shqiptarja.com

Page 1

Faqe 4

Gjyqi për Ilir Metën, dëshmitë e plota dje në gjykatë

Faqe 5

Gjobat e Metrologjisë, Apeli lë në burg Roland Çelmetën

Faqe 5

Investigimi për tatimet, dhunohen gazetarët e “Ora News”

Faqe 11

Bashkia lë kopshtet pa ngrohje fëmijët Àenë me xhupa Faqe 8

Kriza energjetike, ku¿zimet ri¿llojnë në gjithë Shqipërinë

Faqe 12-13

Dokumentet amerikane për “bashkëpunëtorët” e fashizmit

Tani jemi edhe online www.shqiptarja.com

LEKË 20

NR. 26 E shtunë, 3-12-2011

Edi Rama harron premtimin për largim të dështakëve në zgjedhje, i shpërblen të gjithë

HUMBESIT NE KRYE TE PS

Riciklohen ¿gurat për të mundur Berishën Ja gjithë emrat që ¿tuan në Asamble Editorial

Lajmi

L

TIRANE

K

ZBULOHET PROVA

MIRANDA VICKERS

Nekrologjia e Leka Zogut

Kryetari socialist Rama ka deklaruar se propozimet për në kryesi dhe sekretariat do të jenë në bazë të meritës dhe rezultatit më 8 maj, ndërkohë që janë kandiduar të gjithë humbësit, pjesa më e madhe e të cilëve kanë ¿tuar.

ryetari socialist Edi Rama në mbledhjen e djeshme të Asamblesë së Partisë Socialiste, teksa ka bërë propozimet për anëtarë të kryesisë si dhe emrat e sekretariatit të PS, të cilët kanë konkurruar pa kandidatura alternative, ka bërë të ditur se propozimet janë bërë në bazë të meritave. “Janë përzgjedhur në bazë të përfaqësimit krahinor apo rezultateve të prodhura në zonat e tyre elektorale gjatë zgjedhjeve të fundit vendore”, ka qënë deklarata e Ramës në momentin e propozimit. Sipas tij, pjesa dërrmuese e kandidaturave janë ato dhe ata që kanë qenë të suksesshëm në mbajtjen e barrës së vështirë të betejës më të fundit zgjedhore. Ai i ka vlerësuar një nga një të gjithë kandidatët për në kryesi por dhe në sekretariat, duke i cilësuar kontributorë. Por duke parashikuar dhe hatërmbetjet dhe keqkuptimet, Rama ka tentuar t’u dalë përpara akuzave që mund të lindin. “Arsye për të mos pëlqyer fjalët, punën dhe veprimet e tjetrit gjenden në

NGA

Në foto:

Pamje nga mbledhja e Asamblesë Kombëtare të PS-së

Pazaret e Gjin Markut

Faqe 6

300 euro për azil në Londër NGA

BESMIRA MUÇAJ

çdo kohë, por çka ndodh është se duke u marrë apo kërkuar të tilla nuk i sheh dot më arsyet më të dukshme për ta vlerësuar tjetrin. Dhe këtu në këtë parti rivalitetesh dhe trazimesh të herë

pas herëshme për shkaqe nga më të mëdhatë tek më të vocklat ka tek secili arsye të mjaftueshme për të marrë vlerësimin e tjetrit”, ka deklaruar Rama... vijon në faqen 2

Ftesa e deputetëve për Familjen Mbretërore në vitin 2002: Ja emrat që mungojnë

Dokumenti, Berisha s’donte Leka Zogun ARBEN RROZHANI

S

ali Berisha nuk ka firmosur për kthimin e familjes Mbretërore në Shqipëri. Kryeministri aktual, atëherë kryetar i PD-së në opozitë nuk është mes 76 deputetëve të Kuvendit që bënë ftesë zyrtare në 2002 për kthimin e Familjes Mbretërore në atdhe pas 6 dekadash vijon në faqen 7 ekzili...

eka Zogu që vdiq në moshën 72 vjeçare, ishte pretendent për fronin mbretëror shqiptar. Babai i tij, Ahmet Zogu, e shpalli veten Mbreti Zogu I i Shqipërisë në vitin 1928 dhe u martua me Geraldine Apponyi, vajzën e një konti hungarez dhe një trashëgimtareje amerikane, në vitin 1938. Leka lindi një vit më pas, dhe vetëm dy ditë përpara pushtimit italian të Shqipërisë, Zogu dhe familja Ai pohonte e tij jetuan në ekzil se qeveria të vazhdueshëm. në ekzil Monarkia u hoq nga organizonte regjimi komunist operacione në vitin 1946. Leka e kaloi pjesën më guerrile të madhe të kohës brenda në ekzil, në Evropë, Shqipërisë Egjipt dhe Afrikën komuniste e Jugut. Pas vdekjes së Zogut në Paris në 1961, Leka u vetshpall mbret i Shqiptarëve nga një Asambleje Kombëtare shqiptare në ekzil. Gjatë viteve ’70, si miq të Gjeneral Frankos, Leka dhe nëna e tij jetuan në Spanjë. Në 1975 ai u martua me mësuesen australiane Susan CullenWard. Përgjatë jetës së tij, ai mbeti një ¿gurë kontraversale duke mbajtur një arsenal armësh me vete që e çoi në disa arreste nën akuzën e kontrabandimit të armëve, e para ka qenë në Tailandë në 1977. Dy vite pas kësaj, Leka u dëbua nga Spanja nën akuzën e mbështetjes së aktiviteteve irredentiste. Ai pohonte s e qe ve r i a n ë e k z i l o r g an i zo n t e operacione guerrile brenda Shqipërisë komuniste, por deri tani nuk ka pasur dëshmi për një gjë të tillë. Më në fund ai u gjet refugjat në Johanesburg, ku djali ai tij, i quajtur Leka gjithashtu, lindi në vitin 1982. Me ardhjen e demokracisë në Shqipëri, vijon në faqen 7 Leka bëri...


2

E shtunë, 3 dhjetor 2011

POLITIKE

Rama, koment për Metën, Blushin dhe Kastriot Islamin

K

ryetari socialist është shprehur në lidhje me aleancën me LSI se se Ilir Meta e ka bërë zgjedhjen e tij dhe PS nuk i duhet gjysma e pushtetit por ajo duhet të punojë për të mbledhur më shumë vota. "Ilir Meta është pjesë e pushtetit dhe nuk ka opozitë të thotë se na duhet gjysma e pushtetit. Ai e ka bërë zgjidhjen e tij dhe ne s'kemi ç`ti themi për sa kohë ajo mbetet

zgjedhja e tij. Ne na duhet një organizim për të shkuar në çdo derë dhe për tu folur me zemër çdo qytetari" tha Rama. Njëherësh ai ka nënvizuar se ka vetëm një realitet, pushteti është përballë dhe opozita është vetmjaftueshëm për ta larguar këtë pushtet dhe për t`i dhënë mundësi një rilindjeje demokratike, të një ribashkimi me Europën. "Sot Shqipëria po shkon në një tatëpjetë të rrezikshme, në një krizë të thellë

ekonomike. Sot ne jemi në gjunjë por si komb do të çohemi për një rilindje", tha ai. I pyetur edhe për deklaratat e Ben Blushit se një person nuk I bën dot të gjitha Rama iu përgjigj: "Në këtë periudhë po lexoj librin e Blushit dhe nuk e kam dëgjuar". Ndërkohë që moskandidimin e Islamit për në kryesi ai e ka argumentuar se s'ka qënë anëtar i saj dhe se për sekretariat, duhen njerëz që punojnë.

Kreu socialist deklaron se propozimet janë në bazë të meritës

Emrat, Edi Rama riciklon humbësit në kryesinë e PS Lideri i PS ka kërkuar nga Asambleja që të lënë mënjanë hatërmbetjet

TIRANE

JA KUSH JANË HUMBËSIT QË KANDIDOJNË

vijon nga faqja 1 ...Sipas kreut të PS, pavarësisht të gjithë atyre që janë thënë dhe stërthënë rëndom padrejtësisht në adresën të tij, nga ata që Partinë Socialiste e shohin nga jashtë apo shpeshherë janë besuar edhe nga ata mes PS, ai i sheh arsyet e mjaftueshme për të vlerësuar, respektuar dhe bashkëjetuar me secilin ndër socialistët. Por prezantimi i të të propozuarve për në kryesinë dhe sekretariatin e PS me aktivitetin që kanë kryer dhe sidomos me rezultatet e zgjedhjeve të fundit për pushtetin vendor, rezulton se këta anëtarë kryesie dhe sekretarë të zgjedhur nga ana e Asamblesë kanë qënë dhe humbësit e mëdhenj. Nëse i marrin emër për emër kandidatët për anëtar kryesie dhe sekretariatit dhe zë për zë me rezultatet në zonat që kishin marrë nën "patronazh" në zgjedhjet e 8 majit për t'i dërguar drejt fitores, atëherë rezulton se këto janë në përpjestim të zhdrejtë dhe pa asnjë përputhje me atë që ka synuar kreu socialist në prezantimin e listës së kandidatëve për në forumin dhe strukturën më të lartë drejtuese. Pra në përzgjedhjen për të garuar për forumin dhe strukturën më të lartë të PS, sipas meritës dhe rezultatet të arritura sidomos në zgjedhjet vendore të 8 majit, sipas zonave që kanë mbuluar. Nëse bëjmë një renditje kronologjike vërejmë se kandidat për në kryesinë e PS është Besnik Baraj, ish-kryetari i PS për bashkinë e kryeqytetit, i cili dha dorëheqjen për shkak se i vodhën votën në Tiranë për kryetarin e bashkisë, ndërkohë që PS humbi 7 nga 11 minibashkitë në kryeqytet. Një dështim zyrtar ky që ngjitet në kandidimin për anëtar kryesie. Për të vijuar më pas me Subashin, sekretar për burimet njerëzore, i cili humbi zonën e tij në Roskovec. Dhe më tek lista është e gjatë, Namik Dokle humbet zonën në ngarkim në Laprakë, Pandeli Majko gjithë zonën rurale të Korçës, Arben Malaj humb Dlevinën, Blendi Klosi fiton vetëm bashkitë Durrës dhe Shijak, Arben Ahmetaj humbet zonën e tij në Devoll, Bashkim Fino humbet tërë zonën që mbulonte, përjashtuar bashkinë e Divjakës, ndërsa

REZULTATET KRYESIA FEMRA

KRYESIA DHE SEKRETARËT

Namik Dokle - humbës në Laprakë Pandeli Majko - humbës në gjithë zonën rurale të Korçës që mbulonte Arben Malaj - humbës në zonën e Delvinës që mbulonte Besnik Baraj - humbës në Tiranë, humbje për të cilën dha edhe dorëheqjen Namik Kopliku - pa asnjë angazhim konkret elektoral Gëzim Tushi - pa asnjë angazhim konkret elektoral Blendi Klosi - humbës në gjithë rrethinat e Durrësit përveç bashkive Durrës dhe Shijak që janë fituar edhe më parë Ilir Beqja - Pa asnjë ndikim në rezultatin elektoral në këtë qark Bashkim Fino- humbës në zonën që mbulonte përveç Divjakës Arben Ahmetaj - humbës në gjithë zonën e tij në Devoll Armando Subashi- humbës në zonën e tij në Rroskovec Ndre Legisi - dështim total me aleatët më 8 maj humbës, në njësinë 9 në Tiranë Fatmir Xhafaj - humbës në njësinë 4 në Tiranë

PROPOZIMET Kryetari i Asamblesë Kombëtare Gramoz Ruçi

190 vota pro

KANDIDATËT PËR 17 ANËTARËT E RINJ TË KRYESISË (nga këto do zgjidhen 5 kandidate)

Arta Dade Adelina Farici Eglantina Gjermeni Irena Kallço Lindita Nikolla

Luiza Xhuvani Mimi Kodheli Vasilika Hysi Valentina Leskaj Mimoza Hafizi

(Nga këta do zgjidhen 12 kandidatë)

Namik Dokle Gramoz Ruçi Pandeli Majko Erjon Braçe Ben Blushi Arben Malaj Arben Isaraj Besnik Baraj Et'them Ruka Namik Kopliku

Fatmir Xhafaj humbet njësinë bashkiake nr.4 në kryeqytet. Ndre Legisi pasi ka dështuar me aleatët më 8 maj, ka rezultuar dhe humbës në njësinë bashkiake 9 në kryeqytet. Ilir Beqja nuk ka pasur ndonjë ndikim në rezultatin elektoral në qarkun e

Shkëlqim Cami Saimir Tahiri Ditmir Bushati Dhimo Koti Vangjush Dako Qazim Sejdini Niko Peleshi Ulsin Mane Gëzim Tushi

Mimi Kodheli Eglantina Gjermeni Lindita Nikolla Valentina Leskaj Arta Dade

147 vota 134 vota 114 vota 112 vota 111 vota

KRYESIA MESHKUJ

Edi Rama kryetar i PS Gramoz Ruçi 177 vota Erion Braçe 150 vota Ben Blushi 144 vota Besnik Baraj 140 vota Ditmir Bushati 139 vota Pandeli Majko 136 vota Shkëlqim Cani 133 vota Arben Malaj 132 vota Namik Dolke 132 vota Sajmir Tahiri 130 vota Vangjush Dako 125 vota Arben Isaraj 116 vota

EMRAT E PROPOZUAR PËR SEKRETARIATI EKZEKUTIV Blendi Klosi

157 vota Sekretar organizativ Damian Gjiknuri 172 vota Sekretar për çështjet zgjedhore Ilir Beqja 159 vota Sekretar për programin Bashkim Fino 163 vota Sekretar për Pushtetin Vendor Arben Ahmetaj 145 vota Sekretar për Sipërmarrjen e grupin e interesin Armando Subashi 146 vota Sekretar për Burimet Njerëzore Erion Veliaj 132 vota Sekretar për për Emigracionin dhe Rininë Ndre Legisi 150 vota Sekretar për Koalicionin Fatmir Xhafaj 159 vota Sekretar për Koordinimin

Shkodrës, pa përjashtuar emra të tillë si Namik Kopliku dhe Gëzim Tushi, pa asnjë angazhim konkret elektoral. Me sa duket i vetmi i "penalizuar" për shkak të humbjes në Librazhd ka qënë deputeti Taulant Balla. Por kjo nuk zbeh kandidatura të tilla si Kodheli, Leskaj,

Dade, Gjermeni, Nikolla, Farrici, Bushati, Tahiri, Nikolla apo tre kryebashkiakët, Dako, Sejdini dhe Peleshi etj. që kanë pasur vërtet rezultate mbresëlënëse. Numërimi ka qënë një risi, pasi pas votimit të fshehtë është bërë me elektronikë, por për vetë

mënyrën rrethanorë që ka funksionuar vetëm për sekretarët, ndërkohë që për anëtarët e kryesisë ka vijuar me traditcionalen. Pas votimit nga numërimi elektronik për kryetarin e propozuar të asamblesë kombëtare, Gramoz Ruçin, votuan gjithësej 210 anëtarë prej të cilëve 190 votuan pro tij. Nga lista prej 10 emrash, ku u votua për kandidatet femra të kryesisë, janë përzgjedhur 5 prej tyre të cilat janë: Mimi Kodheli, Eglantina Gjermeni, Valentina Leskaj, Arta Dade dhe Lindita Nikolli. Në përzgjedhjet e bëra shihen qartë përpjekjet e kryetarit Rama për të mos prishur qejfin me asnjë prej grupimeve brenda partisë, çka me sa duket janë kriteret kryesore të përzgjedhjes që ia kanë kaluar ndoshta edhe atij të meritorkracisë. Pasqyrë më qartë është lista e kryesisë, që fare mirë mund të quhet edhe si kryesia e kompromiseve. Nga Lëvizja për Mendim Ndryshe ka mbetur jashtë strukturave të PS vetëm deputeti Kastriot Islami, i cili nuk ishte i pranishëm në mbledhjen e asamblesë. Pas numërimit të votave, 12 anëtarët e rinj të kryesisë janë zgjedhur Gramoz Ruçi, Erjon Braçe, Ben Blushi, Besnik Bare, Ditmir Bushati, Pandeli Majko, Shkëlqim Cani, Arben Malaj, Namik Dolke, Sajmir Tahiri, Vangjush Dako, Arben Isaraj, renditje kjo sipas numrit të votave që janë marrë nga anëtarët e Asamblesë. Ndërkohë që ka pasur pakënaqësi, e shprehur nën zë në lidhje me përfaqësimin, ku rrethe të caktuara kanë nga 5 kandidatë, ndërsa të tjerë asnjë. Ndërsa Erjon Braçe teksa nuk ka votuar për kryesinë, është shprehur për gazetën se "nuk voton për veten", duke plotësuar kuadrin e plotë të kësaj Asambleje.


E shtunë, 3 dhjetor 2011

3

POLITIKE BELLO: ISLAMI DUHET KANDIDUAR

HARASANI: KARAMELE PËR TË GJITHË

Deputeti Bello komentoi zhvillimet në Asamblenë e PS, ku gjuha e përdorur tashmë në drejtim të lidershipit socialist është më pozitive. Bello beson se Rama ka mësuar nga gabimet e të shkuarës dhe ka kuptuar se është koha e bashkëpunimit dhe këtu i referohet përfshirjes në strukturat drejtuese të atyre deputetëve që njihen si anëtarë të LMN. Mënjanimit nuk i shpëtoi Islami. "Unë do ta kisha kandiduar Islamin", tha Ballo, duke nënvizuar gjithsesi se sipas statutit kjo është zgjedhje e kryetarit të partisë.

Ish-sekretari zgjedhor socialist, aktualisht kryetar i grupit të punës për energjinë në Asamblenë Kombëtare, Andis Harasani e ka kaluar me qetësi dhe humor mbledhjen e këtij forumi dhe zgjedhjen e kryesisë dhe të sekretariatit. Ai, teksa ka komentuar në mënyrë indirekte postet e shumta që janë dhënë në Asamblenë e djeshme dhe figurat e shumta të angazhuara për këto struktura, ka deklaruar "karamele për të gjithë". Parë komentet dhe në fcb, fjala është për "dorovitjen" e të gjithëve, nga një post secilit.

Asambleja/Kryesi

Gratë greviste të urisë, nuk kandidohen

TIRANE

V

etëm gjashtë gra, të gjitha ishpjesmarrëse të grevës së urisë, e cila i ngujoi për gati 20 ditë në çadra përballë krryeministrisë, në përpjekjen e madhe të socialistëve për hapjen e kutive, kur ka ardhur radha për të qënë kandidate për në forumet dhe strukturat e PS, nuk janë kandiduar. Janë pikërisht këto gra greviste, të cilat lanë fëmijët e tyre në shtëpi, madje dhe të vegjël, dhe hynë në grevën e urisë, ndërkohë që për hir ndoshta dhe të ekuilibrave në parti, ata u sakrifikuan, duke mos u kandiduar. Pra asnjëra prej këtyre grevistëve, Felaj më fëmijë të vegjel dhe që përballoi tërë fyerjet e Berishës dhe të Topallit, gjithashtu Ligori apo të tjerat që u katandisën në spital, të paktën të ishin kandiduar.

GREVISTET E URISË Ledi Shamku Shega Ligori Olta Xhaçka Elisa Spiropali Klodiana Spahiu Ermonela Felaj

Por ndërkohë që në listën e femrave për në kryesinë e PS, ishin kandiduar anëtaret e Asamblesë, të cilat për hir të së vërtetës kanë kontribute në këtë parti, por që ndonjëra dhe nuk njihej. Kreu socialist Rama ka deklaruar që në listën e kandidatëve për anëtarë të kryesisë së PS apo dhe të sekretariatit, do ishin figura që kanë dhënë kontribute nëpër zonat e tyre ku kanë qënë të ngarkuar, sidomos në zgjedhjet vendore të 8 majit të këtij viti. Jo se një pjesë e këtyre kandidateve që kanë garuar për një vend në kryesi nuk kanë dhënë kontribute, apo nuk kanë dhënë rezultate, por se një vend dhe për disa nga këto gra greviste që janë përballur dhe me sulme nga ana e mazhorancës, por dhe kanë arritur rezultate të dukshme në zonat ku kanë qënë ngarkuar, nuk do të dëmtonte PS, përkundrazi do t'i jepte më forcë garës brenda partisë.

Kryetari i PS kërkon fitoren në zgjedhjet e 2013 përmes punës derë më derë në tërë territorin

Edi Rama: Organizim i ri në PS Ngrihet këshilli politik i të urtëve, nga Meidani e Pëllumbi deri te Bufi. 21 grupe për gjithë prioritetet e PS si dhe komitet përfaqësimi territorial, përfshirë kooptime të reja në Asamble

Lajmi Socialistët i kanë kushtuar shumë rëndësi punës me njerëzit dhe mbulimit të tërë territorit me anëtarë të Asamblesë, duke paralajmëruar kooptime të reja. Nga ana tjetër është krijuar Këshilli i të urtëve dhe 21 grupe pune sipas prioriteteve.

TIRANE

JAKIN MARENA

K

ryetari socialist Edi Rama me sa duket e ka marrë seriozisht përgatitjen e PS për ballafaqimin elektoral të radhës pas dy vitesh, teksa ka ngritur struktura të reja, sipas të cilave mendohet një strategji e re elektorale. Kështu, opozita kryesore e vendit ka nisur përgatitjet për të kërkuar fitoren në 2013, duke kryer pas shumë vitesh organizimin e ri të partisë, që sipas

GRUPI E PUNËS NË ASAMBLE

Për Planin e Përgjithshëm Kombëtar, Për Punësimin Për Arsimin Për Çështjet sociale Për Shërbimin Kombëtar Shëndetësor Për Çështjen e Pronës Për Politikat Fiskale Për Energjinë Për Telekomunikacionin Për Infrastrukturën, Turizmin dhe Mjedisin Për Rendin Publik Për Shtetin e së Drejtës Për Zhvillimin Rural Për Sipërmarrjen në fshat Për Autonominë Vendore Për të Përndjekurit Për Mediat Për Menaxhimin e Kulturës Për Politikat Rinore Për Sportin Fidel Yllin Për Shërbimin Diplomatik

Edi Ramës synon mbulimin e plotë të territorit të vendit me përfaqësues që arrijnë të mbledhin vota. Ai e ka përmendur disa herë fjalën "organizim" në Asamble ditën e djeshme, duke nënvizuar rolin e

Eduard Shalsi Arbër Mazniku Ledi Shamku Kosta Barjaba Klodjana Spahiu Merita Qato Adriana Berberi Andis Harasani Ilir Zela Artan Lame Ilir Gjonin Shega Ligori Agron Dukën Petrit Agon Artan Shkëmbin Keti Bazhdarin Iris Luarasin Kiço Londo Elisa Spiropalin Marko Bello

rëndësishëm të çdonjërit prej anëtarëve të forumit në këtë proces, ndoshta edhe për të ngushëlluar të gjithë ata socialistë që pavarësisht kontributit, i la jashtë strukturave të larta drejtuese. "Kjo është një asamble

më e madhe se më parë, është asambleja e betejës së ardhshme zgjedhore. Të ngremë një komunitet territorial, që duhet t'i shërbejë partisë dhe të ndihmojë kryetarin e saj si në opozitë, dhe në qeverisje, duke e lidhur me problematikat e territorit", deklaroi Rama, duke nënvizuar se do të kooptohet figura të reja për të përfaqësuar dhe periferitë e papërfaqësuara. Njëherësh Rama propozoi edhe emrat për këshillin politik të partisë që do të ketë rol këshillimor për PS. "Ju kërkoj të miratoni sot krijimin e një këshilli politik të PS. Një grup me njerëzit më me përvojë, që unë propozoj Servet Pëllumbin, Ylli Bufin, Rexhep Meidani, Gramoz Ruci, Pandeli Majko, Ethem Ruka, Maqo Lakrori, Luan Hajdaraga, Sabit Brokaj, Namik Dokle dhe të tjerë", saktësoi Rama, duke rikthyer figurat potente, që për të do të jenë këshilltarë politikë jo vetëm në opozitë, por dhe në pushtet kur të jetë kryeministër. Kreu i PS i ka kushtuar shumë vëmendje nevojës të përçimit derë më derë të programit të PS dhe për

KËSHILL POLITIK I TË URTËVE

Servet Rexhep Ylli Namik Gramoz Panedeli Arta Et'hem Maqo Luan Sabit Bashkim

Pëllumbi Meidani Bufi Dokle Ruçi Majko Dade Ruka Lakrori Hadaraga Brokaj Zeneli

ORGANIZIMI

1. Organizim në zonat periferike, ku ka lënë boshllëqe Asambleja 2. Komitet i përfaqësimit territorial këtë qëllim propozoi një plan koordinimi kombëtar, ku edhe u prezantuan prej Ramës emrat e koordinatorëve për sektorë të ndryshëm që janë pjesë e programit. Kreu i PS ka nënvizuar faktin se do të ngrihet një

strukturë vetëm me territorin dhe kjo asamble do të jetë beteja e ardhshme zgjedhore e cila do të çojë derë më derë programin e PS-së, reformën e re organizative. Sipas Ramës kjo asamble do të jetë asambleja e punës me territorin. "Dua ta theksoj fort këtu sot dhe ky do të jetë theksi i çdo mbledhjeje dhe i gjithë aktiviteti ynë dhe fjalëkyçi i asamblesë deri në zgjedhjet e ardhshme është territori", tha Rama. Duke bërë dhe dy propozime konkrete. "Të bëjmë një mundur të organizohemi në zonat periferike për të plotësuar forcat edhe në disa pika ku asambleja ka lënë boshllëk. Të ngrihet një komiteti i përfaqësimit territorial, si një strukturë që do ti shërbejë partisë por ta ndihmoj edhe kryetarin si një strukturë e lidhur me territorin përtej mureve të kryeqytetit dhe të parlamentit" ka theksuar Rama. Njëherësh janë ngritur dhe 21 grupet e punës, sipas prioriteteve që ka PS për të bërë opozitarizmin dhe për nesër në pushtet, të cilët do të jenë dhe ata që do të bëjnë programin e partisë.


4

E shtunë, 3 dhjetor 2011

AKTUALITET

Videoja "Meta-Prifti", Rezar Taçi, nuk paraqitet në gjykatë

N

ë seancën e djeshme, e cila ka nisur në orën 10.00, Gjykata e Lartë kishte thirrur 8 dëshmimtarë, për dy çështje të ndryshme korruptive të pretenduara nga prokuroria, se janë evidentuar në videon "MetaPrifti". I pari në rradhë ishte planifikuar për ty pyetur biznesmeni i njohur Rezar Taçi, president i

kompanisë Armo. Po nëpërmjet një shkrese, ai kishte njoftuar se ditën e njoftimit, ndodhej jashtë vendit. Gjithashtu ai nuk e njoftonte gjykatën, për datë e kthimit. Taçi u u thirr edhe në fund të seancës por nuk erdhi, duke ju lënë data 5 dhjetor, si mundësi tjetër për tu paraqitur me vullnetin e tij. Të 7 dëshmimtarët e seancës së djeshme, ishin

thirrur nga prokuroria për të 2 çështje: ankandin e ALBPETROL për shitjen e naftës bruto të përmendur në video, ku Ilir Meta ndërhyn dhe ofron 700 mijë dollarë që të favorizohet kompania "Halili Hollding", si dhe për koncesionin e hidocentralit "Shushica", për të cilin sipas videopërgjimit, Meta ndërhyn te Prifti në favor të shoqërisë, "Vëllezërit Tola".

Gjyqi për Metën, dëshmitë e plota të zyrtarëve të lartë të METE

Zbardhet tenderi për të cilin u ‘ofruan’ 700 mijë $ Gjykata e Lartë, dëgjon 7 dëshmimtarë për ankandin e naftës dhe "Shushicën" Lajmi Seanca e rradhës në gjyqin ndaj ish zëvendës kryeministrit Ilir Meta, në Gjykatën e Lartë, nuk ka sjellë ndonjë suprizë. Një nga dëshmimtarët që pritej me interes presidenti i kompanisë ARMO, Rezar Tçi, nuk u paraqit, edhe pse u thirr dy herë.

TIRANE

POLI HOXHA

D

uket se fati i Ilir Metës, përfundimisht do të vendoset nga trupi gjykues i Gjykatës së Lartë, vetëm mbi përfundimet e tre ekspertëve shqiptarë, të cilët e nxorën video-përgjimin mes tij dhe ish ministrit të METE, Dritan Prifti, jo orgjinal, dhe dëshmisë së vetë Priftit, i cili pretendon të kundërtën.

DËSHMITË

E para dëshmimtare që u betua dhe ju përgjigj pyetjeve të prokurorit Bujar Shehu dhe avokatëve të Ilir Metës, Gëzim Veleshnja dhe Petrit Serjani, ishte 28 vjeçarja Estela Çela, aksionere me 10% e kompanisë "Halilaj Hollding". Prokurori: Cili është pozicioni juaj në kompaninë " Halilaj Hollding", kur ka nisur bashkëpunimi juaj me Bekim Halilajn dhe cili është aktiviteti i kompanisë? Estela Çela: Që prej themelimit të saj në vitin 2009, unë kam qenë administratore e kompanisë, si dhe aksionere me 10%. Me Bekim Halilajn, kam nisur bashkëpunimin që në vitin 2006, në bizneset e tij në Greqi ku edhe unë jam rezidente. Kompania "Halilaj Hollding", u krijua me synim tregëtimin dhe përpunimin e hidrokarbureve. Prokurori: Çfarë dini ju, në lidhje me ankandet e 1 dhe 10 mars të vitit 2010 për shitjen e 30 mijë tonëve naftë bruto, nga ana e ALBPETROL?

Në foto: Avokati i kryetarit të LSI-së Ilir Meta, Spartak Braho dhe Emiljano Aleksi Estela Çela: Edhe pse në atë kohë, unë kam qenë në Greqi, jam në dijeni që kompania e Bekim Halilajt ishte pjesmarrëse. Dhe se ankandi ishte anulluar me urdhër nga ministrt Prifti. Prokurori: Sa punonjës ka pasur kompania në atë periudhë? Avokati: Pyetja është shpërqëndruese, nuk ka lidhje me procesin. Prokurori: Ka lidhje, sepse ka të bëjë me kapacitetet e firmës, e cila pretendonte të merrte pjesë në një ankand me vlera të mëdha. Gjyqtari: Pranohet. Dëshmimtare, mund ti përgjigje-

shtrëmbëron deklarimin që ka dhënë për këtë çështje gjatë fazës së hetimit në prokurori dhe kërkojmë, që ky fakt të regjistrohet. Aty ka deklaruar se kompania në atë kohë, ka pasur të punësuar vetëm atë vetë si administratore dhe një shofer me kombësi greke. Estela Çela: Ju thashë, numri i punonjësve ndryshonte sipas nevojave… Gjyqtari: Pranohet kërkesa e prokurorisë. Pas dëshmisë së Estela Çelës, gjykata thirri, dëshmitaren tjetër për këtë çështje Majlinda Meduli, juriste, anëtare e komisionit të an-

E para dëshmimtare që u betua dhe ju përgjigj pyetjeve të prokurorit Bujar Shehu dhe avokatëve të Ilir Metës, Gëzim Veleshnja dhe Petrit Serjani, ishte 28 vjeçarja Estela Çela, aksionere me 10% e kompanisë "Halilaj Hollding". ni pyetjes. Estela Çela: Me sa më kujtohet, kompania më atë kohë, ka pasur 10 punonjës, por numri i tyre lëvizte sipas nevojave. Prokurori: E nderuar trup gjykuese, dëshmimtarja po

kandeve pranë kompanisë ALBPETROL. Prokurori: Ju kujtohet ankandi i datave 1 dhe mars 2010 për shitjen e 30 mijë tonëve naftë? Majlinda Meduli: Po kam

qenë pjesë e komisionit për vlerësimin e ofertavepër këtë ankand. Më kujtohet se është anulluar me urdhër të ministrit të ekonomisë Dritan Prifti, vetëm 10 minuta përpara se të niste. Prokurori: Keni dijeni, se cila ka qenë arsyeja e këtij, anullimi? Majlinda Meduli: Me sa më kujtohet arsyeja që na u tha, ka qenë që shitja nuk do të kryhej, me qëllim që 1500 punëtorët e kompanisë ARMO, të mos ngeleshin pa punë. Prokurori:Ju kujtohet sa kompani ishin regjistruar për të marë pjesë dhe konkretisht "Halilaj Hollding"? Majlinda Meduli: Me sa mbaj mend, ishin 5 kompani, tre shqiptare dhe dy kanadeze. Mes atyre shqiptare, ka qenë edhe "Halilaj Hollding" Prokurori: Ju kujtohet nëse kjo kompani, ka bërë ankesë për anullimin e ankandit? Majlinda Meduli: Nuk më kujtohet të ketë bërë ankesë, të paktën në dijeninë time. Pas Medulit, gjykata thirri edhe dëshmimtaren e fundit për çështjen e ankandit të 30 mijë tonëve naftë bruto, i cili del në video-përgjimin "Meta-Prifti", Pranvera Bodinaku, presidente e sindikatave të turizmit dhe industrisë prodhuese. Sipas saj punëtorët e firmës ARMO, kishin kërkuar prej saj që të kërkonte pranë Ministrisë së Ekonomisë Transportit dhe Energjisë, anulimin e ankandeve në ALBPETROL, për shitjen e naftës bruto, sepse nëse ajo nuk përpunohej në ndërmarjen në fjalë, ata ngeleshin pa punë. Bodinaku, deklaroi se kërkesën e tyre, ja kishte kaluar presidentit të kompanisë ARMO, Rezar Taçit, i cili më pas ja kishte përcjell ministrit Prifti. Pas një pushimi 30 minuta, rreth orës 12.30, séanca ndaj ish zëvendës kryeministrit, Ilir Meta, vazhdoi me pyetjen e 3 dëshmimtarëve të thirrur nga prokuroria, për një pjesë tjetër të videopërgjimit, ajo që ka të bëjë me ndërhyrjen e Ilir Metës, për çështjen e koncesionit të

PROTOGONISTET E GJYQIT TE DJESHEM

Durim Kraja

Ä

ish Sekretar i Përgjithshëm i METE dhe ish Kryetar i Komisionit të tenderave.

Estela Çela

Ä

aksionere me 10% dhe administratore e kompanisë “Halilaj Hollding”.

Pranvera Bodinaku Ä presidente e sindikatave të turizmit dhe industrisë prodhuese.

Majlinda Meduli

Ä

juriste, anëtare e komisionit të ankandeve pranë kompanisë ALBPETROL.

Ervin Duraj

Ä

Ish anëtar i Komisionit të ofertave për Konçesionet.

Etleva Kondi

Ä

ish këshilltare e ministrit Dritan Prifti.

Zamir Stefani

Ä

drejtor juridik në Ministrinë e Ekonomisë Transporteve dhe Energjitikës. hidocentralit të Shushicës. Sipas transkiptit të videos, Meta ndërhyn te Prifti, që të fusë urgjentisht në procedurën e konkurimit firmën "Vëllezërit Tola", e cila kishte fituar gjyqin në Apel, për rifutje në tender. Dëshmimtari i parë por edhe më kryesori për këtë çështje, ishte Durim Kraja, Sekretar i Përgjithshëm i METE dhe kryetar i komisionit të tenderave, nga viti 2005 deri në muajin shkurt të këtij viti. Prokurori: Ju kujtohet në çfarë kohe kanë nisur proçedurat për tenderin e dhënies me konçesion të hidocentralit të Shushicës dhe cilat firma morën pjesë. Si ka

ecur procedura? Durim Kraja: Proçedurat për dhënien me konçesion të këtij hidocentrali, kanë nisur që në Prill të vitit 2008, por duhet të theksoj se ka qenë e ripërsëritur. Më kujtohet se kanë pasur interes dhe kanë konkuruar 4 kompani, por vetëm 3 prej tyre janë pranuar: "Vëllezërit Tola", "Gener 2" dhe "Kurum". Proçesi u zhvillua normal. Por 2 javë më vonë kompania "Kurum", është ankuar te Agjensia e Prokurimeve për firmën " Vëllezërit Tola". Dy javë pas kësaj kjo agjensi, sjell përgjigjen se kompania "Vëllezërit Tola", skualifikohet për konflikt interesi. Prokurori: Cila ishte arsyeja e vërtetë e skualifikimit? Durim Kraja: Aksioner të kësaj kompanie në dokumentacionin fillestar, kanë qenë nëna dhe djali i deputetit Ymer Kola. Por më pas ata i kanë shitur ato, në një palë të tretë. Agjensia e Prokurimeve, na ka përcjellë dy shkresa kontradiktore në kohë të ndryshme. Sipas njërës, firma kishte probleme me konfliktin e interesit të deputetit Tola, sipas tjetrës, pas shitjes së aksione, jo. Kjo situatë ka vazhduar deri në muajin dhjetor 2008, kur firma "Tola",


E shtunë, 3 dhjetor 2011

5

AKTUALITET

Dhunohen gazetarët e “Oranews” në Drejtorinë Tatimore

N

jë incident i rëndë ka ndodhur gjatë paradites së të premtes kur gazetarët e emisionit satiriko-investigativ "Alarm" kanë kërkuar që të marrin informacion në lidhje me një çështje të cilën po pasqyronin në këtë emision dhe që kishte të bënte me paisjen me kupona tatimor. Si çdo herë tjetër gjatë këtyre muajve gazetarët e emisionit Alarm janë drejtuar pranë

Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve për të kërkuar informacion ne lidhje me një investigim të këtij emisioni që kanë zbuluar evasion fiskal në kafenetë e ministrive dhe kafen e Kuvendit të Shqipërisë. Sot situate agravoi në mënyrë të dhunshme pasi informacion jo vetëm që nuk morën por edhe janë dhunuar nga punonjësit e security privat dhe nga recepsionisti i tatimeve. Gazetarët Arjana Loçe, Orjon Halili dhe Elio

Laze, janë gjendur nën breshërinë e sharjeve, fyerjeve, tentativave për të thyer kameran dhe dhunës fizike. Vetëm mbërritja e forcave të rendit ka arritur të qetësojë situatën pasi janë bërë dhe shoqerimet në komisariat të përsonave të përfshirë në ngjarje. Gazetarët Elio Laze dhe Orjon Halili kanë bërë deponimet e tyre e më pas Laze ka bërë dhe kallzim penal për ushtrim dhunë dhe fyerje në krye te detyrës.

Gjykata e Apelit, nuk pranon kërkesën

Lajmi Zyrtari i lartë i Ministrisë së Ekonomisë Transportit dhe Energjitikës, Roland Çelmeta, nuk ka mundur dot dje të bind Gjykatën e Apelit, për ndryshim të masës ekstreme ndaj tij, "burg pa afat". Të njëjtin fat ka pasur edhe inspektori i tij, Kristaq Thano

TIRANE

P

ër ish Zëvendës Drejtor in e Përgjithshëm të Metrologjisë dhe Kalibrimeve, Roland Çelmeta, shpresa se dje mund të shkonte pranë familjes së tij,

Roland Çelmeta u skualifikua. Por në atë kohë informohemi nga firma në fjalë, se ata kishin hapur gjyq kundër vendimit të Agjensë së Prokurimeve. Prokurori: Si vepruat ju si komision pas kësaj? Durim Kraja: Që në Tetor të vitit 2010, deri në Qershor të vitit 2011, komisioni për këtë tender, nuk është mbledhur, pasi gjykata do ta shikonte çështjen në themel dhe deri në përfundim të kësaj, proçesi pezullohej. Prokurori: Keni marë ju nga kompania ndonjë letër pas kësaj? Durim Kraja: Po kompania na ka njoftuar, se sipas tyre, gjyqin në Apel, e kanë fituar. Por në fakt, nuk kishim të bënim me fitim gjyqi, por vetëm me pezullim të tenderit, deri sa çështja të shqyrtohej me themel. Për këtë kam njoftuar edhe ministrin Dritan Prifti. Më pas Gjykata e Apelit i dha të drejtë të marrë pjesë firmës "Tola" në tender. Gjithsesi, edhe pas kësaj komisioni në mënyrë unanime, e skualifikojë këtë firmë dhe oferta e saj nuk u mor fare në konsideratë. Prokurori: Cilat janë arsyet që e skualifikuat?

Durim Kraja: Sepse sipas firmës konsulentë të huaj q ëu morr me këtë çështje, "Vëllezrit Tola", nuk plotësonin, kriterin e kapacitetit ekonomik dhe financiar për të marrë pjesë në tender. Ju mungonin bilancet e 2 viteve të fundit. Prokurori: Jeni në dijeni të ndonjë Memoje që firma i ka dërguar ministrit, ku shkruhet se firma ka humbur rreth 700 mijë euro në këtë proçes? Durim Kraja: Ata dërgonin shumë Memo, në të cilat pretendonin për humbje në shuma të larta, që kishin nga mos marrja pjesë në tender. Avokati: Ka ndonjë shënim të ministrit Prifti memon me të cilën firma, ju njofton se ka fituar gjyqin në Apel? Durim Kraja: Po, është ky:"Zoti Kraja, këta kanë fituar gjyqin, përse nuk proçedohet?". Avokati: Cili ka qenë ministër në kohën që komisioni skualifikoj firmën dhe cili ka qenë reagimi i tij? Durim Kraja: Ministër ishte Ilir Meta. Për këtë çështje na kishte thënë vetëm, të zbatohet ligji. Edhe vendimin e komisionit për përjashtimin e firmës, e firmosi.

është shuar pas vendimit të gjyqtarit të Apelit, i cili la në fuqi vendimin e Gjykatës së shkallës së parë, për 2 nga 8 zyrtarët e arrestuar më 17 Nëntor nga Antikrimi Ekonomik i Drejtorisë së Policisë së Tiranës.

BRAKTISJA

Në seancën e djeshme, ndryshe nga ajo që u zhvillua gjatë masës së kërkuar nga prokuroria, Çelmeta nuk ka qenë i shoqëruar nga avokati që mori përsipër fillimisht mbrojtjen e tij Gëzim Veleshnja, i cili është njëkohësisht edhe avokat i kryetarit të LSIsë Ilir Meta. Mësohet se pak ditë më parë Veleshnja në mënyrë të njëanshme, ka hequr dorë nga mbrojtja e ish funksionarit të lartë të Metrologjisë, si dhe ish kandidatit për deputet të LSI, Roland Çelmeta. Ky i fundit ka kërkuar dje përpara gjykatës, ti zbutet masa nga burg "pa afat", në "arrest në shtëpi", duke argumentuar jo rrezikshmërinë e tij, si dhe faktin që ka fëmijën të sëmurë. Por gjykata, ka lënë në fuqi kërkesën e prokurorit Blerim Tanushi, jo vetëm për Çelmetën por edhe për inspektorin e këtij institucioni, Kristaq Thano. Që nga dita e hënë, do të dalin përpara gjykatës së Apelit edhe 6 zyr-

Roland Çelmeta ngelet në burg e braktis avokati i Ilir Metës Prokuroria: Dosja për korrupsion e 8 zyrtarëve, është e "kopsitur" PËRGJIMET QË E LËNË NË BURG ROLAND ÇELMETËN Datë 12.10.2011 Kristaq Thanasi, i ka telefonuar shtetasit Roland Çelmeta, me detyrë Zv. Drejtor i Përgjithshëm në Drejtorinë e Përgjithshme të Metrologjisë dhe i ka treguar këtë fakt duke i thënë që Benit të cilin Rolandi nuk e njeh, i duheshin dokumentat e kolaudimit, pasi ai priste të bënte evadimin e një ngarkese nga një anije në port. Rolandi i jep leje për të vepruar duke i thënë që, thuaji Benit të vijë në Tiranë tja japim letrat në dorë, të mbyllin punën Datë 28 Tetor 2011 Rolandi i telfonon Nr.067 20 28 698 i cili i përket shtetasit Armand Xhika me detyrë Inspektor dega Tiranë. Ndër të tjera Rolandi i thotë Mandit që të shkojë të kontrollojë një pikë karburanti në Yzberisht me pronar Luan Gjonin, sepse pas kontrollit, pronari do ti respektonte. Gjithashtu Mandi i thotë që tu thojë dhe kolegeve të tij që kur të kalojne te karburant Elda në Ndroq të mos futen fare për kontroll atje, pasi është miku i tyre i përbashkët. Datë 01.11.2011 Rolandi i telefonon një shtetasi me nr. 0672036087 (dyshohet Armand Xhika) dhe i thotë që të kalojë ti bëjë presion atij byth... në Ndroq se sështe kujtuar fare. Datë 02.11.2011 Rolandi i ka telefonuar shtetasit Agron Damsi me nr. 0672058382 me detyrë inspektor dega Tiranë duke i thënë që të nesërmen të shkonin në Bubq te fabrika për kontroll. Të shkojnë të turren... Datë 08.11.2011 Rolandi i ka telefonuar Armand Xhikës në numrin e telefonit 0692069460 duke i thënë që në atë pikë, para tre muajsh ka mbaruar punë shtetasi Hetem Basho (Tele) i Teles ai, i Teles, e ka marrë Telja bukën aty, e ka marre Telja para tre muajve bukën aty. Landi pohon faktin që ka qenë në atë karburant me Telen dhe Telja ka mbaruar punë.

tarët e tjerë të Metrologjisë, të arrestuar nën të njëjtën akuzë, shpërdorim detyre dhe korrupsion.

PROKURORËT

Duke arsyetuar vendimin "arrest me burg, pa afat" për zv.drejtorin e Drejtorisë së

K i E PER SHQIPERINE

Trafikimi i njerëzve në rritje

K

ëshilli i Evropës, Grupi i Ekspertëve mbi masat Kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore (GRETA) ka publikuar sot raportin e parë të vlerësimit për Shqipërinë. GRETA mendon se autoritetet shqiptare duhet t'i kushtojnë me shume vëmendje problemit të trafikimit në Shqipëri, i cili, është në rritje. Ka pasur rritje të ndërgjegjësimit, por GRETA konsideron se më shumë duhet të bëhet për të luftuar stereotipet dhe paragjykimet ndaj grupeve të margjinalizuara, të cilat nxisin trafikimin dhe parandalojnë riintegrimin e viktimave.

Metrologjisë dhe kalibrimit dhe bashkëpunëtorit të tij, Thanas Thano, prokurori argumentoi se: "Për këta shtetas, ekziston mundësia të kryejnë vepra të tjera të të njëjtit lloj, me atë për të cilin procedohet, çka rezulton edhe nga fakti që ata e kanë kryer shumë herë dhe në vazhdimësi, këtë figurë të veprës penale, ndaj duhet të ngelet si masë sigurimi personal, ajo e arrestit ne burg, e parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale".


6

E shtunë, 3 dhjetor 2011

POLITIKE

Denoncimi i Komitetit: 11 sekserë mashtrojnë në bulevard

N

ë maj 2011, sipas një raporti të përgatitur për OSBE/ ODIHR, pas ekspeditës 2-mujore të misionarëve të Pajtimit për fushatën zgjedhore të 8 majit, Shoqata e drejtuar nga Gjin Marku shprehej se: "Nga Stacioni i Trenit, Bulevardi Zogu i Parë, deri në Gjykatën e Tiranës

veprojnë 11 sekserë që kanë themeluar ""shoqata"" e ""Institute Pajtimi" me qëllim përfitimi nëpërmjet lëshimit të dëshmive për të favorizuar në gjykata uljen e dënimit ose lirimin e të burgosurve për krimet kundër personit nëpërmjet "vërtetimeve se palët janë pajtuar". Shoqata merrte si shembull nxerrjen me leje nga burgu të

dy të dënuarve shumë të rrezikshëm në Shkodër, Astrit Kurtmema, që u ekzekutua në derën e shtepisë nga ata që e kerkonin për gjak, ndërsa tjetri, Admir Tafili, qëndroi për gjashtë muaj i lirë deri në momentin që ekzekutoi dy vëllezërit e familjes Pjetrushi për të marrë gjakun e babait.

Kurthi i "Fiks Fare" për lëshimin e vërtetimeve nga kryetari i Komitetit të Pajtimit Mbarëkombëtar

Lajmi Kryetari i Komitetit të Pajtimit Mbarëkombëtar, Gjin Marku kundrejt 300 eurove lëshonte vërtetime për shqiptarët që kërkonin azil në Britaninë e Madhe, sikur ata ishin në gjakmarrje në Shqipëri. Zbulimi është bërë nga emisioni "Fiks fare", që futi në kurth Markun pak kohë më parë.

Azili në Londër, 300 euro për të "hyrë në gjak" Policia nis hetimet për Gjin Markun dhe Pashko Popaj për falsifikim dokumentesh AKUZAT E POLICISË

Kryetari Marku: "Sulm i pastër politik"

TIRANE

P

olicia e Shtetit njoftoi dje se ka nisur hetimet për kryetarin e Komitetit të Pajtimit Mbarëkombëtar, Gjin Marku për falsifikim dokumentesh dhe bashkë me të do të hetohet edhe Pashko Popaj, anëtar i Shoqatës së Misionarëve të Paqes dhe Pajtimit të Gjaqeve të Shqipërisë, me qendër në Shkodër. Sipas policisë, Marku dhe Popaj kanë shfrytëzuar pozicionin në shoqatat e tyre për të lëshuar lëshuar vërtetime të falsifikuara për persona të ndryshëm, që ata të aplikonin dhe përfitonin në mënyrë të padrejtë azilin në vende të ndryshme të Europës. Në një filmim me kamera të fshehtë të emisionit investigative "Fiks fare" të "Top Channel", gazetari hiqet si I afërm I një personi që kërkon azil në Britani dhe Marku, në zyrën e tij, premton se do të lëshojë një vërtetim për gjakmarrje, kundrejt tarifës prej 300 euro. Më poshtë është biseda e transmetuar nga "Fiks fare", që implikon kryetarin e Komitetit të Pajtimit Mbarëkombëtar, Gjin Marku.

G

TAKIMI I PARË

Fiksi-Mirdita më fal që të erdha kështu në derë Fiksi-Zoti Gjini? Mund te bisedoj të lutem? Gjin Marku - Po hajdeni! Fiksi-Kam një problem familjar me villain. Gjin Marku-Ku është ai? Fiksi-Ai është në Londër. Gjin Marku-Ka kërkuar azil? Ka bërë deklaratë? Fiksi-Do ta kërkojë, ka gjyqin tani. Ka bërë një aksident me makinë nga Dibra e Madhe, ka shtypur një fëmijë me makinë. Gjin Marku-Ju ku jeni? Fiksi-Uë jam në Itali. Gjin Marku-Kjo është një zyrë e konfidencialitetit. Fiksi-Po, po. Gjin Marku-Kanë krijuar besimin që këtu duhet marrë informacioni i duhur. Unë i kam ndihmuar. Gjin Marku - E vetmja gjë që ne do bëjmë, dhe që mund ta bëjmë dhe tani, duhet të arkivohet, t'i vihet dosjes një problem. Gjin Marku-E vetmja gjë është qe këtu ka një tarifë, faturë e cila… Fiksi-Po po. Aman?! Gjin Marku-Dhe kjo faturë, unë

Faksimile e vërtetimit të lëshuar nga Gjin Marku (lart) Sekuencë nga kamera e fshehtë e “Fiks Fare” mund ta bëj thjesht si një tip gjakmarrje. Gjin Marku-Atje ai duhet t'u qëndrojë deri në fund atyre që... Fiksi-Që do jepen nga kartela këtu. Gjin Marku - Ato që ka thënë dhe ato që ka diskutuar me mua. Atje pastaj do të jetë krejtësisht gjakfohtë, aty pastaj lajmërojnë autoritetet të gjitha ato. N.q.se do të vijë puna që ata e refuzojnë, atëherë do të kalojë me ndonjë avokat. Gjin Marku-Doni që të punojmë që tani ta nxjerrim dokumentin edhe pastaj n.q.se lind nevoja për ndonjë ndonjë çertefikatë e sjell më vonë? Fiksi-Mua më duhet vërtetimi. Gjin Marku-Je e zonja të derdhësh,

të presësh faturën? Fiksi-Po, sa duhet? Gjin Marku-Unë zakonisht marr 400 000 për Anglinë e këto. Minimale për 300 euro. Fiksi-Po, mirë. 300 euro. Tani të të jap të gjitha të dhënat dhe ndërkohë të të jap një paradhënie dhe nesër kur të vi të marr edhe vërtetimin të sjell dhe pjesën tjetër të lekëve. Sepse më nxiton puna dhe as nuk e dija që do të të gjeja. Gjin Marku-Më jep disa të dhëna që ta dimë... Gjin Marku-Kur ka ndodhur aksidenti? Fiksi-... Gjin Marku-Aksidenti është bërë në?

jin Marku e konsideroi sulm të pastër politik të qeverisë nga shoqatës që ai drejton, lajmin që është në hetim nga Policia e Shtetit. Në një komunikim telefonik me "Shqiptarja.com", Marku u shpreh se ndodhej në Londër dhe do të kthehej së shpejti, për tu përballur me akuzat. "Jam në Londër për të marrë në mbrojtje një familje nga Lura. Policia nuk ka patur arsye të bëjë njoftim pa më lajmëruar mua, pa u ballafaquar. Nuk më është thënë asnjëherë asnjë fjalë. Do të kthehem me të gjitha mundësitë sa më shpejt që të mundem, sepse më duhet të ndjek procesin këtu. Por do të kthehem shpejt dhe të përballem me këtë". Nga ana tjetër Marku tha se sulmi ndaj tij ishte politik, sepse shoqata e tij është shprehur publikisht dhe vazhdimisht kundër qeverisë aktuale. "Kjo merr karakter banal politik, sepse unë qeverinë e kam çuar në Hagë me dy dosje. Është një gjë spektakolare politike"-deklaroi Marku.

Fiksi-Rrugë. Gjin Marku-Është një dokument tjetër që unë e mbaj në zyrë. Fiksi-Ai një grua po don.. ata nuk e japin vajzën që të martohet e të bëhet. Ka kërkuar një vajzë, kush të jep këtej? Me origjinë nga ne, por që është andej e lindur, e rritur më shumë. Gjin Marku-Me origjinë nga Dibra? Kur ka ndodhur aksidenti? Fiksi-Më 11 mars 2006. Diku afër Veleshtit… Gjin Marku-Aksidentohet me makinë në 2006 - tën. Po po. Një fëmijë. Ka emër? Fiksi-Ai me mbiemër është. Mirëpo këtë e kam banesë dhe jam i

detyruar të mbaj tërë artikujt. Gjin Marku -Kjo është tërësisht praktika (tregon praktikën e një rasti tjetër) pasi kam dërguar herën e parë informacion. Fiksi-Dhe ai thotë për çfarë është problemi i tij. Gjin Marku-Kur mundesh të paraqitesh? Fiksi-Nesër patjetër! Gjin Marku-Të vish në mëngjes që unë të kem ditën përpara. Fiksi - Patjetër. Gjin Marku-Sepse duhet ta mbaroj. Fiksi-Tetë e gjys, tetë e njëçerek më ke këtu. Të jap një pjesë lekët)tani... Gjin Marku-S'ka problem, të gjitha nesër. Fiksi-Jo, jo tani më mirë të t'i jap, sepse duhet që ta di unë se çfarë kam bërë dhe çfarë duhet të bëj. Më the 300 euro. Unë kam vetëm 100 mijë lek kështu që të bëj ekuivalencën e pjesës tjetër Gjin Marku-Sa është data sot? Fiksi-300 euro janë... Gjin Marku (pasi merr pagesën e parë)-T'i duhet të kesh një gjë parasysh, që këtu gjithçka e ke sipas konventave ndërkombëtare.

TAKIMI I DYTË

Gjin Marku-Vërtetim, ja kjo kështu siç e lëshojmë ne, do ta merrni ju. Fiksi-Po. Gjin Marku-Bashkë me nja dy dokumenta që do ju japim. Fiksi-Ëhë. Gjin Marku-Do ta çojmë ne atje, do paraqitet vëllai. Do të thotë që unë kam këtë, kam dhe këtë dëshmi që ne...jam në kontakt me ata. Hamzai çfarë është ay. Dhe nuk është bërë gjë. Dhe vetë ata ma konfirmojnë ata që ..s'është aq e lehtë. Fiksi-Po, po, kuptoj. Fiksi-Po, për një familje me fëmijë që nuk ka asnjë lloj problemi d.m.th. gjakmarrje! Gjin Marku-Të mos jetë fare në gjak? Fiksi-E, mos të jetë do të lëvizi! Gjin Marku-Nuk ka shqiptar që nuk e gjen një konflikt dhe që s'e ka një konflikt. Duhet të gjejë një garant se s'bën dhe ti në këtë rast mos e ki merak do të kontaktoj unë. Gjin Marku -Në çfarë rruge ta vendosim aksidentin? Gjin Marku: do të shkruash këtu: ju lutem merrni në mbrojtje familjen tonë nga gjakmarrja me fisin xxx, veçanërisht vëllain tim xxxxxx (gazetarja i dorëzon edhe 23000 lekë të tjera)


E shtunë, 3 dhjetor 2011

7

POLITIKE

Mbretëria, vlerësimet I e Nanos, Metës Berishës dhe Ramës

sh-ministri dhe ish-zëdhënësi i Oborrit Mbretëror, Fluturak Gërmenji, në rrëfimin për "Shqiptarja.com" jep edhe vlerësimet që të mëdhenjtë e politikës së Tiranës kishin për Familjen Mbretërore. Nano ishte bërë kurioz, pasi një pasardhëse e fëmiljes perandorake ruse i kishte thënë se Leka Zogu ishte shumë i pasur. Pasi ish-ambasadori amerikan në Tiranë, Xhejms Xhefri e

EDITORIAL NGA

MIRANDA VICKERS

Nekrologjia e Leka Zogut vijon nga faqja 1 ...një vizitë të shkurtër si i paftuar në Tiranë, në vitin 1993, por iu kërkua ta linte vendin menjëherë, sepse në pasaportën e tij ishte shënuar si “Mbret i Shqiptarëve”. Atij iu tha hapur se do të pranohej vetëm nëse do të mbante një pasaportë të zakonshme si të të gjithë qytetarëve. Leka kishte dijeni sesa mbështetje të dobët kishte Monarkia brenda Shqipërisë. Megjithatë, në kulmin e luftrave të shkëputjes së ish Jugosllavisë, me më shumë se një milionë shqiptarë etnikë që jetonin në ish Jugosllavi, avokatia e tij për një komb etnik shqiptar të bashkuar, i dha atij një mbështetje të gjerë ndërmjet diasporës shqiptare duke shkaktuar një shqetësim të mëdh ndërmjet fqinjëve të Shqipërisë dhe në qarqet internacionale. Duke pasur këto këmbana alarmi, në 1997 Leka u rikthye edhe një herë në Shqipëri në mes të një kryengritjeje të dhunshme që pasoi me kolapsin e skemave piramidale. Ai së pari shkoi në vendndlidnjen e të atit, në Mat, ku shpresonte të ndërtonte një bazë të re të fuqishme mes klanit mbretëror. Në qytetin verior, tradicicionalisht të djathtë të Shkodrës, ai dhe shoqëruesit e tij të shumëllojshëm u përshëndetën në mënyrë entuziaste nga turma. Pavarësisht disa xhepave monarkistësh në jug të Shqipërisë, veriu historikisht ka pasur më shumë mirëkuptim për nocionin e monarkisë. Kthimi i Lekës, i cili e portretizonte veten si një burim stabiliteti, shërbeu vetëm për të ndezur më tej politikën e paqëndrueshme në Shqipëri. Çështja nëse duhej të rivendosej apo jo Monarkia, u zgjidh nga një referendum, i mbajtur njëherësh me zgjedhjet parlamentare të qershorit 1997, duke rezultuar në një votim masiv për vazhdimin e republikës. Monarkistët deklaruan se rezultati ishte jo i drejtë për shkak të manipulimit të rezultateve nga PS. Leka drejtoi disa mitingje ku i bënte thirrje shqiptarëve që të mbronin votat e tyre. Në 3 korrik, veshur me veshje ushtarake dhe me granada dhe pistoletë të vendosur në brez ai përshendeste rreth 2000 mbështetës në sheshin Skënderbej duke deklaruar “Shqiptarët do të mbrojnë votën e tyre. Poshtë komunistët. Ne duam një Mbret”. Turma, e drejtuar nga Leka, vazhdoi lëvizjen në bulevardin qendror dhe pati breshëri të shtënash që shkaktuan një të vdekur dhe shumë të tjerë të plagosur. Leka nuk iu përgjigj kërkesës së zyrës së prokurorit për të dalë para gjykatës, dhe në 12 korrik u kthye në Johanesburg. Gjatë mungesës së tij, ai u gjykua dhe u dënua me tre vite burg për përpjekjen për organizim të një kryengritjeje të armatosur. I rrethuar nga një ambient i armatosur rëndë por disa herë edhe të dhunshëm, delegacionit “mbretëror” iu vesh një atmosferëe paparashikueshme dhe e rrezikshme. Por Lekës i mungonte karizma dhe dukej i pasigurt dhe gati i sëmurë me të gjithë ata që nuk e njihnin shumë mirë. Ai e kishte të vështirë të ambientohej me Shqipërinë post komuniste. Pasi më shumë se 70 anëtarë të parlamentit kërkuan që familja mbretërore të lejohej të kthehej në Shqipëri, Lekës iu dha një falje në vitin 2002. Atij iu kthyen disa prona të konfiskuara, por vetë u përmbajt për të mos u përfshirë në politikë, dhe që nga viti 2005 ai zyrtarisht u tërhoq edhe nga jeta publike. Gruaja e Lekës vdiq në 2004. Vazhdimësia mbetet me djalin e tij. Pretendenti për fron Leka Zogu lindi në 5 prill 1939; vdiq në 30 nëntor 2011. Marrë nga The Guardian www.shqiptarja.com

kishte vizituar Mbretëreshën Geraldinë te vila, sepse ajo ishte në lidhje gjaku me Laura Bush, bashkëshorten e presidentit të atëhershëm amerikan, Nano kishte kryer vizitën e vonuar atje. Para se të vinte në Shqipëri Leka Zogu kishte ngarkuar Gërmenjin për të organizuar ftesën, duke futur ndërmjetës Pjetër Arbnorin te Berisha në PD. Por Nëna Mbretëreshë kishte pranuar vetëm ftesën nga Arbnori, duke anashkaluar Berishën,

ndoshta ngaqë ai i kishte përzënë të birin në 1993. Meta që kur ishte kryeministër ishte treguar më aktivi për kthimin e familjes mbretërore dhe më pas ishte bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi që priti në aeroport Mbretëreshën Geraldinë dhe pjesëtarët e tjerë të familjes. Ndërsa Edi Rama, asokohe kryetar bashkie në Tiranë, kërkesës së Gërmenjit, për të vizituar Leka Zogun, i ishte përgjigjur: "I gjati me të gjatin nuk shkon!".

Zbulohet dokumenti i ftesës së 76 deputetëve në 2002

Familja Mbretërore Berisha nuk firmosi kthimin në atdhe Lajmi Sali Berisha nuk ka firmosur për kthimin e familjes Mbretërore në Shqipëri. Kryeministri aktual, atëherë kryetar i PD-së në opozitë nuk është mes 76 deputetëve të Kuvendit që bënë ftesë zyrtare në 2002 për kthimin e Familjes Mbretërore në atdhe pas 6 dekadash ekzili

TIRANE

ARBEN RROZHANI

S

ali Berisha, Fatos Nano apo Ilir Meta nuk ishin në mesin e atyre deputetëve të parlamentit shqiptar, që firmosën ftesën e legjislativit të Republikës Parlamentare të Shqipërisë, në vitin 2002, që familja mbretërore të kthehej në atdhe. Në një dokument që e ruan edhe Oborri Mbretëror dhe që mund të shihet në linkun (albania.dyndns.org/ Leka%20bio/petition76depute.htm), tre "të mëdhenjtë" e politikës shqiptare në dy dekadat e fundit, nuk kanë nënshkruar për kthimin e familjes mbretërore në atdhe, pas gati gjashtë dekadash ekzili nëpër botë. Leka Zogu për herë të fundit kishte ardhur në Shqipëri në vitin 1997 për të marrë pjesë pjesë në Referendumin e organizuar për formën e regjimit më 29 qershor 1997 dhe me 11 korrik 1997 ishte larguar nga Shqipëria. Ai u rikthye për të jetuar dhe ndërruar jetë në Shqipëri më 28 qershor 2002, pas një ftese që Kuvendi i Shqipërisë I bëri zyrtarisht familjes mbretërore. Ndër 76 deputetët e Kuvendit shqiptar ka demokratë, socialiste apo legalistë, por në mesin e tyre nuk janë ata që po kërkojnë sot rivlerësimin e figurës së Leka Zogut, çështjen e referendumit, apo të

LISTA ME 76 EMRAT E DEPUTETËVE 1. Pjetër Arbnori 2. Sali Shehu 3. Arian Starova 4. Bamir Topi 5. Eqerem Spahia 6. Sadedin Balla 7. Bardhyl Londo 8. Arben Imami 9. Nard Noka 10. Bahri Kollçaku 11. Agron Duka 12. Nikollë Lesi 13. Shpëtim Roqi 14. Preç Zogaj 15. Uran Metko 16. Dashamir Shehi 17 Luigj Gjoka 18. Zef Gjoka 19. Valentin Palaj 20. Fatmir Medju 21. Aleksandër Garuli 22. Maksim Begeja 23. Robert Çeku 24. Jak Ndokaj 25. Shyqyri Duraku 26 Teodor Laço 27. Saimir Çurri 28. Ndriçim Babasi 29 Ferid Hoti 30. Ilir Bano 31. Besnik Mustafaj 32. Pal Dajçi 33. Astrit Bushati 34. Pë1lumb Berisha 35. Alfred Cako 36. Neritan Alibali 37. Lub1in Dilja 38. Vasil Melo

39. Muhamet Ukperaj 40. Qazim Tepshi 41. Marieta Pronjari 42. Shaban Memia 43. Monika Kryemadhi 44. Gjergj Koja 45. Mustafa Muçi 46. Durim Hushi 47. Spartak Poçi 48. Vath Koreshi 49. Vangjel Dule 50. Fatmir Xhindi 51. Eduard Alushi 52. Lefter Xhuveli 53. Zyhdi Pepa 54. Hasan Hoxha 55. Arben Malaj 56. Lekë Çukaj 57. Bashkim Fino 58. Erion Braçe 59. Vangjel Tavo 60. Elida Tepelena 61. Mezan Malaj 62. Ligoraq Karamelo 63 Maksut Balla 64. Asllan Haxhiu 65. Ndue Preka 66. Refet Dervina 67. Brahim Bruka 68. Dilaver Qesja 69. Gani Hoxha 70. Edi Paloka 71. Ilirian Bërzani 72. Vili Minarolli 73. Sokol Ol1dashi 74. Et'hem Fejzollari 75. Ndriçim Hysa 76. Shpëtim Kateshi

formës së rregjimit. Në ftesën e deputetëve të Kuvendit Shqiptar për rikthimin e Familjes Mbretërore Shqiptare në Atdhe thuhet se: Ne, një

grup deputetësh të Kuvendit Shqiptar, të mbështetur në respektin që kemi për Historinë e Shtetit Shqiptar e vazhdimësinë e tij juridike, si dhe në zhvillimet e sotme demokratike,

Në foto: Leka Zogu dhe kryeministri Sali Berisha

paraqesim kërkesen tonë që Nëna Mbretëreshë Geraldina dhe Familja Mbretërore Shqiptare të vijnë e të jetojnë përgjithmonë në Shqipëri. Nëna Mbretëreshë Geraldina dhe Familja Mbretërore e kanë shprehur publikisht prej kohësh dëshirën për të ardhur e jetuar përgjithmonë në Shqipëri. Ne, deputetët që bëjmë këtë kërkesë, të nisur nga jeta e vështirë por dinjitoze në mërgimin e gjatë, e vlerësojme dëshirën e tyre si shprehje të dashurisë së sinqertë për Shqipërinë dhe Kombin Shqiptar. Ne e ndjejmë si detyrim moral për të ofruar ftesën tonë që Nëna Mbretëreshë Geraldina dhe Familja Mbretërore të vijnë sa më parë në Shqipëri. Në këtë mënyrë mendojmë se I jepet fund mërgimit të tyre të padrejtë 63-vjeçar. Besojmë se kërkesa jonë do të gjejë mirëkuptimin e kolegëve te tjerë të ketij Kuvendi". Më poshtë është edhe lista që nis me emrin e të ndjerit Pjetër Arbnori, ishkryetar i Kuvendit deri në 1997, ku bie në sy emir i presidentit aktual Bamir Topi, ish-kryeministrit socialist bashkim Fino dhe të shumë deputetëve të majtë dhe të djathtë, gjithsej 76 dhe ku mungon pikësëpari kryeministri aktual, Sali Berisha, atëherë kryetar i PD-së në opozitës, që e kishte përzënë me polici Leka Zogun në nëntor 1993 dhe që sot organizon funeral shtetëror, në një ditë zie.


8

E shtunë, 3 dhjetor 2011

EKONOMI

Qeveria afrohet më tej me financuesit e botës arabe

K

ryeministri Berisha priti dje sekretarin e përgjithshëm të Vakëfeve të Kuvaijtit, Mohammed A. AlJalahma dhe drejtorin rajonal të "Kuvait Joint Relief Committee", Ibrahim El Faki. Ai u shprehu falënderimet për mbështetjen që qeveria e Kuvajtit i ka dhënë vendit në fusha të ndryshme, si dhe vlerësoi

kontributin personal të Al-Jalahma në këtë mbështetje. Kohët e fundit, në mungesë të financimeve nga vendet perëndimore, qeveria shqiptare po kërkon mbështetje financiare në Kinë, Izrael dhe në botën arabe. Këta të fundit kanë pranuar të japin kontribut, nëpërmjet kredive nga banka islamike, që përfshihet në çështjet e Vakëfeve dhe i nënshtrohet "sheriatit", ligjit

islamik. Kontributin më të madh, kjo bankë e ka dhënë tashmë në financimin e 222.7 milionë dollarëve për segmentin e ri TiranëElbasan. Po kështu, kryeministri falenderoi edhe për ndihmën e qeverisë kuvajtiane në ndërtimin e Qendrës Rajonale të Autizmit, të organizuar nga fondacioni i drejtuar nga Liri Berisha. Kryeministri ka vlerësuar edhe kontributin e grupit Al-Kharafi në Shqipëri

Nga Jugu në Veri, duke përfshirë kryeqytetin, shkurtimeve u vihet etiketa "remonte"

Rikthehen kufizimet e energjisë Kompania e shpërndarjes nuk kryen investimet, sistemi i transmetimit shpenzon miliona euro për linjat, por verilindja zhytet në terr, pa njoftim dhe pa asnjë shpjegim

Lajmi

kompanisë CEZ Shpërndarje për rritjen e çmimit të energjisë nga ish-drejtori i KESH-it dhe aktualisht deputet i Partisë Socialiste, Andis Harasani. I pyetur nga media për borxhet që kompania pretendon nga institucionet publike dhe private, Harasani është përgjigjur se është paaftësi e CEZ-it dhe drejtuesve të saj për mosmbledhjen e detyrimeve. Harasani ka shpjeguar dhe arsyet pse CEZ nuk ka të drejtë morale të kërkojë rritje të çmimit të energjisë elektrike. Sipas tij, kompania ka dështuar në realizimin e detyrimeve kontraktuale dhe investimet kanë qenë thuajse inekzistente.

Nga ora 06.00 e ditës së djeshme, qytetet e Peshkopisë e Bulqizës, sëbashku me komunat përreth, kanë mbetur pa energji elektrike, ndërkohë që lagje të tëra të Tiranës mbeten rregullisht pa drita

TIRANE

GENC KONDI

F

enomeni i ndërprerjes së energjisë elektrike tashmë, që po afron dimri dhe nuk janë kryer investimet e duhura për rrjetin e transmetimit e të shpërndarjes, është kthyer në lejtmotivin e jetës së përditshme të shqiptarëve. Afrimi i përiudhës më të ftohtë të vitit, që është edhe me ditën më të shkurtër, sjell, si zakonisht, rritjen e konsumit, i cili, në periudhën dhjetor-shkurt përjeton pikun vjetor. Deri tani, në sajë të prodhimit të madh nga impjantet gjeneruese të energjisë elektrike në vend, problemet kanë qenë të vogla dhe kalimtare, por po kthehen në gangrenë ditët e fundit, duke paralajmëruar një dimër problematic përsa u përket furnizimeve me energji të popullatës.

INVESTIMET

CEZ Shpërndarje nuk ka mundur deri tani të kryejë investimet e parashikuara për vitin 2011, gjë, të cilën e pranoi para ERE-e publikisht dy ditë më parë drejtori i saj i përgjithshëm. Ai tha se këto investime spostohen për vitin e ardhshëm, duke kërkuar nga shteti shqiptar që të njohë borxhin e keq të akumuluar.

FAJI

Por, sipas specialistëv të sektorit, është performanca e kompanisë CEZ Shpërndarje që është problematike. Ajo është shumë e dobët dhe nuk justifikon arsyet për rritjen e çmimit, që janë paraqitur si alternativë, në rast se ERE nuk pranon të njohë borxhin

e keq, që llogaritet në një shifër shumë më të madhe se sa ajo, me të cilën çekët privatizuan ndërmarrje disa vite më parë. Eksperti i energjetikës Gjergj Simaku, ish-kryetar i Agjencisë Kombëtare të Energjetikës, tha për median dje se qytetarët kanë vuajtur dhe po vuajnë abuzime të shumta nga kompania e furnizimit me energji elektrike në mënyrë të njëanshme. Për më tepër, ai shtoi se CEZ e blen energjinë nga KESH me një çmim shumë të ulët dhe është paaftësi e kompanisë shpërndarëse që nuk mund

të shmangë humbjet në rrjet dhe të mbledhë të gjitha faturimet. Nga ana e saj, duke folur për të njejtën temë të mprehtë, edhe ekspertja e ekonomisë Luljeta Minxhozi u shpreh se një rritje e çmimit të energjisë do të ndikonte negativisht në ekonominë shqiptare. Sipas saj, nga rritja e çmimit do të preken direkt buxhetet e familjeve dhe rrjedhimisht konsumi do të ulej. Edhe ekonomia në shkallë të gjerë do të prekej, pasi energjia është një ndër inputet më të rëndësishëm të pro-

dhimit. CEZ Shpërndarje ka kërkuar rritje të tarifës për konsumatorët mesatarisht me 4.6%. Kjo kërkesë është justifikuar me rritjen e çmimit të energjisë në bursat ndërkombëtare, pasi CEZ-it shpesh i duhet të importojë energji për të plotësuar nevojat e vendit. Por, kompania ka "harruar" detyrimet kontraktore, që i ka nënshkruar në momentin kur ka blerë nga shteti shqiptar sistemin e shpërndarjes së energjisë elektrike. Arrogancë dhe presion "ala çeka" janë konsideruar propozimet e

HUMBJET Prej vitesh humbjet kanë qenë një ndër problemet kryesore të këtij sektori dhe duket se ende vazhdojnë të jenë shumë të pranishme. Në vitin 2010, sipas INSTAT-it, vendin kryesor në humbjen e energjisë elektrike vazhdojnë ta zënë humbjet në shpërndarje, me 88.2%, duke qëndruar ende shumë larg parametrave të pranueshëm. Në total, nga 2008a në 2010-ën, niveli i humbjeve është ulur shumë pak, nga 34% në 32 për qind, pra privatizimi ka patur një ndikim afër zeros.

?

PYETJE PERGJIGJE

Pse po ndodhin aktualisht kufizimet?

Asnjëherë nuk janë zhdukur plotësisht kufizimet e energjisë, madje edhe në vitet me prodhim më të lartë vendas, siç ishte psh viti 2010. Por, për të mbështetur angazhimin qeveritar se nuk do të ketë më kufizime dhe se është zgjidhur një herë e mirë problemi i energjisë, kufizimet cilësohen si "remonte".

Pse është e pamundur të eliminohen kufizimet?

TEC-i i Vlorës nuk u vu në përdorim, HEC-et lokale deri tani kanë dështuar si projekt, ndërkohë që konsumi ka ardhur duke u shtuar dhe nga importi çmimet sa vjen e rriten. Kompanitë e sektorit janë të gjitha në borxhe dhe ja hedhin fajin njeratjetrës. Fakti është që nuk janë zgjidhur probleme kyçe, të tilla si eliminimi i vjedhjeve, rinovimi total i linjave të transmetimit e të furnizimit.

Biznesi

Ndryshime në rregullat e shoqërive

T

TIRANE

ë gjitha shoqëritë aksionere tregtare shqiptare të palistuara në bursë do të kenë një udhëzues të ri për orentimin e të gjitha praktikave të tyre sipas eksperiencave botërore. Në Hotel "Tirana International" u mblodh dje nën drejtimin e ministrit të Ekonomisë, Nasip Naço, Këshilli Konsultativ i Biznesit, i cili diskutoi dhe miratoi "Kodin e Drejtimit të Brendshëm të Shoqërive Tregtare në Shqipëri", hartuar nga ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës për reformën rregullatore. Zv/ministri i Ekonomisë, Enno Bozdo theksoi

se Kodi bazohet në praktikat më të mira ndërkombëtare. "Shoqëritë aksionere me këtë draft përfitojnë kornizën ligjore që siguron transparencë, shton vlerën e aktivitetit tregtar, rrit besimin e investitorëve", tha ai, duke shtuar se "kodi i Drejtimit të Brendshëm të Shoqërive Tregtare në Shqipëri" nuk është rregullore e detyrueshme për shoqëritë tregtare, por një dokument udhëzues për shoqëritë tregtare të cilat nuk kanë aksione të listuara në bursën shqiptare, e cila ende nuk është e aktivizuar si e tillë në tregun e kapitaleve. Hartimi i këtij kodi është rezul-

tat i marrëveshjes së ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës dhe IFC-së, në bazë të së cilës në muajin qershor u hartua drafti i parë, i cili pasi u konsultua me grupet e interesit, vijoi me pjesën e dytë. Përfaqësuesja e IFC e vlerësoi Kodin e hartuar në konsultim me palët e interesuara të biznesit shqiptar, që synon të përmirësojë aktivitetin dhe në përputhje me standardet botërore. "Ky Kod reflekton realitetin shqiptar përkohësisht, pasi bursa ende nuk është funksionale këtu dhe ky kod mund të ndryshojë me kohën në një të ardhme", tha ajo.


E shtunë, 3 dhjetor 2011

9

EKONOMI RRITEN TARIFAT

TREGJET BOTËRORE

onsumatorët në qytetin e Elbasanit do të për ballen me një rritje të çmimit të ujit të pijshëm që nga 1 janari 2012 në masën 5 lekë për metër kub. Drejtori i Ndërmarrjes së Ujësjellësit të Elbasanit, Adrian Zhidro, tha dje se kredia e marrë nga "KfË" në vlerë 630 mijë euro duhet shlyer brenda afateve të caktuara. Në qytetin e Elbasanit mbi 90 për qind e banorëve i shlyejnë në afat të gjitha detyrimet

Bursat botërore kanë përjetuar rritje dje, duke shënuar performancën më të mirë javore në 3 vitet e fundit. Optimizmi i investitorëve u mbështet tek rritja e punësimit në Shtetet e Bashkuara dhe nga sinjalet për progres të zyrtarëve europianë në zgjidhjen e krizës 2-vjeçare të borxheve të shteteve të eurozonës. Por duket se problemet e Evropës janë më të vështira dhe në SHBA bursa pati pak entusiazëm

K

Bëhet publik vendimi, në fuqi më 2012

Lajmi Qeveria shqiptare ka vendosur të zbatojë një vendim të marrë nga Dhoma Ndërkombëtare e Tregtisë, që shërben edhe si gjyq arbitrazhi, për të dëmshpërblyer në masën 4 milionë euro kompaninë italiane "Italstrade"

TIRANE

GENC KONDI

S

i edhe në raste të tjera, pas largimit nga vendi, kompani që kanë investuar në Shqipëri, apo kanë punuar me fonde nga buxheti i shtetit, kërkojnë dëmshpërblim për humbje të shkaktuara në mënyrë të paligjshme nga qeveria. Qeveria jonë e ka humbur që më 2006 gjyqin me italianët e "Italstrade", por vetëm tani do të zbatohet gjoba e vendosur nga gjykata ndërkombëtare e arbitrazhit. Në një nga mbkedhjet e tetorit, Këshilli i Ministrave ka vendosur ekzekutimin e vendimit nr. 13205-FM, datë 14.2.2006 të Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit, për çështjen "Italstrade s.p.a., kundër Republikës së Shqipërisë", në vlerën 4 milionë euro, vlerë për të cilën është rënë dakord sipas marrëveshjes së negocimit me kompaninë "Italstrade" s.p.a. Fondet do të përballohen nga buxheti i Ministrisë së Punëve Publike dhe Transportit për vitin 2012. Ky vendim ishte apeluar nga qeveria më 2009 në Gjykatën e Lartë të Shqipërisë, për të fituar kohë, por Gjykata vendosi dhënien e fuqisë ligjore dhe njohjen e vendimit përfundimtar të Arbitrazhit datë 14.02.2006 të Dhomës Ndërkombëtare të Tregtisë (ICC) në lidhje me çështjen ICC nr.13205 FM ndërmjet Italstrade S.P.A. dhe Republikës së Shqipërisë.

SEGMENTI

Punimet për ndërtimin e superstradës Tiranë-Durrës filluan në vitin 1993, por deri më 1999 u arrit të asfaltoheshin vetëm 5 km, deri në Kashar. I gjithë segmmenti u deklarua i përfunduar në muajin qer-

Shqipëria do t'i paguajë gjobë 4 mln euro italianëve Kompania "Italstrade" ndërtoi segmentin nga Vora në Sukth 21 12

shor të vitit 2001. Kostoja e plotë e ndërtimit të superstradës me gjerësi 20 metra

ishte rreth 40 milionë euro dhe u financua nga disa donatorë të huaj dhe buxheti i

shtetit. Ndërtimi i autostradës është bërë në disa segmente. Fillimisht janë ndërtuar nga firma "Euroteorema" rreth 5 km me një një kosto rreth 6 milionë euro. Pjesa tjetër e rrugës deri në Vorë, është ndërtuar me financim të buxhetit të shtetit nga firma shqiptare "Albavia". Ndërsa, segmenti Vorë-Sukth, 12,9 km i gjatë, u ndërtua nga firma "Italstrade" me një financim prej 15 milionë euro. Segmenti i fundit, Sukth-Ura e Dajlanit (Durrës), rreth 9 km i gjatë, është ndërtuar nga firma "Ruskala" me një financim prej 15,35 milionë euro. Më pas, filloi ndërtimi edhe i rrugëve paralele, që nuk kanë përfunduar ende.

Precedenti

Një vit më parë u paguan 12 milionë euro për "trenin" K

y nuk është rasti i parë që shteti ynë humb gjyqe ndërkombëtare lidhur me kompani të huaja. Qeveria shqiptare hoqi dorë në fund të vitit 2005 zyrtarisht nga ndërtimi i linjës moderne hekurudhore Tiranë-Durrës-Rinas. Këtë vendim e deklaruan, në një letër të përbashkët, dërguar filialit të gjigandit amerikan "General Electric" në Itali, tre anëtarë të kabinetit qeveritar shqiptar, Ridvan Bode, Genc Ruli dhe Lulzim Basha. Ata kanë shprehur keqardhjen e tyre që një kompani prestigjioze, si "GE" përfshihej në diskutimin lidhur me prioritetet strategjike të zhvillimit të infrastrukturës. Ata shprehën vendosmërinë që kontrata të mos njihej nga kabineti i ri ministror. Por kjo solli automatikisht kërkesën nga kompania gjigande amerikane që të dëmshpërblehej për angazhimin e saj lidhur me shpenzimet për projek-

tin, etj në vlerën 12 milionë euro. Prishja e kontratës, së lidhur midis qeverisë 'Nano' dhe "General Electric" në fund të mandatit qeverisës, për modernizimin e linjës hekurudhore Tiranë-Durrës, me degëzimin drejt Rinasit, i ka kushtuar shtrenjtë Shqipërisë. Gjykata e Arbitrazhit Ndërkombëtar me qendër në Romë ka vendosur në formë të prerë dhe përfundimtare se anulimi, nga qeveria 'Berisha', i kësaj kontrate, e cila nuk u ratifikua në parlament, duhet të dëmshpërblehej me këtë sasi parash. Menjëherë pas vendimit të Këshillit të Ministrave për njohjen e këtij detyrimi të rëndë për financat publike, ministri i Transportit dhe i Punëve Publike Sokol Olldashi ka depozituar në Prokurori kallëzim penal ndaj ish-ministrit të Transportit dhe Telekomunikacionit Spartak Poçi, për veprën penale të shpërdorimit të detyrës, duke ja faturuar atij dëmin për prishje të kontratës

Infrastruktura

MPPT harron premtimin për turizmin

K

TIRANE

a inspektuar sërish dje ministri i Transportit Sokol Olldashi punimet, shumë të vonuara, në segmentin e rrugës nacionale LevanVlorë. Ai dha garanci se në pranverën e vitit të ardhshëm do të hapet qarkullimi në të dy kahet e këtij aksi rrugor, për të qënë gati për sezonin e ardhshëm veror. Ministri ka deklaruar të hapur njërën korsi në aksin Levan-Vlorë, ku nga dje lejohet qarkullimi i automjeteve. Ministri është ndalur edhe ne urën e re të ndërtuar mbi lumin Vjosë, që konsiderohet vepra më e rëndësishme e artit në këtë autostradë.

Ministri Olldashi shtoi se së shpejti do të nisin punimet për by-passin e Fierit dhe të Vlorës vepra të cilat do të kompletojnë boshtin rrugor të jugut të vendit. Firmat zbatuese të punimeve në këtë pjesë të autostradës Levan-Vlorë kanë deklaruar se brenda muajit dhjetor përfundojnë punimet që quhen plotësuese, si sinjalistika rrugore dhe elementë të tjerë dytësorë. Sezoni i ardhshëm veror ndërkohë do të ofrojë një autostradë të përfunduar tërësisht. Të njejtin premtim e ka bërë Olldashi edhe në mars të këtij viti, duke iu referuar sezonit veror, që tashmë ka kaluar. Duke folur për sezonin e ri turistik dhe për Vlorën, Olldashi u

shpreh në mars 2011 se sapo kanë përfunduar punimet në segmentin nga Novosela deri në hyrje të Vlorës në një gjatësi prej 16 kilometrash. "Punimet do të vazhdojnë intensivisht në autostradën Levan-Vlorë. Jemi në segmentin nga Novosela drejt Vlorës dhe jemi në përfundimin e asfaltimit të këtij segmenti për të bërë të mundur që brenda fundit të prillit ose ditëve të para të majit, të hapim 16 km e para të autostradës për trafikun. Synimi është që pasi të hapen 16 km e para, të bëjmë të mundurhapjen e të gjithë autostradës, nga Levani në Vlorë përpara sezonit turistik", tha atëhere ministri Olldashi.


10

E shtunë, 3 dhjetor 2011

SOCIALE

Provimi i shtetit publikohen on-line pyetjet e alternativat

A

gjencia Kombëtare e Provimeve ka publikuar on-line pyetjet e provimit të shtetit për farmacistët dhe infermierët, por edhe alternativat e përgjigjeve të tyre. Bëhet fjalë për rreth 3 mijë pyetje për çdo profil, ndaj sipas specialistëve të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, publikimi edhe i alternativave të përgjigjeve nuk

kompromenton sistemin. Çdo pyetje ka katër alternativa dhe të gjithë të interesuarit mund t'i gjejnë në faqen zyrtare të AKP-së, së bashku me alternativat e përgjigjeve të tyre. Të interesuar për këtë gjë pranë AKPsë, na thanë se një kandidat që nuk ka mësuar e ka të pamundur të mbajë mend përgjigjet e sakta për të tre mijë pyetjet që ata kanë publukuar, midis të cilave do të

përzgjidhen edhe pyetjet finale të provimit të shtetit. "Por nëse ka ndonjë kandidat që i mban mend të gjitha do të thotë se ai ka mësuar dhe është i zoti", - na thonë ata. Farmacistët janë të parët që do ti nënshtrohen provimit të shtetit, që do zhvillohet gjatë këtij muaji. Provimi i shtetit zhvillohet për herë të parë dhe u jep licencën për ushtrimin e profesionit.

Ekspertët nisin hartimin e projektligjit. Do ndryshojnë edhe të gjithë librat

Ndryshon sërish shkolla 9-vjeçare Ministria: Fillorja bëhet 6 vjet Lajmi Struktura e arsimit bazë do të ndryshojë sërish. Tashmë fillorja nuk do të jetë më 5 vjet, por plot 6 vite, ndërsa arsimi bazë do të shkurtohet në 3 vite. Ndryshime nuk do të pësojë vetëm struktura shkollore, por edhe kurrikulat, që sipas ekspertëve të MASH, do të jenë në përputhje me fazat e zhvillimit mendor të fëmijëve

TIRANE

Me zgjedhje Edhe në arsimin bazë do të futen lëndët me zgjedhje. Ata mund të zgjedhin lëndë të veçanta për përforcim për nxënës që kanë vështirësi relative në të nxënit e një lënde të caktuar dhe për ta shtohen orë mësimore

TE DHENAT

Më 2009, arsimi i detyrueshëm, nga 8 vite u bë 9-vite

Struktura e shkollës nga 4+4 ndryshoi në 5+4, ndërsa gjimnazi u bë 3 vite

ESMERALDA KETA

V

etëm pak kohë pas ndryshimit nga 8vjeçare në 9-vjeçare, arsimi bazë do i nënshtrohet sërish një tjetër ndryshimi. Këtë herë bëhet fjalë për një ndarje të re brenda këtij cikli, por që do të shkojë në favor të arsimit bazë. Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka nisur punën për këtë strukturë të re, e cila do të fillojë të zbatohet për vitin shkollor 2013-2014. Sipas draftit të ri të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës struktura e arsimit 9-vjeçar nuk do të jetë më 5+4 (5 vite fillorja dhe 4 vite arsimi bazë), por do të bëhet 6+3, pra do t'i shtohet një vit fillores dhe do t'i ulet një vit arsimit bazë. Ekspertët e Ministrisë së Arsimi të cilët po merren me projektligjin, i cili do të ndryshojë sërish arsimin bazë shpjegojnë edhe arsyet e kësaj nisme të re. "Arsyeja e parë është se në rreth 2/3 e vendeve të OECD arsimi bazë funksionon sipas strukturës 6+3. Arsyeja e dytë ka të bëjë me veçoritë e zhvillimit mendor të fëmijëve. Studiuesit dallojnë dy faza të zhvillimit mendor të fëmijëve: deri në moshën 12 vjeç dhe pas saj. Gjatë periudhës 6-12 vjeç mbizotëron kryesisht dhe përgjithësisht të menduarit konkret kurse më pas ai abstrakt. Ky dallim përcakton

TEKSTET

Ndryshuan edhe të gjithë librat Më mars 2011 Ministria e Arsimit nis projektin e ndryshimit sërisht të arsimit 9-vjeçar, do tëbëhet 6+3

Duke filluar që nga 2006, është vendosur edhe matura shtetërore, e cila ka ndryshuar disa herë edhe përmbajtjen e lëndëve, si dhe metodat e mësimdhënies-mësimnxënies në secilën prej dy fazave. Me strukturën aktuale, ku cikli fillor zgjat pesë vjet, nisin më herët nga sa duhet dozat e të menduarit abstrakt nga sa nxënësit në përgjithësi

të arritjeve të nxënësve të krahasueshme me shumicën e sistemeve të tjera arsimore europiane", - shpjegon Marita Hamza, përgjegjëse e sektorit të Kurrikulës, pranë Institutit të Zhvillimit të Arsimit.

munden. Duke e shtrirë arsimin fillor edhe në një vit synohet një ulje e ngarkesës për nxënësit duke e bërë atë të përballueshme për të gjithë fëmijët dhe sidomos më tërheqëse e më të dobishme. Kalimi nga sistemi 5+4 në 6+3 mundëson standarde

Ndryshimi i strukturës së arsimit të detyrueshëm, do të shoqërohet edhe me ndryshimin e kurrikulës së arsimit 9-vjeçar. Edhe për këtë Ministria e Arsimit ka nisur punën dhe ka ngritur tashmë edhe grupet e ekspertëve, të cilët do të merern me lëndët shoqërore, lëndët ekzakte dhe gjuhët e huaja. Sipas specialistëve të MASH-it, do të ketë ndoshta edhe një përafrim të kurrikulës të lëndëve që kanë ngjashmëri me njëra-tjetrën, duke ulur kështu ngarkesën mësimore. “Modeli i organizimit të kur-

rikulës do të parashtrojë një konceptim të ri organizimi, ndryshe nga i mëparshmi dhe që do të parashikojë: fushat e gjera kurrikulare; temat ndërkurrikulare si dhe lëndët me zgjedhje”, - shpjegon më tej ekspertja e arsimit Hamza. Sipas saj fushat e gjëra kurrikulare janë një pikë e mesme lidhjeje midis lëndëve të ndara dhe integrimit tërësor të kurrikulës. “Megjithëse kufijtë e lëndëve tradicionale do të ruhen, materiali ndërlëndor do të shtohet, dija nuk do të jetë më e copëzuar, por shumëdisiplinore dhe shumëpërmasore, mbingarkesa e të mësuarit do të tentojë normalizimin”, - shpjegon ajo. Ndërkohë do të futet edhe koncepti i lëndëve me zgjedhje ashtu siç po ndodh ehe në shkollat e mesme.

Aplikimet

Filologjiku nis doktoratën

H

TIRANE

apen aplikimet për të gjithë ata që duan të nisin doktoraturën. Fakulteti i Filologjisë ka njoftuar të interesuarit se aplikimet nisin të henën, me datë 5 dhjetor 2011, me dorëzimin e dosjes përkatëse dhe përfundon më 23 dhjetor. Po sipas njoftimit zyrtar të këtij fakulteti nga data 23 dhjetor deri me datën 10 janar 2012 do të bëhet seleksionimi nga komisionet ad-hoc i kritereve të përcaktuara nga vetë departamentet. Ndërkohë që listat e fituesve do të miratohen deri në 16 janar në këshillin e profesorëve. Fakulteti ka përcaktuar edhe

dokuemnetacoionin që duhet të përmbajë një dosje, të cilat janë: Curriculum vitae; kërkesë personale;

Lajmi Universitetet publike kanë hapur procedurat e regjistrimit për të gjithgë ata që duan të vazhdojnë doktoraturën. Në dosjen e dokumentacionit që duhet të dorëzojnë aplikantët ata janë të detyruar të paraqesin edhe një projekt propozim për temën e doktoraturës dhe një platformë të shkurtër të Doktoratës

kopje e noterizuar e masterit shkencor, ose të diplomës së integruar të nivelit të dytë (DIND), ose diplomës sipas sistemit të vjetër apo titullit akademik të barasvlershëm të fituar jashtë vendit dhe të njohur nga organet kompetente; kopje e noterizuar e diplomës SHPU, master i nivelit të dytë (MND), e shoqëruar me listën e notave; të gjitha dëshmitë që kanë të bëjnë me kurset e kualifikimit, botimet etj; kopje të kartës së identitetit; numër kontakti; 2 rekomandime (nga një profesor, profesor i asociuar ose docent); deklaratë nga udhëheqësi shkencor i cili është dakord për të udhëhequr kandidatin.

?

PYETJE PERGJIGJE

Përse po ndryshon sërish arsimi i detyrueshëm? Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka vendosur ta ndryshojë sërish strukturën e këtij arsimi, pasi sipas ekspertëve, modeli aktual nuk përputhet me veçoritë e zhvillimit mendor të fëmijëve. Po sipas ekspertëve ata janë të mbingarkuara dhe bëjnë që nxënësit të mos përthithin thelbin e gjërave, ndaj ndryshimi i kësaj strukture, pra duke e bërë filloren 6 vite, do të bëjë që edhe tekstet shkollore të jenë në një linjë me aftësitë e të menduarit të nxënësve.

Si ka qenë aktualisht ky sistem shkollimi?

Duke filluar që nga viti 2009 arsimi parauniversitar ka ndryshuar sipas një strukture të re. Arsimi bazë nga 8-vjeçar u bë 9-vjeçar. Struktura shkollore nga 4+4+4 që ishte (4 vite arsimi fillor dhe po aq arsimi bazë dhe 4 vite gjimnazi), u bë 5+4+3 (5 vite arsimi fillor dhe 4 vite arsimi bazë, ndërkohë që shkolla e mesme u bë 3 vite).

A ka ndryshuar vetëm struktura shkollore, apo ndryshimit i janë nënshtruar edhe tekstet shkollore?

Ndryshimit i janë nënshtruar edhe të gjitha tekstet shkollore, të cilat janë bërë nga e para. Por ndryshimin më thelbësor e kanë pësuar mënyra e organizimit të strukturës së gjimnazeve dhe tekstet mësimore të shkollës së mesme, të cilat ndryshojnë krejtësisht nga sistemi i mëparshëm.

Po këtë herë a do të ndryshojnë tekstet shkollore?

Po edhe këtë herë, ndryshimi i strukturës së arsimit të detyrueshëm do të shoqërohet me një kurrikul të re, për të cilën ministria e Arsimit dhe Shkencës ka nisur tashmë punën.


E shtunë, 3 dhjetor 2011

11

SOCIALE AMBASADORI AMERIKAN

AMBASADORJA ANGLEZE

hqipëria ka një legjislacion të përmirësuar, por ka paragjykim të lartë që vështirëson punësimin e personave me aftësi të kufizuar. 650 milionë njerëz nëpër botë vuajnë paaftësinë, ndaj kjo s’është çështje e parëndësishme që ndikon vetëm te një grusht njerëzish". Kështu ka deklaruar ambasadori amerikan, Arvizu, i pranishëm në një takim të zhvilluar në kuadër të ditës botërore të kësaj kategorie.

ërkrah të drejtave të personave me aftësi të kufizuar është renditur edhe ambasadorja e Anglisë, Fiona McIlwham, e cila e ka vënë theksin te punësimi i kësaj kategorie. "Askush nuk duhet të privohet për të zhvilluar një jetë aktive vetëm se është me aftësi të kufizuar. Punësimi mbetet si prioritet kryesore për personat me aftësi të kufizuar", -ka thënë McIlwham.

S

P

Vitet e kaluara ndizeshin më 15 nëntor

Lajmi Kopshtet e Tiranës nuk kanë ndezur ende kaldajat. Kjo ka bërë që të vegjëlit e kryeqytetit, të cilët kalojnë plot 8 orë në këto ambiente, jo vetëm që rrinë gjatë gjithë kohës veshur me xhupa, por edhe të flenë i vënë me disa triko. Ndërkohë që gjatë viteve të kaluara kaldajat ndizeshin më 15 nëntor.

TIRANE

ESMERALDA KETA

T

ë vegjëlit e kryeqytetit, të cilët frekuentojnë ko pshtet publike, po kalojnë ditë të vështira. Megjithëse temepraturat kanë ardhur duke rënë, sistemi i kaldajave nuk është vënë ende në punë. Kjo ka bërë që në kopshte situata të jetë mjaft problematike, pasi të vegjëlit jo vetëm që se durojnë shumë të ftohtit, por qëndrojnë edhe për një kohë të gjatë në të njëjtin ambient pa lëvizur. E njëjta situatë është thuajse në të gjitha kopshtet e kryeqytetit. Në sallën e madhe që kanë në dispozicion të vegjëlit, në të cilën luajnë dhe ushqehen, ata qëndrojnë gjatë gjithë kohës të veshur të gjithë me xhupa. Madje ka edhe nga ata që prindërit i porosisin të mos heqin as dorezat nga duart, pasi e ndijnë përnjëherë të ftohtin. Megjithëse kujdestaret e tyre përpiqen që t'i angazhojnë në lojra të ndryshme, në mënyrë që ata të mos qëndrojnë në një vend, por të jenë gjithmonë në lëvizje, sërish nuk ia dalin që të vegjëlit të mos e ndjejnë të ftohtin. Por situata bëhet më e rëndë kur vjen orari për t'i vënë në gjumë. Dhoma e gjumit është më e ftohtë, pasi aty nuk ka lëvizje. Në këtë situatë, edukatoret janë të detyruara që t'i vënë fëmijët në gjumë jo me rroba të lehta, por me disa triko të veshura, në mënyrë që të vegjëlit të mos kenë të ftohtë. "Gjatë gjithë kohës që rri

Kopshtet e Tiranës pa ngrohje, fëmijët flenë me xhupa Bashkia nuk ka përfunduar ende procedurat e tenderimit ÇERDHET

Kaldajat vihen në punë, nuk kanë probleme me ngrohjen

N

ë fakt është menduar për ata më të vegjëlit, deri në moshën 3 vjeç. Në të gjitha çerdhet e kryeqytetit kaldajat janë ndezur dhe kjo grupmoshë nuk ka fare probleme me të ftohtin Kopshtet, çerdhet dhe shkollat i mirëmban pushteti lokal. Është përgjegjësi e bashkive dhe komunave që të sigurojnë për nxënësit kushte sa më të mira për ta ku përfshihet edhe sistemi i ngrohjes apo punime të tjera që kanë të bëjnë me rrjetin elektrik, hidraulik apo të lyerjes.

në kopësht rri me xhup të veshur dhe ia heqin vetëm kur fle gjumë. Por edhe atëherë, ngaqë dhoma është e ftohtë, i

vënë jo me rroba të përshtatshme, por të veshur trashë, por zgjohen nga gjumi ujë në djersë. Është një situatë ab-

surde. Po na i bëjnë fëmijët për spital", - na thotë një prind i cili e ka vajzën në një nga kopshtet që mbahet si ndër më të mirët në Tiranës, dhe ku fluksi i fëmijëve që e frekuentojnë është shumë i madh. Ndërkohë që interesimit tonë, se përse drejtoritë e kopshteve nuk blejnë ngrohës të thjeshtë për të zbutur disi situatën ata na thonë se jo vetëm që nuk kanë para, por kanë probleme edhe me faturat e energjive që iu vijnë më pas. "Po në fakt kjo nuk është e parashikuar në buxhet, ndaj ne nuk kemi para për t'i blerë, por edhe nëse do i siguronim në mënyrë private, sërish e kemi të pamundur të shlyejmë faturën e dritave, pasi ne duhet të ngrohemi me kaldajën",

- na shpjegojnë ata.

MUNGESAT

Shkak për këtë situatë është fakti se sistemi i ngrohjes që sigurohet nëpërmjet kaldajës nuk është vënë ende në punë. Mësohet se bashkia e Tiranës ka shpallur procedurat e tenderit për blerjen e lëndës djegëse, por ende nuk është shpallur fituesi dhe as nënshkruar kontrata përkatëse. Dhe duket se derisa të përfundojnë këto procedura ligjore, të vegjëlit e kopshteve do të vazhdojnë të ngrohen me frymën e njëri-tjetrit. Mësojmë se gjatë viteve të kaluara, kaldajat për të gjithë kopshtet çerdhet e shkollat viheshin në punë më 15 nëntor dhe mbaheshin ndezur deri sa të vegjëlit linin ambientet në orën 17:00 të pasdites.

100 mijë invalidë

"Të drejtat tona janë pakësuar"

P

TIRANE

ersonat me aftësi të kufizuar ankohen se të drejtat dhe liritë e tyre jo vetëm që janë më të ulëta krhasuar me kategoritë e tjera, por ata madje kanë ardhur duke u përkeqësuar. Rreth 100 mijë persona me aftësi të kufizuar ankohen se jo vetëm një vend punë është mollë e ndaluar për ta, por madje po abuzohet edhe me skemën ekonomike për këtë kategori, në të cilën janë futur padrejtësisht persona që se meritojnë. Të merren masa të rrepta ligjore dhe administrative ndaj gjithë abuzimeve dhe abuzuesve me përftimet ekonomike, abuzimin me

subvencionin e energjisë për personat me aftësi të kufizuar. Të iniciohet urgjentisht një reformë e thellë në

Lajmi Personat me aftësi të kufizuar akuzojnë se aplikimi i parimeve, normave dhe politikave sociale anakronike dhe të dëmshme, ende të bazuara në parimet e barazitizmit komunist, të trajtimit të të sëmurëve dhe të paaftëve për punë si persona me aftësi të kufizuar ka bërë që liritë dhe të drejtat e tyre të vijnë duke u përkeqësuar.

sistemin e pagesave kesh duke ndryshuar e përmirësuar të gjitha aktet nënligjore të cilat kanë deformuar skemën e përfitimit duke marrë në konsideratë edhe sugjerimet e dhëna nga Këshilli Kombëtar i Personave me Aftësi të Kufizuar. Të mbahet premtimi për inicimin e projektligjit për PAK. Të njihet dhe mbështetet publikisht roli i shoqatave përfaqësuese të personave me Aftësi të Kufizuar, dhe rëndësia e vullnetarizmit, dhe e kontributit të tyre pa qëllim fitimi bazuar në solidaritetin njerëzor si pjesë integrale e shoqërise shqiptare", - janë kërkesat e tyre, po theksin ata e vënë në hartimin e projektligjit për personat me aftësi të kufizuar.

RAPORTI

OKB, ekspert për të drejtat e migrantëve

R

aportuesi Special i Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njerëzore të migranteve, François Crépeau, do të vizitojë Shqipërinë nga data 5 deri në 13 Dhjetor 2011 për të vlerësuar zbatimin e politikave, strategjive dhe ligjeve për mbrojtjen e të drejtave të migranteve, duke përfshirë emigrantet shqiptarë që jetojnë jashtë shtetit, të kthyerit dhe migrantet e tjerë."Në mënyrë krejt unike, një e katërta deri në një e treta e të gjithë qytetarëve shqiptarë janë jashtë shtetit", tha Z. Crépeau, duke ju referuar flukseve të mëdha të migrimit që në fillim të viteve '90 të cilat e kanë bërë Shqipërinë një vend me përqindjen më të lartë të emigracionit në botë. "Nga një popullsie totale prej 3.4 milionë, rreth një milion shqiptarë jetojnë dhe punojnë jashtë vendit të tyre". Ky është misioni i parë në Shqipëri i një eksperti të OKB-së për monitorimin e të drejtave të migranteve.


12

E shtunë, 3 dhjetor 2011

KULTURE

E vërteta dokumentet

JO SI LYPËS Në arkiv gjendet një letër italisht me nënshkrimin e Konicës, ku thuhet shprehimisht: "Deklaroj se mora nga ambasadori i Italisë 4,000 (katërmijë) dollarë, shumë që ata më detyroheshin për shkak të ndërprerjes së funksioneve të qeverisë shqiptare." Pra, Konica nuk harron të shkruajë se ishin ata që i detyroheshin, domethënë se ai nuk po u shkonte atyre si lypës

ILIR IKONOMI:

FAIK KONICA UASHINGTON PRILL 1939 Marrë nga libri "Faik Konica, Jeta në Uashington"

Konica në shërbim të italianëve? Synimi i vërtetë kthimi i Çamërisë E vërteta e Fishtës, Koliqit, Harapit, etj..Ja ç'thonë dokumentet amerikane për të ashtuquajturin bashkëpunim me fashizmin

ADMIRINA PEÇI

A

t Gjergj Fishta, At Anton Harapi, Mus tafa Kruja, Ernest Koliqi…. Historiografia e periudhës së diktaturës është treguar kategorike në vlerësimet e saj për ta. Ata janë kiuslingë, tradhëtarë, bashkëpunëtorë të fashizmit e nazizmit. Kjo analizë vijon të bëhet ende sot nga një pjesë e mirë historianësh, edhe pse diktati se si duhet shkruar historia nuk ekziston më. Megjithëkëtë një përballje disi e ashpër ka nisur t'i lëvizë binarët e historisë. Diskutimet, analizat dhe faktet e reja tashmë mbizotërojnë opinion publik sa herë diskutohet emri i tyre në debate mediatike. Libri i fundit i prof. Arben Putos i ringjalli këto diskutime. Madje prof.Puto ka hulumtuar burime dhe ide të reja për të mbrojtur tezat e tij, "tradhëtinë" e këtyre personazheve. Disa herë ai citon në libër duke iu referuar figurës së Konicës, librin e Ilir Ikonomit, i cili u botua në prill të këtij viti dhe ngjalli shumë kureshtje. Në të vërtetë Ikonomi ka një këndvështrim tjetër, krejt të kundërt Ilir Ikonomi me prof. Puton. "Është e lehtë të hedhësh fyerje e t'i quash këta njerëz tradhtarë e kuislingë pa analizuar idetë dhe vizionin që ata kishin për Shqipërinë e vogël, ekzistenca e së cilës ishte në pikëpyetje. Tradhëtarë të kujt? Çfarë tradhtuan ata? Ideja e tyre ishte se Shqipëria duhet të lidhej me një fuqi të madhe që të mbijetonte si shtet. Zgjedhja që ata bënë mund të mos ishte më e mira por në një pikë

këta njerëz ishin të vendosur: të mos lejonin që Shqipëria të binte pre e komunizmit.." kështu thotë Ikonomi ndër të tjera në këtë intervistë për Shqiptarja.com, ndërsa zbërthejmë disa prej linjave dhe personazheve më të debatuara të kësaj periudhe të historisë. Në librin e fundit të Arben Putos trajtohet veç të tjerash edhe një moment i jetës së Faik Konicës, kur, siç e keni shpjeguar edhe ju në librin tuaj "Faik Konica, Jeta në Uashington", ai bëri ujdi me fashistët italianë që të lante një borxh prej 9 mijë dollarësh. Prof. Puto e quan këtë një akt "të ulët". Si qëndron e vërteta e këtij kompromisi? Mendoj se historia nuk ndërtohet me fyerje. Aq më pak meriton fyerje një figurë e tillë e respektuar si Faik Konica, personalitet i nderuar deri në qarqet më të larta të Uashingtonit. Arkivat tregojnë se pas pushtimit italian të Shqipërisë në prill 1939, Konica u ndodh në gjendje të vështirë, siç mund të ishte ndodhur cilido tjetër në vend të tij. Qiraja e hotelit, rroga dhe pensioni, që duhet të ishin paguar nga qeveria e Shqipërisë, tashmë e uzurpuar nga italianët, nuk po i paguheshin më. Konica ishte një personazh madhështor, siç e përshkruante një gazetar i Uashingtonit. Ai nuk lejonte që krenaria dhe dinjiteti i tij si udhëheqës i komunitetit shqiptar dhe si përfaqësues moral i një vendi të binte poshtë për shkak të një borxhi. Konica iu drejtua me letër Kryeministrit të Ital-

Konica i vërtetë Çështja e parave që mori Konica nga italianët është vetëm një episod i vogël në jetën komplekse të këtij njeriu të famshëm shqiptar…Nëse kuti për të matur një figurë kombëtare është shërbimi që ajo figurë i ka bërë kombit, atëhere mund të themi se vështirë të gjesh mes shqiptarëve të kohës një atdhedashës më të madh se Konica.

isë, Benito Musolini, të cilit me të drejtë i kërkoi të paguhej. Në fillim italianët ngurruan të përgjigjen, duke patur parasysh vrerin dhe ironinë që Konica pat shprehur ndaj tyre ditën e pushtimit me komentet e tij therëse që u botuan në të gjithë shtypin kryesor amerikan. Më në fund, në mars 1940, ata vendosën t'ia shlyejnë borxhin (jo thjesht borxhin ndaj tij si person por detyrimin ndaj legatës shqiptare). Në arkiv gjendet një letër italisht me nënshkrimin e Konicës, ku thuhet shprehimisht: "Deklaroj se mora nga ambasadori i Italisë 4,000 (katërmijë) dollarë, shumë që ata më detyroheshin për shkak të ndërprerjes së funksioneve të qever-

isë shqiptare." Pra, Konica nuk harron të shkruajë se ishin ata që i detyroheshin, domethënë se ai nuk po u shkonte atyre si lypës. Kjo është e vërteta që na tregojnë dokumentet dhe që e kam rrëfyer me hollësi dhe pa paragjykime në librin "Faik Konica, Jeta në Uashington". A u bëri Konica ndonjë shërbim italianëve? Po. Në prag të luftës italo-greke, në gusht të vitit 1940, ai publikoi një broshurë proitaliane me titull "Sfondi i konfliktit italo-grek", ku në thelb shprehte pikëpamjen se Epiri ka qenë shqiptar dhe se Çamëria iu shkëput padrejtësisht trojeve shqiptare.


E shtunë, 3 dhjetor 2011

13

KULUTRE

FAIK KONICA UASHINGTON 7 PRILL 1939 Marrë nga libri "Faik Konica, Jeta në Uashington"

Kruja dhe Nosi Mustafa Kruja e Lef Nosi ishin dy patriotë të flaktë shqiptarë, të dy njerëz të ditur. Ata figurojnë si nënshkrues të dokumentit themelues të shtetit shqiptar. Cilido që lexon shkrimet e tyre vështirë të dyshojë në sinqeritetin, ndershmërinë dhe përkushtimin që ata kishin ndaj çështjes kombëtare shqiptare

Eshtë një pikëpamje që gjatë komunizmit u harrua ndërsa sot është rigjallëruar dhe mbrohet nga historianë seriozë. Konica gjeti një rast të mirë për të folur botërisht dhe për të sensibilizuar opinionin mbi një temë e cila i interesonte mjaft. Ky ishte shërbimi i vetëm i Konicës për italianët, plus ndonjë shkrim tjetër nëpër gazeta ku pak a shumë shprehte të njëjtën ide, gjithnjë me shpresën se trojet shqiptare mund të bashkoheshin një ditë. Natyrisht, dikush mund të dëshironte që Konica të ishte hero i një tjetër lloji, i ngjashëm për shembull me ndonjë partizan që përfundon nën tortura, i lidhur kokëposhtë e që refuzon të tregojë shokët. Jo. Konica ishte shqiptari i madh pragmatist dhe këtë dëshiroj ta ilustroj edhe me një shembull. Në fundin e shekullit të 19 dhe në agimin e shekullit të 20, kur Shqipëria nuk ishte shtet dhe fati i saj mund të merrte çdo drejtim të imagjinueshëm, Konica nisi një përpjekje prej Sizifi që do të mbetet për jetë në ndërgjegjen kombëtare të shqiptarëve botimin e revistës Albania, së pari në Bruksel dhe pastaj në Londër. Ai e bëri këtë me financimin e austriakëve, të cilët besonin se krijimi i një shteti shqiptar do të frenonte ambiciet e Serbisë dhe të Greqisë për dalje në Adriatik. Në atë kohë pati njerëz që e quajtën Konicën agjent të austriakëve sepse ai merrte para prej tyre. Dhe, në atë kuptim, agjent duhet të ketë qenë. Sot kjo akuzë ngjan qesharake kur mendon se sa ndihmë i dha Konica me atë revistë përparimit të çështjes së madhe, krijimit të shtetit shqiptar. Këtu dua të shtoj se çështja e parave që mori Konica nga italianët është vetëm një episod i vogël në jetën komplekse të këtij njeriu të famshëm shqiptar. Sigurisht, historianët kanë të drejtë të kenë pikëpamje të ndryshme, kjo vetëm e pasuron luftën e ideve. Por ka rëndësi që ata të merren me thelbin e figurave historike. Për shembull, prirja për të zmadhuar disa veti të karakterit të Konicës me dëshirën e dukshme për t'ia pakësuar atij shkëlqimin, nuk besoj se ndihmon për të rrokur thelbin e tij. Nëse kuti për të matur një figurë kombëtare është shërbimi që ajo figurë i ka bërë kombit, atëhere mund të themi se vështirë të gjesh mes shqiptarëve të kohës një atdhedashës më të madh se Konica. Mendoj se pikërisht ky është edhe thelbi i tij. Për bashkëpunim me fashistët apo me nazistët akuzohen edhe një sërë figurash si At Gjergj Fishta, At Anton Harapi, Mustafa Kruja, Ernest Koliqi, etj. Sa qëndrojnë këto akuza? Historiografia e periudhës komuniste, që hodhi baltë ndaj figurave të cilat ju përmendni, u ndërtua gati tërësisht mbi idenë se Shqipërinë e nxori në dritë komunizmi dhe Enver Hoxha e se të gjitha periudhat e tjera kanë qenë pa heronj të vërtetë kombëtarë ose me heronj gjysmakë. Kjo lloj historie u shkrua pa ndonjë rezistencë sepse disidenca në Shqipëri ishte zhdukur qysh në fillimet e regjimit të Hoxhës. Kësisoj, gjatë afro pesë dekadash, shkrimi i historisë së Shqipërisë u bë nën diktat. Nga ky diktat e pësuan sidomos figurat më të rëndësishme të kombit, të cilat u quajtën tradhtarë, kuislingë dhe bashkëpunëtorë të pushtuesit. Koncepti mbizotërues i asaj historiografie është ideja se lufta për çlirimin nga pushtimi italian dhe gjerman përbën pikën kulmore në historinë e kombit shqiptar. Se si u bë ajo luftë dhe cili ishte thelbi i saj, kjo është çështje më vete, por përdorimi në komunizëm i termave "tradhtar" dhe "kuisling" për njerëzit që ndërvepruan apo bashkëpunuan me regjimet e pushtimit, u bë e vetmja modë të shkruari. Dhe është një modë që ngre krye edhe sot. Për fat të mirë, sot historia nuk shkruhet nën diktat dhe secili ka mundësi të bëjë lirisht analizën e tij. Mustafa Kruja e

Lef Nosi ishin dy patriotë të flaktë shqiptarë, të dy njerëz të ditur. Ata figurojnë si nënshkrues të dokumentit themelues të shtetit shqiptar. Cilido që lexon shkrimet e tyre vështirë të dyshojë në sinqeritetin, ndershmërinë dhe përkushtimin që ata kishin ndaj çështjes kombëtare shqiptare. Rrethanat e vështira bënë që ata të pranonin poste nën fashistët italianë dhe nazistët gjermanë. Eshtë e lehtë të hedhësh fyerje e t'i quash këta njerëz tradhtarë e kuislingë pa analizuar idetë dhe vizionin që ata kishin për Shqipërinë e vogël, ekzistenca e së cilës ishte në pikëpyetje. Tradhëtarë të kujt? Çfarë tradhtuan ata? Ideja e tyre ishte se Shqipëria duhet të lidhej me një fuqi të madhe që të mbijetonte si shtet. Zgjedhja që ata bënë mund të mos ishte më e mira por në një pikë këta njerëz ishin të vendosur: të mos lejonin që Shqipëria të binte pre e komunizmit. Mendoj se kur analizojmë fatin e tyre politik, kjo ide e tyre kurrsesi nuk mund të injorohet. Zhvillimet e mëtejme u dhanë atyre të drejtë. Komu-

i cili pas pushtimit të Shqipërisë pranoi ofertën e fashistëve për t'u bërë anëtar i Akademisë së Romës? Më lejoni të bëj një parantezë, e cila vlen për rastin e Fishtës, të Ernest Koliqit, të Patër Anton Harapit e të disa figurave të bujshme shqiptare. Shqipëria, ndryshe nga vende të tjera relativisht të mëdha, si Franca apo Norvegjia, ka patur një specifikë që njihet rëndom edhe sot me termin "çështje kombëtare". Trojet shqiptare u masakruan në fillim të shekullit të 20 - Kosova, një djep i rëndësishëm i shqiptarizmit, iu dha Serbisë ndërsa Çamëria iu la Greqisë. Kjo padrejtësi e madhe natyrshëm bëri që në skenë të dilnin disa figura të shquara për të cilat regjimet politike kalimtare, fashiste apo naziste, kishin shumë më pak rëndësi se sa çështja kombëtare në tërësi. Përsa i përket Fishtës, do të ishte naive të besohej se pranimi nga ana e tij i emërimit si akademik është në vetvete më i rëndësishëm se sa roli i tij në Konferencën e Paqes në Paris apo se

Eshtë e lehtë të hedhësh fyerje e t'i quash këta njerëz tradhtarë e kuislingë pa analizuar idetë dhe vizionin që ata kishin për Shqipërinë e vogël, ekzistenca e së cilës ishte në pikëpyetje. Tradhëtarë të kujt? Çfarë tradhtuan ata? Ideja e tyre ishte se Shqipëria duhet të lidhej me një fuqi të madhe që të mbijetonte si shtet. nizmi, aq madhështor sa u dukej historianëve të kohës, po aq të turpshëm e pati fundin. Udhëheqësit komunistë, të cilët u diktuan historianëve se si duhet të shkruanin, u diskredituan vetë si mashtrues dhe si shtrëmbërues të fakteve historike. Në rastin e Shqipërisë ata jo vetëm u përpoqën të vrisnin të vërtetat historike por vranë fizikisht edhe vetë personazhet historike siç bënë me Lef Nosin. Dhe, më në fund, kur thuhet se ky apo ai intelektual i shërbeu fashizmit, ç'mund të thuhet për intelektualët që i shërbyen komunizmit? Çfarë i shtyu ata? Përse nuk gjykuan ndryshe? Përse nuk u bënë disidentë? Ç'mund të thoni për Gjergj Fishtën,

sa vepra Lahuta e Malcisë, e cila i dha pavdekësinë në ndërgjegjen kombëtare shqiptare. Ndonjëherë i mëshohet pa të drejtë proitalianizmit të Fishtës dhe harrohet thelbi i tij si patriot. Fishta ishte në radhë të parë shqiptar megjithë simpatitë e tij për Italinë. Në një dokument të rrallë që kam zbuluar në arkiv, ministri amerikan në Tiranë, Hugh Grant përshkruan një takim konfidencial, siç e quan ai, me Fishtën në fillim të gushtit 1937. Gjatë bisedës, e cila duket krejt e sinqertë, Fishta e habit amerikanin kur i drejtohet me këto fjalë: "Italia synon ta mbajë Shqipërinë në një gjendje të pakulturuar, ajo nuk dëshiron që Shqipëria të ketë përparim dhe ndërgjegje kombëtare". Granti komen-

ton kështu për Fishtën në kabllogramin që i dërgon me atë rast Departamentit të Shtetit: "Megjithëse kryeson një urdhër të shkëlqyer katolik në vendin e tij, ai nuk është besnik i Italisë katolike por shqiptar deri në thua." Ky ndoshta është një shembull për të kuptuar se synimi i Fishtës kur pranoi titullin e akademikut, nuk ishte aspak bashkëpunimi me fashizmin italian për ndonjë motiv përfitimi personal. Përse janë gjithnjë të ashpra diskutimet e historianëve përsa i përket vlerësimit të figurave historike? Sepse komunizmi krijoi një përçarje të madhe mes shqiptarëve dhe kjo nuk mund të mos linte gjurmë në shumë fusha. Sot praktikisht kemi përplasjen e dy vizioneve për historinë: njëri që i mban figurat dhe ngjarjet historike peng të paragjykimeve ideologjike dhe tjetri që kërkon zhdeformimin e fakteve, zbulimin me çdo kusht të realitetit, i cili u mbajt i fshehur për kaq dekada. Ky vizion i dytë kërkon një përfytyrim të saktë, të ndershëm dhe të balancuar për ato figura që u përpoqën sinqerisht të çojnë përpara historinë shqiptare. Për fat të keq, komunizmi zuri gati gjysmën e periudhës që nga shpallja e pavarësisë. Kjo do të thotë se janë shkruar shumë të pavërteta të cilat sot përplasen fort me faktet që vazhdojnë të rishfaqen fuqishëm ndonëse me vështirësi dhe mundime. Pra, mendoni se ka ardhur koha për rishikimin apo rishkrimin e historisë? Për fat të mirë sot në Shqipëri ka vend për shprehjen e lirë të të gjitha pikëpamjeve dhe mendoj se kjo është një fitore e madhe që shqiptarët kanë arritur nën sistemin politik properëndimor, i cili zëvendësoi atë të Hoxhës. Eshtë një premisë e mirë dhe në të vërtetë historia është duke u rishkruar. Ky do të jetë një proces i natyrshëm, pa sforcime. Një brez i ri njerëzish të pandikuar nga ideologjia dhe nga paragjykimet po hedhin dritë mbi disa tema tabu, siç është edhe kjo për të cilën po flasim. Komunizmi masakroi disa nga figurat më të nderuara të kombit shqiptar duke i zhytur shtatë pashë nën dhe. Figurave të tjera po aq të nderuara si Fan Noli u dha lejen e qytetarisë por njëkohësisht i deformoi siç deshi për t'i përdorur në interesin e vet. Mjaft njerëz të brezit të sotëm njohin vetëm historinë që u shkrua në atë periudhë. Detyra e historianëve sot është të kërkojnë faktet dhe të bëjnë analizën e balancuar të tyre. Të arrish në përfundime duke interpretuar vetëm gjërat që të interesojnë, kjo është e pandershme. Eshtë po ashtu e pandershme të mbulosh faktet që mund t'ia zbehin shkëlqimin një figure që ti mendon se duhet ngritur në piedestal. Kthehemi edhe njëherë tek Konica. Libri juaj "Faik Konica, Jeta në Uashington" u prit me jehonë të madhe në kohën e botimit. Si vijoi rruga e tij më vonë? Si ishte përballja me lexuesit në panairin e fundit? Eshtë e vërtetë që libri u prit mjaft mirë kur u botua në prill të këtij viti nga shtëpia prestigjoze "Onufri". E quaj veten me fat por edhe të habitur nga vemendja që iu kushtua. Dhe më bëri përshtypje se vemendja e medias ndaj librit nuk ishte e sforcuar. Më pas pati një numër shkrimesh pozitive. Do të dëshiroja të kishte edhe kritika sepse asnjë libër nuk është i përsosur, por më vjen keq që në Shqipëri zhanri i kritikës thuajse nuk ekziston. Gjithsesi, mendoj se shumë njerëz vlerësuan faktin që libri bazohej thuajse tërësisht mbi material të pakundërshtueshëm arkivor dhe shumë pak mbi memuarë që mund të krijojnë përfytyrime subjektive te lexuesit. Aty nuk ka përpjekje as për ta hymnizuar dhe as për ta denigruar Konicën. Libri u paraqit edhe në panairin e sivjetëm por sigurisht, ai nuk u shkrua për panair. Konica qëndroi aty, krahas shumë librave të tjerë, i qetë dhe pa bujë.


14

E shtunë, 3 dhjetor 2011

AKTUALITET

Vrasja në Fier: Rrëfejnë dëshmitarët, polica asnjë arrestim

N

jë ditë pas vrasjes së ndodhur në qytetin e Fierit ku u ekzekutua me 14 plumba biznesmeni i ndërtimve Spartak Spaho, polica tha se momentalisht s'ka asnjë të arrestuar. Burimet kofidenciale të policisë së Fierit bënë me dije, se panvarësisht punës së kryer e kanë të vështirë zbardhjen e ngjarjes. Pistat e hetimeve janë shtrirë në dy drejtime, për

çështjen e truallit ku po ndërtohej pallati dhe për ndonjë konflikt të vjetër. Panvarësisht kësaj, askush nga dëshmitarët s'ka mundur të tregojë detaje të hollësishme që panë në skemën e krimit. Të pyetur për disa informacione dhe zhvillime të punës hetimore vete ekspertët e kriminalistikës së qytetit të Fierit që janë marrë me këtë çështje kanë nguruar të prononcohen. Zhvillimet e punës

së kryer kanë qenë vetëm marrja në pyetje të dëshmitarëve të ngjarjes, të cilët fatmirësisht i kanë shpëtuar plumbave. Njëri prej dëshmitarëve ka thënë se ai që qëlloi ishte në sediljen e pasme. Pasi panë që Spartaku kaloi rrugën, drejt tij u lëshua një breshëri plumbash. Ata kanë thkesuar se imazhi i autorëve ishte disi i paqartë nga shpejtësia e veprimeve të tyre askush s'mund ti dallonte.

Tregtonte whiski për 5 mijë lekë të vjetra

Lajmi Fatmir Haka 54 vjeç kishte ngritur një punishte të palicensuar për pije alkolike, ku një wiski e shiste në lokalet e bllokut me çmimin 5 mijë lekë të vjetra. Polica tha se pijët ishin të rrezikshme për shëndetin, pasi janë përdorur esenca të shumta.

TIRANE

BESMIRA MUÇAJ

N

jë sasi pijesh alkolike janë sekuestruar ditën e djeshme nga sektori i Krimit Ekonomik, pasi kanë rezultuar të rrezikshme për konsumatorin. Pronari i një punishtjeje Fatmir Haka 54 vjeç kishte mësuar të gjitha metodat që me anë te falsifikimeve të ambalazhimit si dhe detajeve të tjera të prodhonte wiski dhe pije të cilat i shiste me një çmim të arsyeshëm në krahasim me tregun. Një shishe wiski, e cila kap vlerën prej 18 mijë lekë të vjetra, nuk blihej nga konsumatori kur pronari i ofronte shishen që prodhonte me 5 mijë lekë të vjetra.

HETIMET

Fatmir Haka, pronari i pa liçensuar i një punishtje pijesh alkolike në rrugën "Robert Zhvarts" është arrestuar ditën e djeshme për konsumimin e veprës penale të prodhimit dhe shitjes të ushqimeve e lëndëve të tjera të rrezikshme për shëndetin. Haka shiste fillimisht disa monstra në afërsi të urës "Vasil Shanto", madje kur gjente klientë shkonte më pas në punishte dhe bënte furnizime në bazë të sasisë së kërkuar nga klienti. Çmimi ishte shumë i leverdisshëm në krahasim me tregun, kështu që një pjesë e mirë e qytetarëve dhe pronarëve të lokaleve binin pre e saj. Normale që gjithkush do të zgjidhte një gjë më të lirë se ajo që është me çmim real. Por nëse do të zbulonin që ajo pije ishte e rrezikshme për shkak të shumë esencave të përziera, askush s'do të blinte. Shkelja është kapur nga një grup hetimor në sekstorin e krimit ekonomik, të cilët pasi i hetuan për një kohë të gjatë arritën të zbulonin të gjitha de-

Policia mbyll punishten e pijeve të falsifikuara Autori u kap në afërsi të urës "Vasil Shanto", shiste pije në bllok BIZNESI

Klientë lokalet e Bllokut dhe të zonave të tjera

F

atmir Haka në bashkëpunim dhe me perso na të tjerë shkonte nëpër lokalet e bllokut në kryeqytet dhe ofronte një shishe konjak ose wiski me çmimin 5 mijë lekë. Në rast se do të bëhej furnizim i rregullt tek ta do të përfitoheshin dhe oferta të shumta. Normalisht një teke wiski në zonën e bllokut kap vlerën 250 lekë të reja, dhe fitimi i pronarëve ishte i madh. Të gjithve u interesonte ky bashkëpunim biznesesh pa kuptuar dhe hilen që fshihej pas kësaj. Aktiviteti i punishtes, ushtrohej në mënyrë të paliçensuar. tajet e mashtrimit të pronarëve të lokaleve të tjera. Fatmir Haka në bashkëpunim dhe me persona të

tjerë shkonte nëpër lokalet e bllokut në kryeqytet dhe ofronte një shishe konjak ose wiski me çmimin 5 mijë lekë.

Në rast se do të bëhej furnizim i rregullt tek ta do të përfitoheshin dhe oferta të shumta. Normalisht një teke wiski në zonën e bllokut kap vlerën 250 lekë të reja, dhe fitimi i pronarëve ishte i madh. Të gjithve u interesonte ky bashkëpunim biznesesh pa kuptuar dhe hilen që fshihej pas kësaj. Fatmir Haka e reklamonte mallin e tij në të gjithë zonën e bllokut, linjën e unazës si dhe duke përfshirë këtu lokalet e "Rrugës së Durrësit" dhe të "Rrugës së Kavajës". Punishtja ishte e pajisur me të gjitha mjetet e nevojshme, letra shishesh për ambalazhim, tapa, shishe të llojeve të ndryshme, ecenca, pullë sigurie të falsifikuar e tj.

OPERACIONI

Pasi u bënë denoncime të shumta nga disa persona policia nisi hetimet për identifikimin dhe më pas arrestimin e personit që kryente këtë vepër penale. Ditën e djeshme operacioni i koduar "Redon" ka sekuestruar një punishte me pije alkolike të paliçensuar dhe të rrezikshme për shëndetin. Operacioni është zhvilluar ditën e djeshme nga Sektori Kundër Krimit Ekonomik Finaciar në Policinë e Kryeqytetit. Në kuadër të operacionit të koduar "Redon" u bë e mundur arrestimi i Fatmir Rexhep Haka, 54 vjeç, banues në Tiranë. Haka u kap në flagrancë në afërsi të urës "Vasil Shanto", me një sasi pijesh alkolike.

Analizat

Kapet i dënuari me 25 vite burg

I

TIRANE

kërkuari nga Interpoli Hajdar Llani 58 vjeç është arrestuar ditën e djeshme nga policia, pasi rezultonte person në kërkim për kryerjen e veprës penale të vrasjes. Hajdar Llani u prangos sepse dyshohet se në Maj të vitit 1988 në fshatin Thumanë të Krujës ka ekzekutuar me armë zjarri Musa Koçin, 50 vjeç. Aktualisht është shpallur në kërkim Jetmir Llani 32 vjeç (kushuririn e tij),për armëmbajtje pa leje. Pas vrasjes për hakmarrje Hajdar Llani, banues në fshatin Shpërthet Krujë,u shpall në kërkim nga policia. Ndaj 58 vjecarit Hajdar Muharrem Llani, 58 vjeç, Gjykata e Rrethit Gjyqë-

sor Krujë më datë 31 Gusht 1988 e ka dënuar me 25 vjet burgim për veprën penale të vrasjes për hakmarrje, mashtrim më shumë se njëherë

dhe armëmbajtje pa leje. Kapja e tij është bërë rreth orës 20:00 nga Sektori i Forcës së Posacme Operacionale. Llani ishte i shoqëruar me dy miqtë e tij dhe në momentin që ka dalë nga një diskotekë ka parë veten të rrethuar nga policia. Llani nuk ka berë rezistencë por ka pranuar të ndalet: "Unë vij nuk është problem, por s'kam bërë asgjë”,- tha ai. Gjatë kontrollit të ushtruar në makinën tip Xhip me targa Italiane në pronësi të autorit, u gjetën dhe një shumë prej 30 mijë eurosh. Policia konfirmoi faktin se ai s'kishte asnjë armë në makinë. Llani rezultonte dhe si autori i një aksidenti me pasojë vdekjen e një personi si dhe për dhunën fizike që ka ushtruar ndaj një polici.

LAJME SHKURT

Shkatëroi

banesën e fqinjes

Një 49-vjeçar është arrestuar ditën e djeshme nga policia e kryeqytetit, pasi shkatërroi shtëpinë e fqinjes së tij. E dëmtuara ka bërë një denoncim dhe pas arrestimit autori Myftar Kolmili, 49 vjeç, lindur e banues në Tiranë ka deklaruar se fqinjia kishte ndërtuar shtëpinë në truallin e tij. Ndalimi i tij u bë dje në Lazaret Komuna Dajt.

Kapen me drogë dy të rinj

Dy të rinj, posedues të lëndëve narkotike të drogës së llojit herionë kanë rënë në prangat e policisë së kryeqytetit. Policia në kuadër të operacionit të koduar "Ura", arrestoi Shkelzen Alla, 21 vjeç, banues në Babrru dhe Fatmir Murati, 23 vjeç, banues në Babrru Kodra e Kuqe. Dy ditë më parë rreth orës 11:30, në rrugën "Njazi Meka", u kapën me lendë heroinë me peshë 3.8 gramë.

Ekstradohet kosovari në Sarajevë Një shtetas kosovar ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Shkallës së Lartë e Tuzla-s në BosnjeHercegovinë, ka lëshuar ndaj tij urdhrin e arrestit, për veprën penale të "Vrasjes së mbetur në tentativë" në vitin 1998. Interpol Tirana bëri ekstradimin nga Tirana drejt Sarajevës të BosnjeHercegovinës, kosovarin 41 vjeçarin Feriz Çunaj lindur në Prizren.


E shtunë, 3 dhjetor 2011

15

ZBAVITJE

HOROSKOPI Të pagush gjobën me puthje

J

Skllavëria e telekomandës

Hajduti shpërndan ftesa

uk është aspak për t'u çuditur po të arrihet në përfundimin se tashmë, dëshira për të ndërruar me shpejtësi kanalet e televizionit është kthyer në një mani që.. mbjell edhe ajo viktimat e saj. Kështu i ka ndodhur një djaloshi nga Verona disa vjet më parë, i cili, ngaqë e ndjente veten të skllavëruar nga telekomanda, vedosi të kërkonte ndihmën e një psikologu të mirëfilltë, që, nga ana e tij, duhej të bënte ç'ishte e mundur për ta çliruar nga kjo lloj skllavërie e çuditshme. Dhe kjo e kishte një arsyen e vet, sepse djaloshi jo vetëm që nuk donte t'ia dinte për të punuar, por që kur kishte filluar të aplikonte sportin"zapping" që është thjesht mania për të ndërruar kanalet televizive me telekomandë, ishte bërë vetë maniak në atë pikë sa nuk rrinte dot asnjë çast pa kërkuar kanale të tjera me anë të telekomandës, duke kaluar kështu orë ët tëra para ekranit të vogël...

a ndodhur jo shumë kohë më Florida, kur një vjedhës, pasi hyri në një nga vilat e Miam-it, dhe e kuptoi se të zotët e saj kishin kohë që nuk ndodheshin aty, vendosi të vjedhë... si në shtëpi të vet. Kështu, pasi e vrau pak mendjen, vendosi ta marrë shtruar. Fillimisht përgatiti një darkë të shkëlqyer me gjithçka gjeti në kuzhinë dhe në frigorifer. Pastaj, pasi bëri një dush, u rruajt dhe më pas shkoi në garderobë, zgjodhi kostumin më të mirë që gjeti dhe pasi e veshi, u ul të tymoste i qetë një puro. Pastaj, mori axhendën nga xhepi i të zotit të shtëpisë dhe u telefonoi të gjithë atyre që e kishin numrin të shënuar në bllok, duke i ftuar për një darkë që ai e cilësoi "surprizë". Dhe, pasi i bëri të gjitha këto, mori për vete të gjitha sendet me vlerë dhe u largua pa harruar të ndizte të gjitha dritat e vilës dhe të hapte të gjitha dyert, në mënyrë që të ftuarit ta shikonin që nga larg "surprizën".

N

o shumë kohë më parë, një polic rrugor në Berlin gjobiti jtje për kundravajtje një djalosh që po bënte dashuri në makinë me të dashurën e tij. Mirëpo djaloshi atë ditë kishte qëlluar paksa hollshëm nga xhepat dhe nuk kishte aq të holla sa të paguate gjobën. Por e nxorri nga situata Helga Runthler, bukuroshja që po bënte dashuri me të në makinë, e cila pati një ide origjinale. Kështu, pasi i hodhi një vështrim provokues policit, i propozoi që paratë e gjobës ti konvertonte në puthje. I hutuar nga ky propozim i çuditshëm polici pranoi dhe Helga iu hodh në qafë dhe e mbyti me të puthura. Plot 168 herë e puthi policin në buzë dhe kushedi se çdo të kishte ndodhur sikur polici të mos e kishte mbledhur veten e të urdhëronte shoferin bashkë me vajzën e tij t'ia mbathnin sa s'ishte vonë. Ata ja mbathën, por për policin qe vërtet vonë, sepse dikush nga qytetarët që kishte parë kërtë skenë, njoftoi eprorët e tij, të cilët e pezulluan menjëherë nga puna.

K

Dashi

Gjërat për të cilat ju keni investuar shumë gjate këtyre viteve janë shumë afër realizimit,kjo falë dhe ambicjes suaj .Do të shihni që jeni të rrethuar nga njerëz shumë të dashur që ju duan të mirën ,madje mund të gjeeni dhe njeriun e zemrës. Dikush kërkon ndihmën tuaj,qëndrojini pranë.

Demi

Është dita ideale që të realizoni synimet tuaja profesionale .Jeni shumë pozitiv këtë periudhë dhe jeni gati të ofroni ndihmën tuaj për njerëzit që kanë nevojë . Shëtitjet në natyrë do ju bënin më produktiv. Do të keni mbështetjen e familjes në cdo hap që do të hidhni. Është dita ideale për të bërë njohje të reja

Binjakët

Do të preferoni të jeni të rezervuar sot.Nuk është dita e duhur për të bërë njohje të reja . Një kafe me miqtë e ngushtë do ju bënte të kthjellonit mendimet tuaja . Mundohuni të përfitoni sa më shumë nga vartësit tuaj . Harroni për një moment preokupimet dhe meditoni për cështjet qe ju shqetësojne më shumë

Gaforrja

Nuk është e vështirë të kuptohet se cilat gjëra janë të rëndësishme për ju .Sensi I vlerësimit të njerëzve është shumë I theksuar tek ju si shenjë ,megjithatë mundohuni të mos jeni paragjykues. Do të jeni shumë të ndikuar nga klima.

Luani

Vetvlersimi do të jetë në doza shumë të larta.Do të jeni shumë bindës në komunikim ,dhe do të përdorni të gjitha armët tuaja më të forta për të qënë të parët.Mundohuni të mos jeni shumë egoist dhe të mos shpërfillni personat tuaj të dashur.Mundohuni të jeni sa më të qetë .

Virgjëresha

Do të keni nevojë të merreni me aktivitet fizik .Mos abuzoni shumë me ushqimin këto kohë.Do të filloni të përdorni metoda të reja për të arritur aty ku doni . Mundohuni të qëndroni me këmbë në tokë .Dotë keni një rritje të ambicjes dhe kjo do tju ndihmojë të ndjeheni më të realizuar.

SUPER FJALEKRYQ 1

2

3

4

5

6

7

8

17 25

10

19

11

12

13

20

31

27

32

36

33

45 51

47

52

53

58

74

59 66

67

75

1. Swift i Udhëtimet e Gulliver-it. 10. Qëllojnë me shigjeta të tillë. 17. Rodrigues që këndonte fado. 18. Eshtë kisha e papës. 21. Bëjnë gravurë me gurë. 22. Në fund majtas. 25. Si ushtarak. 26. Eshtë zhurmëmadhi. 28. Eshtë britmë. 30. Kështu përfundon një armik. 31. Ente Rajonale Ndërtimi. 32. Janë sherre edhe në shtyp. 33. Gjysma e rrugës. 35. Emër djali. 36. Eshtë e vrarë në luftë. 37. Eshtë autoriteti i portit. 38. Janë mbetjetet e kripërave. 41. Fillojnë lojën. 42. Janë ngrehina... godinash. 43. Kështu janë kushtet e motit. 44. Ente Ndërtimi Përmet. 46. Eshtë qytet në Kosovë. 47. Kurrë pa zë. 49. Qendër banimi. 50. Shkruhet edhe TNT një i tillë. 51. Eshtë specialisti.

24

29 35 39

40

54

48

49

55

50

56

57

60

68

61

69

76

70

77

82

HORIZONTAL

23

43

46

65

16 22

34 38

42

44

15

28

37

41

14

21

26

30

64

9

18

78

79

83

84

53. Janë ata që i përkasin pakicave kombëtare. 57. Rastisin në krye. 58. Robert aktor. 59. Eshtë parazit me sëmundjen e gjumit. 61. Një njësi matëse për kondensatorë. 64. Nuk i tregohen babait. 66. Janë damarë. 69. Janë të zbehtë të tillë. 70. Eshtë Shqipëria e madhe. 72. Inicialet e Asimov. 74. Eshtë laps. 76. Lear që këndon Tomorrow. 78. Instituicione Civile Urbane.

I

80

81

11. Ishte miku i Eneas. 12. Skeltonqë qe aktor. 13. Pak aromatike. 14. Mund të jetë balistike. 15. Rupert aktor. 16. Mund të jetë gruri misri ose gruri. 18. Eshtë shtëpia e qenit. 19. Një nderim i thellë. 20. Qarkullojnë në Shqipëri. 23. Bejleri këngëtar. 24. Eshtë si skedë 26. Rryma e Andy Warhol. 27. Një hektar në kufij. 28. Atdheu i Origjinës i Ruud Gullit. 29. Një rreze bisturi. 32. I paraprin trupës

VERTIKAL 1. Curtis aktore. 2. Një "O" greke. 3. Ndalet pa det. 4. Film i James Cameron. 5. Janë titujt në ekran. 6. Arie që qe traimer i yni. 7. Inicialet e Paganini-t. 8. Janë vërtet mallëngjyes. 9. Emër vajze. 10. Një qytet i bregut të Jonit.

A R A R A T F L E T E T L L K U T

R S I

A

O T O

L B F E

D O R

T R I

M I

A L A

J A M I

E

A

S

A S

B E R T O L T I

T

I

D

I

B A N D A T I D A T G E O

E

R

M I

I

S T

L T R

T

E L L O R

A

E U R

V O K A L I K I D

I M A E

S R E D

I O N E T

M

B

I G L O O

I O

D E M A T

E L L A D A

I

E R R E P T E

A M P E N N

T E T

A S T O N R

Z M I

P E N S

R S

B E L M O N D O

Z A K O N I

A N G R A Y

H A R E M

A R G A T

J A M E S B O N D

S A T R A P E M I

D U R S A R D A N A K I

K A

73

85

80. Queen detektiv. 82. Eshtë melodramë. 83. Punonte me mëditje. 84. Në krye të armatës. 85. Janë ushtarë që qëllojnë me topa.

T A L E T

63 72

PERGJIGJET E NUMRIT TE DJESHEM K A P

62

71

A T

I

I

E N

I

T A B E L A T B A T E R

I

T E

K O M I

T E T E T

I

A T A E

S

I

I

në marshim. 34. Stacion televiziv gjerman. 37. Sikur ke thenë prej kohësh. 39. Janë të bashkuara si Katari. 40. Eshtë marrëveshje me... nota. 42. Erosi i romakëve. 43. Një mund të jetë edhe ideniteti. 45. Janë dy në biçikletë. 46. Sosen pa zë. 47. Faiku i Doktor gjilpëra. 48. Kapur ndryshe. 52. Një brejtës pylli. 53. Mund të jenë me sahat. 54. Sipër pa kufij. 55. Eshtë si famë. 56. Qendër ditore. 60. Jeronim de... i Milosaos. 61. Një fije edhe peri. 62. Ishin grekët në Trojë. 63. Qarkullon një në klepsidër. 64. Gjysmë akordi. 65. Muzika e Eminem. 67. Andrea aktore. 68. Pishtarë pa pishë. 71. Ndërmarrje Lokale Industriale 73. Një pjesë e dramës. 75. Në krye të masave. 77. Fillojnë ngadalë. 79. Sapo fillojnë. 81. Hyrë në qendër.

Peshorja

Duhet të keni më shumë vetëkontroll. Keni shumë të zhvilluar imagjinatën ,vëreni në punë ketë ditë. Nuk keni kohë për të berë shëtitje relaksuese .Jeni në një garë ku domosdoshmërisht duhët të dilni të parët ,ndaj bëni maksimumin.

Akrepi

Pas një mëngjesi disi nervoz si pasojë e hënës në Ujor, dita do të vazhdojë e qetë .Futja e afërditës në shenjën e bricjapit do tju bëjë më të butë dhe të embël . Atraktiviteti që ju karakterizon do tju bëjë të jeni në qëndër të vëmëndjes.

Shigjetari

Muaji I dhejtorit do të nisë më së miri . Dielli dhe mërkurinë shenjën tuaj do tju bëjë të shpalosni pjesën më të mirë të karakterit tuaj .Sigurisht defektet ekzistojnë ,por ju I fshihni më së miri . Qëndroni pranë partnerit dhe do të ndiheni mirë .

Bricjapi

Sot fantazia juaj dotë jetë e pakufijshmë ,ndaj mos nguroni që ta përdorni në dobinë tuaj.Prezenca e hënës në mënyrë harmonike me peshqit, do tju bëjë të përqafoni ndjesitë më romantike të jetës ,madje të përfundoni në ëndrrimtarë. Nga e nesërmja do të kthenei me këmbë në tokë,

Ujori

Në aspkentin e punës do të jeni në pozicionin ku mund të shpresoni për të marrë suksesin e munguar ,nëse keni punuar mirë . Nuk do të mungojnë takimet e rëndësishme të cilat do të ndikojnë në realizimin tuaj profesional . Është dita e duhur për të qënë sa më optimist

Peshqit

Dita juaj duhet të jetë relativisht pozitive, duke parë dhe pozicionimin e hënësnë shenjën tuaj që premton rezultate të shkëlqyera në jetën profesionale. Nuk do të mungoje dashuria, aventuarat, pasjoni, në këtë ditë . Bëni sa më shumë njohje të reja.


16

E shtunë, 3 dhjetor 2011

LAJMET NE 5 RRESHTA • Arrestohet, tentoi ti vinte flakën shtëpisë së policit Adriano Lumaj, 23 vjeç banues në lagjen “28 nëntori” në Vlorë nuk u ka besuar syve kur ka parë policët që po e arrestonin në Àagrancë për një zjarrëvënie. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjezit të djeshëm kur Lumaj, me një bidon me rreth gjashtë litra benzinë, kishte spërkatur dhe tentonte ti vinte Àakën derës së banesës së shtetasit E.M, 27 vjeç me detyrë punonjës policie në qarkullimin rrugor të Vlorës. Autori ka ndezur një copë letër, por në atë moment është diktuar nga familjarët brenda të cilët kanë fikur letrën. Ngjarja ka ndodhur për hakmarrje pasi kushëriri i Adriano Lumaj, Marjus Veli kishte goditur dhe fyer punonjësin e policisë dhe për këtë ishte arrestuar. • Hidhet në Kiev shorti për Euro 2012 Është hedhur në Kiev të Ukrainës shorti për Euro 2012. Shorti ka nxjerrë grupe interesante, ku më i vështiri mund të thuhet se është Grupi B, pasi aty gjenden Gjermania, Holanda, Portugalia dhe Danimarka. Italia ndërkohë ka rënë gjithashtu në një grup të vështirë, duke qenë se do të ndeshet me kampionët në fuqi, Spanjën. Përballje interesante ofron edhe Grupi D, ku gjenden Franca dhe Anglia. Grupi më i lehtë duket se është A-ja. • Serbi-KFOR ende nuk ka marrëveshje Përfundon pa marrëveshje takimi mes përfaqësuesve të serbëve të veriut dhe KFOR ditën e djeshme. Ristic I palës serbe u tha gazetarëve se nga KFOR ka marrë premtimin se në ditët e ardhshme nuk do të ketë veprime të dhunshme dhe se gjatë kësaj periudhe do të ketë përpjekje për të gjetur një zgjidhje. “Diskutuam propozimet për lirimin e rrugës, Zveçan-Zubin-Potok, në udhëkryqin e Jagnjenicës. KFOR-i kërkon ta lirojë atë rrugë dhe të bëjë një pikë kontrolli për kontrollimin selektiv të automjeteve në kërkim të armëve. Ne nuk kemi asgjë kundër një propozim të tillë, por ne nuk pranojmë pikën e kontrollit në atë vend”,- ka thënë Ristic. • Arvizu: Kujdesuni për personat me aftësi të kufizuar Ambasadori i SHBA Aleksandër Arvizu bëri thirrje për rritje të shanseve për punësim të personave me aftësi të ku¿zuar. Gjatë punimeve të konferencës ditën e djeshme ka thënë se numri i këtyre personave është i lartë, ndaj dhe s’duhet menduar që çështja prek vetëm një numer të caktuar njerëzish. “Konferenca do përcjellë shembuj pozitiv të këtyre personave në ekonominë e Shqipërisë. Konferenca është mundësi që rrit ndërgjegjësimin për reforma që rrisin shanset për punësim të këtyre personave. 650 milionë njerëz nëpër botë vuajnë aftësinë e ku¿zuar”- u shpreh ambasadori. • “Zbardhni vrasjen e Erieta Avdylit” Aktivistet për të drejtat e njeriut protestuan dje para Prokurorisë së Përgjithshme, duke kërkuar nga sistemi i drejtesisë që të ndëshkojë kriminelet. “Jemi sot këtu në nderim të jetëve të humbura, të vrara në mënyrë makabre si pasojë e dhunës në familje”,- deklaruan protestueset. Protestueset mbanin në duar kara¿la të bardhë, ndërsa kanë shpërndarë para Prokurorisë mesazhe të shkruara përmes së cilave kërkohej zbardhja e disa vrasjeve, sic është ajo e Enrieta Avdylit apo Irena Selit, si dhe disa raste të tjera të shënuara si pasojë e dhunës në familje.

Alba Malltezi Drejtore e Përgjithshme e Free and Fair Media Group Anila Basha Drejtore e Shqiptarja.com

Julia Dhame: Drejtore Marketingu julia.dhame@shqiptarja.com

Investigimi: Poli Hoxha Sociale: Esmeralda Keta Kulturë: Admirina Peçi

Politika: Arben Rrozhani Ekonomia: Genc Kondi

Design: Altin Aliaj Website: Suela Gera, Antuen Hoxha

Shpërndarja: Celular:

Saimir Zenelaj +355696060418

Redaksia: Rruga: “Dervish Hima” tre kullat, kulla e dytë - Tiranë E-mail: redaksia@shqiptarja.com Shtypur në shtypshkronjën: A.K shpk, rruga 5 maji, Tiranë


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.