Liqeni i Ohrit
Faqe 18
Syri dhe shpirti i Pogradecit turistik
Luga e argjëndtë
Linguine me kunguj dhe bajame DHURATA THANASI
T
ë dashur lexues të Lugës së Argjendtë. Këtë radhe dua t’ju prezantoj një pjatë të thjeshtë, por shumë të shijshme. Perbëresit e saj janë jo pak , veçse kurues dhe ndihmues të shëndetit tonë. Duke qenë një pjatë ndjellëse, edhe femijët, apo ata vogëlushë që nuk pëlqejnë
Ekskursione në qytetin e famshëm për liqenin dhe koranin Nr: 11 E premte, 20 prill 2012
zarzavatet do ta hanë e shijojë gjithë qejf. Makaronat linguine me kunguj,nenexhik të freskët dhe bajame ofrojnë një pjatë gjithë vitamina, antioksidantë dhe fibra. Gatim të këndshëm! Makarona linguine me kunguj, nenexhik të freskët dhe bajame... Faqe 19
E-mail: fundjava@shqiptarja.com
Fundjava
Suplementi i së premtes te SHQIPTARJA.com
FLET LULJETA BEGEJA, GRUA DHE NENE ALPINISTESH QE SOT TENTOJNE “MAJEN E BOTES”
EVERESTI, ANKTHI I JETES TIME
Ditët e pritjes dhe të ankthit, komunikimi me ekspeditën, dhe dëshira që të dashurit të kthehen shëndoshë e mirë
Në foto: Ekspedita shqiptare pozon me flamurin shqiptar ne Kampi Baze të Alpinisteve, Everest, 5000 m lartesi. 17 prill 2012
Ekspedita
Faqe 17
TIRANË
ROVENA RROZHANI
Shefki Njuma: Aventura jonë e parë në Everest
N
jë ditë të ftohtë dimri aty diku mes kapërcyellit të viteve 2011 dhe 2012, Luljeta Begeja duhet të zbulonte një surprizë që i shoqi kishte për të. Teksa kalonte nëpër hollin e hotel Rognerit, ajo mendonte sa mirë do të ishte që surpriza të mos kishte të bënte me një biznes të radhës….por kur hyri në sallë u ndesh me fashën Everest 2012. Luljeta shtangu. “E kisha dëgjuar dhe ishte thjesht në mendimet e mia se në një të ardhme do të bëhej Everesti, por se kur nuk e dija. Në fakt nuk shqetësohesha sepse më dukej një distancë shumë e largët. Kurse Xhimi nuk mori guximin të ma thoshte që e kishin vendosur të bënin Everestin” thotë Luljeta ndërsa ekspedita shqiptare
drejt majës më të lartë të botës mbush plot dy javë që nga nisja. Kushdo që ka dëgjuar për misionin e alpinistëve shqiptarë, për të ngulur në 8848 metra lartësi flamurin kombëtar në 100 vjetorin e pavarësisë është mbushur me krenari, por pakkush ka menduar se cfarë do të
thotë kjo për “prapavijën” e ekspeditës, atë pjesë të familjeve, shpirtit dhe zemrave që mbeten këtu, me sytë dhe mendjen tek marshimi i vështirë për pushtimin e Everestit. Të mjafton të shohësh Luljetën e cila përjeton emocionet dyfishe të një gruaje dhe nëne alpinisti, për të nd-
“Wanderlust” lakuriq dhe të lumtur Faqe 20
jerë deri në palcë sakrificën e këtejme dhe andejme por mbi të gjitha rrezikun e një misioni aspak të lehtë, Nga sytë dhe fjalët e saj përcohet drithërima e një zemre të frikësuar që I druhet malit, këtij djali plangprishës që prej vitesh e ka bërë pjesë të familjes dhe jetës. Në
fakt flamuri I përkushtimit duhet ngritur në zemrat e nënave dhe grave si Luljeta, dhe alpinistët tanë nuk duhet të ngurrojnë për ta bërë këtë gjë me apo pa Everestin. Sepse ata janë heronjtë e malit, por gratë e tyre janë heroinat e tokës... Vijon në faqen 16
“Xhelozia” premierë e Aleksandër Lalos Faqe 20