Rilindasi

Page 1

PIKEP AMJET POLITIKE TE ISMAIL QEMALIT MBI MARREDHENIET SHQIPT ARO- GREKE NE 1906-1908 PIKEPAMJET SHQIPTARO-

RILINDASI Suplementi i së dielës te SHQIPTARJA.com

Viti II - Nr: Nr:21

E diel, 27 maj 2012

E-mail: rilindasi@gmail.com

Na ndiqni edhe online www.shqiptarja.com

Kryeredaktore: Admirina PEÇI

GREKE E SHQIPTARE JEMI VELLEZER

Ismail Qemali: Pakt me Greqinë për t’i bërë ballë rrezikut sllav Prof. Dr Kaliopi Naska

Në foto: Ismail Qemali dhe faksimile të gazetave të kohës

P

as dështimit të përpjekjeve për përmbysjen e regjimit të sulltan Hamitit, Ismail Qemali e forcoi më tepër veprimtarinë e tij në shërbim të çështjes kombëtare shqiptare. Qysh nga viti 1903 deri më 1908, kur shpërtheu revolucioni xhon-turk, ai qendroi kryesisht në Bruksel, duke shkuar here pas here në Francë, Egjipt, Itali dhe Greqi. Këto udhëtime kishin lidhje me luftën për çështjen shqiptare, për përmbysjen e absolutizmit sulltanor dhe për fitoren e autonomisë administrative të Shqipërisë. Në vargun e veprimeve politike që ai ndërmori në këto vite në shërbim të çështjes shqiptare, mjaft interes paraqesin pikëpamjet e tij politike lidhur me vendosjen e marrëdhënieve midis shqiptarëve dhe grekëve. Përkrahjen e Greqisë për çështjen shqiptare, Ismail Qemali e shihte si një faktor të rëndësishëm kundër lakmive pushtuese, që kishin Serbia dhe Bullgaria ndaj

“Mirëmëngjes Shqipëri”, V ehbi Skënderi Bodleri shqiptar Vehbi

S

htëpia Botuese OMSCA-1 nxori në qarkullim vëllimin me poezi “Mirëmëngjes, Shqipëri” të poetit të njohur Vehbi Skënderi. Poeti i shquar Vehbi Skënderi, i vlerësuar si Sharl Bodleri i poezisë moderne sh-

qipe, vjen tek lexuesi me një libër të ri poezish, me një metaforë gjithnjë e më befasuese dhe më këmbëngulëse për ta përhapur universin e bukurisë nga gjërat më të rëndomta të përditshmërisë, nga prozat më të vrazh-

da të jetës, deri tek dramat dhe gjëmat e së dikurshmes dhe të sotmes duke lëshuar jehonat në ardhmëri të paskajme. “Bota do të ketë gjetur rrjedhën e saj të natyrshme vetëm kur të ketë njohur triumfin... faqe 17 ○

vilajetit të Kosovës dhe të Manastirit, pa harruar vështirësitë që rridhnin nga synimet e qarqeve greke ndaj trojeve jugore të Shqipërisë. Këtë bashkëpunim, siç shprehej vetë në kujtimet e tij, ai e shihte në afërsinë e origjinës, në ngjashmërinë e zakoneve dhe në marrëdhëniet e lashta apo fqinjësinë shumë shekullore që kanë patur të dy popujt, të cilët kishin krijuar simpati për njeri-tjetrin. Në këto kushte theksonte ai rreziku sllav i afronte grekët dhe shqiptarët. Si diplomat i zgjuar që ishte ai e kuptonte rëndësinë që kishin kontradiktat midis shteteve dhe këto nuk mund t’i linte pa i shfrytëzuar. Kështu Ismail Qemali vendosi të lidhej me personalitete greke. Me këto, duke shfrytëzuar synuar të tërhiqte Greqinë në politikën që do t’i shërbente çështjes shqiptare, që ajo të mos bëhej kundërshtare e krijimit të një shteti të pavarur shqiptar. Për këtë qëllim në shkurt të vitit 1907 ai shkoi në Athinë, për të vazhvijon në faqen 14-15 duar... ○

Enigma e një flamuri çfarë ndodhi më 1 gusht 1919?

Qemal Stafa cinizmi dhe padija e Çelo Hoxhës

Studiuesi Frederik Stamati pas shkrimit n e një flamuri që daton enigmën që botoi për enigmë “1 GUSHT 1919”, nuk reshti së kërkuari derisa ra në gjurmët e autorësinë. Ai rrëfen aventurat e këtij zbulimi të rrallë

Si është e vërteta e akuz ave për Qemal akuzave Stafën si bashkëpunëtor i fashizmit? Studiuesi Nasho Jorgaqi që është marrë me hulumtimin dhe studimin e jetës së Qemal Stafës na e zbulon në këtë replikë....

Frederik Stamati

M

e 23 gusht të vitit 2008 kam botuar shkrimin “Një datë enigmatike në një flamur: 1 gusht 1919”. Nuk mund të thuash se ishte një studim. Në pjesën e parë shtjellohej situata e shtetit shqiptar të asaj kohe, ndërsa në pjesën e dytë trajtohej enigma, por pa dhënë përgjigjen e historisë së flamurit të zbuluar në fondin etnografik të Institutit të Kulturës Popullore. E paraqita në dy variante. I pari ishte shumë patetik, i mbushur me krahasime të bazuara në mitologjinë greke dhe në artin botëror. Redaksia zgjodhi dhe botoi variantin e dytë, më të qetë, si më të përshtatshëm për lexuesin, sido-

mos për një objekt pa histori. Tashmë, enigma u zbulua. Varianti patetik i shkrimit është ky: “NJË DATË ENIGMATIKE NË NJË FLAMUR: 1 GUSHT 1919. Viti 1919 ka qenë për Shqipërinë viti kur patriotizmi u vesh kuq e zi. Thuajse asnjëherë më parë shpirti i këtij vendi të telendisur nga harbutëria e fqinjëve nuk kishte prodhuar një energji të tillë, që për nga përmasat të mund të krahasohej me një prelud revolucioni. Dhe e gjitha kjo se në tavolinën e fitimtarëve të luftës ishte servirur torta shqiptare, e gatuar sipas Traktatit të fshehtë të Londrës. E kujt nuk do t’i pëlqente një copë? Shpeshherë, kur është puna... faqe 18-19

Nasho Jorgaqi

M

Në muret e ronitur të shtëpisë së vjetër… Në vargjet e Banajt ka kaq shumë nostalgji, kaq shumë dhimbje të bukura, sa uni njerëzor përjeton vazhdimisht një gjendje të pakthyeshme malli për çdo gjë që e ka bërë atë të jetë Njeri ○

faqe 16 ○

e sa duket prirja për të falsifikuar është një ves apo një handikap i pandarë i karakterit të Çelo Hoxhës. Opinioni publik është njohur tanimë me falsifikimin që i bëri ai identitetit të një qytetari të Tiranës gjatë zgjedhjeve të para do viteve, për të cilën u padit edhe penalisht. Mbaj mend që ky skandal, me sa mora vesh, e tronditi dhe e vuri në pozitë të vështirë Çelon. Por ç’është e vërteta nuk hoqi dorë nga vesi, sepse me kohë zbuloi një terren tjetër për t’u marrë me falsifikime dhe kjo ishte fusha e gjurmimeve të ashtuquajtura historike.

Në këtë fushë atij iu duk se gjeti veten: të shfletonte shtypin e traditës dhe të publikonte materiale nëpër gazeta, kryesisht për qëllime thjeshtë politike, larg çdo kriteri shkencor. Kështu, ai ka kohë që ka hapur Dosjerin e shfletimeve dhe “zbulimeve” të tij. Për çdo lexues serioz e gjitha kjo është një katrahurë e vërtetë, një kasaphanë faktesh e të dhënash me komente të neveritshme dhe interpretime gjasme objektive, me shtrembërime, gjymtime dhe falsifikime flagrante, që shkelin e fyejnë etikën dhe të vërtetën shkencore. Por ja që ky është autori i Dosjerit që shfaqet gati për ditë në shtyp. Prej këtij Dosjeri kohët e fundit më goditi papritur... ○

faqe 20 ○


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.