KONSULLI AMERIKAN: TE ASHTUQUAJTURIT “HERONJ” GREKE ISHIN SHQIPT ARE, SI EDHE FILIPI I MAQEDONISE SHQIPTARE,
RILINDASI Suplementi i së dielës te SHQIPTARJA.com
Viti II - Nr: Nr:12
E diel, 25mars 2012
E-mail: rilindasi@gmail.com
Na ndiqni edhe online www.shqiptarja.com
Kryeredaktore: Admirina PEÇI
DORESHKRIMI I KONSULLIT HAVEN Hileja e grekëve dhe serbëve në kufijtë e Shqipërisë së 1914
Agron Alibali
N
ë këtë numër botojmë pjesën për ekonominë në Raportin e diplomatit amerikan Haven që ishte me mision të posaçëm në Shqipëri nga marsi deri në fund të majit 1919. Gjatë punës së tij në postet e shumta konsullore ku shërbeu, Konsulli Haven kishte për detyrë të vëzhgontet zhvillimet ekonomike e politike, burimet natyrore dhe veçoritë kulturore të rajoneve që mbulonte. Në këtë pjesë Z Haven shpjegon pasuritë natyrore të vendit, përmend pyjet, ullishtat, gjendjen e prapambetur të bujqësisë dhe transporteve. I ndërgjegjshëm për kundërshtimin që haste në popull synimi i Italisë për të mbajtur Vlorën, konsulli Haven, megjithatë, raporton se shqetësimi më i madh i shqiptarëve ishin pretendimet e fqjinjëve të afërt, gjurmët e masakrave të të cilëve shiheshin ende të gjalla në fshatrat e Sh-
Në foto: Faksimile të raportit të konsullit Amerikan Haven mbi gjendjen ekonomike të Shqipërisë së 1919
“Zëri i Shqipërisë”, gazeta e 1880, e Anastas Kulluriotit Nga Arben Llalla
L
idhja shqiptare e Prizrenit e mbajtur në qershor të vitit 1878 frymëzoi shumë shqiptarë për të luftuar me çdo mjet për mbrojtjen e tokave që bano-
heshin nga shqiptarët autokton dhe ruajtjen e identitetit kombëtar. Pikërisht ky Kuvend i madh i bashkimit të shqiptarëve frymëzoji dhe shumë shqiptarë të Greqisë, ndër ta Anastas Kulluriotin, i cili punoi për ruajtjen e
gjuhës, kulturës dhe traditës kombëtare shqiptare në Greqi dhe jashtë saj. Sot do të shkruajmë për përpjekjet e Kulluriotit për botimin e gazetës ZËRI I SHQIPËRISË, gazetë e cila për fatin e keq të saj... faqe 17 ○
○
○
○
qipërisë. Në këtë drejtim, me shumë vlerë janë përshtypjet që ai sjell lidhur me ngjarjet në Shqipëri gjatë Luftrave Ballkanike dhe vuajtjeve dhe torturave të tmerrshme të cilave iu nënshtrua popullsia civile si pasojë e ndërhyrjes së armatosur të vendeve fqinje. Me interes të veçantë janë edhe vëzhgimet e Konsullit Haven për jetën në fshatin shqiptar. Ai i kushton vëmendje edhe rajonit të Bregut, sidomos përshkrimi i murit dhe portës së gurtë në Kalanë e Himarës, dhe të monumentit venedikas në Vunó. Ndofta historianë dhe studiuesit vendas të monumenteve mund të krahasojnë shënimet e diplomatit amerikan me gjendjen reale sot në terren, çka mund të nxisê përpjekjet për mirëmbajtjen, ruajtjen, restaurimin dhe mbrojtjen e tyre nga shteti. Raporti ka edhe ndonjë moment kontradiktor. Për shembull, në rastin e gjendjes së rrugëve, përshkrimi i tij në Raport dallon nga vijon në faqen 14-15 telegrami i... ○
○
○
○
○
○
Dranja e Martin Camajt, fati i shqiptarëve në ekzil
Një profil për Mustafa Krujën nga një dorëshkrim i ‘41
Pas botimit të shkrimit “Mynihu dhe Albanologu Shqiptar” kushtuar Martin Camajt, RILINDASI sjell sot për lexuesit, pjesën e parë të një studimi mbi romanin “DRANJA”...
Ky portret, është shkruar nga Henrik Lacaj në vitin 1941, për botimin e një antologjie nga shtëpia botuese "Mesagjeria shqiptare". Dorëshkrimi është në arkivin e Musine Kokalarit...
Nga Gjergj Frashëri
R
omani “Dranja – mbi fatin e një frymori të papërsosur”, i shkruar midis viteve 1975 – 79 dhe i botuar në Romë në gjuhën shqipe më 1981, është një nga veprat më të mira të shkrimtarit Martin Camaj. Ai ka gjithësej 99 faqe dhe është i ndarë në tri pjesë më nëntituj të veçantë: I. Përvojë jete (38 faqe); II. Mprehje shqisash (34 faqe); III. Fryma e ngujueme në asht (27 faqe). Forma artistike e zgjedhur për romanin i përket madrigales, por me një dallim. Ai është thurur me strukturën e një serie ciklesh, konform asaj të madrigalit tradicional (klasik), por ciklet nuk janë shkruar në vargje
poetike (poema) por në prozë poetike. Ky kombinacion e dallon veprën prej madrigalit klasik dhe i jep asaj një trajtë letrare krejt të papërdorur deri sot në letërsinë shqipe. Në pamjen e jashtme, romani Dranja është historia e një breshke të zakonshme, fillimisht e gjallë dhe më pas vijon historia e rrashtës së saj. Natyrisht që kjo zgjdhje nuk është qëllim në vetvete. Siç e vë në dukje dhe autori në shënimet anësore të librit, breshka dhe historia e saj i takojnë vetëm pjesës aksiomatike të veprës. Emblematika (simbolika) është mjeti që përshkon veprën tejmbanë, pa kapjen e së cilës nuk mund të kuptohen as „ndodhitë” e zakonshme të... ○
faqe 18-19 ○
○
○
Nga Henrik Lacaj
M
Frederik Rreshpja, një foto e panjohur dhe disa lirika “Lirika të zgjedhura” nga ku i kemi marrë këto poezi të mëposhtme të Frederik Rreshpjes, u botuan pikërisht në shtëpinë e tij botuese “Evropa”, në vitin 1994, pra dy vite pas realizimit të kësaj fotografie. ○
faqe 16
○
○
○
ustafa Merlika – Kruja Asht një nga veteranat tanë më të çmueshëm dhe lavrues i gjuhës shqipe. U lind vjetin 1887 në Krujë. Këtu nisi shkollën fillore, të cilën e vazhdoi në Durrës, ku zuni vend familja e tij. Kur pëlset lufta turkogreke i ati dhe i ungji i Mustafait u thirrën nën arm, kështu që edhe djaloshi detyrohet të këthejë rishtas në Krujë. Kryen shkollën fillore dhe hyn në rruzhdije (gjimnaz i ultë). Ma vonë vendoset si ndihmës në tregëtizën e nji krutani. Ishte koha në të cilën ideja e pamvarësisë kombëtare filonte m’u përhapë dhe me ngroh shumë zemra djel-
○
○
moshash, të cilët lexonin tinëz libra dhe vepra shqipe. Mustafai që n’agimin e parë të rinisë së vet e ndjeu zanin e atdheut të robnuem që lypte ndihmën e tij. Tregtiza ku ndodhej djaloshi u ba fole propagande kombëtare dhe shkollë e thjeshtë për të nxanë shqip. “Istorin e Skanderbeut, Qerbelan dhe Lulet e Verës” të Naimit kurrë s’i lëshoi dore. Ma von, i grishur prej t’et, shkoi në Janinë, ku paraqiti diplomën e ruxhdijes së Krues, por me mzi që e pranuen në shkollë, pse në atë dëftesë mungonin disa landë. Me shumë përpjekje dhe mundime ia duel t’arrinte në një shkallë me shokët e vete të gjimnazit, të cilët mbas do koke i kaloi. Vjetin e fundit të shkollës së mjesme e... ○
faqe 20 ○
○
○