Rilindasi

Page 1

SA KOHË NJERËZIT I PRESIN PËREGJIGJET NGA TRIBUNA T, DEMOKRACI S’DO KETË NË SHQIPËRI TRIBUNAT

RILINDASI Suplementi i së dielës te SHQIPTARJA.com

Viti II - Nr: Nr:16

E diel, 22 prill 2012

E-mail: rilindasi@gmail.com

Na ndiqni edhe online www.shqiptarja.com

Kryeredaktore: Admirina PEÇI

EDI RAMA, PROFECIA E 1992 Politika është si shkallare, duke u ngjitur bëhesh kurban

Admirina Peçi

P

olitika më është dukur gjithnjë si një shkallare pa fund, në çdo shkallë të së cilës, duke u ngjitur, duhet të bësh kurban një pjesë të vetvetes...”. E përfytyroj Edi Ramën piktor, ndërsa, i ulur në shkallët para Akademisë së Arteve, në këtë foto të gazetarit italian të “Avvenire” Giovanni Ruggiero, do të ngrihet e do ta ndërmarrë këtë rrugëtim, drejt politikës, e mbase shumëçka nga vetja do ta bëjë KURBAN. Kjo frazë ishte në të vërtetë një ftesë ngacmuese, ndërsa e lexova në krye të një interviste mbreslënëse, botuar në gazetën DRITA më 26 prill të vitit 1992, realizuar nga gazetari Arben Kallamata. Por vijimi i leximit ishte më sfidues. Herë-herë duket se Edi Rama piktor dhe intelektual aktivist i 1992, reflekton idetë e sotme për shumë koncepte mbi politikën, trashëgiminë dhe marrëdhëniet e intelektualëve me forcat politike.

Arben Kallamata: Rama i ’92 që njoh unë do ta komentonte ashpër Ramën e 2012 Admirina Peçi

N

ë çkushte u zhvillua kjo intervistë e prillit 1992 mes Arben Kallamatës dhe Edi Ramës? Deri në ç’pikë u përfshi Rama në ndryshimet e -90-ës, ç’nënkuptonte ai me përcaktimin “politikë antipolitike”.... Shumë detaje ngacmuese dhe një portretizim i veçantë i Ramës artist e intelektual i atyre viteve së bahsku me një pyetje aktuale për Ramën e 2012, zbulohen si më poshtë në këtë intervistë me gazetarin Arben Kallamata A ju duket pak profetike kjo interviste? Si në pyetjet tuaja por edhe në përgjigjet e Edi Ramës piktor trajtohen çështje, që po ndodhin sot, pas 20 vitesh? Apo mos ndoshta koha është ndalur në vend për shqiptarët? ... faqe 16 shqiptarët?... ○

Ndonjëherë frazat pa optimizëm të thëna në 1992, duket sikur janë thënë sot...e duket sikur demokracia s’ka mbërritur kurrë në Shqipëri. Konceptin e ringjalljes e cila s’duhet të mbështetet tek politika por tek individi, apo konceptin e gënjeshtrave të vjetra dhe të reja, deri tek përgjgijet e gatshme që shqiptarët edhe sot 20 vite më vonë vijojnë ti marrin nga tribunat....të gjitha këto e veshin këtë rrëfim më një tis gati profetik, të cilin nëse duam ta shpërfillim, do të na duhet të përqafojmë idenë se kjo intervistë na kujton që koha ka nceur në vend për shqiptarët. Edhe pse intervistuesi dhe i intervistuari përpiqen të flasin për artin e ta lënë mënjanë politikën, ajo vijon të ndërhyjë mes rreshtash. E megjithëkëtë, shumë probleme të artit dhe intelektualëve shqiptarë të fillimviteve ’90-të shpalosen në analizën e thellë e mbresëlënëse të artistit Edi Rama... vijon në faqen 14-15 ○

Edi Rama në vitin 1992, foto e gazetarit italian Giovanni Ruggiero

Mustafa Kruja, të fshehtat e jetës në një letër

Rreshpja, vetmia e dhimbshme e një bardi të rrallë

Në përgjigjen e tij për studentin Oruçi, Merlika rrëfen për rininë e tij, djalin Besimin që i vdiq, përpjekjen 15 vjeçare për fjalorin që ia kishin përvetësuar në Shqipërinë komuniste, etj...

Vetmia e tij, si në jetë ashtu dhe në poezi, nuk ka dyshim është e dhimbshme. Sikur vetmia jonë, sikur vetmia e botës dhe sikur vetmia e universit...

Mustafa Kruja Ramleh, 6.I.1953 I dashtuni mik, (Hamdi Oruçi) Nji dhuntí mâ e çmueshme për mue se letr’e Juej për këtë vjetë të re, vetëm nji e tillë prej Petritit t’em qi po kalbet në burgun e Tiranës qe tetë vjet e këndej kishte mujtun me qênë. Nuk më bieshin ndër mênd as emni as tiparet e djaloshit bujar qi më pat falë atë kujtim të mallëngjyeshëm ditt e para të dhetorit 1944 në Vjenë. Si do t’i mbajsha mênd, kur mênd në krye s’më kishin mbetur? Por tash po e dij se kush ka qênë ai mik i dashun i t’im bir të pafat. Mëngon edhe vetëm nji send: nji foto e Jueja pranë asaj të Besimit. E shënoni,

Ju lutem, këtë deshir t’emin diku e në mos e paçi gati, tash Ju vjen rasa me m’a dërguem nji fotografí t’Uejën kur t’a keni. E âmbël, e çëmueshme fort ka qênë për mue edhe karta urimtare me katër nënshkrime të shokve t’Uej universitarë aty. Por këtyne tash u përgjigjem mbë vete me adresën e Spiros. Jam gzuem pa masë qi tekembramja paskeni mundun me e siguruem të kryemit e studimeve t’Ueja në mjeksí. Qoftë bekuem prej Zotit kush qoftë bâmë shkaktar për këtë punë të bukur, për të mirën qi Ju ka bâmë Juve e shërbimin qi i ka bâmë tërthorazi vêndit t’onë! Tue ndjekun argumentat e letrës s’Uej, tash po më duhet me folë për... ○

faqe 18-19 ○

Uk Lushi

L

Kodra në roman, sot në ditëlindjen e piktorit Në nderim të kujtimit të artistit të njohur Ibrahim Kodra, botojmë pjesë nga romani i porsa ribotuar ribotuar,, “Në kohën e britmës” të shkrimtarit V isar Zhiti Visar ○

faqe 17 ○

ibri me lirika ”Vetmi” i Frederik Rreshpjes është një vëllim i mbushur plot me diamante poetike. Shumica e vjershave të këtij botimi janë aq të shndritshme, sa që lexuesit të cilët magjepsen prej bukurisë, do të ndihen të tunduar të lexojnë vjershat edhe nga katërpesë herë. Poeti Rreshpja ka shpirt të lindur poetik. Ritmi dhe sensualiteti i vargjeve në poezitë e këtij vigani janë ndër më të fuqishmet në historinë e vjershërimit shqip. Rrallë ndodh të hasësh vjershëtor që tregon zotësi në përdorimin e krahasimit, metaforës dhe pikësimit në mënyrë efektive, si Rreshpja. Sa

për të ilustruar këtë konkludim, ja tri vargje nga faqet 14, 17 dhe 31:

Trëndafili çeli në kopësht. Eh, si një psherëtimë. Netët e lumtura, si zilkaTringëllijnë në degët e kujtesës... Lirikë Ti dole nga amforat e lashta të fund-detit Flokëmbështjellura me erë. Titulli i librit e reflekton temën besnikërisht vetëm sipërfaqësisht. Poeti Rreshpja është njeri i lirë dhe i zënë me krijimtari, në këtë aspekt... ○

faqe 20 ○


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.