Position paper (solidar)

Page 1

Shaping the future of VET schools



KĂŤshilli Rinor Kosovar

Shaping the future of VET schools

Shtator 2017



Përmbajtja 1. 2. 3. 4. 5.

Hyrje Metodologjia Bashkëpunimi Praktika/Literatura Rekomandimet

fq. fq. fq. fq. fq.

11 12 13 14 15

1. Hyrje Në vitin 2010, pas publikimit të raportit “Stronger VET for better life” nga Komisioni Europian lidhur me papunësinë e të rinjve në Europë dhe Shkollave të Mesme Profesionale, u konstatua që një ndër problematikat e arsimit është dhe fakti i mosbalancimit të tregut të punës dhe kuadrove të dala nga vetë Shkollat e Mesme Profesionale. Që nga viti 2010, Parlamenti Europian, Komisioni Europian dhe Këshilli i Europës, të tri këto organe ligjvënëse në Bashkimin Europian kanë vendosur si qëllim misionar ngritjen e cilësisë së arsimit dhe aftësimit profesional në mbarë Europën. Duke pasur parasysh që një nga objektivat kryesore të Këshillit Rinor Kosovar (KYC) është ngritja e cilësisë së arsimit në Kosovë, si dhe bazuar në punën e vazhdueshme me Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), Komisionin Parlamentar për Arsim si dhe Këshillin e Nxënësve të Kosovës (KNK), po ashtu nisur nga shqetësimet e paraqitura rreth temës së arsimit profesional nga nxënësit në takimet e rregullta të KNK-së, Tryezat e rrumbullakëta, Monitorimet e bëra ndër vite si dhe vizitat në terren, KYC në bashkëpunim dhe financim të Solidar Suisse Kosova filluan realizimin e projektit “Shaping the future of VET Schools” me bazë implementimi në komunën e Pejës.

Konsideruar faktin që Kosova si shtyllë zhvillimi me prioritet ka ngritjen e cilësisë së arsimit në këte hap dhe vet shkollimi profesional tenton të rregullohet nën draftim të Ligjeve arsimore dhe Strategjive zhvilluese sic janë Ligji për Arsimin dhe Aftësimin profesional, Strategjia për përmirësimin e Praktikës Profesionale në Kosovë 2013 - 2020. Kësisoj, KYC përmes këtij projekti do të ketë mundësi që të shfaqë sfidat me të cilat ballafaqohen shkollat profesionale, e sidomos komponentin e mësimit praktik. KYC, veçse ka filluar hulumtimin mbi zbatueshmërinë e ligjeve dhe strategjive të sipër përmendura lidhur me mbajtjen e praktikës profesionale dhe bashkëpunimit mes bizneseve dhe shkollave. Projekti trajton fushat si: Turizëm, Teknologjia Informative, Përpunimi i Ushqimit, Përpunimi i Metalit dhe Drurit. Fokusimi në këto fusha vjen si rezultat i rëndësisë së tyre në treg dhe nevojës për kuadro profesionale në Komunën e Pejës, prandaj promovimi i denjë i tyre paraqet një ndër pikat kyçe në forcimin e lidhjes mes bizneseve dhe shkollave të mesme profesionale. Gjatë periudhës së implementimit të projektit përmes aktiviteteve të planifikuara pretendohet të arrihet një bashkëpunim dhe angazhim i ndërsjellë i të rinjve që përmes shkollave profesionale të ndërtojnë karrierën e tyre duke ndërmarrë kështu iniciativa avokuese në implementimin e kurrikulave shkollore.

1 - http://www.cedefop.europa.eu/en/publications-and-resources/publications/3067 2 - https://www.kuvendikosoves.org/common/docs/ligjet/Ligji%20per%20arsimin%20dhe%20aftesimin%20profes ional.pdf 3 - http://masht.rks-gov.net/uploads/2015/05/a-strategjia-e-pp-ne-kosove-2013-2020-shqip.pdf


2. Metodologjia Peja është një ndër regjionet e Kosovës në të cilën KYC është angazhuar për ngritjen e cilësisë së arsimit në shkollat e mesme profesionale, kjo për arsyen e potencialit që e ofron në fushat të cilat i ka objektivë projekti, prandaj nevoja për ngritje kapacitetesh në këtë vend është qenësore. KYC për të arritur qëllimet e projektit ka organizuar takime me Drejtorinë Komunale të Arsimit (DKA), Shkollën e Mesme Teknike “Shaban Spahija” dhe Shkollën e Mesme Ekonomike “Ali Hadri”, biznese të fushave: Përpunim i Metalit, Përpunim i Drurit, Teknologji Informative, Turizëm dhe Hoteleri si dhe Përpunim i Ushqimit; janë organizuar tryeza të rrumbullakëta me të gjithë hisedarët e cekur më lartë të cilët kanë ndikim në Arsimin Profesional. Ndërsa, po ashtu në vazhdimësi Mësimi Praktik dhe gjendja e tij do të hulumtohen përmes metodave si intervista, formularë si dhe Fokus Grupe me Mësimdhënës, Nxënës dhe Nxënës të diplomuar të shkollave të lartpërmendura. Përmes këtyre metodave dhe aktiviteteve të organizuara, KYC po arrin të mishërohet me problemet dhe sfidat të cilat i hasin të gjithë hisedarët e përfshirë në këto fusha, duke nxjerrë kështu të dhënat e nevojshme informative mbi bazën e të cilave do të udhëhiqen rekomandimet për përmirësim. Adresimi i të cilave rekomandime do të mundësoj që Praktika Profesionale të realizohet ashtu siç parashihet me ligj dhe të arrij që të përgatis nxënësit për ndërtimin e karrierës së tyre profesionale. Për t’i pasur diskutimet e frytshme në tryezat e parapara, KYC është takuar me biznese dhe me nxënës të cilët ndjekin mësimet në shkollat profesionale në drejtimet: industri ushqimore, teknologji informative, turizëm dhe hoteleri, dhe së fundmi përpunim i metalit dhe drurit.

Po ashtu, në periudhën fillestare janë hulumtuar bizneset që veprojnë në fushat të cilat i përfshinë projekti. Bizneset apo kompanitë adekuate janë njoftuar me qëllimin e projektit dhe nevojën për angazhim e tyre në këtë projekt gjatë takimeve individuale me përfaqësues të këtyre bizneseve të organizuara nga KYC. Po ashtu, takime janë zhvilluar edhe me drejtorët e shkollave profesionale. Pas përfundimit të takimeve, tryezat zunë vendin e organizimit duke mbledhur gjithë hisedarët adekuat dhe të rëndësishëm të cilët kanë kontribuar që të kuptohet më së miri gjendja reale e shkollave profesionale dhe bizneseve në përgjithësi. KYC organizoj 4 tryeza të rrumbullakëta nën temën “Mësimi praktik dhe praktika profesionale e nxënësve: Sfidat dhe nevojat e bashkëpunimit mes bizneseve dhe shkollave.” të ndara për secilën fushë profesionale të përmendur tashmë.


Në këto tryeza morën pjesë përfaqësues të Bizneseve, Mësimdhënës, Nxënës si dhe përfaqësues të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Drejtorisë Komunale të Arsimit. Tryezat sollën në pah rekomandimet tejet të nevojshme për tu shqyrtuar e të cilat janë të listuara në vijim të këtij dokumenti. Aktivitetet e realizuara deri më tani, sollën një përfundim tjetër të rëndësishëm që është ai i komunikimit të mirëfilltë në mes të bizneseve dhe shkollave. Prandaj, për ta ndihmuar këtë proces do të krijohet një platformë Online komunikimi e cila është parë e nevojshme nga të gjithë hisedarët pjesëmarrës të tryezave. Kjo platformë online do të jetë një program i bazuar në ËEB përmes të cilit kompanitë (bizneset) do të kenë mundësi të hapin thirrje për pranim të praktikantëve nga shkollat e mesme, ndërsa nxënësit e shkollave do të kenë mundësi të kërkojnë punë praktike në drejtimet e tyre specifike. Përveç shërbimit si portal komunikimi mes praktikë ofruesve dhe praktikë kërkuesve, platforma do të ofroj edhe materiale bazë për mësim jo-formal ku ndër të tjera do të ofrohet mundësia e ndërtimit të CV-së, letrës motivuese, ide për biznese për ofrimin e shërbimeve të punës praktike etj.


3. Bashkëpunimi

nxënësve në praktikë. Kjo çështje më së tepërmi vërehet në fushën e turizmit.

Marrë parasysh që bashkëpunimi mes Shkollave Profesionale dhe hisedarëve me ndikim në këtë fushë paraqet një ndër pikat kyçe që Praktika Profesionale të zhvillohet siç duhet, ky fakt kërkon vëmendje të veçantë.

Për të njëjtën çështje nxënësit tregojnë po ashtu se nuk kanë literaturë për lëndë të caktuara. Po të ndodhte e kundërta, bizneset dhe shkolla do të përfitonin nga njëri-tjetri për të mirë të ekonomisë së gjithë vendit. Sipas nxënësve, shkollat profesionale duhen t’i përshtaten bizneseve dhe nevojave të tregut, pasi që bizneset posedojnë fuqinë për punësimin e të rinjve dhe për të ngritur kapacitetin e sektorit të turizmit.

Prandaj njëra nga përgjigjet që i përket pyetjes “Pse nuk kanë cilësi shkollat profesionale në Kosovë?” mund të gjendet tek bashkëpunimi i dobët mes Shkollës me organet kompetente ku përfshihen institucionet vendim-marrëse, bizneseve, si dhe prindërit e shkollës. Mungesa e komunikimit ka rezultuar në cilësinë e arsimit të shkollave profesionale, ky qëndrim erdhi si e dalë nga katër tryezat e mbajtura. Gjatë diskutimeve gjithë hisedarët ishin me një mendje se ka mungesë bashkëpunimi mes gjitha organeve gjegjëse që kanë lidhje me shkollat profesionale. Ky mosbashkëpunim është një ndër problemet e mëdha që i hasë Arsimi dhe Aftësimi profesional duke bërë kështu që edhe interesimi në këtë lëmi nga ana e nxënësve të jetë më i vogël. Institucionet lokale (DKA) bindshëm treguan se kanë fuqi të krijojnë marrëveshje mes bizneseve dhe shkollave por që sipas tyre kjo mund të lehtësohet dhe fuqizohet atëherë kur institucionet qendrore (MASHT) me fuqi më të madhe e kuptojnë se bizneset për secilën marrëveshje me shkollat profesionale kërkojnë favore, kjo sigurisht për interesat e tyre personale Një problematikë tjetër e diskutuar është edhe mos përditësimi i literaturës dhe mungesa e teksteve shkollore në shkolla profesionale. Ky problem reflektohet edhe nga hisedarët siç janë bizneset të cilat e shohin si sfiduese mos njohurinë e nxënësve për çështje bazike komunikimi. Gjë që përkthehet domosdo në mos kënaqësi gjatë angazhimit të

Në gjendje aspak të mirë sa i përket bashkëpunimit mes shkollave dhe bizneseve qëndron edhe drejtimi Përpunim i Ushqimit. Bizneset e industrisë ushqimore edhe pse janë në numër shumë të madh, fjala është edhe për mega bizneset, kanë interes të vogël karshi edukimit dhe shkollave profesionale në veçanti. Mos interesimi i bizneseve për të mbështetur dhe për të kontribuar në përmirësimin e gjendjes është treguar më se miri në mungesën e tyre në tryezën e organizuar nga KYC. Edhe pse pjesëmarrja ka qenë e pohuar gjatë takimeve individuale me përfaqësues të këtyre bizneseve e kundërta ndodhi në ditën e mbajtjes së aktivitetit. Ky jo seriozitet dhe mos interesim tregon shumë për gjendjen reale dhe regresin e këtij drejtimi. Mungesa e komunikimit prekë edhe fushat tjera, e sidomos fushën e Teknologjisë Informative. Ka shumë pak biznese të cilat veprojnë në regjionin e Pejës dhe për ato pak që janë shkollat, nxënësit, prindërit, institucionet kanë pak dijeni. Nuk janë të informuar për hapësirën të cilën bizneset janë të gatshëm të iu ofrojnë shkollës teknike “Shaban Spahija”, drejtimit të teknologjisë informative, si mundësi bashkëpun-imi mes dy palëve. Gjuhët e reja kompjuterike janë zor të kapshme kjo sepse teknologjia është gjithmonë në zhvillim, e kundërta do të ndodhte po të


kishte komunikim dhe bashkëpunim të mirëfilltë. Konsiderohet, që ky sektor ka ngecje të vazhdueshme për faktin që i mungon promovimi rreth rëndësisë dhe mundësive që ai i ofron për zhvillimin e tregut të punës. Nxënësit përfaqësues të shkollës teknike “Shaban Spahija” drejtimi i përpunimit të metalit dhe drurit në këto takime ndër të tjera shpalosën brengën e tyre për ndërprerjen e projektit “X” i cili ka punuar në të mirë të shkollës duke i kontribuar avancimit të këtij drejtimi. Ky projekt i cili kishte gjetur zbatim në periudhën 2001 - 2007 i mbështetur nga GTZ kishte për qëllim pajisjen e shkollave me material shpenzues. Shkolla teknike këtë kohë e kujton si shumë të frytshme krahasuar me periudhat e fundit, ku me ndërprerjen e projektit në fjalë ky drejtim ka ngecur shumë duke mos pasur hapësirë për realizimin e plan programit shkollor. Nga ana tjetër, nëse e krahasojmë drejtimin e industrisë së metalit dhe drurit me drejtimet e përmendura dhe nëse e rendisim atë në listën e gjendjes në të gjitha aspektet si: literaturës, bashkëpunimit me biznese e institucione, numrit të nxënësve atëherë të dy drejtimet listohen në fund. Edhe pse ky drejtim ka pothuajse mësimdhënësit më të kualifikuar sipas pjesëmarrësve në tryezë , dhe po ashtu shkollat janë të pajisura me kabinete të cilat mundësojnë mbajtjen e praktikës profesionale, interesimi i nxënësve është shumë i vogël. Edhe ata pak nxënës të cilët e vijojnë mësimin në këto drejtime kanë interesim shumë të ulët për mbarëvajtjen e mësimit kjo për shkak se këto profesione i konsiderojnë më tepër si punë e cila nuk kërkon arsimim adekuat.


4. Sfidat me të cilat përballet Mësimi Praktik Ajo çka bënë që shkollat profesionale të jenë të varfra për nga numri i nxënësve, si dhe arsyeja se pse shikohen si opsione dytësore, është fakti i mungesës së praktikës profesionale brenda shkollave. Ky segment njihet si ndër kriteret kryesore që duhet plotësuar një shkollë profesionale për të aftësuar sa më mirë nxënësit për ndërtimin e karrierës së tyre profesionale. Gjatë gjithë periudhës që është diskutuar me nxënës, është paraqitur mllefi dhe shqetësimi i tyre në këtë aspekt. Secili nga drejtimet ballafaqohet me sfida të tilla, e për të cilën çështje ndjejnë shqetësim edhe bizneset, duke shtuar se nuk kanë persona adekuat për të punuar në mjedise të caktuara, pasi që nuk ka promovim të mjaftueshëm të mundësive praktike që bartin profesionet e ndryshme. Drejtimi i turizmit praktikën profesionale e zhvillojnë në hotele dhe restaurante me të cilat shkolla shpesh ndërton marrëveshje bashkëpunimi. Mirëpo, nxënësit që ndjekin mësimet në këtë drejtim, janë të pakënaqur me këto orë praktike pasi që në shumë raste punojnë në cilësi jashtë asaj për të cilën janë të thirrur. Kësisoj, ata besojnë që kjo lloj praktike nuk mjafton për përvetësimin e lëmisë dhe motivimin për të vazhduar punën në këtë sektor. Shpesh nxënësit mbahen edhe jashtë orarit të praktikës profesionale të paraparë me kurrikulë, prandaj kjo krijon pakënaqësi duke iu krijuar ndjenjën e shfrytëzimit. Pakënaqësia vazhdon e bëhet bezdisëse për faktin se në fund të praktikës në shumicën e rasteve nxënësit nuk pajisen me certifikatë e cila dëshmon angazhimin e tyre në biznesin e caktuar. Po ashtu, nga diskutimet me nxënës është vërejtur që mësimi praktik sjell në pah dhe aspektin gjinor, me c’rast interpretohet dukshëm ndarja gjinore. Zakonisht vajzat mbajnë prak-

tikën në kuzhinë të bizneseve të hotelerisë ndërkaq djemtë shërbejnë si kamerier. Përveç tjerash, është vërejtur që një numër shumë i vogël i vajzave zgjedh profilin e turizmit në shkolla profesionale. Ajo çfarë kuptuam gjatë diskutimeve është edhe mungesa e mësimdhënësve me prapavijë adekuate profesionale. Gjatë diskutimeve në tryezat e mbajtura është theksuar shumë shpesh që shumë lëndë profesionale të cilat kërkojnë mësimdhënës të fushës ligjërohen nga mësimdhënës të cilët i përkasin lëmisë së ngjashme mirëpo që nuk janë të kualifikuar. Ky shqetësim ka rëndësi të veçantë duke marrë parasysh që ishte një ndër brengat kryesore të cilën nxënësit me këmbëngulësi e theksonin nga rutina e tyre shkollore. Përpos praktikës jashtë shkollës, nxënësit shprehën pakënaqësinë e tyre për mungesën e infrastrukturës së nevojshme në shkolla e ndër elementaret theksohet mungesa e kabineteve relevante mbi lëndën e caktuar. Këtë çështje edhe vet institucionet e pohuan si të vërtetë, duke shtuar se nuk kanë fonde të mjaftueshme për furnizim, e në të njëjtën rrymë shprehen pakënaqësitë mbi formulën buxhetore e cila sipas tyre nuk paraqet korrektësi ndarjeje në dallim mes shkollave profesionale dhe gjimnazeve. Mungesa e infrastrukturës dhe kabineteve bën që praktika profesionale asnjëherë të mos arrijë nivelin e duhur dhe po ashtu bën që besueshmëria nga ana e bizneseve të cilat pranojnë praktikant të zvogëlohet edhe më tepër. Kjo për arsye se nxënësit për asnjë moment nuk ka arritur që praktikisht të punojnë në drejtimet e tyre, flasim këtu për ato drejtime të cilat domosdo kanë mundësi të ushtrojnë profesionin tyre në laboratorë apo kabinete edhe brenda shkollave. E metë e praktikës është edhe mungesa e një instruktori apo mbikëqyrësi në kohën kur nxënësit mbajnë praktikë, që


sipas gjithë hisedarëve kjo krijon mos seriozitet i cili pason edhe me humbjen e interesit të nxënësve për zhvillimin e këtyre orëve. Mungesa e mbikëqyrësit si mentorues gjatë mbajtjes së praktikës bën që nxënësit të mos e kenë të qartë rrjedhën e punës përgjatë orëve të praktikës profesionale duke e pasur parasysh që në orë të tilla është e domosdoshme ndihma e profesionistëve të lëmisë. Prandaj shumë shpesh këto orë edhe braktisen nga nxënësit. Sa i përket mentorimit në drejtimin e Teknologjisë Informative një gjë pozitive u theksua, gjatë praktikës mësimdhënësit janë shumë të përkushtuar dhe me kujdes mbikëqyrin çdo nxënës. Në gjendje më të keqe është edhe drejtimi i shkollës ekonomike “Ali Hadri”, fusha e industrisë ushqimore, edhe pse në numër më të madh të nxënësve të cilët vijojnë mësimet në këtë drejtim, kushtet për të zhvilluar orët mësimore dhe praktikën profesionale janë të dobëta. Një fije e hollë mbanë gjallë praktikën në këtë drejtim, kjo sepse nxënësit mbajnë praktikë në disa biznese, por së fundmi edhe këto marrëveshje kanë filluar të zbehen pasi që nxënësit sipas bizneseve nuk kanë seriozitet sepse puna apo praktika profesionale nuk i përkon saktësisht me drejtimin në të cilin ata janë të regjistruar. Megjithatë në shumë raste praktika profesionale mbetet terminologji e pa kuptuar në esencë nga nxënësit. Kjo për faktin që quhet praktikë dhe hynë në po të njejtën kategori rastet e vizitave në fabrika, apo biznese të tjera madhore. Vizita këto që zgjasin deri 2 orë dhe nxënësit realisht gjatë kësaj periudhe vetëm njoftohen me punën e bizneseve apo fabrikave në fjalë por nuk e praktikojnë të njejtën. Këto lloj vizita nga zyrtarët njihen si sukses dhe kategorizohen në orë praktike sepse përtej kësaj praktika reale vetëm se imagjinohet në hapësirat shkollore.

Në këtë rast, theksohet tutje dhe prononcimi i drejtorit të shkollës teknike, i cili pohon që shkolla nuk ka marrëveshje me asnjë biznes, praktika zhvillohet në të pakëtat kabinete shkollore. Mirëpo, i vetmi drejtim që ofron mundësi të mira praktike është ai i përpunimit të metalit për faktin që sipas tij shkolla posedon makineri të mjaftueshme që nxënësit të ushtrojnë praktikën me qëllim që në të ardhmen të jenë të gatshëm të hapin edhe bizneset e tyre. Do të thotë ky drejtim ka cilësitë që ti përgatisë nxënësit për bazën e duhur por në këtë rast ballafaqohemi me problemin parësor që është mos interesimi i nxënësve që të shkollohen apo regjistrohen në këtë profesion. Drejtori i shkollës është shumë i informuar për faktin se ka shumë raste kur nxënësit regjistrohen në këto dy drejtime me qëllim që të ndërrojnë drejtimin më pastaj. Edhe pse në mungesë të numrit të nxënësve të regjistruar, nxënësit e drejtimit të përpunimit të drurit së fundmi me kërkesë të një çerdheje në Pejë kanë përpunuar karrige për fëmijët e asaj çerdheje. Materialet për praktikën e tillë, shkolla i ka siguruar pa mbështetjen e ndonjë institucioni. Tryezat e diskutimit ndër të tjera e kanë hapur dhe temën e sigurisë së nxënësve përgjatë praktikës profesionale. Disa drejtime të cilat i ofrojnë shkollat paraqesin edhe një shkallë rrezikshmërie dhe kërkojnë masa mbrojtëse speciale në mënyrë që të mundësohet të punohet me makineri të cilat janë të rrezikshme dhe mund të dëmtojnë nxënësin. Edhe pse kjo temë është pritur me interesim nga të gjithë, nuk ka pasur diskutim serioz nga bizneset dhe institucionet. Megjithatë u tha se është në konsideratën e të gjithëve, por se është një temë e re dhe për të cilën duhet kushtuar kohë në veçanti. Unifikimi i gjitha problemeve me të cilat përballen jo vetëm këto drejtime, por të gjitha shkollat profesionale në gjithë


regjionet e Kosovës tregojnë shumë për vetëdijen e shoqërisë kosovare. Stereotipat e krijuara drejtë shkollave profesionale janë pothuajse të betonuara në shoqëri. Shkollat profesionale shikohet si opsioni i dytë, kjo për arsye se një nxënës në të shumtën e rasteve vetëm pse nuk ka mundur të regjistrohet në gjimnaz i është kthyer opsionit të shkollës profesionale me pasiguri e jo vullnet. Një qasje e tillë nuk është aspak e pranueshme, sidomos kur të vihet në pah që e ardhmja e ndërtimit profesional të nxënësve dhe përgatitja e tyre për tregun e punës në ditët e sotme, botërisht po shihet si një ndër format më të mira për zhvillimin ekonomik dhe rritjen e numrit të punësuarve.


5. REKOMANDIMET Pas pasqyrimit të gjitha problematikave dhe nevojave si nga ana e bizneseve ashtu edhe nga ana e zyrtarëve të shkollës dhe nxënësve, u dhanë disa rekomandime të cilat mendohen si tejet të nevojshme për përmirësimin e gjendjes dhe përmbushjen e kushteve të cilat secila shkollë profesionale duhet ti ketë. • Të kërkohet nga organet kompetente (DKA dhe MASHT) që të krijohen kushtet infrastrukturore brenda shkollave (të ndërtohen laboratorë dhe kabinete) me qëllim që një pjesë e praktikës të mbahet edhe nëpër hapësirat shkollore (për lëndë të cilat ofrojnë një mundësi të tillë).

• Duke pasur parasysh që në shkollat gjegjëse nuk plotësohet programi mësimor ashtu siç është e përcaktuar me ligj, në tryezat e diskutimit u kërkua që të zbatohet në përpikëri ligji për Arsimin dhe Aftësimin Profesional, Neni 11, pika 6.3 ku në formë specifike tregohet që programi arsimor duhet të përbëhet nga tri pjesë, pjesa e përgjithshme teorike, profesionale teorike dhe modulet e praktikës profesionale • Zbatimi i ligjit ku kërkohet nga Qeveria të krijojë lehtësira për bizneset që marrin nxënës në praktikë, me c ‘rast përfshihet lirimi apo zbritja e tatimit mbi biznese. Ligji për Arsimin dhe Aftësimin Profesional, Neni 34, Pika 3.

• DKA dhe MASHT duhet të ndihmojnë në procesin e krijimit të Memorandumeve/Marrëveshjeve për bashkëpunim mes shkollave dhe bizneseve në mënyrë që të arrihet zhvillimi i praktikës profesionale në formë sa më profesionale dhe që mundëson aftësimin e nxënësve ashtu siç e kërkon tregu i punës.

• Të bëhen bashkë Ministria e Mirëqenies dhe Punës Sociale, Ministria e Shkencës dhe Teknologjisë dhe Ministria e Financave për të hartuar një strategji zhvillimore për gjitha shkollat profesionale. Po ashtu të bëhet edhe kyçja e bizneseve në hartimin e ligjit/strategjisë për Arsimin dhe Aftësimin profesional në mënyrë që të arrihet balancimi i duhur mes tregut të punës dhe arsimit profesional.

• Mbikëqyrje mentoruese në biznese ku nxënësit angazhohen për mësim praktik, ashtu siç e parasheh ligji për Arsimin dhe Aftësimin Profesional, Neni 24, Pika 1.4.

• Të mundësohet që përmes marrëveshjeve me shkolla, Praktika Profesionale të mbahet edhe nëpër organizata joqeveritare që merren me drejtime profesionale.

• Nxënësit të cilët përfundojnë praktikën profesionale në bizneset të cilat kanë marrëveshje bashkëpunimi me shkollën, në fund të vitit mësimor (pas përfundimit të orëve të përcaktuara me plan program për praktikë profesionale) duhet të certifikohen me dokument certifikues i cili vërteton angazhimin me sukses në praktikën profesionale.

• Të krijohet një data-bazë ku të gjitha bizneset kanë mundësinë ti shpalosin nevojat e tyre karshi nevojave të tregut. Po ashtu, të mundësohet që në të njëjtën data-bazë nxënësit të shpalosin CV-të e tyre lidhur me mundësitë e punësimit.

• Mësimdhënësit të jenë të trajnuar edhe nga ana praktike dhe profesionale ashtu siç e parasheh ligji për Arsimin dhe Aftësimin Profesional, Neni 6.

• Promovim më i madh i rëndësisë së shkollave profesionale dhe ndërtimi i imazhit pozitiv lidhur me të ardhmen që e ofron Arsimi Profesional. Të mbahen aktivitete edukative brenda Kosovës, me qëllim ngritjen e vetëdijes për rëndësinë e shkollave profesionale.


• Duhet të zbatohet kriteri i regjistrimit në shkolla profesionale ashtu siç e parasheh ligji për Arsimin dhe Aftësimin Profesional, Neni 8, 9 dhe 10. • Të ketë test të punësimit për nxënësit e shkollave profesionale kurse të largohet aplikimi i testi kombëtar të maturës për shkollat profesionale. • Të krijohet apo rritet niveli i bashkëpunim mes gjithë shkollave profesionale që janë në gjithë rajonet e Kosovës në mënyrë që të shkëmbehen përvoja mes shkollash. • Të rishikohen kurrikulat e plan-programet. Në formë specifike të futen programe të reja teknologjike të cilat i përkasin drejtimi IT. Të krijohet një lënde zgjedhore e cila ka për bazë zhvillimin e njohurive mbi udhë-rrëfimin, si dhe një lëndë zgjedhore me qëllim aftësimin e nxënësve në komunikim në drejtimin e Turizmit dhe Hotelerisë. • Hapja e qendrave inovative të reja të cilat përkrahin ngritjen e kapaciteteve të nxënësve dhe përkrahin shkollat për formimin e nxënësve në lëmin e IT-së. • Të zbatohet ligji për njohjen e punës vullnetare. • Orientimi në karrierë të promovohet qysh në fazë të hershme të nxënësit, duke nisur që nga shkolla fillore në mënyrë që të listohen profesioni sipas njohurisë dhe aftësive dhe jo sipas karakterit mendësor.




Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.