HEROI I SHKRUAN PRINCIT TE TARANTOS. PSE E MBRON FERRANTEN DHE SI E KUJTON BETEJEN E KRUJES
RILINDASI Suplementi i së dielës te SHQIPTARJA.com
Viti II - Nr: Nr:22
E diel, 3 qershor 2012
E-mail: rilindasi@gmail.com
Na ndiqni edhe online www.shqiptarja.com
Kryeredaktore: Admirina PEÇI
ARKIVAT E DHIMITER SHUTERIQIT Një letër e rrallë e Skënderbeut sjell fakte befasuese
N
jë letër e rrallë do ti serviret lexuesve nga fon di i pasur arkivor i bibliotekës së Dhimitër S.Shuteriqit(1915-2003). Letra është shkruar në vitin 1460 nga Gjergj Kastrioti Skënderbeu dhe i drejtohet princit të Tarantos Johan Anton De Ursini. Studiuesi i njohur Shuteriqi iu kushtua shumë figurës madhore të Skënderbeut me botimin e një numri të madh artikujsh studimorë dhe postmortum me librat “Moti i madh”, botim i shtëpisë botuese Dituria 2005 dhe “Arianitët” botim i shtëpisë botuese Toena 2010. Ky dorëshkrim i studiuesit, i vënë në dispozicion të suplementit RILINDASI nga bashkëshortja e tij Mynever Shuteriqi, është pjesë e kontributit të Shuteriqit në fushën e kërkimeve e botimeve rreth heroit tonë kombëtar. I përgatitur për botim nga vetë studiuesi me një hyrje të shkurtër, më 18 janar 1987, kjo letër e rrallë e Gjergj Kastriotit
Në foto: (Majtas) Gjergj Kastriot Skënderbeu (djathtas) Dhimitër Shuteriqi
Epitafet te “Don Kishoti”, krijime origjinale nga Noli Naum Prifti
G
jithkush që ka lexuar epi tafet e Fan Nolit në fund të vëllimit të parë të “Don Kishotit” botuar shqip në vitet ’30, është befasuar nga bukuria e thjeshtë-
Gjetja e qëlluar e epiteteve, rrjedhshmëria e vargut dhe metrika e përsosur na lejuan t’i mësonim përmendësh vetëm me një lexim dhe pastaj t’i recitonim me dëshirë e qejf: Këtu brenda fle Dy... faqe 15
sia e tyre, nga mishërimi i mprehtë dhe simpatik i karakterit. Lejomëni t’i deklamoj: Këtu dergjet Don Kishoti: Ish i fort’ e ish i zoti Botën prapa desh ta kthente Dhe me ushtën ta mbërthente.
○
○
○
○
dërguar princit të Tarantos më 1460, ka vlera të thella njohëse mbi figurën e heroit, i cili i kishte dalë krah mbretit Ferrante. Si ishte marrëdhënia e tij me fqinjët përtej Adriatikut dhe pse e ‘kërcënonte’ princin e Tarantos se po të qe nevoja Pulja jo vetëm do të binte në dorën e trimave shqiptarë si dikur bënin epirotët e famshëm, por edhe do të popullohej e tëra prej tyre... Çfarë vlerësimesh jepte për Ferranten dhe pse i kishte dalë në mbrojtje atij? Si ishin mardhëniet e heroit me Osmanët në këtë periudhë dhe si e kujton heroi fitoren e Krujës...? Më poshtë po sjellim të plotë hyrjen e përgatitur nga studiuesi Shuteriqi dhe letrën e Skënderbeut. Dorëshkrimi Një hero i Rilindjes evropiane, Skënderbeu. Skënderbeu ishte një ushtarak i rrallë, një burrë shteti dhe një diplomat jo i zakonshëm. Po japim vijon në faqen 14 letrën... ○
○
○
○
○
○
○
Në Gjirokastrën e Enverit, Kadaresë, Adil Çarçanit...
Kur arti merr formën e një diskutimi politik
Çfarë pa në shqipërinë e 1982 Majer,, korrespondenti i Viktor Majer mediave ish-gjermanoperëndimore për vendin “e çuditshëm” dhe cili ishte misioni i tij i vërtetë
Një tablo e ankesave të shumta, akuzave dhe shfajësimeve....Çfarë po ndodh me artin dhe artistët, me shkaqet e krizës së kritikës në Shqipëri dhe pse debatet përfundojnë me politizime
Viktor Majer
G
jirokastra, në mbarë botën e njohur më shumë thuajse me emërtimin e saj në greqisht, Argyrokastron, vlerësohet si “kryeqyteti i fshehtë” i Shqipërisë. Shumë njerëz me peshë sot në Shqipëri e kanë origjinën prej këtej: Enver Hoxha, Kryeministri aktual, Adil Çarçani dhe shkrimtari Ismail Kadare. Mehmet Shehu, që thuhet se vrau veten dhjetorin e shkuar, nuk vinte nga këto anë, por nga Shqipëria e Mesme. Ka njerëz që thonë se ky fakt nuk ka qenë i parëndësishëm. Gjirokastra, e ndërtuar plotësisht me gurë, e me çatitë e shtëpive të mbu-
luara me rrasa, rri ngjitur ndanë një mali. Në brendësi ndahet në degëzime të tjera dhe nëpërmjet një kështjelle të lartë, ndahet më pas në dy pjesë të mëdha. Çdo shteg në qytet është një ngjitje në mal. Tre lagje janë ortodokse dhe shtatë myslimane. Ishperandorinë e vjetër osmane mund ta shohësh të gjallë edhe sot në sarajet e moçme. Disa nga familjet më në zë aty kanë pasur prona e toka rreth qytetit, të cilat punoheshin nga argatë shqiptarë apo grekë, ose merreshin me tregti. Por një grup i tretë, dhe ky ishte dhe më i njohuri, arriti të bënte emër në mbarë perandorinë otomane si juristë, shtetarë apo dhe administratorë në nivele të... ○
faqe 19 ○
○
○
Suzana V arvarica Kuka Varvarica
A
Steve Jobs, biografia që zbulon sekretet e burrit të Apple Vjen në shqip nga “Pegi” biografia e autorizuar nga vetë Jobs, botuar për here të parë vetëm pak ditë pas vdekjes së tij, duke u shndërruar menjëherë në bestseller ○
○
faqe 17 ○
○
spak nuk do ta mo hoj ose ta kundërshtoj ekzistencën e një koncepti të tillë, përderisa e veçoj si një titull. Të jesh në një studio televizive e të bisedosh rreth artit është sot një luks i madh, pasi ndodh shumë rrallë, por kur ndodh t’i mendon përse jam këtu? Sepse dhe kur je dhe tenton të thuash diçka, biseda për artin politizohet, a thua se arti është socialist apo demokrat, republikan apo i gjelbërt. Kthehet biseda në bardhë e zi, në të mirë dhe në të keq. Askurr nuk niset biseda me pozitiven e arritur, por me mohimin e gjithçkaje, me errësimin dhe fikjen e dritës. Na
○
ftojnë në një mjedis diskutimi për publikun dhe nuk arrijmë të jemi konstruktivë dhe të themi ide që mbase do të nisin të restaurojnë rrugën e artit për të marrë formën e ekzistencës siç dëshirojmë ta kemi zhvillimin e tij në Shqipërinë e sotme kapitaliste. Gjithsesi nuk e kam idenë se rruga nuk ka nisur, pasi artistë të rinj në moshë apo jo të tillë, me vizion kreativ social e bashkëkohës, serioz dhe kërkues ndaj imazheve të ndjesive dhe ideve të tyre, jashtë apo brenda Shqipërisë, kanë kohë që i kanë dhënë mundësi strukturimit të ekzistencës së kësaj rruge. Gjithmonë ka të tjerë që enden në rrjetën e merimangës së tyre, të kapur... ○
faqe 20 ○
○
○