Rilindasi

Page 1

ZBULONI PESE FSHA TRA T: SHEN KOST ANDINI, SHEN PALI, GINESTRA, BARILI, MASKITI FSHATRA TRAT KOSTANDINI,

RILINDASI Suplementi i së dielës te SHQIPTARJA.com

Viti II - Nr: Nr:26

E diel, 1 korrik 2012

E-mail: rilindasi@gmail.com

Na ndiqni edhe online www.shqiptarja.com

Kryeredaktore: Admirina PEÇI

THESARET ARBERESHE

Shqip- Arbëresh jë urë komunikimi për të shpëtuar një gjuhë Arbëresh,, nnjë të vijojnë të largohen nga kjo gjuhë, e këto tradita të lashta...Ky është një rrezik për këtë komunitet, për këtë vlerë të rrallë që i mbijetoi për kaq e kaq shekuj asimilimit, zhdukjes... Kur na e prezantuan idenë e një hapësire për gjuhën dhe traditat, e arbëreshëve, në suplementin tonë Rilindasi (një që do të jetë e pranishme çdo javë me shkrime të ndryshme) , u entuziazmuam. Jo vetëm do të njihnim më nga afër jetën dhe vlerat e rralla të këtij komuniteti arbëresh në Itali, por do të hapnim një dritare edhe për ta, nga ku mund të kundrohen ngjarje, personazhe debate, vlera kulturore e historike të Shqipërisë e shqiptarëve. Një urë ribashkimi, që mund ta zbusë e pse jo ti thotë ndal rrezikut që i kanoset kulturës e traditave të komunitetit arbëresh e të ruajë atë thesar të vyer, atë pjesëz të rëndësishme të mozaikut tonë identitar. vijon në faqen 14-17

Admirina Peçi

N

jë thesar atje mes ma leve, përtej detit, u kon servua mrekullisht për shekuj me radhë. Arbëreshët me gjuhën traditat, kostumet, folklorin dhe vlerat e pazakonta njerëzore, janë ende sot një copëz e vyer e mozaikut identitar të shqiptarëve. Në gjuhën dhe kulturën e atyre njerëzve gjen diamante që ne shqiptarët e këtushëm i kemi humbur me kalimin e shekujve. Për disa gjëra, atje mes atij komuniteti, koha duket sikur ka ndalur. Pleqtë ende e flasin arbërishten mrekullisht, këndojnë këngë e kujtojnë rite të lashta....Por koha bën të veten. Globalizmi si kudo, po shuan disa vlera që deri më dje ruheshin mrekullisht. Të rinjtë arbëreshë nuk e flasin më gjuhën e gjyshërve. Ky është një lajm trishtues. Dhe brezat e ardhshëm do

Visar Zhiti, dëshmia sipërane e poetit

Mbi origjinën e Kastriotëve në Mirditë

Burgologjia e V isar Zhitit Visar në dy libra autobiografikë. Ngjarje të vërteta, personazhe reale, vëzhgim i hollë, fantazi trallisëse…

Çfarë shkruajnë poetët e Rilindjes: Gavril Dara dhe Zef Jubani për origjinën e Kastriotëve nga Mirdita. Po burimet dokumentare e tezat e historianëve...?

Agim V inca Vinca

E

Në foto: (Lart) Fshati arbëresh Barili (majtas) fshati arbëresh Shën Kostandini

arrestuan më 8 nën tor 1979, në ditë feste, ditën e themelimit të PKSH-së së famshme, që ndërkohë e kishte ndërruar emrin e saj në PPSH, ndërsa po pinte kafe me një mikun e tij piktor në barin e hotelit të vetëm të qytetit të Kukësit, ku kishte zbritur nga fshati në të cilin punonte mësues, edukonte vogëlushët, bij të fshatarëve të varfër. Papritmas, si në ndonjë film absurd, në jetën e tij u shfaqën operativi i zonës, gazi i degës, prangat... Pasuan shtatë vjet burg (1979-1987), marrjet në pyetje ditën e natën, natën sidomos, vetmia, muret qikllopike të qelisë, vargjet e para

të krijuara me mend, si një dorë e zgjatur nga providenca, pastaj dalja në gjyq, salla, publiku, dëshmitarët, kryesisht të rremë, trupi gjykues, një karikaturë, shqiptimi i dënimit me dhjetë vjet burg, vuajtja e dënimit në Spaç, puna e rëndë në minierë, ku kurrë nuk dihej a dilje i gjallë, ajo punë e tmerrshme e sfilitëse në një vend pa ajër, ku poeti i ri shtynte vagonat me qymyrgur dhe imagjinonte vargje, figura, metafora... për jetën, dashurinë, lumturinë, vdekjen, përjetësinë; edhe për marrëzinë e diktatorëve e të diktaturave, të sistemeve politike që cenojnë lirinë e njeriut, që e mbikëqyrin dhe kufizojnë atë në çdo hap, ashtu si Big... ○

faqe 20 ○

PRENG CUB LLESHI

T

Shën Pali Shqiptar Shqiptar,, aty ku lindin “banxhurnat” Shën Pali Shqiptar është një fshat prej 328 banorësh në provincën e Potencës. Është komuna më e vogël e Bazilikatës dhe gjendet në zëmër të Luginës së Sarmento-s... ○

faqe 15 ○

ek meditoja për 100vjetorin e pavarësisë, për faqet me dritë të historisë së Shqipërisë, kujtesa më çoi një gjysmë shekulli më pare. Atëherë, kur u shpjegoja nxënësve të mi poemën madhore “Kënga e sprasme e Balës” të rilindasit të shquar Gavril Dara i Riu, më pati bërë përshtypje shënimi i tij autobiografik në hyrje të kësaj poeme: Duke kujtuar të parët e tij, të cilët u shpërngulën nga atdheu mëmë e u vendosën në Palac Adriano më 1480, ai shkruante: “Midis tyre, ndër të parët, ishin gjyshërit e mi, që emro hen gjer më sot, Mërkuri dhe Njani i Darenjëve, gjërinj (gjini, fis, gjak- shënimi im) të Kastriotit nga ana e

Vojsavës, nënës së tij, që ishte e bija e princit të Mirditasve…”. Ky pohim interesant më shtyni atëherë t‘u them, si me krenari, nxënësve të mi: “Këto fjalë të këtij poeti duket se flasin shumë. Ato sikur na thonë shkoqur se Gavril Dara i Riu paska qenë nga anët tona, nga Mirdita! Dhe jo vetëm kaq: Nga Mirdita jonë duket se e paska origjinën edhe Heroi ynë kombëtar-Gjergj Kastrioti, Skënderbeu; se princat, zakonisht, bijat e tyre i martonin në të njejtën trevë në shtëpitë e sojit të tyre. Dhe atëherë, i frymëzuar nga këto ide, pata shkruar ca sonete kushtuar vendlindjes sime-Mirditës e, pothuaj pas një gjysmë shekulli, po përmend vetëm dy strofa të... ○

faqe 18-19 ○


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.