KUJTIMET E NASHO JORGAQIT JORGAQIT:: E SULMUAN ME FLETËRRUFE, PAS LETRËS SË TIJ PËR "ZËRIN E POPULLIT" Suplementi i së dielës te SHQIPTARJA.com
E-mail: rilindasi@gmail.com
Tani jemi edhe online www.shqiptarja.com Nr: 3
E diel, 1 1 dhjetor 201 1 11 2011
Kryeredaktore: Admirina PEÇI
SHKENCETARI MES FLETERRUFEVE
Revolta e Selman Rizës: Marksizmi s'mund të zbatohet në gjuhësi Nasho Jorgaqi
D
uke qenë njeri me karakter të palëkundur, Selman Riza mbahej fort pas parimeve dhe, duke qenë se ato i konsideronte të shenjta, i mbronte me tërë arsenalin moral e intelektual. Prej këndej buronte fryma polemizuese dhe shpirti kritik, gjë që e kthente herë pas here bisedën në një oponencë të ndërsjellë. Në këtë rol unë do të vihesha sa herë që atij i lindnin probleme apo kishte shqetësime nga fusha ku punonte apo kur dhe unë i kërkoja opinion për çështje të ndryshme. Atëherë ndodhte ajo që të përballesha me mendimet e tij, të cilat jo rrallë qenë aq origjinale, befasuese e të guximshme, por dhe të diskutueshme, sa hutohesha dhe përpiqesha të gjeja një pozicion të pranueshëm. Nuk ishte për t'u çuditur që mendimet e tij të pavarura gjatë bisedave, që shpesh ai i kthente në diskutime, të dilnin jashtë kornizave
Në foto: Gjuhëtari Selman Riza, fotografi i marrë nga Arkivi i Ministrisë së Brendshme në kohën e arrestimit
Riza-Çabej, Jorgaqi dëshmon 'duelin' e gjuhëtarëve
S
a herë ndodhesha para tij ose e shikoja nga larg, tregohesha i vëmendshëm dhe ngaherë do të vija re të njëjtën figurë: hijerëndë e vështrimrreptë, i heshtur e serioz, që kish diçka prej malësori e në të njëjtën kohë prej hijes së
mjeshtrit. Nuk di pse mendoja atëherë se përpara këtij njeriu ne më të rinjtë nuk kish si të ndjeheshim ndryshe veç si nxënësit para profesorit. Kuptohet që një natyrë e tillë vijonte të ma bënte të vështirë kontaktin.
Por ja që erdhi një rast, që më dha mundësinë ta shihja e ta dëgjoja nga afër profesorin. U ndodha në diskutimin e disertacionit, që mbronte profesor Eqrem Çabej në një mbledhje të sektorit të... faqe 15 ○
○
○
○
ideologjike të kohës dhe t'i kundërviheshin Biblës e sistemit. Njëherë, duke folur për pikëpamjet e Stalinit në gjuhësi, që udhëheqësi komunist i kishte shfaqur vite të shkuara dhe që propaganda i kish bërë aq jehonë, profesori më tha prerazi se ato nuk qëndrojnë shkencërisht dhe shtoi se, po të hyjë politika në shkencë, shkenca pushon si e tillë. Ishte hera e parë që më fliste kësisoj, ndaj unë, duke kuptuar se kjo qe një çështje me zarar, e përmbajta veten dhe heshta. Ai, sapo vuri re qëndrimin tim, e këputi fjalën në mes dhe nuk e ngau më tej bisedën. Por burimet arkivore të shërbimeve të fshehta, të zbuluara kohët e fundit, sjellin mendime të tij, që ka shprehur lidhur me raportet e shkencës me politikën, kur thotë se "Ne nuk kemi shkencë, jemi akoma në primitivizëm, sepse gjuhëtarët tanë duan të merren me politikë, me markfaqe 14 sizëm e jo... ○
○
○
○
Sadik Spahija: Hapni sytë nga Zotat e vetëshpallur
Dilemat e mbretit Ahmet Zog në arkivat amerikane
Realizmi socialist kultivoi një art që mohonte lirinë krijuese... ai krijoi institucione që u shfrytëzuan nga propaganda komuniste
Geraldina, lindja e Leka Zogut, takimi i fundit me Ministrin Grant dhe fjalët e mbretit shqiptar për presidentin Rusvelt
Stefan Çapaliku
S
i gjest, konstruksion dhe koleksion përpjekjesh, ekspozita "Under pressure" e artistit pamor Sadik Spahija përbën ngjarjen më të rëndësishme të artit tridimensional shqiptar të paktën në këto vitet e fundit. Gjykimi mbi sistemet dhe sjelljet kolektive që deformojnë dhe pështjellojnë çdo stomak njerëzor, vjen nëpërmjet një kaosi tashmë të braktisur, por që përbën rrezikun eminent të rivendosjes në punë. Ky laborator i braktisur përbindëshash, i përbërë sa nga "redy made" aq edhe nga objekte surrealiste vjen dhe arangjohet nga kuratori Edi Muka si një antiekspozitë duke prishë rehatinë e vizitorit
dhe duke i krijuar atij sikletin e lëvizjes dhe qarkullimit në të. E gjitha kjo ndodh në Galerinë FAP të Universiteti të Arteve në Tiranë. *** Sadik Spahija (1959) është skulptor, profesor i qeramikës, dekan i Fakultetit të Artit Pamor në Tiranë. Ai është bërë veçanërisht i njohur nëpërmjet veprave monumentale dhe publike të vendosura pas viteve '90 në situate urbane të Shqipërisë dhe jashtë saj. Ai gjithashtu mbetet aktiv edhe në prezantimin e plastikave jotematike, duke zhvilluar frymën e eksperimentit dhe alternativës. Çfarë do thotë për ju të ndjehesh artist bashkëkohor? faqe 20 Si mbas... ○
○
○
○
Agron Alibali
N
Anton Çefa, vargje nostalgjie për Shkodrën Motivet që trajton Poeti shprehin dashurinë e nostalgjinë për Shkodrën e dikurshme Anton Çefa
○
faqe 18
○
○
○
ë ora 6 të mëngjesit[të datës 5 prill 1939 në Tiranë] u dëgjuan të shtëna topash, 101 për të qenë të saktë, që shpallnin lindjen e Princit të parë të Shqipërisë, emri i të cilit ishte Skënder pas Skënderbeut të madh, heroit kombëtar të Shqipërisë i shekullit të 15-të i cili i qëndroi me sukses pushtimit otoman të Shqipërisë për 20 vjet me rradhë". Kështu do t'i shkruante ndër të tjera Departamentit amerikan të Shtetit Ministri amerikan në Tiranë, Hju [Hugh] Grant në një Raport të zgjeruar dhe të hollësishëm lidhur me pushtimin italian të Shqipërisë. Leka Zogu, i cili u nda nga jeta me 30 nëntor 2011, erdhi në këtë botë pikërisht në
kohën ndër më tragjiket jo vetëm për Shqipërinë, por madje edhe për botën mbarë, sepse 7 prilli në fakt shënonte pragun e Luftës së Dytë Botërore. Prirjet pro-amerikane të Ahmet Zogut I jati i tij, Ahmet Zogu ishte përpjekur objektivisht qysh në hapat e para të shtetit modern shqiptar, dhe më tej me ardhjen në pushtet si Ministër i Brendshëm, President dhe Mbret, që të fuqizonte pavarësinë e vendit, ta modernizonte atë sa më shumë dhe ta orientonte kah Perëndimi. Mirëpo Ahmet Zogu vërente me shqetësim të madh në vitet 19371939 politikën agresive të Musolinit, prirjet gllabëruese të Gjermanisë në Evropën Qendrore si dhe politikën e zbutjes që zbatonin Anglia faqe 16-17 dhe Franca... ○
○
○
○