Rilindasi

Page 1

ZBULOHET DOKUMENTI DHE F AKTET SURPIZË NGA KRIJIMI I VEPRËS MONUMENT ALE FAKTET MONUMENTALE

RILINDASI Suplementi i së dielës te SHQIPTARJA.com

Viti II - Nr: Nr:10

E diel, 1 1mars 2012 11mars

E-mail: rilindasi@gmail.com

Na ndiqni edhe online www.shqiptarja.com

Kryeredaktore: Admirina PEÇI

VARRI I ISMAIL QEMALIT Paskali: Si e gjeta labin nga Lepenica për figurën e Flamurtarit

Frederik Stamati

Në foto: (majtas) Varri monumental i Ismail Qemalit ndërtuar në Vlorë me 1932 nga skulptori Odhise Paskali (djathtas) skulptori Paskali

N

jë vit e gjysëm më parë, tek kërkoja me ngulm në Arkivin e Shtetit për dokumente që do të mund të më shuanin kureshtjen e historikut të flamujve më të famshëm të Shqipërisë, e që ruhen në fondin etnografik të Qendrës së Studimeve Albanologjike, rashë në një dokument shumë interesant, që bënte fjalë për ndërtimin e varrit të Ismail Qemalit në Kaninë dhe të monumentit të tij në Sheshin e Flamurit në Vlorë. Në atë kohë Mbretnija shqiptare po levizte për të forcuar imazhin historik, duke vulosur «erftifikatën e interesit. E kishte me gjithë mënd. E kopjova menjëherë dokumentin, duke ndjerë emocionet e «astit. Sot, mbas identifikimit të flamurit që u përdor në ceremonitë e të dy varrimeve, në Kaninë me 12 shkurt 1919 dhe me 28 nëntor 1932 në Vlorë, publikimi i dokumentit do të ishte në harmoni me ngjarjet, duke i plotësuar ato, sidomos të dytën, duke i zgjeruar në

Franz Kafka dhe Ridvan Dibra, letra për atin dhe për të birin Arrita Rezniqi

F

ranz Kafka, veprën e të cilit e kemi në dorë falë mikut të tij, biografit Max Brod, shquhet edhe për letërsinë epistorale, e veçantë dhe plot ndjenjë e rrëfim

siç është libri “Letër babait”. Një letër me përmasa të një vepre reale, fillim e fund e stisur me elemente autobiografike. Fakti që kjo letër asnjëherë nuk i ra në dorë njeriut të cilit iu drejtua, e bën librin edhe më interesant, por

edhe shumë më emocionues, sepse gjithçka tregohet me besnikëri, sidomos disa nga momentet e caktuara kur vetë autori është gjendur përballë sfidave të ndryshme personale dhe familjare. E gjithë... faqe 19 ○

hapësirat e shpirtit tonë. Ja edhe dokumenti: AQSH. Fondi 152. Viti 1929. Dosja 514 “Mbretnija shqiptare Prefektura e VLORES VLORE N. 9356/III Vlore 2/II/1929 P.T. Ministrise se P. te Mbrendshme (Sek. Pergjithshme) Tirane Pergjigje shkteses Nr. 6174 D. 10/ XII/28 Kemi nderin te ju njoftojme se për gjatë kësaj kohe, Titullari i kësaj Prefekture personalisht u interesue për hartimin e skicave si të varrit qi do të bahet në Kaninë ashtu dhe të Monumentit të Ndyrit Ismail Kemal Bej Vlonës, i cili do të vehet në Sheshin e Flamurit të këtij Qyteti, po n’at vend ku në vjetin 1912 i Ndyri pati ngrehun Flamurin Kombtar për të parën herë. Mbasi qi këtu nuk ka skulptor dhe arkitekt u shtrenguem...

vijon në faqen 14-15 ○

Patrice Najbor: E vërteta për Esadin, Zogun dhe Nolin

Konsulli Haven, ja sfondi politik i Shqipërisë së 1919

Studiuesi dhe historiani Patrice Najbor zbërthen veprën e tij me 5 vëllime mbi historinë e Shqipërisë dhe familjes së saj mbretërore

Përshkrimet nga raporti: Shqipëria mbeti e shtypur nën thundrën e grekëve dhe turqve, pa përkrahjene Fuqive të Mëdha

Admirina Peçi

S

tudiuesi dhe historiani Patrice Najbor është i njohur si autor i “Dinastisë së Zogut” 2002 dhe i “Historisë së Shqipërisë dhe i familjes së saj mbretërore 1443-2007)” 2008, që përfshin pesë vëllime. Kontributi i tij në Shqipëri, njihet jo vetëm për këto studime ekskluzive të tij, por edhe si organizator dhe shoqërues i disa ndihmave humanitare që kanë ardhur drejt Shqipërisë gjatë tranzicionit demokratik. Në intervistën e mëposhtme, ai do të na dëshmojë të gjitha përpjekjet dhe synimet e tij për të paraqitur me objektivitet, duke iu referuar veçanërisht burimeve të jashtme, ngjarje, fakte dhe persona, të cilët nuk janë

njohur deri tani nga historiografia shqiptare. Ai është përqendruar kryesisht në luftën për pavarësi që ka zënë vendin kryesor në kërkimet e tij, edhe për shkak të polemikave të shumta që ka pasur mes studiuesve shqiptarë dhe të huaj rreth kësaj çështjeje. Ndërsa ka studiuar veçanërisht veprimet e Fuqive të Mëdha dhe pothuaj periudhën e viteve njëzetë ai pohon se ka sjellë një vështrim të ri dhe të panjohur historik përsa iu përket figurave të Fan Nolit dhe Ahmet Zogut, por edhe Esad Pashë Toptanit, duke iu referuar përkrahjes dhe admirimit që kishin francezët për të dhe madje si një mik i njohur i francezëve. Ai do ta kundërshtojë mendimin e shumicës së... ○

faqe 17

Agron Alibali

N

Sali Bashota, dorëshkrimi i ngjallur “Poezia e Sali Bashotës është ndërtuar mbi një sistematikë të temave dhe motiveve. Rilindasi sjell poezi nga librat “Dorëshkrimi i djegur”dhe “Dorëshkrimi i ngjallur” ○

faqe 16

ë vijim po japim pjesën e hyrjes të Raportit të të Dërguarit të Posaçëm të Qeverisë Amerikane në Shqipëri në pranverën e vitit 1919, Konsullit Xhozef Emerson Hejvën. Raporti amerikan ka vlera të jashtëzakonshme historike, jo vetëm për paqyrimin e gjendjes reale të Shqipërisë fill pas Luftës I Botërore, por edhe për propozimet e guximshme që përcillen para qeverisë amerikane. Diplomati amerikan e shkruajti Raportin në Vlorë dhe e nisi menjëherë atë në dy kopje: njërën në Qendër në Ëashington, dhe tjetrën Delegacionit Amerikan në Konferencën e Paqes në Paris. Në paraqitjen e Gjendjes Poli-

tike, që botohet në këtë numër, diplomati Haven jep sfondin politik-historik të “Çështjes Ballkanike” dhe asaj shqiptare. Ai përcjell idenë se zanafilla e përplasjeve ballkanike ishte konflikti ndërfetar, lufta popujve ballkanas për liri dhe pavarësi, ndërhyrja e paparimtë e Fuqive të Mëdha evropiane. si dhe emancipimi politiko-fetar i popujve ortodoksë përballë dominimit thuajse të plotë të Patrikanës Ortodokse të Stambollit. Ndërkohë që popujt e tjerë ballkanas po zgjoheshin njëri pas tjetrit, “vetëm Shqipëria”, theksonte Konsulli amerikan, “mbeti e shtypur nën thundrën e grekëve dhe turqve, duke mos pasur kurrfarë... ○

faqe 19 ○


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.