Shqiptarja.com

Page 1

Faqe 4

Autogra¿ i Ramës për të ëmën: Aneta, t’u bëfsha Kurban

Faqe 2-3

Ligji i ri i administratës, nënpunësit leje për fushatë

Faqe 5

Blushi-Bashës: Do ta takosh Ramën, por mëso si bëhet sheshi

Kreu i Bashkisë, Elvis Rroshi: Ja si po drejtoj Faqe 7

Qeveria shet HEC-et në vlerë më të vogël sesa janë në të vërtetë

Kavaja, nga s¿da për Berishën, te lulet

Faqe 8-9

Tani jemi edhe online www.shqiptarja.com

NR. 6 E enjte, 10-11-2011

Lekë 20

DEBATI PER LIDHJEN/ Vazhdon rrë¿mi i piktorit që akuzon dyshen Agolli-Buzi Editorial

MaksVelo:Perandoria e Agollit si ajo e Spaçit “Dalja e parë e Enverit pas vrasjes së Mehmet Shehut, ishte vizita e tij në Lidhjen e Shkrimtarëve. Në krah kishte Dritëroin dhe Kujtim Buzën. Artistët duartrokasin me diktatorin

Lajmi Dy foto surprizë na shfaqin, Enver Hoxhën në krah të Dritëro Agollit dhe Kujtim Buzës. Kjo është shfaqja e parë e diktatorit në publik pas vrasjes së Mehmet Shehut. Një takim urgjent dhe pikërisht mes artistëve… Ja arsyet.

zive

foto eksklu

NGA ADMIRINA PEÇI

K

ëto dy fotografi, ngjarja që i shoqëron dhe konteksti në të cilin i sjellim zbulojnë katërcipërisht rolin e vërtetë që kishte Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve. Maks Velo, i sjell këto imazhe duke zbuluar për lexuesit një fakt mjaft ngacmues. Enver Hoxha, shfaqet në publik për herë të parë pas vrasjes së Mehmet Shehut dhe ai shfaqet pikërisht mes artistëve, në Galerinë Kombëtare të Arteve, me Dritëro Agollin dhe Kujtim Buzën në krah, në një takim të organizuar në mënyrë të rrufeshme, brenda 2 orëve… Ç’kishte ngjarë? Si lidhen këto dy fotogra¿ me rolin, detyrat

Në foto: Dalja e parë e Enverit pas vdekjes së Mehmet Shehut (në rreth majtas) Dritëro Agolli (në rreth djathtas) Kujtim Buza dhe dënimet e Lidhjes së Shkrimtarëve? Maks Velo na e sjell sot përmes kësaj interviste. Maks në përgjigjen tënde të drejtpërdrejtë, për Kujtim Buzën, rast të cilin nuk e ndani nga Agolli, ju sillni dy fotogra¿, të cilat kanë një histori dhe konotacion të veçantë… Mund të na e shpjegoni?

Po është një ngjarje shumë e rëndësishme për mua. Ajo foto dëshmon daljen e parë publike të Enver Hoxhës pas vrasjes së Mehmet Shehut. Në atë kohë kam qenë në burg. Ne e përjetuam me një gëzim të madh vetëvrasjen e tij. Për mua nuk ka shumë rëndësi është vrasje a vetëvrasje. Ai i parashikonte tmerret që do të pësonte familja

e tij. Mehmeti zhduku gjeneralët, Beqir Ballukun, Abdyl Këllezin… Ata zhduknin njëri tjetrin. Ishte një mekanizëm që i hante të gjallë. Në këtë kuptim nuk kishte pse të të vinte keq. Por mënyra si e bënin ishte e tmerrshme. P.sh unë e njihja djalin e tij të madh Ladin, ishte djalë i edukuar. E vranë në Gramsh… Vijon në faqen 14-15

ARRESTIMI I BUJSHEM

Policia tregon detaje të operacionit: Fshehu armën në kroskotë NGA BESMIRA MUÇAJ

N

jë ditë pas arrestimit të Emiljano Shullzit policia kon¿rmoi faktin se ai së bashku me dy persona të tjerë lëviznin në kryeqytet me një automjet në pronësi të Kuvendit Popullor. Automjeti tip benz 240 C, ngjyrë e zezë, që është identi¿kuar nga blutë e kryeqytetit mban targat Tr 2703 L. Pikërisht ky automjet sipas të dhënave paraprake, dyshohet të jetë në pronësi

Shullazi kapet në makinën e Kuvendit të Kuvendit Popullor të Shqipërisë. Gjatë hetimeve të kryera të policisë rezultoi se ky automjet kishte ¿llimisht targat Tr 0204 Z, ndërsa më pas janë vendosur targat e tjera.

ARRESTIMI

Ende nuk është bërë i ditur se kush ishte personi i tretë që i shpëtoi forcave të policisë, por burimet

ko¿denciale bëjnë me dije se gjatë momentit të arratisjes e panë duke u larguar me pistoletë në brez. Në sajë të një rrugë operative polica kishte marrë informacionet e nevojshme se Shullazi me dy persona të tjerë kishin disa javë që qarkullonin në kryeqytet me këtë Vijon në faqen 11 makinë...

NGA ENO CACAJ

Shkrimtarët politikanë P

olitika me sa duket po shfaq simptomat e para të lodhjes përpara interesit të publikut. Ndaj për këtë politikbërësit po mendojnë se si ta bëjnë më tërheqëse. Përveç rrjeteve sociale në internet, bashkëbisedimit apo publimit të aksioneve politike, një formë shumë e gjetur po bëhet edhe libri. Anipse ky i fundit po vuan periudhën më të errët qëkur ¿lloi të shkruhej shqipja. Dramacitet qe përkon me shkrirjen e Lidhjes së Shkrimtarëve të Shqipërisë. Ajo Lidhje prej nga doli Kadare, Princi i Asturias dhe Kandidati i përhershëm për çmimin Nobel. Nga ajo Lidhje që doli i madhi Dritëro Agolli që i festohet ditëlindja si majtas ashtu dhe djathtas. Dhe pas tyre të tjerë shkrimtarë të shquar, poetë, romancierë dhe prozatorë. Por sot shkrimtarët janë bërë politikanët. Jo se mes tyre mungojnë shkrimtarët, por sepse me sa duket është një formë e bukur mjaft e goditur për të Sot me sa arritur tek publiku. duket kohët Mos prisni që të kanë ndryshuar jetë Bardhyl Londo, dhe liderët e Fatos Kongoli, etj., PS kanë luksin rivalët e Blushit në të flasin dhe panairin e ardhshëm diskutojnë të librit që do të kurorëzojë librin me të përpara shitur. As Kadare. Ai kamerave si është as më shumë shkrimtarë, si dhe as me pak, kry- Twitter-ista etari që ai e ka kriti- apo FCB-ista kuar më shumë, Edi Rama. Vërtet bukur që dy rryma, ose dy linja të ndryshme brenda një partie që nuk ka rreshtur së menduari ndryshe, sot i kanë lënë vendin debateve dhe diskutojnë për librin. Por çfarë përgjigje ka sot shkrimtari im i preferuar Blushi që para pak kohësh na mblodhi në një sallë dhe na tha që totalitarizmi i Ramës është sipërmarrja më e keqe që PS ka parë në këto 20 vite? Kush janë rrugët se si PS do të pretendojë të vijë në pushtet në 2013. Do të bjerë qeveria, apo do të dështojë, apo do të kemi një PS forcën politike më të votuar. Kujdes! Eshtë vërtetë forca më e votuar politike, por jo koalicion ¿tues. Sot me sa duket kohët kanë ndryshuar dhe liderët e PS kanë luksin të Àasin dhe diskutojnë përpara kamerave si shkrimtarë, si Twitter-ista apo FCB-ista. Packa votuesi nuk ka para të blejë as Àetore për fëmijët apo librat e tyre. Per më tepër lap top apo lidhje interneti per te ndjekur me interes statuset ne rrjetet sociale. Nese kjo eshte rruga atëherë të bëjmë diçka me vlerë të shtuar për shoqërinë shqitare. Godinën e PSSH ta bëjmë Lidhje të Shkrimtarëve dhe Artistëve. Kanë kohë që po kërkojnë një të tillë.


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.