PROJEKTI PER NJE BANKE KOMBET ARE DHE ÇF ARE E NXITI RIV ALITETIN IT ALI- AUSTRI KOMBETARE ÇFARE RIVALITETIN ITALI-
RILINDASI Suplementi i së dielës te SHQIPTARJA.com
Viti II - Nr: Nr:20
E diel, 20 maj 2012
E-mail: rilindasi@gmail.com
Na ndiqni edhe online www.shqiptarja.com
Kryeredaktore: Admirina PEÇI
PLANI EKONOMIK I ISMAIL QEMALIT
Koncensione, por asnjë pëllëmbë tokë mos t’u shitet të huajve Prof.dr Kaliopi Naska
A
utoriteti i Qeverisë së Vlorës për arsyet e pushti meve të huaja dhe të partikularizmit çifligar u shtri në një zonë mjaf të ngushtë, e cila, për më tepër kishte pësuar dëme të mëdha ekonomike nga Lufta Ballkanike. Brenda saj bënin pjesë krahina të varfra, me toka kryesisht moçalore që nuk plotësonin me drithë nevojat e vendit. Në fshat sundonin marrëdhënie gjysmë feudale. Popullsia ishte pothuajse krejtësisht analfabete. Klasa punëtore ishte një klasë tepër e dobët, e cila nuk çonte peshë të madhe në jetën ekonomike e politike të vendit. Në këto kushte, kur premisa politike pavarësia kombëtare qe fituar, Ismail Qemali kryetari i Qeverisë së përkohshme deklaroi se ishte e domosdoshme të merreshin masa për ta nxjerrë vendin nga prapambetja dhe për ta
Në foto: Ismail Qemal bej Vlora në zyrën e punës në Qeverinë e Vlorës 1913 dhe një pamje nga Vlora në 1913
Xhevahir Spahiu, si e kam njohur unë... Agim V inca Vinca
K
ur dëgjova lajmin për sëmundjen e Xhevahirit u pikëllova shumë. Aq më shumë kur mora vesh për llojin e sëmundjes. Po e humbte të folu-
rit njeriu që edhe bisedën e bënte art. Ç’fatkeqësi! Sepse, është kënaqësi të lexosh poezitë e Xhevahir Spahiut, të cilat me bukurinë e tyre të ofrojnë një përjetim të rrallë estetik, por është përjetim i veçantë të rrish me të rreth tav-
olinës, sidomos kur mbi të ka edhe ndonjë gotë verë a raki. E kam provuar këtë shumë herë jo vetëm në Tiranë, por edhe në Prishtinë. Në Strugë gjithashtu. Kam pasur kënaqësinë ta shijoj “artin” e tij bisedor... faqe 16 ○
○
○
○
shpejtuar zhvillimin ekonomik të tij. Por futja e Shqipërisë në këtë rrugë vështirësohej nga gjendja e ngushtë financiare dhe nga faktorë të tjerë objektivë e subjektivë. Përballë këtyre vështirësive dhe mungesave të shumta, Ismail Qemali mendonte se zhvillimi i shpejtë i vendit, ngritja e industrisë, modernizimi i bujqësisë, zhvillimi i komunikacionit, nuk mund të realizoheshin pa një ndihmë financiare nga jashtë dhe pa përkrahjen e kapitalit të huaj nëpërmjet dhënies së koncesioneve. Por, ai mendonte se koncesionet nuk i duheshin dhënë vetëm një fuqie të madhe, por disave prej tyre, sepse ruajtja e ekuilibrit ndaj fuqive që ushqenin synime ndaj Shqipërisë mund të shmangte rrezikun e futjes së Shqipërisë nën varësinë ekonomike dhe politike të njerës prej tyre. Sipas tij ky rrezik vinte sidomos nga Austro-Hungaria dhe Italia, të cilat kishin shumëfishuar presionin për marrjen... vijon në faqen 14-15 ○
○
○
○
○
○
○
Personazhi i harruar harruar,, legjenda e Aliut me pesë mbiemra
Mynever Shuteriqi: Nga malet drejt Elbasanit të çliruar
Një informacion që zbulohet pas një shekulli. Personazhi historik, Ali Çepani, mik dhe bashkëpunëtor me Ismail Qemalin e Jani V reton Vreton është lënë në harresë.
Kujtimet e ditëve të fundit të pushtimit. Si e pritën lajmin në fshatin e vogël malor të Shpatit në rajonin e Elbasanit dhe zbritjen në qytet, atmosferën, njerëzit, dhe dëshmitë e atyre ditëve...
Ilmi S.Qazimi
J
a si i shkruan Jani Vre to nga Kajro i Egjyptit Ali Farmaqit në Çepan të Skraparit, në vitin 1909: “Zoti Ali Çepani, ju falemnderjes; na rruash sa malet; na ndjeni se për Zotin s’mund të shtypim vjersha nga të ngushtët e fletës; gëzohem që shkruani bukur!” Ky informacion jepet në gazetën “ Rrufeja” nr. 6 faqe 4, viti 1909, që botonte patrioti rilindas Jani Vreto në Kajro, në rubrikën “Posta e vogël”. Në atë kohë Jani Vruho drejtonte gjithashtu edhe degën e shoqatës atdhetare kulturore “Tomorri” në kryeqytetin egjiptian. Dhe përderisa drejtori i gazetës “Rrufeja” z. Jani Vreto i njohur tashmë për
ne brezat e mëvonshëm, si atdhetar dhe mendimtar i shquar i Rilindjes tonë Kombëtare, prej Postenanit të Përmetit, autori i disa librave dhe pamfleteve politike e filozofike, i thotë Aliut tonë nga Çepani “gëzohem që shkruani bukur”, cilësia, brendia dhe stili i të shkruarit të Aliut, ka qënë i një niveli të lavdërueshëm gjuhësor dhe patriotik.Për ne, pas një shekulli ky informacion ka rëndësi të shumfishtë. E para, del më e plotë figura shumëplanëshe e Aliut. Ai, kur sa po ishte miratuar alfabeti shqip në Manastir, kur sa kish filluar të shkruheshin dhe të shtypeshin libra shqip, dinte të shkruante shqipen me këtë alfabet, me gërma shqipe, krahas greqishtes, turqishtes dhe anglishtes që i njihte me të folur... faqe 18-19
○
○
○
○
Mynever Shuteriqi
“Parajsa e Gogoleve”, nis saga e famshme e Malosenëve “Parajsa e Gogolëve” është libri i parë i sagës së Malosenëve, një familjeje e çuditshme, ku kryetari i saj Beniamini gjendet i pleksur në një histori të dyshimtë atentatesh ... atentatesh... ○
○
faqe 20 ○
○
Atë Nëntor Ishin ditët e fundit të muajit historik 1944, ditët e fundit të pushtimit mizor nazifashist të vendit tonë. Ne, në atë kasollen e bagëtive të fshatit të vogël malor të Shpatit, ku ishte vendosur baza ilegale e shtypit për qarkun e Elbasanit, i përjetonim me ankth e ngazëllim jo të zakontë ato ditë. E dinim se çlirimi i vendit ishte në prag, por dinim gjithashtu se pushtuesit të tërbuar para humbjes përfundimtare do të tërhiqeshin duke shkretuar gjithshka. Në netët e gjata pa gjumë të atij Nëntori, me veshët ngrehur, ne përgjonim gjëmimet e topave
○
që sillnin honet e maleve nga Kërraba përkundrejt, ku bëheshin luftime të ashpra për çlirimin e kryeqytetit. Elbasani u çlirua më 11 Nëntor. Përgjegjësi ynë, (shefi si i themi sot) Dhimitër Shuteriqi, la menjëherë bazën tonë për të marrë funksionet drejtuese në pushtetin e ri, Komitetin Ekzekutiv, komitet që ishte zgjedhur në shtator të atij viti në mbledhjen e zhvilluar në fshatin Gjinar të Shpatit. Disa ditë më vonë, unë me shokët e tjerë pasi u dorëzuam bazën me gjithshka kishte fshatarëve mikpritës Dhimitër e Lef Shati zbritëm në Elbasan. Kanë kaluar dekada nga ajo ditë po ruaj të gjallë në kujtesën time... ○
faqe 17 ○
○
○