Gjate viteve te fundit ekonomia boterore ka pesuar nje goditje, e cila vazhdon te ndihet ende. Qeverite e vendeve te prekura nga kriza kane hartuar plane nga me te ndryshmet per perballimin e saj. Ndoshta te gjithe e kemi pasur nje pyetje te tille ne raste recesioni, po sikur te stamponim me teper para? A do te ishte nje menyre e mire per te perballuar krizen? Cfare do te ndodhte nese qeveria, do te prodhonte me teper para kesh e do t’iau jepte ato qytetareve? A do te conte ne nje rritje ekonomike nje prodhim me i madh i parase?