Procesi i testimit në bazë të ligjit të ri mbi PROVIMIN SHTETËROR TË MATURËS
Ky projekt është financuar nga projekti Promovimi i Shoqërisë Demokratike (DSP) – i financuar nga Zyra Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë (SCO-K) dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF)”. Mars, 2017
Monitorimi i Provimit Shtetëror të Maturës 2016 Këshilli Rinor Kosovar (KYC) Këshilli i Nxënësve të Kosovës (KNK)
Procesi i testimit në bazë të ligjit të ri mbi Provimin Shtetëror të Maturës
Ky projekt është financuar nga projekti Promovimi i Shoqërisë Demokratike (DSP) – i financuar nga Zyra Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë (SCO-K) dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF)”. Mars, 2017
1.
TABELA E PËRMBAJTJES
1. 2. 3. 4. 5. 6. 7. 8. 9. 10. 11. 12. 13.
TABELA E PËRMBAJTJES SHKURTESA HYRJE PËRMBLEDHJE E REZULTATEVE RËNDËSIA E MONITORIMIT TË PROCESIT TË TESTIT TË MATURËS METODOLOGJIA TË DHËNAT DHE STATISTIKAT E DALA NGA MONITORIMI NË TEREN TË DHËNAT DHE STATISTIKAT E DALA NGA ANKETIMI I NXËNËSVE REKOMANDIME FALËNDERIME FORMULARI PËR MONITORIMIN E PROVIMIT TË MATURËS PYETËSORI PËR MATURANT I PROVIMIT TË MATURËS DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË E PJESËMARRËSVE NË PROCESIN E MONITORIMI TË PROVIMIT TË MATURËS SHTETËRORE
4 5 6 7 8 9 10 20 26 27 28 29 30
Ky raport është realizuar me përkrahjen nga projekti Promovimi i Shoqërisë Demokratike (DSP) – i financuar nga Zyra Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë (SCO-K) dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile(KCSF). Përmbajtja e këtij raporti është përgjegjësi e Këshillit Rinor Kosovar dhe Këshillit të Nxënësve të Kosovës dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i SCO-K-së apo KCSF-së.
2.
SHKURTESA
MASHT KNK KYC KQVR KD SCO-K KSCF DSP OJQ DKA
Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë Këshilli i Nxënësve të Kosovës Kosovar Youth Council (Këshilli Rinor Kosovar) Këshilli Qendror i Veprimit Rinor Këshilli Drejtues Swiss Cooperation Office in Kosovo (Zyra Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë) Kosovar Civil Society Foundation (Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile) Democratic Society Promotion (Promovimi i Shoqërisë Demokratike) Organizatë Jo-Qeveritare Drejtoria Komunale e Arsimit
Monitorimi i Provimit Shtetëror të Maturës 2016
5
3.
HYRJE
Këshilli i Nxënësve të Kosovës - KNK është strukturë përfaqësuese në nivel nacional nëpërmjet së cilës nxënësit e shkollave të mesme të Kosovës përfaqësojnë shkollat e tyre në mënyrë që të mbrojnë interesat e nxënësve dhe të bashkëpunojnë me zyrtarët, prindërit dhe mësimdhënësit për të përfituar arsimi i vendit dhe nxënësit. Këshilli i Nxënësve të Kosovës është themeluar në bazë të Ligjit Para-Universitar dhe si e tillë është e vetmja strukturë legjitime për të përfaqësuar zërin e nxënësve të Kosovës. Roli kryesor i Këshillit të Nxënësve të Kosovës është: “Të promovoj interesat e nxënësve në Kosovë dhe përfshirjen e tyre në organe dhe procese vendim-marrëse në kuadër të shkollës, në bashkëpunim me zyrtarët, prindërit dhe mësimdhënësit në të gjitha nivelet”. KNK ka statutin e vet dhe strukturën e brendshme ekzekutive. Si e tillë është krijuar nga Këshilli Rinor Kosovar (OJQ) me mbështetje të UNICEF dhe MAShT. Momentalisht ky projekt ka përkrahje financiare nga projekti Promovimi i Shoqërisë Demokratike (DSP)- i financuar nga Zyra Zvicerane për bashkëpunim në Kosovë (SCO-K) dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF). Ky monitorim është pjesë e programit vjetor të KNK-së.
6
Monitorimi i Provimit Shtetëror të Maturës 2016
4.
PËRMBLEDHJE E REZULTATEVE
Monitorimi i Provimit Shtetëror të Maturës realizuar nga Këshilli Rinor Kosovar - KYC, Këshilli i Nxënësve të Kosovës - KNK dhe Këshilli Qendror i Veprimit Rinor - KQVR nën aprovim të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka nxjerrë rezultatet të cilat do të mund të i analizoni në vijim të raportit: • MAShT të përgatitur në çështje logjistike dhe në ndërmarrjen e masave për eliminim të pengesave; • Shpërndarja e materialeve sensitive bëhet në mënyrë të rregullt; • Vonesat e administrueseve në qendra të testimit, shkaktojnë ngecje të procesit; • Listat e kandidatëve kanë mangësi; • Nxënësit nuk informohen korrektësisht për mbushjen e fletës elektronike; • Nxënësit ndihmohen nga administruesit; • Bashkëpunimi dhe kopjimi dukuri që nuk përmirësohet; • Përgjegjësia e administruesve është shumë e ulët; • Përdorimi i pajisjeve teknologjike ndihmon procesin e kopjimit; • Nxënësit përjashtohen nga procesi i testimit; • Ambienti i mbajtjes së provimit të maturës ka qenë kryesisht sipas standardeve; • Nxënësit paguajnë për të ju nënshtruar Provimit Shtetëror të Maturës; • Nxënësit nuk janë pajisur në kohë me diploma ashtu siç është e përcaktuar me ligj.
Monitorimi i Provimit Shtetëror të Maturës 2016
7
5. RËNDËSIA E MONITORIMIT TË PROCESIT TË TESTIT TË MATURËS Testi i maturës shtetërore nga viti në vit po karakterizohet me ndryshime të shumta si në metodologji, ndryshime teknike e po ashtu edhe në rëndësinë që e ka ky test për zhvillimin e mëtutjeshëm të karrierës akademike të secilit nxënës që përfundon shkollimin e mesëm të lartë. Këtë vit, për ndryshim nga vitet e kaluara, provimin shtetëror të maturës e karakterizoi plotësim/ndryshimi i ligjit mbi maturën shtetërore1 ku ndër të tjera u ndryshuan kriteret e vlerësimit, forma e pajisjes me diplomë, pagesa për nënshtrim në testin e maturës dhe ndryshime të tjera të cilat u vlerësuan të nevojshme për sa i përket plotësimit të këtij ligji. Ashtu sikurse nga viti 2012, testi ende mbetet i zgjeruar në 200 pyetje në total të ndara në dy teste. Testi “I” përmban 120 pyetje nga lënda e Gjuhës Shqipe (50), Gjuhës Angleze (40) dhe Matematikë (30) ndërsa Testi “II” përmban 80 pyetje varësisht nga profili i drejtimit përkatës të shkollave. Këtë vit, në bazë të Neni 18, Paragrafi 2, testit të maturës shtetërore obligohen ti nënshtrohen vetëm kandidatët të cilët për qëllim kanë vazhdimin e studimeve të larta në IAL, ndërsa ata kandidatë të cilët mjaftohen me shkollën e mesme të lartë, pas nënshtrimit të provimit përfundimtar të shkollimit të mesëm të lartë mund të pajisen me diplomë që vërteton përfundimin e këtij niveli. Kriteri i kalueshmërisë këtë vit për dallim nga vitet e kaluara nga 50% sa ishte ka zbritur në 40% të rezultatit të përgjithshëm të testit të maturës shtetërore. Testimi duhet të filloj në ora 10.00 dhe të përfundoj pas 180 minutave. Testi u administrua nga mësimdhënës të komunave të ndryshme, të cilët u mbikëqyren nga Përfaqësues të MAShT dhe gjithashtu u monitoruan (në terren) nga KYC-i. MASHT-i aprovoj dhe lejoj që KYC-i të monitoronte të gjithë procesin e testimit duke vazhduar kështu besimin dhe bashkëpunimin që si rrjedhojë ndihmon në mbarëvajtjen dhe përmirësimin e gjendjes bazuar në rekomandimet e ofruara. Procesi i testimit u mbajt kryesisht në klasa të shkollave fillore dhe të mesme me nga 15-17 nxënës të ndarë për hapësirë. Duke parë rëndësinë e këtij procesi dhe preokupimin e vazhdueshëm të nxënësve për këtë çështje, Këshilli Drejtues i KNK-së vazhdimisht ka qenë në kontakt me zyrtarët përgjegjës nga MAShT dhe Komisioni për Arsim për provimin shtetëror të Maturës në mënyrë që të bëhet monitorimi i gjithë procesit të testimit duke ndihmuar në këtë mënyrë identifikimin më të lehtë dhe më të shpejtë të problemeve të shfaqura gjatë procesit, në mënyrë që në të njëjtën kohë të ndikohet përmirësimi i tyre.
1
LIGJI Nr. 05/L -018 PËR PROVIMIN E MATURËS SHTETËRORE http://masht.rks-gov.net/uploads/2016/05/lmash-gz-nr-2-08-janar-2016-actdocumentdetail.pdf
8
Monitorimi i Provimit Shtetëror të Maturës 2016
6.
METODOLOGJIA
Raporti i Monitorimit të testit të maturës do ndahet në dy seksione (pjesë): “Të dhënat dhe statistikat e dala nga monitorimi në terren” dhe “Të dhënat dhe statistikat e dala nga hulumtimi me nxënës”. Në fund të raportit është dhënë konkluzioni i përbashkët për të dy seksionet dhe rekomandimet që dalin nga të dhënat dhe të gjeturat e këtyre dy monitorimeve. Monitorimi i testit të maturës është realizuar në dy mënyra: plotësimit të pyetësorit nga nxënësit (pas përfundimit të testimit) dhe në terren (në qendrat e testimit). Gjithashtu janë monitoruar të dy pjesët e testimit (03 dhe 18 Qershor) dhe vetëm në afatin e Qershorit. Monitorimi i testiti të maturës i realizuar përmes plotësimit të formularit nga ana e nxënësve është realizuar në shkollat e mesme në 20 komuna të Kosovës (Prishtinë, Prizren, Pejë, Ferizaj, Gjilan, Gjakovë, Mitrovicë, Deçan, Junik, Istog, Rahovec, Dragash, Skenderaj, Drenas, Fushë Kosovë, Vushtrri, Viti, Lipjan, Kamenicë dhe Malishevë), përkatësisht 56 shkolla të mesme. Plotësimi i formularit është bërë në katër (4) mënyra: intervistimi direkt pas përfundimit të provimit, përmes telefonit, dërgimit të e-mailave dhe përmes mesazheve në Facebook (rrjetin social) që ne ju kemi dërguar nxënësve maturant. Selektimi i nxënësve të përzgjedhur për intervistim është bërë nga ana e monitoruesve drejtpërdrejt në qendra të testimit ku nxënës nga klasë dhe shkolla të ndryshme kanë dhënë përgjigje në pyetjet të cilat kanë qenë pjesë e pyetësorit për nxënësin1. Po ashtu KYC përmes telefonit dhe rrjeteve sociale ka bërë anketimin e nxënësve të cilët i disponon në bazën e të dhënave të Këshillit të Nxënësve të Kosovës të cilët iu përgjigjën të njëjtit pyetësor. Gjatë plotësimit të formularëve përfaqësuesit tanë në raste specifike kanë bërë dhe pyetje shtesë në mënyrë që të grumbullohen sa më shumë fakte dhe të dhëna mbi procesin e testit të maturës. Në total janë plotësuar 318 formular nga ana e të intervistuarve. Pyetjeve është dashur të ju përgjigjen me “po” ose “jo” dhe në fund të formularit nxënësve iu është dhënë mundësia për të dhënë edhe informata shtesë përpos pyetjeve të parashtruara. Gjithashtu monitorimi i testit të maturës është realizuar edhe në terren nga ana e monitoruesve të KYCit. KYC-i ka realizuar monitorimin e testit të maturës në të cilën janë përfshirë 27 komuna (Deçan, Drenas, Dragash, Ferizaj, Fushë Kosovë, Gjakovë, Gjilan, Gllogoc, Hani i Elezit, Istog, Junik, Kaçanik, Kamenicë, Klinë, Lipjan, Malishevë, Mitrovicë, Novobërdë, Obiliq, Pejë, Podujevë, Prishtinë, Prizren, Shtërpcë, Shtime, Therandë, Vushtrri) në pjesën e parë të Provimit Shtetëror të Maturës ndërsa gjithsej janë përfshirë 82 qendra. Ndërkaq në pjesën e dytë të Provimit Shtetëror të Maturës janë përfshirë numër i njëjtë i komunave 27 komuna (Deçan, Drenas, Dragash, Ferizaj, Fushë Kosovë, Gjakovë, Gjilan, Gllogoc, Hani i Elezit, Istog, Junik, Kaçanik, Kamenicë, Klinë, Lipjan, Malishevë, Mitrovicë, Novobërde, Obiliq, Pejë, Podujevë, Prishtinë, Prizren, Shtërpce, Shtime, Therandë, Vushtrri) në gjithsej 75 qendra testimi. Për monitoruesit tanë MAShT-i saktësisht Departamenti për Vlerësim dhe Cilësi, ka hartuar një rregullore të posaçme që monitoruesit tanë e kanë zbatuar me rigorozitet. Monitoruesit tanë në terren kanë qëndruar në ambientet e testimit prej orës 9.00 deri në përfundim të gjithë procesit. Ata kanë plotësuar një formular në të cilin ishin shënuar pyetjet e nevojshme për studimin/vlerësimin e procesit në terren dhe kanë mbajtur shënime shtesë për të përshkruar sa më mirë procesin dhe mangësitë që janë shfaqur. KYC-i ka monitoruar të njëjtat komuna dhe qendra në dy testet (06 dhe 20 qershor 2016). Në vazhdim do të prezantohen informatat nga të dhënat dhe statistikat e dala nga monitorimi në terren.
1
Pyetësori është i bashkëngjitur në fq.27 të këtij dokumenti Monitorimi i Provimit Shtetëror të Maturës 2016
9
7. TË DHËNAT DHE STATISTIKAT E DALA NGA MONITORIMI NË TEREN 7.1. Administruesit dhe Përfaqësuesit e MAShT a kanë qenë prezent një (1) orë para mbajtjes se testit në qendrën e testimit? Në bazë të udhëzimit administrativ UA - Nr. 04/2016 mbi Detyrat dhe Përgjegjësitë e Komisionit në Qendra të Testimit i bazuar në nenin 13 të ligjit mbi Provimin Shtetërorë të Maturës (Ligji Nr. 05L – 018) DVSM është e obliguar të caktoj një (1) Kryetar të Qendrës i cili është përfaqësues i MASHT. Përfaqësuesi në fjalë duhet të jetë në Qendrën e Testimit një (1) orë para fillimit të testimit sipas UA-së të lartë përmendur. Ndërkaq sipas monitorimit të bërë në terren jo specifikisht një obligim i tillë është përfillur nga të gjithë administruesit me ç’rast janë vërejtur dhe janë shkaktuar vonesa në terren. Përveç kësaj nuk kanë munguar edhe rastet e emrave të gabuar që janë gjendur nëpër listat e administruesve gjë që ka shkaktuar paqartësi dhe ka penguar procesin e mbarëvajtjes së testimit ende asgjë pa filluar mirë. Sipas monitoruesve tanë të cilët kanë qenë në qendrat e testimit një orë para testimit tregojnë që në pjesën e parë të testit në 28 nga 82 qendra të monitoruara përfaqësuesi i MAShT (Kryetari i Komisionit të qendrës së testimit) nuk ka qenë në qendër në kohën e paraparë me ligj, ndërsa në 54 qendrat tjera ligji është respektuar. Në pjesën e dytë shohim një përmirësim të dukshëm ku vetëm në 8 qendra nga 75 përfaqësuesit e MAShT (Kryetari i Komisionit të qendrës së testimit) nuk kanë qenë në qendër një orë para fillimit të testit. Vërehet që ka ndikuar dukshëm në përmirësim, presioni dhe serioziteti për sanksionet ndaj çdo obligatori që nuk e ka përfillur punën dhe detyrimin e tij/saj.
Testi i parë
Testi i dytë
Po
Jo
7.2. Administruesit dhe Përfaqësuesit e MAShT a kanë qenë prezent një (1) orë para mbajtjes se testit në qendrën e testimit? Për arsye të transparencës çdo test dhe material i nevojshëm i ndjeshëm për provim duhet të arrij i sigurt në vendin e testimit për të i kufizuar kështu edhe tentimet e mundshme për manipulime të llojit të ndryshëm. Procedura e shpërndarjes së materialeve në ditën e testimit: MAShT-i për ditën e testimit përgatit transportin e stafit (administruesve, kryetarëve të qendrave, përfaqësuesve të universitetit) dhe materialeve sensitive (testit të maturës dhe materialin përcjellës). Çdo makinë transportuese ka si destinacion një komunë të veçantë dhe materialet që transportohen me të janë të paketuara në kutia të veçanta në të cilat mbishkruhet qendra dhe shkolla ku ato destinohen. Makina që
10
Monitorimi i Provimit Shtetëror të Maturës 2016
transporton këto materiale përcillet nga një patrullë policie dhe është e obliguar që gjatë rrugës (udhëtimit) të mos ndalet për asnjë arsye. Materialet kur mbërrijnë në komunën e paracaktuar, dërgohen në DKA apo vendin e paracaktuar nga DKA-ja. Pas kësaj secili kryetar i qendrës së testimit afrohet dhe merr kutinë e caktuar për qendrën e tij (kutia duhet të jetë e mbyllur) dhe me përcjellje të policisë dërgohet deri në qendrën ku janë të destinuara testet. Pas hyrjes së nxënësve në qendër dhe pas uljes së tyre në bankat e përcaktuara, administruesit e qendrës e tërheqin zarfin (që ndodhet në kuti) e paracaktuar për klasën e tij/saj (zarfi duhet të jetë i mbyllur) dhe pastaj e hap zarfin dhe bënë shpërndarjen e testeve dhe fletëve kompjuterike (fletës së kuqe). Procedura e përshkruar më lartë është procedurë standarde që duhet të ndiqet nga të gjithë hisedarët e këtij procesi. Andaj ne kemi monitoruar ardhjen e kutive dhe pranimit të zarfeve me teste nga ana e administruesve. Këtë vit, bashkëpunimi me MAShT dhe KYC ka ecur edhe në një nivel më lartë ku çdo monitorues ka pasur hapësirë të udhëtoj deri tek qendra ku ka qenë i/e përcaktuar me transport të siguruar nga MAShT së bashku më zyrtarët e tjerë përgjegjës dhe me të gjitha materialet e ndjeshme ku janë të përfshirë dhe zarfet. Me ç’rast çdo monitorues ka deklaruar që këto materiale kanë qenë mirë të siguruara deri në vendin ku është mbajtur testimi. Sipas monitoruesve të KYC materialet të cilat kanë ardhur në qendrat e testimit si në pjesën e parë ashtu edhe në pjesën e dytë kanë arritur të pahapura në qendrat përkatëse të testimit. Kjo tashmë është një praktikë prej vitesh dhe si procedurë ka treguar që është e suksesshme.
Testi i parë
Testi i dytë
0 82
0 75 Po
Jo
7.3. A kanë hyrë nxënësit në kohë? Edhe këtë vit sfidë e testimit ka qenë vonesa e cila për arsye teknike apo ndonjë problem procedural ka ndikuar që nxënësit të mos hyjnë në kohë nëpër sallat e caktuara. Ballafaqimi me probleme momentale qoftë ato teknike apo procedurale edhe këtë vit ka ndikuar që në disa qendra nxënësit të mos pozicionohen me kohë në hapësirën ku do të ju nënshtroheshin testimit. Edhe pse është viti i dytë që bëhet ndarja e nxënësve në 15 kandidatë për klasë, gjë që ka lehtësuar punën dukshëm, përsëri për arsye teknike disa nxënës nuk kanë arritur ta gjejnë veten në asnjë listë të varur në derën e klasës/sallës. Madje, në disa raste edhe e kanë humbur të drejtën e nënshtrimit të provimit. Në hyrjen me kohë në hapësirat e testimit të kandidatëve ka kontribuar edhe ardhja me vonesë e administruesve në qendër. Rezultatet në terren tregojnë që krahasuar me pjesën e parë kemi përmirësim të dukshëm në pjesën e dytë të testimit. Në pjesën e parë të testimit vonesa ka pasur në 27 qendra nga 82 të monitoruara nga KYC kurse në 55 prej tyre gjithçka ka shkuar ashtu siç parashihet me rregullat e testit të maturës.
Monitorimi i Provimit Shtetëror të Maturës 2016
11
Kurse në pjesën e dytë vetëm në 8 nga 75 qendra të monitoruara nga KYC është vërejtur vonesë ndërsa në 67 të tjera testimi ka filluar me kohë dhe sipas rregullave të përcaktuara.
Testi i parë
Testi i dytë
27 55 Po
Jo
7.4. A ka filluar testi me kohë? Ligji mbi Provimin e Maturës Shtetërore dhe aktet nënligjore specifikojnë që testimi duhet të filloj në ora 10:00 dhe të zgjasë për 180 minuta. Për shkak të vonesave të lartcekura në pyetjen paraprake tregohet që testimi nuk ka filluar në kohë. Mirëpo, kur vie në pyetje koha e saktë e fillimit të testimit shohim një përkeqësim të rezultatit krahasuar me pyetjen paraprake. Kjo për shkak se administruesit në shumicën e rasteve nuk janë të informuar si duhet rreth procedurave të cilat duhet të ndjekin që të mos ketë vonesa kohore. Këtu përfshihen problemet me vendosjen e nxënësve në klasa, shpërndarjen e testeve, sqarimin e rregullave si dhe probleme të tjera teknike të cilat shfaqen nëpër qendrat e testimit. Vlen të ceket që për ndryshimin e kohëzgjatjes së procesit të testimit nga vitet paraprake, jo të gjithë administruesit kanë qenë të informuar. Kësisoj në disa raste administruesit e kanë zgjatur kohën e testimin më shumë se që ka qenë e paraparë me rregulla. Nga rezultatet në terren del që në pjesën e parë të testimit në 37 qendra nga 82 në total testi nuk ka filluar në kohën e përcaktuar me ligj kurse në 45 prej tyre koha është përfillur ashtu siç duhet. Progres të dukshëm kemi në pjesën e dytë të testit ku vetëm 8 nga 75 qendra të monitoruara nga KYC kanë treguar se ka pasur vonesë në fillimin e testimit.
Testi i parë
Testi i dytë
37 45 Po
Jo
7.5. Në fillim të testit, a janë informuar nxënësit me rregullat e testimit nga administruesit? Në mënyrë që mbarëvajtja dhe suksesi i testit të jetë në nivelin e duhur, ashtu edhe siç parashihet me ligj, nxënësit duhet që specifikisht të njoftohen me rregullat e procesit të testimit ku hyjnë rregullat se 12
Monitorimi i Provimit Shtetëror të Maturës 2016
si duhet plotësuar testi, koha e përcaktuar për përfundimin e testit si dhe rregullat disiplinore të cilat ata duhet ti ndjekin. Nga monitorimi në terren të cilin e ka kryer KYC tregohet se vetëm në 3 qendra nga 82 në total në pjesën e parë të testimit kemi pasur mangësi në informimin e nxënësve sa iu takon rregullave të testimit, ndërsa në 79 qendra tjera nxënësit janë informuar ashtu siç edhe parashihet me ligj rreth rregullave të testimit. Një lëshim të vogël e vërejmë në pjesën e dytë ku vërehet ngritje e mos informimit, në 6 qendra nga 75 gjithsej nuk shpjegohen rregullat e testimit ashtu siç parashihet me ligj. Shpjegimi i rregullave është i domosdoshëm që të bëhet në formën e duhur si në pjesën e parë ashtu edhe në pjesën e dytë të testimit duke e pasur parasysh që janë jetike kur vie puna tek mbarëvajtja e procesit.
Testi i parë
Testi i dytë
3 79
6 69 Po
Jo
7.6. Gjatë testimit, a kanë përdorur nxënësit celularët e tyre? Njëri ndër problemet kryesore edhe këtë vit në provimin shtetëror të maturës është përdorimi i teknologjisë dhe aplikacioneve të ndryshme për të ndihmuar në kopjim apo plotësim të testit në mes të nxënësve dhe grupeve të tjera të organizuara jashtë objekteve shkollore. Edhe këtë vit në rrjete sociale kemi hasur në një numër shumë të madh të grupacioneve organizative që kanë pasur për qëllim dëmtimin e këtij procesi përmes shfaqjes së zgjidhjeve të testeve në internet. Edhe pse nxënësit kanë pasur për obligim që të i dorëzojnë celularët e tyre tek administruesi përgjegjës, monitoruesit kanë vërejtur që një shumicë e tyre ka pasur edhe një telefon të dytë të cilin e ka mbajtur dhe përdorur për manipulim dhe vjedhje. Sidomos, këtë vit përdorimi i rrjeteve sociale për të siguruar përgjigjet e pyetjeve të testit ka takuar majat, janë vërejtur shumë postime në rrjetin social “Facebook” si dhe përveç kësaj grupimi i nxënësve në rrjete komunikuese siç janë “Viber” e “What’s App” ka ndikuar që shumë informata të shpërndahen. Ka pasur edhe raste të përjashtimit të nxënësve nga testi për përdorim të internetit por jo në atë masë sa edhe përdorimi i tyre. Ndërkaq edhe lëvizjet e shpeshta të nxënësve në tualet pa përcjellje dhe limit kanë bërë që këta të fundit të i përdorin celularët edhe për thirrje telefonike direkt pa presion dhe frikë, raste të tilla janë parë dhe dëgjuar nga monitoruesit por nuk janë ndërmarrë masa nga administruesit e procesit. Nga raportimi i monitoruesve të KYC në pjesën e parë të testit në 34 nga 82 qendra të monitoruara nxënësit kanë përdorur telefonat e tyre celular gjatë procesit të testimit, shifër kjo shqetësuese duke marrë parasysh dëmtimin të cilin e sjellë në rezultate. Ndërsa, në pjesën e dytë vërehet një përmirësim i lehtë ku në 26 qendra nga 75 të monitoruara përsëri kemi përdorim të telefonave e që ende mbetet shqetësuese krahasuar me nivelin disiplinor që kërkon ky testim.
Monitorimi i Provimit Shtetëror të Maturës 2016
13
KYC ka qenë pjesë e këtyre grupeve/faqeve në rrjete sociale, paraqitur në formë anonime me ç‘rast ka dorëzuar të gjitha dëshmitë e keqpërdorimit të mbledhura në këto grupe tek Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë në mënyrë që të merren masa dhe ndikohet në përmirësim të kësaj situate.
Testi i parë
Testi i dytë
48 34
49 26 Po
Jo
7.7. A janë ndihmuar ndonjëherë nxënësit nga administruesit e testit, gjatë plotësimit të testit? Përpos përdorimit të teknologjisë dhe bashkëpunimit mes nxënësve, shqetësues është fakti që edhe vetë administruesit e testit janë ata që kontribuojnë në dëmtimin e procesit të provimit shtetëror të maturës. Kjo për arsye se ende në shumë prej qendrave të testimit monitoruesit tanë raportojnë për raste ku administruesit i ndihmojnë nxënësit në plotësimin e testit. Kemi raste kur monitoruesit kanë raportuar se administruesit i kanë kapur me teste nëpër duar duke ndihmuar në zgjidhje të pyetjeve, ose edhe vetëm ju kanë bërë me shenjë për përgjigjen e caktuar, kandidatëve. Nga monitorimi është vërejtur që në pjesën e parë në 22 nga 82 qendra të monitoruara është treguar që administruesit kanë ndihmuar nxënësit në një formë ose në një tjetër në plotësimin e testit kurse e njëjta nuk vlen për 60 qendra të tjera. Në pjesën e dytë të testimit vërejmë një përmirësim të vogël ku raportohet se 14 qendra nga 75 të monitoruara ka pasur ndihmë nga ana e administruesve në plotësimin e testit kurse në 61 të tjera nuk ka ndodhur një gjë e tillë.
Testi i parë
Testi i dytë
60 22
61 14 Po
Jo
7.8. A kanë bashkëpunuar apo kopjuar nxënësit? Duke u nisur nga fakti që kopjimi dhe bashkëpunimi janë rreptësisht të ndaluara gjatë procesit të testimit dhe që sanksionet më të përdorura për një akt të tillë janë anulimi i testit dhe përjashtimi nga testi. Kjo për arsye se bashkëpunimi apo kopjimi do të ndikojë në rezultatet përfundimtare të testit dhe procesi në përgjithësi do të tregoj një pasqyrë jo reale sa i përket matjes së njohurive të mbledhura nga nxënësit gjatë shkollës së mesme. Mirëpo, sado i nevojshëm që është ndalimi i këtyre dukurive, shqetësues është fakti që ende më shumë se gjysma e qendrave të monitoruara raportojnë që kopjimi ka qenë 14
Monitorimi i Provimit Shtetëror të Maturës 2016
dukuri që e ka përcjellë testin e maturës. Kemi raste edhe kur nxënësi vetëm është larguar nga testimi, duke mos iu anuluar provimi, gjë që tregon shkelje të ligjit. Në pjesën e parë të testit nga monitoruesit e KYC është raportuar që në 46 qendra nga 82 të monitoruara kopjimi dhe bashkëpunimi mes nxënësve ka qenë i pranishëm, kurse në vetëm 36 prej tyre nuk është lejuar që të kopjohet apo bashkëpunohet. Gjendje të njëjtë vërejmë në pjesën e dytë ku 42 qendra nga 75 qendra në total tregohet që ka pasur bashkëpunim dhe kopjim mes nxënësve kurse vetëm në 33 prej tyre është parandaluar një dukuri e tillë.
Testi i parë
Testi i dytë
36 46
33 42 Po
Jo
7.9. A ka qenë ambienti i mbajtjes së testimit i përshtatshëm? Ambienti (hapësira) e mbajtjes së testimit është njëra ndër elementet kyçe e cila mund të ndikojë në rezultatet përfundimtare të procesit të testimit. Kjo për arsye se kandidatëve të cilët i parashtrohen testit duhet të iu ofrohen kushtet të cilat do të iu mundësonin përqendrim maksimal dhe mos pengim gjatë kohës sa ata janë duke iu përgjigjur pyetjeve të testit. Madje, në disa qendra është raportuar që ka pasur edhe mungesë të ujit për kandidatët që i janë nënshtruar testimit. Nga monitoruesit e KYC në teren tregohet që në 7 qendra nga 82 të monitoruara në pjesën e parë ambienti nuk ka qenë i përshtatshëm ku raportohet të ketë pasur zhurmë, ndriçim jo të mjaftueshëm dhe po ashtu temperaturat e larta kanë bërë që testimi të mos realizohet brenda kushteve të duhura. Mirëpo, në 75 qendra të tjera raportohet të ketë pasur ambient të përshtatshëm të testimit. Ndërsa, sa i takon pjesës së dytë shohim një rritje të vogël pakënaqësie nga raportimi i monitoruesve ku nga 75 qendra të monitoruara në 9 prej tyre ambienti ka qenë jo i përshtatshëm.
Testi i parë
Testi i dytë
7 75
9 66 Po
Jo
Monitorimi i Provimit Shtetëror të Maturës 2016
15
7.10. Sa herë ju është tërhequr vërejtja nxënësve për kohën e mbetur të testimit? Bazuar në faktin që nxënësit nuk lejohen të bartin celularë gjatë kohës së testimit e po ashtu edhe në ambientet e testimit nuk gjendet ndonjë kohëmatës atëherë në mënyrë që nxënësit të mbahen të informuar për kohën e mbetur për të përfunduar testin, administruesit janë të obliguar që ti mbajnë ata të informuar herë pas here. Nga raportimet në terren që i kanë dërguar monitoruesit e KYC tregohet që në përgjithësi në pjesën e parë dhe të dytë të testimit administruesit kanë tërhequr vërejtjen për kohën e mbetur 2 – 3 herë gjatë procesit. Mirëpo, edhe në këtë vit raportohet se ka pasur edhe raste kur administruesit nuk e kanë bërë një gjë të tillë duke dëmtuar në këtë rast kandidatët të cilët iu kanë nënshtruar testit.
7.11. A është përjashtuar ndonjë nxënës nga testi i maturës? Ashtu siç edhe është e përcaktuar me ligj, në rast se nxënësit tentojnë të thyejnë rregullat e testimit ose bëjnë një gjë të tillë, si sanksion për ta në shumicën e rasteve është anulimi i testit të tyre të maturës. Këtë vit, KYC ka raportuar që 46 nxënës gjithsej nga të dy pjesët e testimit janë larguar apo përjashtuar nga testi, mirëpo nuk është e sigurt nëse këto teste janë anuluar apo jo. Nga raportimet në terren tregohet që në pjesën e parë të testit në 18 nga 82 qendra ka pasur përjashtime të nxënësve apo në total 24 nxënës janë përjashtuar vetëm gjatë pjesës së parë të testimit. Ndërsa, sa i takon pjesës së dytë të testimit nga 75 qendra të monitoruara në 21 prej tyre ka pasur përjashtime të nxënësve nga procesi i testimit apo përkthyer në numra konkret 22 nxënës janë përjashtuar gjithsej.
Testi i parë
Testi i dytë
64 18
54 21 Po
Jo
7.12. A i është tërhequr vërejtja ndonjë Administratori nga Përfaqësuesi i MAShT? Baza ligjore mbi realizimin e testit të maturës ndër të tjera ka ndërtuar dhe një hierarki administrimi të testit, ku në secilën qendër testimi bazuar në numrin e klasave ku mbahet testi përcaktohet edhe numri i mbikëqyrësve të administruesve, si përfundim për çdo 5 klasë rrjedhimisht çdo 5 administrues, përgjegjës është një mbikëqyrës i cili përcjell punën e tyre. Ndërkaq, po ashtu secila qendër ka edhe përfaqësuesin e MAShT i cili e ka për detyrë që të kujdeset për mbarëvajtjen e procesit në përgjithësi. Në rast të keqpërdorimit të detyrës nga ana e administruesve, atyre duhet të iu tërhiqet vërejtja nga ana e mbikëqyrësve apo edhe nga përfaqësuesi i MAShT i cili është udhëheqës i qendrës. Monitoruesit e KYC raportojnë se në 18 nga 82 qendra të monitoruara në pjesën e parë të testimit iu është tërhequr vërejtja administruesve për raste keqpërdorimi të detyrës, kurse në 64 prej tyre një gjë e tillë nuk ka ndodhur.
16
Monitorimi i Provimit Shtetëror të Maturës 2016
Ndërsa, në pjesën e dytë raportohet se në 16 nga 75 qendra të monitoruara është paraqitur nevoja e ndërhyrjes së mbikëqyrësit apo përfaqësuesit të MAShT përgjatë shkeljes së rregullave nga administruesit në mënyrë që kështu të vazhdojë mbarëvajtja e testimit në formë të rregullt dhe të duhur.
Testi i parë
Testi i dytë
64 18
59 16 Po
Jo
7.13. A ka përfunduar testi i maturës në kohën e përcaktuar me ligj (3 orë pas fillimit të testit)? Sipas ligjit në fuqi kohëzgjatja e testimit llogaritet të jetë njëqindetetëdhjetë minuta (180min) apo saktësisht 3 orë pas fillimit të testimit dhe konsiderohet si kohë e mjaftueshme për të plotësuar testin. Në këtë hapësirë kohore nuk përfshihen 10 – 20 minutat e parë të cilët shfrytëzohen për shpjegim të rregullave dhe procedurave të testimit. Në disa raste nxënësit kanë nisur testimin me vonesë ndërsa, kanë qenë të obliguar ta përfundojnë atë më herët se që ishte e paraparë. Kjo përgjegjësi bie mbi administruesit, mbikëqyrësit dhe kryetarët e qendrave apo përfaqësuesin e MAShT, të cilët nuk kanë arritur të menaxhojnë kohën sipas standardeve dhe rregullave tashmë të njohura. Bazuar në rezultatet e dala nga terreni 16 qendra nga 82 të monitoruara në pjesën e parë nuk e kanë përfunduar sipas kohës së përcaktuar testimin. Ndërsa, në 66 prej tyre kohëzgjatja ka qenë sipas rregullave të përcaktuara me ligj. Kurse, në pjesën e dytë në 15 nga 75 qendra koha nuk është respektuar, ndërkaq në 60 qendra të tjera janë ndjekur rregullat.
Testi i parë
Testi i dytë
16 66
15 60 Po
Jo
7.14. A ka pasur parregullsi para fillimit të testimit? Duke marrë parasysh që KYC bën monitorimin e testit të maturës për 5 vite me radhë kemi pasur mundësi që të vërejmë qoftë parregullsi teknike apo dhe probleme të tjera momentale të ndryshme e të cilat nga viti në vit ose janë përmirësuar ose janë përsëritur duke ndikuar në cilësinë e testimit. Konsiderohet se këto probleme varijojnë nga më të ndryshmet si për shembull: mungesa e emrave të nxënësve në Monitorimi i Provimit Shtetëror të Maturës 2016
17
lista, vonesa të administruesve në qendra, lëvizja e personave të paautorizuar, vonesa në fillimin e testimit dhe të tjera. Këtë vit krahasuar me vitin e kaluar vërejmë një ngritje të përqindjes sa iu përket problemeve para fillimit të testit. Në pjesën e parë në 31 nga 82 qendra monitoruesit kanë treguar se ka pasur parregullsi para fillimit të testimit, kurse në 51 prej tyre nuk ka pasur probleme të tilla bazuar nga rezultatet e monitorimit. Sa i përket pjesës së dytë kemi pasur një përmirësim të dukshëm ku vetëm në 9 nga 75 qendra të monitoruara kemi pasur raportim për parregullsitë para fillimit të testit kurse në 66 prej tyre është vlerësuar se nuk ka pasur parregullsi para fillimit të testimit.
Testi i parë
Testi i dytë
51 31
66 9 Po
Jo
7.15. A keni vërejtur lëvizje të personave të pa autorizuar në qendrën e testimit? Ligji e përcakton se në qendrat e testimit nuk lejohet që të lëvizin persona të paautorizuar në mënyrë që të mos pengohet procesi i testimit dhe të evitohen problemet e mundshme. Problem që është vërejtur këtë vit është që administruesit/përfaqësuesit dhe monitoruesit nuk kanë qenë të pajisur me dokumente që dëshmojnë që ata janë persona të autorizuar për ato qendra të testimit. Mirëpo, edhe këtë vit gjatë procesit të testimit monitoruesit tonë raportojnë që në pjesën e parë 5 qendra nga 82 të monitoruara ka pasur persona të paautorizuar brenda qendrës kurse në 77 prej tyre kjo gjë nuk është lejuar të ndodhë. Ndërkaq, kjo shifër përkeqësohet në pjesën e dytë ku në 8 nga 75 qendra raportohet se ka pasur lëvizje të personave të paautorizuar gjë që është shqetësuese.
Testi i parë
Testi i dytë
77 5
67 8 Po
18
Monitorimi i Provimit Shtetëror të Maturës 2016
Jo
7.16. A ka pasur parregullsi gjatë dhe pas procesit të testimit? Gjithmonë duke u bazuar në të dhënat e dala nga tereni, monitoruesit tanë kanë dalluar që edhe gjatë procesit të testimit ka pasur parregullsi të cilat medoemos duhet që të evitohen në vazhdimësi duke konsideruar cilësinë e provimit shtetëror të maturës. *Disa nga parregullsitë që janë raportuar nga monitoruesit tanë janë: • Kthimi i nxënësve në klasa pas përjashtimit të tyre nga testi fillimisht bazuar në shkeljen e rregullave nga ana e tyre; • Lejimi i përdorimit të telefonave celularë dhe pajisjeve të tjera teknologjike nga administruesit; • Lëshimi i klasave të testimit nga ana e administruesve duke i lënë kështu kandidatët pa mbikëqyrje; • Zhurma të pandalshme nëpër korridore nga vet administruesit dhe mbikëqyrësit që rrjedhimisht kanë shkaktuar dhe dekoncentrim tek kandidatët; • Lëvizja e personave të paautorizuar në qendra të testimit; • Ngatërrimi i formës së testeve( p.sh 1. Një kandidati i është dhënë testi A ndërsa fleta e kuqe e përgjigjeve B, ose 2. Kandidatit të drejtimit natyror i është dhënë testi i drejtimit shoqëror), dukuri këto që nuk janë vërejtur me kohë dhe si pasojë kandidatët janë penalizuar sidomos në kohëzgjatjen e testimit sepse nuk i është ofruar mjaftueshëm kohë për ri-plotësim të testit apo edhe në disa raste këto gabime nuk janë përmirësuar fare. Bazuar në raportimin e monitoruesve në pjesën e parë të testimit në 29 qendra nga 82 të monitoruara ka pasur parregullsi gjatë dhe pas procesit të testimit, kurse për 53 qendrat tjera monitoruesit thonë që nuk ka pasur parregullsi në të njëjtën periudhë. Ndërsa sa i përket pjesës së dytë nga 75 qendra të monitoruara në 15 prej tyre raportohet të ketë pasur parregullsi gjatë dhe pas procesit të testimit ndërsa 60 të tjera tregohet që një gjë e tillë nuk ka ndodhur.
Testi i parë
Testi i dytë
53 29
60 15 Po
Jo
Monitorimi i Provimit Shtetëror të Maturës 2016
19
8. TË DHËNAT DHE STATISTIKAT E DALA NGA ANKETIMI I NXËNËSVE Këto të dhëna, opinione dhe rezultate në këtë raport pasqyrojnë mendimet dhe perceptimet e drejtpërdrejta të respondentëve të intervistuar në këtë monitorim. Intervistimi është bërë në të dyja pjesët e testimit dhe statistikat paraqesin përgjigjet nga të dy pjesët e testimit.
8.1. A i keni marrë informatat e sakta dhe në kohë rreth provimit shtetëror të maturës? Duke u bazuar në eksperiencën e viteve të kaluara, informimi në kohë rreth përmbajtjes dhe procesit të Provimit të Maturës është njëri ndër kushtet kryesore që ky proces të tregohet i suksesshëm. Informimi efikas dhe në kohë i kandidatëve të cilët do ti nënshtrohen provimit të maturës ka ndikim psikologjik e po ashtu rritë edhe nivelin e transparencës karshi gjithë procesit të testimit. Krahasuar me vitet e kaluara këtë vit shohim një ngritje të theksuar në këtë aspekt, gjithmonë duke u bazuar në përgjigjet e respondentëve të intervistuar në terren në ditët e testimit. Të pyetur se a kanë marrë informata të sakta dhe në kohë rreth provimit shtetëror të maturës, nxënësit këtë vit të intervistuar në të dyja pjesët e testimit, në 91% të rasteve nga 318 të intervistuar kanë treguar se informimi ka qenë i saktë dhe në kohë nga ana e shkollave të tyre, respektivisht nga MAShT.
Pyetja 8.1
9 91
Po
Jo
Krahasuar me raportin e vitit të kaluar të krijuar nga KYC ku në 22% të rasteve nxënësit kishin treguar se nuk kanë qenë të informuar në kohë, mund të themi se kjo ka pasur ndikim në ngritjen e përgjegjshmërisë sa i përket anës organizative nga MAShT.
8.2. A ka qenë ambienti i mbajtjes së testit i përshtatshëm? Duke e pasur parasysh rëndësinë e ambientit se ku zhvillohet testi i maturës, ndikimin psikologjik që ai ka në kandidatët të cilët i parashtrohen këtij provimi, edhe këtë vit, KYC në intervistën e bërë me nxënës i ka pyetur ata se sa kanë qenë të kënaqur me ambientin e testimit për sa i takon qetësisë, temperaturës, ndriçimit etj.
Pyetja 8.2
10 90
Bazuar në përgjigjet e nxënësve, të nxjerra nga të dyja pjesët e testimit nxënësit, 90% e rasteve nga 318 të intervistuar kanë qenë të kënaqur me ambientin ku është mbajtur testi. Krahasuar me vitin e kaluar, bazuar në raportin e nxjerrë nga KYC, nuk kemi ndonjë ndryshim në këtë përgjigje gjë që na sjell në konkluzionin se në këtë aspekt nuk ka pasur ndonjë ndryshim.
Po
Jo
8.3. A keni paguar për të ju nënshtruar provimit shtetëror të maturës? Ligji i ri mbi Provimin e Maturës Shtetërore Nr. 05/L-018 e interpreton pagesën prej 5 euro si të eliminuar e cila viteve të kaluara ka qenë obligim për paraqitjen e provimit të maturës. Duke u nisur nga ky fakt KYC në intervistën e realizuar me nxënës ka pyetur nëse këta të fundit kanë paguar këtë vit për të paraqitur provimin e maturës në mënyrë që të kuptohet nëse po përfillet ligji në fuqi. 20
Monitorimi i Provimit Shtetëror të Maturës 2016
Nga përgjigjet e nxjerra në terren KYC ka kuptuar që në 99% të rasteve nga 318 të intervistuar nxënësit nuk kanë paguar për të paraqitur provimin. Mirëpo, disa kandidatë kanë paguar për paraqitjen e provimit dhe kjo gjë është shqetësuese. Duke e ditur që këto mjete nuk janë destinuar për provimin e maturës, dëmtimi i kandidatëve në këtë pikë është një rast që ka nevojë të hulumtohet dhe të mos lejohet që të ndodhë prapë.
Pyetja 8.3
Pyetja 8.4
99 1
Po
Jo
6 94
Po
Jo
8.4. Stafi udhëheqës/Administruesit a kanë qenë korrekt ndaj të gjithëve? Njëri ndër problemet më të theksuara që provimi i maturës po hasë tash e sa vite është administrimi i këtij procesi. Keq administrimi vazhdon të jetë një dukuri që e dëmton shumë cilësinë e provimit shtetëror të maturës. Duke u nisur nga kjo arsye KYC gjatë intervistimit të kandidatëve i ka pyetur ata nëse kanë qenë korrekt ndaj të gjithëve administruesit e provimit. Kësisoj, sipas nxënësve në 94% të rasteve administruesit kanë qenë korrekt ndaj të gjithë kandidatëve të cilët i janë parashtruar provimit të maturës shtetërore.
8.5. A jeni lejuar të bashkëpunoni dhe të kopjoni? Problem tjetër po ashtu që e thekson provimin e maturës për vite me radhë është edhe lejimi i bashkëpunimit apo kopjimit mes nxënësve nga ana e administruesve.
Pyetja 8.5
Kandidatët, në 92% të rasteve kanë treguar që nuk janë lejuar të bashkëpunojnë apo kopjojnë mes vete gjatë procesit. Krahasuar me përqindjen e dhënë nga monitoruesit e KYC në pyetjen 7.6, 7.7 dhe 7.8 vërehet një jo përputhshmëri e përgjigjeve si shkak i mos sinqeritetit të nxënësve të cilët nuk parapëlqejnë ta pranojnë një fakt të tillë. KYC e vlerëson shqetësuese që edhe në një pyetje të tillë kemi 8% të rasteve që pranojnë që janë lejuar të bashkëpunojnë apo kopjojnë nga 318 të intervistuar, traditë kjo që po na përcjellë me vite në këtë proces.
92 8
Po
Jo
8.6. A kanë qenë pyetjet në përputhje me plan programin mësimor? Mospërputhja e plan programit mësimor krahasuar me pyetjet në provimin shtetëror të maturës mbetet një shqetësim me të cilin nxënësit përballen gjatë nënshtrimit të këtij provimi. Ky problem është theksuar nga nxënësit çdo vit prandaj dhe KYC ka ngritur këtë çështje karshi institucioneve përgjegjëse në mënyrë që të përmirësohet dhe arrihet ndryshimi. Monitorimi i Provimit Shtetëror të Maturës 2016
21
Të shtyrë për të parë nëse këtë vit gjendja qëndron më mirë se në vitet e kaluara KYC i ka pyetur kandidatët nëse sipas tyre pyetjet kanë qenë në përputhje me plan programin mësimor. Nga të dhënat e nxjerra gjatë intervistave në të dyja pjesët e testimit nxënësit janë shprehur që në 77% të rasteve provimi ka qenë në përputhje me atë çka ata e kanë mësuar gjatë viteve shkollore. Mirëpo, ende është shqetësues niveli i përgjigjeve ku thuhet se pyetjet nuk kanë qenë në përputhje me plan programin mësimor, gjegjësisht 23% të rasteve të intervistuara nga 318 respondentë. Marrë parasysh përqindjen negative të këtij viti dhe viteve paraprake, nënkuptohet që nxënësit kanë paqartësi konsideruar diferencën me pyetjet e provimit nga mësimet e marra në shkollë. Kësisoj, MAShT nuk ka bërë ndonjë lëvizje themelore sa i takon, qartësisë dhe përshtatjes së përmbajtjes së provimit shtetëror të maturës.
Pyetja 8.6
23 77
Po
Jo
8.7. A ka qenë i vendosur emri juaj në listat e ardhura nga MAShT? Një ndër problemet teknike që shkakton vonesë dhe konfuzitet para fillimit të testit të maturës tash e disa vite është dhe ngatërresa që bëhet me emrat e kandidatëve në lista. Kryesisht, kandidatët që do të i nënshtrohen provimit të maturës shtetërore fillimisht evidentohen nga shkolla përkatëse, pastaj këto lista klasifikohen nga MAShT varësisht ndarjes së nxënësve në klasë dhe si përfundim vendosen në dyert e klasave ku mbahet testimi në mënyrë që secili nxënës të vendoset në klasën që takon për të u testuar. KYC për çdo vit të monitorimit e ka identifikuar këtë ngatërresë që e pengon vazhdimisht procesin me ç ‘rast shpesh për nxënësit të cilët nuk arrijnë ta gjejnë vetën në këto lista shkakton panik dhe presion psikik, madje me raste dhe i penalizon për faktin që nuk lejohen të hynë fare në test.
Pyetja 8.7
6 94
Po
Jo
Nxënësit e intervistuar këtë vit në të dyja pjesët e testimit në pyetjen se a e kanë gjetur emrin e tyre nëpër listat e ardhura nga MAShT në 94% të rasteve nga 318 të intervistuar kanë deklaruar se e kanë gjetur emrin, mirëpo 6% të tjerë kanë deklaruar se emri i tyre ka munguar në këto lista.
8.8. A ju kanë lejuar të i nënshtroheni provimit shtetëror të maturës nëse nuk keni pasur dokumente identifikimi me vete? Pyetja 8.8
Një ndër dukuritë që haset shumë shpesh në provimin e maturës shtetërore është edhe problemi me dokumentet e identifikimit. Në bazë të Ligjit Nr. 05/L -018 për Provimin e Maturës Shtetërore Neni 21, Pika 2 thotë që kandidatëve nuk iu lejohet pjesëmarrja në provim nëse nuk janë të pajisur me dokument identifikimi të lëshuar nga institucionet përkatëse.
83 17
Bazuar në këtë pikë KYC ka parashtruar pyetjen nëse kandidatët janë lejuar ti nënshtrohen këtij provimi edhe pa dokumente identifikuese. Kështu, në 83% të rasteve thuhet që kandidatët nuk janë lejuar të i nënshtrohen provimit shtetëror të maturës pa dokumente identifikuese, mirëpo 17% të rasteve nga 318 të intervistuar tregojnë që një gjë e tillë është toleruar. 22
Monitorimi i Provimit Shtetëror të Maturës 2016
Po
Jo
8.9. A jeni pajisur me diplomë, pas përfundimit të procesit mësimor? Pyetja 8.9
Ligji Nr. 05/L -018 mbi Provimin e Maturës Shtetërore i aprovuar këtë vit në Neni 18, Pika 1 specifikon që të gjithë nxënësit/kandidatët të cilët me sukses e kanë përfunduar vitin e fundit pajisen me diplomë dhe mund të i nënshtrohen provimit të maturës shtetërore. Po ashtu, Neni 16, Pika 3 përcakton që kandidatët për të paraqitur provimin e maturës shtetërore duhet të jenë të pajisur me diplomë e cila dëshmon përfundimin e shkollës së mesme. Bazuar në këtë fakt, KYC i ka pyetur respondentët nëse pas përfundimit të procesit mësimor janë pajisur me diplomë e cila dëshmon përfundimin e shkollës së mesme. Nga të dhënat e nxjerra nga terreni 33% e rasteve të të anketuarve kanë treguar që janë pajisur me diplomë, kurse 67% prej 318 të intervistuarve kanë deklaruar se nuk janë pajisur me diplomë pas përfundimit të procesit mësimor.
67 33
Po
Jo
Kjo tregon se janë shkelur dy nene ligjore ku kandidatët përpos që nuk janë pajisur me diplomë ata e kanë paraqitur provimin e maturës në formë jo-ligjore. Për këtë çështje KYC ngrit si shqetësim atë që shkollat nuk janë të informuara me ndryshimet ligjore ose këto të fundit nuk i përfillin udhëzimet të cilat përcaktohen me ligj.
8.10. A ka filluar testimi me kohë? Koha paraqet një pikë kyçe e cila garanton suksesin apo mossuksesin e kandidatëve të cilët i nënshtrohen provimit të maturës. Po ashtu duke u nisur nga vonesat të cilat ndodhin në vazhdimësi ndër vite në fillimin e procesit të provimit, KYC ka pyetur nxënësit nëse ka filluar testi me kohë në qendrat e tyre të testimit.
Pyetja 8.10
11 89
Respondentët në 89% të rasteve nga 318 të intervistuar kanë treguar që testi ka filluar në kohën e përcaktuar me ligj (ashtu siç edhe kanë qenë të informuar paraprakisht nga institucionet e tyre shkollore), ndërsa në 11% të rasteve ata kanë deklaruar që ka pasur vonesë në fillimin e procesit të testimit. KYC vlerëson se këto vonesa duhet të merren parasysh dhe të ndryshohen procedurat administrative në mënyrë që kjo dukuri të eliminohet.
Po
Jo
8.11. A keni pasur program mbështetës (Orë shtesë, materiale përgatitore) për provimin shtetëror të maturës? Pyetja 8.11
Provimi shtetëror i maturës është një nga ngjarjet më stresuese për nxënësit të cilët përkundër faktit që mësojnë përgjatë viteve akademike kanë përsëri nevojë për një parapërgatitje para së të i nënshtrohen këtij provimi. Edhe pse jo e rregulluar me legjislacion, me vet iniciativë shumë shkolla përgatisin program kujtues të lëndëve dhe e zhvillojnë atë nëpërmjet orëve shtesë duke shpërndarë dhe materiale përgatitore.
41 59
KYC ka marrë informatën nga të intervistuarit nëse kanë pasur program mbështetës për provimin shtetëror të maturës edhe këtë vit. Nga 318 të intervistuar 59% e tyre kanë deklaruar që kanë mbajtur orë shtesë ose janë pajisur (njoftuar) me materiale Po
Jo
Monitorimi i Provimit Shtetëror të Maturës 2016
23
përgatitore, kurse 41% prej tyre kanë treguar se nuk ka njohuri rreth materialeve shtesë dhe se nuk kanë mbajtur orë shtesë për përgatitje lidhur me provimin shtetëror të maturës.
8.12. Gjatë procesit të testimit, a keni vërejtur lëvizje të personave tjerë në klasë përpos administruesit/es? Ligji mbi provimin shtetëror të maturës përcakton në Nenin 13 dhe Nenin 14 personat e autorizuar të cilët janë pjesë e procesit të provimit në qendrat ku mbahet ai dhe kësisoj janë të vetmit të cilët kanë të drejtë të ndodhen në ambientet ku mbahet testi.
Pyetja 8.12
Bazuar nga vitet e kaluara KYC ka raportuar përmes monitoruesve se në qendra të provimit është vërejtur edhe prezenca e personave të pa autorizuar të cilët me këtë rast kanë shkelur ligjin dhe po ashtu kanë dëmtuar procesin në përgjithësi. Për këtë arsye këtë vit përpos monitorimit në terren, KYC ka intervistuar edhe kandidatët, me ç’ rast i ka pyetur nëse gjatë testimit kanë vërejtur lëvizje të personave të pa autorizuar. Në 85% të rasteve nga 318 të intervistuar janë deklaruar se nuk kanë vërejtur lëvizjen e personave të pa autorizuar, mirëpo në 15% të rasteve kemi marrë përgjigje ku thuhet se është vërejtur një dukuri e tillë.
85 15
Po
Jo
Dukuritë e tilla janë shqetësuese dhe nuk duhet lejohet përsëritja e tyre në vitet në vijim duke pasur parasysh që e dëmtojnë në formë serioze procesin e provimit shtetëror të maturës, e po ashtu paraqesin edhe shkelje ligjore.
24
Monitorimi i Provimit Shtetëror të Maturës 2016
Monitorimi i Provimit Shtetëror të Maturës 2016
25
9.
REKOMANDIME
Me qëllim të përmirësimit të mëtutjeshëm të procesit të Provimit Shtetëror të Maturës, Këshilli i Nxënësve të Kosovës dhe Këshilli Rinor Kosovar rekomandojnë:
9.1. Rekomandime rreth Ambientit/ Teknike : 1. Të rregullohet çështja e listave të nxënësve dhe të mos krijohen vonesa për këtë shkak; 2. Ambienti i mbajtjes së testimit të jetë i përshtatshëm dhe i bazuar në standardet dhe kushtet e vlerësuara si adekuate për testim;
9.2. Rekomandime rreth Procesit/Administrimit: 1. Nxënësit të hynë në provim sipas orarit të paraparë me ligj; 2. Të informohen nxënësit në fillim të procesit të testimit për rregullat, mënyrën dhe kohën e testimit; 3. Testi të mbaroj në kohën e paraparë me ligj dhe administruesit/et të jenë mirë të informuar se si duhet të llogaritet koha e fillimit dhe mbarimit të provimit; 4. Administruesit/et dhe Mbikëqyrësit/et të e zbatojnë rregullën e arritjes në qendër 1 orë më herët; 5. Të minimizohen vizitat në tualet dhe të kontrollohen tualetet nga personat përgjegjës; 6. Evidentimi i hyrjes së personave të pa autorizuar nëpër qendrat e testimit dhe ndërmarrja e masave ndaj tyre dhe përgjegjësve të qendrave në të njëjtën kohë.
9.3. Rekomandime Procedurale/Ligjore: 1. Të merren masa rigoroze për ndalimin e përdorimit të pajisjeve teknologjike sidomos telefonave celular, dhe të ketë kujdes të veçantë nëse nxënësit i kanë deklaruar të gjithë celularët që posedojnë brenda ambienteve të testimit; 2. Të trajnohen administruesit/et lidhur me procesin e administrimit dhe plotësimit të testit të maturës; 3. Të bëhet përzgjedhja më e kujdesshme e administruesve/eve , kryetarëve/eve të qendrave dhe Mbikëqyrësve/eve; 4. Të ndalohen dhe të largohen nga procesi, administruesit/et të cilët/at i ndihmojnë nxënësve në plotësimin e testit, si dhe të sanksionohen në bazë të ligjit; 5. Të merren masa ndaj nxënësve që përdorin celularin dhe atyre të cilët kopjojnë apo bashkëpunojnë; 6. Rastet e kopjimit dhe shpërndarjes të përgjigjeve të hetohen deri në zbulim; 7. Të evidentohen rastet e pagesës prej 5 euro dhe të merren masa ndaj personave të cilët kanë urdhëruar pagesën.
9.4. Rekomandimet nga viti i kaluar të realizuara: 1. Sanksionimet për administruesit/et dhe mbikëqyrësit/et të parashihen edhe me ligj; 2. Puna e administruesve/eve dhe vëzhguesve/eve të provimit duhet të monitorohet nga organe kompetente më të larta (KQSHM, MAShT, DVSM). 3. Të hiqet pagesa e detyrueshme prej 5 euro.
26
Monitorimi i Provimit Shtetëror të Maturës 2016
10. FALËNDERIME
1. Agnesa Foniqi 2. Agnesa Xheladini 3. Agron Sylaj 4. Alma Gashi 5. Amir Mamusha 6. Andi Batusha 7. Arben Mehmeti 8. Arbenita Meha 9. Arber Gashi 10. Arber Xharra 11. Arber Klinaku 12. Arbnora Gashi 13. Arbresha Murati 14. Ardian Telaku 15. Arian Kryeziu 16. Arianit Lukaj 17. Arianit Zabërgja 18. Armanda Haxhikadrija 19. Armend Dushica 20. Arta Ibrahimi 21. Besnik Seferi 22. Betim Ahmetxhekaj 23. Biondina Mustafa 24. Blerina Mazreku 25. Blerona Cakolli 26. Blerta Kelmendi 27. Blerta Thaci 28. Blerton Jakupi 29. Butrint Lumi 30. Dafina Fondaj 31. Denis Galushi 32. Diellza Gavazi 33. Diona Hoxha
34. Diora Bajrami 35. Donat Abazi 36. Donjeta Shatri 37. Edin Murati 38. Egzon Gashi 39. Egzon Pacolli 40. Elizabeta Murati 41. Emina Murati 42. Engin Avci 43. Erlinda Hakaj 44. Fatlum Agushi 45. Faton Berisha 46. Fjolla Besholli 47. Fjolla Sopa 48. Flakadon Osmani 49. Flaureta Neziri 50. Florian Piraj 51. Gentiana Azemi 52. Gentiana Gashi 53. Gentiana Krasniqi 54. Granit Sadiku 55. Irfan Veseli 56. Kaltrina Zhushi 57. Lindrit Zogaj 58. Liridon Bushi 59. Liridon Iberhysaj 60. Liridona Zymeri 61. Loran Rakovica 62. Lorik Mehmetaj 63. Mergime Kajtazi 64. Mirjeta Shatri 65. Naime Ibrahimi 66. Nazif Nishori
67. Nazim Piraj 68. Nevzat Maksutaj 69. Qendresa Ibrahimi 70. Rina Hoti 71. Roland Sylejmani 72. Sabina Toma 73. Sadri Shehu 74. Samir Basha 75. Selvije Kurtaj 76. Semra Imami 77. Shndrit Lumi 78. Shpend Syla 79. Shpend Mustafa 80. Shukrane Krasniqi 81. Taulant Devolli 82. Valesa Salihu 83. Vesa Ibrahimi 84. Visar Zeka 85. Vjosa Qazimi 86. Vlora Plepolli 87. Xhejlane Mustafa 88. Xheneta Caka 89. Xhyliana Quni 90. Yllka Bojku
Falënderojmë të gjithë pjesëmarrësit që ishin të përfshirë në procesin e monitorimit të testit të maturës 2016. Po ashtu falënderojmë Këshillin Qendror të Veprimit Rinor (KQVR) për aktivizimin e anëtarëve të tyre si monitorues të Këshillit Rinor Kosovar në gjithë këtë proces. Falënderim i veçantë për Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë për bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe përkrahjen që ofron për Këshillin Rinor Kosovar. Monitorimi i Provimit Shtetëror të Maturës 2016 27
11. FORMULARI PËR MONITORIMIN E PROVIMIT TË MATURËS
Emri i Monitoruesit: Komuna:
Shkolla:
Qendra:
Data:
Koha e fillimit:
Koha e mbarimit:
Nr.
Po
1.
Administruesit dhe Përfaqësuesit e MASHT a kanë qenë prezent një (1) orë para mbajtjes se testit në qendrën e testimit?
2.
Zarfi, i cili përmban testet në vete, a ka mbërritur i mbyllur në qendër?
3.
A kanë hyrë nxënësit në kohë? Nëse “Jo”, në sa ora kanë hyrë nxënësit në klasë? ________________
4.
A ka filluar testi me kohë?
4.1.
Nëse “Jo”, në sa ora ka filluar testi? ________________
5.
Në fillim të testit, a janë informuar nxënësit me rregullat e testimit nga administruesit? (Informatat për nxënësit janë: Kohëzgjatja e testimit, mënyra e plotësimit të testit, rregullat disiplinore, etj.)
6.
Gjatë testimit, a kanë përdorur nxënësit celularët e tyre? (Nëse “Po”, jepeni informata shtesë në fushën e zbrazët në fund)
7.
A janë ndihmuar ndonjëherë nxënësit nga administruesit e testit, gjatë plotësimit të testit? (Nëse “Po”, jepeni informata shtesë në fushën e zbrazët në fund)
8.
A kanë bashkëpunuar apo kopjuar nxënësit?
8.1.
Nëse “Po”, a u është tërhequr vërejtja nga administruesit?
9.
A ka qenë ambienti i mbajtjes së testimit i përshtatshëm? (Nxehtësia, zhurma, rradhitja e bankave, etj.)
10.
Sa herë ju është tërhequr vërejtja nxënësve për kohën e mbetur të testimit? __________________
11.
A është përjashtuar ndonjë nxënës nga testi i maturës? (Nëse “Po”, jepeni informata shtesë në fushën e zbrazët në fund)
12.
A i është tërhequr vërejtja ndonjë Administratori nga Përfaqësuesi i MASHT? (Nëse “Po”, jepeni informata shtesë në fushën e zbrazët në fund)
13.
A ka përfunduar testi i maturës në kohën e përcaktuar me ligj (3 orë pas fillimit të testit)?
13.1.
Nëse “Jo”, në sa ora ka mbaruar testi? ________________
14.
A ka pasur parregullësi para fillimit të testimit? (Nëse “Po”, jepeni informata shtesë në fushën e zbrazët në fund)
15.
A keni vërejtur lëvizje të personave të pa autorizuar në qendrën e testimit? (Nëse “Po”, jepeni informata shtesë në fushën e zbrazët në fund)
16.
A ka pasur parrëgullësi gjatë dhe pas procesit të testimit? (Nëse “Po”, jepeni informata shtesë në fushën e zbrazët në fund)
28
Monitorimi i Provimit Shtetëror të Maturës 2016
Jo
12. PYETËSORI PËR MATURANT I PROVIMIT TË MATURËS
Nr.
Po
1.
A keni pasur informata të sakta dhe në kohë rreth testit të maturës?
1.1
Nëse po, kur? (Shfrytëzoje hapsirën poshtë për shënime)
2.
A ka qenë ambienti i mbajtjes së testit i përshtatshëm?
3.
AA keni paguar për testin e maturës?
3.1.
Nëse po, në cilën bank? (Shfrytëzoje hapsirën poshtë për shënime)
4.
Stafi udhëheqës/Monitoruesit a kanë qenë korrekt ndaj të gjithëve?
5.
A jeni lejuar të bashkëpunoni dhe të kopjoni?
6.
A kanë qenë pyetjet në përputhje me planprogramin mësimorë?
7.
A ka qenë i vendosur emri juaj në listat e ardhura nga MASHT?
8.
A ju kanë lejuar të i nënshtroheni testit të maturës nëse nuk keni pasur dokumente identifikimi me vete?
9.
A jeni pajisur me diplomë, pas përfundimit të mësimit?
10.
A ka filluar testimi me kohë?
11.
A keni pasur program mbështetës për provimin shtetëror të Maturës?
12.
Përveç administruesit, gjatë testimit, a iu ka vizituar dikush tjetër?
13.
Në cilën komunë jetoni?
14.
Në cilën shkollë jeni?
15.
A keni ndonjë informatë shtesë?
Monitorimi i Provimit Shtetëror të Maturës 2016
Jo
29
REPUBLIKA E KOSOVËS REPUBLIKA KOSOVO REPUBLIC OF KOSOVA QEVERIA E KOSOVËS - VLADA KOSOVA - GOVERNMENT OF KOSOVA MINISTRIA E ARSIMIT E SHKENCËS DHE E TEKNOLOGJISË
MINISTARSTVO OBRAZOVANJA NAUKE I TEHNOLOGIJE
MINISTRY OF EDUCATION SCIENCE & TECHNOLOGY
DEPARTAMENTI PËR ZHVILLIMIN E ARSIMIT PARAUNIVERSITAR Divizioni për Vlerësim, Standarde dhe Monitorim
Administruesi i testit Detyrat dhe përgjegjësitë e administruesit të testit në ditën e administrimit të testit janë: 1. Të jetë prezent 1 orë para se të llojë testimi në shkollën ku administron testin dhe të kontaktojë me drejtorin e shkollës. 2. Të kontrollojë vendin ku mbahet testimi (hapësira, bankat, karriget etj.). 3. Të kontaktojë me Komisionin e Qendrës të Testimit, t`i pranojë testet nga komisioni dhe të mos lejojë në asnjë mënyrë që zarfet me teste të hapen deri kur llon testimi. 4. Nxënësve (kandidatëve) në klasë t`iu shpjegojë shkurt qëllimin e testit, t`i vërtetojë të dhënat për nxënës në bazë të listës së nxënësve të vendosur në zarn e testeve dhe informatat tjera (klasa, drejtimi, shkolla etj.). 5. T`i evidentojë nxënësit sipas listës (me dokument identikues), dhe të identikojë nxënësit që mungojnë. 6. Të bëjë shpërndarjen e Testit dhe fletë përgjigjes, ashtu që nxënësve të ulur në të njëjtën bankë t`u jepen f orma të ndryshme të testit. 7. T`i udhëzojë nxënësit për mënyrën e plotësimit të shënimeve të përgjithshme në Fletë përgjigje (emri, mbiemri, kodi, numri i ditarit forma A, B, C, D...). 8. T`i udhëzojë nxënësit se në fletë përgjigje nuk lejohet dëmtimi apo ndonjë shkrim tjetër përveç plotësimit të përgjigjes që nxënësi e konsideron të saktë. 9. Nëse mungon ndonjë test, testi merret nga zar me teste rezervë dhe evidentohet numri i testeve të marra dhe po me atë numër i dorëzon te Komisioni. 10. Udhëzohen nxënësit që t’i hapin testet për të vërtetuar numrin e faqeve apo ndonjë defekt teknik në test dhe u tregon atyre për kohën e zgjatjes së testimit (180 minuta) pa e llogaritur kohen që iu jepen udhëzime. 11. Në bankë nuk lejohet të ketë asgjë tjetër përveç testit, fletë përgjigjes dhe lapsit të thjeshtë grat HB. 12. Nuk lejohet kurrsesi t`iu ndihmohet nxënësve gjatë plotësimit të testit, në të kundërtën, do të merren masa disiplinore sipas kodit disiplinor. 13. Gjatë testimit, nuk duhet t`u tërhiqet vazhdimisht vërejtja nxënësve për kohën e mbetur apo të pengohen në ndonjë formë tjetër. 14. U sugjeron nxënësve që t’i plotësojnë të gjitha përgjigjet e kërkesave në test. 15. Kur nxënësit kanë përfunduar punën, atyre u lejohet të dalin nga salla e testimit, ndërsa administruesi i mbledh format e testeve dhe fletë përgjigjet sipas radhës. 16. Testet i numëron dhe i vendosë në zarn e madh - zar i testeve. 17. Fletë përgjigjet i numëron dhe i vendosë në zarn e vogël – zar i Fletë përgjigjeve. 18. Testet dhe fletë përgjigjet i numërohen edhe njëherë me anëtarë të komisionit të MASHT, komisioni i vendosen në zarf dhe i paketon. 30
Monitorimi i Provimit Shtetëror të Maturës 2016
19. Mbanë përgjegjësi të plotë për ruajtjen e sekretit prej pranimit, gjatë administrimit deri në dorëzimin e testeve te anëtarët e komisionit. 20. Nuk iu lejon hyrjen e nxënësve të cilët vonohen, lejon vetëm me rekomandimin e komisionit në qendrën e testimit. 21. Nuk i lejon në testim nxënësit të cilët nuk kanë kartë të identikimit/vetëm me lejen e komisionit në qendrën e testimit dhe këtë e evidenton në Fletën e administruesit; 22. Nuk lejon lëvizje të nxënësve në klasë dhe pëshpëritje me shokë, u tërheqë vërejtjen nxënësve se nuk lejohet kopjimi i testit nga shoku/shoqja, apo nga ndonjë materiali tjetër se në të kundërtën obligohet ta largon nga testimi dhe ai mbetet pa pikë. 23. Nuk lejon ndërrimin e formës (grupit) të testit me shokun/shoqen. 24. Nuk lejohet nxënësve mbajtjen e celularëve, dhe përdorimi i tyre gjatë kohës së testimit; 25. Nuk lejon hyrje në klasë ku është duke u administruar testimi asnjë personi tjetër. 26. Nxënësve iu lejohet vetëm përdorimi ujit për pije por pa e prish qetësinë gjatë kohës së testimit. 27. U përkujton nxënësve bartjen e shënimeve nga testi në Fletë përgjigje. 28. Plotëson fletën e administrimit dhe e nënshkruan atë. DVSM-KQShM
Monitorimi i Provimit Shtetëror të Maturës 2016
31
REPUBLIKA E KOSOVËS REPUBLIKA KOSOVO REPUBLIC OF KOSOVA QEVERIA E KOSOVËS - VLADA KOSOVA - GOVERNMENT OF KOSOVA MINISTRIA E ARSIMIT E SHKENCËS DHE E TEKNOLOGJISË
MINISTARSTVO OBRAZOVANJA NAUKE I TEHNOLOGIJE
MINISTRY OF EDUCATION SCIENCE & TECHNOLOGY
DEPARTAMENTI PËR ZHVILLIMIN E ARSIMIT PARAUNIVERSITAR Divizioni për Vlerësim, Standarde dhe Monitorim
Kryetari i Komisionit në Qendrën e Testimit Detyrat dhe përgjegjësitë e Kryetarit të Komisionit në Qendrën e Testimit në ditën e administrimit të testit janë: 1. Është i obliguar që t’i përgjigjen këtij aktiviteti, të gjitha aktivitetet tjera në ditën e administrimit të testimit duhet të anulohen. 2. Pranon teste nga zyrtari i DVSM dhe testet i dërgon në Qendrën e caktuar të Testimit sipas orarit dhe vendit të përcaktuar. 3. Koordinon punën me anëtarët tjerë të komisionit dhe drejtorin e shkollës në Qendrën ku është caktuar (p. sh. kontrollon se sa janë bërë përgatitjet për testim, prezencën e administruesve, hapësirën e klasës, inventarin, higjienën, prezencën e njerëzve të angazhua, prezencën eventuale të njerëzve të paangazhuar, të gjithë mbarëvajtjen e procesit të testimit). 4. Duhet të jetë në qendrën e caktuar të testit 1 (një) orë para kohës së llimit të testit. 5. Në orën 9:15 komisioni tre anëtarësh i verikon administruesit e testit (me anë të listës që është pranuar nga zyrtari i DVSM). 6. Në orën 9:30 nxënësit i lejon të hyjnë në shkollë, gjegjësisht në sallë, ku ata janë caktuar për të mbajtur testin. 7. Në ora 9:45 çdo administruesi i dorëzon numrin e caktuar të testeve dhe fletë përgjigjeve për paralelen ku ai administron (zarn e dedikuar për atë paralele). 8. Udhëzon administruesit që tua tërheqin vërejtjen nxënësve për plotësimin e fletë përgjigjes (me laps grafit) dhe fletë përgjigja të jetë e pa dëmtuar sepse në të kundërtën nxënësit mbesin pa rezultatin e testit. 9. Gjatë tërë kohës përcjell realizimin i administrimit të testit duke vendosur rend dhe qetësi aty ku ka nevojë, dhe duke përcjell punën e administruesit. 10. Kur vërehet ndonjë parregullsi, komisioni intervenon, varësisht nga situata dhe rasti i cili është në përputhje me udhëzimet profesionale (deri edhe në ndërrimin e administruesit). 11. Mban kontakte dhe konsultohet me Komisionin Qendrore të MAShT- it. 12. Pas mbarimit të testimit nga administruesi pranon testet dhe fletë përgjigjët të numëruara dhe të ndara (fletë përgjigjet veç, testet veç dhe i vendos në zarf të veçantë, kurrsesi të mos lihen fletë përgjigjet brenda në test). 13. Obligohet që të shkruajë raport për procesin e administrimit të testit. 14. Sqarim: Testi llon në ora 10:00 dhe mbaron në ora 13:30 në tërë qendrat e testimit të Kosovës. Testi zgjatë 180 minuta, pa e llogaritur kohën që administruesit e shfrytëzojnë t’i udhëzojnë nxënësit për punën me test (10-20minuta). DVSM - KQShM
32
Monitorimi i Provimit Shtetëror të Maturës 2016
REPUBLIKA E KOSOVËS REPUBLIKA KOSOVO REPUBLIC OF KOSOVA QEVERIA E KOSOVËS - VLADA KOSOVA - GOVERNMENT OF KOSOVA MINISTRIA E ARSIMIT E SHKENCËS DHE E TEKNOLOGJISË
MINISTARSTVO OBRAZOVANJA NAUKE I TEHNOLOGIJE
MINISTRY OF EDUCATION SCIENCE & TECHNOLOGY
DEPARTAMENTI PËR ZHVILLIMIN E ARSIMIT PARAUNIVERSITAR Divizioni për Vlerësim, Standarde dhe Monitorim Monitoruesi nga Këshilli Rinor Detyrat dhe përgjegjësitë në ditën e administrimit të testit janë: 1. Është i obliguar që të paraqitet në Qendrën e Testimit një orë para llimit të testit. 2. Duhet të kontaktojë me Kryetarin e Komisionit në Qendrën e Testimit. 3. Duhet t’i deklarojë Komisionit të Testimit rolin e tij në procesin e testimit dhe të jetë komfor me rregullat e administrimit të testit. 4. Nuk i lejohet që të ketë qasje në materialet për procesin e testimit. 5. Nuk i lejohet që të merr vendime për çfarëdo situate në Qendrën e Testimit. 6. Procesin e testimit e monitoron prej pozicionit që të mos pengojë procesin e testimit (nuk i lejohet të lëvizë nëpër sallë) 7. Nuk i lejohet të kontaktojë me asnjë person (nxënës, administrues, komisioner) gjatë tërë procesit të testimit. 8. Duhet të ofrojë një dëshmi të pavarur, që procesi në sallën e testimit ka shkuar sipas rregullave. 9. Në mënyrë të pavarur të mund të marr shënime për rrjedhën e procesit. 10. Duhet të jetë i vetëdijshëm mbi detyrat precize dhe përgjegjësitë e administruesit dhe anëtarëve të komisionit. 11. Ndalohet të marr ndonjë rol aktiv në vetë procesin. 12. Monitoron procesin e Testimit në Qendrën prej llimit e deri në përfundim të procesit. DVSM - KQShM
Monitorimi i Provimit Shtetëror të Maturës 2016
33