Rilindasi

Page 1

ELBASANI DHE KUL TURA E VJETER E TIJ NE NJE STUDIM TE SHKRIMT ARIT DHE STUDIUESIT KULTURA SHKRIMTARIT

RILINDASI Suplementi i së dielës te SHQIPTARJA.com

Viti II - Nr: Nr:29

E diel, 22 korrik 2012

E-mail: rilindasi@gmail.com

Na ndiqni edhe online www.shqiptarja.com

Kryeredaktore: Admirina PEÇI

DORESHKRIMI I SHUTERIQIT Si u zbulua dokumenti i shekullit XVII për Elbasanin S i dje, 9 vjet më parë u nda nga jeta shkrimtari dhe studiuesi i mirnëjohur Dhimitër Shuteriqi, i cili la pas një vepër të madhe të botuar e një pasuri të tërë në dorëshkrime që ruhen me fanatizëm në familjen e tij nga bashkëshortja e tij Mynever Shuteriqi. Në këtë përvjetor, si një formë kujtese për humbjen e tij, zonja Mynever na solli këto shënime që Shuteriqi i kishte shkruar për qytetin e tij Elbasanin. Dorëshkrimine zbardhur besnikërisht, ajo e ka pajisur edhe me një shënim shoqërues të cilin po e sjellim si më poshtë. Mynever Shuteriqi: Dhimitri dhe Elbasani Dhimitri lindi në Elbasan, por jetoi shumë pak në qytetin e tij të lindjes. Edhe vitet e fëminisë dhe të rinisë i kaloi më shumë në Korçë dhe shumë pak në Elbasan. Por vendlindja mbeti gjithë jetën dashuria e nostal-

gjia e tij e përhershme. Sa herë binte fjala për Elbasanin thosh “Elbasani im”. Pohonte me krenari se Elbasani ishte strehëza e tij, se dashuria për Elbasanin i kishte ushqyer vazhdimisht krijimtarinë. Në një intervistë të vitit 1995 në gazetën “Koha Jonë” pyetjes së gazetarit: “Ç’vend zë Elbasani në krijimtarinë tuaj?” iu përgjigj: “nuk di sa vend zë Elbasani në vjershat e mia, por në tregime më se gjysmën e në studime jo më pak. I kushtoj shumë Elbasanit se i njoha dhe i studiova traditën, qëkur fillon, se u dhashë shumë pas shkrimit të shqipes në Elbasan. Kristoforidhin e kisha dajën e gjyshes. Krahinat e Elbasanit i shëtita me pëllëmbë, sidomos gjatë Luftës. Pastaj nëpër male, në Shpat, njoha shoqen time të jetës, pranë shkozës e rrëzë pishës. Në Shelcan, më kishte... vijon në faqen 16-17

Në foto: (Lart) Dhimitër Shuteriqi (djathtas) një portret i shkrimtarit dhe studiuesit

At Paulin Margjokaj ja kush janë armiqtë e vërtetë të Shqipërisë

S

hqipnia, me pozitë gjeografike në Europë, me kulturë ilire, me ndikime të ndieshme greko-romake, e në fund krejtsisht kristiane, u shkëput përdhuni prej identitetit dhe vijimsisë së natyrshme, tue ra, për ma shumë se katër shekuj, nën thundrën shkatrrimtare të pushtuesit barbar, Perandorisë Osmane. Nëse ne marrim e analizojmë shkrimet e studimet e intelektualve shqiptarë përgjatë shekujve, e sidomos në tre shekujt e fundit, XVIII, XIX e XX, do të shohim që të gjithë, nji zani, besojnë se Shqipnia e shqiptarët nuk mund të

faqe 20-21 ○

Zbulohen e dokumentohen kontaktet e drejtpërdrejta të Gramenos me anëtarët e Komi tetit të Fshehtë që vepronte në Stamboll si I. Qemalin, L. Gurakuqin, D. Himën, Hil Mosin, Baki jionokastrën, Hasan Prishtinën etj...

perceptohen ndryshe, por si pjesë e natyrshme e identitetit kulturor europian. E kjo nuk thuhet vetëm për klerin dhe elementin katolik, por edhe për elementin mysliman e ortodoks. Dijetarët ma të njohun e korifejtë ma në za të kulturës shqiptare, me shkrimet e tyne, e orientuen popullin shqiptar drejt kulturës perëndimore, tue e pa si bazë të përlindjes shpirtnore e të zhvillimit kulturor dhe ekonomik. Që me zgjedhjen e alfabetit me shkroja latine, në Kongresin e Monastirit, u përvijuen përkatësia e identiteti perëndimor i Shqipnisë. Në Kongresin e Monastirit mueren pjesë perfaqsuesit e të gjitha krahinavet... ○

Mihal Grameno, jeta dhe vepra monumentale në një monografi

Si u shkatërrua elita kulturore e qendrave katolike me urdhën të jugosllavëve, prej duerve të vet shqiptarëve. Mbi librin “Kush janë anmiqt e Shqipnisë” i Át Paulin Margjokaj, OFM! Pergjigje librit të Xhelal Straveckes! Át V itor Demaj Vitor

Ilia S. Karanxha

N

Dy histori arbereshe Abitanto në Hënë dhe rivalët e Maschitos “Nga Shën Kostandini, një zemër lukane për zbarkimin në Hënë” dhe “Në Maschito rievokim historik i Retnes, betejë mes dy zonave të fshatit të themeluara nga etni të ndryshme” ○

faqe 22 ○

ë prill të këtij viti, në kuadrin e 100vjetorit të shpalljes të Pavarsisë, u botua studimi monografik Mihal Grameno – jeta dhe vepra 1871-1931 (500 f.), hartuar prej studjuesit të mirënjohur Prof. Asc. Dr. Thanas L. Gjika, nën kujdesin e shtëpisë botuese DDS – Durrës, me redaktor z. Halim Maloku. Nga njëra anë figura e kulluar e një atdhetari si Mihal Grmanoja dhe nga ana tjetër pena e një studiuesi e hulumtuesi të palodhur e të kualifikuar si z. Gjika, që jeton prej vitesh në SHBA, pasuruan shkencën dhe kulturën tonë me një ve-

për monumetale. Binomi Grameno-Gjika i është prezantuar publikut shqiptar më shumë se 30 vjet më parë fillimsht me një sërë studimesh në revistën Studime filologjike e pastaj me botimin e veprës Mihal Grameno - publicit demokrat (1980, 250 f.). Qysh nga ky momet nisin për autorin tonë hulumtimet e studimet e reja për një monografi të plotë që të pasqyronte gjithë jetën e veprën e këtij mëmëdhetari të rallë e krijuesi shumdimensional, siç ishte Gramenoja. Si rezultat i kësaj pune studimore shkencore në vitin 1984 u përfundua varianti i parë i kësaj monografie, i cili, si na komunikon autori... ○

faqe 18-19 ○


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.