shqiptarja.com

Page 1

Faqe 5

Partia e Topi, së shpejti do e drejtojnë tre nënkryetarë

Faqe 11

Alibi si i mbytur, Italia zbulon e kap ska¿stin e 9 janarit

Faqe 10

Shifrat ‘sekret’ të policisë : Sa vrasje e plagosje në tre muaj

Faqe 6

Bonot e privatizimit afati shtyhet për herë të katërt

Emrat nga e gjithë Shqipëria

Fituesit e Telebingos del lista e plotë

Faqe 16

Tani jemi edhe online www.shqiptarja.com

NR. 8 E shtunë, 12-11-2011

Lekë 20

Kujtimet e Helenës/ Dëshmia e Agim Vincës: Çfarë ndodhi në shtëpinë e Ismailit Editorial

“Sherri Qosja-Kadare Helena gënjen në libër” “Kadareja nuk ishte atëbotë dhe, me ç’shihet, nuk është as sot i interesuar t’i keqësojë marrëdhëniet me Qosjen. Përse? Ngaqë Zeusi Kadare duket i frikësohet ballafaqimit me rivalin e tij kosovar”

Lajmi Libri me kujtime i Helena Kadaresë vijon të ngjallë debate. Nga Àirtet e shkrimtarit, të cilat znj.Kadare i ka quajtur debate të ulëta, e deri tek peripecitë e botimit të veprave në diktaturë, ngacmime po ngjallin edhe ngjarje apo personazhe të përmendur në libër, si ky i fundit për takimin e 2005 mes shkrimtarit Kadare dhe studiuesit Agim Vinca.

TIRANE

AGIM VINCA

A

sgjë nga ato që thuhen në librin me kujtime të Helena Kadaresë për një takim timin me bashkëshortin e saj, shkrimtarin Ismail Kadare, në verë të vitit 2005, nuk është e saktë. E tëra është një shtrembërim i së vërtetës, përmbysje e plotë e saj. E vërtetë është vetëm se ky takim ka ndodhur, për arsye krejt të tjera nga ato që thuhen a supozohen aty

Në foto: Shkrimtari Ismail Kadare dhe akademiku Rexhep Qosja dhe se ka qenë jo vetëm korrekt, por edhe i përzemërt. “Na kishte ardhur Agim Vinca, një nga dishepujt e Qosjes, për të bërë, si të thuash, ’pajtimin’. Shoqërohej nga botuesi B. Hudhri dhe një shqiptar nga Zvicra. Is, me sa duket, ishte në orët e tij jo të mira, ose u acarua qysh në frazat e para,

kur Vinca nisi të thoshte që nuk ishte mirë që ata të dy, ‘baballarët e kombit’, të ishin të zemëruar etj., etj. Ishin pikërisht epitete të tilla, të cilat ai nuk i duronte dot: baba i kombit, bacë, e të tjera si këto. Shumëkush do ta merrte si shenjë modestie nga ana e tij, apo si shenjë përmbajtjeje, por unë e dija fort

mirë se s’kishte të bënte fare me to. Epitete të tilla i dukeshin folklorike. Sapo dëgjova shprehjen ‘baballarët e kombit’ e kuptova se puna do të mbaronte keq. Fytyra e tij mori një shprehje përçmuese.‘Ç’janë këto idiotësira, tha, këto marrëzira, jo baballarë, jo trapër’. Vijon në faqen 14-15

PROCEDURAT

Hipotekat e banesave pa leje shfrytëzimi dhe dokumentet që duhen GENC KONDI

M

e Udhëzimin e Këshillit të Ministrave të datës 5 tetor të këtij viti i është hapur rruga hipotekimit të disa qindra ndërtesave, me leje të rregullt ndërtimi, por që nuk regjistroheshin për shkaqe të ndryshme. Udhëzimi ka hyrë në fuqi vetëm ditën e djeshme, pasi parashikohej që një gjë e tillë të ndodhte vetëm kur akti nënligjor të dilte në faqet e

Tapitë në Tiranë, del urdhri Fletores Zyrtare. Mendohet që rreth 700 milionë euro do të çlirohen dhe mund të përdoren si kolateral nga hipotekimi i mijëra banesave në kryeqytet. Ky ka qenë një premtim i bërë nga kryebashkiaku aktual Lulzim Basha, pas një ngërçi të vërtetë në këtë drejtim, kryesisht me objektiva të caktuar politike, që u

shkaktua nga fërkimet midis qeverisë së djathtë dhe ish-kryetarit të majtë të Bashkisë së Tiranës, Edi Rama.

BANESAT

Sipas Udhëzimit, nga dita e sotme do të mund të regjistrohen në mënyrë të rregullt objekte, për të cilat nuk është lëshuar leje shfrytëzimi, Vijon në faqen 7 dhe pse...

NGA

AFRIM KRASNIQI

Rrethi i mbyllur i politikes K

ur Àitet për defektet kryesore të demokracisë shqiptare çdo raport ndërkombëtar, sondazh publik, apo debat profesional politik vendos në krye të listës nivelin e kulturës politike dhe të parisë politike.Të njëjtët individë konÀiktualë, të njëjtat mentalitete e sjellje egoiste e refuzuese, e njëjta oratori denigruese ndaj tjetrit përballë një mungesë të dukshme të ideve të reja, vizionit për të ardhmen, moralit dhe integritetit politik. Modeli më popullor i politikanit të tranzicionit, ndryshe nga praktikat perëndimore të politikanit qytetar, me vizion, ide, vlera e parime, - u bë inividi pa identitet politik, pa projekt politik publik, i aftë të bëjë karrierë e pasuri, që kontrollon partinë dhe zgjedhjet, që nuk ka profesion tjetër veç mbijetesës Ky është një në politikë, dhe që lajm i keq për sa më shumë kap shqiptarët, majat e pushtetit ia sidomos për ata jep të drejten vetes të bëjë njëherësh poli- që mendojnë tikanin, arkitektin, më gjatë sesa sportistin, mjekun, zgjedhjet e ekonomistin dhe his- radhës. torianin. Në kupolën politike në PD vegjetojnë disa individë të tillë pa kurrfarë vlerash politike, imitues e zëdhënës të shefave të tyre, pa profesion tjetër në jetë dhe pa kurrfarë veprash pozitive politike në karrierën e tyre të gjatë. Fatalisht edhe PS në opozitë po ndjek këtë praktikë. Risitë programore ose prurjet e reja politike bien në kontrast me rikthimin në Kongresin e fundit të gardës së vjetër, shumica ish zyrtarë, ministra apo deputetë të shkarkuar dhe ndërshkuar me votë për korrupsion ose paaftësi. E njëjta situatë edhe në partitë e treta politike. Një cikël i mbyllur i emërimeve politike nepotike midis 2-3-4 personave pa lejuar hapje ndaj vlerave konkurruese i ka shndërruar ato në parti personale. Kudo dorëheqjet dhe konkurrenca e vlerave janë zëvendësuar nga riciklimet periodike dhe emërimet nepotike.Për të gjithë ata nuk kanë rëndësi rregullat e demokracisë, vota dhe konkurrenca brendapartiake, përgjegjësia publike as morali politik, - mjaftojnë që ata të jenë në krye të listës proporcionale për deputet apo në kabinete qeveritare dhe kjo është Shqipëria që atyre u mjafton. Ky është një lajm i keq për shqiptarët, sidomos për ata që mendojnë më gjatë sesa zgjedhjet e radhës. Të mësuar të zgjedhim të keqen më të vogël, fatalisht po dënohemi dhe mësohemi të rritemi me të njëjtat fytyra dhe emra që eksperimentojnë mbi jetën tonë, Àasin në emrin tonë dhe sundojnë nën emrin tonë. Kjo mbetet arsyeja kryesore pse sjellja jonë mbetet larg standardeve dhe vlerave europiane dhe që Shqipëria politike, 20 vjet pas rënies së komunizmit, vetëm sa na ka bërë 20 vjet më të mëdhenj në moshë.


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.