Faqe 6-7
Faqe 13-20
Suplementi “RILINDASI”/ Dueli mes Çabejt e Rizës
Nasho Jorgaqi: Shkencëtari Riza, sulmet me Àetërrufe
Plani top-sekret për Dajtin si u çuan policët në aksion Faqe 8
ERE: Kontrata e re, CEZ do të paguajë kamatë, askush pa sahat
Tani jemi edhe online LEKË 30 SHQIPTARJA.com + Suplementi RILINDASI
www.shqiptarja.com NR. 33 E diel, 11-12-2011
Raporti i “Mjaft” për buxhetet qeveritare 2006-2010: Çfarë premtoi dhe nuk dha “Berisha”
SEKRETET E ARKES SE QEVERISE
Rrogat dhe pensionet, ja fondet e munguara Financimet e shkurtuara për ish-pronarët, të papunët dhe ish-të përndjekurit para dhe pas zgjedhjeve parlamentare. Monitorimi: Si spekulon qeveria me taksat dhe të ardhurat G K Lajmi Editorial NGA
Qeveria shqiptare e ka përdorur buxhetin e shtetit, si një karrotë për të gënjyer shtresat në nevojë, para zgjedhjeve parlamentare. Sipas raportit të “Mjaft”, për të përndjekurit, ish-pronarët, apo të papunët qeveria premtoi fonde, të cilat i reduktoi pas zgjedhjeve
K
TIRANE
N
EKSKLUZIVE
ONDI
Shfryrja e modelit “dyshifror”
ARBEN RROZHANI ga viti i parë fiskal, pas ardhjes në pushtet në 2005 dhe deri më sot, qeveritë e kryeministrit Berisha kanë premtuar gjëra të parealizueshme, me synimin e qartë për të fituar votat, gjatë fushatave elektorale dhe më pas nuk u ka dhënë shtresave më në nevojë fondet e premtuara, siç del edhe nga raporti “Monitorimi Publik i Ministrive 2009-2010”, i hartuar nga lëvizja “Mjaft”, ku është analizuar buxheti i shtetit, mënyra e hartimit dhe zbatimit të tij. Shqetësimi kryesor mbi buxhetin e shtetit është përdorimi i tij në mënyrë të ndryshme nga premtimet elektorale. P.sh. kompensimi në vlerë i ish-të përndjekurve politikë dhe ish-pronarëve është një premtim i fortë i qeverisë para zgjedhjeve të vitit 2009. Qeveria akordoi 1 miliardë lekë në vitin 2008 për kompensimin e ish-të përndjekurve politikë, e dyfishoi këtë në
ENC
Në foto:
Kryeministri Sali Berisha gjatë fushatës elektorale të vitit 2005
vitin 2009 kur qenë zgjedhjet dhe e reduktoi sërish në nivelin e vitit 2008 në vitin pasardhës. E njëjta gjë ka ndodhur edhe me fondet për ish-pronarët, të cilëve iu akordua 500 milionë lekë që nuk u shpërndanë në
vitin 2008, ndërsa plani u tejkalua me tre herë në vitin 2009 dhe në vitin 2010. Fondet për ish-pronarët në vitin 2010 u shpenzuan të gjitha në muajt gusht dhe tetor, ndërkohë që fushata... vijon në faqen 2
Për herë të parë dokumenti i arkivave ruse: Si u dha informacioni në 1949
Diversantët, KGB lajmëroi Mehmet Shehun VLADIMIR BREGU
A
utoritetet shqiptare kanë qenë lajmëruar drejtpërdrejt nga sovjetikët për hedhjen e diversantëve nga ajri në territorin e vendit më 1949, madje duke u informuar edhe për datën e zbarkimit, Kjo del, për herë të parë publikisht, nga dokumenta të zbuluara në arkivin e KGBvijon në faqen 10-11 së sovjetike...
ryeministri Berisha ka dy vjet që po bën përpjekje mbinjerëzore për të mbrojtur një të ashtuquajtur model ekonomik, të adoptuar nga qeveria e tij, i cili nuk mund të sillte gjë tjetër, veç suksesit. Në fakt, modeli është i thjeshtë: merr borxhe masive, investoji dhe do të kesh rritje masive, shoqëruar me uljen e taksave për ata që ¿tojnë më shumë. Kjo skemë u adoptua kur parametrat ekonomikë të vendit ishin të stabilizuar dhe nuk dukej shenjë krize në horizont. Kur deficiti ...nuk mund buxhetor arriti në të thuhet më afro 8% të PBB- se modeli së dhe plasi kriza ekonomik po botërore, që nuk e planifikoi ndonjë drejtohet me nga teoricienët e largpamësi PD-së, për të marrë nga qeveria... masa mbrojtëse, u duk se modeli, që është përdorur edhe në vende të tjera, po shfryn nga të katër anët. Interesat e borxhit po rëndohen, ndërkohë që të ardhurat buxhetore korrigjohen tri herë brenda vitit, në ulje. Qeveria nuk ka para të mjaftueshme për të paguar ndërtuesit për rrugët e kontraktuara, nuk zbaton dot 2% e PBB-së shpenzime për mbrojtjen, nuk gjen dot fonde për kredi për të importuar energjinë. Nuk paguhen dot faturat e ish-të përndjekurve, ishpronarëve. Konsumi i popullatës, sipas INSTAT-it, ka rënë në masën 6 për qind. Kur nuk ka më para në Buxhet as për një gjysmagjel për pensionistët, por ka për të ndërtuar një Kuvend të ri, apo një Pallat Drejtësie, që nuk janë investime prodhuese, nuk mund të thuhet më se modeli ekonomik po drejtohet me largpamësi nga qeveria. Ky model që nisi me pretendimin e rritjes dyshifrore, po zhytet në sikletin prej struci, të fshehjes së shifrave të PBB-së.