shqiptarja.com

Page 1

Faqe 6-7

Paralajmërimi i BB: Me borxhin rrezikoni, s’ka rritje

Faqe 11

Ndriçuesit e Tiranës, polemika Apollon Baçe-Artan Shkreli

Faqe 9

Vetëvritet e vetëshpallura Eleonorë, ja letra për familjarët

Faqe 10

Sherri mes Prokurorëve i akuzuari: Duan të më largojnë

Flasin mjekët Agim Karaj e Sokol Isaraj

Kanceri i gjirit, vrasësi i gruas shqiptare

Faqe 12-13

Tani jemi edhe online www.shqiptarja.com

NR. 11 E mërkurë, 16-11-2011

Lekë 20

EKSKLUZIVE/ Zbardhen detajet e bisedës prej 7 minutash regjistruar në zyrën e ish-ministrit

JA VIDEO PRIFTI-BALLIU

Kërkon favore për ¿rma turke e ruse Botuesi është ¿lmuar në 1 mars 2010, vetëm pak minuta para se të hynte në zyrë Ilir Meta që u rregjistrua po në të njëjtën ditë. Kërkon favore për një minierë bakri dhe një tender skrapi Editorial Në foto:

Botuesi Fahri Balliu në zyrën e ish-ministrit Dritan Prifti, i përgjuar në datën 1 mars 2010, në foto me sekuenca të ndryshme kohore, duke kërkuar favore për një kompani ruse dhe për një kompani turke

Lajmi

TIRANE

A

shtu sikurse shihet qartë nga pamjet, video është rregjistruar në 1 mars të vitit 2010. Eshtë e njëjta periudhë kur është ¿lmuar edhe video mes ish ministrit të Jashtëm Ilir Meta dhe Dritan Priftit, e cila u bë publike në emisionin Fiks Fare. Shumë është folur për videon e re, Prifti-Fahri Balliu, por në asnjë rast, kjo video nuk ka dalë në dritë. Në fakt, video është regjistruar në të njëjtën ditë, dhe Fahri Balliu ka qenë në zyrën e ish ministrit, vetëm pak minuta para se në të të hynte Ilir Meta. Kamera ka qenë e ndezur, dhe gjithë biseda e Fahri Balliut me ish ministrin ka arritur të regjistrohet. Shqiptarja.com, ka marrë në dorë këtë video, ndërkohë që botuesi i kërkon

Video e shumëpërfolur e ish Ministrit të Tregtisë dhe Energjetikës Dritan Pri¿ dhe botuesit të gazetës “55” Fahri Balliu del në dritë. Gazeta “Shqiptarja.com” publikon sot ekskluzivisht fotot e botuesit në zyrën e ministrit, ndërkohë që disponon edhe videon, e cila sot endet në duart e disa individëve, duke përfshirë prokurorë dhe ekspertë të ish-zv.kryeministrit Ilir Meta. ministrit favore për disa industri, duke përfshirë tendera sin ë skrap apo edhe në miniera. Video është e rregjistruar për 7 minuta dhe nuk ka të njëjtën gjatësi bisede sa video që është rregjistruar mes Ilir Metës dhe Dritan Priftit. Sipas asaj që dëgjohet qartë në këtë video, botuesi i gazetës “55” Fahri Balliu ka shkuar për dy çështje kryesore për të takuar ministrin. Në pjesën e parë të bisedës me ish ministrin,

ANALIZA

Fahri Balliu, duke i ofruar rryshfet ministrit, në shuma qindra mijëra eurosh, i kërkon që një kompani ruse të hyjë në tender skrapi, në një prej ra¿nerive kryesore në vend. Biseda bëhet miqësore, në pjesën më të madhe të kohës, është duke folur me këmbë me duar, për të sqaruar për¿timet që do të kenë palët nga gjithë ky proces madje edhe nga tenderi duhet të zhvillohej në procedura të tilla që rusët të dilnin ¿tues... Vijon në faqen 5

ABUZIMET

Kreu i PS kërkon largimin e humbësve

Dëmi ekonomik i faturohet edhe shtetit

PS shtyn zgjedhjet në Tiranë CEZ ‘vjel’ shqiptarët, bën kontratë dalin emrat që nuk rikandidojnë dhe me Nastradin Hoxhën JAKIN MARENA

K

rerët e Partisë Socialiste në të gjitha ato bashki dhe komuna që kanë humbur në zgjedhjet më të fundit vendore të 8 majit do të largohen nga drejtimi. Deklarata e kryetarit socialist Rama në

asamblenë e PS të bashkisë së Tiranës, sipas të cilës të gjithë ata që kanë rezultuar humbës në këto zgjedhje, të tërhiqen duket se do të gjejë aplikim dhe në ato pak bashki dhe komuna në tërë vendin, të cilat s’kanë arritur të Në faqe 4 përmbyllin...

GENC KONDI

T

ë pyetur nga “Shqiptarja. com”, drejtues të Komunës së Kasharit kanë bërë me dije se kontrata me numër 244303, që gjen pasqyrim në listat e dëmit të pretenduar se i është shkaktuar

kompanisë çeke CEZ, është e lidhur prej kohësh dhe në të nuk faturohet asnjë lek prej muajsh. Po kështu, zyrtarë të Inspektoriatit të Deklarimit të Pasurisë sqaruan se ata nuk kanë dijeni për ndonjë dëm ekonomik Në faqe 2-3 të shkaktuar...

NGA ENO CACAJ

Edi Rama tani po qesh P

as fjalimit në kongresin e fundit të kryetarit të PS, Rama, pamë që tonet e tij ishin shumë të zbutura. Ç’ka lë të kuptojë se ky qëndrim duhet parë në anë tjetër të medaljes, Ramën pa pushtet, jo më kryetar i bashkisë më të madhe në vend. Dhe si e tillë edhe një farë zbutje e formës së “rrebelimit” të një pjese të konsiderueshme të udhëheqësve më të lartë të PS. Disa të deklaruar dhe disa në heshtje. Dhe ana tjetër, përgatitja e opinionit për atë që do të ndodhte dhe ndodhi. Marrëveshjes së bashkëpunimit me pozitën, duke respektuar fjalë për fjalë atë ç’ka i ka sugjeruar BE. Anipse janë oponentët e Ramës brenda partisë së madhe socialiste, që e kanë trumbetuar me forcë këtë si një handikap i PS me ndërkombëtarët. Zbutja e toneve dhe ulja në tryezë me pozitën, është një tjetër ¿tore e “mendimit ndryshe” të PS. Janë kanë këmbëngulur me forcë se bojkoti dhe prishja e marrëdhënieve të bashkëpunimit me faktorin ndërkombëtar nuk është në dobi të PS dhe do ta mbajë atë akoma më larg nga pushteti. E sigurt që BE kërkon më shumë të dijë se sa i aftë do të jetë Rama nëse ata i hyjnë aksionit politik për zhbërjen e “mitit” PD në krye të shtetit shqiptar. Por nëse ky lider që ata kërkojnë të investojnë politikisht këto dy vitete e ardhshme nuk bind, ateherë përse duhet të shpejtojnë vajtje-ardhjet në korridorin ajror BrukselTiranë. Por sot “miti” i mospranimit të kushteve apo sugjerimeve të BE ra, dhe kjo lëvizje e papritur e Ramës lexohet në një llogjikë të ftohtë edhe si dorëzim pa kushte. Rama pa pushtet (bashkiak), po na tregon që di të jetë edhe i dëgjuar. I butë. Madje të bëjë edhe batuta me kryeparlamentaren. Pra Rama po qesh. Ndoshta mund edhe ta ketë zbutur libri i sapo hedhur në treg. Dhe kjo e qeshur e Ramës pati menjeherë reagime pozitive nga ana e Brukselit. I pari komisioneri Fyle, i cili ka patur shumë herë besim tek gjetja e dialogut mes palëve politike.


2

E mërkurë, 16 nëntor 2011

EKONOMI

BERZH: Shqipëri, përgjysmohet ritmi i rritjes së PBB

E

konomia shqiptare pritet të ndikohet fuqishëm nga situata negative në Greqi dhe Itali këtë vit, si dhe vitin e ardhshëm. Ky është vlerësimi i ekspertëve të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim në raportin e tyre të tranzicionit, që është publikuar dje. Sipas këtij raporti, nga 3.8 për qind që vlerësohet rritja e

Prodhimit të Brendshëm Bruto për vitin 2010, këtë vit pritet një ritëm sa gjysma e kësaj shifre: 1.9 për qind. Po kështu, rënie priten në investimet e huaja direkte në vend. Ndërkohë, raporti parashikon përmirësim të raportit të deficitit buxhetor me PBB-në, i cili duhet të ulet pak, nga 4.2% më 2010, në 3.7 për qind këtë vit. Po kështu, në përmirësim parashikohet edhe bilanci i

llogarisë korrente dhe inflacioni. Sipas BERZH-it, qeveria duhet të përfundojë privatizimin e aseteve të mbetura në pronësi të shtetit shqiptar, ndërkohë që vlerëson si jetik uljen e nivelit të borxhit publik larg nivelit të 60 përqindëshit në raport me Prodhimin e Brendshëm. Parashikohet gjithashtu që rënia e remitancave të ulë kërkesën e brendshme.

Dëmi ekonomik u faturohet edhe institucioneve shtetërore

CEZ "vjel" shqiptarët me kontrata provizore Kompania pretendon vetëm në "Tirana 3" afro 30 milionë euro vjedhje nga lidhje të paligjshme Lajmi Drejtues të institucioneve, të akuzuar nga kompania CEZ se i kanë shkaktuar dëm ekonomik, duke i vjedhur energjinë, mohojnë kategorikisht një gjë të tillë

Lista Sipas CEZ-it, në rrjet vjedhin energji edhe Kisha Ortodokse Autoqefale Shqiptare, njëkohësisht me Komunitetin Mysliman. Në listë përfshihen edhe zyra postare, poliklinika nr.2 dhe nr.9 në Tiranë dhe një numër i madh shkollash, pompash uji, ambulancash, etj

TIRANE

GENC KONDI

T

ë pyetur nga "Shqipt arja.com", drejtues të Komunës së Kasharit kanë bërë me dije se kontrata me numër 244303, që gjen pasqyrim në listat e dëmit të pretenduar se i është shkaktuar kompanisë çeke CEZ, është e lidhur prej kohësh dhe në të nuk faturohet asnjë lek prej muajsh. Po kështu, zyrtarë të Inspektoriatit të Deklarimit të Pasurisë sqaruan se ata nuk kanë dijeni për ndonjë dëm ekonomik të shkaktuar ndaj furnizuesit me energji, megjithëse emri i institucionit figuronte në listë, por ka patur thjesht një rakordim midis dy palëve për koordinim të shifrave. Midis operatorit privat të sistemit të shpërndarjes së energjisë elektrike dhe organeve të shtetit shqiptar, që nga koha e privatizimit e deri tani, po zhvillohet një lojë "macja me miun" lidhur me përballimin e humbjeve financiare dhe realizimin e detyrimeve të përcaktuara në kontratën e blerjes.

DËMI

Sipas përkufizimeve teknike, dëm ekonomik kompanisë së furnizimit me energji elektrike i shkaktohet kur klienti ka vjedhur energjinë elektrike, ose nëpërmjet realizimit të një lidhjeje të paligjshme me rrjetin e furnizimit, ose në rastet kur matësi i energjisë nuk funksionon në rregull. Po, sa është ky dëm? Në raportet e brendshme të kompanisë CEZ paraqiten me hollësi em-

rat e personave apo subjekteve, që shkaktojnë dëmin ekonomik ndaj kompanisë dhe, në të njejtën kohë, çdo shkelës shoqërohet me një "gjobë", që shprehet në kilovatorë, që, në fund të fundit, "përkthehet" në lekë detyrimi nga CEZ Shpërndarjes. Në zonën "Tirana 1", psh, kompania ka evidentuar 10.667 raste të tilla, duke filluar nga shtylla të ndriçimit ele-

ktrik, tek familje e subjekte private. Por, nuk mbeten pas as buxhetorët. CEZ ka ngarkuar me dëm ekonomik në kryeqytet institucione shtetërore për një vjedhje të llogaritur në masën 12.2 milionë lekë të reja në zonën "A", 20 milionë lekë të reja në zonën "H" dhe 20.8 milionë lekë në zonën "M". Në total, është paraqitur një dëm ekonomik në masën afro 4.2 miliardë

lekë, që konvertohen në rreth 30 milionë euro.

INSTITUCIONET

Dëm ekonomik, psh, sipas listave të CEZ-it, ka shkaktuar edhe Agjencia e Nxitjes së Eksporteve, apo Qendra e Publikimeve Zyrtare. Po kështu, në këtë listë nuk kursehen edhe Komuna Kashar, magazina e simotrës në sektorin energjetik, Operatorit të Sistemit të Transmetimit OST, apo Labo-

ratori i Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave. Në listë përfshihen edhe zyra postare, ndërmarrje të rrugë-kanalizimeve, poliklinika nr.2 dhe nr.9 në Tiranë, si dhe një numër jashtëzakonisht i madh shkollash, pompash uji, repartesh ushtarake, ambulancash në fshatra e qytete të vogla, etj.

QËLLIMI

Ndoshta shumë qytetarë nuk e dinë se emrat e tyre figurojnë në lista të kontratave provizore, ashtu sikurse nuk dinin gjë përgjegjësit e institucioneve të sipërpërmëndura se i kishin shkaktuar dëm ekonomik CEZ-it, pra se e kishin vjedhur. Këto lista hartohen

me shpejtësi, kur kompania konstaton se humbjet janë të konsiderueshme. Nga shkurti i këtij viti, deri në gusht, janë hedhur në sistem afro 605 milionë lekë detyrime të qytetarëve në të katër anët e vendit dhe kjo është bërë me praktika të nxituara. Ndërkohë, duket se në shumë raste duhet të jenë lidhur kontrata provizore fiktive, që të pasqyrojnë shifra të fryra të borxhit të keq, pasi e gjithë kjo shifër shkon në vlerën e debisë të klientëve dhe, po të mos paguhet brenda tre vjetëve, ajo kalon në borxhe të këqia, vlera e të cilave në total justifikon kërkesën e kompanisë për të rritur tarifimin.

Vendimet

Kontratat e përkohshme, të parregullta

K

TIRANE

ontrata e furnizimit me energji elektrike përcaktohet nga ERE si "një kontratë me afat të pacaktuar". Në Vendimin për këtë çështje nuk parashikohet që të aplikohen kontrata me afat. Por, koncepti i kontratave të përkohshme duket se është shpikur nga pronarët e rinj dhe vetëm me qëllimin për të marrë dëmin ekonomik të pretenduar. Sipas Vendimit nr.41 datë 31 gusht 2005 "Për miratimin e kontratës së furnizimit me energji elektrike për klientin e kategorisë jofamiljare", pika 3.1, "Kontrata e furnizimit me energji elektrike hyn në fuqi me nënshkrimin e saj nga palët.

Furnizuesi duhet ta nënshkruajë kontratën brenda një muaji nga marrja e kërkesës së klientit për furnizimin me energji elektrike". Më tej, pika 3.2 "Kohëzgjatja e kontratës" përcakton se "Kjo kontratë është me afat të pacaktuar në kuptim të dispozitave të Kodit Civil të Republikës së Shqipërisë". Më poshtë, parashikohet heqja dorë nga kontrata vetëm në rastin kur dëshiron një gjë të tillë klienti: "Titullari i kontratës së furnizimit me energji elektrike (klienti) është përgjegjës për konsumin e energjisë elektrike deri në momentin e heqjes dorë nga kontrata. Nëse klienti kërkon të përfundojë kontratën e furnizimit me energji elektrike, ai duhet të njoftojë

me shkrim furnizuesin 10 ditë kalendarike përpara heqjes dorë nga kontrata dhe të shlyejë të gjithë detyrimet ndaj furnizuesit". Rastin e ndërprerjes së marrëdhënieve kontraktore nga pala e kompanisë furnizuese e parashikon pika 6.3.2, sipas të cilës "Nëse klienti nuk e paguan detyrimin që ka ndaj furnizuesit brenda 3 muajve nga data e ndërprerjes së furnizimit me energji elektrike, atëherë furnizuesi ka të drejtë ta zgjidhë në mënyrë të njëanshme kontratën e furnizimit me energji elektrike". Sipas burimeve nga CEZ, nga shkurti deri në gusht të këtij viti, janë nxjerrë 6.833 kontrata të tilla, për subjekte që kanë shkaktuar dëm ekonomik.


E mërkurë, 16 nëntor 2011

3

EKONOMI TAKSAT

EUROZONA

Që të ulë borxhin publik, Shqipëria duhet, veç masave të tjera, të rritë taksat. Në një forum me studentët e Universitetit "Epoka", deputeti i PS Arben Malaj tha dje se ky është momenti kritik kur Shqipëria duhet të fillojë një strategji të uljes graduale të borxhit. Për vende si Shqipëria, FMN këshillon një kuotë jo më të lartë se 45% të PBB-së, ndërkohë që në vendin tonë zyrtarisht jepet shifra 59.6%.

Rritja ekonomike arriti nivelin maksimum në tremujorin e tretë në zonën euro, me rritje 0.2%, njësoj si dhe në tremujorin e mëparshëm, por ajo mund të tkurret në të katërtin përballë krizës së borxheve. Sipas një vlerësimi të Zyrës evropiane të Statistikave, Eurostat, Prodhimi i Brendshëm Bruto në eurozonë ka rënie në nivel botëror. Në SHBA rritja në tremujorin e tretë arriti në 0.6%.

Në borxh, nga Qeveria tek Burgu 313 Lajmi Institucionet qendrore që i kanë shpëtuar përaqitjes si debitorë nga ana e CEZ Shpërndarjes, janë aktualisht Presidenca e Republikës dhe Ministria e Punëve të Jashtme

TIRANE

GENC KONDI

N

Absurdi

CEZ bën kontratë edhe me Nastradin Hoxhën

TIRANE

Q

ë një kompani private të ketë sa më shumë kontrata furnizimi, kjo është e kuptueshme dhe e logjikshme në ekonominë e tregut. Por, që të figurojë, mes qindra mijëra kontratave të tilla, edhe klientë si Nastradin Hoxha, kjo ve në dyshim natyrshëm seriozitetit dhe, madje, vërtetësinë e lidhjeve kontraktore midis kësaj kompanie dhe klientëve. Drejtuesit çekë ndoshta nuk e njohin këtë personazh anekdotash, por mund t'i sqarojmë duke u thënë se, një kontratë e tillë, në atdheun e tyre do të bëhej me Jozef Shvejkun, hero i romanit satirik të Hashekut, por kurrsesi një njeri real. Një numër të madh kontratash CEZ Shpërndarje do t'i ketë trashëguar nga KESH-i apo nga OSSH-ja me pronar shtetin, por janë faturuesit shqiptarë dhe punonjësit e sektorëve të tjerë, të cilëve nuk ka se si të mos u binte

në sy emri i çuditshëm i kontraktorit të kontratës me numër C49584. Ky klient rezulton se nuk konsumon fare energji elektrike aktualisht, por në emrin e tij figuron një debi prej 426 mijë lekësh të vjetra. Nastradin Hoxha ka kontraktuar energjinë me CEZ-in për një banesë te rruga e ambasadave, rruga "Skënderbeg", në mes të Tiranës. Janë pikërisht fatura të tilla, që të ngjallin dyshime lidhur me vërtetësinë e kontratave të përkohshme, madje edhe më shumë se ato të përhershmet, kur sheh se lidhen me personazhe jorealë.

jë numër shumë i madh qytetarësh ankohen se, në faturat e konsumit të energjisë elektrike figurojnë vazhdimisht debitorë. Mjafton të mos paguash faturën në gjysmën e parë të muajit, apo të të ndodhë një lapsus nga nëpunësi i bankës, që mund të shënojë tjetër për tjetër shifrat e kontratës, që, në fund të faturës, të të ndjekë muaj pas muaji emri i borxhliut. Sistemi i regjistrimit të të dhënave në CEZ është i kompjuterizuar dhe ka punonjës të mjaftueshëm për të kryer menjëherë korrigjimin, kur konstatohet se debitori pushon së qeni debitor. Megjithatë, nuk ka pse të mërzitemi, kur konstatojmë që CEZ këtë praktikë e ndjek për një kohë të gjatë edhe me institucione qendrore. Kështu, selia e Këshillit të Ministrave, në objektin e saj 20 kilovoltësh, figuron të jetë debitore me 552 mijë lekë të reja. Kësaj shifre ja kalon ministria e Financave, me 930 mijë lekë borxh të papaguar për energjinë e harxhuar, sipas CEZ-it. Ndërkohë, edhe Kuvendi i Shqipërisë është borxhli në masën 364 mijë lekë. Po të kalojmë tek "gjigandët" e buxhetit shqiptar, ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës dhe ministria e Punëve Publike dhe Transportit, të cilët kanë fonde të konsiderueshme çdo vit dhe nuk janë keq për të paguar faturat, konstatojmë se këto kanë detyrime edhe më të mëdha, përkatësisht 12 milionë dhe 17 milionë lekë të vjetra, ndaj operatorit privat të sistemit të shpërndarjes. Edhe më shumë shkon detyrimi për Shëndetësinë, me më se 20 milionë lekë të vjetra dhe Bujqësinë, që ka një detyrim prej afro 25 milionë lekësh. Më pak figurojnë Çështjet Sociale me 17.5 milionë lekë të vjetra debi apo Drejtësia, me afro 14 milionë lekë të vjetra. Sipas CEZ-it, në mënyrë

CEZ-i i bën debitorë të gjithë institucionet Ministria e Bujqësisë, institucioni qendror më debitor

?

PYETJE PERGJIGJE

Ku ndryshon borxhi i keq me dëmin ekonomik, në termat e sektorit të energjisë elektrike?

Ministria e Bujqësisë të vazhdueshme rezultojnë se nuk paguajnë detyrimet institucione shtetërore të tilla, si Drejtoria e përgjithshme e Tatimeve, që duhet të jetë shembull për të tjerët përsa u përket shlyerjes së detyrimeve, madje vendos edhe gjoba të kripura

CEZ-it me më shumë se 8 milionë lekë të vjetra. Burgu 313 ka një shifër mjaft të madhe borxhi, me më se 36 milionë lekë të vjetra, por edhe reparti i mirënjohur RENEA, sipas CEZ-it nuk është kujdesur për borxhet e veta, duke qenë se i detyrohet furnizuesit me energji elektrike me më shumë Për buxhetorët nuk kemi se 10 milionë lekë të dëgjuar ndonjëherë ndërprerje vjetra. Sipas CEZ-it, energjie. Shifra të tilla imtë gjithë janë debponojnë pyetjet: lajthit CEZ-i, itorë, kush më shumë, e kush është i paaftë CEZ-i apo më pak. Sasia e debisë, në fakt, shteti shqiptar nuk ka lekë të duhej të sillte shpaguajë energjinë? këputjen e energjisë, në rast se për tre muaj nuk shlyhet për çdo ditë vonesë në deklar- nga klienti. Kjo po ndodh gjithime. Kjo rezulton me debi në një e më rrallë, ndërkohë që për masën afro 10 milionë lekë të buxhetorët nuk kemi dëgjuar vjetra. Po kështu, "mbretërit" e ndonjëherë një gjë të tillë. Shigjobës, siç mund të quhej një fra të tilla imponojnë pyetjet: institucion si Inspektoriati i lajthit CEZ-i, është i paaftës Qarkullimit Rrugor në CEZ-i apo shteti shqiptar nuk kryeqytet, janë borxhlinj ndaj ka lekë të paguajë energjinë?

Borxhi i keq është një detyrim i bartur nga klienti, i cili, pas tre vitesh, konsiderohet se nuk mund të merret më. Shifra e tij ka ardhur në rritje dhe CEZ-i e vlerëson atë në total 183 milionë euro për vitet 2008, 2009 dhe 2010 dhe vlerëson se ai ka ardhur në rritje në këto vite, përkatësisht 6, 8 dhe 12 miliardë lekë. Dëmi ekonomik është konsumi i energjisë i pafaturuar apo i faturuar joekzaktësisht, si pasojë e vjedhjes apo e matësit që nuk funksionon normalisht.

Nuk e quan CEZi detyrim të tij të zgjidhë problemin e borxhit të keq?

Që në fillim, kontrata ka parashikuar njohjen nga institucione shtetërore, si ERE, të sasisë së borxhit të keq. Kjo do të thotë që ai mund të pasqyrohet në rritje të kostos së kompanisë, që do të sillte tarifa më të larta. Në këtë rast, janë klientat ata që do ta paguajnë.

Pse përdoren kontratat provizore?

Me anë të tyre synohet një mbulim i dëmit ekonomik, por rruga e përdorur nuk është e ligjshme


4

E mërkurë, 16 nëntor 2011

POLITIKE

Ambasadori danez: Marrëveshja PD-PS, si kalaja e Rozafës

M

arrëveshja që firmosi PD e PS, nuk i jep fund krizës politike. Ambasadori danez në Tiranë, i cili kohët e fundit ka qenë kritik me të dy palët, deklaroi për Vizion Plus se i takon shqiptarëve të bëjnë përpjekje për integrimin. "Historia e Shqipërisë gjatë 20 viteve të fundit duket si një përsëritje e

legjendës së kalasë së Rozafës, në Shkodër. Muret ndërkoheshin gjatë ditës, për t'u rrëzuar gjatë natës. Por ndryshe nga sa ndodhi në legjendën e Rozafës, asnjë nuk duket të ketë vullnetin për të bërë një sakrificë që muret të qëndrojnë. Ndoshta politikanët shqiptarë po fillojnë të kuptojnë se çfarë po rrezikojnë. Dëgjoj se ngërçi politik i viteve të fundit, tashmë

do të jetë thjesht një histori. Nëse kjo është e vërtetë, përbën një lajm të mirë. Mund të jetë një hap i vogël, i pasigurt përpara, por çdo rrugë fillon me hapin e parë dhe le të shpresojmë që politikanët do të vazhdojnë të ecin e së shpejti të fillojnë dhe të vrapojnë" deklaroi për vizion plus ambasadori danez në Tiranë Karsten Ankjaer Jensen.

Socialistët gjejnë shkaktarët e humbjes Lajmi Humbja e zgjedhjeve në bashkinë e Tiranës dhe shtatë njësitë bashkiake të kryeqytetit duket se ka zbardhur "autorët". Ata janë krerët e PS për këto njësi bashkiake, ndërkohë që kryetari I PS për bashkinë, Baraj e ka dhënë dorëheqjen javë më parë. Për ta Rama ka kërkuar tërheqjen nga kandidimi. Njëherësh, kreu I PS ka shtyrë për tre muaj zgjedhjet brenda strukturave të të PS bashkisë së kryeqytetit.

TIRANE

JAKIN MARENA

Humbja më 8 maj, krerët e PS që nuk do të rikandididojnë Edi Rama shtyn dhe tre muaj zgjedhjet në PS e bashkisë

K

rerët e Partisë Social iste në të gjitha ato bashki dhe komuna që kanë humbur në zgjedhjet më të fundit vendore të 8 majit do të largohen nga drejtimi. Deklarata e kryetarit socialist Rama në asamblenë e PS të bashkisë së Tiranës, sipas të cilës të gjithë ata që kanë rezultuar humbës në këto zgjedhje, të tërhiqen duket se do të gjejë aplikim dhe në ato pak bashki dhe komuna në tërë vendin, të cilat s'kanë arritur të përmbyllin procesin e zgjedhjes së krerëve drejtues të PS. Por procesi i tërheqjes së krerëve të PS në zonat ku është humbur në zgjedhjet në kryeqytet ka pasur si start dorëheqjen e kreut të PS për bashkinë e Tiranës, Besnik Baraj, i cili e motivoi këtë vëtëlargim me faktin se s'kishte mundur të parandalonte vjedhjen e votës në kryeqytet. Në kryeqytet, kanë shënuar humbje dhe 7 njësi bashkiake, duke sjellë në këtë mënyrë një raport të përmbysur me zgjedhjet e kaluara për pushtetin vendor. Kështu, humbja në njësinë bashkiake nr.2 në kryeqytet ka sjellë dhe dorëheqjen nga drejtimi të kreut të PS për këtë njësi Haziz Tahiri. Njëherësh, referuar kërkesës së kryetarit të PS Rama, tërheqjen nga kandidimi për postin e kryetarit duhet ta realizojnë dhe krerët e njësive bashkiake nr.3, 4, 8, 10 dhe 11, përkatësisht Arben Deva, Viktor Jani, Ervin Bushati, Genti Gazheli dhe Naim Asllani. Me sa duket këta do të jenë dhe "kokat e turkut" mbi të cilët do të rendojë dhe humbja e zgjedhjeve në këto

KRERËT E PS QË S'KANDIDOJNË

njësi bashkiake në kryeqytet më 8 maj. Nga burimet brenda PS mësohet se i vetmi që mund të bëjë përjashtim do të jetë Ervin Bushati, kreu i PS për njësinë 8, e cila historikisht ka qënë një bastion i të djathtës në kryeqytet dhe ka shënuar në këto zgjedhje rritje të votuesve.

Mësohet se dhe në disa bashki ku ende s'është bërë votimi për postin e kryetarit, ku evidentohet bashkia e Delvinës dhe e Lezhës, kryetarët aktualë pritet të mos rikandidojnë. Kështu Dashamir Hado kreu i PS Delvinë, pritet të

Njësia nr.2 Njësia nr. 3 Njësia nr.4 Njësia nr. 8 Njësia nr.9 Njësia nr.10 Njësia nr. 11 Bashkia Delvinë, Bashkia Lezhë,

tërhiqet, ndërkohë që Gjovalin Kadeli kreu i PS Lezhë, duke qënë deputet pritet që të mos rikandidojë, nëse kjo vendoset nga ana e strukturave të PS në qendër, pavarësisht se humbja në Lezhë ka qënë me një diferencë të vogël.

Haziz Tahiri Arben Deva Viktor Jani Ervin Bushati Nuk ka Genti Gazheli Naim Asllani Dashamir Hado Gjovalin Kadeli Ndërkohë zgjedhjet brenda strukturave të PS në bashkinë e Tiranës do të shtyhen dhe për tre muaj të tjerë. Një vendim të tillë e ka komunikuar dy ditë më parë vetë kryetari i PS, Edi Rama, në takimin konfidencial me asablenë së kësaj par-

tie në kryeqytet. Pasi kanë përfunduar zgjedhjet për krytetar të bashkive dhe komunave në gati mbi 90 përqind në të gjithë vendin, përpara kongresit të 5 nëntorit, kishte mbetur vetëm Tirana për të zgjedhur krerët e strukturave të PS, proces që duhej të përfundonte brenda muajit nëntor. Por poblematika e vënë re gjatë zgjedhjeve të delegatëve të kongresit të 5 nëntorit, si dhe kontestimet në lidhje me këtë proces në disa njësi bashkiake, ka detyruar Ramën që të kërkojë dhe të vendosë shtyrjen e zgjedhjes së drejtuesve të këtyre strukturave për tre muaj të tjerë, në mënyrë që situata të qetësohet brenda partisë. Pritet që ky proces të nisë në janar të vitit të ardhshëm.

Debati në Grup

Rama e Ruçi: Shpejtoni për ligjet me 3/5

TIRANE

M

bledhja e grupit parlamentar të socialistëve nuk ka kaluar pa debate ditën e djeshme. Shkak për këtë debat kanë qënë miratimi i ligjeve me shumicën e cilësuar prej 84 votash, për të cilët është rënë dakord me Partinë Demokratike, në kuadër të konsensusit të arritur në konferencën e kryetarëve, vetëm dy ditë më parë. Ka qënë kreu i komisionit të Ligjeve brenda PS dhe nënkryetar i komisionit parlamentar të Ligjeve, Fatmir Xhafaj ai që ka kërkuar më shumë kohë për t'i shqyrtuar, diskutuar dhe më pas për të dhënë votën e tyre për këto ligje shumë të rëndësishme, debati për të cilët ka qënë i fortë.

"Ligjet me shumicën e cilësuar prej 3/5 nuk duhet të miratohen aq shpejt sa ç'është rënë dakord, por ato duhet të kenë kohën e duhur për t'u debatuar, diskutuar dhe përmirësuar",

mësohet të ketë deklaruar Xhafaj në mbledhjen e grupit parlamentar. Ai është mbështetur nga anëtarët e komisionit të ligjeve, në këtë kërkesë të tij. Ka reaguar menjëherë kreu i grupit Ruçi, i cili është shprehur se "kohën e keni në dizpozicion, miratojini dhe në seancën e parë të kalojnë në Kuvend". Njëherësh dhe kreu i PS, Rama, nuk ka munguar të shprehet se "ka kohë që u është kërkuar kryetarëve të komisioneve që t'i kenë gati të gjitha propozimet, për t'i diskutuar dhe miratuar më pas, por asnjë nuk e ka bërë". Në Grupin e PS është kërkuar që të vijohet me propozimet për ligjet me shumicë të cilësuar, tre prej të cilëve, Kodi hekurudhor, ajror dhe ai detar janë miratuar në

komisionin e veprimtarive prodhuese. Por që nuk ka qënë i njejti konsensus për këto ligje në Komisionin e Ligjeve. Ka qënë nënkryetari i këtij komisioni, deputeti socialist Xhafaj ai që ka kërkuar që për çdo ligj të ketë një relator, gjë që është kundërshtuar nga Rusmali. Njëherësh në mbledhjen e grupit të PS, Rama ka propozuar publikisht ngritjen e një komisioni ad-hoc, për shqyrtimin dhe seleksionimin e kandidaturave për Avokatin e Popullit. Por nuk ka munguar të sulmojë dhe përdorimin nga ana e kryeministrit Berisha të drejtësisë, e cila sipas kreut të PS po rëndon me gjoba deputetët e PS, duke tentuar që të mbyllin gojën e opozitës, gjoba që ai i ka cilësuar si "mafioze".


E mërkurë, 16 nëntor 2011

5

POLITIKE KOLLTUKU

KORNIZA

Kolltuqet e bardhë, të njëjtë

Video, piktura e njëjtë

Një detaj tjetër që tregon që videot janë bërë në të njëjtën kohë dhe në të njëjtët ditë janë edhe kolltukë. Ashtu sikurse bëhet e qartë në videon e Ilir Metës së regjistruar në mars 2010, edhe në videon e Fahri Balliut, po në të njëjtën kohë, janë të njëjtat kolltuqe me ngjyrë të bardhë ku janë përgjuar personat që kanë hyrë në zyrën e ministrit

Videot e regjistruara janë të njëjta. Kjo vërtetohet edhe nga zyra e ish ministrit Prifti. Në foton që po shihni, piktura e vendosur mbi personin e përgjuar, është e njëjta, si në videon e përgjuar me Ilir Metën, ashtu edhe në videon e përgjuar me botuesin Fahri Balliu. Dhe siç duket, këndi i vendosjes së video përgjuesit është i njëjtë

EKSKLUZIVE/Pas video skandalit Meta-Prifti, del në dritë një tjetër video përgjim

TIRANE

vijon nga faqja 1 ...Ish ministri Dritan Prifti duke mbajtur në dorë telefonin, është duke folur me botuesin Fahri Balliu dhe i thotë këtij të fundit se kjo është një punë që bëhet me tender. Dhe sipas ish ministrit, nëse firma ruse do të marrë pjesë në këtë procedurë, atëherë do të duhet të hyjë në tender si të gjitha kompanitë e tjera për çështjen e rafinerisë . Por nuk ndalet me këtë kërkesë Fahri Balliu përballë ish ministrit të Energjetikës Dritan Prifti. Në kërkesën e tij të dytë ndërhyn për minierën e bakrit në Rehovë që është në qarkun e Korçës. Ai kërkon që kjo minierë ti jepet një firme turke që e ka kërkuar dhe për këtë, Fahri Balliut i ka ndërhyrë baxhanaku i tij që është ambasador në Turqi. Biseda prej 7 minutash është "sjellë" vërdallë vetëm tek këto dy tema. Sikurse është e qartë nga ajo që duket nga fotot që po publikohen sot në Shqiptarja.com dhe videot që disponon gazeta video është rregjistruar në të njëjtën zyrë, ku është regjistruar edhe video Meta - Prifti, por edhe Fahri Balliu është vendosur në të njëjtin pozicion, ku në videon e marsit 2010 ishte ulur edhe ish zv,kryeministri Ilir Meta.

Përgjimet e Dritan Priftit del video me Fahri Balliun Botuesi i kërkon ish-ministrit favore për tenderin e skrapit në rafinerinë e Cërrikut

?

PERGJIGJE

Çfarë ka ndodhur?

Çfarë shihet në video?

Çfarë ka kërkuar Balliu?

Si përfundoi videoja?

Në 1 mars të vitit 2010, botuesi Fahri Balliu, i njohur për lidhjet e tij me kryeministrin Sali Berisha, ka shkuar në zyrën e ministrit të energjetikës për të kërkuar favore ndaj këtij të fundit për dy firma, një firmë turke dhe një firmë ruse duke ofruar edhe rryshfet. Ashtu sikurse duket qartë edhe nga fotot që sot disponon Shqiptarja.com, duke përfshirë aty edhe datën e saktë të regjistrimit, por edhe koha dhe minutazhi, vihet re Fahri Balliu i ulur në kolltukun e madh në zyrën e ministrit, dhe pak nga ana tjetër edhe Dritan Prifti i cili mban celular në dorë. Zëri në video është i dallueshëm.

DEBATET

Që ka pasur një video të dytë që ka rënë në duart e ekspertëve të prokurorisë, ky fakt është përmendur menjëherë pas videos Meta- Prifti. Kjo sepse, që atëherë u tha se në laptop -in që ish ministri dorëzoi për organet e hetimit, kishte edhe disa video të tjera, një ndër të cilat, dhe për të cilën prokuroria kërkoi edhe heqjen e imunitetit të Deputetit Dritan Prifti, ishte regjistrimi i ish ministrit me ish zv.ministrin, ndërkohë që ky i fundit i ofronte para. E ndërsa hetimet për këtë çështje vazhdonin dhe Prifti bëri edhe deponimet e tij në Prokurori, në qarqet e hetuesve u fol edhe për videon e tretë ku është regjistruar Fahri Balliu. Deri tani, nuk ishte dhënë asnjë provë për ekzistencën e kësaj video, deri në momentin kur Shqiptarja.com arrin ta disponojë atë ndërkohë që për lexuesit e saj nxjerr në një film disa nga minutazhet e këtij regjistrimi. Çka do të thotë që në arkivat e prokurorisë do të dalin të tjera fakte dhe të dhëna se si njerëz të ndryshëm,

PYETJE

Video përgjimi Meta-Prifti

VENDIMI

Gjykata e Lartë, rrëzoi videon Meta-Prifti

N

jë ndër arsyet që në publik nuk ka dalë deri tani me zë dhe me figurë, video e dytë që përflitej se ekzistonte në laptopin e përgjimit, është pritja e një vendimi të gjykatës së Lartë për videoregjistrimin Meta-Prifti, e bërë gjithashtu në mars të vitit të kaluar, ndërkohë që sipas asaj që bëhej e qartë në video, ish zv.kryeministri i kërkonte zbatimin e disa detyrave dhe aferave për ministrin, duke filluar nga punësimet, e deri tek rryshfeti. Megjithatë, pas më shumë se një viti hetimesh nga prokuria apo edhe dokumente të dhëna nga ekspertët, rezulton se video e përgjuar nuk është autentike, por është e montuar dhe jo origjinale.

shumë afër pushtetit, kanë shfrytëzuar pozicionet e tyre për përfitime personale. Fahri Balliu gjatë gjithë videos duket

Botuesi i gazetës 55 Fahri Balliu i ka premtuar rryshfet ministrit duke kërkuar dy favore: e para për një kompani ruse, që ofronte qindra mijëra euro për ministrin, për të marrë pjesë në një tender skrapi në rafinerinë e Cërrikut. Dhe po në të njëjtën bisedë, kërkon që një kompani turke të marrë minierën e Rehovës në Korçë dhe për këtë kishte hyrë mik baxhanaku i tij që gjendej në Turqi. Deri tani, këtë video e kanë në dorë hetuesit të cilët kanë pasur laptopin e ish ministrit Prifti, por edhe ekspertët, që kohët e fundit ekspertuan videon Meta-Prifti. Pavarësisht se është në duart e këtyre njerëzve, nuk dihet se cili do të jetë fati i kësaj video, e cila ka ngjallur shumë kureshtje tek njerëzit që pas daljes së videos së parë

shumë i kujdesshëm, duke mos dashur të përmendë emra, por që të kuptohej pse bëhej fjalë. Ndërkaq, zbërthimin e vetë

kësaj video, ish ministri Dritan Prifti, e ka bërë publike edhe disa kohë më parë në intervistat e tij dhënë për median.

Në Foto: Botuesi Fahri Balliu në zyrën e ish-ministrit Dritan Prifti, i përgjuar në datën 1 mars 2010, në foto me sekuenca të ndryshme kohore, duke kërkuar favore për një kompani ruse dhe për një kompani turke


6

E mërkurë, 16 nëntor 2011

POLITIKE KREDITË E BANKAVE

RREGJISTRIMI I TOKËS

"Ndërkohë që sistemet bankare në përgjithësi duken të jenë rezistente, me likuiditet të lartë dhe amortizatorë të rëndësishëm kapitalë, rreziqet ekzistuese të kredisë dhe financimit po zmadhohen, të shtyra kryesisht nga zhvillimet negative në BE, barra e kredive me probleme nga bankat në shumë vende të SEE6 dhe rritja ekonomike në ngadalësim" paralajmëron BB.

Shqipëria ka bërë regjistrimin e pasurisë më të lehtë duke vendosur një afat kohor për regjistrimin e tokës për të regjistruar një titull. Nga ana tjetër, marrja me lejet e ndërtimit u bë më e vështirë, sepse autoriteti kryesor përgjegjës për lëshimin e lejeve të ndërtimit nuk është takuar që nga prilli 2009.

Banka Botërore publikon raportin e zymtë për ekonominë

BB: Borxhi i rrezikshëm S'ka rritje ekonomike Nivelet e borxhit qeveritar në rajon mbeten poshtë 50 për qind të PBB-së, me përjashtim të Shqipërisë Lajmi Shqipëria është vendi me treguesit më të p ë r k e q ë s u a r ekonomikë në mes gjashtë vendeve të Europës Juglindore, tha Banka Botërore dje në raportin e publikuar. Vendi ynë është "kampion" për borxhin publik,që është më I larti dhe për rritjen më të ulët ekonomike.

TIRANE

ARBEN RROZHANI

B

orxhi publik i Sh qipërisë është afër zonës së rriskut, si asnjë vend tjetër në Europën Juglindore, ndërsa rritja ekonomike e saj do të jetë më e ulëta mes vendeve të përfshira në raportin e Bankës Botërore që u bë public dje. Sipas raportit për zhvillimet ekonomike në 6-të vendet e Europës Juglindore, Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, IRJ e Maqedonisë, Mali i Zi dhe Serbia, Shqipëria është vendi që rrezikohet nga borxhi publik, duke qenë shumë pranë zonës së rrezikut, sepse aktualisht ai llogaritet në 59. 6 për qind, ndërsa deficiti buxhetor është rreth 4 për qind. Kryeekonomisti i Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor, Ron Hud, u shpreh nga Beogradi, se "parashikimet tona për rritjen ekonomike në këtë rajon janë prej 2.5 për qind në vitin 2011 dhe 2.1 për qind në 2012". Me përjashtim të Shqipërisë, nivelet e borxhit qeveritar në rajon mbeten poshtë 50 për qind të PBB-së. Sipas të dhënave të paraqitura nga BB, Borxhi, si përqindje e PBB në Shqipëri është 58.2, më e larta në rajon, pasuar nga Mali I Zi me 51.3, kur mesatarja e rajonit është 38,4, ndërsa ajo e eurozonës është 47.1. Shqipëria është në krye edhe për borxhin, si përqindje e të ardhurave me 219.7,

SHIFRAT

kur shifrën më të lartë e ka pas saj Mali i Zi me 121.9, ndërsa mesatarja e rajonit është 111.4 dhe ajo e EU10 është 124,8. Po kështu Shqipëria ka treguesin më të keq për mesataren e

shpenzimeve për interesin, me 3.4 për qind të PBB-së, kur në vendet e rajonit ai është afërsisht 1 për qind e PBB-në. Banka Botërore paralajmëroi se ngritja e shpejtë e borxhit bru-

to të jashtëm dhe qeveritar ndaj GDP nga viti 2008 në vitin 2010 kryesisht i atribuohet huamarrjes së qeverisë që synon financimin e deficiteve fiskale të përdorura për të zbutur efektet

e krizës. Nga vendet e Europës Juglondore, borxhi total në Malin e Zi dhe Serbi është mbi mesataren e rajonit, ndërkohë që Shqipëria ka borxhin më të madh publik si përqindje e GDP. Një muaj më parë, ndërsa fliste para deputetëve të PDsë, Berisha shprehej se: "Ne gjetëm një borxh 72 për qind të prodhimit të brendshëm. Ne erdhëm në pushtet, kur kreditë, huatë përdoreshin për të paguar rroga dhe pensione. Ne, në sajë të reformave ekonomike dhe funksionimit të tyre, ia kemi dalë që, duke ulur borxhin nën 60 përqind, duke mbajtur një deficit buxhetor të standardeve më të mira të vendeve të Bashkimit Europian".

Krahasimi i shifrave

Rritja ekonomike, edhe BB rrëzon euforinë "Berisha" S

ipas raportit, me fillimin e krizës së vitit 2009, kërkesa vendase pësoi një tkurrje dhe eksportet neto u shndërruan në të vetmin burim të rritjes ekonomike. Shqipëria dhe Kosova e shmangën recensionin, ndërsa Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë përjetoi një ngadalësim modest të rritjes ekonomike, kurse Mali i Zi, Serbia dhe Bosn-

BERZH

je- Hercegovina përjetuan një recesion të fortë. Sipas BB rritja ekonomike do të jetë ndoshta 2 për qind. Sipas vlerësimeve të saj rritja ekonomike e Shqipërisë është vlerësuar të jetë 3 për qind në 2011 dhe vetëm 2 për qind në 2012. Kjo do të jetë rritja më e ulët pas Bosnje-Hercegovinës me 1 për qind dhe më e ulët se Maqedonia (2.5 për qind(dhe Serbia (3 për qind). Por

BODE

Banka Botërore thekson se edhe këto parashikime modeste për rritjen ekonomike kanë në bazë të tyre supozimin që liderët evropianë janë në gjendje ta zgjidhin krizën duke shmangur një falimentim të ç'rregullt dhe përhapjen e saj, por në rast se hartuesit e politikave dështojnë dhe kriza përkeqësohet, performanca e vendeve, pra edhe e Shqipërisë mund të jetë edhe më negative.

BERISHA

FMN

Në 2012 vetëm Rritja në 2012, Në 2011, rritja Rritja 1-1.5 për 1 për qind 4.3 për qind 5 për qind qind në 2012 Në 17 tetor BERZH tha se rritja ekonomike e Shqipërisë do jetë 1.9 për qind, kurse vitin e ardhshëm 1.0 për qind. Sipas BERZH, shkak për këtë ulje të parashikimit është bërë kriza greke që po prek ndjeshëm ekonominë shqiptare.

Ministri i Financave Ridvan Bode, parashikohet që rritja ekonomike për vitin e ardhshëm të jetë në masën 4.3 për qind e PBB, ndërsa sipas tij rritja ekonomike në fund të vitit 2011 parashikohet të jetë 4 për qind".

Përkundër qëndrimit të Fondit Monetar Ndërkombëtar për rritjen ekonomike te parashikuar në 3.5 për qind, kryeministri Berisha dekalroi gati një muaj më parë në Lushnje se ajo do të ishte 5 për qind për vitin 2011.

"Ne parashikojmë një rritje prej më pak se 2 përqind në 2011 dhe 1 deri në 1.5 përqind në 2012. Pra këto janë efekte reale që po përcillen nga ekonomitë kryesore evropiane tek ekonomitë e reja dhe partnerët e tyre tregtarë"

?

PYETJE PERGJIGJE

Çfarë parashikon Banka Botërore për Ekonomitë e Evropës Juglindore në vitet 2011-2012, pra edhe për Shqipërinë? Parashikimet për rritjen ekonomike në këtë rajon janë prej 2.5 për qind në vitin 2011 dhe 2.1 për qind në 2012, megjithatë, edhe këto parashikime rritjeje modeste supozojnë që kriza e Eurozonës të zgjidhet në mënyrë të rregullt.

Çfarë do të ndodhë nëse kriza në Eurozonë do të përkeqësohet?

Nëse kriza do të përkeqësohet, rritja ekonomike mund të jetë shumë më e keqe dhe do të ndikojnë ekonomi nëpërmjet tregtisë, investimeve të huaja të drejtpërdrejta, bankave të huaja dhe remitancave.

Çfarë lidhjesh ka ekonomia e Shqipërisë me eurozonën?

Tregtia me BE është një shtysë kryesore e eksporteve dhe rritjes së përgjithshme ekonomike. Gjithashtu, vendet e Eurozonës paraqesin një burim të rëndësishëm të remitancave, veçanërisht për Shqipërinë,që ka mbi 1 milionë emigrantë jashtë.


E mërkurë, 16 nëntor 2011

7

POLITIKE DËSHTIMI I PRIVATIZIMIT

REAGIMI I RAMËS

Shqipëria nisi një program gjithëpërfshirës privatizimesh në vitin 2011, me qëllim shitjen e afërsisht 1,300 ndërmarrjeve shtetërore, si edhe forcoi ligjin për konkurrencën, por shitja e disa kompanive kryesore (në fushën e naftës, sigurimeve) ka ngecur në vend numëro. Po kështu në Shqipëri dhe në Mal të Zi janë dhënë një numër koncesionesh me qëllim zgjerimin e hidrocentraleve. Ato mbeten ende për t'u zhvilluar në projekte konkrete.

Kreu i opozitës Edi Rama reagoi në faqen e tij të "Twitter" pas raportit të paraqitur nga Banka Botërore në Shqipëri, e cila e përcaktonte vendin tonë me nivelin më të lartë të borxhit në rajon. Rama është shprehur se financat shqiptare janë në fije të perit. "Edhe Banka Botërore tha diçka nga çka ne kemi kohë që themi. Por troç: Financat shqiptare janë në fije të perit"-shkruan ai.

Intervista/ Paralajmërimi i ish-guvernatorit Cani Lajmi Ish-guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Shkëlqim Cani paralajmëroi për dy vite të vështira në ekonominë shqiptare dhe u bëri thirrje autoriteteve drejtuese të Bankës Qendrore që të marrin masa paraprake, me qëllim që kriza të mos rrënojë përfundimisht vendin.

TIRANE

ARBEN RROZHANI

Programi i PS

Taksa progresive, komuniste? E përdor gjithë bota

TIRANE

S

hkëlqim Cani ishte njëri prej anëtarëve të grupit të punës në PS për ndryshimin e programit, ndryshime dhe propozime që u prezantuan në kongresin e fundit nga Edi Rama. Mëse 10 ditë pas publikimit të programit të ri ekonomik, Cani shprehet që nga shpallja e programit nga Kryetati i PS e deri më sot ka dëgjuar e ndjekur, mjaft vlerësime, opinione, kritika, argumentime, debate, sharje e ofendime për të. "Si pjesëtar i grupit të punës e kam pak të vështirë të vlerësoj një punë edhe timen, por po shfrytëzoj rastin për t'i falenderuar të gjithë (përvecc sharlatanëve) për këndvështrimet e tyre edhe kur janë të kundërta. Duhet të jemi të ndërgjegjshëm që ky program u konsiderua si një proces në evoluim dhe kushdo nga ne duhet të mbajë shënim racionalen e mendimit të dhënë nga kushdo, na pëlqen ose jo si i tërë. "Frutin e mirë e gjuan kushdo", thotë pop-

ulli - kështu do ta shihja unë këtë progam"-thotë ai. Ai iu përgjigj edhe kritikave, veccanërisht nga kryeministri Berisha, për rivendosjen e taksës progresive, duke e atiketuaratë si "taksë komuniste". "Meqë i madh e i vogël në Shqipëri e di që taksa progresive përdoret në mbi 80 për qind të botës, po kështu e kupton që dhe kjo "kritikë" nuk është tjetër vecse një shaka e radhës, si ato që pas ca kohësh ai do të thotë që nuk e ka patur me gjithë mend"thotë Cani.

Z.Cani si do ta komentonit procesin e zgjedhjeve në Bankën e Shqipërisë? Qeveria dhe në këtë rast ka vepruar me shumë vonesë, duke kryer veprimet tej limiteve ligjore normale, sikur të mos dihej prej muajsh që mandatit të anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës dhe Guvernatorit u vinte fundi. Por duket qartë që kjo është konsiderata e Qeverisë për këtë institucion kaq të rëndësishëm të vendit (se mos ndonjë konsideratë më e mirë dhe për institucione të tjera). Z.Fullani ka shumë gjasa të jetë sërish guvernator. Si do ta vlerësonit një mandat tjetër 7-vjeccar? Nëse do të jetë përsëri guvernator, unë, ju dhe cilido shqiptar,së pari, për cështje etike do të duhej ta uronte për realizim të suksesshëm të detyrave të Bankës së Shqipërisë, në të mirë të interesave të vendit. Mendimi dhe vlerësimi im nuk lidhet fare me individin Fullani, pasi është krejt jashtë interesit personal, por gjithcka lidhet me punën dhe veprimtarinë e guvernatorit të Bankës së Shqipërisë. Duke qenë mandati i dytë, shpresoj që së paku këtë radhë, duke mos qenë më nën presionin e rizgjedhjes, të ketë guximin për të përmbushur detyrën sipas ligjit. Z.Fullani është kritikuar për politika bankare afër dhe në mbrojtje të qeverisë. Sa e ka kryer z.guvernator detyrën që ka sipas mandatit? Pyetja juaj adresohet për guvernatorin dhe jo për institucionin e Bankës së Shqipërisë, pasi sidomos këto vitet e fundit ka patur një shkëputje midis tyre. Stafi teknik i Bankës ka tentuar të ruajë pavarësinë, por nuk ka mundur të përballojë imponimin e

Dy vitet e ardhshme të këqija për ekonominë

Borxhi? Më përgjegjëse ligjërisht Banka e Shqipërisë sesa Qeveria

Shkëlqim Cani guvernatorit dhe të disa anëtarëve të Këshillit, që kanë parë më shumë interesat personale dhe i janë servilosur qeverisë se sa të ruanin pavarësinë e institucionit. Jam i të njëjtit mendim me konstatimin dhe kritikën që ju përmendni. Banka e Shqipërisë, kryesisht për gabime e faje të guvernatorit, në këto vitet e fundit ka treguar në shumë raste paaftësi profesionale, veprime të vonuara, kur i kërkohet të paraprijë, politika monetare në jo pak raste me gabime në masat e marra, Banka e Shqipërisë ka humbur mendimin e pavarur shpesh dhe ka vepruar në dëm të interesave të ekonomisë, për të mbështetur pa të drejtë politika të gabuara të Qeverisë. Është më përgjegjëse ligjërisht Banka e Shqipërisë sesa Qeveria, sipas gjykimit tim, që Shqipëria ka arritur në këtë nivel borxhi. Guvernatori dhe Këshilli në vend që ta ndalonin në kohë avancimin e

borxhit sillen si qytetarët e thjeshtë dhe konstatojnë "pas pilafit" që borxhi qënkërka i lartë(?!!). Në listën e anëtarëve të Këshillit Mbikqyrës bie në sy se opozita është pakicë shumë e vogël dhe pozita ka shumicën dërrmuese. Si do të ndikojë kjo në vendimet e tij? Në fakt kryesorja është që Këshilli i ri Mbikqyrës të kuptojë mirë dhe sidomos të shpresojmë, e urojmë, që të zbatojë me rigorozitet kërkesat e nenit të parë të ligjit për Bankën e Shqipërisë dhe të veprojë krejt i pavarur nga Qeveria. Meqë më jepet rasti po e citoj kërkesën e ligjit: "Banka e Shqipërisë, brenda kompetencave të përcaktuara në këtë ligj, është e pavarur nga çdo pushtet tjetër për realizimin e objektivit kryesor të veprimtarisë së saj, si dhe në ushtrimin e detyrave të ngarkuara. Çdo subjekt është i detyruar të respektojë pavar-

ësinë e Bankës së Shqipërisë, të mos kërkojë të influencojë te ndonjë anëtar i Këshillit Mbikëqyrës për të cënuar detyrimet e tij ndaj Bankës së Shqipërisë, si dhe të mos ndërhyjë në veprimtaritë e Bankës së Shqipërisë". Personalisht jam i shqetësuar nga pafuqishmëria e drejtuesve të Partisë Socialiste për të realizuar një kompromis minimal dhe të arsyeshëm do ta quaja, për të marrë të drejtën që të propozonte jo një, por tre ekspertë. Besoj kushdo e kupton që edhe dy eksperte të tjera të shquara në fushën e ekonomisë në nivelin e znj. Ermelinda Meksi do të ishin krenari për Këshillin e Bankës së Shqipërisë, por dhe në të mirë të ekonomisë dhe për vendime të balancuara e profesionale nga Banka e Shqipërisë. Jemi përpara faktit që ky kompromis nuk u arrit dhe jam i shqetësuar se kjo do të ndikojë në pavarësinë e Bankës së Shqipërisë, në cilësi më të ulët të këtij institucioni dhe pse jo, qëllimi duket që Qeveria kërkon ta keqpërdorë Bankën. Kohë jo fort të mira e presin ekonominë shqiptare, së paku në dy vitet që vijnë. Do të jetë jo e largët dita, por fatkeqësisht tepër vonë, kur Kryeministri, Qeveria dhe mazhoranca do të kuptojnë gabimet që po bëjnë me ekonominë dhe që e kanë trajtuar një institucion të rëndësishëm për ekonominë thjesht si trofe që i falet ndonjë individi për "shërbime të zellshme" ndaj Qeverisë. Ca më shumë, nuk do dëshiroja të mendoja që veprimet e sotme kryhen me psikologjinë "mbas meje le të bëhet hataja".


8

E mërkurë, 16 nëntor

AKTUALITET ARRESTOHET HAJDUTI I MAKINAVE

THEU BANESËN PËR TË VJEDHUR

Arrestohet i treti i grupit të vjedhjeve të automjeteve të shtrenjta në Tiranë. Pas prangosjes së dy autorëve të parë Gerald Poda, 20 vjec, dhe Jonian Haxhi, 19 vjec, pritej dhe prangosja e autorit të tretë. Forcat e Komisariatit të Policisë Nr.2 në Tiranë arrestuan pranë Fakultetit të Inxhinierisë Ndërtimit Donald Mullamucin, 20 vjeç, lindur në Sarandë dhe banues në Tiranë. Mallamuci, dyshohet se tek blloku "Vasil Shanto", ka vjedhur pasqyrat e mjetit tip "Benz", me targa të huaja FG/FB 760.

Pamundësia për të vjedhur sende dhe para e ka bërë 21 vjeçarin Shkëlzen Kaja që të manovrojë duke thyer një banesë në Kavajë me qëllim plaçkitjen e saj. Sapo ka hyrë hajduti mori një telefon, një varëse flori si dhe një sasi parash prej 20 mijë lekësh. 21 vjeçari u largua me shpejtësi, pasi është ndier nga banorët e shtëpisë, pas thyerjes së xhamave. Të dëmtuarit kanë kryer një denoncim në policinë e Kavajës, ndërsa këta të fundit kanë bërë të mundur kapjen e autorit.

Klandestinët ndiqnin linjën Turqi-Selanik-Tiranë. Shoferi:"Nuk kam djeni për ta"

Ja si u fshehën 11 kurdët në kamionin me televizorë Lajmi Destinacioni

11 kurdë dyshohet të kenë hipur në një kamion në Selanik, për të kaluar më pas drejt Italisë. Klandestinët janë zbuluar në pikën doganore në Tiranë. Aktualisht dushimet hidhen se kurdët kanë zbërthyer litarët e kamionit për të hyrë. Policia ka ndaluar shoferin turk ndërsa priten hetime të tjera për zbardhjen e ngjrjes.

TIRANE

BESMIRA Muçaj

N

dalohen 11 klandestinë kur dë që transportoheshin ndëpërmjet një kamioni të mbushur me televizorë dhe pajise elektronike. Kamioni ku u kapën 11 klandestinët kurdë ndiqte linjën Turqi-Greqi-Shqipëri, ndërsa mendohet se destinacioni final ishte shteti Italian. Klandestinët janë ndaluar në orët e para të ditës së djeshme në pikën e doganës në kryeqytet, ndërsa në pranga ka rënë shoferi turk që kishte në drejtim automjetin. I akuzuari ka deklaruar dje para Inspektorëve të AntiTrafiqeve se nuk ka pasur djeni për ta, madje është habitur kur pa 11 persona në automjet. Sipas de-

Kamioni i përkiste një kompanie turke, e cila ishte konfliktuar me një kompani shqipëtare lidhur me shitjen e televizorëve. Pas zbarkimit të mallit në vendin tonë destinacioni final ishte Italia.

POLICIA

Kamioni ku u ishin të fshehur 11 kurdët SKEMA

NGJARJA

Deklarata e shoferit: S’kam djeni për kurdët I pyetur se si 11 klandestinët kurdë kishin përfunduar në kamionin që drejtonte ai, shoferi turk i është përgjigjur shkurt: "S'kam djeni për ta. Nuk di si kanë përfunduar në kamionin tim. -Unë kam ndaluar në Selanik dhe mendoj mos kanë hipur gjatë momentit kur unë isha duke pushuar ose gjatë kohës që jam nisur nga Turqia. Jam habitur kur i pashë që ishin në kamion gjatë ndalimit që bëra në doganë.Unë jam punonjës si shofer për një firmë turke e cila ka synim vetëm shitjen e televizorëve. Pas përfundimit të deklaratës së tij policia i bëri me dije se ai do të vijojë të qëndrojë i izoluar deri në momentin që do të zbardhet e vërteta e ngjarjes. klaratës së tij thuhet se pas funizimit me televizorë dhe mjete elektronike është nisur nga Turqia për

kohës që ai kishte ndaluar automjetin në Selanik për të pushuar. Policia tha se 11 klandestinët Kurdë dyshohet të kenë hipur nga ana e majtë të mjetit, pasi kanë çarë rripin, i cili lidhte tendën e kamionit. Gjatë kohës që kryeheshin këto veprime disa prej tyre kanë marrë kapse për të bërë të mundur lidhjen e tendës së kamionit që kishin përdorur për të hyrë. Pasi kanë hipur të 11-të ata janë sistemuar sipër televizorëve, madje gjatë kontrollit të kryer në pikën doganore ata janë gjetur në mes të kamionit. "Surpriza" që iu bë shoferit, i kushtoi ndalimin nga ana e policisë, ndërsa priten të kryen hetime të tjera për të zbardhur të vërtëtën e plotë të trafikimit të kurdëve.

në Selanik. Aty ka ndaluar. Pikërisht në këtë vend dyshohet se kanë hipur 11 kurdët.

Automjeti i ngarkuar me pajisje elektoronike dhe televizorë është nisur nga Turqia duke ndjekur linjën Turqi-Selanik-Tiranë. Pas shkakrimit të mallrave në kryeqytet shoferi turk kishte si destinacion Italinë. Gjatë deklarimeve të tij në polici mësohet se mallrat i përkisnin një kompanie turke, madje ai vijoi se kishin pasur me kontradita të shumta me një nga kompanitë shqiptare lidhur me shitjen e televizorëve. Gjatë hetimeve të kryera nga Inspektorët e Anti-Trafiqeve në Drejtorinë e Policisë së Tiranës bëhët me dije dhe skema se si kurtët mund të kenë përfunduar në kamionin me mallra elektronike. Një nga hipotezat dhe dyshimet e hedhura nga vetë shoferi i mjetit është se kurdët mund të kënë hipur në kamion gjatë

Ndalimi i mjetit që ishte furnizuar me televizorë dhe mjete të tjera elektronike u bë pikërisht në doganë rreth orës 10:30 të ditës së djeshme. Polica tha se nuk kishin ndonjë informacion të detajuar lidhur me 11 kurdët klandestinë, por ata janë zbuluar gjatë kontrollit të kamionit. Aktualisht po vijon puna e tyre hetimore lidhur me zbardhjen e plotë të skemës se si ata përfunduan brenda në kamion. Në pranga ka përfunduar shoferi turk,i cili ka ngritur pretendimet se nuk kishte djeni lidhur me personat në fjalë. Shoferi është marrë në pyteje nga specialistët e trafiqeve, ku ka dëshmuar gjithë rrugën që kishte ndjekur për të ardhur deri në Tiranë. Kamioni mbante targat 35 ZP 202. Burimet policore të kryeqytetit thanë se 11 klandestinët po mbahen të izoluar ndërsa më pas do të transportohen sërisht drejt Turqisë.

Ngacmimi

Arrestohet autori që plagosi fqinjin duke e lënë në koma

P

TIRANE

olica arreston autorin që plagosi fqin jin e tij duke e lënë në gjendje koma. Shkak për këtë debat është bërë një ngacmim që i dëmtuari ka bërë ndaj bashkëshortës së autorit. Kapja e Skënder Bajramit 38 vjeç është kryer ditën e djeshme në orët e vona të mbrëmjës. Inspektorët e Hetimit dhe Parandalimit të Krimit thanë se autori rezultonte në kërkim pas ngjarjes së ndodhur dy ditë më parë, dhe gjetja e tij është mundë-

suar tek disa të afërm. Pas sherrit të ndodhur mes fqinjëve i dëmtuari është dërguar menjëhërë drejt Spitalit Ushtarak në kryeqytet, ndërsa mësohet se mbahet në gjendje kome. Ndërkaq policia nisi menjëhërë punën për kapjen e autorit, i cili fillimisht u largua në drejtim të paditur për t'iu fshehur policisë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur dy ditë më parë në mesditë në rrugën "Fuat Toptani" në Tiranë pranë zonës së "Vilave Gjermane". Konflikti ka lindur nga disa ngac-

mime të shpeshta që i dëmtuari S. Biçaku i ka bërë gruas së autorit të ngjarjes. Sapo është informuar me këtë fakt Skënder Bajrami ka thirrur fqinjin e tij, të cilin e njihte që në Librazhd, për ta ballafaquar. Panvarësisht se kjo është është mohuar nga ana e të dëmtuarit, Bajrami ka filluar ta godasë me grushte duke e lënë në tokë pandjenja. Materialet hetimore i kaluan më pas Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për konsumim të veprës penale të plagosjes së rendë me dashje.


E mërkurë, 16 nëntor

9

AKTUALITET EKSTRADOHET SHFRYTËZUESI I TË MITURAVE

KAPET GREKU ME DROGË NË MAKINË

Një 31 vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është ekstraduar dje nga Interpoli. Florian Nasufi ishte dënuar në vitin 2002 nga Gjykata e Elbasanit me 14 vjet burg, për kryerjen e veprës penale të "Shfrytëzimit të prostitucionit në rrethana rënduese dhe marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitur". Policia bëri të ditur se nga hetimet e kryera është provuar se Nasufi në bashkëpunim me të tjerë, në shtator 1999, ka tentuar të përdhunojë dhe të shfrytëzojë për prostitucion një të mitur.

Një shtetas grek i quajtur Jordanis Panajotis Savvoulidis, 23 vjeç është kapur me një sasi prej 34 kg drogë në portin e Vlorës. Policia tha se është identifikuar automjeti tip autoveturë e markës KIA "Shuma" me targa greke YHZ 6400 dhe më pas i drejtuesit të këtij mjeti, me të cilin dyshohej se do të trafikohej lënda narkotike. Droga u gjet brenda në automjet në pjesën e prapakolpit, në pjesën e bagazhit dhe në veshjet e brendshme të dyerve të tapicerisë ishin fshehur 242 pako me lëndë të dyshuar narkotike e presuar.

Ngjarja ndodhi në orën 1 9:00 në rezidencën ku ajo qëndronte tek Komuna e Parisit 19

Vetëvritet e deklaruara shenjtore Eleonora u gjend në banesën e saj nga e bija. Kishte lënë një letër: "Më mirë vras vetën sesa të jap tokën e shenjtë, më fal o nënë". Kishte humbur gjyqin për pronën 1 ha në Tiranë

TIRANE

BESMIRA Muçaj

Lajmi Vetëvritet me armë zjarri e vetëshpallura shenjëtore Eleonora. Ngjarja ndodhi në orët e mbasdites së djeshme, ndërsa dyshohet se shkak ka qenë humbja e pronësisë së tokave që ajo pretendonte.

V

ret veten me pistoletë e vetëshpallura Shenjë torja Eleonora ndërsa shkak dyshohet të ketë qenë humbja e pronave nga proçesi gjyqësor. Vajza e Eleonorës ka gjendur trupin e pajetë të nënës së saj, pikërisht në dhomën e gjumit. Ngjarja e rëndë është shënuar në rrugën "Komuna e Parisit" në orën 19:00 të ditës së djeshme. Para vetëvrasjes me armë zjarri Eleonora ka lënë një leter drejtuar zotit si dhe nënës së saj. Citati është hapur me disa fjalë anglisht, Hi dear God, e ndërsa më pas ka vijuar pjesa tjetër në shqip, "Më mirë vras vetën sesa jap tokën e shenjtë, më fal o nënë". Sipas burimeve të policisë bëhët e ditur se Eleonora kishte humbur një proçes gjyqësor që kishte lidhur me pronësinë e tokave në vendin ku ajo kishte dhe zyrat e misionit të saj.

NGJARJA

E vetëshpallura shenjëtore Eleonora është vetëvrarë duke lënë si shënim një lërë të cilën i'a kishte dedikuar zotit dhe nënës së saj. Eleonora jetonte në rrugën Komuna e Parisit në Tiranë,në një vilë private tre katëshe madje atje kishte një sipërfaqe toke prej 5.4 dylyn. Ndërkaq mësohet se një sipërfaqe prej 5 dylyn ishte në një zonë tjetër. Eleonora kishte kohë që ishte konfliktuar me familjen Vorpsi lidhur me pronësinë e tokave që ajo pretendonte se i kishte të sajat. Disa kohë më parë shenjëtorja Eleonorë kish-

Viktima Trupi i pajetë i të ashtuqujatur shënjtore është gjetur nga vajza e saj, në katin e parë të ndërtesës, që ndodhet brenda sektit fetar. Eleonora ndodhej e vetme në banesë gjatë kohës që ka kryer vetëvrasjen.

te bërë grevë urie, madje kishte tentuar të vetëvritej, ndërsa dje në kushtet e depresionit ka marrë një vendim të tillë. Para se ajo të vetëvritej ka lënë një letër sipër tavolinës e më pas ka marrë armën e zjarrit, pistoletën tip T.T duke u vëtëqëlluar në kokë. Gjatë kohës që ajo ka kryer një akt të tillë gjendjej e vetme në banesën e saj, pasi familjarët e tjerë kishin dalë. Vajza e saj ishte e para që pa të pajetë nënën e saj,e cila ndodhej në një krevat dopio në dhomën e gjumit. E alarmuar ajo ka lajmëruar familjarët e tjerë e më pas policinë. Burimet konfirmuan se Eleonora kishte vrarë vetën me një pistoletë gjatë kohës që ishte e vetme. Eleonora kishte qëlluar një herë në anën e dhjathtë të kokës, dhe u gjet e shtrirë në krevatin me drejtim nga veriu. Pas të shtënës me pistoletë plumbi ka bërë rikoshetë, madje vetë ekspertët e kriminalistikës e bënë të ditur këtë detaj duke parë shenjat e plumbit në mur. Gjaku ishte përhapur jo vetëm në krevat por kishte zbritur në dysheme, vijuan detajet e tjera të ekspertëve që ishin të pranishëm në vendin e ngjarjes. Shkaku që ajo mori një vendim të tillë ishte që të mos linte pronën e shenjtë tek personat që kishin fituar gjyqin, ndaj sipas shpjegimeve të saj në letër thuhet se ishte më mirë të vdiste se të lintë tokën e shenjtë. I vetmi që ka dëgjuar të shtënat e armës ka qenë roja i pallatit, i cili është marrë në pyetja nga ekspertët e krimeve.

HETIMET

Nga hetimet paraprake mësohet se ndërtesa e misionit 'Eleonora' vitet e fundit ka pasur probleme pronësie me familjen Vorpsi dhe ky fakt dyshohet të jetë edhe motivi i vrasjes së gruas. Inspektorët e Hetimit dhe Parandalimit të Krimit thanë se vijojnë ende procdurat e tjera hetimore për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të ngjarjes. Eleonora është paraqitur disa kohë më parë në Drejorinë e Policisë së Tiranës ku ka ngritur pretendimin se disa persona kanë ardhur për ta helmuar në gjumë. Gjithashtu një rast tjetër është se ajo është akuzuar për kundërshitm të forcave të policisë.

?

PYETJE PERGJIGJE

Kush ishte Eleonora ? Eleonora Bregu, e vetëquajtura Shenjtorja Eleonorë, prej vitesh kishte ngritur një qendër fetare besimi në zonën e Komunës së Parisit. Sekti fetar i quajtur 'Eleonorë', sipas të ndjerës bënte mirë dhe u jepte njerëzve shpresë. Eleonora e ka cilësuar vetën si shënjtore të bamirsisë për njërëzit. Kohë më parë Eleonora ka qenë punojëse e ish fabrikës së tekstileve në kombinat. Pse u vetëvra ? Eleonora ka pasur konflikte të shumta lidhur me pronësinë e disa tokave që ishin pranë vilës ku ajo jetonte. Pas humbjes së proçesit gjyqësor me familjen Vorpsi ajo në kushtet e depresionit ka marrë një vendim të tillë. Çfarë pretendon pala Vorpsi? Nga ana tjetër personat që janë konfliktuar herë pas here me Eleonorën ngrenë pretendimet e tyre. Familja Vorpsi pretendon pronësinë e truallit, ku është ndërtuar sekti, mbi bazën e domkumentacionit që ajo disponon. Sipas familjes Vorpsi e ndjera e ka ndërtuar ndërtesën në mënyrë të paligjshme. Kush e zbuloi viktimën? Burimet policore thanë se ka qenë vajza e saj e cila pati kontaktin e parë me nënën e saj në gjendje të tillë. E alarmuar nga gjaku që ishte përhapur në dysheme vajza ka lajmëruar familjarët e saj si dhe forcat e policisë. Viktima u vetëvra me një pistoletë të llojit T.T në krahun e dhjethtë të kokës. Plumbi bëri rikoshetë dhe kaloi drejtëpërdrejtë murit ku ishte dhe krevati. Cfarë kishte shkruar? Para se ajo të vetëvritej kishte lënë një shenim drejtuar zotit të saj. Citati është hapur me disa fjalë anglisht, Hi dear God, e ndërsa më pas ka vijuar pjesa tjetër në shqip, "Më mirë vras vetën sesa jap tokën e shenjtë, më fal o nënë".


10

E mërkurë, 16 nëntor

AKTUALITET

Fëmijët e Berishës, në gjykatë: Duam 80 mln nga deputeti Tahiri

D

uket se për deputetin e Partisë Socialiste Simir Tahiri, hallet me gjobat shumë milionëshe në gjykatë, nuk kanë të sosur. Pas shumës 33 milionëshe që duhet ti paguajë Albana Vokshit, nëse gjykata e Apelit dhe Gjykata e Lartë, lë në fuqi vendimin e Faktit, edhe fëmijët e kryeministrit Berisha, Argita e Shkëlzeni, kërkojnë prej tij plot 80 milion lekë të

vjetra. Sipas gazetës Tema në versionin online, fëmijët e Kryeministrit Sali Berisha, kanë depozituar në Gjykatën e Faktit në Tiranë një aktpadi, e cila bazohet në një deklaratë të deputetit Tahiri në media më datë 7 tetor 2011, ku deklaroi se, "Sali Berisha është i korruptuar, i biri dhe e bija janë të përfshirë në korrupsion". Sipas paditësve, kjo deklaratë, "ju ka shkaktuar një dëm moral që

ka shkaktuar turbullimin e padrejtë të gjendjes shpirtërore të tyre, si pasojë e fakteve të paligjshme, deklaratave të pavërteta shpifëse dhe fyese". Gjithashtu, ata pretendojnë se, "u është shkaktuar edhe një dëm ekzistencial, që përbën cënimin e nderit të personalitetit të tyre, duke cënuar jo vetëm ndienjën që ata kanë për personin e tyre, por duke ndikuar negativisht edhe në opinionin publik”.

U kërkua arrestimi i prokurorit. Xhevahir Lita: Kërkojë të më japin shkelmin e fundit

Sherri mes prokurorëve, Ina Rama mbledh urgjent Këshillin Disiplinor Lajmi

Ina Rama

Sherri publik mes dy prokurorëve të Kukësit dhe Tropojës, Xhevahir Lita dhe Shkëlzen Cena, mëngjesin e pardjeshëm i cili përfundoi me gjak, mbledh urgjent Këshillin Disiplinor në Prokurorinë e Përgjithshme nën drejtimin e Ina Ramës. Nga disa pjesëtar të këshillit, është kërkuar edhe arrestimi i kolegut dhunues Lita por kryeprokurorja, është mjaftuar vetëm me pezullim, duke e quajtur propozimin ekstrem.

Ina Rama ka thirrur urgjent në Tiranë, kryeprokurorin e rrethit të Lezhës Artan Ramadani, i cili po ndjek edhe procedimin penal, si dhe kryeprokurorin e rrethit të Kukësit Artan Ramadani.

TIRANE

POLI HOXHA

N

gjarja e rëndë që ka ndodhur në prani të dh jetra njerëzve në një lokal buzë autostradës Durrës - Kukës, duket se nuk është kaluar lehtë nga krerët më të lartë të akuzës, pas denoncimit që ka bërë vetë prokurori i dhunuar Shkëlzen Cena dhe eprori i tij prezent në ngjarje, Dritan Prençi. Menjëherë pas ngjarjes, prokurori dhunues Xhevahir Lita, është larguar nga vendngjarja, kurse Cena dhe Prençi, janë kthyer mbrapa në qytetin e Lezhës, për të bërë denoncimin në zyrën e kryeprokurorit të rrethit të Mirditës Artan Ramadani.

PAS NGJARJA

Gazeta "Shqiptarja.com", u përpoq

dje të komunikonte me të dy protogonistët e ngjarjes. Zëvendëskryerokurori i rrethit të Kukësit Shkëlzen Cena, e ka pasur gjithë kohën celularin e punës të fikur. Ndërkohë Xhevahir Lita, aktualisht i pezulluar nga detyra e tij si prokuror në rrethin e Tropojës, ka pranuar të bëjë një koment të shkurtër për ngjarjen. Sipas tij, "e gjitha kjo që po ndodh, është një inskenim nga njerëz dashakeq, të cilët pasi e degdisën në malësitë e Shkëlzenit, kërkojnë ti japin edhe shkelmin e fundit. Disa kokra që e kërkojnë këtë gjë, janë edhe në Prokurorinë e Përgjithshme". Edhe pse pranon se incidenti ka shkaktuar reagime në qendër, ai mohon se ka gjakosur kolegun e tij Lita. Sipas burimeve brenda Prokurorisë së Përgjithshme, incidenti mes prokurorëve Lita dhe Cena, është konsideruar shumë i

rëndë por njëkohësisht, janë dhënë urdhëra dhe porosi, që ky skandal të mos dalë jashtë dyerve të tyre, veçanërisht në media, për arësye të prishjes së imazhit të institucionit që drejton. Në këtë frymë është rënë dakord që ngjarja, të mbahet "secret" për median. Ndërkohë, mësohet se Ina Rama ka thirrur urgjent në Tiranë, kryeprokurorin e rrethit të Lezhës Artan Ramadani, i cili po ndjek edhe procedimin penal, si dhe kryeprokurorin e rrethit të Kukësit Artan Ramadani, i cili ka qënë present në ngjarje.

SHERRI

Dy protogonistët e ngjarjes Xhevahir Lita dhe Shkëlzen Cena, dikur kanë pas punuar për një kohë të gjatë së bashku, në prokurorinë e rrethit të Kukësit. Madje i akuzuari Lita, ka

qenë edhe shefi i Cenës, deri në kohën që e trasferuan në rrethin e Tropojës. Sipas burimeve, prej rreth një muaji, të dy ish bashkëpunëtorët kishin një konflikt për arsye ende të paditura, i cili në disa raste kishte shkarë edhe në debate e kërcënime të ndërsjellta verbale, nëpërmjet telefonave. Pardje në mëngjes rreth orës 07.30 minuta, kryeprokurori i Kukësit Dritan Pençi, zëvendësi i tij Shkëlzen Cena dhe një pjesëtar tjetër i stafit të tyre, rrugës për të shkuar në qytetin verior, kanë ndaluar në një lokal për të ngrënë mëngjes. Pak minuta më pas drejt tavolinës së tyre, është drejtuar ish kolegu dhe eprori i tyre Xhevahir Lita. Pasi u ka dhënë dorën dy pjesëtarëve të tavolinës, në mënyrë të papritur duke sharë, ka goditur me grushta në fytyrë Shkëlzen Cenën, i cili sipas dëshmive është mbuluar në gjak. Ngjarja, ka ndodhur në prani të të paktën 40 personave që gjendeshin në lokal. Pas kësaj dhunuesi, ka hipur në makinën e tij dhe është larguar, kurse prokurori i dhunuar dhe dy shoqëruesit e tij, pasi kanë njoftuar eprorët në Prokurorinë e Përgjithshme, janë kthyer për në prokurorinë e Lezhes, ku edhe është kryer denoncimi dhe nisja e procedimit penal.

Procedura e re

Biometriket, vërtetim edhe nga policia

P

TIRANE

rocedurat për nxjerrjen e pashaportës bi ometrike, komplikohen edhe më shumë, duke përfshirë tashmë si dikur edhe një formular të lëshuar nga policia e shtetit. Dje ministria e Brendshme, me propozim të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, ka nxjerrë një udhëzim të ri: "Mbi procedurat e pajisjes me pasaportë biometrike, të shtetasve shqiptarë". Nëpërmjet një njoftimi zyrtar për mediat, ministria e Brendshme, bën të ditur se "shtetasit shqiptarë, që aplikojnë për pasaportë biometrike për çdo herë, duhet të pajisen me formular identifikimi, me fotografi nga komisariati i policisë ku kanë

vendbanimin, i cili plotësohet në dy kopje. Formulari i identifikimit miratohet me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

Kopje e formularit të plotësuar dhe të verifikuar nga policia, i paraqitet punonjësit të gjendjes civile pranë zyrës së aplikimit". Kjo masë e re është vendosur pas indentifikimit kohët e fundit të shumë pasaportave biometrike të lëshuara për persona në kërkim, apo të falsifikuara edhe nëpër zyrat e kompanisë që i prodhon ato. Sipas policisë, në shumë vende të europës, policitë homologe kanë ndaluar mjaft persona, kryesisht kosovarë të paisur me pasaporta biometrike shqiptare që nuk rezultojnë në sistemin e policisë. Rifutja në "lojë" pas kaq vitesh e formularit të policisë, do të rreptësojë abuzimin që bëhet me pasportat biometrike, sidomos pas liberalizimit të vizave. Por nga ana tjetër do të zgjasë kohën që duhet për marrjen e saj.

?

PYETJE PERGJIGJE

Kur pezullohet një prokuror nga detyra? Prokurori mund të pezullohet në ushtrimin e detyrës me urdhër të Prokurorit të Përgjithshëm në këto raste: a) kur ndaj tij vendoset nisja e procedimit penal deri në përfundimin e procedimit; b) kur zbulohet një shkelje e rëndë disiplinore, derisa të plotësohet procedura e kërkuar për përgjegjësinë disiplinore, por jo më tepër se 30 ditë; c) kur Prokurori i Përgjithshëm i propozon Presidentit të Republikës shkarkimin e prokurorit nga detyra. Kur shkarkohet nga detyra një prokuror? Prokurori shkarkohet nga detyra në këto raste: a) kur dënohet me vendim gjykate të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale; b) kur merret masë disiplinore për nxjerrje sekreti, diskretiton rëndë figurën e prokurorit dhe kryen veprime që janë të papajtueshme me funksionin e tij: c) kur është vlerësuar i paaftë dhe është paralajmëruar disa herë për këtë gjë. Kur e shkel disiplinën një prokuror? Quhen shkelje të disiplinës në punë: mospranimi i bërjes së betimit ose shkelja e tij; b) zvarritjet e rënda ose sistematike të procedimeve ose të detyrave të tjera të ngarkuara ose mospërmbushja e detyrave; c) nxjerrja e sekretit të hetimit ose e të dhënave të tjera me karakter konfidencial; ç) mungesa për më shumë se pesë ditë pa arsye në punë; d) kryerja e veprimeve që diskreditojnë rëndë figurën e prokurorit; dh) kryerja e veprimeve që, sipas ligjit, janë të papajtueshme me funksionet e prokurorit. Si mbrohet një prokuror i akuzuar? Prokurori, në ngarkim të të cilit është nisur procedimi disiplinor, ka të drejtë të mbrohet, duke u paraqitur vetë dhe/ose mbrojtësi i zgjedhur prej tij para Këshillit të Prokurorisë, i cili është i detyruar ta dëgjojë dhe të verifikojë pretendimet e ngritura. Mosparaqitja pa shkaqe të arsyeshme nuk e pengon Këshillin e Prokurorisë, ta shqyrtojë çështjen dhe të nxjerrë përfundimet përkatëse.


E mërkurë, 16 nëntor

SOCIALE

Tirana super e ndotur, OBSH: Ju kushton 500 jetë çdo vit

T

irana është një ndër qytetet më të ndotura në Evropë. Alarmi është dhënë nga ekspertët e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, të cilët thonë se nivelet e ndotjes janë deri në 3 herë më të larta se sa normat e lejuara të BE-së. "Tirana bën pjesë në qytetet më të ndotura në Europë. Ka 500 vdekje në vit për shkak të

ndotjes. Situata është emergjente dhe duhen marrë masa konkrete", - ka theksuar dje eksperti i OBSH-së, Miital Trzyzanawski gjatë një konferencë të organizuar nga ministria e Shëndetësisë për cilësinë e ajrit në vendin tonë. Ndërkohë që specialisti i ISHP-së, Agron Deliu ka deklaruar se nisur nga parametrat, Shqipëria renditet në vendet e

11

rrezikshme për të jetuar për cilësinë e ajrit që ka. Ndërkohë ajo që është vënë re dje, është fakti se zëvendësministri i Mjedisit, Taulant Bino, ka pranuar më në fund se duhet një bashkëpunim mes të të gjitha strukturave, në mënyrë që të përmirësohet sa më shpejt cilësia e ajrit që thithin shqiptarët, ndërkohë që më parë akuzonte bashkinë e Tiranës si shkaktare të ndotjes.

Reagimi pas denoncimit për ndërhyrje në zonë momumentale

Baçe: S'ka ligj që mbron ndriçuesit jo antikë të Shkrelit Kreu i Institutit të Monumenteve të Kulturës: Arkitekti të japë llogari për shkeljet që ka bërë Lajmi Apollon Baçe, drejtor i Institutit të Monumenteve të Kulturës shprehet se nuk ekziston ndonjë ligj për mbrojtjen e ndriçuesve antikë të Artan Shkrelit, që për më tepër nuk ishin antikë.

ESMERALDA KETA

Z

TIRANE

oti drejtor, një ditë më parë "Shqiptarja.com" publikoi një shkrim, ku arkitekti Artan Shkreli denoncon faktin që bashkia e Tiranës ka hequr ndriçuesit 'antikë' të bllokut të ministrive, për t'i zëvendësuar me ndriçues të thjeshtë. Duke qenë se e

gjithë kjo zonë është monument kulture a duhet që bashkia e Tiranës të kishte marrë leje pranë jush? Për çfarë ndriçuesish antikë e ka fjalën Artan Shkreli? Për ata ndriçues, për të cilët nuk janë fare antikë. Dhe për cilën bashki e ka fjalën Artan Shkreli? Pasi unë e kam paditur bashkinë e Edi Ramës për prishjen e lulishtes në qendër të Tiranës, pikërisht në një zonë që e kishte shpallur vetë monument kulture. Bëhet fjalë për lulishten që ishte te sheshi

"Skënderbej" që bashkia e ndryshoi dhe për këtë duhet të merrte më parë leje pranë Institutit të Monumenteve, por nuk e bëri këtë dhe unë e padita pranë prokurorisë, për shkelje të ligjit. Që për fat të keq e gjitha kjo mbaroi me një gjobë fare të vogël. Ndaj unë nuk e kuptoj se për cilën bashki e ka fjalën Shkreli. Pra ju po thoni që Artan Shkreli nuk ka të drejtë në akuzat që bën kundër Bashkisë së Tiranës? Unë them që Artan Shkreli

Artan Shkreli

Është prekur ansambli i ministrive, Baçe me dy standarte

D

TIRANE

rejtori i institutit të monu menteve Apollon Baçe thotë se nuk është shkelur ndonjë ligj në rastin e ndriçuesve, përderisa ato nuk janë me të vërtetë antikë. Si e komentoni këtë përgjgije të tij? Sa i takon kohshmërisë së ndriçuesve, nuk ka rëndësi viti i prodhimit të ndriçuesve. Në monumentet e arkitekturës, po themi të shek XX-të, ka rëndësi tipologjia, lloji. Pra shihet nga pikëpamja e formës dhe nga pikëpamja e stilit arkitekturor që ndërtesa ka. Po të nisesh nga viti i prodhimit, i bie që në atë ministri nuk janë elementë të ministrive as grilat. Sepse edhe grilat janë bërë në vitin 2000. Por nëse dikush mendon që t'i ndërrojë, t'i heqë grilat, ose të vendosë grila duralumini, atëherë ka shkelur rregullat integrale të mbrojtjes së monumentit të Kulturës. E parë në këtë këndvështrim ato bëjnë pjesë në ansamblin e ministrive dhe nuk mund të ndërrohen me një stil tjetër që nuk ka lidhje me stilin e minsitrive. Ato edhe mund të vendosej që të hiqeshin, por

duheshin vënë të asaj epoke si stil, jo të asaj epoke si vit prodhimi. Atëherë pse nuk e mbron këtë ansambël Instituti i Monumenteve? Instituti i Monumenteve është aq dritëshkurtër sa i takon mbrojtjes së monumenteve të shekullit XX, sa edhe për shatrivanin para Parlamentit tha nuk ka vlerë. Por ai ishte dhe është aq servil ndaj pushtetit, sa në kohën kur i shërbente pushtetit bëri një shkresë të turpshme për të bllokuar ndërrimin e ngjyrës së pllakave të bulevardit, sepse thoshte meqë pllakat janë të verdha, nuk mund të bëhen ngjyrë uthulle. Pra ai flet me dy standarte, e me dy standarte mund të flitet edhe nga injoranca (injoranca është shumë e lartë në këtë rast), por me dy standartet, përveç injorancës, vijnë edhe nga servilizmi. Tashmë kemi të bëjmë me një fakt të trishtueshëm, Instituti i Monumenteve ka humbur çdo lloj kredibiliteti shkencor, pasi qëndrimi ndaj monumenteve nuk është më një qëndrim teknik, por një qëndrim i natyrës politike. Ashtu si në kohën

e Enver Hoxhës, kur qëndrimi ndaj monumenteve ishte me natyrë politike, të njëjtët njerëz janë po sot që drejtojnë Institutin e Monumenteve. Është normale që mbajnë qëndrim politik edhe sot. Është çështje mentaliteti, i cili ndërrohet me ndërrimin e brezave, por jo brenda jetës së një njeriu. Ju folët për gjuhë teknike. Çfarë nuk shkon në të vërtetë me ndriçuesit e rinj? Më absurd është fakti që ndriçimi që është vënë tani është i ftohtë, ndërkohë që ministritë janë me ndriçim të ngrohtë. Specialistët e Institutit kanë ngelur në nivelin e viteve '50, sa i takon dijeve e kulturës profesionale. Mjafton të shikosh si ndriçohen ansamblet historike në botë, qofshin edhe ato në qendër të qyteteve, për të kuptuar stonimin e madh të krijuar tani me përdorimin e dy ngjyrave. Por këto gjëra quhen të tepërta nga stablishmenti që merret me trashgiminë sot, sepse kjo iu duket gjuhë e huaj atyre. Kemi një degradim të dijes. Intervistoi Admirina Peçi

Ndriçuesit e rinj të vendosur te blloku i ministrive duhet të japë llogari për masakrën që ka bërë në të gjithë vendin. Artan shkreli duhet të japë llogari për shkatërrimin e fortifikimeve të shekullit të 6-të, për prishjen e kinema "17 nëntorit", për firmosjen e lejeve të ndërtimit në një zonë monumentale në Durrës... e shumë gjëra të tjera. Madje unë nuk e kuptoj se si Artan Shkreli merr kurajon dhe flet për gjëra të tilla. Profesor, pavarësisht këtyre fakteve, ne aktualisht kemi një ndërhyrje në një zonë të shpallur monument kulture dhe si e tillë a duhet që Bashkia e Tiranës të kishte marrë më parë leje pranë Institutit të Monumenteve të Kulturës? Nuk ka ligj që të mbrojë ndriçuesit jo antikë të Artan Shkrelit. Ndaj unë them se në këtë rast nuk është e nevojshme një procedurë e tillë, pasi këta ndriçues për të cilët akuzon Artan Shkreli nuk ishin antikë. Dhe si të tillë nuk janë të paprekshëm.

DENOCIMI

Një ditë më parë arkitekti, Artan Shkreli, denoncoi në gazetën "Shqiptarja.com", faktin që Bashkia e Tiranës, po heq në mënyrë abuzive ndriçuesit e "Kthimit në identitet", një projekt që mban firmën e tij dhe që është realizuar në vitin 2000. Sipas tij, kjo është një tjetër masakër që po i bëhet arkitekturës së Tiranës, pasi ndriçuesit ekzistues, respektonin arkitekturën e viteve 1930. Ndërsa ndriçuesit e rinj, janë të zakonshëm dhe nuk kanë asnjë domethënie të veçantë për zonën ku po vendosen.

?

PYETJE PERGJIGJE

Çfarë ka bërë bashkia e Tiranës? Bashkia e Tiranës këto ditë ka hequr disa ndriçues që ishin vendosur që në vitin 2000, në zonën e njohur si blloku i ministrive, dhe që ishin në përputhje me arkitekturën e kësaj zone të ngritur në vitet 1930. Kush e ka denoncuar faktin? Fakti është denoncuar nga arkitekti Artan Shkreli, sipas të cilit, në vend të tyre janë vendosur ndriçues të zakonshëm, pa asnjë domethënie për këtë zonë. Po pranë Institutit të Monumenteve të Kulturës a ka marrë leje bashkia e Tiranës, meqë e gjithë kjo zonë është shpallur monument kulture? Jo bashkia e Tiranës nuk ka marrë leje. Por sipas kreut të këtij institucioni, nuk ka ligj që mbron ndriçuesit jo antikë, ndaj bashkia e Tiranës, nuk kishte arsye se përse të merrte leje pranë tij. Po arkitekti Artan Shkreli që denoncoi këtë fakt, çfarë mendon për këtë reagim ? reagim? Sipas Shkrelit nuk ka rëndësi data e prodhimit të një objekti që vendoset në një zonë të tillë, por ka rëndësi epoka së cilës i përket, pasi ai duhet të jetë në përshtatje me stilin e epokës që përfaqëson. Ndaj, sipas Shkrelit, Instituti i Monumenteve të Kulturës duhet patjetër të mbrojë këtë ansambël.


12

E mërkurë, 16 nëntor 2011

SHENDETESI

Shahin Kadare: Po P rritet shumë numri i të prekurve

ër onkologun Shahin Kadare një pjesë "të fajit" në shtimin e numrit të të prekurve nga tumoret në vendin tonë e ka ndryshimi i stilit të jetesës, por edhe ndotja e madhe ambientale. Profesor, vihet re një rritje e numrit të tumoreve në përgjithësi, si paraqitet situate në Shqipëri krahasuar me vendet e tjera të rajonit? Në të vërtetë gjatë dy dekadave të fundit vihet re thuajse një dyfishim i rasteve, dhe sidomos,

me kancer gjiri. Madje në raport me vendet e tjera, ne kemi më shumë raste. Cilët mendohet të jenë faktorët që kanë çuar në këto ndryshime të shifrave, krahasuar edhe me vendet e tjera të rajonit? Po së pari ne deri më tani ikemi pasur një popullsi shumë të re, gjë që ka sjellë që ne të kemi gjithmonë një numër më të ulët të popullsisë të prekur nga tumoret. Ndërkohë që tani është rritur mosha e popullsisë, duke bërë që edhe numri i të prekurve nga tumoret të rritet.

Një tjetër faktor është ndotja e madhe ambientale dhe gjithashtu edhe oksidentalizimi i mënyrës së jetesës. Në ç'mënyrë ndikon ndryshimi i mënyrës së jetesës? Po janë një sërë faktorësh të cilët mund të ndikojnë në mundësinë për t'u prekur nga kanceri, siç është lindja e fëmijëve në mosha më të vona, mos ushqyerja e fëmijëve me gji, obeziteti, përdorimi i duhanit, veçanërisht nga femrat e moshave të reja apo përdorimi abuziv i alkoolit, etj. es. ke.

Rritet numri i prekjeve te gratë. Ja si kurohet në Shqipëri

Kanceri i gjirit, ky vrasës i madh i gruas shqiptare Kirurgu Agim Karaj: Disa gra shkojnë te Dervishët e Hoxhallarët. Një mentalitet shqiptar që duhet luftuar Lajmi Çdo vit në Shqipëri sipas GLOBOCAN shënohen 890 raste të reja të kancerit të gjirit dhe 320 vdekje. Kanceri i gjirit mbetet më i përhapuri dhe me vdekshmërinë më të lartë në krahasim me tumoret e tjera. Në vendin tonë bëhet ende pak propagandë për sensibilizimin e gruas për të bërë kontrolle të shpeshta dhe mjekët përballen me paragjykime dhe bestytni nga më absurdet.

TIRANE

ALBA MALLTEZI

N

ë mënyrë të shpejtë, por të pandalshme, që pas viteve '90, kur ne shqiptarët zgjodhëm të jetojmë me të drejtë si Perëndimi, u hapëm portën dhe disa sëmundjeve që edhe sot konsiderohen si më të përhapurat në vendet e zhvilluara: kanceri i gjirit. Tamam që pas viteve '90 kurba e grafikut të kësaj sëmundjeje onkologjike ka shënuar vetëm rritje, duke arritur në vendin e parë të kancerit që prek dhe kërcënon gruan shqiptare. Mjekët janë të shqetësuar dhe të alarmuar pasi në Shqipëri, ndryshe nga vende të tjera të rajonit, po vihet një fenomen në rritje i prekjes së moshave nën 40 vjeç. Në një konferencë të zhvilluar pak kohë më parë në Tiranë, onkologu Shahin Kadare, e tha fare qartë para gazetarëve të specializuar për çështje të shëndetësisë: "Kemi një fenomen ndryshe nga vendet e tjera të rajonit dhe të Europës. Nuk ka studime dhe nuk arrijmë dot ta shpjegojmë, por nga kanceri i gjirit po preken shumë edhe moshat nën 40 vjeç dhe mund ta them se ne, në krahasim me vendet fqinje apo të Europës, kemi një nivel 2 deri 3 herë më të lartë". Në të dhënat e Institutit të Shëndetit Publik, por dhe të Globocan, matësit botëror të të gjitha llojeve të tumorëve në botë, kanceri i gjirit zë vendin e parë si në përhapje, ashtu dhe në vdekshmëri. Por ndërsa në botën Perëndimore, të kërcënuar prej vitesh nga kjo sëmundje punohet, propogandohet dhe gratë janë shumë të ndërgjegjësuara për kontrollet parandaluese,

KONKLUZIONE TE INSTITUTIT TE SHENDETIT PUBLIK

Kanceri i gjirit në Shqipëri është aktualisht në rritje Grupmoshat më të prekura janë 45-64 vjeç Popullata urbane është e prekur 4 herë më tepër se ajo rurale Gratë e Shqipërisë së Mesme dhe asaj Perëndimore janë të prekura më tepër se gratë e Shqipërisë së Jugut dhe asaj Veriore

Gratë me kancer të gjirit vazhdojnë të paraqiten në stade të avancuara të sëmundjes gjë që ul rezultate e mjekimit dhe jetëgjatësinë e tyre (65.3 % në stadin II dhe 20.6 % në stadin III dhe IV) Kanceri i gjirit mbetet aktualisht dëmtuesi më i madh i shëndetit të grave në Shqipëri dhe me një kosto tepër të lartë mjekimi. kontrollet vetjake, mamografitë apo ekografitë e përvitshme, sidomos pas moshës 40 vjeç, në Shqipëri, duhet të luftojmë akoma me një mentalitet të pabesueshëm, por shumë të pranishëm mes grave, sidomos në zonat periferike. Kirurgu dhe onkologu i njohur Agim Karaj, përballet çdo ditë me raste nga më të pabesueshmet. Edhe ai pranon se ka pasur raste të kancerit të gjirit edhe në moshat mbi 20 vjeç, ku kryesisht kanë qenë të trashëguara nga nëna te vajza, apo te mbesa, pra një rritje të kancerit të gjirit te moshat e reja vihet re dhe në vizitat e përditshme që bëhen në spitalet publike dhe private. Çka në Shqipëri mbetet një pengesë ende e pakapërcyeshme, një aleat i jashtëzakonshëm për përhapjen e kancerit, përfaqësohet me mentalitetin absurd që kanë shumë gra dhe familjarë të tyre në lidhje me mjekimin. Doktor, ju përballeni me dhjetëra raste në ditë si në Onkologjik, te Qëndra Universitare Nënë Tereza, ashtu dhe në spitalin tuaj privat "Amavita" këtu në Tiranë. Pse po përhapet gjithnjë e më shumë kanceri i gjirit në gruan shqiptare? "Eshtë e vërtetë. Mbetet një fenomen shumë shqetësues dhe kërkohet shumë sensibilizim për të rrëzuar tabu që ka në Shqipëri që kur ja tregoj kolegëve të mi italianë, francezë apo nga vendet e tjera perëndimore, nuk arrijnë t'i besojnë. Këtu shumica e grave, sidomos ato që vijnë nga zonat

më pak të zhvilluara, nuk kanë fare informacion. Ato mendojnë se kanceri është një sëmundje që nuk duhet të preket, se po e preke rritet dhe vdes. Në këtë mënyrë, ato jo vetëm që nuk prekin gjoksin e tyre për të zbuluar në kohë anomali si për shembull gjëndra, derdhje lëngu nga thithet,

dhe familjarëve të tyre se duhen operuar dhe duhen kuruar përmes medikamenteve. Kanceri i gjirit, nëse kapet dhe kurohet në kohë, ka mundësi shumë të mëdha kurimi, deri në 80 përqind, ndryshe nga shumë tumorë të tjerë. Me gra që kanë ndjekur kurimet dhe kanë kuptuar se si luftohet kemi pasur rezultate të shkëlqyera. Ato sot janë shumë mirë dhe vazhdojnë jetën normale. Ndërsa kur flas për shumicën e grave që unë vizitoj, nuk është e lehtë që ato të kuptojnë se për çfarë bëhet fjalë. Ato refuzojnë të mjekohen dhe ikin të gjejnë shërim të Hoxhallarët, Dervishët, Priftërinjtë dhe te mjekët popullorë. Shumë herë kam kërkuar të takoj edhe Arqile Botin, mjekun popullor, ai pretendonte se mjekonte kancerin me gjethe akulli, por ai ishte një iluzion. Kam insistuar që të flisnim, por nuk pranoi asnjeherë të më takonte. Kështu këto gra, pasi humbnin kohë të çmuar duke shkuar te Hoxhallarët e mjekë të ndryshëm popullorë, vijnë tek ne në gjendje shumë të rënduar. Atëherë kur ishte shumë e vështirë për të pasur shpresa konkrete për shërimin". Ju thoni se ky numër grash

Në foto: Kirurgu dhe onkologu, Agim Karaj ndryshime të lëkurës e të tjera anomali, përkundrazi, këto gra, kur vijnë te ne mjekët dhe marrin vesh se janë të prekura nga kanceri i gjirit, refuzojnë të mjekohen" Si refuzojnë të mjekohen? Ku shkojnë? Si rrjedh gjendja e tyre shëndetësore? "Një nga betejat e mia më të mëdha dhe të vazhdueshme, por që deri tani e ndjej se jam i humbur, është t'i mbush mendjen këtyre grave

është më i madh në krahasim me ato që janë të ndërgjegjësuara për kontrollet dhe kurimin spitalor? "Sipas eksperiencës time, unë them se janë mbi 50 përqind e grave që unë kam vizituar, të cilat refuzojnë të mjekohen dhe janë mbartëse të një mentaliteti të prapambetur që ka lidhje me thënie të pavërteta popullore në lidhje me kancerin". Mos ndoshta ky ngurrim në

disa gra vjen edhe për shkak të mungesës së një shërbimi shëndetësor që favorizon gruan dhe i krijon asaj një ambjet të përshtatshëm në rastin e konstatimit të një patologjie të rëndë? "Edhe kjo është e vërtetë përsa i takon strukturave publike. Shëndetësia nuk ka shumë investime dhe buxheti është shumë i vogël në krahasim me kërkesat që ka. Mungojnë shumë medikamente, deri ato më të domosdoshmet për kimioterapinë. Janë shumë të kushtueshme dhe sistemi publik nuk i plotëson të gjitha kërkesat. Ndërsa shërbimi shëndetësor privat ka ecur shumë përpara" Në momentin që një grua shqiptare diagnostikohet me kancerin e gjirit, çfarë mundësish kurimi ka në Shqipëri? Apo duhet të marrë rrugët për t'u mjekuar jashtë shtetit? "Në Shqipëri janë të gjitha kushtet. Ne kemi këtu mjekë shumë të mirë që në konstatimin e sëmundjes deri në rindërtimin e gjoksit pas heqjes së tumorit". Bëhen në Shqipëri operacione të rindërtimit të gjoksit pas heqjes së tumorit. Pra ju thoni që një grua, edhe këtu tek ne e ka mundësinë të mos mbetet "e gjymtuar" me heqjen e njërit gjoks ose një pjese të tij? "Unë kam 6 vjet që kam bërë ndërhyrjen e parë plastike në gjoks pas heqjes së kancerit. Kam bërë shumë specializime në Itali, Francë, Rusi për operacion plastik dhe këtë kam mundur ta bëj në të njëjtën kohë që bëhet edhe operacioni për heqjen e kancerit ose edhe në distancë pas tij. Pra këtu bëjmë të gjitha ndërhyrjet që mund të bëhen në klinikat më të mira edhe në Itali, Francë apo shtete të tjera më të zhvilluara. Për ne, problemi më i madh është rrëzimi i mentalitetit që ekziston te gruaja dhe familjarët. Pastaj mjekët, shoqatat dhe Shteti duhet të bëjnë shumë punë për sensibilizimin. Unë nuk lodhem asnjëherë duke luftuar për këtë çështje".


E mërkurë, 16 nëntor 2011

13

SHENDETESI

GLOBOCAN: 890 raste cdo vit 320 vdekje

D

oktori epidemiolog Alban Ylli, në një konferencë në Tiranë, paraqiti disa statistika të kancerit të gjirit në Shqipëri. Duke iu referuar të dhënave të GLOBOCAN është vënë re një rritje e shpejtë në numrat e kancerit të gjirit në Shqipëri në 25 vitet e fundit. Nga mesi i viteve ’80 deri më sot, është vënë re një trefishim i numrit të vdekjeve nga kanceri i gjirit. Ky është një fenomen që vërehet në shumicën e vendeve në zhvillim.

Por ka një dallim mes të dhënave të GLOBOCAN dhe statistikave Kombëtare. Sipas GLOBOCAN shënohen 890 raste të reja me kancer gjiri dhe 320 vdekje në vit nga ky kancer. Pranë shërbimit Onkologjik shqiptar shënohen më pak se 500 raste të reja në vit. Ndërkohë - raportojnë mjekët – Instituti ynë i statistikave INSTAT nuk i publikon në raportet e saj në mënyrë specifike vdekshmërinë nga kanceri i gjirit, me gjithë kërkesat e vazhdueshme nga ana e Institutit të Shëndetit Publik

Kirurgu plastik i QSUT: Duhet menduar për cilësinë e jetës së gruas

TIRANE

ALBA MALLTEZI

D

?

PYETJE PERGJIGJE

Kur u zbulua kanceri i gjirit? Eshtë një sëmundje shumë e vjetër e diagnostikuar nga egjiptianët mbi 5000 mite më parë. Në fillim të viteve 1500 kirurgjia ishte i vetmi kurim.

Si kurohet kanceri i gjirit?

Në vitin 1950 nisi për herë të parë trajtimi me kemioterapi. Pas ndërhyrjes kirurgjikale që heq masën tumorale në gji sot bëhen mjekime të specifikuara me kemio dhe radioterapi.

Cilat grupmosha preken në Shqipëri

Në Shqipëri 68 % e rasteve me kancer gjiri prekin moshat nga 25-59 vjeç

Cili është problemi në Shqipëri?

Problemi kryesor mbetet sensibilizimi i gruas për vetëkontrolle, por dhe asistenca nga ana e strukturave publike shtëtërore në mjekimin me kemioterapi si dhe mungesa e ilaçeve

Sa mundësi ka për shërimin nga kjo sëmundje?

Sa më shpejt të zbulohet dhe nis kurimi, aq më shumë mundësi ka për shërimin nga kjo sëmundje. Në botë, por edhe në Shqipëri shifrat shkojnë nga 80 deri në 90 përqind të mundësisë për shërim.

A mundet një grua të bëhet nënë pas sëmundjes?

Edhe në këtë fushë janë bërë shumë përparime. Tashmë shumë gra, pas kurimit të duhur nga kanceri i gjirit, janë bërë nëna rregullisht dhe pa pasojë për jetën e tyre dhe të fëmijës

oktor Sokol Isaraj është kiru rg plastik në Qendrën spita lore Universitare Nënë Tereza, në repartin e djegieve. Ai tregon për gazetën Shqiptarja.com se si një operacion plastik për rindërtimin e gjoksit mund të rikthejë buzëqeshjen te pacientet që kalojnë këtë patologji. Por në vendin tonë, edhe në këtë drejtim ka shumë pak informacion. A kryhen në Shqipëri operacione të rindërtimit të gjoksit te gratë që pësojnë heqje të pjesshme apo të plotë pas një neoplazie? Nëse po, që kur dhe cfarë mundësie kanë gratë shqiptare për ta realizuar këtë ndërhyrje në vend? Rikonstruksioni i gjirit është një operacion jo shumë i shpeshtë në vendin tonë. Shpjegimet janë të shumta, por ajo që mendoj se është aresyeja kryesore për një gjë të tillë është mungesa e informacionit. Në shumicën e vendeve të zhvilluara sot në botë, një gruaje që do t'i nënshtrohet heqjes së pjesshme ose të plotë të gjirit, i shpjegohen qysh në fillim opsionet e rikonstruksionit. Kjo në një farë mënyrë e ben atë më të fortë psikologjikisht për të përballuar luftën me kancerin. Nga ana tjetër tek ne akoma nuk ka ardhur koha që të gjithë së bashku, pacient dhe mjekë, të mendojmë për cilësinë e jetës. Cilësia e jetës është në thelb të rikonstruksionit të gjirit: askush nuk e mendon në një vend të zhvilluar që të jetojë një jetë të cunguar (në rastin tonë pa njërin apo pa të dy gjinjtë) në një kohë kur mundësitë e rindërtimit të tij ekzistojnë. Besoj që e kundërta ndodh në vendin tonë, ku shumica mjaftohen me faktin që të mundin kancerin. Në vendin tonë kryhen operacione të tilla të rikonstruksionit të gjirit. Duke përjashtuar klinkat private, për të cilat është e vështirë që të dihet një informacion i hollësishëm, unë mund të pohoj se rikonstruksioni kryhet nga kirurge plastikë të Shërbimit të Djegies dhe Kirurgjisë Plastike (QSU "Nene Tereza") si dhe nga mjekët kirurgë onkologë. Janë këta të fundit që operojnë grate me kancer gjiri dhe që sipas njohurive të mia kanë tentuar të përdorin edhe disa teknika të rikonstruksionit të gjirit. Praktikisht mund të them se mundesitë e rikonstruksionit të gjirit tek ne ekzistojnë. Eshte mundësia që ky operacion të kryhet në të njëjtën kohë me heqjen e tumorit, për të shmangur dy ndërhyrje kirurgjikale? Rikonstruksioni i menjëhershëm i gjirit është i mundur. Por për një gjë të tillë duhen ngritur protokolle të përbashkëta me mjekët onkologë, për të përzgjedhur rastet që mund të përfitojnë nga një qëndrim i tillë. Aktualisht nuk besoj se ka akoma mundësi për rikonstruksion të menjëhershëm total të gjoksit, në një kohë që një gjë e tillë bëhet rëndom në qendra të përparuara në vendet e zhvilluara. Ky lloj operacioni është i mundur vetëm në strukturat private?

“Një operacion që i kthen buzëqeshjen gruas së gjymtuar” Sokol Isaraj: Edhe në Shqipëri është i mundur rindërtimi i gjirit pas ndërhyrjes ECURIA NE SHQIPERI E INCIDENCES SE KANCERIT TE GJIRIT PER PERIUDHEN 2004-2008

Kirurgu Sokol Isaraj Operacioni mund të kryhet si në strukturat shtetërore edhe në ato private. Përvoja botërore tregon që operacione të tilla janë pronë pothuaj gjithmonë e strukturave shtetërore, për shkak të kostos së lartë dhe për faktin se operacioni nuk konsiderohet si procedurë estetike por si një nevojë, dhe si i tillë përballohet nga sigurimet shëndetësore të pacientit. Eshtë një kategori rikonstruksionesh të gjoksit (Free flaps: DIEP, SGA, TGU, Free TRAMs, janë disa nga këto operacione shumë të sofistikuara që kryhen me mikroskop) që janë shumë të kushtueshme, kostoja mund të kalojë 50000 US. Vetëkuptohet që këto kryhen vetëm në struktura shtetërore. Aktualisht mënyrat e rikonstruksionit të gjirit mund të përmblidhen: a. me indet e vetë pacientes: levizet lëkure, dhjam dhe muskul prej kurrizit për në drejtim të gjoksit: operacioni quhet Lattissimus Dorsi Autolog; lëvizet lëkurë dhe dhjam e muskul prej pjesës së poshtme të barkut, është e njëjta procedurë si bëhet për heqjen e dhjamit të barkut, por në vend që pjesa e "tepërt" të hidhet, përdoret për të rindërtuar gjoksin: operacioni quhet Lembo TRAM, dhe është ai që kryhet më shpesh tek ne për shkak së LDA rindërton vetëm masa jo shumë të mëdha gjoksi, kurse TRAM mund të ofrojë sasi më të madhe indi dhe prandaj mund të përdoret për rikonstruksione masash më të mëdha. b. me ndihmën e një proteze silikoni: vetëm proteza mund të përdoret

shumë rrallë, sepse pas heqjes së gjirit, lëkura është e paket dhe si të thuash "nuk e mban" dot një protezë. Kështu që pothuaj gjithmonë përdoret edhe një procedurë tjetër që quhet "zgjerim i lëkurës" ("ekspandim kutan") i cili krijon një farë teprie lëkure dhe në një etapë të dytë futet proteza permanente e gjoksit. c. sot përdoret edhe injeksioni me dhjam i gjoksit i kombinuar me një aparat që quhet BRAVA (i cili ushtron vakum për disa javë mbi lëkurën e gjoksit, në mënyrë që si të thuash të krijohet hapësirë për dhjamin që do të futet). Procedura megjithëse reklamohet më shumë forcë, ende nuk është përqafuar nga të gjithë me të njëjtin entuziazëm, dhe janë vetëm disa qendra të caktuara në të gjithë botën që ofrojnë këtë mundësi rikonstruksioni (që është edhe një mundësi për ato që duan të zmadhojnë gjoksin pa protezë) Sipas eksperiencës suaj, si ndryshon gjendja fizike dhe psikologjike e një gruaje para rindërtimit të gjoksit dhe pas ndërhyrjes plastike që ju kryeni? Përvoja ime në rikonstruksionit e gjirit nuk është shumë e pasur, megjithëse kam bagazhin e duhur teorik dhe praktik për të bërë pothuaj secilën prej teknikave të përmendura më sipër. Në fakt sapo jam kthyer nga USA, ku isha për një bursë të ofruar nga Shoqata Amerikane e Kirurgjise Plastike (ASPS) për International Scholars. Me anë të kësaj burse kisha mundësine të vizitoja klinika me emër

shumë të madh në Karolinën e Veriut, Ëashington DC, Neë York. Rreth 60% e aktivitetit të këtyre klinikave kishte lidhje me rikonstruksionin e gjoksit, dhe jam shumë i lumtur që kam patur mundësinë të bashkëpunoj me emra nga më të njohurit në botë për rikonstruksionin e gjirit. Jo vetëm kaq por kam patur trainime në lidhje me këtë problem edhe në Irlandë dhe në Skoci. Megjithë këtë, ndoshta për arsyet që përmenda më sipër, rastet e rikonstruksionit nuk janë aq shumë sa do të duhet të ishin. Nga ajo përvojë që kam në lidhje me rikonstruksionin e gjirit, përshtypjet janë tejet pozitive. Në fund të procesit nuk ka asnjë pacientë që të mos ngelet e kënaqur, bile mund të them se shumica janë më shumë se thjesht të kënaqura. Rifitimi i një gjiri tashmë të humbur në një farë mënyre i kthen atyre buzëqeshjen, i jep mundësi të bëjnë një jetë normale pa patur nevojë të fshihen apo të mbulojnë mungesat që kanceri i ka shkaktuar. Shumica e pacienteve më kanë pohuar se kur mjeku onkolog i ka thënë se "tashmë jeni e lirë nga kanceri" për to ka filluar një jetë e re, por kur kanë dalë nga salla me një gjoks të rikonstruktuar, vetëm atëherë janë ndjerë se janë gati të fillojnë të jetojnë këtë jetë të re. Ndoshta nuk kam hapësirë të citoj artikujt e duhur por shumica e përvojes botërore tregon se rikonstruksioni i gjoksit është një prej faktorëve që përmirëson dukshëm cilësinë e jetës, ndoshta duke edhe ndihmuar në luftën psikologjike kundër kancerit të gjirit.


14

E mërkurë, 16 nëntor

KULTURE

Rrëfimi i shkrimtarit

Librii i ri

Kronikat tronditëse të Tursun Beut kronikanit zyrtar të Mehmetit të II'të B

otimet IDK sjellin në shqip kroni edhe sot një ndër monumentet e literkat tronditëse osmane për push- aturës së hershme osmane. timin e Shqipërisë. Tursun Beu, kroniNë hyrje të librit, studiuesi dhe kani zyrtar i Mehmetit të II'të, i njohur botuesi Piro Misha shkruan se Turedhe si shkrimtari më i rëndësishëm turk sun Beu, i lindur më 1426 (pra thuajse i kohës, vjen para lexuesit shqiptar me bashkëmoshatar me vetë sovranin) dhe kronikat e tij për fushatat që ndërmori që besohet se vdiq në 1499, e ndoqi pas Sulltani në Europë dhe Azi. sulltanin në thuajse gjithë fushatat e tij, "Në përputhje me traditën që duke u bërë kësisoj dëshmitar i vyer i kësaj ekzistonte që më parë, të gjithë faqeje të historisë. djemtë e vashat e tyre u kapën dhe u "Me vlerë të veçantë konsiderohen bënë robër, ndërsa meshkujt e rritur u sidomos përshkrimet që ai na ka lënë mblodhën dhe u lidhën me zinxhirë. Në për pushtimin e Kostandinopojës, kryeqyçdo vendqëndrim, në prani të Sundim- tetit famëmadh të një perandorie tarit, u ekzekutuan me një të rënë shpate mijëvjeçare, që shumëkush e sheh si një aq shumë të pafe sa qe e pamundur të ndër dëshmitë më të besueshme të një ngllogariteshin. jarjeje ndër më të rëndësishmet e dramaTë shtyrë nga kjo frikë, të pafetë tiket të mbarë historisë", shkruan Misha. Ai që kishin mbijetuar pranuan të shton se në kronikat e Tursun Beut mbibëheshin shtetas të zotëron objektiviteshtruar osmanë dhe të ti dhe realizmi. paguanin xhizjen e përPa zvogëluar ‘Kronikat e Tursun caktuar nga Sheriati, si aspak vlerën e dhe taksat e zakon- Beut’ kanë për të përgjithshme të shme." Ky është vetëm librit në tërësi, një fragment i shkëpu- kontribuar për të Misha shprehet se tur nga një kronikë që plotësuar informacionin s'ka asnjë dyshim përshkruan pushtimin se ajo që do t'i inqë kemi për këtë pjesë teresojë më shumë e Shqipërisë. I botuar nga 'Botlexuesit shqiptar të trashëgimisë sonë imet IDK', libri 'Krokur të marrë në nikat e Tursun Beut' historike e cila, duar këtë libër, do sjell para lexuesit shtë jenë faqet e tij ku padyshim, ka nevojë qiptar dëshmi të pushflitet për pushtimin timit të Shqipërisë nga për një rishqyrtim kritik e Shqipërisë. Perandoria Osmane, ku E sa u përket e serioz veç vlerës si burim hisdebateve të kotorik i dorës së parë, ky hës së fundit, libër ka vlerën e veçantë Misha shkruan se sjell përfytyrime tepër të gjalla e të be- se libri do të kontribuojë për të plotësueshme të asaj drame të madhe, kur sh- suar informacionin që kemi për këtë pjesë qiptarët, siç shkruan kronikani osman i të trashëgimisë sonë historike. sulltanit, 'u nënshtruan dhe pranuan "Teksa shkruaj këto radhë, dua zinxhirin vetëm nga tmerri prej kordhës s'dua më vinë ndërmend polemikat gjakderdhëse të Sovranit.' Në këtë shikim, e nxitura që po zhvillohen këto ditë s'ka dyshim se 'Kronikat e Tursun Beut' pikërisht për mënyrën se si janë trajtuar janë një kontribut me vlerë në atë proces raportet mes shqiptarëve dhe turqve rileximi kritik e serioz gjatë shekujve të historisë sonë, për të të gjatë, kur cilin flitet aq shpesh. qemë pjesë e të Por, njëkohësisht, janë njëjtës perandhe një kontribut i dori. Në këtë rëndësishëm në deshikim, s'ka batet e më shpesh spedyshim se kulimet e viteve e mua'Kronikat e jve të fundit për hisTursun Beut' torinë e sundimit oskanë për të man në Shqipëri, ku kontribuar për edhe një herë, fatkeqëtë plotësuar sisht, kërkohet që hisinformacionin toria të përdoret (e që kemi për keqpërdoret) në funkkëtë pjesë të sion të interesave politrashëgimisë tike të ditës. sonë historike Por sidoqoftë, e cila, padykjo s'do të thotë shim, ka aspak se 'Kronikat nevojë për një e Tursun Beut' kanë rishqyrtim kritë bëjnë thjeshtë me tik e serioz, si pushtimin e Shpjesë e rilexqipërisë. Përkundrazi, imit të mbarë Tursun Beu, kronikani zyrtar i Mehmetit historisë sonë, duke iu shmangur skematë II, i njohur si shkrimtari më i rëndë- tizimit me frymëzim romantik nacionasishëm turk i kohës së vet, me kronikat e list që ka karakterizuar përgjithësisht tij na sjell dëshmi të gjalla e realiste për deri më sot trajtimin e raporteve tona me thuajse gjithë fushatat që ndërmori sull- Perandorinë Osmane, por duke iu tani i ri e famëmadh, në Europë e në Azi, shmangur, po ashtu, spekulimeve", shkteksa i dha fund pas gati njëqind vjetësh ruan Misha. luftërash të ashpra e të përgjakshme, Sipas tij, ky është një libër që i drejtopushtimit të kësaj pjese të Europës. het jo vetëm studiuesve, por që mund të Ky libër vazhdon të konsiderohet lexohet me interes dhe nga lexuesi i gjerë.

Peripecitë e vetmisë së një shkrimtari

Kongoli: S'më intereson politika e kam si sfond” Intervistë me Fatos Kongolin. Jeta në diktaturë, autobiografia e tij që hapi shumë polemika në Tiranë... RICARDO MARTÍNEZ

S

apo kam lexuar, pa ndërprerje për shkak të interesimit që me ka ngjal lur leximi i tyre, librat e autorit shqiptar, pak të njohur në Spanjë, Fatos Kongoli (Elbasan, 1944). Dhe tani konsideroj se është një nga shkrimtarët më të mirë europianë të momentit, arsye për të cilën mendoj se vepra e tij meriton vemendjen dhe njohjen më të madhe. Për këtë qëllim do të doja të shprehja disa konsiderata që uroj t'i vlejnë lexuesit, dhe këtë pasi t'i kem formuluar këtu falenderimet dhe mirënjohjen time përkthyesit të tyre,Ramon Sanchez Lizarralde, që, sipas mendimit tim, na ka dhënë një version shumë të pastër dhe me kujdesin e duhur të librave "Piel de perro"(Lëkura e qenit) , "La vida en una caja de cerillas"(Jetë në një kuti shkrepësesh) dhe "Bolero para dos viejos" (Bolero në vilën e pleqve), që janë titujt që shtëpia botuese Siruela ka hedhur deri tani në treg, dhe pikërisht do t'i referohem përmbajtjes së tyre në pyetjet që i kam formuluar autorit në lidhje me veprën e tij. A jemi para një teksti lakuriq, para një letërsie "bardh e zi", dhe kaq? Nuk e besoj. Dua të filloj duke paralajmëruar se mund të ngjajë me një kronikë shumë të përpunuar, jo më të dhimbjes njerëzore por të natyrës së humbësit. E jashtëzakonshme është, megjithatë, se deri në ç'pikë historia e ndonjërës prej qënieve njerëzore që "jetojnë" në këto tituj, shërben, më në fund, si një thurimë e përpunuar intelektuale-letrare në favor të dinjitetit të këtyre qënieve. Kështu që humbësi nuk shkakton mospranim, por mirëkuptim. Kurse fjala "poshtërim", shprehje që shfaqet e përsëritur nga një vepër në tjetrën, po njësoj si "shpullë", apo "putanë" (ose figura e pasqyrës, ose fakti i të qarit në vetmi) mbase nuk janë gjë tjetër veçse imitim verbal në favor të burrit -ose gruas- të vetëm, që, përmes të përpjetave dhe të tatëpjetave të jetës, e marrin përsipër dinjitetin e tyre prej vetmitari; e pranojnë qysh në fillim këtë të vërtetë të sigurtë: dhe me këtë natyrën e humbësit. Por kjo jo për nënshtrim, por në kërkim të një të drejte, asaj të identitetit të vet. Ndonjëherë, është e vërtetë, ai lloj heroizmi tragjik merret përsipër përmes një vetëvrasjeje të heshtur dhe të mënjanuar (që në një mënyrë të vrazhdë tradhton moskuptimin e të tjerëve, padrejtësinë ndaj të dobëtit; për shembull rasti i vajzës së Lizës te "Lëkura e qenit") por herë të tjera, si në rastin e kujdestares -me emër të pa-

Kopertina e librit autobigrafik të Fatos Kongolit

shqiptueshëm- te "Bolero...", shërben për të rifituar lirinë e vet, identitetin e vet të qenësishëm, qoftë edhe në kurriz të asaj vetmie. Për të mos cituar rastin e Kristit, rrëfyesit-protagonist te "Lëkura e qenit", dhe varësinë që ai merr përsipër, apo pranimin e dështimit të tij. Më tërheq vëmendjen, nga ana tjetër, prania gjithnjë në këto libra -herë në mënyrë të nënkuptuar dhe herë të hapur-, e një pushteti politik shtypës si shprehje e një realiteti shoqëror. Është ekuivalenti i pranisë së atij Big Brother-i orëellian si argument politik, si sfond. Megjithëkëtë, teksti letrar, edhe në praninë e këtyre ngjyrimeve të errëta që duket se përkufizojnë një rreth shoqëror asfiksues, nuk bie kurrë në mjetet tragjike pak a shumë emocionale sepse janë paramenduar si të tilla, jo (e thashë më sipër, nuk jemi para një letërsie "bardh e zi" dhe vetëm kaq, s'e besoj). Teksti ka disa karakteristika teknike dhe estetike që janë, siç e shoh unë, prelud i një jetëgjatësie letrare: një argumentim i gjallë, i ndërthurur më së miri në ske-


E mërkurë, 16 nëntor

15

KULTURE ATURË Pjesa më e madhe e jetës sime ka kaluar nën njërën prej VETMI DHE DIKT DIKTA diktaturave më të egra të ish-botës komuniste... vërtet, vetmia e njeriut është për mua një temë kyç. Një temë që më ka tërhequr gjithmonë dhe vazhdon të më tërheqë...

na dhe personazhe; një introspeksion psikologjik i vetmisë i pazakontë për faktin që është i shkëlqyeshëm; nuanca të shumta për një ekspozim të idesë së dashurisë, qoftë kur kjo shprehet si ndjenjë a si marrëdhënie fizike. Një gjuhë e pasur, e përkorë, e gjetur dhe si e tillë e mban lidhur gjithnjë lexuesin. Dhe, ajo që është më e çuditshme dhe, madje, prekëse, në çdo rast një shkelje syri për ndjenjën e humorit, shumë mirë i vendosur në rrethanat e asaj që tregohet. Është fjala për një diskur letrar të hartuar me vendosmëri dhe përpikëri, një tekst i gdhendur mbi një material të fisëm, prej nga vjen fuqia e tij e parathënë për faktin se, në thelb, protagonisti është përherë, objektivisht dhe estetikisht, njeriu dhe rrethana e tij, njeriu i ndërgjegjshëm dhe peripecitë e jetës së tij të përditshme. Dhe kam parasysh burrin siç mund të kisha gruan, sepse figura femërore është një element thelbësor në veprën e tij. Pasi kam vënë në dukje këto konsiderata në pozitën time të lexuesit dhe kritikut, po i formuloj autorit disa pyetje që mendoj se mund të na ndihmojnë të kuptojmë më mirë një diskur letrar estetikisht aq të spikatur dhe sugjerues. Më thoni, zoti Kongoli:-A i jepni ju ndonjë preferencë figurës së burrit a të gruas në veprën tuaj? A ka ndonjë tipar dallues, psikologjik o vetiak, që t'i prijnë vullnetit tuaj në këtë zgjedhje? Shikoni, kur vendos t'i futem punës për një roman gjëja e parë që më duhet është të "shoh" personazhet, burra apo gra, ndonëse jo të gjithë personazhet, kjo do të ishte e pamundur. Mendoj se të shkruash një roman në thelb është të tregosh një histori, konkretisht historinë e këtyre personazheve të zgjedhur me veçoritë e tyre psikologjike, fizike. Por në fund jo çdo gjë del aq e thjeshtë dhe do të guxoja të thoja se vetë zgjedhja e personazheve në të vërtetë mund të rezultojë thjesht një çështje fati. A e pranoni që njëra prej temave, pak a shumë eksplicite në letërsinë tuaj, është ajo e vetmisë së njeriut, domethënë të qënies njerëzore në përgjithësi? Dhe këtu mendoj se nuk do të ishte e tepërt të kujtoja veprën e shkrimtarëve si Musil o Pessoa. Dua t'ju pohoj se, për fatin tim të keq, nuk e kam lexuar kurrë Musil-in. Por kam patur fatin, ndonëse shumë vonë, të zbuloj Pessoa-n (më mirë vonë se kurrë!). Kur, trekatër vjet të shkuara, me ra në dorë një version i "Libro do desasossego" në frëngjisht,pësova një "shok" të vërtetë. Më pushtoi një trishtim i thellë ngaqë kisha mbërritur te ky autor shumë vonë, por sidoqoftë zbulova botën e Pessoa-s, dhe kjo ishte e mrekullueshme. Duke iu përgjigjur kuptimit introspektiv të pyetjes suaj, do të thosha se pjesa më e madhe e jetës sime ka kaluar nën njërën prej diktaturave më të egra të ish-botës komuniste, dhe lidhur me këtë nuk dëshiroj

të zgjatem. Dua të them se, vërtet, vetmia e njeriut është për mua një temë kyç. Një temë që më ka tërhequr gjithmonë dhe vazhdon të më tërheqë. Në ç'masë mendoni se rrethanat e veçanta politike nëpër të cilat ka kaluar Shqipëria kanë qenë përcaktuese në përmbajtjen e romaneve tuaj? Politika si e tillë nuk më intereson. Prandaj nuk do të thoja se librat e mi janë politikë, mirëpo s'ka dyshim që politika përbën, në mënyrë pak a shumë të mbuluar, sfondin e librave të mi. Si autor ajo që më intereson është qëndrimi i qenies njerëzore nën ngjarjet politike: klima shoqërore që krijohet, efekti psiqik që ushtron te njerëzit një regjim i caktuar, qoftë diktatorial ose jo, i kaluar apo i tanishëm... Dhe përmbajtja e librit varet pak a shumë nga tërësia e këtyre fakteve. A ekziston, në vullnetin tuaj si shkrimtar, nevoja për të shprehur (madje, për të theksuar) rivendikimin e dinjitetit të individit? Sidomos, le të themi, si subjekt shoqëror në rrethana të vështira. Në përgjithësi, personazhet e librave të mi janë individë që jetojnë disi jashtë shoqërisë,në periferi të saj. Vuajnë nga shtypja, padrejtësia; në njëfarë mënyre janë mëkatarë, ose e konsiderojnë veten si të tillë. Mirëpo, është kjo që i bën ata të kenë një kuptim të lartë të dinjitetit dhe të përpiqen ta ruajnë atë. Për më tepër, janë të bindur për nevojën e këtij dinjiteti edhe në kushtet më të vështira. Ata ndiejnë gjithmonë nevojën për t'u rrëfyer. Ata s'kanë frikë të rrëfehen, duke u shndërruar kështu, me dashje ose jo, në akuzuesit e vërtetë të mizerabilitetit njerëzor. Këtë kam kërkuar të vë në dukje,veç të tjerash,në librat e mi. Çfarë do të thoshit për përdorimin nga ana juaj të humorit (ironisë) pak a shumë eksplicit brenda argumentit aq serioz të diskurit tuaj, të parashtrimeve tuaja etike? Është kënaqësi për mua që e keni vënë re shprehjen e ironisë në librat e mi, që shfaqet nëpërmjet një humori shpesh të pranishëm;humor i zi, pa dyshim. Shpjegimi në fakt është i thjeshtë: personazhet e mi kanë një ndjenjë shumë të zhvilluar të qesharakes. Qesëndisen me veten e tyre dhe me botën. Kështu jeta bëhet më e thjeshtë, durohet më lehtë me gjithë vuajtjet e saj. Më tërheq vemendjen gjithashtu, si lexues, mjeshtëria juaj për t'iu drejtuar detajeve, diçka që ndihmon në përqëndrimin e vëmendjes dhe fiksimin e diskurit. Kjo është diçka që i atribuohet veprës së Nabokov-it si një dhunti. A e vlerësoni ju përdorimin e detajit si mjet për një lexim më të mirë të veprës suaj? Është e vërtetë, detaji flet shumë për personazhin. Mirëpo, duhet të mbajmë parasysh se ekzistojnë veçori të krijimit të cilat vetë autori ndonjëherë ështe i paaftë për t'i shpjeguar plotësisht. Në këtë pikëpamje u

jap të drejtë atyre që mendojnë se krijimi në vetvete është një proces metafizik... Njeriu shkruan pa qenë kurdoherë dhe plotësisht i ndërgjegjshëm për çka krijon, sidomos se si e krijon. Ka gjëra që i shkruan pa i menduar paraprakisht në kuptimin e mirëfilltë të fjalës. Prej nga buron pak a shumë ai që e quajnë stil, mirëpo janë të tjerët ata që kapin veçoritë stilistike të shkrimtarit, në qoftë se mund të flitet për stil në këtë rast. Madje këto veçori të të shkruarit dalin vetvetiu, në mënyrë më shumë të pandërgjegjshme, kështu më duket. Më në fund, a po përgatisni ndonjë roman të ri? Nëse po, a do të jetë fjala për një protagonist që vuan nga dashuria, që të dëshirojë dhe të presë si qëndrim? Është ky një tipar lëvizës që na ka bërë të mbërrijmë deri tani me aq delikatesë në argumentat tuaja! Po, jam duke shkruar një romani të ri, NE FOTO por,siç thuhet, nuk do të doja ta shisja Fatos lëkurën e ariut para se ta gjuaj. Ju pohoj se Kongoli i druhem lexuesit, ai nuk të fal kur përsërit para pak vetveten. Tani për tani shqetësimi im është ditësh në t'i shmangem këtij rreziku,që më rri vazhpanairin e dimisht mbi kokë si shpata e Damokleut. librit në Kështu më ndodh sa herë që filloj të shkruTiranë aj një libër të ri. *** Ndonjëherë, vepra e Fatos Kongolit, me një forcë të qartë konstruktive, ngjason apo i përafrohet esesë. Ose novelës sociale. Mos ndoshta nënshtresa që mban veprat e tij ka të bëjë me atë që po quhet metaletërsi, prirje e mirëfilltë e autorëve të Europës Lindore, ku protagonisti gjithmonë është njeriu që mendon dhe reflekton, duke rrjedhë nga kjo gjë jo vetëm natyra e tij ontologjike por edhe autonomia e tij intelektuale e qenësishme? Më në fund, sido që të jetë, në gjykimin tim jemi para një shembulli letërsie të mirë. Le ta vërtetojë këtë vetë lexuesi, me siguri që nuk do të mbetet i zhgënjyer. Duke hartuar këtë tekst kam mundur të mësoj se pak kohë më Librat e mi nuk janë politikë, parë keni prezantuar mirëpo s’ka dyshim që a u t o biografinë politika përbën, në mënyrë tuaj. Më pak a shumë të mbuluar, thoni ju lutem, a ka sfondin e librave të mi... ndonjë arsye të veçantë që Tirana, qytet që zakonisht është një vend i parapëlqyer në romanet tuaja, të jetë zgjedhur për këtë prezantim? A konsideroni se ekziston, në jetën e autorit, një çast i përshtatshëm për të vendosur të reflektojë rreth vetvetes? Së fundmi, marr guximin të konsideroj se, në një masë të mirë, secili prej protagonistëve të romaneve tuaja ka lënë të kuptohet tanimë protagonistin e kësaj autobiografie tuajën. Nuk ka asnjë arsye të posaçme që kam zgjedhur kryeqytetin e vendit tim, Tiranën, për prezantimin e autobiografisë. Mbase, një arsye: tërë jeta ime ka kaluar në Tiranë. Për të tjerat, pohoj se, në fakt, e gjithë qenia ime, e gjithë jeta ime është domosdoshmërisht e ndarë mes personazheve të mi. Domethënë, e ndjej se të gjithë personazhet e mi më ndajnë mes tyre. Përktheu nga spanjishtja:Skënder Viçini Shënim:Shkrimi dhe intervista janë botuar në fillim të tetorit të këtij viti te revista "El placer de la lectura",ribotuar pak më vonë edhe te revista tjetër "Cuadernos del Sur"

Saimir Pirgu, një Edgardo në Washington

T

enori i njohur shqiptar Saimir Pir gu ka rrëmbyer vëmendjen e specialistëve ndwrkombwtar të muzikës, sidomos vitet e fundit me role të realizuara mjeshtërisht, në skenat e famshme të muzikës operistike. Roli i tij i fundit, në operan 'Luçia e Lamermurit', e cila po shfaqet këto ditë në qendrën Kenedi në Washington, ka qenë po ashtu një sukses. Në shfaqjen e kompozitorit italian Gaetano Donixeti, tenori shqiptar interpreton në rolin e Edgardos, ndërsa në rolin e Luçias interpreton Sarah Coburn. 30-vjeçari shqiptar ka vite që është ndër emrat e njohur të botës operistike me interpretimet e tij në operat 'Traviata', 'Boheme', 'Cosi fan tutte', apo 'Don Giovanni', por për të është hera e parë pjesëmarrja në një aktivitet artistik të këtyre përmasave në qendrën e arteve Kenedi në Washington. Ecuria e artit klasik shqiptar gjithmonë ka qenë në vëmendjen e tenorit Saimir Pirgu, i cili për Zërin e Amerikës thotë: "Në Shqipëri është pak e vështirë të bësh opera, pasi kemi një rrugë të gjatë për t'u integruar në pjesën tjetër të Europës që na ka munguar prej 50 vitesh. Por fatmirësisht ne kemi një traditë të bukur, dhe ajo që mund të bëjnë emra si unë, Ermonela Jaho, Inva Mula, apo Tedi Papavrami është që të shkojmë e të bëjmë diçka në Shqipëri, një shfaqje, koncert, apo qoftë edhe disa orë mësimi për të rinjtë që studiojnë atje". Është hera e parë që tenori shqiptar Saimir Pirgu ngjitet në skenën e operës kombëtare të Washingtonit. Drejtoresha artistike e aktivitetit operistik në këtë qendër Kristina Shepelman, shprehet me entuziazëm për tenorin shqiptar. "Ai ka një zë të mrekullueshëm, është një këngëtar shumë i madh. Për mua nuk ka rëndësi kombësia e artistëve, opera nuk ka këto kritere! Saimir Pirgu është një këngëtar i ri në moshë, por që ka arritur shumë në karrierën e tij artistike", thotë ajo. Opera "Luçia e Lamermurit" me pjesëmarrjen e tenorit shqiptar Saimir Pirgu do të shfaqet në qendrën e arteve Kenedi në Washington deri më 19 nëntor.

Java e albanologjisë në Prishtinë

N

ë Institutin Albanologjik në Prish tinë, të hënën, filloi 'Java e Albanologjisë', një aktivitet ky shkencor që në këtë institucion mbahet çdo vit. Duke folur për këtë ngjarje, drejtori i Institutit Albanologjik, Hysen Matoshi, vlerësoi se 'Java e Albanologjisë' sivjet mbahet në një kontekst tepër të veçantë për Institutin, meqë vendimi i Qeverisë së Kosovës për t'i trajtuar punonjësit shkencorë njësoj si mësimdhënësit e universiteteve publike, siç edhe e parasheh ligji për veprimtari kërkimore-shkencore, ka kthyer shpresën dhe bindjen në radhët e këtij komuniteti se ia vlen të merresh me shkencë, si veprimtari elitare. Ndërkaq, ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja, uroi që kjo javë të shënojë fillimin e vitit të albanologjisë. Sipas tij, ky aktivitet është i nevojshëm edhe për dinamizmin e punëve dhe veprimeve për thellimin e njohurive për shkencën e albanologjisë, dhe për rrënjët dhe ecuritë kulturo-historike të saj. Ministri Buja foli edhe për mbështetjen që duhet të kenë studimet shkencore në fushën e albanologjisë, për çka tha se kemi "një mal faktesh dhe argumentesh, që fuqizojnë dhe imponojnë angazhime permanente të studiuesve të mirëfilltë shkencor".


16

E mërkurë, 16 nëntor 2011

LAJME NE 5 RRESHTA

Tenderi për internet, fiton miku i Berishës Zgjidhet konflikti mes Sokol Olldashit dhe Genc Pollos për tenderin e internetit. Gazeta Tema shkruan se ky tender është fituar nga Bashkim Ulaj, një biznesmen afër kryeministrit, me një afat 40 vjeçar, ndërkohë që qeveria i ka dhënë të drejtë ministrit Olldashi. Firma e Ulajt, Albanian Telecomunication Unit, do të operojë e vetme në një situatë monopol prej 40 vitesh. Pollo e shtyu tenderin derisa ministria e Ekonomisë e rrëzoi poshtë, duke i dhënë të drejtë Olldashit.

Bamir Topi: Dialog i vonuar, po pozitiv

"Dialogu politik për reformat institucionale, edhe pse i vonuar, përbën një detyrim dhe sfidë madhore për politikën shqiptare, në përpjekjet e vendit tonë për arritjen e standardeve ndërkombëtare të anëtarësimit në Bashkimin Evropian", deklaron Presidenti i Republikës, Bamir Topi, një ditë pas arritjes së kompromisit mes mazhorancës dhe opozitës.

PS-PD, miratohen kodet në komisione

Marrëveshja e dy ditëve më parë mes PD e PS po vihet në zbatim. Në komisionin parlamentar të veprimtarive prodhuese janë kaluar me konsensus ditën e djeshme ndryshimet për tre kode, miratimi i të cilave kërkon 3/5 e votave në parlament, pra një shumicë të cilësuar. Më konkretisht komisioni ka miratuar me konsensusin e palëve Kodin Detar, Hekurudhor dhe Kodin Ajror. Mësohet se gjatë mbledhjes së sotme deputetët e djathtë në komision nënvizuan se miratimi i këtyre kodeve është emergjent pasi janë humbur dy vite.

Malaj: Duhen marrëveshje institucionale

Anëtari i Kryesisë dhe deputeti Arben Malaj e cilësoi arritjen e një marrëveshje mes PD dhe PS për reformat, si një zhvillim pozitiv për vendin. Duke komentuar vendimin për komisionin e reformës zgjedhore, në një takim të zhvilluar me studentë në Tiranë, Malaj ka theksuar se për të pasur bashkëpunime të qëndrueshme, nuk duhen "kompromise individuale, por institucionale".

Ksera: Në 2013 do zhdukim varfërinë

Ministri i Punës ka shkuar dje në një familje të varfër në Bathore. “Gjatë vitit 2012 reformimi i skemës së ndihmës ekonomike do të bëjë të mundur identifikimin më të mirë të nevojave të çdo familjeje edhe në skajin më të largët dhe masa e përfitimit për familje do të rritet ndjeshëm, pasi objektiv i kësaj Qeverie është që deri në vitin 2013 të zhdukim varfërinë ekstreme, ndërsa varfërinë absolute ta ulim ndjeshëm”, siguroi Ksera familjarët.

Lista e fituesve të lojës më popullore në vend TeleBingo Shqiptare për sezonin e kaluar 2010-2011 Të bëhesh Milioner me 50 lekë është moto e kësaj kompanie që deri më tani numëron shumë fitues të tillë por dhe më të mëdhenj do të vijnë. Sezoni që shkoi pati një mori fituesish të mëdhenj e të vegjël, duke filluar nga 57 milionë lekë, apartament, makina, motorra etj. Telebingo transmetohet rregullisht çdo të dielë në orën 16.00 në TV Klan ku asnjë të dielë nuk mungojnë surprizat. Me rastin e festave të Nëntorit Telebingo ka menduar që të japë makinën që nuk po arrihet te gjendet në zarfe, kjo është vetëm njëra nga surprizat që zbulon kompania për gazetën tonë. Të tjera lajme dhe surpriza do vazhdojmë të tregojmë në numrat në vijim sepse kjo lojë tani ka prekur pjesën më të madhe të shoqërisë. Alba Malltezi

Julia Dhame

Anila Basha

Politika: Ekonomia:

Drejtore e Përgjithshme e Free and Fair Media Group Drejtore e SHQIPTARJA.com

Drejtore Marketingu julia.dhame@shqiptarja.com Arben Rrozhani Genc Kondi

Investigimi: Sociale: Kulturë:

Poli Hoxha Esmeralda Keta Admirina Peçi

Design: Website:

Altin Aliaj Suela Gera

Tomka Nasi Antuen Hoxha

Shpërndarja: Celular:

Saimir Zenelaj +355696060418

Redaksia: Rruga: “Dervish Hima” tre kullat, kulla e dytë - Tiranë E-mail: redaksia@shqiptarja.com Shtypur në shtypshkronjën: A.K shpk, Rruga 5 Maji, Tiranë


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.