shqiptarja.com

Page 1

“Almedicus” Suplementi për Shëndetin Intervista me mjekun pediatër, dr.Luan Xhelilaj: ““Prindër, vaksinoni rregullisht fëmijët tuaj”

BB5- intervista

Anjeza dhe Françeska: Si na duken djemtë

Faqe 13-20

Faqe 12

Na ndiqni edhe online LEKË 30 SHQIPTARJA.com + Suplementi ALMEDICUS

VITI II - NR. 49 E enjte, 01-03-2012

www.shqiptarja.com

Zbulohen rekomandimet e degëve demokrate për punësimet sipas njësive, zbardhen listat

BASHA, E-MAIL-et SEKRETE

Bashkia hoqi 350 vetë për punësimet “Fshesa” nga zyrtarët, te fshesaret e rrugëve. Kryetarja e Forumit të gruas së PD: Asnjë punësim s’është bërë. Deputetja Vokshi ndërhyri për listat. Operacioni i kushërirës së Aurela Bashës për punësimet INTERVISTA

Skënder Gjinushi: Opozita ia fut kot, Saliu të ikë SMS-të EROTIKE

Lajmi

Faqe 4

Faqe 11

Analiza

Kushërira e gruas së kryetarit të bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, sipas e-mail-eve të zbuluara në Bashki, është drejtuesja kryesore e operacionit të heqjes së njerëzve nga puna në administratën e bashkisë dhe punësimit të të tjerëve, që janë militantë të PD-së.

NGA

Zgjedhjet varen nga komisionerët

TIRANE

Denoncoi kryebashkiakun e Kamzës, injorohet “Shamikuqja” MONUMENET ME QIRA

Faqe 22

Artan Lame: “Ceka kërkon të mbushë xhepat”

N

jë ditë më parë gazeta botoi disa e-maile, korrespodencën e deputetes dhe njëherësh kryetare e Lidhjes Demokratike të Gruas, Albana Vokshi me zyrtarët e bashkisë së Tiranës për punësimin e 80 grave vetëm nga Njësia Nr. 11, me rekomandim të saj dhe këto sugjerime për punësimin, nuk mbështeteshin në kritere ligjore, apo profesionale, por vetëm mbi militantizmin. Skandali i emërimeve në Bashkinë e Tiranës vijon sot me degët e tjera të PDsë. Sipas korrespodencës së brendshme që është siguruar nga... Vijon në faqet 2-3

ZEF BROZI*

Në foto: Lulzim dhe Aurela Basha (djathtas) Faksimile e e-mail-eve të këmbyera

MINISTRIA E TRANSPORTEVE EVE

Prokurori Hana, tallet shteti jep 80 mijë lekë Ish-përfaqësuesi i Akuzës përndiqet edhe pas vdekjes, Qeveria nuk jep lekët e kërkuara për kurimin TIRANE

ELTON QYNO

M

inistria e Transporteve, pranon të japë vetëm 800 mijë lekë të vjetra, lidhur me kërkesën e bërë nga prokuroria për pagimin e shpenzimeve të mjekimit në Itali të prokurorit Xhevat Hana. Nga ana tjetër prokuroria... Faqe 7

Komisionet e Qendrave të Votimit dhe Numerimit të Votave Ndryshime rrënjësore duhen bërë edhe në përbërjen, mënyrën e zgjedhjes dhe funksionimit të komisioneve në qendrat e votimit dhe numërimit. Le të për¿tohet nga përvojat më të mira ndërkombetare dhe që i përshtaten edhe vendit tonë. Mendoj se Meksika, edhe pse nuk dallohet për një shtet të konsoliduar demokratik, meqënëse deri më 1986 aty ishte problem i madh manipulimi i zgjedhjeve (siç është edhe sot në Shqipëri), ofron një model te shkëlqyer për Shqipërinë lidhur me Komisionet në Qendrat e Votimit. Këto komisione në Meksikë nuk janë caktuar nga partitë, por Instituti i Zgjedhjeve (kështu quhet Komisioni i Zgjedhjeve) i cili i përzgjedh nga radhët e qytetarëve. Shërbimi në administrimin e zgjedhjeve konsiderohet nga shtetasit si një detyrim civil e qytetar, i ngjashëm me juritë në Amerikë. Në zgjedhjet e vitit 2006 Instituti i Zgjedhjeve përzgjodhi 7.2 milionë shtetas për t’i trajnuar për zgjedhjet dhe nga këta seleksionoi 913000 vetë si më të mirët për të drejtuar zgjedhjet në 136477 qendra votimi. Këto komisione të vetë shtetasve përgatisin qendrën e votimit dhe organizojnë gjithe procedurën e votimit, bëjnë numerimin e votave dhe nxjerrjen e rezultateve të votimit në qendrën e tyre. Vëzhguesit e partive politike, organizatave joqeveritare dhe të institucioneve ndërkombëtare kanë të drejtë të vëzhgojnë gjithë procedurën e votimit dhe numërimit të votave. Politikanët në Shqipëri duhet të ¿llojnë të kenë besim jo tek militantët partiakë, Vijon në faqe 10 por tek...


2

E enjte, 1 mars 2012

POLITIKE

Berisha: Të shkatërrohen të gjithë bunkerët e Enver Hoxhës

B

unkerëve të ndërtuar gjatë regjimit komunist dalëngadalë do t'u mbetet vetëm emri. Qeveria vendosi dje që të nisë sa më parë procesi i ç'bunkerizmit të vendit. Kryeministri Berisha kërkoi nisjen e procesit të ç'bunkerizmit në të gjithë vendin. Ky proces, nëpërmjet përcaktimit të qartë të bazës ligjore do tu ngarkohet autoriteteve vendore, në

mënyrë që ata vetë të përshtatin praktikat që atyre ju duken më të mundshmet, për realizimin e këtij procesi, sipas rrethanave të vendit. Shqipëria komuniste konsiderohej e rrethuar nga një koalicion armiqsh që kishin si synim pushtimin e saj. Në masat që u morën atë kohë ishte dhe bunkerizimi total i vendit, për të cilët u shpenzuan shuma të

konsiderueshme parash. Në mbledhjen e djeshme të Këshillit të Ministrave, kryeministri Berisha se në kuadër të ndihmës që Shqipëria do të japë për popullin libian, kërkoi nga Ministria e Shëndetësisë që në bashkëpunim me Ministrinë e Mbrojtjes të përgatiten ekipe shëndetësore, me specialistet përkatës për tu dërguar në këtë vend.

Spastrimet në administratë, si emërohen punonjësit në bashkinë e Tiranës

Punësimet, e-mail-et e familjares së Lul Bashës Lindita Dedëgjoni, kushërira e Aurela Bashës bën listat TIRANE

Në foto: Lulzim dhe Aurela Basha me vajzën e tyre gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet e 8 majit 2011 (majtas dhe poshtë) Faksimile e e-mail-eve të këmbyera dhe lista e militantëve që janë punësuar

vijon nga faqja 1 ...gazeta “Tema” në Bashkinë e Tiranës një Drejtoreshë e Burimeve Njerëzore, urdhëron Drejtoritë e Bashkisë t’i vënë asaj në dispozicion listën e gjithë punonjësve që janë në punë dhe listën e atyre që do të punësohen, duke hequr ata që janë në punë. Skandali është i rëndë po të shikohet mungesa e respektit që kanë për çdo qytetar të punësuar, të cilin e trajtojnë thjesht si një emër që fshihet me gomë lapsi dhe zëvendësohet me një listë të ardhur nga degët e PD-së. E-maili i parë është nisur nga Murat Mehmeti, një drejtues lokal i PD-së, i cili i ka përcjellë Drejtorisë së Bashkisë një listë me militantë që kjo drejtori duhet të punësojë. Lista përmban plot 27 persona, të cilët duan të punësohen në të gjitha vendet e punës që nga drejtor deri tek kaldajist. Lista është e firmosur nga tre drejtues të seksionit të PD-së dhe ky është dokumenti më i rëndësishëm për punim sot në administratën e Lulëzim Bashës. Ajo vjen nga i quajturi grupseksioni 11. Një ditë më parë në gazetë u botua edhe një listë tjetër nga grupseksioni 11, ku vetëm Albana Vokshi kishte përcjellë emrat e 80 grave që duhet të punësoheshin po në Bashki. Në e-mailin e dytë kemi një komunikim mes Orkida Begteshit që është një përgjegjëse sektori dhe kushërira e gruas së Lulëzim Bashës, Aurela Basha, Lindita Dedëgjoni, të cilat kanë përgatitur listën e personave të punësuar në drejtorinë nr.3, e cila me sa duket është lista e viktimave që do të hiqen për tu zëvendësuar me listat e ardhura nga grupseksioni 11. Dy zyrtaret e Bashkisë i kërkojnë njëra- tjetrës që lista të freskohet çdo javë duke reflektuar ndryshimet, d.m.th njerëzit që do ikin me ata që do të zëvendësohen.

VOKSHI

Një ditë më parë u botuan e-maile të dërguara nga deputetja e PD-së, Albana Vokshi për punësimin me listë të

Kryetarja

"Asnjë grua nuk na është punësuar" K

ryetarja e Forumit të Gruas Demokratike për Laprakën, Zoje Mati, e cila përmendet në e-mailet e Vokshit, thotë se ajo ka hartuar një listë të tillë, por për t'u përdorur brenda forumeve të PD-së. "Unë sigurisht që kam komunikime me Albana Vokshin, pasi ajo është kryetarja e Grave Demokratike, dhe unë jam kryetare e grave demokrate për La-

militantëve të PD-së. Sipas emaileve të këmbyera kërkohej punësimi i së paku 80 grave vetëm nga Njësia Nr. 11, me

prakën. Ne takohemi, konsultohemi, por unë nuk kam dërguar ndonjë listë në asnjë njësi bashkiake. Edhe nëse është kështu, që dikush paska dërguar një listë në një njësi bashkiake unë di të them se asnjë prej atyre grave nuk është marrë në punë, që do të thotë se njësitë bashkiake nuk ndodhen në presion", -thotë kryetarja e grave demokratike për Laprakën.

rekomandim të saj. Në emalin e parë shkëmbyer mes zonjës Vokshi dhe drejtorisë së burimeve njerëzore në

Bashki, flitej për një listë me rreth 60 gra dhe për një shtesë me rreth 20 vetë të tjerë që ajo ishte e detyruar të

dërgonte, pasi kishte shumë kërkesa nga seksioni ku drejtonte. Vokshi sugjeronte që i vetmi seleksionim që

mund të bënte është se kush është më shumë militante dhe jo se kush meriton të punojë prej tyre.


3

E enjte, 1 mars 2012

POLITIKE

Rama: Berisha fsheh K varfërinë, manipulon rëndë me statistikat

ryetari i PS e cilësoi kryeministrin si mashtrues, kur tha se ai prej 7 vjetësh s'po thotë të vërtetën për minimumin jetik në Shqipëri. Në një tryezë ku u diskutua për politikat sociale që parashikon programi i PS, Rama tha se sot një në dy shqiptarë është i varfër dhe se qeveria ka dështuar në identifikimin e vërfërisë dhe klasifikimin e të varfërve. "Të gjithë shqiptarët, që e kanë të domosdoshme

përcaktimin e minimumit jetik, të kuptojnë se me këtë qeveri jo vetëm minimum jetik s'do kenë, po asnjë shpresë që të dalin nga varfëria. Po përkundrazi, varfëria është parakusht për ti kthyer në robër të një sistemi të bazuar në kalërimin mbi varfërinë e jo meritat në funksion të njerzve për ti nxjerr nga varfëria", tha Rama. Ai tha se ndihma ekonomike është kthyer në një skemë korruptive e përdoret

për qellime politike. Ai foli për institicione të paafta dhe për fabrikim shifrash, që synojnë të fshehin realitetin. "Vetë niveli zyrtarë i varfërisë prej 13 përqind është njësoj si të gjitha shifrat zyrtare, një spekullim. E verteta është se varfëria rrotullohet tek 30 përqindëshi", u shpreh Rama. kreu i opozitës nënvizoi se porgrami i socialistëve synon të zgjidhe problemet sociale.

Spastrimet në administratë pas emërimit të Bashës

Bashkia, mbi 350 largime nga puna “Fshesa” nga zyrtarët te fshesarët e rrugës

TIRANE

Q

Kreu i njësisë 11

Haki Mustafa: "Edhe unë kam 80 gra për t'u punësuar"

Në foto: Kryetari i njësisë bashkiake nr. 11 Haki Mustafa

H

aki Mustafa, kryetar i njësisë bashkiake nr.11, që kap zonën e Laprakës, thotë se në minibashkinë e tij nuk ka asnjë vend të lirë për punë dhe jo më të bëhet fjalë për punësimin e 80 grave. Madje ai thotë se ka një listë të madhe me gra që do të donte t'i punësonte dhe nëse ia punëson dikush do t'ia dinte shumë për nder. Sa i përket e-maileve që Albana Vokshi u ka dërguar disa drejtuesve të bashkisë për të punësuar një listë me gra, aktiviste të Forumit të Partisë Demokratike, ai shprehet se në zyrën e tij nuk ka mbërritur asnjë listë e tillë. "Mua personalisht nuk më ka mbërritur një listë e tillë. Por edhe sikur të na vijë ne nuk kemi vende të lira që të mund të punësojmë kaq shumë persona. Vendet e punës janë të përcaktuara dhe nuk ndryshojnë. Po qe se u punësokan kaq kollaj po bëj edhe unë një listë me 80 gra të njësisë sonë bashkiake dhe po ia dërgoj Albana Vokshit, dhe nëse ajo arrin t'u gjejë punë do të ishte zonja më e nderuar", - na thotë kreu i minibashkisë nr.11, që gjatë një korrespondence elektronike që deputetja e PD-së, Albana Vokshi, ka zhvilluar me disa drejtues të bashkisë së madhe, shprehet se ka një listë me rreth 80 gra, aktiviste të forumit të grave të PD-së, të cilat do t'i punësojë në njësinë bashkiake nr.11.

ë pas ndërrimit të kreut të bashkisë së Tiranës, në muajin korrik 2011 e deri më tani, lapsi i shkurtimit të vendit të punës ka rënë mbi më shumë se 300 persona. Një pjesë të mirë u janë shkurtuar vendet e punës, ca të tjerë janë larguar nga puna me motivacionin për "performancë të ulët në punë" dhe ca të tjerë e kanë marrë vesh vetëm kur fleta e largimit u ka mbërritur mbi tavolinën e punës. Kështu vala e largimeve nga puna nisi zyrtarisht në fund të muajit gusht, kur 51 inspektorë të tatim-taksave u larguan nga detyra për performancë të ulët. Më vonë u hoqën edhe disa inspektorë të tjerë të kësaj drejtorie, ndërkohë 25 persona dhatë vetë dorëheqjen. Ndërsa nga administrata e bashkisë së madhe, ishin rreth 50 persona, pastrues, shoferë, madje edhe Edi, prej gati 10 vjetësh roja i derës së bashkisë së madhe, të cilët u larguan nga detyra. Deri në fund të dhjetorit praktikat e largimit ishin me nga 5-10 largime njëherësh. Ndërkohë që në fillim të muajit janar mbetën pa punë plot 70 punonjës të shërbimit funeral shtetëror, ndërsa nga ndërmarrja numër.1, ajo e gjelbërimit u shkurtuan rreth 80

...vala e largimeve nga puna nisi zyrtarisht në fund të muajit gusht, kur 51 inspektorë të tatim-taksave u larguan... vende të tjera, që ishin kryesisht pastrues dhe punëtorë gjelbërimi. Gjithashtu nga drejtoria e konvikteve dhe e mirëmbajtjes së shkollave lapsi kap edhe rreth 30 persona, të punësuar prej vitesh. Në total janë rreth 350 veta që kanë lënë vendin e punës në bashkinë e Tiranës që pas ndërrimit të kreut të saj.

DREJTORIA NR. 3 PUNËTORVE TË QYTETIT Nr. Emër Mbiemër Pozicioni Drejtor Drejtorie 1 Alfons Muça Drejtor 2 Mimoza Rustemi Sekretare Pergjegjes i zyres se Personelit 3 Neritan Kokomiri Pergjegjes Jurist 4 Arlinda Pogaj Jurist Sektori i Finances 5 Blerina Roshi Pergjegjes 6 Flutra Deda Ekonomist 7 Suela Lamaj Ekonomist 8 Anisa Bizhga Llogaritare i pare 9 Albana Mulaj Arketar 10 Klodian Fitezi Furnitor 11 Lule Vataj Magazinier 12 Yllka Muça Magazinier 13 Klaudia Hyseni Magazinier 14 Altin Ismailati Shofer 15 Astrit Tarja Shofer 16 Qazim Qefalia Shofer 17 Ardian Agolli Shofer 18 Gentian Rexha Shofer 19 Afërdita Becaj Pastrues Sektori Teknik 20 Silvana Papa Pergjegjes 21 Nehada Celaj Inxhinier 22 Elona Roci Inxhinier 23 Mirela Xholi Specialist arkive teknike 24 Adriana Beka Spec arkive teknike 25 Persefoni Qejvani Inventarizues 26 Rozeta Plasari Inventarizues 27 Dashamir Pëllumbi Teknik 28 Fitnete Ozuni Preventivues 29 Gerald Kito Preventivues Sektori i Mirembajtjes se Shkollave 30 Agim Hasanaj Pergjegjes 31 Elton Meta Inxhinier 32 Afrim Gostivari Inxhinier 33 Haris Ago Inxhinier 34 Feliks Hoda Teknik 35 Gjin Fasllia Teknik 36 Pëllumb Zani Teknik impjant ngrohes 37 Edmond Shpendi Teknik impjant ngrohes Teknik impjant ngrohes 38 Edvan Jaupaj 39 Genci Shkalla Teknik impjant ngrohes Teknik impjant ngrohes 40 Fatjon Kurti 41 Bashkim Binaj Teknik impjant ngrohes Teknik impjant ngrohes 42 Sajmir Kolldashi 43 Ismail Miolli Hidraulik 44 Daut Memia Hidraulik 45 Riza Qordja Elektriçist 46 Petrit Levendi Elektriçist 47 Lulzim Çollaku Kaldaist 48 Ferit Gjuzi Kaldaist 49 Ferdinand Luzi Kaldaist 50 Ilirjan Anastasi Kaldaist 51 Fatmir Zeneli Kaldaist 52 Përparim Gjici Kaldaist 53 Vlash Mata Kaldaist 54 Sajmir Dani Çbllokues 55 Dashamir Uka Çbllokues 56 Agim Pertafi Marangoz 57 Nuri Visha Marangoz 58 Izet Sezairi Marangoz 59 Ahmet Berisha Marangoz 60 Bujar Tale Murator+Bojaxhi 61 Zini Çollaku Murator+Bojaxhi 62 Xhemal Muka Murator+Bojaxhi 63 Ismail Qiftja Murator+Bojaxhi 64 65 66 67 68 69 70 71 72 73 74 75 76 77 78 79 80 81 82 83 84 85 86 87 88

Sektori i DDD dhe Vendstrehimeve Klodjan Llubani Pergjegjes Megi Mahja Specialist kimist Sabri Vrapi Punetor DDD Eduart Kazazi Punetor DDD Adem Çeliku Punetor Vendstrehimi Punetor Vendstrehimi Rexhep Gjozi Sektori i Mirembajtjes se Godinave Publike Erlind Como Pergjegjes Luljeta Trebicka Inxhinier Alfred Bylyku Teknik Mynir Hoxha Teknik Adem Balla Murator Klodjan Hoxha Murator Bujar Kamza Murator Zaim Shehu Murator Fatjon Rexha Bojaxhi Hysni Shyle Bojaxhi Haki Veseli Bojaxhi Fatbardh Hakrama Bojaxhi Armand Duli Bojaxhi Zyhdi Hasa Bojaxhi Besnik Gjylani Punetor Bledar Mehmetaj Punetor Zamira Ymeraj Punetor Fatmir Luka Punetor Kristo Cavo Punetor

Vendlindja

Datëlindja

Dt.e fillimit në punë

Klasa

Arsimi

Tiranë Tiranë

26.06.1974 06.02.1963

01.09.2011 06.01.1999

XII VI

Lartë Lartë Lartë

Tiranë

30.08.1977

07.09.2011

IX

Pukë

01.09.1981

04.09.2011

VIII

Lartë

Vlorë Tiranë Tiranë Tiranë Trianë Tiranë Pukë Fier Tiranë Tiranë Tiranë Tiranë Tiranë Tiranë Tiranë

12.04.1975 02.11.1956 04.03.1987 31.03.1986 31.03.1986 22.06.1978 27.08.1971 24.05.1956 20.12.1988 06.03.1971 10.08.1967 19.11.1962 30.11.1967 15.04.1976 20.05.1960

21.11.2011 06.09.2011 10.10.2011 01.10.2011 01.10.2011 10.09.2011 05.10.2011 01.10.2011 11,10,2011 09.09.2011 27.10.2011 15.01.2007 20.09.2004 01.10.2011 14.05.2007

X VIII VIII VIII VI VI II II II II IV II II V I

Lartë Lartë Larte Lartë Mesëm Mesëm Mesëm Lartë Lartë Mesëm Mesëm Mesëm Mesëm Mesëm Mesëm

Vlorë Fier Librazhd Tiranë Delvinë Përmet Tiranë Tiranë Tiranë Tiranë

12.07.1964 13.10.1987 29.04.1984 16.04.1990 11.05.1957 29.10.1956 12.03.1961 01.09.1953 18.01.1961 01.10.1956

11.11.2004 12.10.2011 01.05.2009 30.12.2011 06.12.1998 01.04.2004 01.04.2004 17.07.2008 20.01.1999 01.04.2011

X VIII VIII VI VI VI VI VI VI VI

Lartë Lartë Larte Lartë Mesëm Mesëm Mesëm Lartë Mesëm Lartë

Tropojë Tiranë Tiranë Tiranë Tepelenë Pukë Gramsh Pukë Tiranë Tiranë Tiranë Tepelenë Kukës Tiranë Tropojë Tiranë Tiranë Tiranë Tiranë Tiranë Tiranë Tiranë Tiranë Lushnje Tiranë Tiranë Tiranë Tiranë Peshkopi Tiranë Tiranë Tiranë Tiranë Tiranë

12.04.1954 27.03.1975 20.04.1966 12.06.1990 16.01.1986 03.02.1962 10.02.1947 23.02.1987 13.11.1982 05.12.1974 28.05.1982 12.03.1955 15.10.1983 19.05.1967 25.08.1957 28.07.1960 15.01.1951 18.02.1955 08.10.1968 08.08.1957 04.06.1954 11.08.1954 09.01.1953 11.02.1950 08.10.1961 12.11.1961 08.12.1962 25.04.1980 27.05.1954 1947 03.06.1964 11.04.1952 13.06.1957 25.05.1954

03.10.2011 01.04.2004 09.12.2011 23.12.2011 17.11.2011 01.11.2011 10.10.2011 10.10.2011 10.10.2011 03.10.2011 20.11.2011 14.01.2008 12.09.2007 01.04.2004 01.10.2011 01.04.2004 01.11.2011 01.10.2011 01.04.2004 21.11.2011 15.12.2011 14.12.2011 15.01.2008 12.06.2008 01.04.2011 05.05.2011 01.04.2004 24.10.2011 24.09.2011 01.04.2004 01.04.2004 01.04.2004 24.10.2011 01.04.2004

X VIII VIII VIII VI VI VI VI VI VI VI VI VI III III III III III III III III III III III III III III III III III III III III III

Lartë Lartë Larte Lartë Mesëm Mesëm Larte Lartë Mesëm Mesëm Mesëm Larte Mesëm Mesëm Larte Mesëm Mesëm Mesëm Mesëm Mesëm Mesëm Mesëm Mesëm Mesëm 8 Vjeçare 8 Vjeçare Mesëm 8 Vjeçare Mesëm 8 Vjeçare 8 Vjeçare 8 Vjeçare Mesëm Mesëm

Tiranë Tiranë Tiranë Tiranë Tiranë Tiranë

02.05.19 27.03.1990 28.11.1962 26.03.1952 21.02.1960 13.04.1953

06.09.2011 21.09.2011 01.04.2004 01.04.2004 01.04.2004 01.04.2004

X VIII III III III III

Lartë Lartë 8 Vjeçare 8 Vjeçare 8 Vjeçare 8 Vjeçare

Elbasan Tiranë Tiranë Dibër Tiranë Tiranë Tiranë Dibër Tiranë Tiranë Tiranë Tiranë Tiranë Tiranë Tiranë Tropojë Tiranë Tiranë Tiranë

31.10.1986 18.04.1954 13.05.1963 25.04.1957 14.05.1959 22.10.1983 17.06.1964 19.01.1952 15.02.1984 07.08.1955 10.12.1957 28.03.1961 05.09.1977 12.03.1962 10.04.1967 10.11.1982 23.03.1964 16.12.1957 1947

04.10.2011 01.04.2004 15.11.1989 06.09.2011 01.04.2004 24.10.2011 12.10.2011 20.11.2011 01.04.2004 01.04.2004 01.04.2004 01.04.2004 24.12.2011 01.04.2004 17.11.2011 20.11.2011 01.04.2004 12.04.2006 01.04.2004

X VIII VI VI III III III III III III III III III III I I I I I

Lartë Lartë Mesëm Lartë 8 Vjeçare Mesëm Mesëm Mesëm Mesëm 8 Vjeçare 8 Vjeçare 8 Vjeçare 8 Vjeçare 8 Vjeçare Mesëm Mesëm Mesëm 8 Vjeçare 8 Vjeçare


4

E enjte, 1 mars 2012

POLITIKE KIE: MIRËPRESIM SHQIPËRINË

BUSHATI: DËSHTIMI, NGA PD

Përfaqësuesi i Këshillit të Europës, Stoudmann mbërriti në Tiranë dy muaj përpara se Shqipëria të marrë presidencën e rradhës së Këshillit të Europës. Gjatë takimeve me kryeministrin Berisha, interes të veçantë për të kishte reforma parlamentare, zgjedhore dhe prioritetet e presidencës së ardhshme të Shqipërisë në maj. Stoudmann gjatë takimit me ministrin e Jashtëm, Edmond Haxhinasto u shpreh se marrja e presidencës, vjen në një moment kyç dhe shënon një hap të rëndësishëm të zhvillimit në rajon.

Reforma parlamentare nuk po njeh asnjë progres. "Kemi bërë një punë për disa prej problematikave, do të thosha çështje minore, që kanë të bëjnë me funksionimin e Parlamentit", tha deputeti socialist Bushati. "Zbatimi i 12 kritereve që BE ka lënë për Shqipërinë është kyç për avancimin në këtë proces. Është shumë e rëndësishme që të ketë një proces të dakortësuar, përsa i përket reformës parlamentare, që është shumë e rëndësishme për këtë aspekt", tha Bushati. Që e cilësoi një element dështimi për në BE.

Kreu i PSD: Vendit i duhet qeveri teknike për reformat dhe zgjedhjet

Kryeministri

Gjinushi: Opozita ia fut kot, Saliu të ikë

Berisha: Rama po bllokon reformat, ditë të numëruara

"Një opozitë që vritet, jo palë me vrasësit"

TIRANE

JAKIN MARENA

K

ryetari i PSD, në një in tervistë për gazetën "Shqiptarja.com" flet për sjelljen e mazhorancës, opozitës dhe ndërkombëtarëve. Si e vlerësoni dështimin e Reformës Zgjedhore? Reformat në vetvete përfshijnë lëvizjet e njerezve të cilët janë bërë shkak për bllokimin e tyre, pra largimi i atyre që kanë vjedhur votën dhe Shqipërinë. S'ka reformë me vjedhësit për të bllokuar vjedhjen. Ne kemi një qeveri e cila vodhi votën, dhe kur vidhet nuk bëhet fjalë për shkeljen e standardeve, por bëhet fjalë për kryerjen e një vepre penale. Dështoi statusi për në BE, i mendoni reformat me Berishën? Me këtë qeveri që vetëm vjedh s'mund të bëhet asgjë. Kjo qeveri duhet të largohet për t'i lëshuar rrugën një qeverie teknike, e cila të mos ketë vullnetin e vesin për të vjedhur. Pikërisht këtë duhet të kërkojë opozita, një qeveri teknike që të bëjë reformën zgjedhore, ligjet që kërkon BE dhe zgjedhjet lira e të ndershme. Dështimi i statusit për në BE është përgjegjësi e qeverisë...? Shqipëria dy vjet radhazi po dështon në marrjen e statusit për në BE, madje s'ka qëndruar as në vend por ka bërë hapa prapa në treguesit themelorë si lufta kundër korrupsionit, respektimi i shtetit ligjor e institucioneve të pavarura, zgjedhjet. Realizimi i 12 prioriteteve të vëna nga BE s'janë detyrë shtëpie për qeverinë, por evidentim i mosrealizimeve të kësaj qeverie. Ndërkombëtarët kërkojnë bashkëpunim, opozita ç'duhet të bëjë? Ndërkombëtarët kanë qënë të qartë në kërkesat e tyre. Ambasadori danez, vendi që ka dhe kryesimin e Pres-

Në foto: Kreu i PSD, Skënder Gjinushi

idencës së BE ka deklaruar se qeveria duhet të vlerësohet për atë çka ka prodhuar me qeverisjen e saj për 12 prioritetet dhe këtu s'ka lidhje se çfarë bën opozita. Madje opozita ia fut kot kur thotë që qeveria duhet të bëjë detyrat e shtëpisë. Opozita s'është bashkëfajtore dhe ka për detyrë të akuzojë qeverinë se s'qeveris mirë, të kërkojë

largimin e saj. Si e vlerësoni gjuhën e përdorur nga ndërkombëtarët? Qeveria e Saliut vetëm vjedh, vret, abuzon me pushtetin, kërcënon dhe po na lë jashtë BE. Duhet të largohet siç u bë me qeveritë në Greqi e Itali, ku faji i tyre ishte vetëm kriza ekonomike. Ndërsa ne na

kërkohet të zgjidhen krizat e prodhura nga Saliu me Saliun. Më duket se Evropa po vepron me dy standarde. Ndaj mendoj, se kjo qeveri duhet të largohet përmes dorëheqjes ose zgjedhjeve të parakohëshme. Në Gjermani u largua presidenti vetëm për pak gjë, ndërsa Saliu që mbron vrasësin, madje gradon ekzekutorët, që vjedh e mbron vjedhjen duhet

TIRANE

K

ryeministri Sali Ber isha u shpreh dje se qeveria është e gatshme për të avancuar axhendën e integrimit të vendit, duke u deklaruar pro heqjes së imunitetit qoftë siç e kërkon Komisioni i Venecias, apo siç e kërkon opozita, madje duke ndërhyrë dhe në Kushtetutë. Për Berishën, kreu i PS Rama po bllokon edhe heqjen e imuniteteve për zyrtarët, përveç reformave të tjera të integrimit që janë dhe kushte të vëna nga ana e Komisionit Evropian. "Shpalli bllokim për reformën zgjedhore pa propozuar asnjë amendament, dje bllokoi Kodin Penal, pasi kërkonte dënim kolektiv që s'ekziston në asnjë kod të botës. Ai po përdor si mercenarë deputetët e tij. Këto s'janë sinjalet që BE presin nga Shqipëria. Ne do vazhdojmë reformat në të gjitha fushat ku Edi Rama s'mund të bllokojë. Ai po bllokon heqjen e imunitetit, por jo procesin e transparencës.

të jetë palë për zgjidhjen në vend. Jemi në kushtet kur të vrarët akuzohen për sulm ndaj institucioneve, familjet e tyre janë nën presionin e shtetit dhe gazetarët e plagosur në krye të detyrës largohen jashtë vendit dhe kërkojnë azil politik për shkak të kësaj qeverie. Si e mendoni zgjidhjen? Populli s'pyet për ndërko-

Unë i them se kundërshton heqjen e imunitetit ai që ka frikë nga vetja e tij", tha Berisha. Ai tha se përgjigjen për bllokimin Rama do ta marrë në zgjedhjet e qershorit nga shqiptarët. "Këtë çështje do e zgjidhin shqiptarët, si ia dhanë më 8 maj do ia japin edhe në qershorin e vitit që vjen, për tu ndarë nga kultura e bllokimit e bllokmenëve të rinj", tha Berisha. Për të, Rama është lideri politik që ndërton karrierën mbi fatkeqësitë natyrore dhe bllokimin, prandaj ditët e tij në politikë janë të numëruara. "Çdo ditë që kalon koha e tij zvogëlohet në politikë, po përgatit vetë disfatën e tij më të thellë", tha Berisha. mbëtarët, të cilët gjithsesi kanë disa zëra këtu. Pasi ambasadori danez, ai gjerman por dhe në BE kanë qënë më se të qartë, teksa kanë vënë gishtin te Saliu si përgjegjësi kryesor. Një opozitë që vritet s'duhet të bëhet palë me vrasësit. T'i thuash opozitës të bashkëpunojë me një qeveri të korruptuar, do të thotë që kërkon ta bësh palë në korrupsion. Ndaj Saliu të ikë.

Sequi: Jeni nën monitorim

Topalli-Dade, debat për dështimin në BE

TIRANE

D

je ka qënë një ditë e ngarkuar, teksa palët politike kanë komentuar dështimin për të tretën herë të Shqipërisë në marrjen e statusit të vendit kandidat për në BE. Ka qënë kryeparlamentarja Topalli, e cila ka shfrytëzuar projektin e binjakëzimit me BE, për të akuzuar opozitën për bllokimin e reformave. "Cilido segment bllokimi në raport me votën ndaj këtyre grupeve parlamentare mund të vonojë ca, por s'mund të pengojë procesin e integrimit. Ne kemi një axhendë që është integrimi, kemi detyrë që të votojmë ligjet me 3/5 e ky detyrim s'vjen nga qeveria, ky detyrim vjen nga Brukseli", tha Topalli. "Ne mundemi thjesht

t'ju ndihmojmë, por s'mund t'ju dublojmë e bëjmë punën tuaj. Integrimi është transformim drejt një demokracie pluraliste të stabilizuar, ku mbizotëron shteti i së drejtës. Ne po monitorojmë grupin e punës për rregulloren e Kuvendit, komsionin e Reformës dhe përmbushjen e angazhimit për të votuar ligjet me 84 vota", tha Se-

qui, ambasador i BE. I menjëhershëm ka qënë reagimi i deputetes socialiste Arta Dade. Ajo nënvizoi se ky ishte momenti që KM i BE do bënte vlerësimin për ecurinë e vendeve kandidate për në BE, ku Serbia e siguroi statusin, ndërsa Shqipëria dështoi. "Berisha akuzon opozitën për mosrealizimin e reformave. Por komisioneri Fyle ka bërë të

qartë se përgjegjëse për reformat dhe mosmmarjen e statusit është mazhoranca. Berisha nuk e do Shqipërinë në BE, ai është fajtor që tërë këto vite ajo ka mbetur jashtë dyerve të Evropës dhe është e fundit e rajonit. Kjo s'është e mirë as për Kosovën", tha Dade. Ajo tha se Berisha i pengon reformat duke kryesuar faktorët frenues, jo vetëm përmes sulmeve ndaj drejtësisë por dhe me mashtrimet fiskale. Sipas saj, Shqipëria e merr statusin vetëm pasi të realizojë të gjitha reformat dhe të plotësojë 12 prioritetet e BE, përmes një qeverisjeje me vizion euriopenist. "Abuzimi me pushtetin, pronën, pandëshkueshmëria, sulmi ndaj institucioneve e bëjnë Berishën fajtor, që solli dështimin e statusit të kandidatit për në BE", tha Dade.


E enjte, 1 mars 2012

5

POLITIKE

ILDKP: Si e realizuam fondin e investimeve, pagave, ja sa fituam

I

nspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive ka shënuar një rekord më vete për sa i përket realizimit dhe zbatimit të buxhetit të shtetit të vitit 2011. Për këtë vit i është akorduar një fond buxhetor prej 90 milionë e 109 mijë lekësh, i përkthyer sipas zërave. Nga fondi i përgjithshëm buxhetor, Inspektorati ka realizuar vlerën buxhetore në 88.2 milion lekë ose 98% të fondit të planifikuar

buxhetor të ndara për paga, investime e mallra e shërbime. Ndërsa realizimi i shpenzimeve operative për vitin 2011 ka qënë në vlerën 20.482.889 lekë, ose 99.4% të fondit të planifikuar vjetor. Realizimi i shpenzimeve të detyrueshme ndaj shtetit, si detyrime taksa e tatime, energji elektrike, uje, shërbime postare e telefonike falas për publikun janë realizuar 100% të fondit të planifikuar vjetor. Realizimi i të ardhurave

nga gjobat e vendosura në rastet e shkeljes së detyrimeve ligjore nga zyrtare subjekt të ligjit të deklarimit dhe kontrollit të pasurive si dhe nga Auroritetet Përgjegjëse të institucioneve të ndryshme, janë arkëtuar nga 44 subjekte vlera 1,155,000 lekë dhe të tjera në vlerën 225,516.4 lekë. Gjithsej shuma e të ardhurave arrin ne vleren 1.380.516 leke, të cilat në janë derdhur 100% në buxhet të shtetit.

Inspektorati i Lartë i Deklarimit e Kontrollit të Pasurive, raporti Lajmi Inspektorati i Lartë i Deklarimit e Kontrollit të Pasurive ka dërguar në Kuvend raportin e punës për vitin 2011. Në mënyrë të detajuar janë prezantuar të gjitha dosjet e zyrtarëve që kanë pasur probleme si dhe ato ku është abuzuar me daklarimin e pasurisë. Sipas Raportit, 16 zyrtarë janë dërguar për ndjekje penale.

Llalla: Ja zyrtarët që kanë fshehur pasurinë ILDKP: Kaluam 5330 deklarata, penalizuam 16 zyrtarë SYNIMET E ILDKP Intensifikimi i procedurave në drejtim të një hetimi eficent, duke aplikuar kryerjen e verifikimeve në terren të pasurive dhe interesave private të zyrtarëve për të gjitha rastet. Forcimi i bashkëpunimit me zyrat homologe për kryerjen e verifikimeve të pasurive dhe interesave private jashtë vendit.

TIRANE

JAKIN MARENA

ILDKP do hartojë periodikisht listën e zyrtarëve dhe personave të lidhur me ta (bashkëshorti/ja, fëmijët madhorë, prindërit e zyrtarit dhe të bashkëshortes), që sipas ligjit iu ndalohet në mënyrë absolute që të përfitojnë nga kontratat më palë një institucion publik (prokurime publike, ankande, koncensione, subvencione nga shteti, etj) dhe ia paraqet APP per verifikim.

I

nspektorati i Lartë i Dek larimit dhe Kontrollit të Pasurive ka dorëzuar raportin e tij në Kuvend, ku ka dhënë në mënyrë të detajuar të gjithë punën e kryer gjatë vitit të kaluar, mes të cilave dhe masat e forta për parandalimin e fshehjes së pasurisë nga ana e zyrtarëve të lartë. Sipas këtij raporti është që këto raste ofruar për interpretim, trajtim apo zgjidhje, një total prej 210 raste. Ndërkohë Inspektorati ka administruar gjatë vitit 2011 rreth 5330 deklarata pasurie. Angazhimi i Inspektoratit ka ndikuar ndjeshëm në uljen me rreth 50% të deklaratave të dorëzuara me probleme formale krahasuar me një vit më parë. Është kryer kontrolli për të gjitha deklaratat e dorëzuara gjatë vitit 2011, në total prej rreth 4800 formularë. Nga të cilat, 116 subjekte kanë kaluar në kontroll të plotë për shkak të mospërputhjes mes aseteve të krijuara e burimit financiar të tyre. Ndërsa kanë kaluar për kontroll të plotë 188 subjekte deklarues, në vijim të procedurës së hedhjes së shortit për kontrollin e plotë të deklaratave të pasurisë si dhe është kryer kontrolli i plotë për 10 subjekte deklarues. Krahas rolit parandalues, Inspektorati ka ushtruar dhe kompetencat e tij ndëshkuese, nëpërmjet aplikimit të masave administrative "gjobë" dhe paraqitjes së kallëzimeve penale në organin e prokurorisë për zyrtarë publikë të niveleve dhe funksioneve të ndryshme. Janë marrë masa administrative për 86 subjekte deklarues që s'kanë respektuar detyrimin ligjor për dorëzimin e deklaratës brenda afateve të për-

Ngritja e një sektori të posaçëm në ILDKP, me kompetencat e oficerit të policisë gjyqësore për kryerjen e hetimeve paraprake penale të rasteve të fshehjes së pasurisë, deklarimit të rremë, apo rasteve të konfliktit të interesave.

Adriatik Llallae caktuara në ligj si dhe gjobë ndaj 23 subjektëve deklarues. Është aplikuar gjobë për 8 zyrtarë të gjendur në kushtet e konfliktit të interesave, një pedagoge në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit e cila, gjatë sezonit të provimeve, zhvillonte seanca konsultimesh në ambientet e fakultetit kundrejt pagesës me studentet që në vijim do t'i vlerësonte në provimin përfundimtar, bashkëshortja e një zyrtari të

lartë me 300 mijë lekë, një nëpunës i Ministrisë së Mjedisit me gjobë në shumën 300 mijë lekë. Një Sekretar i Përgjithshëm është gjobitur me 200 mijë lekë për shkak të konstatimit të konfliktit të interesave në ushtrimin e funksionit publik. Por Inspektorati ka kërkuar nga organi i Prokurorisë nisjen e procedimit penal ndaj 16 subjekteve deklarues të niveleve të ndryshme, ku janë rregjistruar të 16-ta si procedime penale.

Janë përfunduar 12 procedime penale e janë në fazën e hetimeve paraprake 4 të tilla. Nga 12 procedimet penale të përfunduara, për 9 procedime është vendosur dërgimi i të pandehurve për gjykim e për 3 të tjera është vendosur pushimi i hetimeve. Të ndara sipas rasteve, Ministria e Bujqësisë ka evidentuar një rast konflikt interesi dhe ka marrë masën e largimit nga detyra për zyrtarin e gjendur në shkelje të ligjit, Ministria

e Mbrojtjes ka shmangur një rast konflikt interesi në një procedurë prokurimi, Ministria e Mjedisit ka evidentuar një rast konflikti interesi. Komisioni i Prokurimit Publik ka shmangur 2 raste të konfliktit të interesave. Bashkia Krujë, në bashkëpunim me ILDKP, kanë shqyrtuar dhe zgjidhur një rast konflikti interesi ndërsa Hipoteka ka referuar në Inspektorat një rast të dyshuar në kushtet e konfliktit të interesave.

MUSTAFAJ:

Berisha ka humbur lidhjen me realitetin

N

ë konferencën për shtyp të mbajtur nga Kryeministri Berisha, u pyet nga drejtoresha e gazetës "Shqiptarja.com" Anila Basha, se a është shkëputur nga realiteti sikundër pohon në një artikull Besnik Mustafaj pak ditë më parë. Kryeministri Berisha u shpreh se Mustafaj jeton në një realitet tjetër, atë të shkrimtarit. Menjëherë pas deklaratës së Berishës, Mustafaj ka reaguar në rrejtin social Facebook, duke e përforcuar edhe më tepër besimin e tij se Berisha është totalisht i shkëputur nga realiteti. "Para disa ditësh kam dhënë një intervistë për revistën Java. E kam postuar më pas edhe në këtë faqe për dashamirët e mi. Ndër të tjera, siç edhe mund ta shihni po të keni dëshirë ta lexoni, unë shprehem se Berisha e ka humbur me tepri lidhjen me realitetin. Dje, gjatë konferencës së vet për shtyp ju përgjigj kritikës time duke thënë se në të vërtetë isha unë që jetoja në një realitet tjetër e që është realiteti i shkrimtarit" shkruan Mustafaj.

Gjykata Kushtetuese

Topi-Topallit: Shkele Kushtetutën

G

TIRANE

jykata Kushtetuese pritet të japë ven dimin lidhur me kërkesën e presidentit Topi për zgjidhjen e konfliktit të kompetencave me Kuvendin për emërimin e 3 anëtarëve të Kushtetueses, të cilëve u ka mbaruar mandati. Këshilltari juridik i presidentit Artur Metani, tha dje se ndërprerja e menjëhershme e procedurave të shqyrtimit nga Kuvendi të tre dekreteve të Presidentit, është në një mekanizëm antikushtetues, i cili ka bllokuar procedurat kushtetuese për emërimin dhe për plotësimin e përbërjes së Kushtetueses. Në 6 argumentat e renditur nga këshilltari i tij juridik, presidenti thotë se Kuvendi s'po respekton

ndarjen e pushteteve, lidhur në këtë rast me emërimet për anëtarët e rinj të Gjykatës Kushtuese. Sipas Metanit, vendimi i Kuvendit për të zgjatur mandatin 9 vjeçar, për 3 anëtarë, në 12 vjet përplas dispozitat kushtetuese. Kushtetuta ka përcaktuar se mandati i anëtarit të Kushtetueses është 9 vjet. Ai argumenton se sipas vendimeve të marra më herët nga Kushtetuesja, do të thotë se gjyqtari kushtetues duhet të ketë një mandat të përcaktuar në rregullime ligjore, të njohur paraprakisht për të e jo të ndryshueshëm në një moment të caktuar të kohëzgjatjes së mandatit. Presidenca pretendon se mekanizmi i gjetur nga Kuvendi për shtyrjen e procedurave për shqyrtimin në seancë plenare të tre de-

kreteve të Presidentit, është miratuar me një akt të brendshëm të Kuvendit dhe s'është i detyrueshëm për zbatim. Presidenti vlerëson se s'është në diskrecionin e vlerësimin as të Presidentit dhe as të Kuvendit përcaktimi i përfundimit të mandatit të anëtarit të Kushtetueses. Metani nënvizon se me vendimin e qershorit të kaluar, Kuvendi ka vënë në dyshim legjitimitetin e Kushtetueses përsa i përket vazhdimit të qendrimit në detyrë të tre anëtarëve të saj, që u është deklaruar mbarimi i mandatit me vendimet e prillit dhe majit 2010 të kësaj Gjykate. Përfaqësuesi ligjor i Kuvendit Lelçaj, tha se s'ka konflikt me presidentin e tejkalim kompetencash. Sipas tij s'është bërë zgjatje e mandatit, por dhënie pëlqimi për dekretet.


6

E enjte, 1 mars 2012

AKTUALITET

Diplomat falce, arrestohen dy autorët e krimit

O

peracioni i koduar policor "Ekonomisti" ka bërë të mundur zbardhjen e një skeme që mundësonte pajisjen e personave pa arsimin përkatës me diploma origjinale të Universiteteve. Nis procedimi penal për 2 persona. Hetimet 6 mujore mundën të vërtetojnë se Hajrie Hanelli 60 vjeç dhe Vani Niçka 74 vjeç kundrejt shumave të mëdha pasjisnin persona që nuk kishin kryer

universitetin me diploma origjinale të një Universiteti privat. Nga hetimet rezutloi se diplomat e rregullta janë dhënë kundrejt shumave prej 12 mijë eurosh një diplomë. Preferencat ishin për degët Ekonomik dhe Juridik dhe gjatë kohës së aktivitetit kriminal, Hanelli dhe Niçka kanë pajisur plot 10 persona me këto diploma. Zbardhja e kësaj skeme u arrit falë metodave speciale. Dyshohet se

keta dy persona ne marreveshje me njeritjetrin ne saje te njohjeve qe kishin ne Universitetin privat perfituan duke marre diplomat. Dy personat po procedohen penalisht për veprën penale të mashtrimit. Procedimi penal ne gjendje te lire u dha per shkak te moshes se 2 personave. Ata akuzohen per ushtrim te ndikimit te paligjshem ndaj personave qe ushtrojne funksione publike.

Vendimi i Gjykatës së Lartë sinkron i Apelit Lajmi Gjykata e Lartë, ka lënë në fuqi vendim e gjykatës së Apelit për caktimin e masës së arrestit në shtëpi 40 ditë, ndaj trafikantit turk të drogës Abdul Selam Turgut. Ky i fundit prej një viti ndodhet i arratisur, ndërkohë që është provuar se për të përfituar lirinë ai ka mashtruar drejtësinë Shqiptare, duke paraqitur disa dokumenta të falcifikuara.

Gjykata:40 ditë arrest për turkun e arratisur Turgut mashtroi gjykatën, fjeti në një hotel VENDIMI I APELIT

Mungon kërkesa nga ministria Turgut është me zemër

N

TIRANE

ELTON QYNO

T

urku i kërkuar nga drejtësia Gjermane për trafik droge AbdulSelam Turgut do vashdojë të qëndrojë i lirë. Vendimi është marë nga Gjykata e Lartë, e cila edhe pse momentalisht AbdulSelam Turgut ndodhet i arratisur jashtë shtetit, kolegji penal i kësaj gjykate ka vendosur për të masën e sigurisë të "arrestit shtëpiak" për 40 ditë. Vendimi në dukje, është sinkron i atij të gjykatës së Apelit, e cila liroi nga qelia trafikantin e drogës, duke i dhënë mundësi atij të arratiset menjëherë sapo efektivët e policisë e çuan në apartamentin që ndodhet pranë një pallati në zonën e mbi kalimit të Kamzës. Gjykata e Lartë e ka cilësuar si të ligjshëm vendimin e gjyqtarit Gjin Gjoni, dhe për pasojë ka vendosur lënin në fuqi të vendimit. Nga ana tjetër përfaqësuesi i prokurorisë i ka kërkuar kolegjit penal prishjen e vendimit dhe rikthimin në burg të shtetasit Abdul Selam Turgut, me pretendimin se zyra e Interpolit Gjerman kishte kërkuar ekstradimin e tij, menjëherë sapo shtetasi Turk ishte arrestuar në aeroportin e Rinasit. Pas arrestimit gjykata e Tiranës urdhëroi caktimin e masës arrest me burg, ndërkohë që gjykata e Apelit vendosi lirimin e tij. Menjëherë pas kësaj Turgut është arratisur nga banesa, duke bërë që sot e kësaj ditë ai të mos ndalohet nga policia.

MASHTRIMI I GJYKATËS

Abdulselam Turgut, shtetasi turk që kërkohej nga Gjermania për trafik droge dhe që më pas u la i lirë nga Gjykata e Apelit, ka mundur

Në foto: Gjykata e Lartë (lart) Abdul Selam Turgut të "mashtrojë" me mjaft dinakëri drejtësinë shqiptare, duke paraqitur një kontratë qiraje të një apartamenti tek kthesa e Kamzës, dhe pas lirimit nga gjykata i është drejtuar një hoteli për të qëndru-

ar. Kjo mund të cilësohet si "mashtrimi" më i madh i ndodhur në drejtësinë shqiptare, ku një super i kërkuar për trafik heroine arin të përfitojë lirinë, vetëm me premtimin se do qëndrojë i

ë vendim shpjegohen se në dosjen e Prokurorisë mungonte kërkesa me shkrim nga Ministria e Drejtësisë gjermane drejtuar Ministrisë së Drejtësisë shqiptare. Sipas gjykatës rezulton se i gjithë materiali i administruar në dosje është një komunikim me e-mail që pretendohet se është kryer mes komisariatit të Rinasit dhe Zyrës Kombëtare të Interpolit. Në vendim thuhet se: "Urdhri për ndalimin e Abdulselam Turgut është urdhër evropian i arrestit", çka do të thotë se fushën e zbatimit e ka brenda territorit të Bashkimit Evropian dhe jo tek vendet jashtë këtij territori. Një tjetër faktor që sipas gjykatës ka ndikuar në lirimin e Abdulselam Turgut ka qenë dhe rreziku jetësor i qëndrimit të tij në qeli, pasi turku pretendonte se vuante nga zemra. mbyllur në shtëpi për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore. Informacionet e mbledhura në dosje nga agjentët operativë në terren tregojnë se pas lirimit shtetasi Abdulselam Turgut është akomoduar në një nga hotelet e Tiranës. Pasi ka qëndruar një natë aty, Turgut ka humbur gjurmët duke mos u arrestuar ende dhe sot nga efektivët e Policisë së Shtetit.

Verifikimi i pikave doganore në sistemin TIMS, tregon se Turgut nuk është larguar nga Shqipëria, mirëpo ekzistojnë dyshime të arsyeshme se ai mund të jetë larguar nëpërmjet kufirit të gjelbër. Sipas vendimit nr.118, urdhri për arrestimin e supertrafikantit turk të drogës është urdhër evropian arresti, dhe nuk mund të kryhet në territorin e vendeve që nuk janë pjesë e BE.

Vendimi

Gjykata: Piktori Everest Imeraj mos kërcënojë me vdekje vëllanë

TIRANE

G

jykata e Tiranës, vendos të ur dhërojë mbrojtje për shtetasin Nexhat Imeraj, pasi ky i fundit ka pretenduar se është kërcënuar me jetë nga vëllai i tij, piktori Everest Imeraj. Vendimi është dhënë nga gjyqtarja Elona Gjoka e cila ka urdhëruar artistin në fushën e pikturës Everest Imeraj të mos kryejë vepër të dhunës në familje ndaj paditësit Nexhat Imeraj. Gjithashtu në vendim gjykata e paralajmëron Everest Imeraj të mos kërcënojë vëllanë e tij. Dy vllezërit që banojnë në një banesë për shkak të konflikteve të një pas njëshme, kanë arritur deri aty sa ti venë zjarin banesës tre katëshe, madje Everesti ta kërcënojë me vdekje vëllanë

Banesa ku banojnë dy vëllezrit Imeraj

tjetër Nexhatin. Për djegien e shtëpisë momentalisht prokuroria e Tiranës ka marë të pandehur për akuzën e "Shkatërimit të pronës me zjar" piktorin Everest Imeraj. Ndërkohë që ai ishte paditur dhe nga vëllai i tij, Nexhati, pasi ky i fundit e ndjente veten të kërcënuar prej tij. Sipas padisë ai tregon se "Vellai im me ka djegur shtepinë në korrik të vitit të kaluar. Më ka bërë raprezalje që prej 7-8 vjetësh. Vlera e pikturave dhe e skulpturave që ma ka djegur s'ka vlerë për mua, vetëm të dilte vëllai nga burgu. Mua ai më kërcënon. Do të vras. Do të pres. Konflikti ka lindur për banesën ku ne jetojmë". Ndërsa Everest Imeraj tregon se ska asnjë gjë me vëllanë e tij, duke i quajtur të pavërteta deklaratat e Nexhatit.

LAJME SHKURT

Vrasja e 2 shqiptarëve protesta në Gostivar

Disa qindra të rinj shqiptarë, kryesisht nxënës të shkollave të mesme të Gostivarit, kanë protestuar sot qetësisht në shenjë dënimi të aktit të djeshëm në qytetin e tyre, ku një polic vrau dy shqiptarë për shkaqe banale. Protestuesit kërkuan drejtësi, por nuk munguan as parullat dhe brohoritjet me përmbajtje nacionaliste si "Ilirida" apo "Shqipëria etnike". Ndërkohë, Komuna e Gostivarit thotë se akti është pasojë e politikave nacionaliste të qeverisë, të manifestuara përmes ofendimeve kundër shqiptarëve në terrenet sportive. "Fakti që vrasja është bërë nga një efektiv i policisë të cilit i është besuar mbrojtja e kufijve shtetërorë, shton shqetësimin e qytetarëve të komunës se në strukturat e rendit zënë vend edhe kriminelë me paragjykime nacionaliste", thuhet në një komunikatë të nënshkruar nga prefekti Rufi Osmani.

Falcifikonin lekët një arrestohet 1 në kërkim

Një person është arrestuar nga policia e Sarandës ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim me akuzën e falsifikimit të kartmonedhave. Lajmi është bërë i ditur nga burime zyrtare të Policisë së Sarandës. Sipas burimeve në fjalë në sajë të një operacioni u bë i mundur arrestimi i një personi dhe shpallja në kërkim e një tjetri. Gjatë kontrollit në banesat e tyre në Sarandë u sekuestruan 54 kartmonedha të prerjeve 2000 lekëshe (te reja), me një vlerë totale prej 104 mijë lekësh të reja, një printer dhe një skaner. I arrestuari është shtetasi Klaudio Kadëna, 22 vjeç dhe ka shpallur në kërkim Saimir Selmani, 28 vjeç. Hetimet zhvilloheshin prej tre muajsh ndërsa po punohet për kapjen e 28vjeçarit.

Policia e Beratit aksion për aksidentet

Pas aksidentit të disa ditëve më parë në Skrapar, ku një autobus devijoi rrugën duke rënë në kanal dhe duke plagosur tetë nxënës që kishte në bordin e tij, Policia e qarkut të Beratit ka ndërmarrë një sërë masash për kontrollin e automjeteve që transportojnë nxënësit e shkollave, por jo vetëm. Në kuadër të këtyre masave Policia rrugore e Beratit nisi tri ditët e fundit një aksion për kontrollimin e dokumentave përkatës si dhe ndaj automjeteve me xhama të errët. Aksioni policor po kryhet kryesisht ndaj mjeteve të transportit publik e të transportit të nxënësve të shkollave. Sakaq, drejtuesit e Policisë Rrugore të Beratit i bëjnë thirrje të gjithë drejtuesve të automjeteve të pajisen me dokumentacionet përkatëse si dhe të zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugor.


E enjte, 1 mars 2012

7

AKTUALITET

Maqedoni, dy shqiptarët u vranë qëllimisht nga polici

S

evdali Idrizi, dëshmitari i vrasjes së dy të rinjve shqiptarë nga polici maqedonas Trifunovski dy ditë më parë në Gostivar, tregoi momentin e vrasjes së bashkëqytetarëve të tij. Ai tha se ishte duke u kthyer nga tregu dhe në momentin që ka vërejtur zënkën mes të rinjve dhe policit, ka ndërhyrë për të qetësuar situatën. Më e keqja ndodhi pasi i kishte ndarë. Polici

ishte kthyer në veturën e tij dhe kishte nxjerrë pistoletën. "Polici nuk shkoj të hipë në veturë, por e hapi derën dhe e mori pistoletën dhe kur doli tha kush më goditi, pik së pari më drejtoi mua armën, në distancë të afërt. Unë mbeta i shtangur edhe nuk di si, vetëm ua drejtoj atyre, distancën e kishte të afërt, një dy tre, kur u bënë tre plumba unë vetëm i dëgjova, skam pasur

reagim, ai qëlloi i vrau ata, tërë karikatorin e ka zbrazur tek ato dy", deklaroi Sevdali Idrizi, dëshmitar i cili foli për Alsat Maqedonia. Duke komentuar pretendimin e Ministrisë së Brendshme, se gjoja polici reagoi në vetëmbrojtje, duke shtënë fillimisht në ajër, e më pas në drejtim të viktimave, dëshmitari replikoi duke pohuar se një version i tillë nuk është i vërtetë.

Kërkesa për 15 milionë lekë, ulet në minimum nga ministria Lajmi Ministria e Transporteve, pranon të japë vetëm 800 mijë lekë të vjetra, lidhur me kërkesën e bërë nga prokuroria për pagimin e shpenzimeve të mjekimit në Itali të prokurorit Xhevat Hana. Nga ana tjetër prokuroria shprehet se shumë shpejt do i drejtohet me një kërkesë të dytë, ku bashkë me të do jenë dhe mandat pagesat që mendohet se kapin shifrën 7 milion lekë të vjetra.

Qeveria: Vetëm 80 mijë lekë për Hanën Akuza: Duam 7 milionë për vdekjen e prokurorit Kolegët Për shkak të pamundësisë ekonomike për tu kuruar jashtë shtetit, kolegët e tij në Prokurorinë e Krimeve të Rënda kanë dhënë vullnetarisht shuma financiare. Me këto para të mbledhura Xhevat Hana është transportuar në drejtim të një klinike në Bergamo të Italisë, ku dhe ndëroi jetë.

TIRANE

ELTON QYNO

N

jë shumë prej 800 mijë lekë të vjetra ka propozuar ministria e Transporteve në Këshillin e Ministrave për ti dhënë familjarëve të prokurorit të ndjerë Xhevat Hana, i cili humbi jetën në një spital të Bergamos në Itali. Shifra e nxjerë nga ministria është qesharake nga ajo që kërkoi Prokuroria e Përgjithshme, e cila nëpërmjet një kërkese në muajin Janar të këtij viti propozoi që familjes së Hanës ti jepnin 15 milion lekë të vjetra, para këto që ishin harxhuar për transportimin dhe kurimin në Itali të Prokurorit të Krimeve të Rënda. Me sa duket fatura prej 15 milion lekë i është dukur e fryrë zyrtarëve të ministrisë të Transporteve, të cilët e kanë ulur atë në një nivel fare të ulët duke pranuar të japin vetëm 800 mijë lekë të vjetra. Pavarëisht kësaj përfaqësuesit e Prokurorisë së Përgjithshme dhe ata të Ministrisë së Transporteve kanë rënë dakort që të bëhet dhe një herë tjetër përllogaritja e faturave financiare të dorëzuara nga familjarët e prokurorit të ndjerë Xhevat Hana, me qëllim nxjerjen e një shifre që bazohet vetëm në faturat e shërbimit të transportit, dhe mjekimit në spitalet e Italisë dhe Shqipërisë.

PËRLLOGARITJA E FATURAVE

Dhënia e një shume financiare anëtarëve të familjes së Prokurorit të Krimeve të Rënda Xhevat Hana është kthyer në një lojë diskutimesh mes Prokurorisë dhe ministrisë së Transporteve, pasi palët s'kanë rënë dakort lidhur me shumat financiare. Në kërkesën e parë dërguar fillimisht minsitrisë së

Në foto: Prokurori Xhevat Hana dhe faksimile e gazetës SHQIPTARJA.com

REZART HANA

Jam në dijeni të kërkesës por s'kemi marë lek

I

kontaktuar në telefon djali i prokurorit të nd jerë Xhevat Hana, Rezart Hana pohoi për gazetën "Shqiptarja.com", se ishte në dijeni të kësaj nisme të ndërmarë nga zyrtarët e Prokurorisë së Përgjithshme. "Unë kam dijeni për një procedurë të tillë, por realisht nuk jam në gjëndje tju them se kërkesa për çeljen e fondit prej 15 milion lekë është bërë në emër të familjes apo në emër të Prokurorisë së Përgjithshme. Realisht nuk kam shumë informacion në këtë drejtim, por di që një kërkesë e kësaj natyre është bërë, dhe se di çfarë ka ndodhur"-shprehet djali i prokurorit Hana. Ai shton se deri tani familja e tij s'ka marë ansjë lekë nga kërkesat e bëra nga prokuroria.

Drejtësisë dhe më pas asajt të Transporteve, Prokuroria e Përgjithshme kërkoi 15 milion lekë të vjetra për një sërë shpenzimesh duke filluar nga transporti, mjekimi dhe deri tek shpenzimet për zhvillimin e homazheve në ambjentet e shtëpisë së oficerave në Tiranë. Mirëpo, me sa duket kjo kërkesë nuk është pranuar nga zyrtarët e ministrisë, ku gjatë diskutimeve është rënë dakort të bëhet dhe një herë tjetër përllogaritjet e faturave financiare që për momentin familja e të ndjerit Hana disponon. Nga mbledhja e gjithë mandat pagesave, sipas burimeve pranë Prokurorisë së Përgjithshme rezulton se shuma që konstatohen kap shifrën tek rreth 7 milion lekë të vjetra. Sipas tyre shumë

shpejt prokuroria do i drejtohet me një kërkesë ministrisë së Transporteve, ku bashkangjitur me të do dërgojë dhe faturat financiare për ti vënë në dukje shifrat financiare konkrete që janë shpenzuar.

KËRKESA E PROKURORISË

Për të lehtësuar sado pak dhimbjen e familjarëve të të ndjerit prokurorit Xhevat Hana, si dhe duke marë shkas nga pamundësia për të mbuluar shpenzimet financiare të mjekimit dhe transportit të tij në Itali, prokuroria në muajin Janar i kërkoi ministrisë 15 milion lekë të vjetra. "Përkushtimi maksimal në punë, devotshmëria dhe pastërtia e figurës së prokurorit të ushtruar nga i ndjeri Xhevat Hana si dha pamundësia për të hequr shpenzimet financiare të kurimit, kërkojmë brenda mundësive, çeljen e një fondi financiar prej 15 milion lekë të vjetra"-thuhet në kërkesën e Prokurorisë së Përgjithshme të përpiluar në muajin janar 2012.

LAJME SHKURT

Përplasja për borxhin plagoset Zaho Duni

Një person ka mbetur i plagosur dje me armë zjarri në qytetin e Vlorës pas një përplasje mes dy grupeve në konflikt. Burime të policisë, kanë thënë se nga hetimet, ka rezultuar se i plagosuri është shtetasi Zaho Duni, 55 vjeç nga fshati Llakatund e banues në Vlorë. Plagosja e tij ka ndodhur në lagjen 29 nëntori, ndërsa sipas policisë janë identifikuar autorët e ngjarjes dhe po punohet për kapjen e tyre. Nga hetimet e deritanishme ka rezultuar se djali i Dunit u kishte një sasi lekësh borxh autorëve të dyshuar të ngjarjes. Në hyrje-daljet e Vlorës janë ngritur një sërë postblloqesh për kapjen e autorëve.

Nxirte skrap, seleta zë brenda 15 vjeçarin

Një 15-vjeçar ka gjetur vdekjen në një ngjarje aksidentale mbrëmjen e djeshme në Elbasan ku është zënë poshtë nga soleta e një ndërtese. Policia tha se ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Bukanik të Elbasanit ku 15-vjeçari ishte duke mbledhur skrap në ishrepartin ushtarak të këtij fshati. Trupi i pajetë i tij është nxjerë pas 24 orësh, për shkak se dhe familja nuk e dinte se ku ishte larguar adoleshenti. Kanë qënë familjarët dhe fshatarët e zonës të cilët arritën të nxirnin nga rënojat trupin e pajetë të 15 vjeçarit.

Grabitën 10 banesa pesë të arrestuar

5 vetë janë vënë në shënjestrën e policisë vlonjate, pasi akuzohen se kanë vjedhur 10 banesa në fshatin Vajzë të Vlorës. Burime zyrtare nga policia e këtij qyteti thanë për noa.al, se janë vënë në pranga Vitrin Çobaj, 28 vjeç, Foto Shahaj, 20 vjeç, ndërsa janë shpallur në kërkim 17 vjeçari me iniciale G.H dhe 31 vjevvari Klodian Bregu, e në gjendje të lirë po ndiqet 15 vjeçari me iniciale K.C. Mësohet se kapja dhe ndalimi i tyre u bë pasi nga hetimet e kryera nga ana e efektivëve të policisë rezulton se 5 të sipërpërmendurit janë autorë të vjedhjes së 10 banesave në fshatin Vajzë.

Dosja "21 janari"

Dyshimi, Llupo e Prendi kryen plagosjet

TIRANE

P

rokuroria e Tiranës ka ripyetur dhe dërguar në bulevardin "Dëshmorët e kombit" katër personat që në ditën e 21 janarit u plagosën nga efektivët e Gardës së Republikës. Të plagosurit Erald Bisha, Sokrat Gode, Artes Dybeli kanë dhënë sqarime rreth pozicionit të tyre se ku kanë qëndruar në 21 janar. Ata janë nxjerë në vendin e ngjarje në bulevard, ku kanë treguar se në momentin kur janë plagosur kanë qënë

Ndrea Prendi

afër vendit ku është vrarë me armë zjari shtetasi nga Dibra Hekuran Deda. Pikërisht në këtë vend, madje shumë afar tij kamerat kanë fiksuar edhe dëshmitarin tjetër të dosjes 21 janari, gazetarin Fatos Mahmutaj, i cili momentalisht ndodhet në Belgjikë pasi ka fituar azilin politik. Me këto deklarime prokuroria ngre dyshime se autor i plagosjes së tyre, mund të jetë gardisti Agim Llupo që momentalisht ndodhet në burg. Ndërkohë që për sa i përket të plagosurve të tjerë nga qyteti i Sa-

randës, Ilia Papa dhe Ilia Qesku, ata janë larguar në drejtim të Greqisë dhe se prokuroria s'ka mundur të gjejë adrresën e saktë të tyre. Sipas deklarimeve paraprake të dhëna në ambjentet e spitalit ku ishin shtruar për trajtim mjekësor, dy të plagosurit kanë treguar se gjatë zhvillimit të demostratës kanë qëndruar afër godinës së Kryesisë së Kuvendit, shumë afër vendit ku u vra shtetasi nga Fieri Faik Myrtaj, çka ka sjellë dyshimet se ata mund të jenë qëlluar nga Ndrea Prendi


8

E enjte, 1 mars 2012

EKONOMI

Drejt seancës plenare projektligji i Albpetrolit

Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin miratoi dje vetëm me votat e mazhorancës ndryshimet në ligjin për hidrokarburet, që hap rrugën për privatizimin e kompanisë së fundit me pronësi shtetërore në sektorin e naftës. Opozita kundërshtoi ndryshimet, duke kërkuar që procesi i privatizimit të shtyhej në kohë, në mënyrë që të

krijohej një panoramë e qartë për këtë sektor. Deputeti Eduard Shalsi u shpreh se "në sektorin e nxjerrjes dhe përpunimit të naftës ka mungesë transparence". Ndryshimet në ligj parashikojnë mbrojtjen e interesave të shtatë shoqërive të tretë, që kanë lidhur kontrata bashkëpunimi hidrokarbure me të. Miratimi në Kuvend i këtij

projektligji i hap rrugë privatizimit të Albpetrolit, pasi më 15 dhjetor 2011 Kuvendi miratoi në seancë plenare formën dhe formulën e privatizimit të shoqërisë. Parashikohet shitja në një dorë e 100 për qind të aksioneve të kompanisë e cila ka në pronësi 1.264 puse aktive, që prodhojnë rreth 135 mijë ton naftë në një vit

Objekti, ende i papërdorshëm edhe në rast krize Lajmi Objekti i vetëm energjetik me përmasa të mëdha, i ndërtuar 20 vitet e fundit në vend, pas insistimit të të huajve, nuk po vihet në funksionim. Ndërkohë, nga prilli i 2008-ës KESH ka paguar për kreditë e marra për të 12 milionë euro

KESH ka dhënë deri tani 12 milionë euro BORXHI I MARRË NGA KESH PËR TEC-IN E VLORËS

TIRANE

GENC KONDI

M

TEC-i pa punë, 4 vjet paguajmë kredi

bajtja e TEC-it të Vlorës në "kon servim" edhe gjatë periudhës së krizës nuk ka penguar kreditorët të kërkojnë nga qeveria shqiptare që të paguajë principalin dhe interesin e borxheve të marra për të. Sipas të dhënave zyrtare, financuesit për këtë vepër, veç KESH-it, ishin dy institucione evropiane dhe një i Bankës Botërore. Konkretisht, Banka Evropiane për Rindërtim e Zhvillim (BERZH) ka dhënë 40 milionë euro financim, po aq sa edhe Banka Evropiane e Investimeve. Ndërsa Shoqata Ndërkombëtare e Zhvillimit (IDA) disbursoi për këtë objekt energjetik ekuivalentin e 25 milionë dollarëve. Këto shuma janë dhënë që në vitin 2006, pasi ishin negociuar shumë vite më parë, por qeveria Berisha shtyu në kohë fillimin e punimeve, pasi në fushatë elektorale, më 2005, kishte premtuar anulimin e projektit. Nga të tri kreditë, nuk ka filluar ende disbursimi për kreditë e dhëna prej BEI-t dhe IDA-s. Ndërkohë, KESH-i ka katër vjet që po paguan për kredinë e marrë nga BERZHi, duke qenë se në marrëveshjen e financimit dypalëshe ishte përcaktuar që data e parë e fillimit të pagesës të ishte 5 prilli i vitit 2008. Deri tani, sipas statistikave të borxhit të ministrisë së Financave, janë paguar nga kjo kredi rreth 12 milionë euro dhe mbeten ende për të shlyer 28 milionë të tjera. Pra, ndërmarrja e prodhimit të energjisë elektrike paguan për një objekt të përfunduar, por që nuk po vihet në punë. Kredia e marrë parashikonte të shlyhej nga të ardhurat që do të përftoheshin nga energjia e TEC-it, por aktualisht këto pagesa veçse rëndojnë arkën e Korporatës. Kredia e BEI-t do të fillojë të paguhet në janar të vitit 2014 dhe ajo e IDA-s në shta-

Huadhënësi BERZH BEI IDA

Shuma 40 mln euro 40 mln euro 25 mln USD

tor 2015.

PRIVATIZIMET

Në mbledhje e rradhë të qeverisë, kryeministri Berisha njoftoi se po shkon drejt final-

Fillimi i pagesës 5.4.2008 5.1.2014 15.9.2015

izimit procesi i përgatitjes për privatizimin e HEC-eve mbi lumenjtë Mat dhe Bistricë. Nën kujdesin e IFC, në vartësi të Bankës Botërore, janë

BORXHET

Fundi i pagesës 5.1.2014 5.1.2023 15.3.2025 njoftuar investitorët e huaj lidhur me privatizimin, e vendosur tashmë me ligj, të katër hidrocentraleve, që janë shkëputur nga KESH-i dhe që kanë kaluar në privatizim. Të dy HEC-et e ndërtuar mbi Bistricë, sëbashku kanë një fuqi të instaluar prej 49 megatavësh, me një kapital të deklaruar në QKR rreth 14.6 milionë euro, ndërsa ai i dy HECeve mbi Mat llogaritet nga shteti shqiptar me më se 11.7 milionë euro. Ende nuk është caktuar një çmim dysheme për shitjen e tyre, por, sipas specialistëve, në rastin e Bistricës, vlera e objekteve duhej të llogaritet në 68.5 milionë euro dhe në rastin e Ulzës e Shkopetit vlera e tyre del në total 122.5 milionë euro. Këto objekte janë hequr tashmë nga inventari i KESH-it dhe kanë dalë si shoqëri më vete me pronar shtetin.

KM: Shteti të paguajë CEZ-in!

J

anë rreth 80 mil ionë euro fatura të papaguara nga institucione shtetërore. Në mbledhjen e djeshme të qeverisë iu hap rruga shlyerjes së pagesave në vite që, sidomos ujësjellës-kanalizimet, i kanë CEZ-it. CEZ ka rezistuar ndaj presioneve që janë bërë nga KESH dhe qeveria për të likuiduar faturat ndaj Korporatës dhe Këshilli i Ministrave ka vendosur të përdorë shuarjen e detyrimeve me kompensim, në bazë të bilanceve

Banka

TIRANE

N

donëse konstaton se inflacioni në vend kja hyrë në një spirale ulëse, si rezultat i rënies së kërkesës në vend dhe nga importi, Banka qendrore heziton të ulë normën bazë të interesit. Dje, në një prononcim publik pas mbledhjes së rradhës të Këshillit Mbikëqyrës të BSH, guvernatori Fullani bëri me dije se janë vërejtur shenja përmirësimi të konsumit dhe kërkesës private në ekonomi gjatë tremujorit të fundit të vitit 2011. Megjithatë, ecuria e këtyre treguesve përsëri të vlerësohet si e dobët. Sipas tij, ekonomia shqiptare do të rritet nën potencialet e veta edhe për këtë vit. Është vendosur të mbahet e pandryshuar norma bazë e interesit, në 4.5 për qind, theksoi ai. Sipas

Shqipëria aplikon për asistencë pranë KE

Qeveria shqiptare aplikoi për marrjen e të drejtave për menaxhimin e decentralizuar të Komponentit të I-rë të IPAs "Asistenca e Tranzicionit dhe Forcimi Institucional", duke përcjellë pranë Komisionit Europian paketën e akreditimit. Ministria e Financave bëri të ditur dje se përgatitja për të përfituar dhe vetëmenaxhuar fondet e IPA-s bën të mundur që vendet përfituese në të ardhmen të menaxhojnë në mënyrë efiçiente të ashtuquajturat Fonde Strukturore dhe Kohezioni, që shtetet anëtare përfitojnë. Ndërkohë, po punohet për përgatitjen për akreditim për komponentët e tjerë të IPAs, që pritet të përfundojë brenda vitit 2013.

BQE, gati 530 mld euro kredi bankare

Banka Qendrore Europiane ka siguruar 530 miliardë euro kredi me interesa të ulëta për 800 banka në mbarë BE-në. Kjo është hera e dytë që Banka jep kredi të tilla 3-vjeçare. Në muajin dhjetor u dhanë 489 mld euro kredi. Paratë synojnë të lehtësojnë krizën e borxheve në Eurozonë dhe të ndihmojnë bankat të rrisin likuiditetin. Banka Qendrore Europiane nuk ka bërë të ditur se cilat banka janë përfshirë, megjithatë britanikja HSBC konfirmoi për radion BBC se ka marrë rreth 350 milionë paund. Lloyds ka marrë po ashtu 11.4 miliardë paund. Bursat e kanë mirëpritur dje këtë vendim, duke shënuar rritje të kuotave të sektorit bankar

Junker: Italia, shembull si kalohet kriza

Inflacioni në rënie, por Banka e Shqipërisë heziton të ulë interesin bazë

LAJME SHKURT

guvernatorit, mbajtja e pandryshuar e normës bazë të interesit është një përbushje e objetivit afatmesën për inflacionin. Fullani vuri në dukje se inflacioni

rezultoi 1.4 për qind në dhjetor, ndërsa në 3-mujorin e tretë të 2011-ës, rritja ekonomike ishte 2.6 për qind. Fullani vërejti se ka pasur rritje të nivelit të eksporteve ndërsa shtoi se kërkesa për kredi nga individët dhe bizneset ka qenë e dobët dhe në rënie. Hezitimi i BSH për të ulur normën e interesit është kritikuar nga analistë të ndryshëm të sektorit bankar, sipas të cilëve, kur inflacioni është i ulët, një normë më e ulët krijon mundësi të reja zhvillimi. Por, gjithka të le të kuptosh se njnë masë e tillë mund të merret në një të ardhme të afërt. Ulja e inflacionit nën nivelin e 2 përqindëve në shkallë vjetore konsiderohet si një situatë jonormale, ku banka qendrore parashikohet të ndërhyjë me instrumentat e veta

Politikat shtrënguese nuk mjaftojnë për t'i dhënë fund krizës së borxhit dhe Evropa duhet të jetë e vëmendshme për rritjen ekonomike, Italia mund të shërbejë si shembull në këtë rast, nënvizoi dje presidenti i Eurogrupit, Jean-Claude Juncker, për të përditshmen "Corriere della Sera". "Të përqendrohesh vetëm në rregullimin buxhetor nuk mjafton, edhe pse aktualisht nuk ka alternative të tjera. Ne kemi nevojë për një strategji evropiane dedikuar kësaj, por gjithashtu dhe për rritje ekonomike". "Në sajë të kombinimit të rregullimit buxhetor dhe rritjes ekonomike, mënyra italiane për t'u përballur me krizën mund të shërbejë si shembull", shtoi ai.


E enjte, 1 mars 2012

9

AKTUALITET

Kukës, tre ditë peng 24-vjeçaren, pranga pengmarrësit

A

utori i dytë i rrëmbimit të një 24-vjeçare u vu në prangat e policisë së Kukësit ditën ne djeshme. Policia bën me dije se vuri në pranga 30-vjeçarin Asllan Bulica, banues në fshatin Kolesjan të Kukësit. 30- vjeçari akuzohet se në bashkëpunim me dy persona të tjerë njëri prj të cilëve tashmë i arrestuar pak muaj më parë kanë mbajtur peng për tre ditë me radhë një 24-vjeçare nga Shijaku.

Disa javë më parë policia e Durrësit arrestoi organizatorin e rrëmbimit 28-vjeçarin Shkëlqim Duraku. Ngjaria ka ndodhur në 25 nëntor të vitit të kaluar. Dy të arrestuarit, së bashku me një të tretë morën në automjet me forcë 24-vjeçaren me iniciale E.M, duke e transportuar atë drejt Kukësit, dhe e mbajtën për 3 ditë me radhë të izoluar. Por pasi ka studjuar mundësitë për të shpëtuar

24-vjeçaria mundi të arratiset dhe i dënoncoi tre pengëmarrësit në polici. Ajo dëshmoi në polici se organizator i pengmarrjes ishte 28vjeçari Duraku ish i dashuri i saj, i cili synonte të martohej me forcë me vajzën. Nga kontrolli i ushtruar në banësën e 30-vjeçarit në fshatin Kolesjan të Kukësit policia ka gjetur një armë pa leje dhe vuri në pranga edhe babain e Asllan Bulices.

36-vjeçaria Hyjrie Bruka ka marë 7 goditje me thikë

Burri masakron me thikë gruan

Lajmi Një 36-vjeçare nënë e katër fëmijëve u plagos rëndë me thikë nga bashkëshorti i saj mëngjesin e djeshëm. Sipas policisë Hyjrie Bruka ka marë 7 goditje me thikë në kokë dhe trup nga bashkëshorti Qazim Bruka 38 vjeç. Çifti kishte kohë që kishte grindje mes tyre. Prej dy muajsh kishin nisur edhe proçedurat e divorcit. 36-vjeçaria ishte me urdhër mbrojtje nga Gjykata për shkak se dhunohej sistematikisht nga 38- vjeçari Bruka.

Dhunohej ,kishte urdhër mbrojtje nga gjykata

Në foto: (Majtas) Vendimi i Gjykatës së Tiranës për urdhërmbrojtjen ndaj 38-vjeçarit (Djathtas) Hyjrie Bruka

TIRANE

ARMALDA NUHU

K

a pritur të marë veten pas goditjes me sopatë që i dha e shoqja 5 muaj më parë dhe me pas e ka masakruar me thikë. 36vjeçaria Hyjrie Bruka nënë e katër fëmijëve u godit 7 herë më thikë nga bashkëshorti i saj Qazim Bruka . Ngjaria ndodhi rreth orës 8:00 të mëngjesit të djeshëm në afërsi të banesës ku jetonin në Kamëz. Sipas policisë plagosja ndodhi si pasojë e konflikteve të vazhdueshme për motive xhelozie. Burime nga policia theksojnë se mosmarrveshjet dhe konfliktet mes këtij çifti ishin rast i njohur pasi disa herë të dy partnerët janë shoqëruar në polici të dhunuar fizikisht.36-vjeçaria u nis me

urgjencë drejt Spitalit Ushtarak po për shkak të goditjeve që ka marë në kokë është në gjendje kritike për jetën. Ndërkohë që policia ka vënë në pranga bashkëshortin e saj Qazin Bruka 38 vjeç nën akuzën e vrasjes së mbetur në tentativë.38-vjeçari Bruka punonte roje në një subjekt privat. Të dy bashkëshortët ishin me urdhër mbrojtje dhe kishin nisur procedurat për tu divorcuar.Ndërkohë as urdhri i mbrojtjes që e detyron të qëndrojë larg bashkëshortes nuk e ka penguar Qazim Brukën të masakrojë pa

mëshirë nënën e fëmijëve të tij. Ndërsa vet 38 vjeçari ka kërkuar të mbrohet nga vëllai i bashkëshortes.

KONFLIKTI

Konfliktet mes çiftit kanë nisur në tetor të vitit që shkoi kur u shpërngulën nga Kukësi në Tiranë. Në 9 tetor pas një sherri dhe përplasje fizike mes çiftit 36-vjeçaria Hyjrie Bruka e ka goditur bashkëshortin Qazim Bruka me sopatë në kokë. Sipas 36vjeçares arsyet e mosmarrëveshjeve ishin dhuna që bashkëshorti ushtronte vazhdimisht kur vinte i dehur,

gjendja e keqe ekonomike dhe xhelozia e sëmurë nga ana e 38-vjeçarit. Krimi u krye në sy të fëmijëve. Në atë kohë Hyjria ka pranuar krimin dhe është vetëdorëzuar në polici." Desha ta vrisja se më dhunonte dhe na linte pa ngrënë mua dhe fëmijët" ka pohuar 36vjeçaria në atë kohë në polici. Ndërkohë për shkak të dhunimit sistematik Hyjria ka kërkuar urdhër mbrojtje për të mbajtur larg të shoqin dhe e ka marë këtë urdhër mbrojtje. Por pasi ka marë veten nga goditja edhe 38vjeçari Qazim Bruka ka ng-

ritur padi ndaj kunatit të tij Hekuran Bici dhe ka kërkuar urdhër mbrojtje. Sipas rrëfimit të 38 vjeçarit në polici ai ishte dhunuar nga kunati dhe jo nga bashkëshortia. Padia mban datën 7 dhjetor të vitit që shkoi. Ky urdhër mbrojtje i është dhënë 38-vjeçarit rreth 13 ditë më parë. Çifti që prej dy muajsh kishte nisur procedurat e divorcit dhe nuk jetonin në një shtëpi. Qazimm Bruka ka shfrytëzuar momentin që bashkëshotja ka kaluar pranë shtëpisë për të kryer krimin.

Kashar

Sherr, thikë gjimnazistit në shkollë

K

TIRANE

atër gjimnazistë janë përfshirë në një sherr me thika. Ngjarja ndodhi në ambjentet e shkollës së Kasharit ditën e djeshme.Për pasojë një nga adoleshentët ka mbetur i plagosur rëndë me goditje thike. Sipas policisë i plagosuri është Astrit Dilla 18 vjeç nxënës në vitin e katërt në shkollën e mesme në Kashar. I riu është rrahur dhe më pas goditur disa herë me thikë nga tre bashkëmoshatar të tij të cilët janë vënë në pranga të policisë. Ngjaria ndodhi në prani të nxënësve të tjerë të shkollës.Ishin nxënësit që panë ngjarjen që lajmëruan policinë. Ndërkohë që edhe pse

sherri ka ndodhur gjatë orarit kur në shkollë zhvillohej mësim askush nuk i ka ndarë të rinjtë nga përplasja fizike mes tyre. Policia bën me dije se të arrestuarit janë Alban Murati, Florenc Dema dhe Mariglen Dema të tre nxënës në të njëjtën shkollë me të plagosurin. Sipas dëshmisë së të arrestuarve në polici arsyeja që për pak i mori jetën 18-vjeçarit ka qenë një gërvishtje makine e ndodhur një ditë më parë. Të martën teksa kanë qenë duke bërë xhiro me makinë në zonën e Kasharit 18-vjeçari Asrtrit Dilla ka gërvishtur makinën në të cilën po udhëtonin tre gjimnazistët Alban Murati, Florenc Dema dhe Mariglen Dema. Tre të rinjtë kanë pritur ditën

e nesërme për të ndërshkuar 18vjeçarin për dëmin e shkaktuar.Pasi janë grindur në koridorin e shkollës të rinjtë të tre maturantët e kanë nxjerrë në oborr Astrit Dillën dhe e kanë goditur me shkelma. Pas disa minutave sherr njeri nga të rinjtë ka nxjerrë një thikë që mbante me vete dhe e ka goditur 18-vjeçarin disa herë në shpinë. 18-vjecacri Astrit Dilla është nisur me urgjencë drejt spitalit Nënë Tereza dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë policia ka marë në pyetje nxënësit që kanë parë ngjarjen dhe ka arrestuar tre gjimnazistët Alban Murati, Florenc Dema dhe Mariglen Dema. Ndaj tyre rëndon akuza e plagosjes me dashje.

LAJME SHKURT Kërkon borxhin e djalit, plagos babain

Një 55-vjeçar u plagos me armë zjarri ditën e djeshme në qytetin e Vlorës. Sipas policisë i plagosuri është Zaho Duni 55 vjeç nga fshati Llakatund e banues në Vlorë. Plagosja e tij ka ndodhur në lagjen "29 nëntori" rreth orës 18:30. Policia bën me dije se është identifikuar autori i ngjarjes dhe po punohet për kapjen e tij. Sipas policisë motive i plagosjes është një borxh i pa shlyer i djalit të 55-vjeçarit në Itali. 55-vjeçari ka parkuar makinën buzë rrugës në momentin një person me motorr ka shkrehur armën në drejtim të tij. Ai ka marë dy plumba në këmbë dhe është çuar në spitalin rajonat të Vlorës ,jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë menjëherë pasi kanë shkrehur armën autorët janë larguar nga vendi i ngjarjes. Policia ka nisur hetimet dhe ka ngritur postoblloqe në hyrje-daljet e qytetit në mënyrë që të pengojë largimin e autorëve.

Kërkonte skrap, e zë soleta

Një 15-vjeçar mbeti i vdekur ditën e djeshme në fshatin Bukani të Elbasanit. I mituri ishte duke gërmmua në rrënojat e një ndërtese të vjetër për të nxjerrë skrap kur është shembur soleta dhe e ka vënë poshtë. Alarmin për zhdukjen e të riut e dhanë familjarët të cilët u shqetësuan pasi djali nuk ishte kthyer në mbrëmje në shtëpi. Sipas policisë, trupi i pajetë u gjet mëngjesin e djeshëm. Nga hetimet paraprake dyshohet se adoleshenti kishte dalë dje për të marre hekurat e soletës së ish-magazinës së rezervave ushqimore, kur soleta është shembur mbi të, duke i shkaktuar vdekjen.

Ndalohen 300 kg mariuanë

Një sasi prej 300 kg drogë me destinacion Tiranën u sekuestrua nga policia mëngjesin e djeshëm në Gjirokastër. Droga vinte nga Lazarati dhe po trasportohej drejt kryeqytetit nga një një fuoristradë me targa gjermane. Trasportuesi nuk i'u bind policisë dhe pasi hodhi qeset e mariuanës në vendin e quajtur "Përroi i Salarisë" u zhduk në errësirë. Në vend, policia arriti të gjente 150 pako të presuara me marijuanë dhe 10 thasë të tjerë me të njëjtën lëndë. Ndërkohë autorët janë identifikuar dhe sipas policisë bëhet fjalë për një 29-vjeçar nga Fieri dhe një banor nga Lazarati.


10

E enjte, 1 mars 2012

POLITIKË

Reforma Zgjedhore

KQZ Përzgjedh qytetetarët sëpari nga radhët e intelektualëve, studenteve, të rinjve dhe shtetasve të tjerë që kanë mbaruar të paktën shkollën e mesme dhe që gëzojnë një reputacion të mirë

Zgjedhjet varen nga komisionerët Mendime për reformën zgjedhore, çfarë nenesh duhet të shohë komisioni NGA

ZEF BROZI* vijon nga faqja 1

(vijon nga numri i djeshëm) ...qytetarët aftësite e tyre për të marre përgjegjesi dhe për të kryer me korrektësi e ndershmëri detyrën në qendrën e votimit dhe për të bërë zgjedhje të lira e korrekte. Kjo ka edhe përfitime të shumanshme. Sëpari, duke trajnuar për zgjedhjet një masë të madhe qytetarësh, këta vetë mësojnë si të votojnë vetë, mësojnë edhe familjarët dhe të afërmit e miqtë e tyre dhe procesi shkon zinxhir dhe populli edukohet gjithnjë e më mirë për votimet dhe zgjedhjet. Një përvoje e tillë mendoj se duhet të aplikohet në Shqiperi, ku faktet e derisotme janë tronditëse dhe komisionet e qendrave të votimit janë jo profesionale, jo të paanshme por komisione militantësh partiakë, të patrajnuar dhe shpesh edhe me reputacion jo të mirë apo edhe me histori kriminale. Kodi për Zgjedhjet duhet të caktojë kriteret morale dhe arsimore që duhet të plotësojnë shtetasit që mund të përzgjidhen për të qenë kandidatë të mundshëm për t'u caktuar me detyra në qendrat e votimit. Sipas këtyre kritereve Komisioni Qendror përzgjedh qytetetarët sëpari nga radhët e intelektualëve, studenteve, të rinjve dhe shtetasve të tjerë që kanë mbaruar të paktën shkollën e mesme dhe që gëzojnë një reputacion të mirë. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bën trajnimin e vazhdueshëm të këtyre qytetarëve të përzgjedhur si kandidatë të mundshëm, harton listat e tyre dhe kur ka zgjedhje, sipas nevojave, i thërret ata për të shërbyer në qendrat e votimit. Numri i qytetareve të trajnuar duhet të jetë të pakten sa dyfishi i atyre që do të duhet të shërbejnë në zgjedhjet dhe ky numër vjen gjithnjë në rritje. Në këtë mënyrë kur lind nevoja për të zëvendësuar ndonjë a disa anëtarë komisioni, KQZ cakton përzgjedh menjëherë nga lista e të trajnuarve. 7. Kodi duhet të sigurojë saktësine e listave të votuesve Nuk do ndalem shumë në këtë çështje sepse besoj se anëtarët e Komisionit dhe deputetet e dinë më mirë nga unë se çfarë duhet korigjuar që të mos përsëriten më krimet elektorale të derisotme edhe me listat e zgjedhësve. Një zgjedhës nuk duhet të lejohet të regjistrohet në disa lista votimi, apo në disa bashki, komuna a qarqe. Fakti se dikush ka shtëpi në disa qytete e rrethe nuk do të thote se ai ka të drejtë të votojë më shumë se një herë, pra të votojë në secilin prej këtyre qyteteve e rretheve. Sugjeroj që çdo shtetas që ka të drejtë vote, në varësi të vendbanimit, duhet te paiset nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve me një Kartë të Thjeshtë ( kjo nuk është Karta e Identitetit) ku shënohet Emri e Mbiemri i votuesit dhe Numri e adresa e Qendrës së tij te Votimit. Keto qendra votimi mbeten të pandryshuara. Por kur shtetasi ndryshon vendbanim, qofte edhe brenda qytetit, ai dhe zyrat përkatese duhet të kenë detyrimin ligjor të njoftojne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve si edhe të bëjnë ndryshimet përkatese për regjistrimin në qendrën e re te votimit dhe të fshijne emrin nga qendra e meparshme ku ai/ajo votonte. Në këtë mënyrë çdo votues e di se ku voton sa herë ka zgjedhje. Nje praktike e tillë ndiqet edhe

Në foto: Zef Broci ish-kryetari i Gjykatës së Kastacionit

këtu ne Amerike. Ndërsa Meksika ka hartuar regjistrin e votuesve të cilin e ka edhe të kompjuterizuar. Ajo çfarë e dallon nga vendet e tjera këtë regjistër është edhe fakti se krahas emrit dhe të dhënave të tjera, aty çdo votues ka edhe fotografinë. Kur votuesi paraqitet për të votuar, komisioni i qendrës së votimit shikon ne regjister jo vetëm emrin por edhe fotografinë e votuesit dhe në këtë mënyrë ka efekt të madh parandalues per moslejimin e votimit të një personi në emër të një tjetri. Ky regjistër votuesish rishikohet dhe plotësohet çdo vit, dhe jo vetëm kur ka zgjedhje. Nje fakt tjeter me interes është se listat e votuesve duhet të kenë përfunduar jo më pak se gjashtë muaj para zgjedhjeve. Pra nëse nje votues nuk eshte regjistruar për votim deri në këtë afat, ai nuk mund të votoje sepse regjistrimi për votime mbyllet 6 muaj para zgjedhjeve.

Politikanët në Shqipëri duhet të fillojnë të kenë besim jo tek militantët partiakë, por tek qytetarët aftësite e tyre për të marre përgjegjesi dhe për të kryer me korrektësi e ndershmëri detyrën në qendrën e votimit dhe për të bërë zgjedhje të lira e korrekte Në Shqiperi mund te ketë edhe shumë persona që kanë vdekur prej vitesh por që figurojnë akoma në listat e zgjedhësve. Ky problem duhet të marrë zgjidhje të plotë edhe ne Kodin Zgjedhor. Por mendoj se një arësye qe shume te vdekur mbase nuk jane çregjistruar ne gjendjet civile është edhe fakti se për të bërë këtë kur ka kaluar afati familjaret duhet të paguajnë një shumë jo te vogël parash. Prandaj do ishte mire që deri në fund të vitit 2012 këto detyrime financiare të hiqeshin dhe çregjistrimi i të vdekurve të behej falas. 8. Personat e huaj që u është dhënë sh-

tetësia shqiptare, por që nuk kanë banim të përhershëm në Shqipëri nuk duhet të lejohet të votojnë në Shqipëri. Gjatë këtyre 20 viteve u është dhënë shtetesia shqiptare disa të huajve dhe shumë bashkëkombasve tanë nga Kosova, Maqedonia e Mali i Zi. Shumica e tyre nuk jetojnë në Shqipëri, por disa prej tyre kanë blerë edhe apartamnete pushimi në qytete të ndryshme të Shqipërisë dhe disa kanë edhe biznese në Shqipëri por banojnë në vende të tjera. A duhet të votojnë këta në zgjedhjet në Shqipëri? Dhënia e shtetesisë shqiptare në vetvete nuk do të thotë se këta persona mund të vijnë sa për të votuar në Shqipëri edhe pse jetojnë në shtete të tjera. Kriteri i njëfarë kohe të detyrueshme venbanimi të përhershëm në Shqipëri para zgjedhjeve është kriter i domosdoshëm dhe duhet të sanksionohet qartë ne Kodin Zgjedhor dhe të mos lejë asnjë shteg për keqinterpretime e abuzime. 9. A duhet të votojnë shqiptarët që janë në imigracion? Edhe në këtë çështje vendi ynë mund të mësoje nga përvojat e vendeve të tjera që kanë emigracion të përmasave të mëdha. Shqipëria është një vend unik në botë sepse ka në imigracion me se një të tretën e popullsisë. Pra edhe rreth 1/3 e votuesve shqiptarë jetojnë në imigracion dhe reforma zgjedhore duhet të parashikojë nëse imigrantët kanë të drejtë të votojnë në Shqipëri. Nëse po, si do të votojnë ata? Gjithashtu duhet të vihet detyrimi i KQZ, komunave, bashkive, qarqeve dhe vetë imigrantëve që të kryejnë të gjitha veprimet e duhura që imigrantet të mos jenë të regjistruar më shumë se një herë,pra edhe në më shumë se një qender votimi dhe të parandalohet votimi nga të tjerë në emër të imgranteve. Meksika, një vend kufitar me Amerikën,ka miliona imigrantë të paligjshem e te ligjshem ne Amerikë e mbase edhe ne vende të tjera i lejon shtetasit e saj që janë në imgracion që të votojnë, madje edhe duke e postuar fletën e votimit nga vendet ku janë,por në fleten e votimit duhet të shenojnë të dhënat e tyre të plota. 10. Leximi e numerimi i votave Dua të besoj se për këtë çështje tani nuk ka mëdyshje: Patjetër duhet të pranohet leximi elektronik i fletës së votimit siç e bëjnë sot edhe vende të prapambetura. Por Kodi parashikon gjithnjë mundësia që në rast difekti teknik, apo dyshimi të bazuar per saktësinë e numërimit elektronik, të bëhet verifikimi e rinumërimi manual i votave. 11. Mënyra e Votimit Ka ardhur koha që edhe në Shqipëri Kodi duhet të parashikojë mundësinë edhe të votimit elektronik, krahas votimit me fletë votimi. Kështu bëhet edhe këtu në Amerikë. Kur shkojmë për të votuar këtu në Amerikë tek qendra e votimit të pyesin nëse dëshiron të votosh në kompjuter apo me fletë votimi. Nëse votuesi preferon votimin me kompjuter, në një tavolinë është një specialist që të bën demonstrimin si votohet në kompjuter dhe pastaj votuesi shkon në dhomen përkatëse të votimit. Edhe pse një gjë e tillë për disa duket e dyshimtë dhe e parakohshme në Shqipëri, Kodi duhet ta parashikojë këtë alternative votimi. Realizimi i saj varet nga mundësite financiare e teknike të shtetit. Por edhe për votimin elektronik lihet gjithnjë

mundësia e verifikimit dhe votimit manual. 12. A duhet të votojnë ata që vuajnë denimin me heqje lirie? Mbase me e drejte do te ishte qe personat që janë duke vuajtur dënimin me burgim të mos kenë të drejtë te votejnë në zgjedhje. Kështu është edhe këtu ne Amerike. Por nëse në Shqipëri vendoset që të dëenuarit të votojnë, siç është bërë deri më sot,ateherë komisionet e qendrave të votimit në burgje duhet të krijohen njëlloj si për qendrat e tjera dhe të ketë vëzhgues, përfshirë këtu edhe të subjekteve elektorale. Edhe personat që janë në arrest diten e votimit nuk mund të votojne, as të dërgohen me polici për të votuar në qendrat ku janë regjistruar. 13. Ndëshkime edhe për prokurorët e zyrtarët e tjerë që marrin ne mbrojtë autoret e

krimeve elektorale. Krahas dënimit penal për ata që kryejne vepra penale lidhur me zgjedhjet, Kodi Zgjedhor duhet të parashikojë dënime edhe për ata punonjës të drejtësisë, prokurorë dhe zyrtarë të tjerë të shtetit që marrin në mbrojteje autorët e këtyre krimeve, që pengojnë a sabotojnë hetimin dhe gjykimin e këtyre krimeve, që fshehin a zhdukin provat e këtyre krimeve. Kodi duhet të vendosë afate detyruese për hetimin dhe gjykimin e krimeve qe lidhen me zgjedhjet si edhe detyrimin e prokurorisë për të bërë transparent brenda afateve të caktuara nëkëtë Kod duke njoftuar publikun dhe palët e interesuara për vendimin e arsyetuar lidhur me mosfillimin a pushimin e çështjeve penale lidhur me zgjedhjet. Kodi duhet të vejë detyrimin e Prokurorisë dhe policisë gjyqësore që ditën e zgjedhjeve në të gjithë vendin prokurorët duhet të jenë në gatishmëri me qëllim qe çdo denoncim për kryerje krimi elektoral të verifikohet dhe ndiqet menjehërë. Këto sugjerime e të tjera do të mundohem tia dërgoj edhe me email Komisionit të Reformës Zgjedhore duke shpresuar qe t'a ndihmoj sadoak në punën e tij delikate dhe me rëndësi jetike për Shqipërinë *sh kryetar i Gjykatës së Kasacionit


E enjte, 1 mars 2012

11

AKTUALITET

Njerëzit kanë frikë të denoncojnë vetëm 25 ankesa

S

ipas raportit vjetor gjatë vitit 2011 pranë Zyrës së Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi erdhën 15 ankesa me pretendim për diskriminim për shkaqe të ndryshme. Ankesat, sipas raportit janë ende në proces dhe tregojnë se si dhunohen seksualisht apo sipas orientimeve seksuale, shtetasit në Shqipëri. Ndër çështjet më të rëndësishme

që janë ndjekur është ai i diskriminimit të disa fëmijëve romë nga drejtuesit e shkollës 9-vjeçare "Bajram Curri", një ishpunonjësi të Policisë së Shtetit i cili pretendon se është diskriminuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, ankesa e ardhur nga LGBT PRO/ PINK Emmbassy dhe Aleanca Kundër Diskriminimit të personave LGBT, që

pretendon diskriminim nga nënkryetari i Komisionit Parlamentar të Punës Çështjeve Sociale dhe Shëndetësisë për konsideratën e shprehur ndaj këtij komuniteti si dhe nga Komisioni Parlamentar i Punës Çështjeve Sociale dhe Shëndetësisë për mosmarrjen parasysh të kërkesës së kësaj shoqate ne një seancë dëgjimore të këtij komisioni.

Zyra për Mbrojtjen nga Diskriminimi "arkivon" dosjen e bujshme

Lajmi Ish-nëpunësja e bashkisë së Kamzës, që denoncoi kryetarin Xhelal Mziu për favore seksuale në këmbim të punës, nuk ka gjetur përkrahje as nga Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi. Pas largimit të saj nga puna, dhunimit fizik dhe mosreagimit të strukturave shtetërore, Komisioneri e ka arkivuar dosjen e saj për vitin 2011.

Denconcoi kryebashiakun harrohet "Shamikuqja" Raporti 2011: Eprorët abuzime seksuale dhe gjinore

TIRANE

R

asti skandaloz i "Shami kuqes" së bashkisë së Kamzës, siç i drejtohej ne nofkë kryetari i bashkisë, ka mbetur në sirtarët e Zyrës së Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi, institucionit që duhet të mbrojë personat që dhunohen për shkak të gjinisë, racës, orientimit seksual etj. Dosja më e bujshme e vitit 2011, pas asaj të Ylli Pangos në 2009, ka mbetur jetime, sepse siç shprehet edhe vetë Komisionieri, palët do të ballafaqohen më vonë. Ndërkohë viktimës së abuzimit seksual në bashkinë e Kamzës nuk kanë lënë gjë pa i bërë. E hoqën nga puna, pasi nuk pranoi të bëhej objekt seksual i kryetarit, e rrahën me porosi të kryetarit dhe siç ka deklaruar, vijojnë ta kërcënojnë. Sipas raportit vjetor gjatë vitit 2011 pranë Zyrës së Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi, në datën 26.10.2011, u paraqit ankesa e N.Ç. kundër Kryetarit të Bashkisë Kamëz, ku pretendohet për diskriminim për shkak të gjinisë dhe shqetësim seksual në punë. Sipas shpjegimeve të dhëna nga znj. Ndriçime Muharrem Çela, ajo pretendon se duke filluar nga data 1 Janar 2010 e në vazhdim në mënyrë të përsëritur i është nënshtruar një sjelljeje diskriminuese nëpërmjet mesazheve në celular, duke u shqetësuar seksualisht në vendin e punës, sjellje të cilat kanë cenuar dinjitetin e saj dhe kanë krijuar një mjedis frikësues, armiqësor, përçmues, poshtërues e ofendues për të, ajo i është nënshtruar një trajtimi të disfavorshëm duke u ulur në detyrë me vendimin nr.1036, datë 30/05/2011 dhe deri pushuar nga puna me Urdhrin nr 292, datë 26/08/2011, si rezultat i mosnënshtrimit ndaj sjell-

Në foto: Kryetari i Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu dhe “Shamikuqja” (në mes) njëra prej SMS-ve që Mziu i dërgoi nëpunëses

Raporti 2011

Diskriminime në punë dhe nga policia Ankesa e paraqitur nga A. P. përfaqësuese e Unionit "Amaro Drom", me date 28 Mars 2011 drejtohej kundrejt disa të rinjve nga stacioni i trenit, ku dy prej tyre të ndaluar nga Policia të cilët kanë ushtruar dhunë kundrejt banorëve të komunitetit rom pranë stacionit të trenit. Ankesa pretendon diskriminim për shkak të etnisë kundrejt këtij komuniteti. N.T. ka paraqitur pranë Zyrës së Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi, ankesën nr. 6, datë 30.03.2011, ku pretendohet për diskriminim të tij, nga policët e Komisariatit të Policisë nr. 3, Tiranë. Në ankesën e N.T, pretendohet se në datën 28.03.2011, para dreke, ai ishte keqtrajtuar fizikisht dhe psikologjikisht në rrugë nga një grup të rinjsh. Në të njëjtën ditë, ai është paraqitur pranë Komisariatit të Policisë nr.3, në Tiranë, për të denoncuar dhunën e ushtruar ndaj tij, ndërkohë që paraprakisht kishte telefonuar për ndihmë në numrin 129 me anë të telefonit celular me numër 068XXXX, por nga ana e policisë nuk ka patur asnjë rejeve të tilla. Ankuesja pretendon se është viktimizuar, si rezultat i ankesave dhe hapave ligjore të ndërmarra prej saj, për shkak të shqetësimit. Ankuesja ngre pretendimin se për shkak të denoncimit që i ka bërë këtyre rasteve është përballur me një mjedis frikësues, armiqësor, përçmues, poshtërues e ofendues dhe nga punonjësit e tjerë

agim. Edhe pas paraqitjes së tij në Komisariatin e Policisë nr. 3 në Tiranë, denoncimi i tij jo vetëm që nuk ishte marrë parasysh, por punonjësit e këtij Komisariati janë tallur me të duke përdorur fjalë fyese. A.M dhe J.Ç. kanë paraqitur pranë Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi, ankesën nr.14, datë 25/ 10/2011, ku pretendohet për diskriminimin e tyre nga efektivët e Komisariatit Nr.1 të Policisë Tiranë, për shkak të orientimin seksual. Sipas ankuesve më datë 19/10/2011 rreth orës 00:05 pas një konflikti të ndodhur mes familjarëve të A.M dhe personave A.M dhe J.Ç., këta të fundit kanë njoftuar Policinë e Shtetit. Subjektet ankuese paraqesin këtë ankesë pranë Zyrës së Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi me pretendimin se janë diskriminuar nga efektivët dhe Shefi i Komisariatit nr.1 të Policisë Tiranë për shkak të orientimit të tyre seksual. Ankuesja S.Ç e datëlindjes 27.03.1963 banuese ne Tirane ka paraqitur pranë Komisionerit

të bashkisë si: mosdhënia e ngarkesës në punë, mbyllja e derës dhe moslejimi i hyrjes në institucion.

DHUNIMI

Denoncimi ishte bërë para zgjedhjeve të 8 majit 2011, kur Xhelal Mziu vendosi të rikandidonte për një mandat tjetër si kandidat I PD-së. Por denoncimet e saj në media dhe në

ankesën nr 16 dt 14/11/2011, ku pretendon se diskriminohet nga A.K, Drejtor ekzekutiv i Fondacionit "Harry Fultz" dhe znj.B.B, Drejtore e shkollës "Harry Fultz". Pretendohet te jetë diskriminuar për shkak te gjinisë. Në datën 01.11.2011, erdhi ankesa e A. M. kundër Radio Televizionit Shqiptar, ku pretendohet për diskriminim për shkak të moshës, si kriter për ripunësimin e saj pranë këtij institucioni. Sipas shpjegimeve të dhëna nga A. M, rezulton se ajo ka ushtruar profesionin e violinistes pranë RTSH-së, për 12 vjet. Në vitin 2003, ankuesja është larguar në Itali për arsye personale dhe në vitin 2010 është rikthyer në Shqipëri, pas një eksperience 6-vjeçare në Sinfonikën e Romës dhe në Teatrin e San Carlos, në Napoli. Pas kthimit në Shqipëri, A. M pretendon se ka bërë kërkesë për punësim pranë RTSH-së, por përgjigja që ka marrë, me goje, është "nuk mund të të punësojmë, pasi kemi vendosur limit moshe deri në 30 vjeç". Megjithëse kërkesa për punësim është bërë me shkrim nga ankuesja, përgjigja i është kthyer gojarisht.

adresë të drejtuesve të PD-së, ranë në vesh të shurdhër dhe Mziu jo vetëm që fitoi sërish si kryetar bashkie, por arriti të hakmerret ndaj punonjëses që e denoncoi. Në fillim të shtatorit të kaluar, Ajo u dhunua fizikisht bashkë me të dashurin e saj nga njerëz që ishin punonjës të policisë bashkiake. Dhunuesit I kishin thënë:

"Ke të fala nga Xhelal Mziu". Sipas saj, ngjarja ndodhi kur Mziu ishte larguar nga lokali ku ndodhej edhe ajo.

ANKESA TE PD

Ish-punonjësja e bashkisë së Kamzës I dërgoi mesazhe edhe kryetares së Kuvendit Jozefina Topalli, por kjo e fundit siç del edhe nga teksti I përgjigjes së të dhunuarës, e ka mbrojtur Mzi-

un, duke e quajtur atë socialiste. Ja dhe teksti e sms-së që i dërgoi Topallit: "Përshëndetje znj. Topalli. Jam punonjësja e Bashkisë së Kamzës. SMS-të që më ka dërguar z. Mziu janë të gjitha të vërteta dhe nuk ka asgjë të pavërtetë si thoni ju dhe ai imoral, dhe nuk jam socialiste ,por jam demokrate me shpirt me zemër. Se kush është arsyeja që ju e mbroni atë e dini vetëm ju, se me sa di unë jeni Kryetarja e gruas dhe jo e burrave. Nuk jam vetëm unë femër që ka ngacmuar Mziu, por janë dhe shumë të tjera që kanë marrë sms. Dhe nëse dëshira juaj është që të vërtetoni sa e vërtetë është meqenëse nuk na mundësoni një takim për ti parë dhe lexuar vetë se ashtu të intereson, se nuk ja ka marrë telefonin njeri tjetër Mziut dhe ka shkruar sms me nr e tij. Meqenëse ju mendoni se janë shpifje po i publikoj që ju të më besoni se janë të vërteta. Të shikosh edhe videot porno të Mziut se ju po mbroni atë ndërsa unë po mbroj veten deri në vdekje. Me respekt punonjësja e bashkisë së Kamzës. Po ashtu ajo I dërgoi sms edhe sekretarit organizativ të PD, deputetit Flamur Noka: "Përshëndetje z. Noka, uroj të jeni mirë. Jam punonjësja e bashkisë së Kamzës. Kam bërë një takim me ju, ku ju kam treguar disa nga sms-të e Mziuit që më ka dërguar mua. Kam dhe shumë gjëra të tjera dhe nuk besoj se ju nuk mund ti hidhni poshtë dhe të thoni se janë shpifje. Kisha përshtypjen se në Kukës kishte akoma burra besnikë, po jua përsëris dhe një herë së Mziu nuk ka më vend Kamëz. Çfarë do llojë gjejë të ndodh do të jeni përgjegjës Ti, znj. Topalli dhe z. Tafaj. Ju mbroni atë, arsyet i dini vetëm ju ndërsa unë mbroj veten time deri në vdekje. Dhe ju do të mbani përgjegjësi për çdo ngjarje që mund të ndodh se unë I kam të ruajtura të gjitha smstë ku ju kam kërkuar mbështetjen tuaj. Janë dhe shumë femra të tjera që do të veprojnë kështu si unë. Jua kam thënë dhe një herë që nuk më ndal asgjë, as vdekja për të treguar të vërtetën. Me respekt Punonjësja e Bashkisë së Kamzës".


12

E enjte, 1 mars 2012

SPEKTAKEL

Big Brother 5 TIRANE

SUADA DACI

M

jaftuan shtatë javë brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, për ta bërë të njohur për publikun shqiptar. Anjeza Haxhiaj ish- banore e edicionit të 2-të të Big Brother Albania, do të cilësohej nga të gjithë si një nga vajzat më trendy të këtij reality show. Ajo që ra në sy nuk ishte vetëm pamja e saj, por edhe lidhja që ajo pati me një Arionin një tjetër banorë të BB2. Një raport ky që rezultoi ishte i suksseshëm vetëm brenda ‘mureve të shtëpisë”. Në një intervistë për Shqiptarja. Com Anjeza vlerëson se ky Big Brother ka meshkuj shumë të bukur,ndërsa rrëfen edhe miqësinë e saj me Gracianon. Anjeza Àet edhe për eksperiencën e saj në këtë reality show, si dhe për lidhjet që krijohen aty brenda . Fama që të jep Big Brother thotë ajo, është një si një Àakë që shuhet shpejtë, nëse nuk je i aftë ta menaxhosh.

ANJEZA HAXHIAJ

“Goxha meshkuj në shtëpi” Ish-konkurrentja Àet edhe për miqësinë e saj me Gracianon e sta¿t të një agjencie të njohur reklamash në Tiranë. Si ka ndikuar Big Brother në jetën tuaj? Ka ndikur pozitivisht por mendojë që fama që merr nga ai shuhet shpejtë, kur nuk di ta menaxhosh si duhet. Ju si e keni menaxhuar? Mendojë se e kam menaxhuar mirë, aq sa të ndihem komode me të. Cili ka qënë një nga thashethemet më të këqija që keni dëgjjuar për veten? Mendojë se pjesëmarrja në këtë lloj formati të bën të dëgjosh shumë thashetheme, por nuk mendojë që kanë qënë të rëndësishme.

E ndiqni Big Brother 5? Po e kam ndjekur. Mendojë se organizatorët e Big Brother këtë vit kanë bërë një përzgjedhje interesante të banorëve të rinj. A keni njohje me ndonjë nga banorët? Po kam njohje me Gracianon . Si ju duket ai brenda shtëpisë së Big Brother? Edhe pse është një nga banorët më të vegjël aty brenda është shumë aktiv dhe i çiltër. Mendojë që Graciano sjellë harmoni brenda shtëpisë së BB. Sa real ju duket ai brenda shtëpisë? Graciano është i njëjti si brenda dhe jashtë shtëpisë. Vëzhgueshmëria 24 orë në 24 nuk ka ndikuar aspak tek ai. Mendojë që Graciano po jeton ditët e tij siç është edhe jashtë shtëpisë. A keni banorë të tjerë të preferuar në BB? Përveç Gracianos më pëlqen edhe Flori. Ai më duket një njeri shumë pozitiv, i cili Àet pak e saktë. Po nga konkurrentet femra, keni ndonjë të preferuar? Nuk kam pikasur ndonjë në veçanti. Mendova që këto dy konkurrentet e reja, që hyn javën e fundit (Klaudia dhe Franceska), do të sillnin risi brenda shtëpisë por nuk mendojë që po bëjnë ndonjë gjë të madhe. Ajo që do të veçoja është Gentiana, që edhe pse vjen nga një mentalitet tjetër i jep gjallëri Bigut. Ky Big Brother ndryshe nga te tjerat, është cilësuar si një edicionet me më shumë meshkuj simpatikë. Ju vet si mendoni? Mendojë se nga të 5-të edicionet e BB, ky ka bukuri masive te meshkujt. Megjithatë unë do ti kategorizoja në 2 bukuri, në bukuri femërore dhe bukuri mashkullore. Ata që për mendimin tim kanë më tepër hije mashkullore janë Ermali dhe Liami. Meqënëse ju keni qënë vet konkurrente të BB, sa e vështirë është jetesa brenda shtëpisë? Mendojë së vështirësia është vetëm 2 javët e para sa të ambientohesh me telekamerat, por më vonë edhe ato bëhen pjesë e jotja dhe e bashkëjetesës aty brenda. Po përsa i përket lidhjeve që krijohen brenda shtëpsië sa reale janë ato. (Nisur nga fakti që dhe ju vet keni patur një lidhje me Arionin ish-konkurrentin e BB2)

GRACIANO Edhe pse është një nga banorët më të vegjël aty brenda është shumë aktiv dhe i çiltër. Mendojë që ai sjellë harmoni brenda shtëpisë së BB

Si reagoni ndaj tyre? Tek un nuk kanë ndikuar aq shumë sa të kem një reagim speci¿kë.

Bazuar tek e përgjithshmja lidhjet brenda BB-së, nuk rezultojnë të jenë afatgjata. Kjo për faktin sepse krijohen si pasojë një afeksioni aty brenda. Duke qënë se je e izoluar nga bota jashtë në mënnyrë instiktive ti ke nevojë për një mbështetje aty brenda, dhe pa dashje e kupton që këtë afeksion e ke kthyer në një raport speci¿k. Ju keni qënë banorë e BB2, pjesë e të cilës ishin edhe çifti më jetë gjatë i këtij realit shoë, Adela dhe Bjordi. Si e shikoni raportin e tyre? Unë mendojë se Adela dhe Bjordi janë karaktere që plotësojnë njëri-tjetrin dhe prandaj lidhja e tyre zgjati. Me çfarë po merreni aktualisht? Prej më shumë se 2 vjet e gjysëm jam pjesë

Çfarë mbani mend nga eksperienca juaj në BB? Unë e kam shijuar shumë atë eksperience me të gjitha momentet e bukura dhe më pak të bukura, nuk di të speci¿kojë diçka të veçantë. I ruani marrdhëniet me ish-banorët e tjerë të BB? Falë natyrës sime të çiltër kam marrdhënie të mira më të gjithë banorët e BB2, por më shumë shoqëri kam më ish konkurrentët e BB1.

FRANCESKA FLIRTON ME LIAMIN

Liami e pyet Françeskën nëse ka të dashur jashtë shtëpsisë dhe ajo mohon që të ketë. “Kur e ke lënë, dy javë para se

isa nga konkurentët qëndrojnë në kopësht duke biseduar e Elvisi i pyet vajzat përse nuk merren me palestër, ndersa shton se vet ai ka gjashtë vite që bën palestër. Klaudja përgjigjet se e ka frekuentuar palestrën më parë, dhe shprehet se pamja e jashtme ndikon shumë në mardhëniet me njerëzit. Ajo thotë se shumë miq të saj i kanë vënë në dukje, që në pamje të parë të jep një përshtypje tjetër nga ajo që krijojnë për të, kur e njeh. Flori shprehet se Klaudja i është dukur shumë serioze në përshtypje të parë e ajo përgjigjet se e ka fituar si refleks nga puna që bën, pasi i duhet të ruajë seriozitetin e të përcjellë autoritet.

Klaudja: Me Erionin kam mendime të përbashkëta

Dhe së fundi, cfarë mund të dimë më tepër për jetën tuaj personale? Unë shijojë çdo moment të jetës, dhe aktualisht ndihem shumë komode në të gjitha aspektet e saj.

E

“Djemve ju caktoj nga një rol të veçantë” iam e Françeska qëndrojnë në tualet duke bërë punët e para të mëngjesit, ku Françeska i kërkon Liamit që t’i bëjë një çaj më vonë, por Liam i thotë t’i bëjë Ermalit kërë kërkesë. Françeska shprehet se i ka ndarë punët për djemtë, Ermalin e ka vëtëm për të fjetur gjumë, ndërsa të tjerëve do t’u caktojë detyra të tjera. Liam thtoë: “Qenke e zgjuar ti”, e Françeska shton se Ermali tashmë e ka një pozicion (të flerë me të), kështu që i takon dikujt tjetër t’ia bëjë çajin. Më pas, të gjithë banorët mblidhen në kopësht duke pirë kafenë e mëngjesit e duke biseduar në rrezet e diellit. Genta e Klaudja flasin për qendrat estetike dhe Erioni ndërhyn në bisedë, duke i premtuar Gentës se kur të dalin nga shtëpia e BB, do t’a çojë tek një mikja e tij, që të bëjë të gjithë trajtimet e madje do t’ia paguajë ai.

D

Keni pasur njohje të hershme me ta? Njohjet tona erdhën si pasojë e aktiviteteve të ndryshme që organizonte Big Brother.

Françeska: L

Klaudja: “Pamja e jashtme, shumë e rëndësishme”

të hyje këtu?”, i thotë duke qeshur Liami. “Nuk kam pasur asnjëherë”, përgjigjet Françeska dhe qesh. “Femrat gjithmonë tërhiqen më tepër nga ‘maskarenjtë’”, shprehet Françeska, e cila i bën të dy djemtë të shikojnë nga njëri-tjetri. “Edukatën nuk e vlerëson njeri; femra do atë që tallet me të”, vazhdon të thotë Françeska. Flori ia sqaron, duke i thënë se ka dy lloj femrash. Pastaj ai devijon, duke ia bërë me shenjë Liamit dhe thotë se femrat e këqija lidhen me djemtë e mirë dhe anasjelltas. “Pse s’thua që u dashka të lidhem me ty unë!”, shprehet Françeska, ndërsa djemtë qeshin. Liami thotë se i Àihet dhe po mendon që të shkojë në krevat, ndërsa Françeska vazhdon me “ngacmimet’ e saj, duke i thënë: ”Më prit”. Françeska thotë se ka vënë re që Liami e do shumë si shoqe, por ai ia kthen, duke i thënë se nuke shikon si asgjë më shumë se një banore të shtëpisë, që nuk ka as një javë që e njeh. “Më vonë do të kesh synime për mua”, shprehet Françeska, por Liami e mohon të jetë e vërtetë. “Ti e di që unë ty s’dua të të nominoj”, shprehet ajo, duke ndryshuar herë pas here temë. “Më nihmon nëse e bën”, thotë Liami. E më pas

flasin për avantazhet e të qenit i nominuar.

rioni, Klaudja e Graciano qëndrojnë në kopësht duke biseduar. Klaudja shprehet se i ka rastisur disa herë brenda shtëpisë së BB, që të kishte të njëjta mendime me Erionin. Ajo shprehet se i duket e çuditshme që kjo gjë të ndodhë për kaq pak kohë njohje, por shton se ndoshta vjen si rezultat që bisedat janë më intensive aty pasi qëndrojnë 24 orë bashkë. Graciano shprehet se kjo tregon se Klaudja dhe Erioni kanë mendime të përbashkëta. Më pas Graciano u thotë banorëve të realizojnë një koreografi e disa prej tyre qëndrojnë pas tij duke imituar lëvizjet e tij, ndërsa Françeska qëndron në prehër të Ermalit e shikon të tjerët teksa kërcejnë. Albulena e Anila afrohen tek banorët, pasi derimë tani, nuk kanë qenë prezente. Elvisi shkon pranë Albulenës dhe e pyet për natën e mbrëmshme, e ajo përgjigjet se do t’i tregojë më vonë. Elvisi i përkëdhel flokët Lenës e ajo thotë: “Ty nuk të zihet kurrë”. Ariola i heq vërejtje Albulenës për veshjen e saj (fustan të shkurtër), duke i thënë se ajo lloj veshje nuk është për këtë orë, por për mbrëmje.


Efektet e Bulimisë dhe Anoreksisë në gojë

Dhimbja e qafës, si të qetësohemi në shtëpi

M

N

iliona njerëz në botë duke përfshirë përgjithësisht vajzat e reja, vuajnë nga çrregullime serioze të të ngrënit siç janë anoreksia nërvore dhe bulimia... Faqe 20

A

ë këto ditë të ftohta dhe të lagështa, shfaqja e dhimbjeve të qafës rritet sepse favorizohen kontrakturat dhe ngurtësimet muskulare... Faqe 17

Drejtor: Taulant MUKA, Kryeredaktore: Jana NANO, Zv/Kryeredaktore: Fjorda KOROMANI. Adresa: Fakulteti i Mjekësisë, UT, Cel: 069 63 46688, E-mail: suplementi@almedicus.org

S

SUPLEMENTI MJEKESOR

Nr.4

LMEDICU BOTIM I PËRJAVSHËM I GAZETËS SHQIPTARJA.COM

IMUNIZIMI MBRON NGA SËMUNDJET E RREZIKSHME

Prindër, vaksinoni rregullisht fëmijët

Intervistë me mjekun pediatër, në QSUT, Dr. Luan Xhelilaj DEA QIRJAQI

Faqe 18

Damarët e vegjël, “fobia” e verës

enat merimangë, të ashtuquajtur damarët e vegjël në gjuhën popullore, janë manifestime të lehta të pamjaftueshmërisë së funksionimit të venave shumë të vogla. Ato janë grumbullime vazash të vogla të vendosura poshtë sipërfaqes së lëkurës të ngjashme me rrjetën e merimangës apo degët e pemëve. Zakonisht kanë ngjyrë të kuqe, blu ose të purpurtë...

Dietologji

Faqe 14

Këshilli botues: Departamenti i Shëndetit Publik Enver ROSHI Shërbimi i Endrokrinologjisë, QSUT

Kozmetikë

V

Çfarë është vaksina? Si vepron imunizimi? Vaksina nuk është gjë tjetër veçse formë e dobësuar ose inaktive e një bakteri, virusi, ose toksine, e dhënë në dozë të vogël. Duke qënë se është inaktive ajo nuk shkakton infeksion. Gjithsesi, organizmi prodhon antitrupa ose qeliza imunitare (qelizat e bardha të gjakut) kundër bakterit apo toksinës përkatëse. Antitrupat janë proteina që ndodhen në rrjedhën e gjakut dhe që sulmojnë qelizat e infektuara. Kur ne vaksinohemi, organizmi i prodhon paraprakisht këto antitrupa në mënyrë që nëse trupi invadohet nga ‘’armiq të jashtëm’’, të jetë i parapërgatitur për t’u mbrojtur. Për disa baktere dhe viruse në veçanti, ka qënë i vështirë prodhimi i vaksinave. Teknologjia ecën përpara dhe vaksina të reja do ...

Redaksia: Alba Kuqi Arminda Avdulaj Blerta Dollaku Dea Qirjaqi Eralda Asllanaj Erklida Sula Marinela Kumaraku Mirald Gina

E ENJTE 01.03.2012

Agron YLLI Shërbimi i Urgjencës, QSUT Edmond ZAIMI Shërbimi i Nefrologjisë, QSUT Arjana STRAKOSHA Shërbimi i Reumatologjisë, QSUT Argjend TAFAJ Shërbimi i Alergologjisë, QSUT Etleva QIRKO Shërbimi i Kardiologjisë, Spitali Ushtarak Gerta KOÇEKU Shërbimi i Neurologjisë, Spitali Ushtarak Fatos JAHO Shërbimi i Ortopedi-Traumatologjisë, Spitali Ushtarak

Gjergj ÇAUSHI Shërbimi i Tokosikologjisë, Spitali Ushtarak Zyhni SULAJ Biokimi Klinike, QSUT Ndok MARKU Farmaci Leonard DEDJA

Botimi zyrtar i Universitetit të Tiranës, Fakulteti i Mjekësisë Nën kujdesin e veçantë të zv/ Rektores Prof. Dr. Elsa Kone

Faqe 19

Guida e dietës ushqimore në hipertension

K

ërkimet tregojnë se tensioni i lartë i gjakut mund të kontrollohet duke ndjekur planin dietetik për të parandaluar hipertesionin, i quajtur ndryshe DASH (Dietary Approches to Stop Hypertension), bazuar në sygjerimet e Departamentit të Agrikulturës Amerikane. Ky plan është projektuar me qëllimin kryesor të ules së tensionit të gjakut nëpërmjet dietës e si rrjedhim...


14

E enjte, 1 mars 2012

Intervistë

Imunizimi mbron nga sëmundjet e rrezikshme Çfarë është vaksina? Si vepron imunizimi? Vaksina nuk është gjë tjetër veçse formë e dobësuar ose inaktive e një bakteri, virusi, ose toksine, e dhënë në dozë të vogël. Duke qënë se është inaktive ajo nuk shkakton infeksion. Gjithsesi, organizmi prodhon antitrupa ose qeliza imunitare (qelizat e bardha të gjakut) kundër bakterit apo toksinës përkatëse. Antitrupat janë proteina që ndodhen në rrjedhën e gjakut dhe që sulmojnë qelizat e infektuara. Kur ne vaksinohemi, organizmi i prodhon

Nuk përbën asnjë problem vaksinimi i fëmijëve edhe pasi ata kanë kaluar ndonjë të ftohur të lehtë

Çfarë ndodh nëse fëmijës nuk i bëhen vaksinat në kohë? Nëse vaksinimi është ndërprerë ose vonuar ai mund të rifillohet në çdo moment. Nuk është nevoja që të fillohet nga e para. Gjithsesi, mirë është që vaksinat të

Vaksina e meningitit C (MenC). Nëse e fillon mbi 4 muajsh nevojiten vetëm 2 doza, me 4 javë diferencë. Nëse fëmija tashmë është një vjeç dhe nuk e ka bërë akoma vaksinën, mjafton vetëm një dozë. Vaksina e Hib (Haemophilus influenza tip b). Nëse fëmija është më i madh se 13

LMEDICU

TABELA E VAKSINAVE PËR FËMIJËT SIPAS MOSHËS MOSHA I sapolinduri 2 muajsh

muaj por nën 4 vjeç dhe nuk ka marrë asnjë dozë të mëparshme atëherë nevojitet vetëm një dozë. Hib nuk u bëhet fëmijëve mbi 4 vjeç pasi risku i infektimit të tyre është shumë herë më i vogël sesa te foshnjat dhe te bebet.

Vaksina e pneumokokut (PCV). Nëse fëmija i moshës 1 ose 2 vjeç nuk ka marr asnjë ose vetëm një dozë PCV, i duhet bërë edhë një tjetër. Fëmijët mbi 2 vjeç dhe që nuk futen në ndonjë grup risku, nuk imunizohen.

Imunizimi (Vaksina e bërë) BCG në një injeksion të vetëm në lëkurë DTP/(polio)/ Hib (difteri, tetanoz, kolla e mirë, poliomieliti, Haemophilus influenzae tipi b) të gjitha në një injeksion, plus: PCV (vaksinë shoqëruese e pneumokokut) - në injeksion më vete.

4 muajsh

DTaP/IPV(polio)/Hib (doza e 2të), plus: MenC (Meningitis C) - në injeksion më vete.

6 muajsh

DTaP/IPV(polio)/Hib (doza e 3të), plus: MenC (doza e 2të) - në injeksion më vete, plus: PCV (doza e 2të) - injeksion më vete. Përsëritet

9-12 muajsh

DEA QIRJAQI

bëhen në kohën e duhur sepse sa më shpejt të bëhet mbrojtja e fëmijës aq më mirë është. DISA PËRJASHTIME NGA RREGULLI JANË: Vaksina e kollës së mirë nuk i bëhet më fëmijëve mbi 7 vjeç.

S

SUPLEMENTI MJEKESOR

INTERVISTË me mjekun pediatër pranë Qendrës Spitalore ''Nënë Tereza'', Luan Xhelilaj i cili na tregon për vaksinimin e femijëve dhe rregullat që duhen ndjekur

Prindër, vaksinoni rregullisht fëmijët tuaj

paraprakisht këto antitrupa në mënyrë që nëse trupi invadohet nga ‘’armiq të jashtëm’’, të jetë i parapërgatitur për t’u mbrojtur. Për disa baktere dhe viruse në veçanti, ka qënë i vështirë prodhimi i vaksinave. Teknologjia ecën përpara dhe vaksina të reja do të krijohen në të ardhmen. Bebet e sapolindura kanë imunitet pasiv për disa sëmundje si fruthi, shytat dhe rubeola. Kjo vjen ngaqë antitrupat e nënës kalojnë nëpërmjet placentës tek fetusi. Ky imunitet pasiv tek bebet zakonisht zgjat nga disa javë deri në disa muaj. Për fruthin, shytat dhe rubeolen zgjat deri në një vit. Imunizimi nga vaksinat quhet imunitet aktiv dhe zgjat për shumë kohë.

A

WWW.SHQIPTARJA.COM

Ndërmjet 12 dhe 15 muajve

Hib/MenC (i kombinuar në një injeksion - doza e 4të e Hib dhe doza e 3të e MenC). MMR (fruthi, shytat dhe rubeola - të kombinuara në një injeksion), plus: PCV (doza e 3të) - në injeksion më vete.

Rreth 3 dhe 4 vjeç

Doza parashkollore e: DTaP/IPV(polio) (difteria, tetanozi, kolla e mirë and polio), plus: MMR (doza e dytë) - injeksion më vete.

Rret 13 14 vjeç (për vajzat)

HPV (papillomavirus human) - tre injeksione. Injeksioni i dytë bëhet 1 - 2 muaj pas të parit. I treti bëhet 6 muaj pas të parit.

Rreth 13 - 18 vjeç

Td/IPV(polio) (injeksion i kombinuar i tetanozit, me dozë të ulët të difterisë, dhe polio).

Kush nuk duhet vaksinuar? Ka shumë pak arsye pse një fëmijë duhet të ndërpresë fazat e vaksinimit. Zakonisht, vaksinimi është efektiv dhe i sigurtë. Por për disa vaksina të caktuara, arsyet më të shpeshta që i bëjnë ato të kundërindikueshme janë ato raste kur sistemi imun nuk funksionon mirë për shembull, në fëmijë të infektuar me virusin e HIV-it, në fëmijë që bëjnë kimioterapi ose që marrin doza të larta medikamnetesh steroidë. Jo rrallë, ato kundërindikohen nëse një fëmijë ka patur reaksion të mëparshëm nga e njëjta vaksinë. A duhet bërë imunizimi në fëmijë të cilët në atë

periudhë i bashkëshoqëron një e ftohur e lehtë apo një sindrom gripal? Nuk përbën asnjë problem vaksinimi i fëmijëve edhe pasi ata kanë kaluar ndonjë të ftohur të lehtë, infeksione në vesh, diarre apo të vjella. Shpesh herë prindërit janë të shqetësuar të vaksinojnë fëmijët kur ata kanë reaksione të ndryshme alergjike ndaj antibiotikëve apo medikamenteve të tjera. Edhe në këto raste, vaksinimi nuk përbën ndonjë kundërindikacion. A ka efekte anësore vaksinimi? A shkakton ai autizëm? Shumë prindër vënë në dyshim efektivitetin e vaksinave. Edhe pse ato mund të shkaktojnë efekte afatshkurtra të padëshiruara, absolutisht imunizimi nuk i vendos fëmijët në rrezik për dëmtime serioze. Zakonisht, pas bërjes së vaksinës, fëmija mund të ketë një temperaturë të lehtë, fryrje apo skuqje në vendin e injektimit. Në të kaluarën, vaksinave u hidhej një përbërje merkuri e cila ndihmonte në frenimin e rritjes bakteriale si dhe për të konservuar më mirë vaksinën. Prindërit filluan të shqetësoheshin për shfaqjen e disa rasteve me autizëm në të njëjtën periudhë me vaksinimin. Organet kopetente amerikane shprehën shqetësimin e tyre ndaj efekteve që mund të shkaktonte kjo substancë. Gjithsesi, asnjë studim amerikan, kanadez dhe evropian nuk ka treguar një lidhje ndërmjet autizmit dhe vaksinimit


A

S

SUPLEMENTI MJEKESOR

E enjte, 1 mars 2012

WWW.SHQIPTARJA.COM

LMEDICU

Fruthi, shytat, rubeola DEA QIRJAQI

F

ruthi, shytat, rubeola konsiderohen si sëm undje të lehta të vegjëlisë. Në të vërtetë këto sëmundje ndonjëherë mund të lënë pasoja shumë të rënda. Fruthi shfaqet me temperaturë gati gjithmonë të lartë, kollë të vazhdueshme, sekrecione të hundës, konjuktivit dhe njolla të vogla e të kuqe në lëkurë (ekzantemë). Sëmundja mund të ndërlikohet me shfaqje të infeksioneve në vesh, bronkopneumoni ose encefalit (infeksion i cipës së trurit). Encefaliti mund të shkaktojë dëme të përherëshme si shurdhim ose të meta mendore. Përpara prezantimit të vaksinës në vitin 1968, fruthi ishte një sëmundje e zakonshme e fëmijërisë. Tashmë është sëmundje e rrallë pasi mund të parandalohet nga vaksinimi. Shytat shfaqen zakonisht si një fryrje e dhimbshme e gjendrës (parotide) së pështymës e cila ndodhet nën vesh. Mund të fryhen të dyja gjendrat (parotide) apo edhe gjendra të tjera të pështymës. Shpesh shoqërohet me dhimbje barku, dhimbje koke dhe temperaturë. Mund të komplikohet me pankreatit, orkit (inflamacion të testikujve), meningit dhe encefalit. Shytat mund të shkaktojnë shurdhim të përkohshëm në njërin vesh. Në shumicën e rasteve rubeola mund të kalojë pa u vënë re. Ndonjëherë shfaqet një temperaturë e lehtë, fryrje e nyjeve limfatike, sidomos ato të grykës dhe të qafës; shoqërohet me praninë e njollave të kuqe në lëkurë. Për t’u siguruar që keni kaluar rubeolën është nevojshme të kryhet një analizë gjaku sepse të njëjtat simptoma mund të shkaktohen edhe nga viruse të tjera. Virusi mund të mbërrijë tek fetusi dhe të shkaktojë abort, deformime të zemrës, të syve, të organeve të dëgjimit dhe të trurit. Nëse fëmija lind me një nga këto anomali shkaku mund të jetë pikërisht kalimi i sëmundjes së rubeolës te nëna sidomos gjatë trimestrit të parë të shtatzanisë. Pas futjes së vaksinës së rubeolës në vitin 1970 ka patur një ulje drastike të bebeve me këto anomali kongenitale. VAKSINA Vaksina kundër fruthit, rubeolës dhe shytave (trivalente) përmban, në të njëjtën gjilpërë, tre viruset e gjallë të “zbutur” (viruset e dobësuar që nuk shkaktojnë

15

PËRPARA prezantimit të vaksinës në vitin 1968, fruthi ishte një sëmundje e zakonshme e fëmijërisë.

Sëmundjet e lehta të vegjëlisë por që mund të lënë pasoja Fëmijet 12-15 muajsh, vaksinim i domosdoshëm VAKSINA “5 në 1”

Cila është vaksina kryesore që i bëhet fëmijëve të vegjël?

V

aksina pentavalente, ”5 në 1", parandalon 5 sëmundje: Difterinë, Tetanozin, Kollën e mirë (Pertusin), Hepatitin B (Verdhëzën) dhe Infeksionet e shkaktuara nga Haemophilus influenzae tip b (Hib) (në veçanti Meningitin e shkaktuar prej tij). Deri në vitin 2009 vaksina ka luftuar Difterinë, Tetanozin, Kollën e mirë, shoqëruar me një vaksinë për Hepatitin B. Pas 2009, vaksina parandalon edhe Meningitin e shkaktuar nga Haemophilus Influenzae e tipit b. Vaksina kryhet në moshën 2, 4, 6 muajsh dhe është e kombinuar ‘’5 në 1’’ (DTP-HepB-Hib)

MINISTRIA E SHËNDETËSISË Treguesit e mbulesës vaksinale në Shqipëri në vitin 1993 dhe 2010, të shprehura me përqindje

Fëmijë Vaksinuar për tuberkulozin Vaksinuar për difterinë Vaksinuar për tetanozin Vaksinuar për pertusin Vaksinuar për fruthin-rubeola Vaksinuar për poliomielitin sëmundje por janë në gjendje të stimulojnë sistemin mbrojtës kundër infeksioneve). Për fruthin, me dozën e parë fëmija është i mbrojtur rreth 95% dhe 99% me dozën e dytë. Për rubeolën, me një dozë të vetme sigurohet një

Viti 1993 82.0% 99.0% 99.0% 99.0% 76.0% 97.0%

Viti 2010 99.6% 99.0% 99.0% 99.0% 98.9% 99.0%

mbrojtje e gjatë në më shumë se 90% të të vaksinuarve. Për shytat, mbrojtja ndryshon në bazë të vaksinës së përdorur dhe nuk është optimale. Megjithatë në vendet ku vaksina është shumë e përhapur rastet e sëmundjes

janë zvogëluar shumë. Vaksina është një gjilpërë që bëhet në krahë. Vaksina trevalente: vetëm me një gjilpërë mbron fëmijët nga të treja sëmundje. Ajo është e dobishme për komunitetin sepse zvogëlon qarkullimin e të tre viruseve duke mbrojtur në këtë mënyrë edhe njerëzit e pavaksinuar. Të gjithë fëmijëve nga 1215 muajsh u rekomandohet vaksina e shytave, fruthit dhe rubeolës; doza e dytë e vaksinës kryhet në moshën 5-6 vjeçare. Edhe ata që kanë kaluar një nga këto sëmundje, mund të vaksinohen pa probleme.

Poliomeliti, Difteria, Tetanozi

Sëmundjet e shekullit të shkuar S

ot, 99% e fëmijëve shqiptarë janë të imunizuar. Poliomeliti është një sëmundje infektive që shkaktohet nga tre lloje virusesh të cilët zakonisht futen në organizëm nëpërmjet aparatit tretës. Bëhet fjalë për një sëmundje shumë të rrezikshme që në rastet më të rënda mund të shkaktojë paralizë të gjymtyrëve, dhe ndonjëherë edhe vdekje. Nuk ekzistojnë medikamente për të kuruar poliomelitin e vetmja mundësi është parandalimi i tij. VAKSINA Ekzistojnë dy lloje vaksinash kundër poliomelitit, që të dyja të vlefshme: njëra quhet Salk dhe tjetra Sabin. Nga 2002, në Itali, vaksina kundër poliomelitit kryhet me katër doza gjilpërash të vaksinës Salk e cila përmban viruset e po-

liomelitit pa jetë. Efektshmëria është e lartë, gati të gjithë personat e vaksinuar janë të mbrojtur me dhjetra vite. SËMUNDJET Difteria është një sëmundje in-

fektive shumë e rëndë e cila transmetohet zakonisht me rrugët e frymëmarrjes dhe shkaktohet nga mikroorganizmi Corynebacterium diphtheriae. Ai prodhon substanca helmuese (toksina difterike) të cilat dëmtojnë rëndë shumë organe (ndër të cilat zemrën dhe veshkat); materiali që formohet në hundë, në grykë dhe në laring mund shkaktojë vdekjen për shkak të mbytjes. 1 në 10 pacientë, edhe pse kurohen, vdesin. Tetanozi është një sëmundje shumë e rëndë që shkaktohet nga mikroorganizmi Clostridium Tetani. Ai mund të depërtojë në trup nëpërmjet plagëve, sidomos kur janë të ndotura me dhé dhe pluhur, duke prodhuar një lëndë toksike. Kjo lëndë shkakton tkurrje musku-

lare të forta dhe të dhimbshme. Tetanozi mbart me vete shtrime të gjata në spital. VAKSINA Vaksinat kundër difterisë dhe tetanozit përgatiten me toksinat e difterisë dhe të tetanozit, të modifikuara në mënyrë të tillë për të mos qenë të rrezikshme, por të afta për të stimuluar organizmin në prodhimin e sistemit mbrojtës kundër sëmundjeve. Të dyja vaksinat kryhen nëpërmjet gjilpërave, shpesh bashkë me vaksina të tjera. Efektshmëria e vaksinimit është shumë e lartë: rreth 90% e të vaksinuarve është e mbrojtur kundër difterisë dhe 100% kundër tetanozit. Për këto vaksina parashikohet një përsëritje: herën e parë në moshën 5-6 vjeç, të tjerat çdo 10 vjet.


16

E enjte, 1 mars 2012

WWW.SHQIPTARJA.COM

Imunizimi DEA QIRJAQI

V

aksinat kanë kontribuar për uljen apo për elemi nimin e sëmundjeve të rrezikshme si lija, poliomieliti, tetanozi, difteria në të gjithë botën. Parimi mbi të cilin mbështeten vaksinat është prodhimi i një sistemit imunitar (mbrojtës) nga ana e organizmit në mënyrë që në rast infektimi të jetë në gjendje të mbrohet. Vaksinat përgjithësisht tolerohen shumë mirë nga ana e organizmit dhe nuk shkaktojnë çrregullime. HEPATITI B Shkaktohet nga virusi Bdhe është një sëmundje infektive që godet mëlçinë. Në shumë raste virusi nuk i krijon probleme organizmit i cili arrin të mbrohet vetë. Ndërsa

S

SUPLEMENTI MJEKESOR

LMEDICU

VAKSINA kundër kancerit të mitrës nëse ryhet kur gruaja nuk ka patur ende kontakt me virusin, siguron një mbrojtje shumë të lartë ( 90-100%)

Sëmundje që mund të parandalohen nga vaksinimi Hepatiti B, 85-90% e pacientëve shërohen plotësisht Hepatiti B Mund të shfaqet si një sëmundje e vërtetë: dobësi, dhimbje në kyçe, të vjella, përzierje, temperaturë e lartë, zverdhje të lëkurës dhe të syve etj. Këto simptoma nuk shfaqen gjithmonë, sidomos tek fëmijët

Vaksina katërvalentëshe këshillohet kur udhëtohet drejt shteteve me lloje të ndryshme shtamesh meningokoku në raste të tjera shfaqet një sëmundje e vërtetë: dobësi, dhimbje në kyçe, të vjella, përzierje, temperaturë e lartë, zverdhje të lëkurës dhe të syve etj. Këto simptoma nuk shfaqen gjithmonë, sidomos tek fëmijët. Edhe ecuria e infeksionit nuk është gjithmonë e njëjtë. Shumica e personave (85-90%) shërohet tërësisht. Në disa raste, sidomos tek të rriturit, sëmundja mund të çojë deri në vdekje, në të tjera, mund të zhvillohen sëmundje të rënda si ciroza ose tumori i mëlçisë. Individi mund të jetë mbartës kronik i virusit dhe ky i fundit të mos zhvillojë sëmundjen. Virusi i hepatitit B mund të transmetohet nga personat e sëmurë apo nga mbartësit kronik nëpërmjet gjakut dhe marrëdhënieve seksuale. Personat që jetojnë me një të sëmurë apo me një mbartës të virusit janë gjithmonë të ekspozuar ndaj rrezikut. Fëmijët që lindin nga nëna mbartëse të virusit rrezikojnë një përqindje të lartë infektimi, nëse nuk vaksinohen sa më shpejt. VAKSINA Vaksina kundër hepatitit B aktualisht në përdorim përmban vetëm një pjesë të virusit. Është shumë e efektshme veçanërisht tek fëmijët, që janë të mbrojtur gati në të gjitha rastet (98%). Vaksina bëhet nëpërmjet një gjilpëre e shoqëruar edhe me të tjera vaksina. Fëmijëve që lindin nga nëna mbartëse kronike të

A

virusit, u jepet një dozë fillestare e vaksinës që ditën e parë të lindjes. MENINGOKOKU C (emri shkencor i bakterit është Neisseria meningitidis) është një organizëm që mund të shkaktojë meningjit dhe infeksione të përhapura në të gjithë organizmin, ashtu si pneumokoku, hemofili dhe viruse të tjerë. Meningokoku është i pranishëm në grykën

ingokokut, që të dyja bëhen me injektim (gjilpërë): Vaksina e krijuar kundër meningokokut C mund të përdoret që në moshën 2 muajshe. Ajo ka një aftësi mbrojtëse të madhe ndaj sëmundjes (deri në 90% të fëmijëve dhe adoleshentëve) dhe supozohet që ofron një mbrojtje të zgjatur në kohë. Vaksina katërvalentëshe e cila mund të përdoret vetëm

me teshtima, sekrecione të hundës, temperaturë të lehtë, kollë me këlbazë. Më tutje shfaqet kolla tipike nganjëherë e shoqëruar me të vjella. Kjo fazë zgjat rreth 4 javë dhe më pas frekuenca dhe intensiteti i kollës bie. Përgjithësisht kolla e mirë kalon pa lënë pasoja. Janë të mundshme ndërlikime si infeksione të laringut, pneumoni dhe dëmtime të trurit. Sëmundja është veçanërisht e

rëndë në vitin e parë të jetës: mund të shfaqet vështirësi në frymëmarrje që detyrimisht çon në shtrimin në spital. Në këtë moshë janë gjithashtu të shpeshta dëmtime të rënda të trurit që mund të shkaktojnë dëme të përherëshme dhe në rastet më të rënda, vdekje. VAKSINA Prej disa vitesh përdoret një vaksinë që mbart “pjesë” të bakterit. Për këtë arsye efektet anësore janë akoma dhe më të rralla. Vaksina kryhet vetëm me një gjilpërë sëbashku me vaksina të tjera. Është shumë i këshillueshëm vaksinimi që në muajin e dytë të jetës për të siguruar mbrojtjen e fëmijës. Sistemi mbrojtës, i trashëguar nga nëna, nuk është në gjendje ta mbrojë nga sëmundja. Rreth 85% e fëm-

Vaksina kundër tij

Kanceri i qafës së mitrës V

dhe hundën e shumë individëve, edhe pse pa shkaktuar domosdoshmërisht shqetësime. Nganjëherë, për arsye ende të panjohura mirë mbërrin deri ne cipën e trurit dhe përhapet në të gjithë organizmin. Infeksionet e rënda të shkaktuara nga meningokoku godasin veçanërisht fëmijët që nuk kanë mbushur ende 5 vjeç; më pas adoleshentët, të rinjtë dhe në fund të rriturit. VAKSINA Ekzistojnë dy lloje të ndryshme vaksinash kundër men-

pas moshës 2 vjeçare. Aftësitë mbrojtëse të saj zvogëlohen brenda 3-4 vitesh. Kjo vaksinë këshillohet në rast udhëtimesh drejt shteteve ku gjenden lloje të ndryshme shtamesh të meningokokut. KOLLA E MIRË Është një sëmundje infektive që shkaktohet nga një bakter i quajtur Bordetella pertussis, i cili transmetohet nëpërmjet rrugëve e frymëmarrjes duke dhënë epidemi çdo 3-4 vjet. Kolla e mirë zgjat disa javë. Fillimisht shfaqet

irusi human i papilomës (HPV) është virus që prek lëkurën dhe mukozën (e gojës, fytit, të rrugëve genitale, etj). Ka më shumë se 100 lloje të HPV, ku rreth 40 prej tyre afektojnë zonën genitale. Dy tipet, HPV 16 dhe 18 janë shkak për kancerin e qafës së mitrës. Vaksina e HPV është shume e efektshme në parandalimin e këtij kanceri. VAKSINA Të dyja vaksinat që tregtohen përmbajnë dy lëndët kryesore (HPV16 e HPV18). Të gjitha studimet klinike tregojnë

që nëse vaksina kryhet kur gruaja nuk ka patur ende kontakt me virusin, siguron një mbrojtje shumë të lartë ( 90-100%) kundrejt dëmtimeve prekancerogjene të shkaktuara nga HPV 16 e 18. Tek gratë që kanë patur marrëdhënie seksuale efikasiteti ulet rreth 40%.

ijëve të vaksinuar është e mbrojtur mirë nga sëmundja, të paktën për sa i përket formave më të rënda të saj. Pas 3 dozave të parashikuara në vitin e parë të jetës, mbrojtja zgjat të paktën deri në moshën 5 vjeçare. Për të mbrojtur të vegjëlit e pavaksinuar, është e rëndësishme që motrat dhe vëllezërit më të mëdhenj, sidomos nëse frekuentojnë shkollën, të jenë të vaskinuar. PNEUMOKOKU Njihen më shumë se 90 lloje të pneumokokut, por vetëm disa prej tyre janë në gjendje të shkaktojnë sëmundje si meningjit, pneumoni apo infeksione të përhapura në të gjithë organizmin. Mikrobet mund të gjenden në grykë dhe në hundë, pa shkaktuar shqetësime. Mund të jetë iniciues i infeksioneve jo të rënda të veshit (otite), sinuzite dhe bronkite. Fëmijët nën moshën 5 vjeçare, sidomos ata nën 2 vjeç si dhe të moshuarit janë më të rrezikuarit. VAKSINA Ekzistojnë dy lloje vaksinash kundër pneumokokut, të dyja bëhen nëpërmjet injektimit me gjilpërë: Një vaksinë aktive kundër 7 llojeve të pneumokokut, prodhuar këto vitet e fundit që stimulon një përgjigje të mirë që në muajt e parë të jetës. Aftësia e kësaj vaksine për të mbrojtur nga infeksione shumë të rënda është shumë e lartë (gati 100%): ndërsa mbrojtja ndaj otitit (infeksione të veshit) është shumë e ulët. Mbrojtja zgjat për një periudhë të gjatë. Një vaksinë që përmban 23 lloje të pneumokokut. Përdoret prej vitesh; mbron fëmijët dhe të rriturit, por nuk është e efektshme në dy vitet e para të jetës sepse nuk është në gjendje të nxisë sistemin imunitar tek fëmijët e vegjël. Kjo vaksinë përsëritet edhe një herë pas 3-5 vitesh. Për fëmijët nën 5 vjeç me sistem imunitar të ulët dhe me protezë të kërmillit të veshit, parapëlqehet përdorimi i të dyja vaksinave njëra pas tjetrës për të rritur sistemin mbrojtës. Mbas moshës 5 vjeçare, përdoret vaksina që përmban 23 lloje pneumokoku.


A

S

SUPLEMENTI MJEKESOR

E enjte, 1 mars 2012

WWW.SHQIPTARJA.COM

LMEDICU

Fizioterapi

TRAJTIMI mjaft efektiv për dhimbjen kronike të qafës është akupunktura, por në vendin tonë mbetet akoma e panjohur si teknikë

SHKAQET E DHIMMBJES SË QAFËS

ENDRIT MONE Fizioterapist

N

ë këto ditë të ftohta dhe të lagështa, shfaq ja e dhimbjeve të qafës rritet sepse favorizohen kontrakturat dhe ngurtësimet muskulare. Mjafton një sforcim ose një posturë jokorrekte për të rifilluar dhimbjen, e cila mund të lokalizohet në qafë, shpatulla apo edhe me prekjen e krahëve, në rastet më të rënda. Jo vetëm këto, por ka edhe shqetësime që komplikohen me marrje mendsh dhe të vjella. Këto janë më frekuente në personat ku dhimbja e qafës është pasojë e një traume. Dhimbja e qafës, e quajtur ndryshe në gjuhën mjekësore cervikalgjia, është një dhimbje e lokalizuar në regjionin cervikal që mund të prekë këdo edhe pse femrat janë ato që e vuajnë më shumë. Shkaqet e saj janë të shumllojshme: duke variuar nga trauma të ndryshme e deri tek një qëndrim jo korrekt i kokës, qafës dhe shpatullave ( për shembull: qëndrimi me kokën e përkulur për një kohë të gjatë, para kompjuterit ose në zyrë, një traumë e mëparshme etj.) Mjekimi shtëpiak i dhimbjes së qafës Nëse dhimbja është e përkohshme dhe për herë të parë, këshillohen barna si paracetamoli, që ka më pak efekte anësore, por mund të përdoren edhe antiinflamatorë jo steroidë si ibuprofeni. Barnat mund të përdoren si në rrugë orale ( jo më shumë se 7-10 ditë ), ashtu dhe në formë pomadash apo kremrash të lokalizuar në pjesën ë qafës. Nëse dhimbja është ende e pranishme në 2-3 ditët e para, trajtimi nuk duhet ndërprerë, por të vazhdojë derisa dhimbja të pakësohet. Në këtë mënyrë, shmanget rikthimi i saj. Opsione të tjera të trajtimit përfshijnë pushimin, aplikimin e kompresave të ftohta në zonën e dhimbshme, terapi fizike me masazhe, ultratinguj etj. Mund të përdoren injektime lokale të kortizonit, anestetikëve (edhe në formë pomade), relaksues muskujsh etj. Gjatë qëndrimit në shtëpi mund të përdorni qafore, të ushtroheni më lëvizje zgjatjeje (streching) si dhe të përdorni jastëke të veçantë. Trajtimi mjaft efektiv për dhimbjen kronike të qafës është akupunktura, por në vendin tonë mbetet akoma e panjohur si teknikë. Këshillohet që në 48-72 orët e para të përdorni kom-

17

Tërheqjet muskulare Mbi përdorimi i muskujve të caktuar mund të nxisë tërheqjet muskulare. Më të predispozuar janë muskujt e prapëm të qafës, të cilët nga lodhja ‘’dorëzohen’’. ‘’Konsumimi’’ i artikulacioneve Si çdo artikulacion tjetër i trupit, edhe ai i qafës, me kalimin e viteve dëmtohet. Kjo mund të çojë në zhvillimin e osteoartritit në qafë. Komprimimi i nervave Patologjitë e vertebrave mund të reduktojnë hapsirën e nevojshme të nervave që dalin nga shtylla kurrizore. Disa nga shkaqet mund të jenë të lidhura me herniet, ngurtësimin e disqeve vertebralë apo me rritje të pazakonshme të kockës që ushtron presion mbi nervin.

Dhimbja e qafës, si të ushtrohemi në shtëpi

Vuajnë 50-70 % e popullsisë, më të prekura gratë Pas 2-3 javësh filloni të kryeni gradualisht rikthimin në aktivitetin fizik të mëparshëm, shmangni vrapin presa të ftohta me akull.Më pas mund t’i zëvendësoni ato, me kompresa të ngrohta. Ndalimi i aktivitetit fizik për disa ditë, redukton inflamacionin e si pasojë edhe dhimbjen. Pas 2-3 javësh filloni të kryeni gradualisht rikthimin në aktivitetin fizik të më-

Dëmtime Dhimbja e qafës mund të vijë si pasojë e sëmundjeve të tilla si Artriti Reumatoid, Meningiti apo patologji malinje

Në shtëpi Këshillohet që në 48-72 orët e para të përdorni kompresa të ftohta me akull.Më pas mund t'i zëvendësoni ato, me kompresa të ngrohta. Ndalimi i aktivitetit fizik për disa ditë, redukton inflamacioni e si pasojë edhe dhimbjen

parshëm. Shmangni vrapin, futbollin, baletin, ushtrimet e aerobisë etj. Çfarë duhet bërë nëse dhimbja është shumë

USHTRIMI 1

Uluni drejt. Vendosni duart mbi supe. Mbushuni me frymë. Në të njëjtën kohë, ngrini supet sa më lartë dhe qëndroni në këtë pozicion për një kohë të shkurtër. Gjatë kohës që nxirrni frymën, ulini supet ngadalë poshtë. Përsëriteni ushtrimin 5 herë. Uluni ose qëndroni në këmbë. Rrotulloni nga jashtë-brenda shpatullat ,10 herë. Të njëjtin veprim përsëriteni duke rrotulluar shpatullat nga brenda-jashtë (fig.1)

frekuente? Duhet të veprohet në shumë drejtime, por e rëndësishme është të vazhdohet aktiviteti i përditshëm. Kush

vuan nga dhimbja kronike duhet të ndjekë një program rehabilitimi për të eleminuar dhimbjet dhe kthimin në normalitet. Përmes ushtrimeve specifike të qafës, këshillave dhe ushtrimeve për një posturë sa më korrekte me forcimin e muskujve të shpi-

USHTRIMI 2

Uluni me kurrizin drejt. Lëvizni supet poshtë-lartë; krahët qëndrojnë të lira pranë trupit. Veshi i djathtë anohet për nga supi i djathtë ndërsa dorën e djathtë vendoseni sipër veshit të majtë dhe tërhiqeni lehtësisht kokën. Dora e majtë duhet të shtriqet për poshtë (deri në momentin që ushtrimi bëhet i dhimbshëm ) Qëndroni në këtë pozicion për rreth 20-30 sekonda. Më pas ndryshoni anën (fig.2)

nës si dhe me masazhe të përgjithshme për relaksimin e muskujve të kontraktuar e të lodhur, mund të përmirësohet mjaft e gjithë simptomatika. Po nëse dhimbja zgjat dhe nuk qetësohet me kohën? Kjo do të thotë që shkaku nuk është thjesht një tërheqje muskulare. Ju duhet patjetër ti drejtoheni mjekut ortoped i cili pasi t`ju pyesë, kryeni analizat dhe ekzaminimet e duhura, do t`ju orientojë drejt një zgjidhjeje permanente.

USHTRIMI 3

Uluni me kurrizin drejt në pjesën e përparme të një karrigeje. Shtriqni krahët duke vendosur duart e ndërthurura me njëra –tjetrën poshtë legenit ( pjesët e sipërme duhet të qëndrojnë pa lëvizur. Krahët zgjaten prapa-poshtë ndërsa kraharori përpara-lartë. Fiksoni një pikë përpra fytyrës. Qëndroni kështu për 10 sekonda, më pas lëshoni krahët. (Fig.3) Përsëritini këto ushtrime 3 herë


18

E enjte, 1 mars 2012

WWW.SHQIPTARJA.COM

Kozmetikë JANA NANO

V

enat merimangë, të ashtuquajtur damarët e vegjël në gjuhën popullore, janë manifestime të lehta të pamjaftueshmërisë së funksionimit të venave shumë të vogla. Ato janë grumbullime vazash të vogla të vendosura poshtë sipërfaqes së lëkurës të ngjashme me rrjetën e merimangës apo degët e pemëve. Zakonisht kanë ngjyrë të kuqe, blu ose të purpurtë, lehtësisht të dukshme. Venat merimangë mund t’i gjejmë në kofshë, në pulpë apo në kyçe. Ato janë kapilarë të vegjël, pra vaza mjaft të holla të lidhura direkt me një sistem venoz më të madh. Në mënyrë të ngjashme me variçet, ato shkaktohen prej refluksit (kthimit) venoz. Në ditët e sotme ato nuk përbëjnë më një problem mjekësor të rëndësishëm. Zhvillimi teknikave dhe metodave të trajtimit mundëson eleminimin si të variçeve,

Impakti social i venave merimangë Gjithmonë e më shumë po i kushtohet një vëmendje e veçantë pamjes së jashtme, sidomos efektit kozmetik të disa gjendjeve mjekësore. Më të ndjeshme janë femrat, ku perfektshmëria e bukurisë fizike përbën një prerekuizit mbijetese sociale të vetvlerësimit. Shumë prej tyre do të refuzonin të vishnin funde të shkurtër apo të dilnin në plazh me rroba banjo për shkak të venave merimangë, të cilat për shkak të ngjyrës së tyre të errët japin një efekt kozmetik jo të dëshiruar. Por si mund të parandalojmë këto situata apo gjendje të kontrollojnë jetët tona? Pse venat merimangë prekin këmbët? Ky është një problem i zakonshëm në shumë femra. Në shumë prej tyre, venat merimangë zhvillohen me kalimin e viteve. Në zhvillimin e tyre, një rol thelbësor luan faktori gjenetik. Historia familjare, sigurisht, nuk mund të kon-

S

SUPLEMENTI MJEKESOR

LMEDICU

KUJDES peshën dhe dietën tuaj. Kilogramët e tepërt ushtrojnë një peshë më të madhe në këmbët tuaj duke ushtruar presion në vena

Damarët e vegjël, fobia verore e femrave

Stili i jetesës ndikon në parandalimin e tyre

VENAT MERIMANGË

Mjekimi, një procedurë kozmetike

F

Lokalizimi Venat merimangë mund t’i gjejmë në kofshë, në pulpë apo në kyçe. Ato janë kapilarë të vegjël, pra vaza mjaft të holla të lidhura direkt me një sistem venoz më të madh

Ngrini këmbët. Për të përmirësuar qarkullimin e gjakut në këmbët tuaja, bëni pushime të shkurtra ashtu edhe të venave merimangë.

A

trollohet, por ne mund të modulojmë faktorët shpërthyes të tyre. Përmendim këtu kilet e tepërta, të cilat stresojnë venat dhe kapilarët e këmbëve, gjaku i të cilave bllokohet në shtresat e sipërme të lëkurës. KËSHILLA PRAKTIKE,

Ka disa masa të cilat mund t’i merrni për të ulur shqetësimet e shkaktuara nga variçet. Ato, në të njëjtën kohë, ndihmojnë në parandalimin e zhvillimit të tyre. Këtu përfshihen: Aktiviteti fizik. Fillo të lëvizësh këmbët e tua. Të ec-

urit është një metodë shumë e mirë për të përmirësuar qarkullimin e gjakut në këmbë Kujdes peshën dhe dietën tuaj. Kilogramët e tepërt ushtrojnë një peshë më të madhe në këmbët tuaj duke ushtruar presion në vena. Ushqimi ndikon në mënyrë të

drejtpërdrejtë. Ndiq një dietë me pak kripë për të eleminuar sasitë e tepërta të ujit në organizëm. Kujdes me veshjet. Shmangni takat e larta. Këpucët me takë të ulët ndihmojnë muskujt duke ndikuar drejtëpërdrejtë në vena. Mos vishni rroba shumë të ngushta në bel apo këmbë pasi ato mund të kufizojnë fluksin e gjakut. Ngrini këmbët. Për të përmirësuar qarkullimin e gjakut në këmbët tuaja, bëni pushime të shkurtra duke ngritur këmbët mbi nivelin e zemrës. Shtrihuni dhe lërini këmbët tuaj të pushojnë mbi

emrat e ditëve të sotme janë me shumë fat. Ekzistojnë metoda të ndryshme jo invazive ose pak invazive që përbëjnë bazën e këtyre ndërhyrjeve kozmetike. Procedura me lazer ka gjetur një përdorim të gjerë, pavarsisht kostos së saj të lartë. Skleroterapia është një metodë tjetër pak më e vjetër, por jo më pak efektive. Gjen përdorim për shkak të kohëzgjatjes së shkurtër afërsisht 20 minuta.

3-4 jastëkë të vendosur njëri pas tjetrit. Shmangni periudhat e gjata të të qëndruarit ulur. Virini qëllim vetes të ndryshoni vazhdimisht pozicion për të inkurajuar qarkullimin e gjakut. Përpiquni të lëvizni çdo 30 minuta apo me shumë. Mos u ulni këmbëkryq. Disa mjekë rekomandojnë që ky pozicion dëmton qarkullimin.

Shtatzania

40% e grave zhvillojnë vena varikoze Njihen 3 shkaqe të zhvillimit të venave varikoze gjatë shtatzanisë: 1.Çrregullimet hormonale që ndodhin gjatë shtatzanisë. Rritja e nivelit të hormonit progesteron sjell zgjerimin e enëve të gjakut. Kjo bën që valvulat e venave të mos mbyllen plotësisht duke mos ndihmuar lëvizjen e gjakut në drejtimin e caktuar. Ai mbetet në venë. 2.Zmadhimi i mitrës ( uterusitorgani që mban fetusin) ushtron presion në venën e madhe në regjonin pelvik. Si rezultat do të kemi një rritje të presionit në venat e kembëve që kanë tendencë të zgjerohen dhe të bëhen varikose. 3.Historia familjare për vena varikoze e rrit riskun e zhvillimit të

tyre gjatë shtatzanisë. Venat varikose që zhvillohen gjatë shtatzanisë, në përgjithësi largohen vetvetiu pas lindjes. Fatkeqë-

sisht, venat varikoze mund të përsëriten në çdo shtatzani pasuese, shpesh më shpejt se shtatzania e mëparshme. Gjithashtu mund të bëhen më të dukshme venat në shtatzanitë pasuese. Gjatë shtatzanisë, venat varikoze mund të vendosen jo vetëm në këmbë, por edhe në vaginë e vulvë. Venat varikoze zakonisht përkeqësohen gjatë periudhës së tretë të shtatzanisë. Këto vena varikoze, përveç faktit që kanë një pamje jo të këndshme, mund të bëhen edhe shumë të dhimbshme sidomos në fund të ditës. Ndonjëherë venat varikoze mund të bëhen të rënda, të kuqe e mund të nxisin mpiksjen e gjakut. Kjo njihet si tromboflebitis-inflamacion i

venës i shoqëruar me trombozë të saj. Nëse shfaqen simptomat e tromboflebitit në venat varikose gjatë shtatzanisë duhet të drejtoheni urgjentisht te mjeku juaj. Përgjithësisht variçet e shtatzanisë nuk kanë nevojë për trajtim. Është e rëndësishme që të vet-kujdesemi për këtë gjendje duke mbajtur një peshë optimale, konsumimit të një diete të shëndetshme, përdorimit të çorapeve kompensuese etj. Përpiquni që kur të ktheheni në shtëpi nga një ditë e lodhshme, të mbani këmbët ngritur për njëfarë kohe. Venat varikoze në shtatzani largohen 3 muaj pas lindjes. Nëse ende nuk janë larguar edhe pas kësaj periudhe, atëhere duhet të konsultoheni me specialistin.


A

S

SUPLEMENTI MJEKESOR

LMEDICU

Dietologji TAULANT MUKA

K

ërkimet tregojnë se tensioni i lartë i gjakut mund të kontrollohet duke ndjekur planin dietetik për të parandaluar hipertesionin, i quajtur ndryshe DASH (Dietary Approches to Stop Hypertension), bazuar në sygjerimet e Departamentit të Agrikulturës Amerikane. Ky plan është projektuar me qëllimin kryesor të ules së tensionit të gjakut nëpërmjet dietës e si rrjedhim, kontrollin e hipertensionit. Plani ushqyes DASH është i pasur në fruta, perime, qumësht dhe produkte të tjera pa yndyrë ose me përmbajtje të ulët yndyre si peshk, drithëra, bathë, arra dhe shpendë. Ai gjithashtu përmban më pak kripë dhe natrium, ëmbëlsira, sheqerna, pije të embla, yndyrë apo mish të skuqur. Sasia e yndyrnave të saturuara dhe kolesterolit është e ulur në maksimum duke i dhënë prioritet ushqimeve me kalium,

E enjte, 1 mars 2012

WWW.SHQIPTARJA.COM

PLANI USHQYES DASH është i pasur në fruta, perime, qumësht dhe produkte të tjera pa yndyrë ose me përmbajtje të ulët yndyre si peshk, drithëra, bathë, arra dhe shpendë

Dieta ideale për të sëmurët me hipertension Si të hartojmë një plan dietik sipas nevojave personale

KINI KUJDES!

Njihuni me organizmin tuaj dhe nevojat e tij

Përfshini dy ose më shumë ushqime vegjetariane ose me përmbajtje të ulët mishi magnesium, kalcium, proteina dhe fibra. Si të hartoj një plan dietik sipas DASH? Plani ushqyes DASH nuk kërkon ushqime speciale dhe nuk paraqet vështirësi në përgatitjen e recetës. Ai kërkon disa vakte të caktuara ditore të përbëra nga grupe të ndryshme ushqimore. Ky numër vaktesh varet nga numri i kalorive që ju lejohet të konsumoni çdo ditë. Nivelet tuaja të kalorive varen nga mosha dhe veçanërisht, nga aktiviteti juaj fizik. Mendojeni këtë si një sistem balanci energjitik- nëse ju dëshironi të ruani peshën tuaj aktuale, atëherë ju duhet të merrni po aq kalori sa konsumoni nga aktiviteti juaj ditor. Nëse ju dëshironi të humbisni peshë, atëherë merrni më pak kalori sesa digjni ose në të kundërt, rritni aktivitetin tuaj fizik. Cili është aktiviteti juaj fizik? Ju jeni më së shumti: Sedentar? Ju bëni aktivitet të lehtë fizik që është pjesë e jetës suaj rutinë.

19

D TABELA PËR VLERËSIMIN E NEVOJAVE KALORIKE DITORE Nevojat kalorike për çdo nivel të aktivitetit fizik Gjinia Mosha Sedentar (kcal) Aktivitet i moderuar (kcal) Aktiv(kcal) Femër 19-30 2.000 2000-2200 2400 31-50 1800 2000 2200 51+ 1600 1800 2000-2200 Mashkull 19-30 2400 2600-2800 3000 31-50 2200 2400-2600 2800-3000 51+ 2000 2200-2400 2400-2800 Pas përcaktimit të kalorazhit ditor, gjeni nivelin e afërt të kalorive në diagramën e quajtur “Ndjekja e planit ushqyes DASH”. Në këtë të fundit tregohen vaktet ushqyese për çdo grup ushqimor që mund të konsumoni çdo ditë.

Aktivitet të moderuar? Ju kryeni aktivitet fizik të njëjtë me ecjen përreth 2.5-5 km në ditë plus aktivitet të lehtë fizik. Aktiv? Ju kryeni aktivitet fizik të njëjtë më ecjen më shumë se 5 km në ditë plus aktivitet të lehtë fizik. Kini gjithmonë parasysh: Sa më pak kripë të konsumoni, aq më shumë jeni në gjendje të kontrolloni tensionin tuaj të gjakut. Zgjidhni dhe përgatisni ushqime me sa më pak kripë dhe mos mbani mbajtësen e kripës mbi tavolinën tuaj të ngrënies. Jini kreativ- provo-

ni erëza, konsumoni limonë, uthull, verë apo përzierje erëzash të tjera pa përmbajtje kripe në gatim. Për shkak se shumica e kripës ose natriumit, që ne mund të konsumojmë gjendet në ushqimet e përpunuara, sigurohuni të lexoni në etiketat sasinë e kripës që ato përmbajnë. Synoni ushqimet që përmbajnë 5% ose më pak të sasisë ditore të natriumit. Ushqimet me 20% të sasisë ditore të natriumit konsiderohen si të larta në përmbajtje. Këtu përfsihen ushqimet e pjekura, drithëra të caktuara, salca e sojës etj.

KËSHILLA PËR NJË NDRYSHIM GRADUAL Bëjini këto ndryshime për disa ditë ose javë në mënyrë që t’i jepni mundësi vetes t’i rregulloni dhe t’i bëni më pas pjesë të përditshmes tuaj. Shtoni një pjatë me perime gjatë vaktit të drekës në njërën ditë dhe ditën tjetër në vaktin e darkës, si dhe shtoni fruta gjatë një vakti të ndërmjetëm Rritni përdorimin e produkteve të qumështit pa përmbajtje yndyre ose më përmbajtje të ulët të saj në tri racione në ditë.

uhet të kuptoni që DASH ka më shumë vakte të frutave, perimeve dhe ushqimeve me drithëra integrale. Këto ushqime janë me përmbajtje të lartë të fibrave dhe mund të shkaktojnë fryrje dhe diarre. Për të parandaluar këto probleme, në mënyrë graduale rritni sasinë e frutave, perimeve dhe ushqimeve me drithëra integrale përgjatë javëve. Nëse keni probleme me digjestimin (tretjen) e produkteve të qumështit, provoni të merrni barna enzimlaktaza ( mund ta gjeni në farmaci) sëbashku me produktet e qumështit ose blini qumësht pa përmbajtje të laktazës. Nëse ju nuk pëlqeni ose jeni alergjik ndaj arrave, bajameve, lajthive, përdorni fara ose bathë. Nëse ju mjekoheni mebarna për kontrollin e tensionit të lartë të gjakut, vazhdoni t’i merrni ato. Por mos harroni t’i vini në dukje doktorit tuaj se jeni duke ndjekur planin ushqyes DASH.

Kufizoni mishin pa dhjamë në 170 gr në ditë- 85 gr për vakt (afërsisht e barabartë me përmasën e kutive të letrave të bixhozit). Nëse ju zakonisht konsumoni porcione të mëdha mishi, ndajeni përgjatë ditëve- në gjysëm ose në një të tretën në çdo vakt. Përfshini dy ose më shumë ushqime vegjetariane ose me përmbajtje të ulët mishi. Rritni konsumin e perimeve, oriz kaf, drithërave integrale dhe bizeleve. Provoni gjellë në tavë dhe gatime që kanë më pak përmbajtje

mishi dhe më shume perime, drithëra apo bizele. Për meze dhe ëmbëlsira, përdorni fruta ose ushqime të tjera me përmbajtje të ulër të yndyrnave të saturuar, yndyrnave trans, kolesterolit, natriumit, sheqerit dhe kalorive-si për shëmbull, kek orizi të pa kriposur, kos frutash me përmbajtje të ulët të yndyrës, kokoshka pa kripë ose pa gjalp të shtuar ose perime të freskëta (të gjalla). Përdorni perime të freskëta, të ngrira ose perime të konservuara më përmbajtje të ulët natriumi si dhe fruta.


20

E enjte, 1 mars 2012

WWW.SHQIPTARJA.COM

Shëndeti Oral

A

S

SUPLEMENTI MJEKESOR

LMEDICU

ÇRREGULLIMET e të ngrënit shoqërohen me ulje apo rritje të sasisë së ushqimit të konsumuar (në varësi të sëmundjes), si dhe me shqetësime të tjera në lidhje me peshën trupore

Efektet e Bulimisë dhe Anoreksisë në gojë Rikuperimi i defekteve rikthen vetëvlerësimin ERKLIDA SULA

Faktorët

Mjeke Stomatologe

M

Janë biologjikë (të trashëgueshëm gjenetikisht në familje), socialë (perceptim i gabuar mbi peshën trupore, presione të vazhdueshme nga shoqëria mbi perfektshmërinë trupore), si dhe faktorë interpersonalë që kanë të bëjnë me ngjarje traumatike, abuzive në jetë etj

iliona njerëz në botë duke përfshirë përgjithësisht vajzat e reja, vuajnë nga çrregullime serioze të të ngrënit siç janë anoreksia nërvore dhe bulimia. Keto çrregullime, krahas shëndetit fizik dhe psikologjik, reflektohen edhe në shëndetin oral. Çrregullimet mund të pasqyrohen në probleme të ndryshme të kavitetit oral që kërkojnë trajtim të menjëhershëm . Cilat janë manifestimet orale më të shpeshta që mund të identifikohen nga mjeku? Erozioni i smaltit të dhëmbëve i cili fillon nga pjesa e brendshme e dhëmbëve të përparmë duke vazhduar me prekjen e gjithë sistemit dentar. Reduktim të përmasave të dhëmbit Halitosis (erë e keqe e gojës ) Karies i dhëmbeve Dhimbje gryke Pezmatim i gojës Ndjeshmëri e dhëmbëve Zmadhim i gjendrave të pështymës Tharje e gojës ( xerostomia) Shfaqje të gërvishtjeve ose hemorragjive të vogla në qiellzë si rezultat i përdorimit të gishtave për të stimuluar vjelljen Pacientët me ketë problem shfaqin dhe kallo të gishtave dhe duarve si rezulat i vet-stimulimit të vjelljes. Si ndikon bulimia në sistemin dentar ? Sa herë që një person vjell, aciditeti i stomakut sulmon smaltin e dhëmbëve (shtresa e jashtme që mbron dhembin). Vjellja e shpeshtë shkakton zhveshjen e dhëmbit nga kjo shtresë si rezultat i veprimit të vazhdueshëm të acidit, duke lënë të ekspozuar dentinën e dhëmbit apo duke e ngacmuar pulpën dhe mbaresat nervore që ndodhen brenda saj. Bulimia prek në fillim dhëmbët e përparëm dhe pas

një periudhe mesatarisht 2 vjeçare, erozioni do të përfshijë edhe dhëmballët ,si re-

Diagnostikimi i saktë do të ndihmojë në ndërgjegjësimin e pacientit ndaj pasojave zultat i refluksit të vazhdueshëm të acidit. Ky i fundit mund të shkaktojë: Reduktim të sipërfaqeve të kafshimit Karies i dhëmbëve Ndjeshmëri ndaj agjentëve termikë (të ftohtët, të nxehtët) Gingiva ( mishi i dhëmbëve) dëmtohet si rezultat i traumës gjatë stimulimit të

vjelljes dhe dehidrimit. Si mund të ndikojë diagnoza e mjekut tek këta pacientë ? Diagnostikimi i saktë do të parandalojë ose ndihmojë në ndërgjegjësimin e pacientit ndaj pasojave . Prandaj çdo mjek duhet të ketë parasysh shenjat klinike dhe njohuri të mjaftueshme për të realizuar një kujdes efikas profesional terapeutik dhe mjekësor. Rekuperimi i dëmtimeve të kavitetit oral do të ndihmojë jo vetëm në rikthimin e buzëqëshjes, por edhe në rikthimin e vetëbesimit. Kur është e përshtatshme koha për trajtimin dentar ? Trajtimi do të fillojë pas stabilizimit të gjendjes së pa-

cientit. Vetëm kur pacienti ka realizuar një përmirësim të dukshëm mendor dhe fizik atëherë do të indikohet trajtimi dentar. Kujdesi profesional dentar do të përfshijë disa procedura që parandalojnë erozionin e mëtejshëm të dhëmbëve. Këto procedura përfshijnë: pastrimim e dhëmbëve tek dentisti, fluorizimi, përdorimi i pastave me fluor dhe vendosja e suporteve plastike të mbushura me material alkalin. Këto të fundit ndihmojnë dhëmbin nga ekspozimi i acidit duke krijuar një shtresë mbrojtëse. Çfarë duhet të ketë parasysh pacienti dhe mjeku kur ndodhen përballë kësaj situate? Mjeku duhet të informojë pacientin se nuk duhet të lajë dhëmbet menjëherë pas refluksit sepse mund të përshpejtojë prishjen e mëtejshme të dhëmbëve nga veprimi shkatërrues i acidit mbi kristalet e shtresës se smaltit. Ai gjithashtu duhet të rekomandojë

SHËNDETI MENDOR

Çfarë janë çrregullimet e të ngrënit

Ç

rregullimet e të ngrënit përfshijnë sjellje anor male të të ushqyerit të përditshëm. Ato shoqërohen me ulje apo rritje të sasisë së ushqimit të konsumuar (në varësi të sëmundjes), si dhe me shqetësime të tjera në lidhjen me peshën trupore apo përballimin e stresit. Disa prej tyre përfshijnë Anoreksinë Nervore, Buliminë Nervore etj. Më të prekurit janë adoleshentët, si femrat edhe meshkujt. Faktorët që influencojnë janë biologjikë (të trashëgueshëm gjenetikisht në familje), psikologjikë (bashkëshoqërim me sëmundje të tjera mendore si depresioni, ankthi, çrregullimet Obsesive-Kompulsive, vetvlerësim i ulët, mungesë kontrolli etj),faktorë socialë (perceptim i gabuar mbi peshën trupore, presione të vazhdueshme nga shoqëria mbi perfektshmërinë trupore), si dhe faktorë interpersonalë që kanë të bëjnë me ngjarje traumatike, abuzive në jetë etj.

pacientin për t’u konsultuar në qendrat mjekësore të specializuara në fushën e trajtimit të çrregullimeve të të ngrënit. DISA KËSHILLA PRAKTIKE:

Psikiatri

Ushqyerja, adoleshentët në fokus Anoreksia Nervore Prek më së shumti moshat nga 13-19 vjeç me një dietë hipokalorike. Adoleshti/ja kam një personalitet të turpshëm, shumë kompetitive me një performancë të shkëlqyer në shkollë. Problemi i peshës shpesh nis nga një koment tallës mbi ndonjë pjesë të veçantë të trupit në ambjentin shkollor. Çrregullimi zakonisht është i përkohshëm dhe kalon vet. Në raste të tjera, çrregullimi mund të jetë më persistent duke kërkuar trajtim in-

tensiv. Në 10-20% të rasteve, sëmundja shfaqet e patrajtueshme. Bulimia Nervore Shfaqet në një moshë pak më të lartë sesa ajo e anoreksisë. Fillon me të njëjtat simptoma si anoreksia: në 25% të rasteve përmbushen të gjitha kriteret e kësaj të fundit në stadet e fillimit. Sëmundja zgjat afërsisht 5 vjet që nga shfaqja e saj. Prognoza përkeqësohet kur ka evidenca për obezitet, çrregullime të personalitetit dhe vetvlerësim të ulët

Përdorimi i një kolutori me përbërës sode për të neutralizuar acidin. Të reduktohet sheqeri në dietën e tyre ushqimore. Largimi i pllakës bakteriale me anë të pastrimit të rregullt profesional dhe shtëpiak si dhe përdorimi i fillit dentar. Cilat janë trajtimet mundshme për të cilat pacienti drejtohet tek stomatologu ? Mundesitë e trajtimit janë të ndryshme ku përfshihen : Trajtim terapeutik i kaviteteve karioze. Mbushje estetike Trajtim endodontik si rezultat i erozionit masiv Trajtimi ortopedik ( ura porcelani, këllëf procelani, faseta etj.) për të rikthyer kafshimin, funksionin dhe estetikën.


E enjte, 1 mars 2012

21

ZBAVITJE

HOROSKOPI …Dhe ariu u bë pehlivan

Shqiponja me sqep të… vënë

Luani i dashuruar

A

K

D

rinj që kërcejnë apo që bëjnë spektakël nëpër cirqë të ndryshme kemi parë sa të duash , por që ariu të bënte edhe akrobatin, ose më mirë me thënë pehlivanin apo ekulibristin edhe kjo s’ishte parë. Eshtë një ari i stërvitur në një cirk kinez që po i mahnit të gjithë me aftësitë e jashtëzakonshme që po tregon duke bërë ekuilibristin. Siç shihet edhe nga kjo foto që ka bërë xhiron e botës, ariu “kinez” jo vetëm që është i aftë të ecë mbi një tel, por e bën këtë edhe majë një motociklete dhe për, më tepur, duke mbajtur të lidhur në një lloj shilarseje edhe “mësuesen” e tij, e cila ndjehet fare e sigurtë. Një pehlivan i vërtetë.

jo shqiponjë amerikane që shihni në foto quhet Beauty dhe është vërtet e bukur, por po ta shihni mirë, nëse duket, ka një defekt. Defekti qëndron pikërisht te sqepi i saj, pasi ai nuk është tamam sqepi i vërtetë i saj por një protezë. Sqepin ia kishte dërrmuar plumbi i një gjahtari të paligjshëm pak kohë më parë, por Beauty paska qenë një shqiponjë me fat, sepse ra në duart e Jane Cantwell, e cila kur e pa në atë gjendje bëri ç’mos që t’i sajonte një sqep protezë. Megjithëse operacioni doli me shumë sukses, Beauty duket sedo të vazhdojë që të jetë “mysa¿re” në shtëpinë e Cantwell. Dhe duket se kjo i pëlqen jo vetëm zj.Cantwell, por edhe vetë shpendit.

uke lexuar titullin ndokush mund të mendojë se bëhet fjalë për ndonjë përrallë të Walt Disney-t, por duke parë këtë foto, atëherë mund të kuptohet lehtësisht se, sado e pabesueshme të duket, është një një histori e vërtetë. Luani quhet Jupiter dhe është 6 vjeç, ndërsa “e dashura” e tij është Ana Julia Torres, një 47-vjeçare. Kur luani Jupiter u dërgua nga cirku (ku për shumë kohë jepte spektakël bashkë me Ana Julian), për t’u kuruar në një rezervat, Julia shkon shpesh për ta takuar dhe takimet e tyre janë shumë prekëse. Më shumë se çdo gjë tjetër, për “dashurinë” e tyre Àet kjo foto që “vulos” puthjen ndërmjet luanit dhe Ana Julia Torres.

SUPER FJALEKRYQ 1

2

3

4

18

5 19

27

6 20

21

28

35

8

22

29

36

23

9

24

10

38

11

12

31

39

32

40

52 57

61

62

68

69

73

74

82

83

90

91

75

ɷ HORIZONTAL 1. Një mund të skadojë. 6. Një fjale e pamjaftueshme. 8. Qe mbret ilir. 13. Qe mbretëri e Pirros. 18. Blier që qe aktor i famshëm francez. 21. Inicialet e Travolta-s. 22. Organizma Autonome Kombëtare. 25. Filozofal ai i Harry Potter. 26. Mund të jetë e hollë dhe therëse. 27. Një verë në Paris. 28. Hahet e dyta. 30. I bëjnë market me art. 31. Aktorja e Ciociaria. 35. … e fundit në paris në një ¿lm të Bertolucci-t. 37. Ka ishujt Langerhans. 41. Thuret me ode. 42. Në krye të garës. 44. Ndaheshin me sinor. 45. Dinë të hapin rrugë 46. Në krye të kryesisë. 47. Fred i Hunter. 50. Rreth pa ekstreme. 51. Mund të jenë edhe proteste. 53. Aktorja e Ninotchka. 55. Mbetet në fund. 56. Janë ata që nuk i shkelin principet. 57. Eshtë shtypës ai antidemokratik. 59. Mbyllin një tender. 61. Janë lule edhe të tilla. 62. Një frazë shabllon, standard. 64. Nuk mund të jetë objektiv.

33

76

47

53

71

86

88

93

94

14. Cole i Nigh and day. 15. Gjysmë inerte. 16. Një katror me litarë. ɷ VERTIKAL 17. Inicialet e Asimov. 1. Janë libra të parë. 19. Një pjesë e adoleshentëve. 20. Janë rrë¿me te hetuesi. 2. Janë besimtarë. 21. Eshtë Bree Daniels në ¿lmin Klute. 3. Janë edhe ato të cirkut. 23. Ishte miku i Eneas. 4. Takohen në ku¿j. 24. Trebeshina i shkrimtar. 5. Gjysmë arrst. 26. Ishte Perëndimi në ¿lmat western. 6. Ku¿zojnë punimet. 7. Një sportiv i Vladimir Grillos. 29. Ndalohet me stop. 32. Jetojnë në vetmi. 9. Inicilat e Gide. 33. Janë në vizë. 10. Eshtë populli i Putin. 34. Opera me Amneris. 11. Një gjuajtje në... rugby. 36. Gatuhet në ekstreme. 12. Juanë me dy... faqe. 38. Janë kapot. 13. Gjysmë erotic.

M S

D E F O E E A K A T

I

G I

L E R A

L A

C O T K O T

T E H

I

E

I

I R

I

K O L

I

F E S T

S O R T A I

I

S T A R R U I

I M E T

O I

L S R I

A D I N L

I

I

L

T A R E

R T

I K E

S E

M E

G O M I

L A R T E S A

S I

I

A

T

A T O M I K E

A

F E N E R E T

E K E Q J A I

A K S E T

I N D O R O

A M T A R E

I O N

T O T A L

S

A A M A N D A

A O R T A

I R O N

A E N L T T

N E O L G E R I

R O S

P A R A N O R M A L E

T A N O N E

T T

U L T R A S

P A P A G A L L

A N E M I K E T T T

A M E N

T A M A T E T E M A N

I K E

V

66

Virgjëresha

Hëna në shenjë sot është në një orbitë që mund të sjellë stimuj të veçantë në aspektin sentimental, por mu dedhe t’ju “turbullojë’ gjykimin. Situatat kalojnë më mirë pa i dramatizuar.

Peshorja

Edhe për ju, është dyshja Jupiter-Afërditë që kontraston Marsin negativ në shenjë, prandaj në pjesën më të madhe të saj dita do të jetë e mirë. Një mbrëmje e këndshme ju pret me partnerin.

Akrepi

Edhe pse harmonitë qiellore (pqër shkak të hyrjes së Marsit në shenjë) mund të pësojnë ndonjë rënie të lehtë, prapseprapë dieta juaj nuk mund të komprometohet. Hëna sot ju bën brilantë.

Shigjetari

Orbita e re e Afërditës sjell jo vetëm qetësi shpirtërore për ju që i përkinsi kësaj shenje, por edhe pasione të reja në dashuri. Ndërsa Hëna “ju a zgjidh” gjuhën aq sa bëheni të papërmbajtshëm.

Bricjapi

Edhe spe në këtë periudhë kthjelltësia e gjykimit tuaj ka qenë e errësuar nga një kuadër yjor aspak favorzues, duket një rreze drite në qiellin tuaj. Mos mendoni dhe aq për paratë sa për dashurinë.

Ujori

Sot, si rrallë ndonjëherë Merkuri dhe Saturni janë në një harmoni të plotë me njëri tjetrin dhe, bashkë me Afërditën jua përcjellin atë ju në raportet me partnerin. Mos shihni shumë nga shpenzimet.

Peshqit

Nga njëra anë është Jupiteri që ju sjell energji të reja ndërsa nga ana tjetër është Marsi ai që ju bën elektrizues në marrëdhëniet me partnerin. Pozicioni i hënës është gjithashtu intersant për erosin.

67

A U T O R

D S I

81

87

93. Në hyrje të stadiumit. 94. Shkroi Një jetë e Jezusit.

T

Luani

Gjithçka sot duket se është bërë “enkas” për ju që i përkisnin kësaj shenje, pasi yjet thonë se në të gjitha fushat do të jeni të “priviliegjuarit” e fatit. Përse kërkoni të ¿toni gjithçka e me çdo kusht?

49

65

80

PERGJIGJET E NUMRIT TE DJESHEM I

Gaforrja

Gjendja juaj e alternuar shpirtërore (ku më shumë predominon melankolia) sot duhet të marrë fund dhe, të paktën për pak kohë. Mundohuni të harroni ankthet dhe problemet që i sjellin ato.

72 79

85

F L

43

60

64

92

P P

42

59

78

84

17

Binjakët

Qielli juaj është shumë i ndritshëm sot edhe pse ju vazhdoni (për inerci ndoshta) të qëndroni të ngrysur për shkak të problemeve të një dite më parë. Sot e keni gjetur të merreni me ekonominë?

54

58

70

68. Një planet i Kuq. 69. Parashtesë për kundër. 71. Mund të jetë spiunazhi. 72. Një material për kopsa. 73. Hurley aktore. 74. Fiket pa fe. 76. Kulmojnë me Akonkagua. 78. Një mund të jetë zemërkau. 79. Mbyllin një krah. 81. Pak semantikë 82. Janë katalizatorë të organizmit. 85. Mbyllet me dorezë. 86. Eshtë zonë e ku¿zuar. 90. Inicialet e Argento regjisor. 91. Mund të bëjë stil të lirë. 92. Eshtë pakica kombëtare.

48

63

77

16

34

46

56

15

41

51

55

14

Demi

Sot jo vetëm Afërdita, që është ylli i dashurisë, por edhe Jupiteri është “predispozuar” për të stimuluar anën sentimentale tek ju. Një arsye më shumë për t’u marrë sot pikërisht me dashurinë.

26

45

50

13

25

30

37

44

7

Dashi

Sot ekuilibret yjori mund t’i prishë Merkuri, prandaj dita mund të ketë të papritura për të cilat duhet të jeni të përgatitur. Eshtë momenti për të vënë pikat mbi i në raportet me dikë.

T E T

J I

E

E V E R T E T A T

89

39. Një mund të jetë emërore. 40. Si i gjithë. 43. Inicialet e Delon. 45. Igli te Lazio. 48. Një version i Toyota-s. 49. Inicialet e Benigni-t. 51. Ghini aktor Italian. 52. Ushtrohet edhe për raprezalje. 53. Kush bën... shtiret. 54. Eshtë lloj... njeriu. 56. Një pjesë e parlamentit. 58. Janë shkronja. 60. Gjysmë sifoni. 61. Muzika me jam session. 62. Sitat pa zë. 63. Fillojnë titrat. 65. Një ditë lër t’u kremtuar. 66. Le théâtre de l’… në Paris. 67. Rreh për dashuri. 68. Mund të jetë me sahat. 69. Në krye të administrartës. 70. Eshtë pikë në ligj. 73. Para Zeppelin rockband. 75. Një i fundit mbi të gjithë. 77. Nikola Tesla. 78. Pak derdimene. 79. Tatum pianist. 80. Një hektar në ku¿j. 83. Mbyllin kuvendin. 84. Inicialet e Reitman regjisor. 85. Fillojnë dobët. 87. Në fund të ndeshjes. 88. Mirë në qendër. 89. Fillojnë indirekt.


22

E enjte, 1 mars 2012

KULTURE

Monumentet me qira

DEBATI Mirë se sa të jetë gjallë zoti Ceka, mund të flemë të qetë se do i ruajë ai monumentet, por kur larg qoftë të mos jetë më, kush do t'i ruajë ato nga ne të korruptuarit?

TIRANE

M

onumentet me qera duket do të gjenerojnë ende debat të fortë. Artan Lame sjell sot një reagim të ashpër ndaj Neritan Cekës, këshilltarit të kryeministrit për monumentet. Reagimi vjen një ditë pas intervistës së Cekës në Shqiptarja.com, ku akuzoi anëtarët e Forumit të Monumenteve se nuk janë profesioniste dhe se kanë bërë vetë shumë mëkate me monumentet, ndaj s'është me vend që komisioni parlamentar mbajti një seancë dëgjimore për ta. Duke i analizuar rastet e tre prej anëtarëve të forumit që folën në seancën dëgjimore, Ceka drejtoi akuza për secilin prej tyre, për Artan Lamen, prof. Gjerak Karaiskajn dhe Lorenc Bejkon. Reagimi i parë pas kësaj interviste vjen nga Artan Lame në formë prononcimi, të cilin e sjellim të plotë si më poshtë.

PRONONCIM

Unë e lexova të gjithë prononcimin gati dy faqe, në gazetën e djeshme, të zotit Ceka. Me thënë të drejtën, më la një shije bajagi të keqe, duke vënë re termat e rëndë dhe nervozizmin që shoqëronte gjithë prononcimin e tij të gjatë. Terma dhe nervozizëm që nuk i ka hije një njeriu në moshë të thyer. Ndoshta prandaj populli thotë "Plakut mos ja dëgjo por...". Po nejse përtej kësaj, teorikisht shumica e problemeve në prononcimin zotit Ceka edhe mund të qëndrojnë, pra në kuptimin e asaj që thotë se janë bërë shumë gabime gjatë këtyre viteve në objektet e dhëna me qera, apo për faktin se si janë trajtuar këto objekte të dhëna me qera. Këtu nuk po thotë asgjë të re, se edhe ne pikërisht këtë po themi. Pjesën që shton, se për këto fajin e kam unë, apo profesor Gjeraku, apo Lorenc Bejko, nuk po ja marr seriozisht, duke e quajtur lajthitje plaku. Nuk ka asnjë vlerë të jap shpjegime, pasi ai më tha i korruptuar, unë i them jo s'jam unë je ti, e ku dolëm? Jek e jek, fjala ime kundër të tijës.

ARTAN LAME Halli i Cekës: Ju të korruptuar i mbushët xhepat? Pushoni tani t'i mbush edhe unë! Bash për këtë populli thotë "horri t'ban horr". Ndaj le t'ia marrim për një çast sikur të gjitha janë të vërteta, sikur ne jemi të korruptuarit e botës, sikur ne jemi shkatërruesit e monumenteve, sikur ç'të dojë ai. Të vijmë tek problemi tani. Pse s'i ruajti zoti Ceka monumentet nga ne, kur ka 8 vjet në pushtet? Po monumentet qe do të japë ai në vijim me qera, kush do t'i ruajë nga ne të korruptuarit? Mirë se sa të jetë gjallë ai vetë, mund të

flemë të qetë se do i ruajë ai, por kur larg qoftë të mos jetë më, kush do t'i ruajë nga ne të degjeneruarit? Pikërisht se ne jemi të korruptuar, po themi dhe po ngulim këmbë që nuk duhen dhënë më monumente me qera. Pikërisht se jemi të degjeneruar, po kërkojmë që të mos ndërtohen motele në kalanë e Lezhës. Ehuuu, sa hollë e kemi ndërtuar ne strategjinë e korrupsionit! Ndërsa zoti Ceka thotë "ju jeni të korruptuar dhe i mbushët xhepat,

ndaj nuk mund të flisni dhe të më ndaloni mua tani që të jap edhe unë ca të tjera e të nxjerr edhe unë një dorë lekë". Mere me mend sa të liq që jemi, jo vetëm të korruptuar por edhe grindavecë, se nuk i lëmë të tjerët të na ndjekin në rrugën tonë. Me qenë burrë ky zotnia që ka 8 vjet në paradhomën e kryeministrit, shkon e na i nxjerr lakrat në shesh ne të korruptuarve, rregullon monumentet që prishëm ne, heq ndërtimet pa leje të bëra brenda tyre dhe pastaj vjen e thotë: Ja si i rregullova gjërat unë, ndaj tani do vazhdoj të rregulloj edhe ca të tjera. Mirëpo kjo udhë është ca e gjatë dhe siç thoshte Shkreli, ai ka arritur në cakun biologjik ndaj s'i pret puna. Një gjë tjetër që e kam vënë re shpesh herë me zotni Cekën, është që do që të na heqë edhe tagrin e shoqërisë civile. Unë, profesor Gjeraku, e shumë të tjerë nga ne, jemi njerëz që nuk kemi tagër shtetëror prej shumë kohësh. Jemi njerëz që flasim në mbrojtje të trashëgimisë kulturore se vetëm këtë kemi në dorë. Njeriu i ngarkuar dhe i paguar nga shteti për të bërë mbrojtjen e tyre, është vetë zoti Ceka, i cili flet sikur të ishte OJQ, thotë se këto vite janë dëmtuar monumentet e na kërkon llogari neve, duke harruar që në këto 8 vjet ai është vetë në pushtet. Në vend të flasë se ç'ka bërë për t'i mbrojtur, na akuzon ne, duke ngatërruar rolet. Por ka një të vërtetë edhe në këtë fakt. Kam vënë re tek shumë qytetarë e tek shumë denoncime që më vijnë mua personalisht, por edhe në adresë të Forumit, qytetarët më shumë na konsiderojnë neve si mbrojtës, se sa zotin Ceka dhe gjithë lukuninë e atyre që janë sot nëpër institucione, të cilët janë të ngarkuar e paguhen për këtë punë. Qytetarët kane hequr dorë nga institucionet, nuk kanë më asnjë lloj shprese se mund të vijë ndonjë gjë e mirë prej myteberëve të zyrave dhe na drejtohen neve, duke shpresuar të ndreqim ne paudhësitë dhe shterpësinë e qyqarëve të institucioneve. Artan Lame

Incidenti

Zake Prelvukaj humbet pikturën në Muzeun e Kosovës P

iktorja Zake Prelvukaj tash tetë muaj është vënë në kërkim të pikturës së saj "Ëolrd Exit". Këtë pikturë ia kishte dhënë Shoqatës së Artistëve Figurativë të Kosovës, e cila kishte organizuar një ekspozitë më 4 korrik të

Prelvukaj thotë se pritjes për t’ia kthyer veprën e saj i ka ardhur fundi. Vetëm 10 ditë u ka dhënë afat Shoqatës dhe Muzeut që ta gjejnë pikturën vitit të kaluar, për nder të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ekspozita qe mbajtur në Muzeun e Kosovës. Vepra e formatit 100 me 100 centimetra e punuar në

vaj figuron e "zhdukur". Prelvukaj thotë se pritjes për t'ia kthyer veprën e saj i ka ardhur fundi. Vetëm dhjetë ditë u ka dhënë afat Shoqatës dhe Muzeut që ta gjejnë "Ëorld Exit". Apriori nuk dëshiron të fajësojë asn-

jërin nga këto dy institucione. Por thotë se do të ngrejë padi që vepra t'i kthehet. Edhe pse nuk ka të nënshkruar kurrfarë kontrate me Muzeun e Kosovës, që do ta obligonte këtë institucion t'i ruante veprat që ka ekspo-

zuar, ish - prijësi i Shoqatës së Artistëve Figurativë, Xhevdet Pantina, ka akuzuar Muzeun për humbjen e veprës së Prelvukajt. Pak faj ka hedhur edhe tek artistët, nga të cilët thotë se kishte kërkuar që të tërheqin me kohë

veprat nga Muzeu. Por drejtori i Muzeut të Kosovës, Arbër Hadri, ka thënë se përgjegjësia është e Shoqatës, teksa kujton se Muzeu atyre u ka dhënë vetëm hapësirën ekspozuese, pa asnjë shërbim tjetër shtesë.

Libri

Botohet në Gjermani "Metatextual literature.." i Vehbi Miftarit S htëpia botuese nga Gjermania, "LAP Lambert Academic Publishing", e specializuar në botimin e teksteve akademike, këto ditë e botoi librin studimor të dr. Vehbi Miftarit, Metatextual literature - A short introduction. Libri është produkt i kërkimeve disavjeçare në fushë të kritikës letrare.

Më tej, ai është fryt i dialogut intensiv me të dhe rreket ta studiojë literaturën kritike e diskursin e saj, si dhe t'i hetojë format themelore në të cilat ajo shfaqet në letërsinë shqipe. Në këtë libër autori ofron një pasqyrë të zhvillimit të kritikës letrare shqipe përgjatë një shekulli.


E enjte, 1 mars 2012

23

KULTURE

Gafa historike

PROVA Fotoja e aktores prezantohet si foto e intelektuales së dënuar. Pas një ndërhyrje, fotoja e aktores u hoq që aty dhe u zëvendësua me foton e Musinesë. Gjurma e vetme ka mbetur në albumin e promovuar në po të njëjtën ditë me Pavijonin... Në foto:: (majtas) Foto e evidentuar, Drita Pelinku e vendosur në vend të Musine Kokalarit. Foto eshte marrë nga albumi i Pavijonit të Terrorit Komunist (djathtas) Foto e bere dje ne këte pavijon, ku gafa është korrigjuar, dhe fotoja e aktores eshte zëvendësuar me foton e vërtetë të Musinesë

TIRANE

G

ra të ekzekutuara dhe të bur gosura. Nga nëntori i vitit 1944 deri në mars të vitit 1991 u ekzekutuan 450 gra.... Jemi në pavijonin e Terrorit Komunist, në Muzeun Historik Kombëtar, në këndin e femrave që provuan dënime të rënda deri në ekzekutim nga regjimi. Mes tyre Musine Kokalari. Jemi njoftuar se në këtë kënd, ka ndodhur një gafë historike. Në vend të fotos së Musine Kokalarit, intelektuales së dënuar nga regjimi komunist me burgim deri sa vdiq, ishte vendosur foto e aktores Drita Pelinku, në moshë të re. Në këndin e "Grave të ekzekutuara", sot fotoja e aktores nuk është më. Ne e fotografuam këndin ku janë ekspozuar fotot e grave të dënuara e të ekzekutuara dhe mes tyre është edhe Musine Kokalari me një foto të rinisë së saj. Pra foto e aktores Pelinku ishte hequr. Mësohet se foto u ndërruan pas një incidenti që u ngacmua nga kjo gafë, dhe sot në vendin e Musine Kokalarit është foto e saj e vërtetë. Por ata që e vizituan pavijonin në ditët e para të promovimit të tij, e që e mbanin mend aktoren në rininë e saj e hetuan dhe u habitën për këtë fakt. Një prej tyre e ka denoncuar këtë fakt pranë gazetës tonë. Në të vërtetë në fotot që redaksia e gazetës bëri në ditën e promovim-

PAVIJONI I TERRORIT Musinesë i vënë foton e Drita Pelinkut Në pavijon e hoqën dhe e zëvendësuan. Në album ka mbetur fotoja e aktores it të pavijonit, si edhe ne fotot e albumit të promovuar në të njëjtën ditë, rezulton të jetë fotoja e Pelinkut në vend të Musine Kokalarit. Për lexuesit do të sjellim këtu foton e ak-

tores Pelinku me nënshkrimin poshtë Musine Kokalari mes një pjese të grave që u dënuan nga regjimi komunist. Paralelisht me të sjellim edhe foton e sotme nga ky kënd i

pavijonit të Terrorit Komunist, ku duket qartë zëvendësimi që është bërë. Pavijoni i terrorit komunist u hap me 20 shkurt 2012, duke prezantuar për herë të parë dokumente,

fotografi e dëshmi të panjohura, por edhe duke riprezantuar një pjesë materialesh që ishin trashëguar nga Pavijoni i Genocidit, i cili u mbyll për t'u riplotësuar e riideuar.

NJOFTIM

REPUBLIKA E SHQIPERISE

BASHKIA DURRES

Bashkia Durres bazuar ne Ligjin nr.8378 datë 22.07.1998 “Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë” i ndryshuar, Ligji nr.9920 datë 19.05.2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar, Udhëzimin e Ministrisë së Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit nr.7 datë 10.06.2008 “Mbi rregullat, kriteret, dokumentacionin dhe procedurat për përzgjedhjen e subjektit që do të kryejë administrimin e shërbimit të parkimit/ve me pagesë”, Vendimin e Këshillit Bashkiak Durrës nr. 202 date 24.02.2010 “Për miratimin e zonave të destinuara për parkim në qytetin e Durrësit në të cilat qëndrimi i mjeteve kushtëzohet nga pagesa e një shume që varet nga kohëzgjatja e qëndrimit”, Vendimi i Këshillit Bashkiak nr.208 datë 08.04.2010 “Për miratimin e zonave të destinuara për parkim në qytetin e Durrësit, kapacitetin e vendeve të parkimit për zonë, tarifat dhe kohëzgjatja e qëndrimit” , Vendimi i Këshillit Bashkiak nr.25 datë 24.11.2011 “Për miratimin e formës së bashkëpunimit me subjekte private (agjent tatimor) dhe kritereve bazë të përzgjedhjes së tyre për kryerjen e veprimtarisë së administrimit të shërbimit të parkimit me pagesë” dhe Urdhërit të Kryetarit të Bashkisë nr. 21 datë 03.02.2012 “Për përzgjedhjen me konkurs të hapur për kryerjen e veprimtarisë së administrimit të shërbimit të parkimit me pagesë” harton dokumentacionin e nevojshem për kandidatët që konkurrojnë në konkursin e hapur për përzgjedhjen e agjentit tatimor për kryerjen e shërbimit të parkimit me pagesë. Dokumentacioni i kërkuar dhe kriteret e përzgjedhjes janë: ¾ Besueshmëria financiare dhe emri i mirë i subjektit konkurrues. ¾ Efektiviteti ekonomik dhe teknik i projektit të propozuar. Në këtë kriter përfshihen, por pa u limituar, teknologjia e propozuar për administrimin e parkimit në rrugë me pagesë dhe aplikimin e tarifës, duke pasur parasysh kryesisht aspektet e mëposhtme si: - zgjidhja teknologjike; - efektiviteti i kostos dhe ai ekonomik; - mënyra e funksionimit të parkimit; - organizimi i shërbimit; - aspekti mjedisor, si dhe harmonizimi me ambientin ekzistues; - ekuilibri ekonomik i kërkesës, duke marrë në konsideratë një sërë kriteresh: si: përfitimi ekonomik, duke u mbështetur në tarifat e miratuara për shërbimin e parkimit, financimin që propozohet të kryhet nga aplikanti, të ardhurat e pritshme, si dhe kohëzgjatjen e shfrytëzimit të shërbimit mbi bazën e numrit të vendeve marra në administrim. ¾ Raporti shpjegues që vërteton përputhshmërinë e projektit të paraqitur me vendimet e këshillit vendor që përcakto jnë zonat e parkimit me pagesë në rrugë dhe tarifat, taksat për shërbimet, nivelin dhe kategoritë e tyre. ¾ Projekti i mbledhjes së tarifave, sigurisë dhe mbikëqyrjes. ¾ Planbiznesi i administrimit të këtij shërbimi. ¾ Oferta ekonomike, që përfshin vlerën e investimit, përqindjen e agjentit, planbiznesi, kohëzgjatja etj. -Besueshmeria financiare dhe emri i mirë i subjektit konkurues. -Efektiviteti ekonomik dhe teknik i projektit të propozuar. -Raportit shpjegues që vërteton përputhshmerine e projektit të paraqitur me vendimet e keshillit bashkiak që përcaktojne zonat e parkimit me pagesë në rrugë dhe tarifat. - Projekti i mbledhjes së tarifave, sigurisë dhe mbikqyrjes. -Planbiznesi. - Oferta ekonomike që përfshin vlerën e investimit, përqindjen e agjentit. Lidhur me Besueshmerine financiare dhe emrin e mirë, subjekti konkurrues paraqet : ¾ Dokumentin e regjistrimit si person juridik (statut, akt-themelimi).

¾ Vërtetimin për pagesën e taksave qendrore dhe vendore. ¾ Konfirmimin bankar për gjendjen e likujditeteve. ¾ Vërtetim që subjekti nuk është në proces falimentimi apo likujdimi. ¾ Emri i mirë tregtar. Lidhur me efektivitetin ekonomik dhe teknik të projektit të propozuar, subjekti konkurrues paraqet: ¾ Projekt-idenë e zgjidhjes teknologjike nga inxhinere të licensuar në këtë fushë. ¾ Studimin e fizibilitetit te projektit.

Të gjithë të interesuarit janë të lutur të tërheqin dokumentacionin e konkurrimit duke filluar nga data 05.03.2012 në Sektorin e Transportit në Drejtorinë e Shërbimeve pranë Bashkisë Durrës në adr. Lagjia Nr.3, Sheshi “Liria”, Durrës. Afati i fundit i dorëzimit të dokumentacionit është data 28.03.2012. Dorëzimi do të bëhet pranë Komisionit të Vlerësimit me datë 28.03.2012, ora 10.00 pranë Bashkisë Durrës në adresën e mësipërme. Për çdo hollësi e sqarime të mëtejshme kontaktoni me Njësinë e përgatitjes së dokumentacionit të konkursit prane Bashkisë Durres”.

Komisioni i vlerësimit brenda 30 ditëve nga dita e afatit të dorëzimit të dokumentacionit, shqyrton dokumentacionin dhe përgatit proces verbalin e vlerësimit të kandidatëve. Proces verbali i vlerësimit të kandidatëve i njoftohet të gjithë kandidatëve konkurrues të cilët kanë të drejtën e ankimimit brenda 10 ditëve nga njoftimi.

Me kalimin e këtij afati dhe shqyrtimin e ankimimeve, brenda 10 ditëve shpallet kandidati fitues.

Afati i veprimtarise të administrimit të shërbimit të parkimit me pagesë në rrugë, është 5 vjeçar me të drejtë rinovimi në rast se subjekti i ploteson të gjitha kriteret e parashikuara sipas ligjit dhe nuk ka qenë subjekt i mosshlyerjes së detyrimeve kontraktore apo financiare.

Zona e parkimit me pagesë është në Shëtitoren “Taulantia” Durrës (Zona A).

Tarifa për kohën e parkimit është 100 lekë në orë.


24

E enjte, 1 mars 2012

LAJME NGA BOTA ɷ Diplomates së OKB-së i ndalohet hyrja në Siri Shefes për ndihma humanitare të OKB-së, Valeri Amos, i është hedhur poshtë kërkesa për të vizituar Sirinë. Diplomatët e Kombeve të Bashkuara thonë se Amos ka qëndruar në Bejrut në pritje të vizës, porse nuk ka marrë përgjigje pozitive. Amos ka plani¿kuar të diskutonte situatën humanitare me zyrtarët sirianë. Ndërkohë, ministri i Jashtëm i Sirisë, Valid Muallem, i ka kërkuar OKB-së të qartësojë qëllimin e vizitës së planifikuar nga ish-sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Kofi Anan.

Abonohu! Për t'u abonuar ju lutemi kontaktoni me:

To Subscribe please contact:

ɷ Thatcher: Lufta e Tretë Botërore, nisja në Jugosllavi Ashtu si edhe në rastin e Luftës së Parë Botërore, edhe lufta e tretë është dashur të ¿llojë në Jugosllavi, ka shkruar të martën gazeta britanike “Daily Mail”. Në rast nevoje, Britania ishte përgatitur të ndërmerrte sulm bërthamor mbi shtetet prapa Perdes së Çeliktë, mirëpo jo edhe mbi vetë Bashkimin Sovjetik. Britania e Madhe, nën udhëheqjen e Margaret Thatcherit ishte përgatitur në mënyrën më serioze për Luftën e Tretë Botërore, tregojnë dokumentet prej të cilave pas tridhjetë vjetësh u është hequr mbishkrimi “sekret”.

POSTA SHQIPTARE Tel: +355 4 2375598 e-mail: abonime@postashqiptare.al ADRION Ltd Tel: +355 4 2240018 e-mail: sales@adrionltd.com Agjensia e Abonimeve të Shtypit (TRENOVA) Tel: +355 682047825 e-mail: arbentrenova@yahoo.com

ɷ Protesta të dhunshme në Spanjë Disa studentë janë arrestuar të mërkurën në Barcelonë, gjatë protestave që kundërshtonin masat e kursimit, të miratuara nga Qeveria e Spanjës. Arrestimet kanë ndodhur pas përleshjeve të tyre me policinë para ndërtesës së aksioneve në Barcelonë. Shoqatat studentore kanë organizuar protesta në 40 qytete të vendit, në shenjë kundërshtimi ndaj shkurtimeve të buxhetit në arsim. Demonstratat thuhet të jenë organizuar edhe në solidaritet me studentët në Valencia, ku policia i ka rrahur ata në protestat e 20 shkurtit. ɷ BE tërheq ambasadorët nga Bjellorusia Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton ka shpallur se të gjitha 27 shtetet anëtare të BE-së, po i tërheqin ambasadorët e tyre nga Bjellorusia. Kjo lëvizje u bë pasi regjimi i presidentit bjellorus, Aleksander Llukashenka, ka kërkuar që ambasadori i Polonisë dhe i dërguari i BE-së, të largohen nga kryeqyteti Minsk, në shenjë të përgjigjjes ndaj zgjerimit të sanksioneve kundër qeverisë së Bjellorusisë. ɷ Operacion i suksesshëm për Hugo Chavez Presidenti i Venezuelës, Hugo Chavez, iu nënshtrua një operacioni të ri për të hequr një masë tumorale në Kubë dhe gjendja e tij ¿zike është e mirë. Lajmin e informoi të martën zëvendëspresidenti i vendit me 30 milionë banorë, i cili ka marrë në dorë funksionet e shtetit përsa kohë 57-vjeçari ndodhet në Havanë. Gjatë vitit 2011, Chavez iu nënshtrua dy operacioneve të tjera. Spekulimet mbi stadin e avancimit të tumorit të tij janë të shumta, por ndërhyrja e kësaj jave ka ngritur dyshimet mbi një gjendje më të vështirë nga optimizmi publik, sidomos sepse pas ndërhyrjes së mëparshme, 57-vjeçari e kishte deklaruar veten të shëruar.

origjina e lajmit... • Alba Malltezi Drejtore e Përgjithshme e Free and Fair Media Group

• Anila Basha Drejtore e Shqiptarja.com • Arben Rrozhani Kryeredaktor

Politika: Jakin Marena Sociale: Esmeralda Keta Ekonomia: Genc Kondi Kronika: Elton Qyno

Kulturë: Admirina Peçi

Design: Altin Aliaj Genti Manelli Website: Suela Gera Antuen Hoxha

Departamenti i Marketingut: Cel: +355696060417 redaksia@shqiptarja.com

Shpërndarja: Saimir Zenelaj Cel: +355696060418

Redaksia: Rruga: “Dervish Hima” tre kullat, kulla e dytë-Tiranë. E-mail: redaksia@shqiptarja.com - Website: www.shqiptarja.com - Mobile: +355696060421 - Shtypur në shtypshkronjën: A.K shpk, Rruga 5 Maji, Tiranë


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.