Në komedinë “Mizantropi”, e cila mund të konsiderohet si kryevepra e Molierit, trajtohet problemi i hipokrizisë njerëzore në një sfond të gjerë shoqëror.
Alcesti, personazhi kryesor i kësaj komedie, është njeriu i cili s'duron dot hipokrizinë e njerëzve, padrejtësinë, veset dhe zakonet që e ulin njeriun. Kjo e bën atë që të shpërthejë shpeshherë përballë zakoneve dhe sjelljes hipokrite të shoqërisë mondane. Mungesa e sinqeritetit, lajkat servile për t’u shpërblyer pastaj me të njëjtën monedhë e indinjojnë Alcestin. Ndaj dhe ai arrin deri në atë pikë sa të shprehet se urren gjithë njerëzimin dhe se do të donte të largohej e të jetonte diku larg tyre.