Rilindasi

Page 1

PORTRET PERSONAZHIT TE KONTESTUAR. SI U PUSHTUA HIMARA NGA GREKET

RILINDASI Suplementi i së dielës te SHQIPTARJA.com

Viti II - Nr: Nr:19

E diel, 13 maj 2012

E-mail: rilindasi@gmail.com

Na ndiqni edhe online www.shqiptarja.com

Kryeredaktore: Admirina PEÇI

SHERBETORI I ÇESHTJES GREKE Ledia Dushku: Jo monument Spiromilos në Himarë Në foto: Spiro Spiromilo dhe një letër e papublikuar ndonjëherë e Spiro Milos më 1912 drejtuar fshatrave të Himarës

Admirina Peçi

N

ë shtator në Himarë pritet të ngrihet një monument për figurën më të kontestuar historike të Spiro Spiromilos. 100-vjetori i Shpalljes së Pavarësisë në Shqipëri ka ndezur sërish debatet në planin historik. A e meriton Spiromilo në 100-vjetorin e Pavarësisë një monument ose bust përkujtimor në Himarë. “Mesazhi që duhet të transmetohet nga ngritja e veprave monumentale duhet të jetë uniteti i popullsisë, ndërsa busti i Spiromilos do të fliste në të kundërt të këtij mesazhi”, thotë Dr. Ledia Dushku, historiane në Institutin e Historisë pranë Qendrës së Studimeve Albanologjike. Anëtarët e një shoqate të ngritur në Himarë me drejtor ekzekutiv Stavri Markon dhe të inspiruar nga profesor Priamo Bollano kërkojnë që busti i Spiro Spiromilos të ngrihet në qendër të Himarës. Kjo do

“Kësulkuqja” e Rudolf Markut një roman eksperimental Behar GJOKA

D

alja e romanit Kësulkuqja vjen me trenin e dhjetës, të Rudolf Marku konfirmon shkrimtarin, që luan me fjalën si rrëfim, me zhanrin si rifor-

mulim i pastër, ku prekim një përzierje të prozës me poezinë, me eseistikën, duke dëshmuar se parësore, për këtë shkrimtar rebel në poezi dhe përkthime, është eksperimenti letrar, gjuhësor dhe letrar, bëhet i prekshëm

në të gjithë elementët sendërtues të veprës letrare, por më e rrokshme kjo ndjesi vjen në ndërthurjen e një romani të përveçëm, si kohë dhe hapësirë, si tipologji shkrimi dhe temporitmikë e fjalës... faqe 20 ○

të bëhet sipas vendimit të një simpoziumi shkencor që pritet të mbahet pas tre muajsh, në shtator të këtij viti, që ka si shkak “Revoltën e Himarës për autonomi”. Sipas tyre simpoziumi synon zbardhjen e fakteve historike dhe rolin e Spiromilos përballë Shqipërisë, Greqisë dhe Fuqive të Mëdha. Me rastin e këtij simpoziumi ata do t’i kërkojnë këshillit Bashkiak të Himarës lejen për të ngritur një bust apo një monument për Spiro Spiromilon. Kjo shoqatë kërkon rehabilitim e figurës së tij, sepse Spiromilo prej një pjese të komunitetit himarjot dhe në mbarë opinionin publik shqiptar është vlerësuar si tradhtar, për faktin se ai ka bashkëpunuar me çetat greke që vepronin në krahinën e Kosturit dhe nxisnin frymën heleniste te popullsia e kësaj krahine. Spiromilo është njohur në popullsinë shqiptare si tradhtar e bashkëpunëtor i grekëve. I tillë vështrohet edhe sot gjatë kërkimeve të reja që vinë... vijon në faqen 14 ○

At Gjergj Fishta, një portret plot dritë

Eduard Lear Lear,, si ndikoi ai për imazhin e Shqipërisë në Europë

Po pa parraqesim për lexuesin nji pjesë të titullueme “Frati Shqiptar”, marr prej librit: Át Daniel Gjeçaj, V epra I, Shkrime Historike, Letrare, Publicistike, Botim I, Botime Françeskane, Shkodër Shkodër,, 2012.

Në 200-vjetori n e lindjes së udhëtarit dhe 200-vjetorin piktorit anglez anglez.. Ditari i Lear është një libër udhëtimi klasik i cili la një gjurmë të veçantë në krijimin e imazhit dhe perceptimit të Shqipërisë në Angli

Át Daniel Gjeçaj, OFM

F

igurë poliedrike. Me zhgunin e vrashtë që bán, mishnon një histori gati tetëshekullore në tokën arbënore. Pomendore, muranë veprash e shkrimesh, u flet breznive që shkuen e breznive që vijnë, në gjuhën ilire, të cilën vetëm ilirët e kuptojnë, sepsè asht e tyne. Frati, ky ah degagjanë mrizi me kryq të thadruem në trup. Kushtrimtár paqe e dashtënie, Ungjilli e letrash në kodërelterë të alpeve tona ku pushojnë shtegtarët trima, mbas sulmeve e fitoreve, në tërhjekje e në pritje, para betejave të reja. Një konop çeliku, në gjasim të litarit që bán ngjeshë, i cili në rrjedhën e kohnave trashet e hollo-

het, sa me të thanë mendja se po këputet, por që vazhdon me kenë brez i shqiptarit, ku ky ruen bashkë me armë e barot, vezmen e fesë e të kulturës, kryqin e pendën. Frati, tatë që din me përkëdhelë e me dhânë zemër, me mësue e me qortue bijtë, për të rritë në ta dashtëninë e Zotit e të shoqit, besën e burrninë, nderën e mikpritjen; Misionar që për idealin shenjt, të cilit i asht kushtue, s’priton me harrue vetin as s’topitet me dekë, pa lypë tjetër shperblim, jashta se me dekë të tij të pështojë një tjetër jetë. Kush nesh nuk e njeh fratin? A s’asht ky edhe sot, mbas gati një gjysë shekullit harrese e gjakut “i bekuemi”... faqe 16-17

Dorian Koçi

N

Ndre Mjeda Paisonet e çuditshme në fshatin V ig Vig Punonte tokën, mbillte pemë frutore, merrej me restaurimin e kishës, me gdhendje në dru, bante çibukë, enë druri, figurina njerëzish e kafshësh, u mësonte shqipen fshatarëve ○

faqe 15 ○

johja dhe rizbulimi i Ballkanit në shekullin e XIX dhe fillimet e shekullit të XX në Evropë është një proces i cili nuk u zhvillua vetëm si një rizbulim gjeografik por dhe si një zbulim kulturor. Ky konstatim është akoma dhe më se e vërtetë sidomos kur flasim për territoret shqiptare në Ballkan pasi në kuadër të Grand Tourit destinacioni i zakonshëm ishte Greqia që krijonte një tërheqje të veçantë me kulturën e lashtë antike dhe pak a shumë këto territore ishin rrahur dhe më parë nga udhëtarë evropianë qoftë si diplomatë apo dhe si turistë kulturorë.

Për publikun e atëhershëm britanik ashtu siç shkruante studiuesi Eduard Gibon në veprën e vet “Dobësimi dhe rënia e Perandorisë Romake”(1807), “Shqipëria ishte po aq e panjohur sa dhe brendësitë e Amerikës”1 Mirëpo zbulimi kulturor nuk shërbeu vetëm si kënaqësi estetike e zbulimit të një kulture të re etnografike por në një farë mënyre me shkrimet ku u pasqyrua ky kontakt me këtë kulturë u bë përgjegjës dhe për njohjen dhe perceptimin e Ballkanit dhe popullsive të tij në Evropë. Një sërë ndryshimesh fondamentale në vetvete në Evropë,si Revolucioni Francez, fenomeni i udhëtimit, Romanticizmi, Ekzotizmi, Orientalizmi e... ○

faqe 18 ○


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.