Rilindasi

Page 1

FAKTE TË P ANJOHURA P ASQYRUAR NË SHTYPIN BOTËROR PËR PUSHTIMIN E SHQIPËRISË PANJOHURA PASQYRUAR

RILINDASI Suplementi i së dielës te SHQIPTARJA.com

Viti II - Nr: 14

E diel, 8 prill 2012

E-mail: rilindasi@gmail.com

Na ndiqni edhe online www.shqiptarja.com

Kryeredaktore: Admirina PEÇI

7

Nga Armand Plaka

prilli i vitit 1939, jo vetëm në historiografinë shqiptare, por edhe në atë botërore të shekullit që shkoi, duket se ka përbërë një ngjarje të cilës i është rezervuar një vend e vëmendje e konsiderueshme. E kjo më shumë se gjithçka tjetër verfikohet edhe nga raportimi dhe analizimi i saj në mediat e thuajse të gjithë botës. Sigurisht, dinamika e ngjarjeve dhe interesat e kundërta që reflektonin dy kampet rivale (fuqitë e aksit dhe ato të demokracive perëndimore), të cilët në kohën që po flasim, akoma nuk ishin ravijëzuar qartazi si armiq të betuar të njëritjetrit, bënin që edhe mediat respektive të përcillnin në opinionin publik kryesisht lajme e këndvështrime me kahje të kundërta, por ndonjëherë edhe shumë kontradiktore e të paqarta. Këtu, më të interesuarat direkt ishin sigurisht, mediat italiane e ato britanike, të shoqëruara respektivisht nga ato të Rajhut të Tretë e aleatëve të tyre në njërin krah e ato franceze e amerikane, në krahun tjetër. Shqetësimi i tyre nis disa ditë para se të ndodhte realisht pushtimi i Shqipërisë nga trupat italiane, duke hedhur hije dyshimi mbi rezultatet e bisedimeve mes palës shqiptare dhe asaj italiane, në një përpjekje të fundit për të shmangur pushtimin, i cili nuk do vononte të vinte. Por le të vijmë tek Pushtimi, 7 prilli dhe ditët që pasuan e të shohim se cilat ishin veprimet luftarake, sa humbje pësuan secila palë, si dhe sa u luftua, çfarë u tha nëpër deklarata zyrtare e reagime ndërkombëtare rreth kësaj ngjarje, kur përfundoi pushtimi zyrtarisht? - Si raportohej e mendohej në Angli, SHBA, Francë, etj dhe për çfarë fliste shtypi i Boshtit Berlin-Romë. Duke parë këto materiale që sillen për herë të parë në shqip, bindesh edhe më shumë se shumë detaje mbeten akoma edhe sot e kësaj dite për t´u zbuluar në lidhje me atë ngjarje që në historiografinë shqiptare, me një konsensus të konsiderueshëm nga të gjitha palët politike, është cilësuar si "e premtja e zezë". Në terma të mirëfilltë historikë, 7 prilli përbën një pikë të fortë kthese për shqiptarët dhe fatet e tyre, duke pasur parasysh ato çka do të rezervonin kohët që do të vinin më pas për ta. Por mësojmë gjithashtu edhe se cilat ishin deklaratat publike të "patriotëve" shqiptarë - të cilat i citonin sipas synimeve që kishin marrë përsipër të përmbushnin edhe mediat e huaja dhe thirrjet e tyre brenda e jashtë vendit, për të pritur me armë apo me lule - sipas rastit - trupat italiane, shoqëruar me argumentet përkatëse. Kështu, gjendet aty në shtypin francez edhe deklarata apo telegrami i famshëm dërguar Mussolinit nga Mehdi Frashëri, i cili ashtu sikurse shkruante dikur edhe Tajar Zavalani në "Histori e Shqipërisë" (shih: Tajar Zavalani, "Histori e Shqipnis", Tiranë 1998, f.305.) u lexua përgjatë gjithë ditës së 7 prillit 1939, në disa gjuhë evropiane nga vijon në faqen 14-15 folës të ndryshëm. ○

Misteret e një kostumi të bandës “V atra” zbuluar në TTiranë iranë “Vatra” Çfarë kanë rrëmuar mes relikteve të harruara të “V atra”-s. Frederik Stamati rrëfen sesi u gjet “Vatra”-s. uniforma e një luftëtari me fotografi të grisur grisur.. Ekspertiza, e pamundur të zbulohet se kujt i përket. Frederik Stamati

P

o marr përsipër të shkruaj his torinë e një uniforme ushtarake të vitit 1920, pa pretenduar se do të jetë e plotë, por duke u munduar ta shoqëroj me të gjitha kuriozitetet e mundshme. Gjithashtu dua të shtoj, se gjetja e saj ishte fryt i punës së

katër vetave, ku veç meje morën pjesë edhe Arjola Prifti, shefja e Fondit Etnografik të Qendrës së Studimeve Albanologjike, Vilma Nallbani dhe Violeta Maloku, të dyja punonjëse të këtij fondi. Nga i gjithë ky grup asnjë nuk ishte i parë. *** Stendali thotë se rasti është gjen-

eral. Për ne rasti është treguar një fisnik bujar, zemërgjerësia e të cilit ledhatoi si rrallë herë sedrën muzeale të shtetit shqiptar. Ja, rreth dy muaj më parë, tek rrënonim plot emocione për relikte të harruara të Bandës “Vatra”, gjetëm në një grumbull objektesh, faqe 16-17 që nuk dihej se çfarë... ○


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.