës duke shkaktuar madje edhe xhelozinë e kolegëve italianë, ndërsa më pas është momenti im të përjetësoj në një shkrepje fotografike këtë cast që për mua vlen më shumë se momente të sukseshmetë marra së bashku. Ndërkohë Papa Franceskut I drejtohem se bekimin e tij do ta marr me vete për shume gjatë dhe do ua coj të rinjve shqiptarë...ai më vështroi, buzëqeshi dhe lëvizi kokën në shenjë pranimi duke thënë : Pac bekimin e Krishtit. Kthimi në hotel në Romë...ishte vec momenti për të qëdruar vetëm dhe në gjysmëerresirën e dhomës të falenderoja Zotin pse më kishtë zgjedhur të isha pjesë e këtij udhëtimi unik në jetën time dhe që Papa Francesku I kishte hedhur sytë nga Shqipëria e vogël.


Rr:A.Frasheri-Libri Universitar, ETC dhe Coin


Xhesika Berberi imazhi i Sherri Hill Photo: Fadil Berisha Dress: Shery Hill

N

jë ndër vajzat e kurorave të viteve të kaluara që ka bërë karierrë në botën e modës por jo vetëm, është edhe Xhesika Berberi, bukuroshja që fitoi Miss Uiverse Albania 2011. Këtë numër e kemi risjell për të qenë koherent me sisitë në jetën e saj që pas natës që do t’i hapte dyert drejt një karierre të suksesshme.

Ajo ka qenë vetëm 14 vjeç kur ka nisur hapat e parë drejt botës së modës. “Super Model of Albania” ka qenë kompeticioni i parë që ajo ka marrë pjesë, i cili e bëri një imazh publik. Ky do të ishte vetëm fillimi për Xhesikën, pasi tani ajo është ndër imazhet më të preferuara të shumë agjensive nëpër botë. Në vitin 2013 pas një set fotosh në Turqi me modelin turk Tarik Ediz dhe modeles kosovare Afërdita Dreshaj, Xhesika Berberi do të cilësohej si një nga femrat më të bukura në Ballkan. 20


Girl Ndërkaq lidhi një kontratë me një firmë turke që ka veshje mbrëmjesh dhe nusesh. Një tjetër kontratë e suksesshme e saj është edhe me agjensinë “Images” në New York. Ajo është dhe imazh kryesor i stilistes së famshme Sherri Hill, duke prezantuar dhe koleksionet e saj të shoqëruara me një set fotosh të realizuara nga fotografi i famshëm Fadil Berisha. Përveç eksperiencave në botën e modës Xhesika do të ishte dhe një ndër prezantueset përkrah Enkel Demit në edicionin e 52-të të Festivalit të Këngës në RTSH. Një eksperiencë e re, një rol i ri për Xhesikën që u mirëprit dhe nga publiku. Kjo do të pasonte dhe me kontratën e saj me Agon Channel, ku do të prezantonte krah Adi Krastës dhe Afërdita Dreshaj në emisionin “Duartrokitje”. Një program i përjavshëm që risjell në vëmendje të gjithë të njohurit shqiptarë që momentalisht punojnë ë media të huaja si prsh. Ambeta Toromani, Kledi Kadiu etj. Një mbështetje kryesore për të, që ajo të ishte ndër modelet më të suksesshme në Europë, në Ballkan por edhe në Amerikë është dhe z. Fadil Berisha, të cilin ajo e cilëson edhe si një baba të dytë. Pjesën më të madhe të kohës ajo e kalon duke udhëtuar për sfilata dhe sete fotosh nëpër të gjithë botën, mesa duket karriera dhe ambiciet për sukses kanë bërë që bukuroshja të braktiste Shqipërinë për periudha të gjata kohe. Por duke qenë se jetëgjatësia e një modele është më e shkurtër se jeta e profesioneve të tjera, ajo ka studiuar edhe në degën e inxhinierisë, për të pasur një të ardhme më të sigurt. Një ndihmë e madhe për të ka qenë dhe familja e saj, e cila e ka mbështetur në çdo hap që ka hedhur. Suksesi do ta ndjek dhe në dashuri, pasi ajo është e fejuar me një djalë me të cilin pati një histori dashurie disa vjeçare. Tashmë Xhesika pohon dhe në media për marrdhënien e tyre duke shprehur se ndihet e lumtur krah tij. Ata mund të cilësohen si një nga ciftet më të bukura në Shqipëri. Momentalisht Xhesika ndodhet në Amerikë krah z. Fadil Berisha duke zhvilluar sfilatat dhe fotoshooting për markat me të cilat ajo ka lidhur kontratë.

21


Nga Misela Patrioti

Heronjtë kombëtarë dhe tr P

ër kombëtaren e Shqipërisë u vendos se do të përshkojë ëndrrën e saj për në kampionatin evropian 2016 nëpërmjet Serbisë, Portugalisë, Armenisë dhe Danimarkës pasi kështu ishte vendosur në Nicë të Francës. Ndeshja Shqipëri- Serbi e 8 tetorit 2015 është parë që në fillim si një sfidë problematike dhe shumë e vështirë për t’u menaxhuar. UEFA dhe Federata Serbe e Futbollit i sugjeruan drejtuesve të FSHF-së që të mos u shesin bileta për këtë takim tifozëve shiqptarë. Gjithë qëllimi ishte që të ulet në minimum rreziku i incidenteve, duke parë edhe historinë e afërt, të dhunshme dhe problematike që ekziston ende mes Serbisë dhe shqiptarëve, sidomos ne Kosovë. Lajmi bëhet i ditur nga burime të

22

sigurta në FSHF, por që nuk gjen një konfirmim zyrtar, kjo natyrisht edhe për shkak të ndjeshmërisë që prodhon tek tifozët kuqezi një rekomandim i tillë. Duhet të theksojmë se udhëzimi është gojor dhe jo-shkresor, në formën e një sugjerimi, ashtu sikundër ka bërë gjithnjë UEFA kur para sfidave të tilla si Serbi- Kroaci, Serbi-Bosnjë, KroaciBosnjë, apo edhe Armeni-Turqi. Kujtojmë se Kombëtarja shqiptare ka pasur një mbështetje të zjarrtë gjatë gjithë këtyre viteve nga publiku kosovar, edhe për arsyen e thjeshtë se në përbërje ka shumë lojtarë me origjinë nga Kosova, por edhe se kjo e fundit ka qenë nën një izolim (dhe vijon ende të jetë) total sa i përket futbollit ndërkombëtar. Fakte që kundërshtojnë njëra tjetrën e sërish në një udhë pa krye. Në një

UEFA

kohë që dy shtetet ende kishin një frymë jo shumë të shëndetshme me njëra tjetrën atëherë pse UEFA nuk ndryshoi short si në rastin e Armenisë dhe Azerbajxhanit dhe për Gjilbraltarin dhe Spanjën. Pavarësisht problematikës, përfaqësuesja jonë arriti në Beograd, vizitë që mori përmasat e një rëndesie të veçantë. Gazetarët u mbajtën peng për më shumë se dy orë në aeroport pa asnjë shpjegim logjik. Tiranës zyrtare nuk denjohej t’i hapej telefoni nga homologët fqinjë. Tensioni arriti kulmin kur ndërsa himni shqiptar këndohej në Beograd u shoqërua në sfond me ovacione kundra shqiptare, sharje, fyerje e madje dëshirë vdekjeje për këta fqinjë që guxuan t’i kundërvihen Serbisë se madhe. Ndodhi ajo që nuk pritej nga


askush. Ndërsa në stadium nuk ishin lejuar simbolet shqiptare, madje dhe flamurin shqiptar që duhej te vendosej në krah të atij serb dhe te UEFA-s, ishin kujdesur ta palosnin aq sa nuk dukej më, në qiellin e Beogradit fluturoi droni i shqipërisë së madhe. Krejt paparitur një banderolë ku vizatohej qartë shqipëria etnike para 1912, u shfaq mbi kokat e futbollistëve. Krahas hartës së vjetër shqiptare, autori vendosi Ismail Qemalin dhe Isa Boletinin. Ky person krejt anonim griti peshë gjithë dëshirën shqiptare që sipas të gjitha prononcimeve të gjithë u përfshinë nga ndjenjat e një atdhetarizmi të theksuar. Ky shtet i vogël i bashkanit, që historia i ka treguar dhëmbët, u ndje i rëndësishëm në të gjithë sytë e botës. Kjo nuk i pëlqeu aspak të pranishmëve në stadium, lojtarët serbë shejtuan të ulnin poshtë banderolën e guximshme, ndërkohë që lojtarët tanë vrapuan që banderola mos të mbetej në duart e serbëve. Situata u ndez dhe përveç futbolliztëve rezervë, fusha e njëzetedy burrave u zaptua nga tifozë dhe madje punonjës sigurie, këta të fundit jo për të mbajtur rendin, por për t’u siguruar që shqitarët do sulmoheshin edhe nga ata. Nuk ekzagjërojmë aspak kur themi që

futbollistët tanë qëndruan të frotë para agresionit serb, pavarësisht se jeta e tyre ishte vërtetë në rrezik. Shumëkush pati frikë se mund të kishim dhe humbje jete në rradhët e futbollistëve tanë, diçka që në ato çaste dukej krejt e mundur. Pas shndërrimit të lojës në një “fushëbetejë” futbollistat e kombëtares tonë u kthyen në dhomat e zhveshjes. Ajo që pati më tepër rëndësi ishte bashkimi i shqiptarëve nga çdo shtet për të mbeshtetur komëtaren. Emocionet ishin të papërsëritshme, një atdhetarizëm i pashembullt tregoi forcën e bashkimit dhe krenarinë 23


që shqiptarët ndjenë për djemtë e kombëtares të cilët u quajtën heronj për mënyrën sesi reaguan ndaj sjelljes së dhunshme të tifozëve serb. Me mijëra atdhetar pritën me flamuj dhe brohorima kombëtaren në aeroportin “Nënë Tereza”. Rrugët jo vetëm të çdo qyteti të Shqipërisë por edhe të çdo vendi ku ka shqiptarë u mbushën për të festuar kthimin e lavdishëm të lojtarëve. Presheva ishte një nga qytetet e cila manifestoi këtë ngjarje, gjë që nuk kishte ndodhur as për 100 vjetorin e Pavarsisë së Shqipërisë. Ajo që të tërheq vëmendjen është dhe këndvështrimi i Europës mbi ndeshjen. Europa lëshon komente neutrale për të mos thënë në mbështetje të Serbisë. Dukej qartë që diçka po gatuhej në sahanet e Evropës dhe UEFA-s, teksa Platini kishte servirur tashmë ingredientët pikantë me deklaratat e tij pro Serbe. Gatimit tashmë po i vinte era, mediat serbe paralajmëronin një fitore të Serbisë ne tavolinë, variant i cili nuk kalonte as në mendimet me pesimiste te shqiptarëve. Nuk mundej të shperblehej dhuna në këtë mënyrë e as agresori më i madh i fushave të blerta, i cili ka prodhuar jo pak incidente në të kaluarën. Ndërkohë që të gjithë Shqiptarët por edhe sportdashësit kudo në botë prisnin një vendim të drejtë nga kosmisioni disiplinor i UEFA për shkak dhe angazhimit shumëvjeçar të saj kundër racizmit, kjo e fundit nxorri fytyrën e vërtetë, arsyë e cila në këtë shkrim e kemi quajtur trUEFA. Çorba e gatuar po bëhej gati të servirej e ftohtë! Fillimisht UEFA shtyn vendimin, pasi në të njëjtën ditë luhej ndeshja e vlefshme për kupën UEFA, Partizani i Beogradit - Besiktas. Ajo që binte në sy ishte që asnjë flamur nuk u lejua në 24

stadium si për të thënë që në ndeshjen ogurzezë fajin e kishin fqinjët provokues. Vendimi nuk vonoi shumë. Fillimisht mediat cituan përfaqësuesit e FSHF-së se ajo që do ndodhte ishte pikërisht ajo që mediat serbe kishin njoftuar më parë. UEFA foli nga “foltorja e Beogradit” dhe publikoi lajmin se Serbia fitonte në tavolinë 3-0 kundër kuqezinjve. Me këtë vendim nuk u habitën vetëm shqiptarët, si të interesuarit e drejtëpërdrejtë, por dhe të gjithë mediat botërore që e denoncuan vendimin e komisionit disiplinor të UEFA-s si politik dhe që skishte aspak lidhje me sportin. A ishte vërtetë provokim droni ne qiellin e stadiumit? Mund të themi me bindje që ishte provokimi më i madh që i ka ndodhur Serbisë gjatë gjithë këtyre dekadave luftrash e perpjekjesh për genocid ndaj çdo komuniteti jo serb. “Bisha” e ballkanit detyrohet të shikojë tek valëvitet flamuri i makthit brenda shpellës së saj të izolimit. Zëri i arsyes mbase na thotë pikërisht këtë, por dinjiteti i nëpërkëmbur nga gatimet e shumta ne kurrizin tonë, triumfoi mbi arsyen dhe s’kishim si mos të ndiheshim krenarë. Vendimi i UEFA-s padyshim lind shumë pyetje. Pse është barazuar sjellja e shqiptarëve me atë të serbëve? Pse asnjë institucion zyrtar nuk dënon sjelljen barbare të serbëve ndaj njëmbëdhjetë burrave? Dhe pas kaq shumë ditësh pritje sërish pikët shkojnë në favor të Serbisë. Ku është zëri i shqiptarëve që kërkojnë drejtësi të paktën në një lojë futbolli? Ku është qeveria që mbron interesat e sportit tonë, por edhe të shqiptarëve? Në këtë luftë diplomatike, ne, për shumtën herë, dalim humbës.



5

Top

Miss

Universe Albania‫‏‬

Ç

ll do konkurs bukurie sje ë gjithmonë vajza që lën gjurmë në media dhe për shpesh bëhen imazhe e. Pjesmarrja kompani të ndryshm ll rezultatet e nëpër kompeticione sje r konkurentet veta, duke i ndihmua ke i shtuar profesionalisht dhe du në botën e mundësitë për punësim t e “Miss Universe modës. Ndaj finaliste errnin me vete Albania” nuk do të m rrueshme, setin vetëm kujtimet e paha Fotografi apo fotografik nga Colizzi he mundësi të Z.Fadil Berisha por ed tuat atë mbrëmje reja...Ja si e kanë përje rse Albania”... finalistet e “Miss Unive

Ju ishit pesë finalistet e Miss Universe Albania, si u bëtë pjesë e këtij kompeticioni? Eva: U bëra pjesë e këtij kompeticioni pasi lexova një njoftim në internet, dhe meqënëse nuk kisha pasur kurrë një eksperiencë të tillë në Shqipëri mendova ta provoj. Alesia Bami: Unë jam e angazhuar në Icon Agency dhe më ofruan të merrja pjesë në kompeticion. Alesia Noka: Të them të vërtetën nuk e mendova kurrë se do të bëhesha pjesë e Miss Universe Albania 2014 dhe kur kam marr lajmin që isha një nga të përzgjedhurat jam gëzuar shumë. Ilda Kroni: Atëherë dëshira për t’u bërë pjesë ka qenë, por duke pas parasysh që unë kam jetuar në Greqi, skam ardhur, por kësaj radhe e vendosa të aplikoj dhe të marrë pjesë. 26


By: Photo:

Misela Patrioti Marco Colizzi Fani Aliko Henri Koçi Make-up:Top Center Blerta Aleksi Sallon Mumi Cosmetic Dress: Self collection Blerina K. Rugova Arti Martesor Frederika Tina Sallon Nuserie

Keni bërë fotoshooting në Tiranë, Durrës, Lezhë dhe Shkodër, cilin prej tyre do të veconit dhe pse? Alesia Bami: Mund të veçoj Shkodrën që ishte një mrekulli e vërtetë, pavarësisht se seti fotografik zgjati deri në orët e vona të mëngjesit. Alesia Noka: Fotoshooting që kemi bërë në Durrës më ka pëlqyer më shumë nga të gjithë, pasi fotot të bëra afër detit dhe shoqëria e njerëzve me të cilët isha me kanë shijuar më shumë se në vendet e tjera, por kjo nuk do të thotë që nuk më kanë pëlqyer vendet e tjera. Ilda Kroni: E vështirë të thuhet, sepse çdo fotoshooting kishte shumë rëndësi për mua. Shkodra është vendi im i lindjes, ndaj dhe e shijova shumë prezencen e të gjithë stafit atje. Eva Marku: Fotoshooting që më ka lënë më tepër mbresa është padiskutim ai në bregdetin e Durrësit 27


ku pozuam me bikini me fotografët Colizzi. Është kënaqësi e veçantë të punosh me një staf fotografësh profesional. Ajo është një ditë që nuk do ta harroj kurrë edhe për faktin se ishte hera e parë që shikoja qytetin e Durrësit. Keni bërë sete fotografish edhe me fotografin e mirënjohur z. Fadil Berisha, si u ndjetë gjatë setit? Si ishte të punoje krah një figure të tillë? Eva: Të punosh me Fadil Berishën është një ëndërr edhe për modelen më të njohur, ndaj sigurisht që për mua ishte shumë emocionuese. Është një profesionist i vërtetë, gjithçka është tepër e lehtë me anë të këshillave të tij, çdo gjë e bën të duket e thjeshtë dhe emocionuese. Alesia Bami: U ndjeva shumë e priviligjuar që kam pozuar për fotografin Fadil Berisha, ishte një person shumë i thjeshtë dhe më më bëri të ndihem shumë komode gjatë setit fotografik. Me të unë preka një ëndërr, të kem dhuratë një set fotografik nga i madhi Fadil Berisha. Alesia Noka: Gjatë setit fotografik jam ndjerë shumë mirë pasi Z. Fadil bënte komplimente me të cilat ndiheshe e lehtësuar dhe e dija që mund të punoja pa pasur ndonjë pasiguri në vetvete. Ilda Kroni: Ishte një eksperiencë që besoj se është ëndrra e çdo vajze që kërkon të lërë gjurmë në botën e modës. Cdo të thotë për ju të ishit pjesë e këtij evenimenti, dhe të bënit pjesë në pesë vajzat më të bukura shqiptare? Eva: Natyrisht ishte një sadisfaksion i madh, nuk mendoja se do të arrija në Top 5, duket që juria më ka vlerësuar dhe ka parë se kam potencial për të vazhduar më tej këtë rrugëtim. Alesia Bami: Për mua ky kompeticion ishte shumë i rëndësishëm por emocionet më të forta ishin kur u zgjodha ndër pesë vajzat më të bukura. Alesia Noka: Të bësh pjesë në pesë vajzat më të bukura shqiptare është jo vetëm një kënaqësi por dhe një nder i madh të shpallesh si një ndër më të bukurat. Ilda Kroni: Është një privilegj shumë i madh për mua që në mes gjithë atyre vajzave u përzgjodha në pesë vajzat më të bukura në Shqipëri, dhe jam e sigurt që ishte një sfidë shumë e madhe sepse të gjitha vajzat ishin shumë të bukura dhe të veçanta. Tani jeni imazhe publike, ju ka ndihmuar ky fakt për të pasur oferta pune? Eva: Natyrisht që të ndihmon shumë fakti që renditesh e dyta në një konkurs të tillë. Më kanë kontaktuar dy agjensi, një nga Milano dhe një nga Firence, ndaj së shpejti do të bëjë të tjera fotoshooting. Alesia Bami: Në fakt unë punoj në një televizion për momentin, por edhe ofertat nuk më kanë munguar. Alesia Noka: Fakti që isha pjesë e Miss Universit më ka ndihmuar shumë për oferta pune. Ilda Kroni: Po, besoj që ka ndikuar shumë në ofertat që po më ofrohen.

28


Me cfarë po merreni momentalisht? Eva: Jam një studente me kohë të plotë. Alesia Bami: Momentalisht jam angazhuar në një koncertë. Alesia Noka: Jam një nga velinat e emisionit “Telebingo Shqiptare” në TV Klan. Ilda Kroni: Momentalisht jam duke bërë zgjedhjet e së ardhmes. Për cfarë studioni? Eva:Studioj në Genova, për drejtësi. Alesia Bami: Unë ndjek shkollën koreografike të baletit. Alesia Noka: Studioj për menaxhim biznesi. Ilda Kroni: Për psikologji. Cili është kujtimi më i bukur që do të ruani nga ajo mbrëmje? Eva Marku: Nata finale ishte magjike, mes dritave, fotografëve, ngjyrave, veshjeve të mrekullueshme dhe personazheve VIP. Ajo që do të më ngeli kujtim më tepër ishte klima që ishte krijuar pas kuintave, personat me të cilët krijova shoqëri dhe që besonin tek unë. Alesia Bami: ajo mbrëmje për mua ishte e magjishme sepse unë u kurorëzova me 3 cmime te cilat nuk i prisja. Alesia Noka: Çdo moment i asaj mbrëmje do të mbahet mend por më shumë do të kujtoj momentet e mrekullueshme që kam kaluar me të gjithë stafin e Miss Universe. Ilda Kroni: Dy kujtime që s’mund t’i harroj janë kur dëgjova emrin tim në Top 5 më të mirë në Shqipëri dhe duartrokitjet e njerëzve në atë sallë gjigande. Ju ishit 19 vajza që konkuronit në Miss Universe Albania, keni zënë miqësi me njëra tjetrën apo 29


kontaktet janë ndërprerë pas asaj mbrëmjeje? Eva:Rezulton e vështirë ndonjëherë të krijosh miqësi në konkurse të rëndësishme si ky, por mbaj raporte të mira me të gjitha vajzat. Alesia Bami: me disa nga vajzat i ruaj kontaktet Alesia Noka: Jemi miqësuar të gjitha me njera-tjetren dhe vazhdojmë të takohemi edhe pas asaj nate Ilda Kroni: Sigurisht që po, dhe mund të them që është dhurata më e bukur që më ka falur ky spektakël është miqësia me disa persona. Ka pasur ndonjë cast kur rivaliteti ju ka nxitur ndonjë debat apo konflikt? Eva: Nuk ka pasur momente të tilla. Alesia Bami: Jo, nuk ka pasur të tilla moment. Ndërsa për sa i përket cmimit të madh isha koshiente që për efekt të moshës nuk mund ta fitoja. Alesia Noka: Nuk kam pasur asnjeherë rivalitet me ndonjerën nga vajzat, aq më pak konflikte apo debate. Ilda Kroni: Në përgithësi nuk krijoj konflikte, vetëm miqësi. Unë i njoh 30

vlerat e mia, ndaj nuk kam pse të ndihem rivale me asnjë. A ishte e vështirë koreografia? Pati ndonjë cast të vështirë gjatë provave? Eva Marku: Koreografia, falë profesionistes Nada Gogaj ishte e thjeshtë por e goditur. Kemi pasur vështirësi të vogla gjatë provave për faktin se nuk është e lehtë të kordinohen 19 vajza. Megjithatë në përgjithësi kaluam mirë dhe u kënaqëm. Alesia Bami: Për mua ishte pak e vështirë sepse jam balerinë, por falë koreografes Nada Gogaj, unë arrita të shkëlqej në skenë. Alesia Noka: Për mua nuk ishte e vështirë sepse kam pasur dhe sfilata të tjera dhe jam mësuar me gjëra të tilla. Ilda Kroni: Nuk asgjë të vështirë kur gjithçka e bën me shumë dashuri. Si u ndjetë përpara publikut, mendoni se ju priti mirë? Eva: Sa herë që sfiloj përpara një publiku të rëndësishëm si ky jam shumë e emocionuar, por pasi kalojnë çastet e nervozizmit do të më pëlqente

të qëndroja në skenë dhe të isha në qendër të vëmendjes. Me pak fjalë do ta ribëja. Alesia Bami: kur dola në skenë kisha shumë emocione por kur dëgjova brohoritjet e publikut më dha një forcë shumë të madhe Alesia Noka: Në momentin që unë hyra në skenë publiku reagoi mirë, duartrokiti dhe e ndjeva që kasha pëlqimin e tyre. Ilda Kroni: Sigurisht që ishte një ndjesi e mrekullueshme të dëgjoje duartrokitjet e publikut që janë demonstrimi i simpatisë që patën për mua. Cfarë mendimi keni për veshjet me të cilat sfiluat? Eva: Veshjet, siç përmenda dhe më sipër, ishin të mrekullueshme, të përshtatshme për një femër elegante që do të bjerë në sy. Ishte një nder i madh të vishja rrobat e stilistes së njohur Blerina Kllokoqi Rugova. Alesia Bami: Veshjet ishin të gjitha shumë të bukura. Nuk mund të lë pa përmendur dhe kostumet popullore


që ishin të mrekullueshme. Alesia Noka: Veshjet ishin të mrekullueshme, fine dhe elegante. Ilda Kroni: Ishin mrekullueshme.

thjeshtë

Cili është synimi i rradhës? Eva: Syimet për të ardhmen janë të shumta, kam dëshirë të kem eksperienca të tjera që të më ndihmojnë për një karrierë të suksesshme, gjithashtu të mbaj raporte të mira me vendin tim dhe me qytetin e mrekullueshëm të Tiranës. Alesia Bami: Të dalë mirë në koncertin e shkollës, në të cilin unë kam një pjesë si soliste. Do të bëj sfilatën me veshjet e Fridës, dhe të mbaroj dy kontrata të rëndësishme me fotografët Colizzi dhe Meduza Caffe. Alesia Noka: Nuk kam një synim të caktuar, por besoj se do të vazhdoj në rrugën e modelingut. Ilda Kroni: Ka disa syime për të ardhmen por për momentin preferoj t’i mbaj sekret.

31



Tel. +355697603677 E-mail: mumi.albania@gmail.com Website: www.mumi-cosmetics.com


10më sex-i

Meshkujt

Shqiptar

K

ëtë numër të revistës kemi pasur në qendër të vëmendjes bukurinë e femrave mos lënë shqiptare, ndaj për të eshkujve pas dhe bukurinë e m e kemi bërë dhe Top 10 Shqiptarët meshkujve më sexy . ë për janë dalluar gjithmon ëm , fizikun e tyre të hijsh pak burrëror dhe ndoshta a që na agresiv . Karakteristik jt e tjerë. kanë dalluar nga popu ujt më Po cilët janë 10 meshk sexy? qipëri. sexy në Sh ë m e jv u k rosh esh listës së m ollisti buku p tb L o fu T a e g t n e sifikim endjen rkitekten Kryeson kla rbinë ka rikthyer vëm artuar me a m u e k u e d S s e atu monisë që Ndeshja m uar edhe st ë , pas cere n sh ti ry d sh n ri P a k ë i e. Cana ua n që së fundm dy familjev a u organiz të i sm n a ra D p . ë a hulli tn onik ll mbetet id byen unaza o italiane, M m ë tb k fu sh ë n u k t si Romë dhe sukse ata bënë në Monika. j të hijshëm ti të t u k ukuroshes b zi t fi e të rk ë ë p n a i me pse tani jzave edhe i qindra va

na orik Ca

34


Ledri Vula

Këngëtari që është përfolur më tepër nëpër media pas bashkëpunimit me ish të dashurën e tij këngëtaren Dafina Zeqiri.Pas një shkëputje nga muzika dhe ndarja nga grupi Skillz,ai nisi ti dedikohej karrierës së tij si regjizor.Ledri u rikthye fuqishëm me këngën “100 Probleme “ ku në klip shfaqet dhe modelja me famë botërore Angela Martini.Pas kësaj kënge do të pasonin dhe “Nëse m’don ti” , “Hallakama” etj. që do ta risillnin në qendër të vëmendjes mediatike.Pavarsisht thashethemeve apo apo zemrave që ka lënduar Ledri femra më e rëndësishme në jetën e tij është e ëma( Xheraldina Vula ).

Blerim Destani

Nuk kishte si të mos ishte pjesë e këtij klasifikimi Blerim Destani.Aktori me orgjinë kosovare mbetet imazh adhurimi për femra jo vetëm në Shqipëri por edhe përtej saj. Një ndër meshkujt më të paarritshëm, i spikatur jo vetëm për fizikun e tij shumë mashkullor por edhe për mënyrën e jetesës tepër lluksoze mbetet një ndër personazhet më misterioz përsa i përket jetës së tij private.Ambiciet e tij janë që ai të mos mbetet vetëm një actor,pasion ky që e ka zbuluar që në moshën 14 vjeçare në filmin “Atje ku nuk lind dielli”,por ambiciet e tij janë që ai të nis një karierrë si regjizor/producent. Ka pasur mundësinë të mbledhë përvojë në filmin “Uji i madh” ku ka qenë ndihmës producent.

Alessio Aliaj

I njohur jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Australi,Alessio është ndër ata personazhe që do të ndodhet kudo ku ka famë.Aktualisht ai menaxhon “Boss Management” , kompaninë e tij që përfshin menaxhimin e Dj,modeleve dhe këngëtarëve. Përvec suksesit të tij në këtë fushë është për tu theksuar fakti që Alessio ka qenë një model i njohur pasi ka pozuar për stilistë si Dean & Dan DSQUARED . Alessio është i apasionuar pas palestrës apo sporteve të ndryshëm që ndihmojnë që ai të ketë një imazh gjithmonë të kuruar.Trupi i tij duket sikur është skalitur nga muskujt e tendosur dhe është gjithmonë energjik. Ai i rikthehet herë pas here vëmendjes mediatike shqiptare për të qenë koherent dhe në vendlindjen e tij.

Noizy

Edhe me reputacionin e tij të një “djali të keq” Noizy, të paktën gjykuar nga rrjetet sociale, është më i pëlqyer nga femrat. Për këtë ish-sportist muskuloz femrat “vdesin” nga njëri cep i Shqipërisë në tjetrin, madje edhe jashtë trojeve shqiptare. Nëse doni ta vërtetoni këtë, hidhuni një sy fotove të tij, ku femrat vazhdimisht tentojnë ta puthin. Një mashkull seksi, si ata nëpër filmat aksion..

Ghetto Geasy

Këta reperat seç kanë diçka “cool” që i tërheqin shumë femrat. Me pantallona të gjera, pjesën e sipërme të trupit zbuluar, me muskuj të formuar mirë, ata kanë diçka prej “rrugaçi”, por bashkuar me talentin dhe sensin e humorit që shfaqin nëpër intervista, shndërrohen në meshkujt të denjë për listën tonë.

35


Oni Pustina

Edhe pse është larguar pak nga vëmendja e mediave Pustina mbetet një ndër ikonat e bukurisë së meshkujve shqiptarë.Pas karierrës së tij si model,ai mori pjesë dhe në fimin shqiptar ku tregohet historia e emigrantëve shqiptar në vitet 80’ 90’ . Ai do të ishte ndër të parët aktorë që do të xhironte skena erotike.Përvec tyre ai ka qenë dhe imazh I shumë firmave të njohur. Sado të kalojë koha ai ka tipare të tilla që e tregojnë atë një mashkull tërheqës. Është portreti i fytyrës së prerë, për ruajtjen e së cilës ai ushtron sportin në mënyrë të rregullt. Por në sajë stërvitjes dhe palestrës, ai ruan linjat perfekte të tij, 1.85 i gjatë dhe 78 kg, ndërsa ka një bark fibër. Modeli që në Itali i ka bërë të gjithë për vete me fytyrën e hijshme e trupin e formuar, nuk mund të bënte karrierrë, pa këto linja perfekte. Gjithçka ia dedikon stërvitjes me biçikletë, përjashtimit të aloolit nga dieta, edhe pse cigarin e pi rregullisht prej vitesh. “Por kjo është më e pakta, që mund të bëjë një model”, thotë Oni, “kur dihet se sa gjëra mund të provosh nëse je pjesë e botës së modelingut”.

Alban Skënderaj

Është cilësuar gjithmonë si imazhi i një djali të mirë.Një këngëtar që ka ardhur gjithmonë me balada rrënqethëse,por jo vetëm do të bëhet simboli i romanticitetit për femrat.Tekstet e tij të krijojnë idenë e një djali të mbarë,të kulturuar dhe të ndjeshëm,këtyre karakteristikave nëse i shtojmë fizikun e tij,të një trupi realisht të gjatë,dhe tipareve të rregullta atëherë ai patjetër që do të jetë në Top 10 e meshkujve më sexy në Shqipëri.Historia e dashurisë së tij me Miriam Canin do të jetë ndër më të përfolurat pas distancës disa vjeçare që ju desh të kalonin për të finalizuar lidhjen e tyre.

Shpat Kasapi

Këngëtari nga Tetova është mbajtur si një nga meshkujt Vip më të paqëndrueshëm për historitë e dashurisë me femra të njohura të Shoëbiz-it shqiptar.Pasi i dha fund fejesës së tij me modelen dhe këngëtaren Afërdita Dreshaj .Pas spekullimeve të shumta se Afërdita kishte një romance me Leonardo Di Caprio,kjo e fundit publikoi një klip në të cilin personazhi kryesor ngjasonte me Shpat Kasapin,menjëherë Shpat Kasapi reagoi duke lançuar këngën “Kazanova”. Këngëtari mbetet ndër këngëtarët më simpatik shqiptarë dhe kjo falë sharmit të tij dhe natyrës gjithmonë të qeshur,edhe pse fiziku i tij krijon përshtypjen e një mashkulli të egër dhe serioz.Por përvec karierrës si muzikant ai ka hapur tani edhe një lokal në Shkup, biznes të cilin ai e sheh si shumë të nevojshëm për këtë qytet.Mesa duket hapja e bizneseve është bërë një trend edhe për Vip-at.

Florian Mumajesi

Listës tonë nuk mund ti mungonte Flori, siç është i njohur dhe me emrin e tij të plotë Florian Mumajesi, ka lindur në Tiranë më 23 gusht të vitit 1982 dhe njihet si një ndër kompozitorët më të kërkuar shqiptarë. Përveçse i suksesshëm në muzikë ai është dhe një ndër meshkujt më të kërkuar nga femrat.Në skenën shqiptare u paraqit fillimisht si këngëtarë. Në fillimet e tij ishte pjesë e festivalit “Kënga Magjike”, në vitin 2002 me këgën “Nuk mund të vdes” për të vazhduar për të vazhduar më tej me pjesmarrjen e rradhës në “Kënga Magjike” në vitin 2004 me këgën “Gjithmonë do të jem me ty”. Enisi shumë mirë karierrën e tij si këngëtar në festival duke mos anashkaluar pothuajse asnjë festival të mundshëëm në Shqipëri apo Kosovë. Kështu vazhdoi pjesmarrjen nëpër festival deri në vitin 2013. Mund të përmendim “Top Fest”, “Video Festi Muzikor” , “Zhurma Shoë” etj. Florian Mumajesi njihet si një prej kompozitorëve dhe këngëtarëve më të mirë në Shqipëri. Veprat e tik kanë zgjuar interest ë madh tek publiku shqiptarë por jo vetëm.

36


Distributor zyrtar për Shqipërinë TILUX sh.p.k Adresa: Rr. Mine Peza 1/4/28 Tiranë Tel: 04 2239839 Tel/Fax: 04 2239733 E-mail: info@tilux.al


Modë Dimër 2014 -2015 S

filatat në kryeqytetet botërore të modës kanë evidentuar dhe tendencat kryesore për këtë periudhë. Markat më të famshme të modës kanë sjellë shumë inovacione për këtë sezon,duke filluar nga copat me printime me motive të ndryshme,tek veshjet me frymë përrallore,nga ngjyrat e lehta pastel,te ngjyrat e lehta deri tek nuancat e ngjyrave të errëta. Materialet që variojnë në veshjet e këtij sezoni nisin nga lëkura,tek tekstilet e pambukta, pellushet e gëzofet,leshi,dhe shumë kombinimet më të guximshmet,plot stil,elegancë dhe kreativitet. Navy Blue E errët, intensive dhe klasike, e kaltra e mbyllët, do të zëvendësojë të zezën. E bërë e famshme nga Marina Mbretërore Britanike, e kaltra e errët, është përshtatur në botën e modës si ngjyra më e shquar në stinën e ftohtë. Printet fëmijërore Në koleksionet më të reja për vjeshtën 2014 ka pasur shumë veshje me personazhe nga filmat vizatimorë. Ata priten të jenë shumë në modë këtë vjeshtë. Veshje të tilla u paraqitën nga marka të njohura si: Moschino, Rodarte, Manish Arora, Preen, Fay Fall, Marc Jacobs, Tsumori Chisato etj. Grunge Në këtë stinor, dizajnerët riprojektuan skenat jokomformiste të viteve të ’80-ta. Lëkurës, rrjetave dhe këmishëve iu shtua dhe ndjenja “couture”. Tweed Kjo pëlhurë leshi elegante e rishfaqi veten në forma të ndryshme. Këtu vërehet ndikimi legjendar i Coco Channel, i cili e feminizoi këtë pëlhurë tipike mashkullore.

38


Exotic furs Palltot me lesh, janë pjesë e domosdoshme e koleksionit të stinorit të ftohtë. Paraqiten në ngjyra e nuanca të ndryshme, dhe në stile të ndryshme nga klasikja te urbania. Palltot Pink Erdhi në këtë sezon si një fllad poetik. Jo vetëm në pallto e mantel, por kjo ngjyrë e ëmbël dhe engjëllore e trëndafilave anglez, do t’i jep hijeshi vjeshtës dhe dimrit 201314. Këshillë!Përderisa bëni gati veshjet e dimrit ju nuk duhet të harroni pallton e shiut. Ajo do të jetë mikja më e mirë për stinën e karakterizuar me reshje të vazhdueshme. 39


24

Orë me

A d ro l a Dushi By: Photo:

rioti Misela Pat aj Renuar Loc

A

40

ituesja drola Dushi ,f erse e “Miss Univ ”, Albania 2012 onë mbetet një ik . ave shqiptare jz a v e e ri u k bu e sesit në botën k u s s a p e h d E me etet e pranish b m jo a s ë d o m qiptare por jo h s t ia d e m ë n uar dmi ishte e ft n fu ë s , m të e v risë së “Miss ju e re ta ë n a i s edhe ania” ,ku dha lb A e rs e iv n U ”. s Inteligjenca is “M in im m ç hte me të që të is m a tu k ta n o K rubrike dhe j a s ë k e ë s je p të ngazhimeve pavarësisht a i, ajo birin e saj Tro shumta me të naqësi. pranoi me kë


Kur dhe si zë fill dita juaj? Dita ime fillon diku nga ora 8 nga pasthirrma e Troit “gilgil-aaa--disss--babb”. Pasi merrem me të filloj të mendoj për programin tim të ditës. Profesioni juaj kërkon kohë dhe shumë punë,si arrini ta organizoni ditën tuaj,është dikush që ju ndihmon,jeni ju e organizoni ditën tuaj të punës apo është puna ajo që përcakton ditën tuaj? Faktikisht puna ime kryesore këto kohë ka qenë Troi por jam munduar që edhe profesionin tim të mos e lë pasdore.. Jam munduar të kem aktivitete punë për aq sa më kanë interesuar dhe deri diku mendoj se kam ecur kënaqshëm edhe pse kam qenë shumë e ngarkuar.. Kalojmë në orarin e drekës,ku dhe me kë ju gjen? Zakonisht dreka na gjen në shtëpi bashkë me burrin dhe djalin ose në universitet.

Si janë “marrdhëniet” tuaja me kuzhinën? Ju pëlqen të gatuani? Për tëqenë e sinqertë marrëdhenien me kuzhinën se kam shumë të mirë. Lodhem shumë për ta bërë ushqimin të ngrenshëm me dëshirë (qesh) ... Burri më ndihmon shumë në këtë pjesë. Si vazhdon pasditja juaj? Pasditja më gjen duke u marr me djalin. Shpesh dalim për shëtitje nga parku i liqenit,në ndonjë lokal për fëmijë. Tani që koha është ftohur do na mungojë pak liqeni. Sa e vështirë është të jesh një modele e mirë në Shqipëri? Në Shqiperi nuk vlerësohet kjo punë,këtu mund të bëhet modele çdo vajzë mjafton që ajo të ketë dëshirë dhe kjo është vërtet për të ardhur keq. Vajzat që e meritojnë vërtetë të quhen modele nuk e marrin atë që meritojnë, duke fil-

41


luar që nga vlerësimi e deri tek pagesa. Për këtë arsye mendoj që duhet shumë punë që në Shqipëri të kemi modele të mirfillta e të fillojmë të mësojmë kuptimin e vërtet të fjalës modeling. A ka pasur ndonjë moment apo ndonjë ngjarje që ju ka bërë të mendoni që të largoheni nga modelingu? Sic e thashë dhe më lart jam shumë e pakënaqur me mënyrën si trajtohet modelingu në Shqipëri. Për këtë arsye kam filluar të merrem me punë jashtë Shqipërisë. Për momentin ndodhem në SHBA,e së shpejti do kem disa punë shumë të rëndësishme... Keni studiuar për “Marrdhënie me Publikun dhe Komunikim”, keni gjetur ndonjë vend pune në lidhje me këtë profesion? Tani jam në vitin e tretë për Marrëdhenie me Publikun dhe Komunikim tek Universiteti Europian i Tiranës dhe po pres ta mbyll dhe këtë vit e pastaj do shikoj për ndonjë punë në lidhje me këtë profesion. Më ka shërbyer të ndihmoj edhe bashkëshortin me punët e zyrës së tij. Tani jeni bërë nënë,sa ka ndryshuar jeta juaj? Ka ndryshuar dhe mendoj që ka ndryshuar për mirë, pasi çdo gjë kam filluar ta analizoj më mirë.. Fëmija do shumë përkujdesje.. Në fillim mu duk shumë e vështirë, por tani jam e kënaqur me këtë jetë. Kush kujdeset për djalin tuaj kur ju duhet të punoni? Mëndihmon shumë dadoja e tij dhe kur kam ndonjë punë me orar të gjatë ose jashtë Tiranës e marrë me vete bashkë me të. 42


Cili është moment më i bukur i ditës? Mëngjeset e mia nuk do i ndërroj kurër me asgjë. Hap syt dhe gjej Troin me fytyrë tek fytyra ime dhe këmbet tek fytyra e babit... e shikoj çdo mëngjes këtë pamje dhe e adhuroj. Cilat janë disa nga vështirësitë e të pasurit një familje në një moshë të re? Është shumë shumë e vështirë, sidomos fillimi.. Kam pasur lodhje të mëdha, netë pa gjumë,vështirësi. Tani i kam kaluar dhe po shijoj frytet e saj... Ju ndihmon bashkëshorti në punët e shtëpisë? E kam thënë nëpër shumë intervista që jam me fat që kam një djalë të tillë në krah. Ai më ndihmon me shtëpin, me punën time, me djalin dhe ai është personi që kujdeset që unë të jem në formë. Nuk e di a do i arrije të gjitha këto po të mos ishte ai me mua... Falenderoj zotin që e kam në krah atë person.

Ju ishit dhe pjesë e jurisë së Miss Uiverse Albania,na tregoni pak rreth mbrëmjes.Cilat janë përshtypjet tuaja? Ndihem shumë e nderuar që ishe pjesë e jurisë, jo vetëm si një Miss Univers Albania por dhe si përfaqësuese e Universitetit Europian të Tiranës, ku kisha fatin të jepja një bursë të plotë për Miss Inteligjencën.Një çmim vërtet të rëndësishëm jo vetëm për bukurinë por dhe për jetën. E shijova vërtet shumë spektaklin sepse ju dha rëndesia e duhur një kompeticioni aq të rëndësishëm siç është Miss Universe Albania. Si mbyllet dita juaj? Dita ime mbyllet me burrin dhe me Troin tim të vogël. Më duhet ta ushqej, ta laj dhe ta vë në gjumë. Troi mi nis dhe mi mbyll ditët e mia me shumë dashuri.

Jeni në formë të shkëlqyer, keni ndjekur dieta pas lindjes? Fëmija është gjëja më e bukur që kemi në jetë por është lodhje më e madhe që mund të provojmë. Është vetëm meritë e Troit që unë kam ardhur në formë por kam bërë edhe disa seanca tonifikimi tek qendra Kalleshi Cfarë hapësire ju zënë takimet me miqtë? Pas lindjes së Troit i kam munguar shumë shoqerisë time. Por tani po mundohem ti rregulloj mungesat pasi Troi është edhe më i rritur e mund të qëndrojë pakëz pa mamin.

43


d e i r r Ma Happy

ar në ditët e ë jesh i martu derohet “old sotme konsi ë rinjëve fashioned”. T sa shumë i duket marte ë të dhe preferojn conservative me t te te hime. Sh esojnë jenë pa angaz d ionale en e b ic ad tr je am pikëp jetës së çdo htë esenca e që familja ës personi. e dhe ar ka avantazh tu ar m i it n vuar Të që logët kanë pro io oc S e. zh ta disavan martohen preferojnë të që ata të cilët ë të lumtur e tyre janë m in er tn ar p e m ata që ien e tyre se sa en h d rë ar m në ga arsyet artuar. Disa n rrinë të pa m artohemi: pse duhet të m

T

1. Jetë më të gjatë Është vlerësuar që numri i personave që vdesin është dyfish tek çiftet e pa martuara.Të martuarit kujdesen më shumë,ndihmojnë dhe mbështesin më shumë njëri-tjetrin Këshille: Nësë do të jetosh më gjatë, martohu! 2. Kujdesesh më shumë për veten Statistikat tregojne se femrat dhe meshkujt e martuar janë më të shëndetshëm. Duke qënë që ndihen përgjegjës për të dashurit e tyre, ata kujdesen më shumë edhe për veten, heqin dorë nga zakonet e këqija që ndikojnë në një jetë më të gjatë..

3. Ulet risku për sëmundjet seksualisht të transmetueshme Njerëzit e martuar kanë një jetë seksuale të rregulltë dhe të qëndrueshme.Ata nuk kanë nevojë të shohin në mënyrë konstante për partner të rinj dhe kjo ul riskun për t’u infektuar nga sëmundje seksualisht të transmetueshme. Po flasim për çifte që të dy partnerët e duan dhe i qëndrojnë besnik njëri-tjetrit. 4. Gjendje më të mirë financiare Është e qartë që çiftet shpenzojnë më shumë se një person single,por një çift bën më shumë para dhe ata mund të përballojnë blerjet e tepërta.Burrat e martuar janë më të motivuar për të fituar më shumë para. 5. Më e lehtë për t’u kujdesur për fëmijët Kur jeni I martuar është gjithmonë më e lehtë sidomos kur flitet për t’u kujdesur për fëmijët.Prindërit që e ndajnë përgjegjësinë në rritjen e fëmijëve japin një shembull më të mirë dhe fëmijët e tyre bëhen më të lumtur në të ardhmen. 6. Mik për jetë Duke u angazhuar për dikë është diçka e madhe. Gjithashtu është e dobishme që të keni një person i cili ju mbron. Këto janë virtyte të përjetshme dhe kanë qenë gjithmonë të vlerësuar nga njerëzit. Të gjithë ne ëndërrojme që një ditë të takojmë dikë të veçantë me të cilin të shpenzojnë pjesën tjetër të jetës sonë.


HARMONIA HOTELES GROUP

HOTEL IBIZA / AS Harmonia Ibiza /AS Hotel ofrojnë ndjesinë tipike familjare duke i dhënë kujtdo rehatinë e shtëpisë edhe gjatë pushimeve. Klientëve u sigurohet një eksperiencë mbresëlënëse falë shërbimit profesional dhe komfortit të dhomave ose apartamenteve të hotelit. Çdo ditë, ne përpiqemi me përkushtim që t’u sigurojmë klientëve një qëndrim sa më të rehatshëm dhe të këndshëm. Prioriteti ynë është shërbimi i personalizuar, duke asistuar në nevojat e klientit, në mënyrë që ata të ndiejnë në çdo kohë përkujdesjen tonë. Hoteli ynë u ofron pushuesve dhoma me ajër të kondicionuar, TV kabllor, banjë private, tharëse flokësh, ballkon etj. Tarraca panoramike e restorantit është përgatitur për të mirëpritur kërkesat e klientëve, dhe sidomos për të ofruar shijen tradicionale të kuzhinës shqiptare.

AS HOTEL - IBIZA HOTEL Golem, Durrës Rruga e Kompleksit Tel: +355 52 262 240 Cel: +355 67 20 61 002 info@harmonia-hotels.com info@as-hotel.net


Blerina K.Rugova promovon koleksionin

“Botanika” Blerina Kllokoqi Rugova është një ndër stilistet më të famshme në Kosovë. Në vend ajo është e njohur edhe si stilistja personale e Presidentes së Republikës së Kosovës , Atifete Jahjaga, dhe për këtë është vlerësuar shumë mirë edhe nga kritika ndërkombëtare.Ajo njihet ndryshe edhe si nusja e familjes Rugova , familjes së Presidentit historik të Kosovës , z. Ibrahim Rugovës. Blerina është e specializuar për linjën e veshjeve të modës së lartë, ku ruajtja e feminilitetit në stil, përdorimi i kristaleve, rruazave dhe thurjeve janë pjesë e pandashme e koleksioneve.Ajo ishte pjesë e jurisë së Miss Universe Albania dhe njëkohësisht edhe stilistja e fustaneve të mbrëmjeve me të cilat sfiluan vajzat. Ajo u tregua shumë e gatshme të ishte pjesë e këtij evenimenti në të cilën do të kurorëzohej vajza më e bukur shqiptare. Blerina Kllokoqi Rugova mbetet unike në stilimin e saj pasi fustanet nxirrnin në pah anën më sensuale të vajzave duke qenë se ishin një ndërthurje e klasikes me modernen. Kështu skena e TOB u shndërrua në një atmosferë që ngjante me një mbrëmje Gala në të cilën ishin ftuar modelet më të famshme të pasarelave të botës.Së fundmi ajo ka bërë dhe promovimin e koleksionit të saj.Ja sesi shprehet ajo rreth tij: Para disa ditëve kam bërë promovimin e koleksionit tim “Botanika”, mysfirët të cilët ishin të pranishëm patën rastin të shijojnë krijimet e fundit të BKR-së. Është quajtur “Botanika”, për faktin se lulet dhe gjithçka që ka të bëjë me harenë që sjellin ato mua më mbushin frymëzim.Ndaj çdo gjë që flenë brenda meje pëpiqem ta shpalos te krijimet e mia . Ky koleksion në dallim nga koleksionet e tjera përbëhet nga 61 fustane , por normalisht i gjithi ishte brenda kontureve të BKR-së, pasi ishte punuar me një përkushtim më të sofistikuar, gjë që u vë re edhe nga publiku. Ky ishte një ndër ato koleksionet me të cilin kam harxhuar më tepër kohë,madje mund të them muaj të tërë, pasi kam dashur që çdo fustan të ishte perfekt deri në detaje.Janë pesë ngjyra bazë që kam përdorur tek veshjet dhe jam munduar t’i kombinojë në mënyrë të përsosur duke u përpjekur të nxjerrë në pahë ngjyrën e artë. Ky koleksion u mbajt në Prishtinë në sallën 1 Tetori, të pranishëm ishin shumë mysafirë duke filluar nga elita politike e deri te showbizi dhe adhurues të BKR-së.

46


47


Distributor ekskluziv për Shqipërinë Adresa: Kati 2 TEG



50

By: Photo: Ambjenti: Make-up: Dress:

Misela Patrioti Marco Colizzi Restorant Charli max Marina DurrĂŤs Top Center Blerta Botic Jaguar TEG


Xhensila Pere Xh

ensila Pere, rikthehet më e bukur se kurrë më parë. Mesa duket shkëputja 7-vjeçare nga modelingu i ka shtuar më tepër sharmin. Larg nga modelingu por gjithmonë në rreshtin e parë të sfilatave në Milano, Paris apo kudo që prezantohet koleksion i ri. Sot, Xhensila do të realizoj një fotoshooting me Colizzi Fotografi. Për të realizuar fotot është zgjedhur një vend në bregdetin e Durrësit, pranë Currilave. Ndërkohë që stafi eksploron vendin Xhensila nis të provojë veshjet që do të përdori gjatw setit, të përzgjedhura nga Butik Jaguar. Ajo komunikon lehtësisht me aparatin pavarsisht viteve që është shkëputur, ajo di ta gjejë sërish gjuhën për të komunikuar me të. Ky fakt i ra në sy dhe dy fotografëve tanë, Marco dhe Davide, të cilët u befasuan me përshtatjen e saj. Duke i kushtuar kujdesin më të madh çdo fotoje, pozicioni, duke e kuruar cdo shkrepje të aparatit deri në imtësi, Xhensila rrezatoi dhe pasqyroi adrenalinë e saj pa pasur asnjë vështirësi. E çmendur pas modës, në garderobën e saj numërohen rreth dyqind palë këpucë, të cdo ngjyre, cdo modeli, cdo firme. Koleksionon jo vetëm veshje, por edhe autovetura, deri tani ka ndërruar makinën e saj të 20-të. Në përpjekje për të kaluar rrugët e pashtruara dhe plot rërë të Currilave, Xhensila ishte e vetmja që arriti ta çonte makinën deri në fundin e rrugës, ndërkohë që stafit ju desh ta përshkruante një pjesë të rrugës në këmbë. Gjithcka nisi kur ajo ishte vetëm 14 -vjeç. Dëshira e saj për eksperienca të reja, për aktivitete dhe çdo gjë të re e nxitën Xhensilën të bëhej pjesë e botës së modës. Nisi të marrë pjesë në sfilata të ndryshme dhe në konkurse bukurie si Miss Shqipëria. Më pas u përzgjodh si një nga vajzat që do të përfaqësonte qytetin e bukur të Pogradecit në kompeticionin që organizohej në Top Channel, “Shtojzovallet” . Kur cdo gjë dukej se po shkonte në drejtimin që Xhensila dëshironte, atëherë ajo u largua së bashku me familjen e saj për në Itali. Nisi studimet për ekonomi, i mbaroi ato me sukses, por mesa duket dëshira e saj për të cuar deri në fund ëndrrën për famë në botën e modës do ta risillnin në Shqipëri në një tjetër dimension. Me pasion jo vetëm modelingun por edhe shpejtësinë në çdo aspekt të saj. Rally apo driftet do të jenë pjesë e fundjavave të saj, të rrezikshme apo jo, ilegale apo legale, për të nuk ka rëndësi. Kushdo që ka një mjet të shpejtw dhe rastis me Xhensilën, atëherë duhet të përgatitet për një garë shpejtësie, pa rregulla, pa limite, vetëm adrenalinë dhe sfidë e hapur. 51


52


ën e modës? rrugëtim në fush të kë sh lo fil të e pasion, gjithçka Si vendos . Kur ke dicka im nd ve ë ht ës Pasioni nuk m. rrjedh natyrshë uara? t tuaja të prefer Cilat janë marka Burberry. Rolex, Cartier & ën tuaj… enjtë në garderob Veshja më e shtr të Versace. veçoja një fustan Ndër të tjera do përjetosh çdo e adrenalinë, të m sh to je të en tuaj, mund t’ju Të pëlq çdo ditë të jetës i ës jt pe sh të ke emocion, të një uragan, pse? të shijoj çdo përshkruajmë si e nesërmja. Dua on st zi eg k nu hyer më. Sepse për mua për të mos u kt ën ik o aj e ps s se sekondë të ditë diem”. preferuar “Carpe e e im Shprehja conit? t? Cilën do të ve ra ër të tu en av në ej Ju pëlq më vete. Një nd re tu en av ë nj ë vë ësht qenë një fundja Çdo dite e imja r adrenalinë ka pë te s ë rë m bo r dë lu e fa sia cilat më ka të Korçës. Trashë ë dh ar i D r në pë ia te e me miket e m li në rrugë isht ul ak e dh e er ps et se m po ktheheshin arrinte në dy ë që të gjithë oh rk k jam dë N . ëm rreziksh ngjitjen, unë nu rë ti sh vë të r in tepë ion. Dhe kur makinat e kish deri në destinac ha es jit ng të ta ri are se kurrë ndalur dhe ar ndjerë më kren m ja a in ak m a kërisht në kam zbritur ng ën me frymë pi sh bu m u ia m e edhe pse miket t. atë momen

53


Le të flasim për një shpejtësi më konkrete, cili është limiti i shpejtësisë që keni arritur me makinën tuaj? Shpejtesia maksimale e makinës që posedoj, 260 km/h. Karakteri, vendosmëria dhe shpirti luftarak, forca psikologjike për të përballuar situata delikate janë pjesë e rëndësishme në këtë profesion?Apo mjafton një fizikë i bukur për të qenë një nga modelet më të suksesshme? Në çdo lloj profesioni ka të bëjë mentaliteti dhe vendosmëria. Përsa i përket modelingut fiziku është tepër i rëndësishëm por nëse mungon shpirti luftarak, nuk vlen më asgjë. Për mendimin tim rëndësia është 50 me 50. Mendoni se në Shqipëri kemi kritere të rrepta të bukurisë gjatë përzgjedhjes së modeleve të reja shqiptare? Të rrepta … nuk do ti cilësoja ashtu. Mendoj se në Shqipëri jemi më të ‘butë’ se sa janë pasarelat e botës me modelet e reja.


Përshtypjet tuaja nga fotoshooting i parë që keni realizuar.. Si u ndjetë? Na e përshkruani pak atë ditë.. Ajo ditë ka qenë ashtu si une i dua të jenë ditët e mia, plot emocion dhe adrenalinë. Nuk ka mundësi të dytë për të përjetuar një ndjesi për herë të parë. Është një experiencë shumë e bukur dhe mendoj se çdo fotoshooting të falë një emocion të veçantë, por hera e parë, hapat e parë drejt së panjohurës dhe realizimi i ëndrrës tënde, nuk ka të krahasuar dhe nuk ka fjalë që mund ta përshkruash Sa të mbështet familja jote në këtë profesion? Kam mbështetjen maksimale të familjes në këtë profesion, gjë që më mungon përsa i përket shpejtësisë në udhëtimet e mia. Fenomeni i anoreksisë dhe shoqëria që propozon imazhe publicitare, të cilat shpesh deformojnë konceptin e shëndetit dhe elegancës. Sa i rëndësishëm është për ju një edukim shëndetësor i mirë për rininë, sidomos për ju modelet? Pak më lart përmenda pasarelat e botës, pikërisht për këtë fenomen. Jam totalisht kundër anoreksisë. Në momentin që modelët fillojnë e humbin peshën sepse duhet nuk kanë me atë ëmbëlsinë apo bukurinë. Një edukim shëndetësor i mirë është tepër i rëndësishëm, qoftë për rininë ashtu dhe për modelet sepse duhet të jesh gjithmonë e freskët e ëmbël e 55


bukur sensuale dhe mbi të gjitha larg celulitit i cili është armiku nr 1 i modelingut. Interesa të tjera përvec modës.. Bota e biznesit. Jo më larg se këtë verë krijova një ‘Beerbike’ e cila ishte një risi në vendin tonë dhe shpresoj që vitin që vjen të kem një sukses në këtë fushë. Cilën konsideron ikone bukurie ? Valbona Selimllari, miss-i i parë dhe i vetëm shqiptar. Ku e shikoni veten në një të ardhme të largët? Businesswomen, një biznesmene femër suksesshme.

56

e


57


i z z i l o C o c r a M

M

ër arco Colizzi është një em i ri në tregun shqiptarë të fotografëve, megjithatë eksperiencat e tyre në Itali ër mbresëlënëse përmbajnë një histori tep o vjen nga një për karrierrën e tyre.Marc pasioni i tij për familje artistash ndaj dhe tësishëm.Studio fotografinë nuk është i ras në Romë, edhe e tyre qëndrore ndodhet të i apasionuar pse së shpejti kushdo që ësh në studion e re pas fotografive mund të vij het në Tiranë,në Colizzi Fotografi që ndod i Fotografi është rr.”Myslym Shyri”. Colizz dasma por jo një studio e specializuar për met e tyre në vetëm, duke ofruar shërbi ishte i ftuar mbarë botën.Marco Colizi nkursin e “Miss dhe si anëtarë jurie në ko a edhe çmimin e Universe Albania” , ku dh “Miss Fotozhenia”.

Io non seguo la Moda, la faccio

afinë,kush ju mbështeti? mendoj Si lindi pasioni për fotogr filluar ta pëlqej fotografinë kam r ku m the të a mu për Është e vështirë raf gjyshërit e mi artistë qyer .Babai im është fotog se përgjithmonë e kam pël i famshëm ndaj jam i karikaturist satirik shumë ë qen ka im i ysh rgj stë a ndërs zgjedhur mua jo unë atë. sigurt që fotografia më ka e në cilën moshë? Si filluat të fotografoni dh dhe shihja me in fotografik të babait tim tor ora lab në ja lua gël Që i vo entuar shkollën sekret të vogël.Kam freku jë on nd r sua më ke du ot adhurim fot që ndihem autodidakt. zionit por duhet të them e kinematografisë dhe televi zemër pasi ka shumë por jo si të fotografosh me ë rin teo son më të lla ko Sh transmetojnë asgjë. foto që shoh të cilat nuk j? Ky ishte fillimi, po pasta tën,ndjesitë,shprehitë. profesional që adhuroj dri k nia ma jam që r lua zbu n asgjë.Pastaj Kam ër ndryshe nuk transmeto zem me bëj ta t he du në një Fotografinë hë difektet përthyerjet.Pra sho të ëm ssh jde ku i tik kri është edhe syri të më pelqejë. jenë shumë përbërës derisa të t he du të esh thj të azh im afitë e para? Kush t’i ka vlerësuar fotogr që ka pëlqyer fotot e mia. Mami im ka qenë e para


Kush do të ishte fotoja jote “e përkryer” të cilën nuk e keni bërë akoma? Shumë italianë e kanë pëlqyer stilin tim të fotografisë aq sa ne 2012 një juri mundësoi që Colizzi Fotografi të fitonte si fotografi më i mirë italian por mendoj se fotoja më e bukur do jetë kur të jem berë baba. Pse zgjodhët të bëheshit pjesë e tregut shqiptarë? Nga lindi kjo ide? Unë e ndjek tregun e fotografisë nëpër botë prej vitesh dhe kam parë që në Shqipëri ka shumë arritje dhe duke qenë se i dua sfidat dua të vihem në lojë me një kulturë të re. Si zgjidhet një fotograf në tregun shqiptar dhe në ate italian? Ça ndryshimi kanë? Nuk ka ndryshim.Por zgjedhja në të dy vendet duhet bërë midis një fotografi të mirë dhe një jo të mirë. Fotografia për ju është biznes apo art? Fotografia për mua është art por ndihem shumë me fat që këtë art kam mundur ta shndërroj në punën time. Formati fotografik që ju përdorni? Formati i fotografive me të cilin unë jam rriturë është 6x6 por ka prej 10 vjetësh tashmë që më pëlqen dhe formati dixhital. Efektet e fotografimit i jepni që në fotografim apo e bëni më pas në photoshop? Normalisht që efektet e fotoshop përdoren por unë mendoj që fotoshop të jetë mjet për të zvogëluar apo hequr papërsosmëri të vogla vetëm atëherë kur fotografia të jetë 59


e mirë dhe të ketë shumë pak përbërës për të modifikuar. Çfarë objektivi përdorni më shumë? Zakonisht unë preferoj objektivat që janë në distancë për momente dhe shprehi më natyrale. Çfarë e bën punën tuaj ndryshe nga tjerët? Jemi sinonim i cilësisë së lartë dhe prej 20 vjetësh pikë referimi për të gjithë ata që duan fotot e bukura.Kam bërë revolucion në botën e fotografisë së martesës.Është studioja e vetme në Romë që prodhon direkt nga shkrepja e fotos deri në stampim dhe prej 10 vjetësh tashmë edhe prodhues i albumeve prej lëkure për ciftin.Në vitin 1989 shpikëm një stil të ri modern fotosh dhe videosh para martesës që përkonte me periudhën e fejesës.Në 2005 sponsorizuam pushimet e çifteve nq ‘Roma sposa’.Nq 2006 gazeta ‘La Republica’i dedikoi një faqe të tërë Colizzi-t me meritën e stilit të ri.Të njejtin vit Rai1 transmetoi një intervistë 11 minuta me Colizzi Fotografi.Në 2010 shpallëm ‘Il trash’ dress ,një set fotografik pas martesës së një çifti i cili fotografohet në ambjente spektakolare ku të dëshirojnë ata.Të gjitha këto për të qenë perfekt,unik.Ja pse ndihem ndryshe nga të tjerët.Nuk ndjek moden,e bëj atë. Ju keni dhe studion tuaj këtu në Tiranë,jeni të kënaqur me të? Shumë i kënaqur. A mendoni se fakti që jeni italian ju ndihmon në Shqipëri për të pasur një imazh akoma dhe më të mirë? 14.Jo mendoj që duhet të jenë shqiptarët ata që duhet të vlerësojnë imazhin tonë. Ju ishit pjesë e jurisë së Miss Uiverse Albania,si u ndjetë të ishit pjesë e një kompeticioni të tillë?Na tregoni

60

pershtypjet tuaja rreth këtij evenimenti.. Miss Univers Albania ka qenë një përvojë e mrekullueshme dhe falenderoj organizatorët për mundesinë.Pata nderin të zgjidhja Miss Fotozhenia dhe pse e veshtirë me ato vajza të bukura.Vlerësova seriozitetin dhe mundin që të gjithë bënë për të shkuar cdo gjë mirë. Ju keni lënë vendlindjen tuaj,Italinë ,me kë jetoni këtu? Unë nuk jam larguar nga Italia duke qenë se studioja është me qendër atje, por me studion e re do jem më shpesh në Tiranë. Kam marrë një shtëpi për veten dhe stafin tim. Çfarë mendimi keni për shqiptarët? Shqiptarët janë të sjellshem dhe shumë disponibël ja pse e dua popullin shqipëtar. Sa të apasionuar janë shqiptarët me fotografit profesionale? Në 1 Nëntor kemi përurimin e studios dhe vetëm atëherë mund të them sa të apasionuar janë shqiptarët pas fotove profesionale. Selfie është bërë kryefjala e kohëve tona,çmendoni rreth kësaj dukurie? Selfiet më pëlqejnë, unë dhe stafi im bëjmë ndonjë pas çdo seti fotografik. Një këshillë për të gjithë fotografët e rinj? Këshilla ime për të rinitë e kësaj fushe është përulësi,durim dhe dëshirë të sfidosh sepse vetëm kështu mund të rritesh profesionalisht. Si e kaloni kohën e lirë këtu në Tiranë? Më pëlqen të udhetoj, të shoh vende të reja. Më pëlqen thjeshtësia.


61


Make-up Gennaro Marchese

nga

Shumë femra e dinë se me ardhjen e dimrit duhet të tregojnë më tepër kujdes për lëkurën dhe make up- in.Një grim i duhur, i përzgjedhur posaçërisht për tiparet tuaja, për ngjyrë e fytyrës apo llojin e lëkurës gjithmonë krijon një pamje natyrale dhe tërheqëse.Shpeshherë shohim vajza të trokuara në mënyrë të tillë që tiparet e tyre humbin mes larmishmërisë së ngjyrave të tepruara që të pudrave që ato përdorin apo të një konturi të ekzagjëruar të buzëve,syve apo edhe vetullave. Vajza është koha të tregoni anën tuaj feminile, nxirnni në pah pikën tuaj më të fortë, ëmbëlsohuni me një make – up perfekt . Qëllimi është të ndiheni gjithmonë të freskëta , natyrale por edhe sexy. Sot do t’ju sgujerojmë një make –up i cili është shumë i përshtatshëm për ditët e freskëta të dimrit, qw do ju bwjw tw ndiheni mw tw sigrta nw vetvete. Gennaro Marchese është një ndër make – up artist më 62

të famshëm në Itali . Ai grimon emra të njohur të arit apo mediave italiane .Sot do t’I kushtojmë pak më tepër rëndësi vajzave me flokë të kuqe.Për ta konkretizuar më tepër Gennaro Marchese ka sjellë për këtë numër detajet e make up-it të Miriam Leone, prezantueses, modeles dhe aktores së mirënjohur italiane. Make - up për një kuqalashe si bukuroshja Miriam Leone, e cila i ka lejuar vetes një tualet rock, i përdorshëm për një mbrëmje dedikuar kënaqësisë dhe modës, për atë qw guxon dhe dëshiron të joshë. Bazë për një lëkurë të çelur, një krem pudër të lehtë, shkëlqyes në mollëza, ngjyrues portokalli nën mollëza. Sy i errësuar me ngjyrë kafe të djegur rreth tij, buzë mundësisht mat (pa shkëlqim) ngjyrë portokalli ose natyrale shkojnë të dyja mundësitë. Kështu je gati për një mbrëmje trasgresive.


Medusa Caffe Sh.p.k Zyra Tiranë: Ervis Qoli - Cel 0665 700 700; Bardhok Leka - 0668 000 086 Zyra Vlorë: Elton Sheme - Cel 0665 987 075; Arsen Ramaj - 0665 900 515 Zyra Korçë: Keti Projko - Cel 0662 424 288; Edison Sheme - 0696 124 659 Website: www.medusa.al Email: info@medusa.al; Email:manager@medusa.al


Aromë Dashurie

&

Linda Demiraj Ergysi Dajçi

M

artesa mbetet kurorëzimi i dashurisë, bekimi i një premtimi për një jetë plot dashuri e mirësi, besnikëri e begati. Dashuria romantike mbetet një nga instiktet më të fuqishme, ajo lind nga një pëlqim dhe rritet në sajë të kujdesit që tregojnë dy partnerët për ta bërë më të fortë dhe më të shëndetshme . E kush nuk ka një histori dashurie? Kujt nuk i ka rrahur zemra të paktën një herë në jetë? Është ndër të vetmet emocione që të jep besim dhe forcë për të bërë çdo gjë, për të kaluar çdo vështirësi, për tu zgjuar në mëngjes me dëshirë për të jetuar, për të kaluar çdo cast pranë të dashurit të zemrës. Koha do të kalojë por dashuria do të mbetet e pandryshuar , për çdo njeri, në çdo vend

64


By: Photo: Dress:

Arda Gurra Armando Sallabanda Elvis Ikonomi Arti Martesor Frederika

65


Linda Demiraj & Ergysi Dajçi nga Amerika lanë metropolin e New Yorkut dhe zgjodhën pikërisht Tiranën për të kurorëzuar dashurinë e tyre disa vjeçare që lindi pikërisht në Tiranë pak më shumë se 10 vite më parë, kur Linda ishte ende studentë në gjimnaz. 66

Këta të rinj i premtuan njëri-tjetrit dashuri dhe respekt të përjetshëm në korrikun e kaluar nën dritat vezulluese dhe aromën e luleve të një pasditeje që për to është më e bukura e jetës së tyre. Linda dhe Ergysi, u njohën në korrik të vitit 2004, pak kohë para nisjes së Lindës në New York për të studiuar e jetuar. Atëherë ata ishin shumë të rinj, Linda 18 dhe Ergysi 19 vjeç. Pas pesë vjetësh fejesë ata kanë gati tre vite që jetojnë së bashku në New York, qytet të cilin të dy të rinjtë e duan shumë. Më 26 Korrik 2014 ata organizuan një dasmë sa tradicionale


po aq moderne e mbresëlënëse tek restoranti i njohur “Xibraku” në Tiranë, si dhe mbushën albume e CD të tëra me foto e video nga pika turistike e piktoreske të vendit tonë. Ata tashmë janë stabilizuar dhe punësuar në New York City. Linda punon në financë pranë “Voya Investment Management” dhe Ergysi pranë “Cartier, në 5th Avenue”. Janë të respektuar e të vlerësuar për punën që bëjnë dhe në asnjë çast nuk e fshehin faktin që janë shqiptarë. E duan Neë York-un shumë dhe nuk lënë cep të tij pa zbuluar e shijuar duke i shtuar albumit të jetës së tyre çdo ditë kujtime të reja por po njësoj e duan dhe Tiranën dhe mbetën gjithmonë koherent me zhvillimet, me vështirësitë që përballet populli shqiptar por nuk e humbin kurrë shpresën që një ditë dhe Tirana do të jetë një metropol po aq i dashur e i lakmuar sa edhe New York. Kjo ishte një histori për tu larguar disa çaste nga monotonia e jetës plot zhurmë e për të pasur disa çaste romantike që të kuptojmë që pa dashuri jeta është e zbrazët, pa ngjyra, pa emocione… 67


Andi Lila Gladiatori i flamurit


J

emi në Janinë, pikërisht në Kalanë e Ali Pashë Tepelenës, një vend i gjetur për të bërë fotoshooting me personazhin tonë Andi Lilën. Fotoshooting vazhdoi edhe në ambjentet e Du Lac Hotel, i cili siguroi të gjitha kushtet e nevojshme për të realizuar setin fotografik. Jo rastësisht vendosëm të kishim Lilën në kopertinë. Ndeshja e shumë përfolur Shqipëri- Serbi la gjurmë të thella në çdo media shqiptare por jo vetëm. Sytë janë kthyer nga Shqipëria, nga futbollistët e kombëtares, ndaj vendosëm t’i shkonim pranë Andi Lilës, pikërisht në vendin ku ai jeton. Edhe pse disa ditë pas ndeshjes euforia e tifozëve ndihet akoma, megjithëse sjellja e tyre është qetësuar paksa dhe kjo vihej re në qëndrimin që mbanin ndaj Lilës. Duke qenë se jeton në një vend fqinj si Greqia “zhurma mediatike” kishte ndikuar në frymën miqësore të Lilës me komunitetin, por profesionalizmi i tij bëri që cdo koment në lidhje me ngjarjen të qëndronte në hije. Ai është një ndër lojtarët që u cilësua si “hero” pasi mbrojti simbolet e vendit tonë në mesin e fushës së stadiumit “Partizani” në Beograd. Pasi i afruam të ishte pjesë e revistës tonë ai shprehu disponibilitetin e tij për të qenë pjesë e revistës. Pavarsisht angazhimeve të shumta, dëshira e tij për të qenë i pranishëm në mediat e Shqipërisë, bëri që Andi Lila të ishte në kopertinën e këtij muaji.

By: Photo: Dress: Ambjente:

Misela Patrioti Marco Colizzi Botic Celio TEG Hotel Du Lac Janinë

Autoritetet serbe deklaruan se shqiptarët i kanë provokuar, çfarë mendoni për këtë? Autoritetet serbe janë njerëzit më injorantë që kam parë me sy, sepse kërkonin telekomandën e dronit në çantat e futbollistave dhe stafit, gjë që se kisha menduar që mund të ndodhte. Provokim nga shqiptarët?! Alibi shumë e dobët. . . Nëse ndeshja nuk do të ishte pezulluar, mendoni se mund të kishim fituar? Në 20 minutat e para, Serbia po sulmonte shumë vrullshëm në portën tonë dhe kjo ishte normale duke qenë se ishin përpara tifozërisë së tyre dhe nuk shënuan dot gol. Ky fakt na favorizoi shumë sepse presioni që kishim ra bashkë me serbët, dhe kontrollin e lojës e morrëm ne. Unë mendoj që do e kishim fituar atë ndeshje, sepse shqiptarët fitojnë gjithmonë në çdo fushë, në çdo situatë me Serbinë. . . 69


Në pozitat e tanishme sa mundësi mendoni se kemi të futemi në Euro 2016? Mendoj që kemi shanse më shumë se kurrë, sepse kombëtarja jonë nuk ka vetëm një lojtarë që të jetë yll i futbollit botëror, po ylli i kombëtares tonë është grupi i futbollistave që luftojnë çdo minutë sikur të ishte i fundit. . . Personalisht do doja shumë të shkonim në Euro për herë të parë gjenerata ime do ishte fantastike. . . Mund të identifikoni ndonjerin nga lojtarët serb që nxitën dhunën në stadium? Lojtarët serb u sollën si profesionist. Mitrovic e kapi flamurin dhe aty nisi lufta sepse nuk do ta lejonim kurrsesi që ai dhe serbët të prekin flamurin tonë, flamurin e shqiptarëve, flamurin më të bukur në botë. . . Në stadium ishte e pamundur që të kishte më tepër tifozëri shqiptare, pavarsisht se të gjithë shqiptarët ishin me ju, e ndjetë mugesën e tyre në stadium? 5) Gjithmonë mungesa e tifozave të tu është një minus për ekipin nga ana psikologjike, po ne e ndjenim që 10 milion shqiptarë me zemer ishin aty me ne. . . Si u ndjetë pas pritjes që iu bënë tifozët në aeroport? Ishte një gjë madhështore, një emocion që nuk e përjeton shpesh, krenaria në atë moment arriti kulmin. Konfliktet me Serbinë kanë rrënjë të lashta dhe kanë karakter politik gjë që u demonstrua dhe gjatë lojës, mendoni se duhet të ketë një kufij që ndan konfliktet e politikës me atë të lojës? Futbolli është një lojë që nuk duhet të përzihet me politikën, por në Serbi që nga minuta e parë që zbritëm në stadium serbët thonin “Ti vrasim shqiptarët” dhe që ” Kosova është Serbi”. Ata e përzienin futbollin me ndjenjat kombëtare, pasi serbët bwhen gjithmonw shkas pwr konflikte. Por mbas asaj që ndodhi atje, dashuria për

70


Kosovën më është rritur në infinit, duke e parë nga afër se çfarë ishin në gjendje të bënin serbët. . . A mund të themi që nata e mbrëmshme do të mbahet mend nga karierra juaj? Ajo natë nuk mund të harrohet kurrë jo vetëm nga unë por nga çdo shqiptarë. Ajo natë u përshkrua nga ndjenja patriotike të jashtëzakonshme. Si ishte situata në Serbi para fillimit të ndeshjes? Situata në Serbi përpara fillimit të ndeshjes ngjante si një film me luftë, kudo kishte policë dhe në të gjitha anët autobuzi jonë u godit me gura nga serbët që ishin në rrugë sa arritëm në stadium. Në njërën nga fotot tregohet se qëndrove i vetëm perballë shumë lojtareve serb në kërkim të flamurit. A u frikësua Lila? Kam luajtur 50 ndeshje me kombëtaren dhe çdo sekondë në fushë e kam luajtur duke mos kursyer asgjë, për atë fanellë që përfaqëson kombin tim, flamurin tim, dhe momenti që ai serbi e preku me dorë mu errësyen sytë dhe patriotizmi e tejkaloi frikën nga vdekja. Mos ma prekë flamurin se. . . . Të gjithë janë kurioz se çfarë ndodhi me flamurin më pas? Flamurin e ka delegati i UEFA-s. . . Ke pasur probleme me komunitetin ku jeton pas zhurmës mediatike që u krijua nga ndeshja? Me tifozat e Janinës dhe me skuadrën nuk kisha asnjë problem, por shoqatat e Epirit, gazetat dhe rrjetet sociale nuk e kanë pritur mirë veprimin që bëra, po për mua s’ka asnjë problem nëse do të përsëritej e njëjta situatë si ajo e Beogradit unë do të sillesha në të njëjtën mënyrë, dhe nuk do merrja parasysh asgjë. . . Në social media, fansat thërrasin për një “trajtim special” në ndeshjen e kthimit, si i përgjigjet Lila këtyre thirrjeve? Ndeshjen e kthimit mezi po e pres, do

71


luhet në Shkodër me 20. 000 tifoza kuq e zi në stadium dhe asnjë serb. Do të jetë një ndeshje ku do t’i tregonim të gjithë botës se kush janë shqiptarët. . . Momentalisht për cilin ekip luani? Kam 3 vite që luaj në Janinë dhe kam kontratë akoma këtu. Shpresoj që në merkaton e dimrit do të bëj një hap të madh në karierrën time. Një përshëndetje për të gjithë shqiptarët … Dua që shqiptarët të jenë të bashkuar gjithmonë, vetëm të bashkuar jemi më të fortët. Mbas natës në Beograd ndiej që dua të përqafoj çdo shqiptarë sepse e di që të gjithë janë përlotur për ne, në ato momente të vështira... 72


* life, enjoy. = profite de la vie


P

o e nis këtë shkrim me shprehjen që më dhemb në shpirt kur e kuptoj ndonjëherë sa pak e vlerësojmë ne dashurinë,dhe them me vete,pse mos të kishte në këtë vend kurse të veçanta ku njerëzit të mësonin mbi dashurinë,shkolla të veçanta për të vegjëlit që të mësoheshin që në vegjëli si të rriten me kulturën e të dhënurit të mirësisë kudo ku ata ndodhen, e kur të rriten të jenë të gatshëm,dhe të përgatitur për tu përballur me qetësi me problemet pa kaluar në urrejtje e dhunë. Të mësojnë si të duan veten,jetën,botën që na rrethon,fëmijët,prindërit,miqtë mikeshat,dhe termi i ditës të jetë transmetimi i dashurisë. Mbase kur ta lexoni këtë shkrim ndonjëri nga ju me siguri do të thotë që autori nuk është mirë, por pas pak do e kuptojë që jo vetëm është me ndërgjegjie të plotë për atë që shkruan,por edhe ua sygjeron të tjerëve ta lexojnë,sepse kjo shërben për më të mirën e mundshme .Do të jetë një veprim i mrekullueshëm t’i largohemi dhunës së fjalës,urrejtes së transmetuar në gazeta dhe edicione lajmesh,ku rëndomë syri sheh në kryetituj sa u vranë dhe sa u vetëvranë,sa u aksidentuan. A nuk ka ardhur koha që njeriu si qenie e brishtë të vlerësojë veten,dhe të mbrojë jetën nga këto strese e makthe që të sjellin në mendje epidemi lufte,dhe jo kohëra të paqta, Nëse njeriu i zakonshëm përpiqet të gjejë veten,çdo rrugë është vetëm një nga drejtimet ndërmjet miliona rrugëve të mundshme që zgjedh. Duhet të kemi parasysh që një rrugë është vetëm në një drejtim ndaj ndiqni drejtimin e duhur i cili të çon drejt dashurisë për jetën dhe jo drejt dhunës së përjetuar e të përcjellë tek të tjerët,Mendjet e arsyeshme dhe të llogjikshme shpesh nuk besojnë totalisht në fuqinë e dashurisë dhe përpiqemi ta përkufizojmë si.iluzion,vetëmashtrim,opium të mendjes,mendim idealist.etj. Kemi dyshime e paragjykime ndaj teorive që përpiqen të kërkojnë e të provojnë fuqinë e dashurisë.duke përcaktuar sjelljen e personalitetit njerëzor.Të

74

Xhoi Jaka

Te dashurosh dhe te dish te duash gjitha na shërbejnë për të kuptuar rëndësinë e të qenit i mirë dhe i dashur,nuk duhet të kënaqemi duke kopjuar shembuj jo të vlefshëm të personalitetit njerëzor,por të luftojmë e të përsosim vetveten,një person i pasur me dashuri,ka çfarë të tregojë gjithnjë dhe kur nuk është aktiv në dhënien e kësaj ndjesie të veçantë,është unikal dhe përpiqet të ruaj e të transmetoj mirësinë e dhënies së dashurisë. Për njeriun gjëja më e madhe që ka është jeta,dhe deri sa të jemi gjallë ka dhe shpresë thotë një fjalë e vjetër. Të zgjedhesh mënyrën e jetesës nuk është kaq e vështirë sa kujtojmë.e

megjithatë janë të shumtë ata që nuk dinë të zgjedhin rrugën e drejtë atë të dashurisë,paqes,ndihmës së të tjerëve,humanizmit,dhe perfeksionit të figurës njerëzore. Po ju ofroj disa përkufizime,jeta është e bukur,e duhet t’i gëzohemi asaj,,jeta është cilësi që e dallon një qenie të gjallë, jeta është ajo periudhë në të cilën njeriu ia di vlerën dashurisë, lutjes dhe paqes. Një ditë të gjithë do të ikim, është mirë të mbahemi mend dhe të kujtohemi me shumë dashuri. Duaje dhe vlerësoje veten e të tjeret dhe dashuria do të të mbush çdo boshllëk që vetë jeta të krijon në zgjedhjen e rrugës së duhur.


ferizaj Cel: +37745576665


i t e l u l r e p i n o i Pas

t i h s u n a B a Frid

Lulet kanë një domethënie të veçantë. Shpeshherë kemi dëgjuar të thonë se njerëzit që i pëlqejnë më tepër lulet janë romantikë, të ndjeshëm dhe shumë emocional. Për të na treguar më tepër rreth kësaj teme kemi zgjedhur Frida Banushin ,e cila ka një dyqan lulesh që ngjan si një kopësht i vogël botanik. Të flasësh për lulet është si të mos 76

thuash asgjë.Ato i thonë të gjitha përmes ngjyrave ,aromës,formave apo harmonizmave.Edhe ndjenjat dhe emocionet e njerëzve marrin kuptim vetëm përmes dhurimit të tyre me personat e dashur. Do të doja të bëja një retrospektive të vogël,për të kujtuar sesi ka lindur pasioni dhe dashuria për lulet.Kam pasur gjithnjë dëshirë për t’u kujdesur

dhe marrë me lulet.Si profesion e kam nisur në moshën 18 vjeçare,por si pasion shtrihet shumë më hershëm,qysh në fëmijërinë time,kur kujdesesha për lulet e kopshtit apo ato në vazo që mbanim në ambientet e brendshme të shtëpisë. Kam mëse 9 vjet që merrem me lulet, “dhe e di çfarë dua të bëhem kur të rritem”.Më tepër se një profesion,ai


është art dhe një pasion i madh.Në ditët e sotme njerëzit kanë filluar t’i vleresojnë shumë lulet.Me to mund të shprehësh kaq shumë dhe mbi të gjitha është një dhuratë e parezistueshme për femrat dhe jo vetëm.Ka mjaft vajza që bëjnë buqeta lulesh,kompozime apo lule në vazo për miqtë e tyre meshkuj.Nuk dua të mbroj me çdo kusht profesionin tim,por ato kanë impakt direkt. Ata që vijnë blejnë lule,gjithnjë kërkojnë harmonizim ngjyrash dhe larmishmëri formash.Për periudhën në të cilën ndodhemi,janë tepër në trend buqetat vjeshtake,pra ato buqeta që variojnë mes ngjyrave flakëruese të kësaj stine.Portokallia,e kuqja ,e verdha kombinuar me “gjethe të vyshkura dushku”apo kallëza gruri.Por nuk mund të lëmë pa harruar dhe tetorin i cili është një muaj që përmbyllet me festën e Halloweenit.Mjaft të preferuar për këtë janë kungujt si simbolikë e festës së fundmuajit,të cilët të kompozuar me lule duken po aq sa “të frikshem” edhe të vecantë. Sa për mbretërinë e luleve, e kryesojnë gjithnjë trëndafilat e të gjitha ngjyrave,theksojmë të kuqin si më të preferuarin e të gjithëve, simbolika që mbart -dashurinë pasionante. Një këshillë të fundit nga unë: Lulet kanë nevojë vetëm për tre kujdesje bazike,dritë ujë dhe mbi të gjitha dashuri.

77


Sonny K. Elson Bashkëpunimi im me Fadil Berishën

S

onny nuk është një emër i padëgjuar, ai është një ndër fotografët më të njohur në Shqipëri. Shpesh kemi bashkëpunuar me të për sete fotografish të shumta për personazhet që kanë qenë pjesë e revistës. Ai gjithashtu ka edhe një agjensi modelesh, disa prej të cilave ishin dhe pjesëmarrëse në “Miss Universe Albania”. Në këtë kompeticion Sonny ishte një ndër fotografët që bashkëpunuan për realizimin e këtij evenimenti por edhe pjesë e jurisë. Një bashkëpunim i veçantë ishte edhe ai krah z.Fadil Berisha, mbetet gjithmonë një eksperiencë e paçmuar për çdo fotograf.

Sonny, ishe një ndër anëtarët e jurisë të Miss Universe Albania, si e prite këtë ftesë? Çfarë përshtypjesh të la ajo natë? Në momentin e parë që më erdhi ftesa mbeta tepër i suprizuar dhe i kënaqur, ndjesi që pastaj u shndërrua në përgjegjësi, sepse të jesh pjesë e eventeve me të tilla përmasa nuk është gjë e lehtë. Përshtypjet e mia ishin pak a shumë si emocionet që përjetuan miss-et, pothuajse u bëmë njëherazi anëtarë të jurisë dhe konkurrentë. Ndoshta nga anëtarët e jurisë isha ai që ishte me afër vajzave dhe kam ndjekur më shumë se të tjerët gjithë eventin që në fillim dhe e di që për të arritur në natën finale është dashur shumë dashuri nga stafi i Revistës Vip dhe personat që u bënë pjesë. 78

Çfarë mendimi keni për vajzat që konkuruan? Por për vajzën fituese, Zhaneta Byberin? Vajzat që në fillim zunë me njëra tjetrën dhe e ruajtën këtë frymë deri në fund. Kam asistuar dhe herë të tjera në evente të tilla dhe kam vënë re që xhelozi dhe pakënaqësi ndodhin shpesh por jo kësaj here. Konkurrentet e ruajtën sportivitetin deri në fund, dhe tashmë disa ditë mbasi ka mbaruar eventi ato janë sërish si ditën e parë. Fituesen e njoh mirë sepse kam asistuar në të tre konkurrimet që ajo ka marrë pjesë, “Miss Albania 2012”, “Miss Universe 2013 dhe këtë vit, madje ka qenë edhe pjesë e disa sfilatave të organizuara nga Agjensia Icon. Sinqerisht nuk i dhashë


votën time për të qenë fituese por siç duket anëtarët e tjerë të jurisë e menduan ndryshe. Duke qenë se ishe dhe një ndër fotografët që bashkëpunuan me z. Fadil Berisha, mund të na flisni pak për këtë eksperiencë ? Si ishte të punoje krah tij? Fadil Berisha normalisht është një nga figurat më të njohura përsa i përket fotografisë, ndaj dhe të punosh me të ka gjithmonë diçka për të mësuar. Pavaresisht se atë ditë na prishi pak punë shiu, por gjetëm mënyrën më të mirë që dhe konkurrentet të kishin një kujtim të bukur nga dora e z. Berisha.

Çfarë mendon se e diferencon z. Fadil Berisha nga fotografët e tjerë? Mendoj që normalisht puna e tij e veçantë, eksperiencat që ai ka pasur në një vend si Amerika ku besoj shumë gjëra vlerësohen me një masë tjetër. Fakti që ai sot fotografon personazhet më të mëdha e ka ngritur shumë emrin e tij, ndoshta kjo dhe për atë stilin e veçantë që ai ka në fotot e tij. Cili ishte momenti që të la më shumë mbresa nga i gjithë evenimenti? Besoj se momenti më i veçantë me kostumet kombëtare, pavaresisht se nuk mbahem për patriot prap ngjyrat dhe veshjet tona të krijojnë një ndjesi mbreslënëse. 79


Projekti

“Diferencimi i produktit turistik: Shtigjet Eko-turistike në zonën ndërkufitare për promovimin e turizmit alternativ”

N

ë kuadrin e programit të Bashkëpunimit Ndërkufitarë ShqipëriGreqi 2007-2013 Bashkia Korçë (LP2) është duke implementuar Projektin “Differentiation of Tourist Product: Eco-Tourism Trails in the cross-border area for the promotion of alternative Tourism” – Eco Tourism Trails me financim nga Komunitetit Europian, në bashkëpunim me Bashkinë e Nestorio(LP1) –s dhe organizatën CALLISTO Wildlife and Nature Conservation Society (P3)

80

Qëllimi i këtij projekti është të ndihmojë në zhvillimin e eko-turizmit dhe promovimin e burimeve natyrore dhe kulturore, si dhe jetën e egër në vendet ndërkufitare. Ky projekt është duke u implementuar në Rajonin e Korçës dhe të Nestorio-s. Të dy rajonet ofrojnë bukuri natyrore, vende me interes kulturor dhe fetar, ofrojne mundësi për aktivitete sportive, si dhe tek të dy rajonet gjenden specie të rëndësishme të jetës së egër. Të gjitha këto i japin mundësi këtyre vendeve ndërkufitare të vendosin bazat për një zhvillim të qëndrueshëm të eko-turizmit. Megjithatë, sektori i turizmit në të dy rajonet nuk ofron të gjitha mundësitë për një komunikim shumë të mirë mes tyre, duke shënuar mungesa në infrastrukturën social-ekonomike dhe mungesa në ekspertizë në fushën e turizmit. Kjo zonë karakterizohet nga markime të pakta gati zero, si dhe nga zona të pazbuluara natyrore dhe sporte të natyrës. Ky projekt përshkruan të gjitha nevojat dhe mundësitë e identifikuara për të adoptuar një zhvillim të balancuar në bashkëpunim me komunitetet lokale, autoritetet, organizatat jo fitimprurese që operojnë në këtë


drejtim, si dhe të gjithë aktorët që operojnë në fushën e turizmit. Ky projekt ka si objektiv: 1. Promovimin e një turizmi alternativ si një mënyrë për të rritur zhvillimin ekonomik të vendeve kufitare në një mënyrë të qëndrueshme. 2. Krijimin e produkteve turistike të integruara dhe të veçanta në lloj duke harmonizuar lidhjen e burimeve dhe shërbimeve turistike, mbrojtjen e biodiversitetit të zonave, njohjen e vizitorëve me gjallesat e egra që jetojnë në këto zona, rritjen e burimeve njerëzore nëpërmjet ekspertizës në fushën e eko-turizmit, zhvillimin e bashkëpunimit mes aktorëve turistikë të shumtë në nivel ndërkufitar me qëllim krijimin e aktiviteteve të përbashkëta turistike. Për të realizuar objektivat e mësipërme janë planifikuar një sërë aktivitetesh mes të cilave mund të përmendim: - Markimi 5 shtigjeve turistike në të dy rajonet (përmirësimi i infrastrukturës, hedhja në hartë, sinjalistika turistike), si dhe hedhja e tyre në GIS me të gjitha karakteristikat e shtegut dhe vendet me interes.

- - -

Promovimi i këtyre shtigjeve nëpërmjet krijimit të paketave të përbashkëta turistike Aktivitete në rrjet për rritjen e bashkëpunimit mes dy rajoneve Trajnime të specializuar për rritjen e kapaciteteve njerëzore në drejtim të turizmit.

Projekti do të finalizohet me krijimin e një identiteti të ri turistik të zonës si një destinacion eko-turistik, në mbrojtjen dhe zhvillimin e zonave të mbrojtura (mjedisi, flora, fauna, liqenet pyjet, ariu kafe etj), në promovimin e vendeve të rëndësishme mjedisore dhe kulturore nëpërmjet krijimit të shtigjeve turistike, krijimin e një portal të përbashkët në shumë gjuhë duke zgjeruar identitetin e zonës si një zonë me eko-turizm; Zhvillimin e njohurive të burimeve njerëzore lidhur me eko-turizmin, dhe mënyrën për të kërkuar informacion, burime informacioni online për të zhvilluar burimet e një turizmi alternative; forcimi i lidhjeve mes të dyja vendeve nëpërmjet kontakteve të drejtëpërdrejta mes aktorëve në fushën e turizmit. Më konkretisht do të realizohen 2 ëorkshope, 5 kurse mësimore on-line, tre trajnime, 1 portal, 2 kioska informacioni, 1 seri me paketa turistike, 1 seri guidash, 1 seri materialesh informuese si dhe 1 plan veprimi për zhvillimin e eko-turizmit.

81


Photo: Sony K.Elson Make-up:Top Center Blerta Model: Devis Bajrakari Lori&Anxhi


Adresa:

1- Krienko Jeans, kati 0, TEG 2- Krienko Factory Outlet, Rrg. Elbasanit te rrethrrotullimi, prane Pallatit te Brigadave 3-Krienko, Jeans, kati 2, Flagship Center, Durres 4- Krienko Jeans, kati 2, QTU, Fier 5- Krienko Jeans, kati 2, QTU Vlore 6- Krienko Jeans, kati 2, Qendra Tregtare Shkoder 7- Krienko Jeans , Ish UMB , Fier 8- Krienko Jeans,Lagjia Apollonia, Fier.



Photo: Sony K.Elson Make-up:Top Center Blerta Model: Devis Bajrakari Lori&Anxhi


86


MISS UNIVERSE

Foto: By: Dress:

Fadil Berisha Misela Patrioti Arti Martesor Frederika Tradita Popullore Edlira Make -up & Hair: Topcenter Blerta Juli Berisha Artur Muca Location: Royal Hill Palace Hotel Durres

87


Ju u shpallët Miss Universe Albania, si u gjendët në këtë konkurim? Ishte një dëshirë e imja për të konkuruar, pasi mendoja që plotësoja kriteret e nevojshme që kërkoheshin nga një konkurente për të marrë pjesë, dhe pse jo për të fituar në një konkurs të tillë bukurie. Zhaneta, çfarë do të thotë për ty të jesh më e bukura e Shqipërisë? Sigurisht që është një nder dhe privilegj i jashtëzakonshëm për mua që u kurorëzova miss, por që duhet të kemi parasysh se puna ime sapo ka nisur, pasi kam një rrugë të gjatë dhe detyrë me rëndësi për të bërë si fillim; atë të të përfaqësuarit të Shqipërisë në mënyrë sa më dinjitoze. Nga nisja e këtij kompeticioni deri në fundin e saj, cdo ditë është një eksperiencë, një emocion, mund ta përshkruani këtë rrugëtim deri në kurorëzimin tuaj? Si e përjetuat atë çast? Është normale që gjithcka që nis, fillimet e saj i përballojmë jo lehtë, me frikë, lëkundje emocionale, pasiguri. Por duhet të kujtojmë që njeriu është qenia më e zgjuar, që me kohën mëson të përshtatet me cdo lloj vështirësie të jetës. Pra dhe për mua i tillë ka qenë ky rrugëtim, plot emocion, ankth, paksa pasiguri në vetvete, deri në kurorëzim, që ishte sigurisht çasti të cilin dyshoj ta harroj ndonjëherë, plot emocion, lot dhe gëzim. Të ka ndihmuar besoj sadopak edhe rruga e modeles për të qenë në top formë dhe, pse jo, për të pasur disa pluse më tepër për kurorën? Sigurisht, pasi ekziston një lidhje mjaft e fortë ndërmjet fushës ë modës dhe asaj të kompeticioneve të bukurisë. Postura e nevojshme që duhet mbajtur në skenë, prezantimi i vetvetes; kto janë gjëra që i mëson me kohën në botën e modës, dhe të cilat janë esenciale neë një konkurs bukurie, kështu që them se po, për një modele të përgatitur nga këto anë, është një plus goxha i madh. Cfarë mendoni se ju diferencoi nga vajzat e tjera? Se di, them se mund të jem dukur më e përshtatshmja, më e përgatitura, dhe plotësoja kriteret e kërkuara për të fituar. Cila mendoni se është pika më e fortë në fizikun tuaj? Mendoj se e gjithë struktura ime trupore është në harmoni, kështu që s’mund të vecoj ndonjë pikë të fortë të caktuar në fizik. A ndiheni gati të konkuroni në Miami?Cfarë prisni nga ky eveniment? Unë po përgatitem shumë për konkursin e madh, në mënyrë që të jap më të mirën e mundshme. Shpresoj që të arrij sa më shumë atje, të krenoj familjen, miqtë dhe të gjithë ata që besojnë tek unë. Është mëse normale që të pritet goxha stress, lodhje, ngarkesë emocionale nga një eveniment I tillë kaq madhështor, por që siç e thashë, do të jap maksimumin tim atje sidoqoftë. 8. Si mendoni se do të jetë ky vit gjatë të cilit do të mbani 88

në kokë kurorën? Ky vit sigurisht që pritet të jetë plot ngarkesë, pune dhe lodhje, por të cilat në fund të fundit janë gjëra mëse normale tani. Cilat janë synimet tuaja pas këtij çmimi? Synimet e mia janë, fillimisht të dal sa më mirë në konkursin ndërkombëtar që do zhvillohet në Janar, pastaj të interesohem për t’u bërë pjesë e ndonjë agjensie mode në Neë York dhe të punoj si dhe të vazhdoj studimet atje. Cfarë do të sakrifikonit ju për një karrierë të suksesshme? Për një karrierë të suksesshme është mëse e pritshme që duhen bëre sakrifica, por pa kaluar në ekstremitete. Unë do t’i përkushtohesha karrierës së ëndrrave, do i kushtoja kohën e duhur, duke I dhënë mundin dhe punën e nevojshme. Sa kohë i kushtoni fizikut tuaj, mbani dieta? Bëni palestër? Fizikut i duhet kushtuar nga pak kohë gjatë gjithë ditës; pra kujdes në ushqyerje, veprimtari fizike etj. Dietat mbahen vetëm para ndonjë evenimenti të rëndesishëm mode, ose ndonjë spektakli, ndërsa një dietë e rregullt ditore do të ishte thjesht një regjim i të ushqyerit me kujdes dhe në mënyrë të shëndetshme. Po, bëj palestër. Më pëlqen të ushtrohem. Në varësi të mundësisë kohore, mundohem të ushtrohem pothuajse cdo ditë për një periudhë kohore prej 1 ore e gjysëm ose 2 orësh. Ju ka bërë më sociale cmimi që fituat, apo tani ju duhet ti përzgjidhni më shumë personat që bëjnë pjesë në shoqërinë tuaj? Sigurisht, pasi fitohet një çmim i tillë, fillojnë të të njohin gjithnjë e më shumë njerëz, duke u rritur ndjeshëm dhe mundësia e të pasurit një rreth më të zgjeruar shoqëror, por që gjithmonë, dhe sidomos në të tilla raste duhet bërë kujdes në zgjedhjen e shoqërisë. Tani që jeni një femër e njohur, një imazh i bukurisë shqiptare, patjetër që edhe numri i adhuruesve tuaj është rritur ndjeshëm, si janë marrdhëniet tuaja me meshkujt? Unë si me meshkujt, ashtu edhe me femrat që më simpatizojnë, kam një raport relativisht të mirë dhe të rregullt. Cili është një personazh i njohur që e keni idhull, apo që dëshironi ti ngjani? Admiroj supermodelen e njohur braziliane, Adriana Lima. Është një femër e cila nuk ka admirin tim vetëm për shkak të pamjes së saj tërheqëse dhe ekzotike, apo për karrierën mjaft të suksesshme por edhe për personalitetin dhe zgjuarsinë që e karakterizon atë femër. Për cfarë keni studiuar? Kam studiuar për gjuhë të huaja; anglisht, italisht dhe gjermanisht në shkollën e mesme të gjuhëve të huaja “Asim Vokshi”. Dimë që më përpara keni jetuar në Angli, na flisni pak për jetën tuaj para se të ktheheshit në Shqipëri?


89


90


Jeta në Angli ka qenë dhe sigurisht do të mbetet shumë më ndryshe nga jetesa në Shqiperi. Kam jetuar në Angli për disa vite para se të kthehesha në Shqipëri me familjen. Atje gjithcka ishte shumë më ndryshe sesa këtu; mentaliteti, sjellja e njerëzve, shoqëria, pra gjithcka. Kalova shumë vite andej, kështu që them se kur u ktheva ne Shqipëri, u mërzita goxha pasi s’doja të largohesha që andej, por pasi kaloi koha, u mësova të përshtatesha. Si janë planet tuaja, keni ndërmend të jetoni në Shqipëri? Pas përfundimit të konkursit në Miami, synoj të rrij në SHBA, por që kthimi tek jetesa në Shqipëri mbetet akoma një mundësi e hapur. Cili ka qenë udhëtimi më mbreslënës që keni bërë? Udhëtimi më mbreslënës për mua ka qenë ai që kam bërë në Valbonë të Tropojës, vendlindjes time. Valbona më la

vërtet mbresa të padiskutueshme. Rrallë herë mund të isha hasur me bukuri dhe mrekulli të tilla natyrore si ato që mbarte Valbona. Libri i fundit që keni lexuar? Me sa më kujtohet ka qenë seria e katërt dhe e fundit e novelave të Dan Brown; Ferri, një libër vërtet interesant dhe intrigant. Një këshillë për të gjitha vajzat që kanë ndërmend të ndjekin gjurmët e tua? Kam vetëm një gjë për të thënë: atë që synoni ta arrini, bëjeni me nder, vetbesim dhe mos lejoni asnjë të ju thotë që nuk mund ta arrini atë që dëshironi, përkundrazi, vetmotivohuni edhe më shumë dhe vërtetoju të kundërtën të gjithë atyre që nuk kishin besim se do ja dilnit dot në atë që synonit të arrinit! 91


Nata finale MISS UNIVERSE M

rë vjetore bukurie

një ga Misela Patrioti iss Universe është ta e ejtohet nga Organiza dr Marco Colizzi ndërkombëtare që a dy ng një ë konsideruar si Fani Aliko Miss Universit .Esht botë në mëdha të bukurisë Henri Koçi kompeticionet më të etit .Këtë rës dhe të popullarit ltu ,ku jit tig es Make-up:Top Center Blerta pr e in ,në aspekt p në bashkëpunim nizua nga Revista Vi Aleksi Sallon vit ky konkurs u orga bjentet e Teatrit të enti u zhvillua në am .Ev ha Mumi Cosmetic ris Be il ad z.F e m datë 8 tetor. Dress: Self collection Operas dhe Baletit më Blerina K. Rugova Arti Martesor Frederika Tina Sallon Nuserie

By: Photo:

92


Audicionet e para nisën që në fund të muajit gusht, lajmërimet në media të ndryshme dhe në rrjete sociale nxitën vajzat shqiptare jo vetëm në Shqipëri por edhe në shtetet fqinje të vinin të merrnin pjesë. Prezantimi i vajzave u bë në ambjentet e Royal Hill në të cilin u organizua një mbrëmje Gala. Delikatesa dhe përkushtimi me të cilin ishte organizuar mbrëmja ishte madhështore. Armand de Brignac ishte pija që mbretëronte nëpër tavolina. Atmosfera krijonte një harmoni mes të ftuarve duke sjellë një dimension të ri në prezantimin e vajzave që do të merrnin pjesë në kompeticion . Pas përzgjedhjes së qindra konkurenteve mbetën vetëm 19 vajza finaliste, të cilat do të bënin një rrugëtim të gjatë deri në kurorëzimin e fitueses.U bënë fotoshooting me Colizzi Fotografi në Durrës, Shëngjin, Lezhë dhe Shkodër. Madje Kryetari i Bashkisë së Shkodrës z.Lorenc Luka u tregua mikpritës dhe shumë i gatshëm të ofronte bashkinë për të realizuar fotoshooting. Një tjetër set i paharrueshëm ishte dhe ai me z.Fadil Berisha.Një emër i njohur jo vetëm në Shqipëri e Kosovë por dhe në të gjithë botën. Ishte një ëndërr e bërë realitet që vajzat patën fatin të fotografohen nga z.Berisha. Kudo stafi ishte në dispozicion e tyre. Pas përgatitjeve të shumta mbërriti dhe nata finale. Teatri i Operas dhe Baletit ishte ndriçuar nga dritat që vezullonin mbi tapetin e kuq në të cilin kalonin të ftuarit dhe ndalonin në banerin që qëndronte gati për të mirpritur të gjithë ata që do të ndanin emocionet e kësaj nate me konkurentet. Në hyrje të derës ishin vendosur dy buqeta gjigande me lule që i sillnin më tepër harmoni ambjentit. Pas disa çastet salla u mbush plot me njerëzit që kishin ardhur të shikonin natën finale… “Dhe fituesja e Miss Uiverse Albania 2014 është Zhaneta Byberi”, me këto fjalë Albert Dumani dhe Jenny Jonas, prezantuesit e kompeticionit, përmbyllën dhe spektaklin e 8 tetorit. Vajzat sfiluan me fustane nusërie të “Frederika, Arti Martesor”, duke


krijuar një atmosferë rrezatuese teksa kalonin në skenë dhe të krijonin idenë e një dasme me plot 19 nuse. Më pas rradhën do ta kishin fustanet e mbrëmjeve që ishin siguruar nga stilistja e famshme kosovare Blerina Kllokoqi Rugova, një stilim i hijshëm i copës së punuar me delikatesë duke nxjerrë në pah anën më delikate dhe më sensuale të vajzave.Fustanet ishin një gërshetim i mondanes dhe modernes.Veshjet tradicionale ishin një tjetër risi në këtë mbrëmje, punimi i tyre mbreslënës nuk kishte si të mos mbetej një prej kujtimeve më të bukura të konkurenteve.E teksa vajzat ndërroheshin për të sfiluar me veshjen e rradhës Oriola Marashi solli në skenë një arie të mrekullueshme. Elgid Doda do të shoqëronte vajzat nën tingujt e këngës së tij që tashmë është shndërruar në hit “Selfie” dhe “Ti doje”. Beatrix Ramosaj dhe 94

Kristo Thano ishin dy emra të tjerë të njohur që sollën këngët e tyre në këtë mbrëmje.Nuk mund të lëmë pa përmendur dhe disa nga të ftuarit special të mbrëmjes që na nderuan me pjesmarrjen e tyre si z.Seyhan Pencabligil (drejtori i BKT) dhe sigurisht z.Erkan Tabak (drejtori i Albtelecom). Një tjetër pjesë e rëndësishme e këtij kompeticioni ishte edhe juria e përbërë nga emrat më të njohur si “Blerina Kllokoqi Rugova, Niko Komani, Armina Mevlani, Marco Colizzi, Adrola Dushi, Sony K.Elson, Floriana Garo. Këta ishin shtatë anëtarët e mrekullueshëm të jurisë së Miss Universe. Një tjetër personazh ishte dhe Françeska Jaçe e cila qëndronte në hyrjen e TOB duke mirëpritur të ftuarit dhe duke i shkëputur atyre nga një intervistë.Por mbrëmja nuk do të mbaronte këtu, pas mbarimit

të spektaklit të gjithë u drejtuan tek Fusion, ku u ishte organizuar dhe një after party për të festuar finalizimin e këtij kompeticioni. Ambjenti lluksoz i Fusion krijoi një atmosferë festive. Kurorëzimi i vajzës më të bukur shqiptare Zhaneta Byberi, padyshim ishte një çast në të cilin çdo femër u ndje krenare që do të përfaqësohej nga një imazh i tillë në kompeticionin botëror të Miss Universe. I urojmë suksese në konkursin e rradhës… Falenderojmë të gjithë bashkëpuntorët tanë që u afruan me shumë dashamirësi për të na ndihmuar të organizojmë këtë mbrëmje të mrekullueshme. Sigurisht ky kompeticion nuk do mund të realizohej pa sponsorët tanë të cilët patëndëshirën për të qenë të pranishëm edhe në sallën e Teatrit të Operas dhe Baletit për të parë nga afër vajzat teksa sfilon dhe për të ndarë me to emocionet e papërshkrueshme të finales.


95


Ac Oil ishte sponsor gjeneral i Miss Universe Albania që dha mbështetjen maksimale për të gjithë rrugëtimin e këtij konkursi. Kappa Oil ishte një tjetër kompani që dha mbështetjen maksimale për organizimin e këtij evenimenti. Spitali Salus për suportin që i dha konkursit, gjithashtu bëri dhe një video sensibilizuese për kancerin e gjirit. Blerina Kllokoqi Rugova, stilistja kosovare më e njohur për stilimin e fustaneve të mbrëmjeve. Royal Hill që ofroi ambjentet e tij të mrekullueshme për të kaluar një mbrëmje plot elegancë teksa prezantoheshin vajzat pjesmarrëse të Miss Universe Albania. Luxury Brands që ofroi shampanjën më të re në tregun shqiptarë, pas famës që ka nëpër botë Armand de Brignac. Shega Trans që mundësoi transportin plot komoditet e siguri të vajzave nëpër turne në qytete të ndryshme të Shqipërisë për të realizuar fotoshooting. Universiteti Europian i Tiranës me president Z.Henri Çilin që ofroi bursë për një nga vajzat konkurente, e cila tani mund të studio në një nga universitetet më serioze të Tiranës, duke u pajisur me një diplomë e cila vlen nëpër të gjithë Europën. Harmonia që ofroi akomodimin e vajzave që kishin ardhur nga rrethet, duke i afruar një shërbim cilësor dhe komod. Medusa Caffe që prodhon kafen më të shijshme ishte një nga sponsorat më të rëndësishëm të konkursit që dha dhe një çmim për njërën nga vajzat që tashmë është imazh i kësaj kompanie. Mumi (make up Milano Italy), solli një dimension të ri në make-upin që iu bë jo vetëm vajzave konkurente por dhe këngëtarëve që ishin të ftuar në mbrëmjen finale. Me një stil plot feminilitet, stafi i tyre bëri një grim natyral duke nxjerrë në pah bukurinë e vajzave. Marco Giovanni, argjendaria italiane që tashmë ndodhe edhe në TEG mundësoi kurorën e mrekullueshme të vajzës fituese e cila pati fatin të 96


mbante në krye një përpunim të jashtzakonshëm të gurëve të çmuar dhe argjendit, me një stil unik që vetëm Marco Giovanni mund ta ofrojë. Colizzi Fotografi, studio e famshme italiane që ndodhet në Romë tani edhe në Tiranë ofron shërbimet e saj, vajzat pjesmarrëse në Miss Universe Albania patën fatën të bënin fotoshooting me stafin e talentuar Colizzi. Henri Koçi, fotografi që mundësoi disa nga fotot në natën finale, videon në ambjentet e Royal Hill dhe fotot në backstage gjatë setit fotografik që u zhvillua me z. Fadil Berisha. “Frederika, Arti Martesor”, fustanet e sajpërrallore sollën një atmosferë të paharrueshme, duke i nxitur çdo vajze dëshirën për të pasur një fustan të tillë në ditë më të veçantë të çdo femre. Floral Fantasy, një dyqan lulesh që në hyrje të tij duket si një kopësht botanic, ofroi lulet shumëngjyrëshe për të zbukuruar ambjentet e Teatrit të Operas dhe Baletit. Blerta Top Center dha një ndihmë të jashtëzakonshme në make-upin në natën finale dhe gjatë setit fotografik me z.Fadil Berisha. Alexi Sallon grimoi vajzat gjatë fotoshooting në Durrës dhe Shkodër duke i nxjerr në pah freskinë e moshës dhe tiparet e bukura të tyre. Self Colletion mundësoi rrobabanjot e koleksionit të ri 2014 (bikini dhe trupore) me të cilat sfiluan vajzat në natën finale. Arragosta, një ndër restorantet më të mira në Durrës që mikpriti të gjitha vajzat dhe stafin e Miss Universe Albania për të kaluar një mbrëmje të këndshme. Gadafi Limuzin që ofroi limuzinat e tij lluksoze për transportin e vajzave konkurente. Fusion Club për organizimin e after party që u organizua pas finalizimit të Miss Universe Albania. Tina Sallon Nusërie që mundësoi veshjet e mrekullueshme tradicionale që mbartnin kulturën e çdo vendi shqiptarë. Media Partner TV Klan

97


The Voice of Albania Formati i suksesshëm, talent show The Voice of Albania, tashmë është në edicionin e katërt që nga e premtja e 3 tetorit 2014! Ashtu si në edicionet paraardhëse, edicioni i katërt prezantohet nga Ledion Liço, i cili rikthehet plot energji pas prezantimit të Summer Fest gjatë sezonit veror. Risia e padiskutueshme këtë vit është hyrja më e re në panelin e jurisë. Përveç Alma Bektashit e Sidrit Bejlerit, ekipit të trajnerëve u bashkohen Genc Salihu; kompozitor, këngëtar, poet e producent nga Prishtina; dhe Elsa Lila, e cila rikthehet në skenën shqiptare, në një profil që nuk e kemi njohur më parë. Nën moderimin e Ledion Liços, autorja e programit Zefina Hasani, regjisori Ergys Lubonja dhe drejtori muzikor Shpëtim Saraçi, premtojnë spektakël. Përveç zërit, këtë sezon do të jetë shumë e rëndësishme edhe historia personale, që secili konkurrent sjell me vete.Janë

të shumtë konkurrentët e paraqitur në audicione, nga të gjitha rrethet e Shqipërisë dhe nga diaspora, të cilët duan të tregojnë se mund të jenë “zëri më i mirë”!Gjatë këtyre 3 viteve të “The Voice of Albania”, e para që mbajti në duar trofeun me simbolin karakteristik V (Voice) ishte Rina Bilurdagu, vajza nga Prizreni me trajnere Alma Bektashin. Fituesja e edicionit të dytë ishte Venera Lumani, nga Struga, me trajner Sidrit Bejlerin, ndërsa trofeu i edicionit të tretë shkoi në Gjakovë. Fitues u shpall Florent Abrashi, një trumf i dytë ky për trajnerin Sidrit Bejleri.“The Voice”, një patentë e krijuar nga John De Mol, u zhvillua për herë të parë në Hollandë. Shteti i dytë që bleu ekskluzivitetin për të zhvilluar “The Voice” ishte Amerika, ndërsa e treta me të drejta ekskluzive ishtë “Top Channel”, që solli në Shqipëri 98

Emisionet me trend Nga: Misela Patrioti

atë që sot është një nga programet më të famshme dhe më të vlerësuara në botë.

Dance with me Televizioni Klan dhe producenti Alesandër Frangaj vazhdojnë investimin ambicioz në një skenografi mbresëlënëse e cila ka transformuar tërësisht Teatrin e Televizionit Klan.Ky projekt rikthen në Shqipëri edhe Gaetano Castellin skenografi i cili paralelisht punon për serialet e reja në “Rai Uno”. Producentet artistike Vera Grabocka dhe Alketa Vejsiu do të jenë për 12 javë në ekran duke sjellë risi në këtë format që është përthithur nga cdo television në mbarë botën.Nën drejtimin e Alketa Vejsiut dhe nën gjykimin e Valbona Selimllarit, Robert Aliajt dhe Ilir Avdylit, shtatë ciftet e personazhëve të njohur kanë performuar zhanre të ndryshme kërcimi


me koregrafitë e Albi Nakos dhe Klaudja Pepës. Konkurrentët, personazhe të njohur të medias dhe artit u vendosën për herë të parë përballë sfidave të kërcimit. Ata nuk do të shoqërohe gjatë performancave të tyre nga një profesionistë, i vetmi kontakt që ata do të kenë me balerinët Albi Nako dhe Klaudja Pepa do të jetë gjatë provave. 14 yjet do të garojnë mes njëri tjetrit deri në natën finale kur do të shpallen dhe “Mbretërit e Kërcimit”. Por juria nuk do të jetë e vetmja që do të japë vlerësimin për ciftin më tëmirë, publiku gjithashtu do të votojë për ciftin e preferuar duke u bazuar në performancat që ato do të realizojnë cdo natë të kompeticionit. Cdo javë pikët zerohen, kështu që cdo natë live është një spektakël.Garë, emocione, kërcime, juri, ritme,ngjyra, kostumografi, adrenalinë për 12 javë.Shtatë cifte në garë deri ë natën finale ku do të shpallet cifti kampion. Të gjitha të ardhurat e këtij kompeticioni do të shkojnë për bamirësi ë një komunitet në nevojë.

Gjeniu i Vogël Ndër të paktat formate dedikuar fëmijve në Shqipëri, Gjeniu i Vogël, do të ngrejë siparin në teatrin e TV Klan duke filluar nga muaji tetor me edicionin e gjashtë!Audicionet e “Gjeniu i vogël 6” kanë filluar në muajin qershor. në skenën e Teatrit të Televizionit Klan. Tashmë kanë kaluar disa vite nga Gjeniu i parë, dhe një pjesë e ish fëmijëve të Gjeniut sot jane këngëtarë të afirmuar , si psh Olta Boka (pjesëmarrëse në Eurosong), Kejsi Tola (pjesëmarrëse në Eurosong), Dorina Garuci, Gerta Mahmutaj, Greta Koçi, Vesa Smolica, etj. që kanë marrë pjesë në festival të medha të këngës si Kënga Magjike dhe Top Fest. “Gjeniu” është ideuar nga një staf artistik i përbërë nga autorë të njohur të krijimtarisë së spektakleve tele-vizive nga autorët

më të sukseshëm dhe produktivë të spektakleve të medha në TV Klan, si skenaristi dhe moderatori Pandi Laço, kompozitori e orkestruesi Adrian Hila dhe regjisori Bledar Laço, si gjithmonë nën skenën e magjishme të skenogarfit italian të Sanremos, Gaetano Castelli. Duke e konsideruar si një nga ngjarjet më të mëdha televizive të kohëve të fundit, producentet dhe ideatoret artistikë janë të bindur se ai gjitmonë arrinë të sjellë në vëmendje të gjithë publikut talentet e vegjël, interpretimet dhe arritjet e një brezi të tërë në zhvillim,duke arritur të përçojë nëpërmjet tyre një pjesë të mirë të krijimtarisë më të suksesshme muzikore botërore dhe shqiptare. Programi natyrisht që konceptohet mbi bazën e konkurimit të drejtpërdrejtë, ku të gjithë fëmijët sfidojnë njëri-tjetrin. Ata gjykohen nga një juri profesioniste, por edhe prej teleshikuesve e shikuesit ne atelier duke u munduar që të bëjmë një seleksionim më të hapur e transparent për aftësitë e dallueshme të fëmijëve. Në fazat selektive të këtij konkursi marrin pjesë gjthmonë më shumë se 500 fëmijë nga të gjitha trevat shqiptare, po prej tyre janë përzgjedhur për fazën e dytë rreth 50 fëmijë. Edhe pse vendimi se kush do të prezantojë këtë show është marrë vetëm dy ditë para nisjes së tij, autorët e programët pas një dileme mes Eralda Hitajn dhe Klea Hutës,kjo e fundit është përzgjedhur si moderatorja e re që do të zëvendësonte Rudina Magjistarin. Moderatorja e re ia ka dalë mbanë shumë mirë dhe është pritur me entuziasëm nga publiku por edhe nga

konkurentët e vegjël. Por kjo nuk është një eksperiencë e parë për Klean pasi vitin që kaloi ajo ka prezantuar natën finale të Këngës në RTSH, përkrah Enkel Demit.

Vizioni i Pasdites Vizioni i Pasdites ka filluar transmetimin këtë të hënë (8 Shtator 2014) nën drejtimin e Anila Çelës, e cila këtë sezon po udhëheq e vetme programin. Emisioni ka një kohëzgjatje më të shkurtuar ne krahasim me më parë dhe transmetohet nga e hëna ne te premte, ora 17:00. Një ndryshim që bije në sy sapo shohim siglen e programit është edhe logo dhe paraqitja grafike. Edhe këtë vit formati do të sjellë temat më të nxehta të aktualitetit do të jenë çdo ditë pjesë e programit, si kundër nuk do të mungojnë nga ana tjetër bisedat me personazhe të dashur të ekranit, stili i jetës të së cilëve merret si një model që duhet ndjekur nga shikuesit. Dhe jo vetëm kaq. Tematikat sociale, problemet me të cilat ndeshemi çdo ditë, sugjerimet për një jetë më të mirë, do t’i shtohen larmishmërisë së këtij programi që premton shumë.

Jo vetëm modë Floriana Garo është autorja dhe moderatorja e këtij emisioni që sjell risi në cdo sezon të tij. Emisioni fokusohet tek moda, arti, tek arkitektura. Është në formë kronikash dhe kuriozitetesh. Patenta e këtij emisioni është italiane, ku krahas këtyre kurioziteteve nga automania si kinematografia, moda apo ndonjë fushë tjetër, ka në qendër edhe evente dhe personazhe shqiptare, që vijnë për publikun në një rrëfim krejtësisht të ri. Pra, 2/3 e emisionit, është e fokusuar në materialet e huaja nga Hollivudi dhe Italia dhe 1/3 e këtij formati, do t’i kushtohet materialeve nga bota shqiptare. 99


Sport vsx Boto Ç

jo të jetë tërheqëse do grua dëshiron he ed r eshencës, po vetëm gjatë adol po fatkeqësisht ato në të 40-at.Por të daj janë të afta plaken dhe pran të r pë e mundshm bëjnë çdo gjëtë e sotme rikthyer rininë. pullore në ditët po ë m at od et Një ndër m on vetëm për . Por ai funksion -i X O T O B ë ht ës ështu që cila jo për trupin. K e dh në to n rë re, por fyty kesh jo vetëm e du të që a yr ën jia është të është m në formë?Përgjig e dh r ua fik ni tazhe edhe e to ti ka shumë avan or Sp . ht lis ul eg ushtrohesh rr si përshembull:


1. Stabilitet (të bësh sporte si joga ose lloje të tjera orientale mund të bëjë trupin tuaj të mirë-balancuar dhe të tonifikuar, në krahasim me vrapin ose ushtrimet në palestër) 2. Kockat tuaja forcohen (ushtrimi i rregullt parandalojne sëmundjet që shfaqen tek kockat pas të 40ave, si: atriti) 3. Muskujt janë më të tonifikuar (kur plakemi muskujt tonë bëhen më pak të fortë dhe të ashpër,por sporti mund ta mbajë trupin tonë në kushte dhe formë të mirë) 4. Parandalon semundjet e ndryshme të zemrës (sporti e bën zemrën tonë të punojë vazhdimisht duke parandaluar sëmundje si ataku në zemër) 5. Një mënyrë e mirë për t’u larguar nga përditshmëria (nëse jeni i mërzitur,i depresionuar ose nuk keni asgjë për të bërë, sporti do ju sjellë emocione të reja kështu që ju mund të harroni problemet e ditës) 6. Sporti të ndihmon për të gjetur miq të rinj (duke ndjekur klubet e ndryshme sportive, ju afroheni me njerëz të tjerë, dhe disa prej tyre mund të bëhen miqtë tuaj në të ardhmen).


olizzi Fotografi

Tani edhe ne Tiranë S

By: Jonel Lenja

hqipëria është një vend mikpritës për çdo turistë apo biznesmen që kërkon të bëhet pjesë e këtij shteti. Së fundmi miqtë tanë italianë kanë qenë shumë të interesuar të vijnë e të na vizitojnë, pse jo edhe të jetojnë në Shqipëri. Dihet që mes dy shteteve ka qenë gjithmonë një klimë e ngrohtë dhe e shëndetshme në çdo aspekt, kjo gjë pasqyrohet edhe vitet e fundit. Këtë muaj fotografi italian që ka qenë pjesë e jurisë së “Miss Universe Albania” dhe fotograf në disa fotoshooting të Revistës Vip, Marco Colizzi inaguroi studion e tij këtu në Tiranë, Colizzi Fotografi. Studio kishte një ambjent mbreslënës, e ndriçuar me drita të bardha që pasqyrojnë pastërti e një rregull të madh të punës. Foto të modeleve të ndryshme ishin varur nëpër ambjent duke shpalosur talentin, eksperiencën e tyre, por njëkohësisht duke krijuar dhe një ambjent që tregon nivele të larta profesionalizmi. Me një eksperiencë shumë vjeçare në Romë, stafi i tyre vendosi të hapte dhe një studio këtu në Tiranë duke e parë si një qytet gjithmonë në zhvillim dhe me një interes të madh kundrejt fotografive profesionale. Ata nuk e quajnë punë, për ta është pasion, për ta fotografitë janë çaste jete të shkëputura e që ruhen në përjetësi. Mbrëmja e inagurimit ishte

102


vërtet spektakolare. Kishin bërë dhe disa albume në të cilat pasqyronin fotot e tyre më të bukura duke i dhënë mundësi çdo të ftuari të shikonte punimet e tyre ndër vite. Të ftuar ishin vipa jo vetëm shqiptarë, por edhe të huaj si : Seyhan Pencabligi dhe Ambasadori italian Massimo Gaiani. Prerja e shiritit të kuq si traditë dhe simbol i inagurimit do të bëhej pikërisht nga Ambasadori Massimo Gaiani dhe Marco Colizzi. Prezenca e ambasadorit ishte një mbështetje e madhe për Marcon dhe një personazh që do të tërhiqte dhe vëmendjen e të ftuarve por edhe të mediave të ndryshme. Një figurë e tillë sjell gjithmonë një vlerësim dhe një suport të madh për këdo. Në inagurim ishin ftuar dhe vajzat që konkuruan në “Miss Universe Albania”, pasi fotografët Colizzi kishin vendosur të jepnin dhe një çmim “Miss Publiciteti”, të cilin e fitoi Anxheliana Çeka. Një tjetër

103


veçanti e kësaj mbrëmjeje ishin dhe albumet që ishin bërë për të përmbledhur disa nga punimet e tyre më të mira ndër vite, mjafton të shfletoje disa faqe për të kuptuar se ajo që i diferencon këta fotograf nga të tjerët është stili i tyre dhe përkushtimi i madh me të cilin punojnë. Ambjenti rrezatonte dritë, harmoni dhe një nivel të lartë profesionalizmi. Një kujdes i veçant ishte treguar dhe për të ftuarit, duke i bërë të ndiheshin komodë dhe të kishin vëmendjen që meritonin. Fotografitë ishin kryefjala e mbrëmjes, baneri i madh qëndronte gati për të mirëpritur këdo që dëshironte të kishte një kujtim nga ajo mbrëmje. Një tjetër shërbim që kjo studio ofron janë edhe setet e fotografive për dasma, ndaj kushdo që është i dashuruar dhe pret të finalizojë historinë e tij në një kurorëzim është i mirëpritur në studio, stafi garanton cilësinë, kujdesin dhe një set të mrekullueshëm fotosh që do të ndalin çastet më të bukura të jetës për t’ja u risjell emocionet e asaj dite sa herë që t’i shikoni. Një detaj që nuk mund të anashkalohet është dhe dëshira e tyre për të sjellë risi në konceptimin e fotove, ndaj moto e tyre është “Io non seguo la moda, la façio”. Mbrëmja nuk kaloi pa lënë gjurmë për këdo që ishte i apasionuar pas fotove dhe sigurisht që çdokush që 104

ishte i ftuar, por jo vetëm, do të rikthehet për të bërë një set fotografik nga Colizzi Fotografi. Gjatë mbrëmjes së inagurimit të studios nuk mund të mos merrnim dhe nje intervistë të shkurtër Ambasadorit Italian Z. Massimo Gaiani. Ai u tregua tepër i sjellshëm dhe i gatshëm të ishte pjesë e intervistës tonë. Z. Gaiani shprehu gjithashtu dhe komplimentet e tij për inagurimin e studios Colizzi Fotografi. Jeni ambasador i Shqipërisë që në vitin 2011, pra keni tre vite në Shqipëri. Cili është opinioni juaj për Shqipërinë dhe si ndiheni këtu? Ndjehem shumë mirë, si të isha në shtëpi. Jam shumë i mahnitur nga sensi i mikëpritjes shqiptare. Duhet të them se në tre vite që jam këtu kam parë Shqipërinë të rritet, zhvillohet dhe të marrë rrugëtimin e rëndësishëm drejt Bashkimit Europian. Po bashkëjetesa me shqiptarët? Është tërësisht paqësore dhe me raporte miqësore dhe shoqërore. Shqipëria dhe Italia kanë qenë gjithnjë vende mike. Në vitet e fundit është vënë re një shtim i sipërmarrësve italianë që operojnë në Shqipëri. Çfarë mendoni për këtë ? Ekziston një komplementim natyral midis dy sistemeve tona ekonomike, shkëmbimet janë të dendura dhe shumë sipërmarrësit italianë janë të interesuar të prodhojnë në Shqipëri, apo të instalojnë aktivitetet e tyre edhe për tregun më të gjerë të Ballkanit perëndimor. Cilat janë përshtypjet tuaja përsa i përket këtij inagurimi? Më ka bërë përshtypje entuziazmi i këtyre djemve të rinj nga Roma që kanë ardhur të ofrojnë shërbimin e tyre në Shqipëri dhe kam parë një dëshirë të madhe të homologëve të tyre shqiptare të punojnë me ta.



TopStandart: Distributor eksluziv për Shqipërinë Adresa: Rruga: Siri Kodra, Blloku i Magazinave, Tirane, Albania Tel: +355 4 22 30 112 Cel: +355 69 40 44 881 Web: http://topstandart. com


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.