PAS RENIES SE KOMUNIZMIT ... SI U PERFSHI KLOSI NE LEVIZJEN DEMOKRA TIKE BASHKE ME RAMEN KOMUNIZMIT... DEMOKRATIKE
RILINDASI Suplementi i së dielës te SHQIPTARJA.com
Viti II - Nr: Nr:17
E diel, 29 prill 2012
E-mail: rilindasi@gmail.com
Na ndiqni edhe online www.shqiptarja.com
Kryeredaktore: Admirina PEÇI
REFLEKSIONET E 1992
Ardian Klosi: Demokratë e socialistë, ndalni dëshirën për pushtet Nga Edi Rama, Ardian Klosi
D
isa herë kemi shprehur mendimet tona politike në publik, qoftë në takimet me studentë, me intelektualë ose në biseda apo shkrime për shtypin e huaj. Megjithatë këta 9 muaj, qyshkurse në Shqipëri u përvijua një lëvizje masive antikomuniste, shumë gjëra u kthjelluan më tej dhe këtu na jepet rasti të shprehim thjesht dhe drejtpërdrejt mendimet tona për opozitën shqiptare. Jemi lidhur natyrshëm me lëvizjen e studentëve, demonstratat, refleksionet, më vonë me kërkesat e sindikatave të pavarura. Gjatë këtyre muajve nuk u bashkuam me ndonjë nga partitë e reja politike, për arsyen e thjeshtë që nuk arritëm të identifikoheshim me to. Nuk e gjetëm dot veten as te Partia Demokratike, as te Partia Republikane, as te Partia Ekologjike. Mendojmë se deri këtu nuk ka asgjë të pazakontë, meqë diçka e ngjashme u
Në foto: (majtas) Adrian Klosi (lart) Edi Rama në vitin 1992
HOMAZHET/ Lamtumirë Ardian Klosi...
H
omazhet në nderim të pub licistit Ardian Klosi nisën dje rreth orës 12:00 dhe zgjaten rreth 2 orë. Miq, kolegë, të afërm e familjarë i janë drejtuar ditën e shtunë Bibliotekës Kombëtare në kryeqytet për të përshëndetur
për herë të fundit, Ardian Klosin. Personalitete te ndryshme të medias, kulturës, politikës e shoqërisë ngushëlluan bashkëshorten dhe 2 vajzat e Klosit, të afërmit e tij dhe familjarët. Homazhe pranë arkivolit bëri edhe shokut e
miku i tij më i ngushtë, kreu dhe Kryetari i PS-së Edi Rama, i shoqëruar nga disa deputetë socialistë. Erdhën pastaj Paskal Milo, kreu i PDS-së, sekretari i LSI-së, Luan Rama, Ministri i Kulturës, Aldo Bumçi... faqe 17 ○
○
○
○
ka ndodhur edhe të tjerëve, shumë njerëzve me mentalitet antikomunist, që nuk janë pajtuar me pika të ndryshme të veprimtarive ose programeve të partive që përmendëm apo të ndonjë partie tjetër kësodore. Nga ana tjetër është ndoshta edhe natyra e krijuesit që e bën të vështirë disiplinimin në një parti të caktuar. Dhe rezervat ose kritikat tona i kemi shprehur hapur, në publik, kur kemi mundur, në kushtet e një censure të pashpallur që ekziston- në forma të reja- sot e gjithë ditën. Kemi menduar se kështu pasurohet dhe jo dëmtohet një lëvizje e gjerë opozite kundërkomuniste, ashtu si çdo lidhje demokratike ka kudo në botën e zhvilluar edhe fraksionet e saj. Ka vlerë pra të theksohet sot, në muajin gusht, ajo që duhej thënë qysh në dhjetor të vitit të kaluar. Skuadra e opozitës zyrtare (në të vërtetë është e çuditshme që një... vijon në faqen 16-17 ○
○
○
○
○
○
E vërteta e Mesharit, e përgatiti Pal Skiro por u zvarrit deri në ‘44
Viti 1981, kur Fadil Hoxha sulmonte hapur Enver Hoxhën
Në këtë përgjigje, mjaft ngacmuese është çështja e zbulimit të mesharit të Gjon Buzukut, punës që bëri me të Pal Skiro dhe tentativës për botim, e cila u zvarrit deri në vitin 1944.
SHKRIMI I P A BOTUAR PA BOTUAR// Si e shihte Perëndimi përplasjen mes ish-udhëheqësve komunistë shqiptarë në të dyja anët e kufirit pas ngjarjeve të dhunshme në Kosovë.
Nga Hamdi Oruçi Palermë me 3 Fruer 1953 Shkëlqesë, Ju falem nderës shumë për letrën e bukur që me keni dërguem. Për mue ka qenë nji mësim i papagueshem, nji mësim aqë i bukur sa që pak kush deri më sot m’a ka dhanun. Gjithmonë Ju kam çmuem por sot Ju çmoj ma shumë se pse munda të njoh shume sende. Më lejoni të Ju kapi dorën e të Ju rroki. Nuk do t’i pergjigjem pyetjeve para se të kem parashtruem nji luetje. I ngrati Besim ka qenë mik i jem jo si bir’i Mustafa Krujes, se atehere Mustafa Krujën e njifshe vetem per emen, por vetem si
Besim Merlika Kruja. Miqët duhen për së gjalli e nderohen për së vdekuni. Unë kam studjue në Graz t’Austrise. Atje kam edhe ca miq të cilët nuk do të përtojnë të vendosin një tufë të vogël lulesh “Restit” te Besimit. Por kët miqët e mij, e njiheri miqët e Besimit, se janë kolegë të Studentendeimit te Feldmuehlgasses, mund t’a bajnë po të dijnë adresën e sakët. Besoj se këte deshirë të nji mikut të Djalit t’Uej ma të vogël, do t’a pranoni, e unë Ju falenderoj. Për Imzot Skiron Fola para pak ditësh prap me z. Prof. Zef Skiron. I ungji i Tij Imzot Pal Skiro nuk ka qenë kurrë në Shqipni. Ai asht virtualisht zbuluesi... ○
faqe 18-19 ○
○
○
Nga Louis Zanga
P
Dhoma e errët Nga Ingo Schulze
Fragment nga romani “Adami dhe Evelina” i shkrimtarit Ingo Schulze, sjellë në shqip nga përkthyesi i njohur dhe publicisti Ardian Klosi, i ndarë nga jeta 2 ditë më parë. ○
○
faqe 22 ○
○
ersonaliteti udhë heqës nga Kosova, Fadil Hoxha, i cili është një anëtar i Presidencës Jugosllave dhe i Lidhjes Komuniste të Jugosllavisë, si dhe figura e njohur në provincë si “babai” i saj, kohët e fundit lëshoi një deklaratë kundër Tiranës zyrtare, duke e ngritur në maksimum zërin për të dënuar rrugën joadekuate të komunizmit shqiptar, duke regjistruar të parën të ndërmarrë ndonjëherë nga kritikët më të ashpër të Enver Hoxhës, në Lindje e në Perëndim në këtë aspekt. Reagimi i liderit kosovar që pasoi reagimet armiqësore të udhëhe-
○
○
qësve të Shqipërisë ndaj ngjarjeve në Kosovë, është vetëm një evidencë e qartë e gjendjes shumë të keqe në marrëdhëniet aktuale Jugosllavi-Shqipëri, progresi mbresëlënës i të cilave drejt ripajtimit, i cili u verifikua gjatë së shkuarës së afërt, u pa se ishte ndërtuar mbi themele të dobëta, përgjatë gjithë viteve ´70 dhe vitit 19801981, duke i shtuar pritshmëritë e shumë vëzhguesve. Akoma edhe sot, përveç efektit negativ që deklarata e Fadil Hoxhës do të ketë në marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Jugosllavisë, do të jetë gabim ta shikojmë fjalimin e tij vetëm në kontekstin e përkeqësimit të marrëdhënieve mes... faqe 20-21
○
○
○
○