Krahasimi i infrastrukturës së internetit në Gjermani dhe Itali

Page 1

Krahasimi i infrastrukturës së internetit në Gjermani dhe Itali


Interneti në Gjermani dhe Itali

2012

ITALIA Italia, edhe pse një vend me infrastrukturë moderne dhe efiçente, nuk ka performancën e vendeve të tjera te Europës Perëndimore. Deri në vitin 1997 Telecom Italia ishte e vetmja që ofronte shërbime telekomunikimi në Itali, por me privatizimin e saj atë vit tregu u hap për të gjithë konkurrentët. Megjithatë, Telecom Italia mbetet ende provider-i kryesor. Ajo që dallon italianët nga pjesa tjetër e Europës është përdorimi i telefonave celularë. Që në 1998 numëroheshin 355 celularë për 1000 persona. Domain-i zyrtar i Italisë është .it dhe mundësohet nga Consiglio Nazionale delle Ricerche (Këshilli Kombëtar i Kërkimit). Edhe domain-i .eu përdoret, megjithatë ai ndahet me vendet e tjera europiane. Aksesi në internet mundësohet për bizneset dhe përdoruesit e thjeshtë në forma si: dial – up, kabëll, DSL, fibra, nga celulari, wireless dhe satelit. Megjithatë, mungesa e fondeve për rrjetet telefonike në rajone malore apo kodrinore i ka lënë këto zona pa akses në internet. Që pas sulmeve terroriste në Madrid dhe Londër, ministri i brendshëm i atëhershëm italian Giuseppe Pisanu forcoi ligjin anti terrorist në lidhje me internetin. Të gjithë personat që duan të hapin një internet – caffe duhet të marrin leje tek organet e posaçme (Polizia di Stato) si dhe të gjithë përdoruesit e thjeshtë që do të përdorin këto qëndra interneti duhet të identifikohen duke treguar një mjet identifikimi si pasaporta, karta e identitetit etj. Ky ligj ka sjellë edhe rezultatet e tij: numri i qëndrave të internetit në Itali është 5 – herë më i ulët se në Francë. Në filtrimet e Italisë hyjnë edhe faqet që shfaqin pornografi fëmijësh si dhe disa website P2P (duke përfshirë edhe më të famshmen Pirate Bay). Në tabelat e mëposhtme janë të dhënat për numrin e përdoruesve të internetit në Itali në raport me popullsinë YEAR

Users

2000 2004 2008 2010

13,200,000 28,610,000 28,255,100 30,026,400

Population 57,989,900 58,608,565 58,145,321 58,090,681

% Pop. 22.8 % 48.8 % 48.6 % 51.7 %

Usage Source ITU ITU Nielsen N//R N-O


Interneti në Gjermani dhe Itali

2012

GJERMANIA Gjermania është një nga vendet me infrastrukturën më të zhvilluar në të gjithë botën. Investimet e vazhdueshme në pjesën lindore të saj që prej bashkimit në 1990 kanë bërë që i gjithë vendi të jetë pothuajse njësoj i zhvilluar në të gjitha rajonet e tij. Domain-i zyrtar i Gjermanisë është .de. Në 2006, Deutsche Telekom kishte më tepër se 10 milion kliente të DSL, duke e bërë kështu Gjermaninë një nga vendet me numrin më të madh të përdoruesve DSL në Europë. Deri në 1995 Deutsche Telekom ishte një korporatë qeveritare e lidhur me Deutsche Bundespost dhe kjo e bënte atë monopol ISP-je. Në 1995 kompania u privatizua dhe edhe pse tregu u hap për të gjitha firmat e tjera që ofronin shërbimin e internetit, Deutsche Telekom mbetet ende dominuesja e internetit në Gjermani. Deutsche Telekom ka një numër të madh rishpërndarësish (ISP-sh). Po ashtu, ka edhe shumë ISP të tjera që janë të pavarura, pra që kanë rrjetin e vet të tyre që ofrojnë shërbimin e internetit. Tregu është tepër dinamik, me çmime të ulta dhe teknologji të reja që ecin me ritme mjaft të shpejta. I vetmi problem është fakti se DSL ende mungon në disa rajone të thella rurale. Megjithatë, prej disa vitesh (që nga 2006 1) Deutsche Telekom është duke ndërtuar një VDSL (very – high – bit – rate DSL) për të mundësuar lidhje interneti me shpjetësi shkarkim 50 Mbit/s, shpejtësi ngarkimi 10 Mbit/s me qëllimin kryesor për t’u përdorur për oferta televizive, veçanërisht për ndeshjet e Bundesligës gjermane. DSL mbetet teknologjia më e përdorur në Gjermani për shpërndarjen e internetit për shkak të mungesës së ofertës në format e tjera për vite me rradhë megjithatë edhe mjetet e reja kanë filluar të tërheqin vëmendjen e gjermanëve. Deri disa vite më parë interneti me kabëll nuk ekzistonte në Gjermani, për shkak se Deutsche Telekom kishte promovuar vetëm DSL. Pas presionit politik të vazhdueshëm ky shërbim u shit dhe sot kompani si Kabel Deutschland, Kabel BW etj. ofrojnë lidhje interneti me kabëll. Në rajone të caktuara gjermane ekziston teknologjia e fibrave optike me shpejtësi 100 Mbit/s për shkarkime dhe 10 Mbit/s për ngarkime me një çmim mesatar prej 29.90€. Lidhjet me satelit mundësohen për ata që nuk mbulohen nga DSL apo teknologjitë e tjera. Kompani si T-DSL Satellite dhe skyDSL ofrojnë shërbimin dhe zakonisht tarifojnë për minutë. Interneti përmes celularëve është po ashtu shumë i përhapur në Gjermani me shpejtësi deri në 384 kbit/s për shkarkime dhe 64 kbit/s për ngarkime. Censurimi në Gjermani konsiston më tepër tek faqet që refuzojnë holocaust-in 2, që përbën krim nën ligjin gjerman. Ndërsa censurimi që i bëhej faqeve të pornografisë së fëmijëve është rrëzuar para pak muajsh. Në tabelat e mëposhtme janë të dhënat për numrin e përdoruesve të internetit në Itali në raport me popullsinë

Për ndërtimin e kësaj linje ka pasur përplasje mes qeverisë gjermane dhe Bashkimit Europian, pasi Deutsche Telekom kërkonte përjashtim nga disa rregullime për linjat e reja. 2 Mohimi i genocidit kundër hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore 1


Interneti nĂŤ Gjermani dhe Itali

YEAR

Users

2000 2004 2005 2007 2009 2010

24,000,000 46,455,813 47,127,725 50,426,117 61,973,100 65,123,800

2012

Population 82,238,660 82,529,713 82,726,188 82,509,367 82,329,758 82,282,988

% Pop. 29.2 % 56.3 % 57.0 % 61.1 % 75.3 % 79.1 %

Usage Source ITU Nielsen Net//Ratings Nielsen Net//Ratings Nielsen Net//Ratings ITU ITU


Interneti nĂŤ Gjermani dhe Itali

2012

Referenca: http://www.nationsencyclopedia.com/economies/Europe/Italy-INFRASTRUCTURE-POWERAND-COMMUNICATIONS.html http://www.nationsencyclopedia.com/economies/Europe/Germany-INFRASTRUCTUREPOWER-AND-COMMUNICATIONS.html http://espresso.repubblica.it/dettaglio/non-e-un-paese-per-internet/2113701/8/0

http://www.repubblica.it/2009/12/sezioni/tecnologia/dati-istat/dati-istat/dati-istat.html

http://www.reuters.com/article/2007/01/02/us-italy-internet-idUSL0227310120070102 http://www.camera.it/parlam/leggi/05155l.htm http://en.wikipedia.org/wiki/Internet_in_italy

http://en.wikipedia.org/wiki/Internet_in_Germany

http://www.unwatched.org/EDRigram_9.7_Deutsche_Netzsperren_werden_aufgehoben http://www.internetworldstats.com/stats4.htm#europe


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.