Rilindasi

Page 1

SHKRIMT ARI KOSOV AR: ANTIPROP AGANDEN ME TE MADHE KADARE IA KA BERE VETES SHKRIMTARI KOSOVAR: ANTIPROPAGANDEN

RILINDASI Suplementi i së dielës te SHQIPTARJA.com

Viti II - Nr: Nr:7

E diel, 19 shkurt 2012

E-mail: rilindasi@gmail.com

Na ndiqni edhe online www.shqiptarja.com

Kryeredaktore: Admirina PEÇI

ISMAIL KADARE VS ANTON PASHKU

Musa Ramadani: Unë e di pse kishte kundërshti mes tyre

M

usa Ramadani është një personalitet interesant, në fushën e poezisë, të prozës, të pikturës dhe muzikës. Është cilësuar më së shumti si avangardisti i viteve 70-të në Kosovë. Një histori e gjallë e aktiviteteve kulturore atje. Studiuesi Agron Y. Gashi ka përgatitur së fundmi një libër në formë bashkëbisedimi të gjatë më të, me titullin “Rrëfimet e MaestrosDialog me avangardistin e viteve ‘70të”, nga ku kemi shkëputur për botim një fragment mjaft ngacmues, mbi gjykimet e tij rreth veprës, personalitetit dhe dritë-hijet e shkrimtarit Ismail Kadare, të cilin e vlerëson mbi të gjitha për imagjinatë të pakrahasueshme me asnjë shkrimtar tjetër. “Kadareja ka ditur edhe prej gjërave shumë të vogla të bëjë literaturë”, thotë ai ndër të tjera. Në këtë rrëfim ai zbulon edhe diçka ngacmuese për marrëdhënien plot kundërshti mes Kadaresë dhe Anton Pashkut.

Në foto: (Majtas) Ismail Kadare (Djathtas) Anton Pashku

Një portret për Musa Ramadanin, eruditi dhe pengu i moskuptimit

V

epra e shkrimtarit Musa Ra madani (1944) është e gjerë dhe e shumanshme, në prozë, poezi, pikturë, kritikë teatri, muzikë, gazetari.Shkrimtari Musa Ramadani, në veprën e tij zgjedh dhe trajton tema të guximshme,

personale, nacionale e universale. Vepra i tij, përveç tjerash përfaqëson më së miri golgotën shqiptare, e njohur si periudha e aksionit të armëve dhe shpërnguljes së tyre për në Turqi. Vepra e tij, duke rrahur tema të tilla, u ndesh me

një tip censure nga sistemi politik i asaj kohe, madje duke e cilësuar autorin si shkrimtar që “nxit nacionalizmin shqiptar”. Shkrimtari, Musa Ramadani, ka shënuar një novatorizëm dhe ka... ○

faqe 15 ○

Po kush është Musa Ramadani. Për shkrimtarin, poetin, estetin, piktorin dhe muzikantin, suplementi ynë do të sjellë për disa javë rresht pjesëza nga vepra e tij tejet e gjerë. Një fragment nga një bisedë më e gjatë për Kadarenë dhe shkrimtarët e Kosvës *** Agron Y. Gashi: E shihni Kadarenë si shkrimtar oportunist, apo që shkon më shumë kah disidenca? MuRai: As te njëra, as te tjetra. E shoh si individ, i cili në ato rrethana, në atë situatë, e cila aq shumë ka zgjatur, sepse ai s’ka menduar se do të ndodhë një ndryshim i madh në kuptimin e liberalizimit dhe demokratizmit, ose të pluralizmit qysh i kanë thënë në Shqipëri. E shoh si person, i cili me shumë mençuri ka ditur t’i shfrytëzojë njerëzit me ndikim, njëkohësisht për të ruajtur nivelin artistik në letërsi. Ajo është mjeshtri e madhe! Mbi të gjitha, ai edhe si njeri ka pasur komplekse....

vijon në faqen 14-15 ○

Pavarësia e Kosovës, tetë arsyet e pakundërshtueshme

Milan Shuflaj, 81 vjet pas vrasjes, ende i pazbuluar

Çështja e Kosovës dhe stabiliteti në rajon. Cila është prehistoria e kësaj dite të madhe, më të madhes për shqiptarët kudo që janë, që pas ditës së 28 nëntorit të vitit 1912...

Në AQSH janë sjellë nga Zagrebi, përkatësisht nga Arkivi Shtetëror Kroat rreth 4500 faqe të dorëshkrimeve origjinale të Shuflajt. Ç Ç``përmbajnë këto 13 DVD me dokumente të skanuara?

Prof.dr Prof.dr.. Marenglen VERLI

K

osova e shpalli pavar ësinë e shumëkërkuar e të shumëpritur më 17 shkurt 2008, në orën 15, në një seancë plenare të jashtëzakonshme të Kuvendit të saj, me votimin unanim të 96 deputetëve të pranishëm. Por cila është prehistoria e kësaj dite të madhe, më të madhes për shqiptarët kudo që janë, pas ditës së 28 nëntorit të vitit 1912? Nëse nuk do të llogarisnim momente më të hershme, që i përkasin shek. XIX, të cilat dora-dorës krijuan dhe dimensionuan çështjen shqiptare në përgjithësi, nuk ka dyshim se çështja e Kosovës lindi në vitin 1913 për shkak të vendimeve të Fuqive të Mëdha, të marra në Konferencën e Ambasa-

dorëve në Londër. Ato vendime të marra në interes të paqes evropiane, që gjithsesi nuk u sigurua, toleruan ekspansionin e qarqeve drejtuese monarkiste të Beogradit, Cetinës dhe Athinës dhe përcaktuan e diktuan copëtimin e trevave shqiptare. Jo thjesht pohimi i drejtuesit të Konferencës, ministrit të Jashtëm britanik Sër Eduard Greit që natyrisht ishte i mirinformuar për realitetin në Ballkan kur bënte deklaratën e njohur, por edhe të gjithë treguesit përcaktues, veçanërisht përbërja etnike dhe kompozimi shpirtëror i shumicës dërrmuese të popullsisë së Kosovës dhe shumë viseve të tjera që iu aneksuan Serbisë, Malit të Zi dhe Greqisë më 1913, dëshmonin se ishte fjala për ... ○

faqe 18

Dr Dr.. Etleva Lala

P

Balil Gjini: Sa e bukur dukesh nën zhguaj zhgënjimi... 12 poezi nga krijimtaria më e re poetike e Balil Gjinit. I lindur në Lazarat, ai është autor ii:: “Perurim”, “Fantazma ëndrrash”, “T re gisht “Tre nder”, “Magjepsja e zuskave”, “Melusina”... Balil Gjini

faqe 16

avarësia e shtetit sh qiptar u shpall në vitin 1912, por puna për botimin e dokumenteve historike, të mbledhura nga arkiva të ndryshme e që datonin nga periudhat më të hershme kishte filluar tashmë disa vite më herët. Në këtë kuadër, vëllimi i pare i dokumenteve arkivore për historinë e mesjetës së Shqipërisë, me titullin Acta et diplomata res Albaniae medie aetate (Aktet dhe diplomat e çështjeve të Shqipërisë mesjetare) u botua në vitin 1913, dhe vëllimi i dytë në vitin 1918 duke i dhënë legjitimitet të plotë shtetit shqiptar si për nga lashtësia e popullit, ashtu edhe përsa i përket territorit, gjuhës dhe kulturës së veçantë që pasqyrohej në

këto dokumente gjatë gjithë shekujve dhe i jepte të drejtën historike këtij kombi të kishte shtetin e tij. Pse ishte Milan Shuflaj kaq i motivuar për të vënë themelet historike të shtetit shqiptar? Cilat ishin interesat e këtij medievisti kroat që punonte, botonte dhe kishte një reputacion të jashtëzakonshëm në Perandorinë Austro-hungareze të lobonte për Shqipërinë dhe madje të jepte edhe jetën e tij për çështjen shqiptare? Këto pyetje do të gjejnë përgjigje vetëm atëherë kur të bëhet plotësisht e njohur jeta e Milan Shuflajt, por sidomos vepra e tij, që akoma mbetet misterioze dhe e pazbuluar duke qenë e shpërndarë në arkiva, biblioteka të... ○

faqe 19


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.
Rilindasi by altinoo - Issuu