rilindasi viti 2 numri 3

Page 1

NJË KAPITULL ROMANI, PJESË POEME, POEZI, SHËNIME, ETJ… KISHIN MBETUR NË ZYRËN E TIJ KUR U SËMUR Suplementi i së dielës te SHQIPTARJA.com

E-mail: rilindasi@gmail.com

Tani jemi edhe online www.shqiptarja.com Viti II - Nr: 3 E diel, 22 janar 2012

Kryeredaktore: Admirina PEÇI

NË BODRUMET E KRYEMINISTRISË Zbulohen dorëshkrimet e muajve të fundit të T eodor Kekos Teodor Në foto: Faksimile e disa prej fletëve me dorëshkrime e skica, të cilat nuk diheshin që ekzistonin. Dorëshkrimet ishin ruajtur në bodrumet e Kryeministrisë që nga vdekja e Teodor Kekos në vitin 2002

Admirina Peçi

F

letë të zverdhura, me vargje, shënime e frag mente letrare, mbuluar me skica ngacmuese gjithandej, me ndonjë shënim të kujdesshëm a zhubravitje e lehtë… Janë shënimet e fundit që hodhi në letër Teodor Keko. Në muajt e vështirë kur ai luftonte me vdekjen, atje lart në zyrën e tij në katin e tretë të Kryeministrisë, nëpër këto copëza letrash gjente shtegun e arratisë drejt dashurisë së tij të përhershme shkrimit. Ishte një sfidë ndaj vdekjes, që e priste diku syçelët. Ajo atje në pragun e fundëm dhe Dori pak hapa larg duke e qesëndisur… Prej vitesh, këto dorëshkrime të vyera flinin, mbuluar në heshtje e në pritje, në bodrumet e kryeministrisë. Mandej një ditë Arben Shkodra, drejtor i personelit në këtë institucion, gjeti mundësinë t'i çojë në

Si jetoi, krijoi dhe iku nga kjo jetë... T eodor Keko Teodor

T

eodor Keko u lind në 2 shta tor 1958 në një familje kineastësh. Qysh në fëmijëri ai shquhej për humorin e hollë dhe shpirtin rebel, cilësi këto që do të ridimensionoheshin me kalimin e viteve. Në vitin 1979, në moshën 19-

tori". Gjatë këtyre viteve ai mbetet një nga bashkëpunëtorët më të afërt të shtypit të kohës, veçanërisht revistës "Hosteni" dhe gazetës "Zëri i Rinisë", ku përmes penës së tij të hollë trajtoi probleme të mprehta të... faqe 15

vjeçare, boton poezitë e para në gazetën letrare të kohës "Drita". Pas mbarimit të studimeve për Gjuhë e Letërsi, punon në organet e Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve, fillimisht në gazetën "Drita" e më pas në revistën "Nën-

ongresi i Lushnjes, i janarit të vitit 1920, është padyshim njëri prej akteve më kulmorë të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, i ndërmarrë në njërin prej çasteve më kruciale të historisë sonë të re. Edhe pse gjithnjë i vlerësuar, është ende e nevojshme të shpjegohet, madje pa paragjykime ndikuese, ajo që ndodhi 92 vjet më parë, të jepen vlerësime realiste dhe, me këtë rast, të vilen mesazhet e vyera mësimdhënëse që dërgon e kaluara. Përse duhej thirrur një Kongres Kombëtar në janarit e vitit 1920? Kush e dëshironte, kush e organizoi dhe kush mori pjesë në të? Pse u zgjodh pikërisht Lushnja për mbajtjen e tij?

Vjen në shqip, romani i 66 i përkthyesit. Si e solli në gjuhën tonë shkrimtarin amerikan Harold Robins duke nisur me "Mos dashuro kurrë një të huaj"

Dhe së fundi, ç'vendime u morën dhe ç'vlera pati ky kongres? Mund të shtrohen edhe pyetje të tjera, por le t'u japim përgjigje këtyre pyetjeve kryesore duke evidentuar, aq sa na lejon një trajtesë e kufizuar, rrethanat politike të brendshme e të jashtme, grupimet, aleancat, individët, motivet e faktorët nxitës e frenues dhe gjithçka tjetër që shpjegon aktin e shkëlqyer që u krye në Lushnjë 92 vjet më parë; akt që na dha mundësinë t'i largohemi buzës së greminës, shpërbërjes dhe likuidimit si shtet dhe na siguroi të drejtën për të hyrë në radhën e shteteve dhe të kombeve të konsoliduara, të drejtën të shpresojmë e të guxojmë për hapa të tjerë, që do të na çonin herët a vonë në zgjidhjen pozitive të faqe 18-19 çështjes... ○

Amik Kasoruho dhe ai që nuk dinte të dashuronte

Përse duhej thirrur një Kongres Kombëtar në janarit e vitit 1920? Kush e dëshironte, kush e organizoi dhe kush mori pjesë në të? Pse u zgjodh pikërisht Lushnja për mbajtjen e tij?

K

Kongresi i Lushnjes, themelet e shtetit modern

Prof.dr Prof.dr.. Marenglen VERLI

destinacionin e duhur. Ai e mbante mend atë kutizë, ku vetë ishte kujdesur të vendoste dorëshkrimet dhe sendet e tjera personale të Teodor Kekos, që kishin mbetur në zyrën e tij në kryeministri. Pasi i kishte sistemuar mes shumë dosjeve e materialeve të tjera, kësaj kutie me dorëshkrime i erdhi radha të binte sërish në duart e tij pas disa vitesh. "Po bëhej një sistemim i materialeve dhe u kujtova për kutinë e dorëshkrimeve të Dorit", thotë Arben Shkodra, ndërsa tregon më tej se nga ajo kohë e deri më sot i ka mbajtur në zyrën e tij në pritje që të lidhej një ditë me një nga familjarët e Teodor Kekos. "Rasti e solli që Ilir Keko, vëllai i Dorit, po kërkonte disa VKM në Kryeministri që lidheshin me muajt e fundit të jetës së Teodor Kekos dhe ndihmën që iu dha atij nga Këshilli i Ministrave për mjekim. Kur faqe 14 e mësova këtë...

Miranda Haxhia

U

Hekuran Zhiti, zbulohet drama e panjohur panjohur,, ja akti III Në nderim të 100-vjetorit të shtetit shqiptar,, botohet një fragment nga modern shqiptar drama "Të mblidhemi në Lushnje" Visar Zhiti

faqe 16-17 ○

bë kohë që nuk po shk ruaj për Harold Robbinsin, edhe pse romanet e tij përmbysën disa vlerësime që kam patur për letërsinë dhe mënyrën e të shkruarit. Letërsia amerikane ka qenë gjithmonë pas dyerve të mbyllura për Shqipërinë, tek -tuk është përkthyer dhe botuar ndonjë autor apo libër amerikan gjatë pesëdhjetë viteve diktaturë. Mark Tëain, Jack London, Harry Leëis, Theodore Dreiser etj. Edhe këta autorë janë botuar me shkurtime të shumta. Autorë që dinin anglisht, lexonin fshehurazi ndonjë libër që u binte në dorë aty - këtu. Ishte viti 1999 apo 2000 kur lexova librin "Mos dashuro kurrë një të huaj", pa ditur asgjë për autorin dhe për librin. E lexova. E

rilexova. Ua këshillova të gjithë njerëzve me të cilët bisedoja. Ishte një roman që edhe sot e kësaj dite, më është ndër më të dashurit. Dialogë të ndërtuar thjeshtë, pa sqarime dhe zgjatime të panevojshme, një dramaticitet dhe një shoqëri të cilën duket sikur e ke në pëllëmbë të dorës, falë artit të shkrimtarit, mjeshtërisë së përkthimit dhe imagjinatës që më ndiqte gjatë leximit. Si një film libri "Mos dashuro kurrë një të huaj" më mbeti gjatë në kujtesë, ashtu si autori i tij. Më vonë, çdo libër që vinte prej këtij autori e lexoja me një frymë. Derisa mbërrita në një libër të dobët, "Lamtumirë Zhanetë", i cili më zhgënjeu për mungesën e të gjitha atyre arsyeve, të cilat i thashë më sipër me nota optimiste për Robbinsin. Harold Robfaqe 20 bins, ka... ○


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.