Rilindasi

Page 1

EPISTOLAR/ VURI RREGULL NE FSHA T, NDERTOI KISHEN DHE SHOI MERITE E GJAKDERDHJEN FSHAT

RILINDASI Suplementi i së dielës te SHQIPTARJA.com

Viti II - Nr: Nr:18

E diel, 6 maj 2012

E-mail: rilindasi@gmail.com

Na ndiqni edhe online www.shqiptarja.com

Kryeredaktore: Admirina PEÇI

MJEDA NE TRI LETRA

Zbulohen dorëshkrimet: Si i vuri në vijë hajdutët e VIG-ut Mentor Quku

M

jeda në këtë periudhë ka lëvizur sa në Shkodër, aq edhe në Vig. Është koha kur Mjeda i kërkon Shoqatës bamirëse “Leopoldina” në Vienë, mbështetjen financiare të projektit të tij për restaurimin e kishës së Shën Mhillit. Në letrat e tij, Mjeda përshkruan gjendjen shumë të keqe që kishte kisha e fshatit, gjë që është një arsye e fortë për të kërkuar rindërtimin e saj. Kjo famulli kishte vite pa pastor të vetin dhe vetëm sa vizitohej nga ndonjë prift kalimtar. Kisha ishte pa tavan, dyshemeja ishte tokë dhe vende vende, me varre të lashta të hapura, ku dukeshin eshtrat e të vdekurve. Muret ishin të paqëndrueshme, po ashtu edhe altari. Këto provohen edhe nga relacioni i Ippenit, i dates 4 marsit 1898: “Kur Mjeda erdhi në Shkodër, në pranverë të vitit 1899, me siguri figuronte i pranuar si famullitar i Vigut, famulli që kishte vetëm tetë vjet

Në foto: (Majtas) Mjeda (djathtas) Dorëshkrimi i letrës autografe të Mjedës të datës 13 tetor 1901 nga Vigu. Letra është e transkriptuar e plotë në këtë artikull

që kishte kaluar nga Sapa në Abacinë e Mirditës. Famullia e Vigut administrohej nga famullitari i Mnelës.” (Rel. i Ippen, mbi famullitë katolike në Shqipëri, Shkodër, 4 mars 1898, HHStA, AIHT, ds. 43/4, nr. 438). Po ashtu nga relacioni i misionit shëtitës të jezuitëve mësojmë: “Mnela kishte 82 shtëpi e famullia tjetër, e ndarë nga përroi i Gjadrit, Vigu, numëronte 55. Në famullinë e Vigut mungon tash tetë vjet prifti. Vjen ndonjëherë për të celebruar Meshën e Shenjtë dhe për të ndihmuar të sëmurët, famullitari i Mnelës…ngjan që banorët e famullisë së Vigut janë nevojshmërisht pa shërbim fetar e kalojnë muaj të tërë pa pasur një prift.” (Misioni shetitës i Jezuitëve, 1895, Relazione sulla Missione volante Albanese, 1896, fq. 55-57). Ai erdhi në Shqipëri në pranverë të vitit 1899, si kryetar i shoqërisë “Bashkimi” , si famullitar i Vigut dhe administrator i Mnelës. Kjo provohet nga shumë burime të sigurtë të kohës... vijon në faqen 14-15 ○

Ardian Klosi, Misioni i përkthyesit në kulturën tonë postkomuniste

Qemal Stafa Shëmbëlltyra e papërsëritshme

Në shqipërimin e kronikave të Pouquevillit për Ali Pashën, Ardian Klosi ja ka dalë t’i shpërfillë kallëpet tjetërsuese që dogma e dikurshme prodhoi enkas për mjetin gjuhësor artistik

Ata që e njohën nga afër afër,, thonë se Qemali fëmijë dukej djalë dhe Qemali djalë dukej burrë. Ndoshta këto fjalë, bartin mbresën kryesore që ai u ka lënë bashkëkohësve....

Ledi Shamku-Shkreli

A

ka ndonjë kërkesë kul tura e cilësdo bashkësie të izoluar njerëzish? Natyrisht e ka; përkon me të njëjtën kërkesë të gjindjes që përfaqëson: gjallimin. E ashtu si njerëzit, edhe kultura gjallon përmes komunikimit me veten dhe me simotrat e saj rretherrotull. Sistemi totalitar që u instalua në Shqipëri pas 1944ës, ndërmori menjëherë një aksion ideologjik dykahësh: ndërprerjen e lidhjeve kulturore e gjuhësore me të kaluarën nga njëra anë, dhe shpalljen e produktit të ri kulturor shqiptar si të vetëmjaftueshëm nga ana tjetër. Kjo vetëmjaftueshmëri, që duhej të përftohej prej një populli që “jetonte e

punonte si në rrethim”, rrezikoi thellësisht gjallmeninë dhe vlerat kulturore që u servireshin shqiptarëve. E sakaq u vu në dyshim dhe çdo prurje e jashtme, nga botë në mos të lira, ku e ku më me liri se jona. Pikërisht këtu do kërkuar shkaku i rëndësisë së pashoqe që shqiptarët i atribuan Përkthyesit. Për dekada me radhë shqipëruesit u panë si figura mistike e ndonjëherë më të rëndësishme edhe se vetë shkrimtarët. Asokohe gjithkund flitej nën zë për do shpirtëna të lirë që prodhonin shqipërime magjiplote edhepse kumtet e këtyre shpirtnave vinin sa nga toka edhe nga nëntoka, pasi kish syresh të ndryrë në qeli a burgje të angështa. Kësisoj, gjatë gjithë asaj periudhe izolimi kulturor... ○

faqe 20 ○

Prof. Nasho Jorgaqi

A

Mustafa Kruja: Deshtën me më bamë nji pashë tyrk E njoh Aleksandër Xhuvanin si paren e kuqe... d.m.th., ashtu siç âsht moralisht e politikisht. E kam pasun bashkpuntuer n’Institutin e Studimevet Shqiptare kur un isha kryetar ○

faqe 16-17 ○

i që ka provuar të hyjë në jetën e Qemal Stafës, sado mirë ta njohë, përsëri e ka të vështirë t’i qaset personalitetit të tij, pa një farë mahnitjeje. Një jetë aq e shkurtër, me reflekse aq të fuqishme në jetën e rinisë së kohës së tij dhe më vonë. E mbushur plot e përplot me hove lufte e qëllime të mëdha, me një dendësi ngjarjesh e përpjekjesh vetëmohuese, e frymëzuar nga një ideal fisnik. Një fytyrë imponuese si vetë e vërteta, ai ishte siç e ka përcaktuar me të drejtë mësuesi i tij Skënder Luarasi “fillimi i një personaliteti universal”. Ata që e njohën nga

afër, thonë se Qemali fëmijë dukej djalë dhe Qemali djalë dukej burrë. Ndoshta këto fjalë, bartin mbresën kryesore që ai u ka lënë bashkëkohësve. A ishte kjo shprehje e një pjekurie të parakohshme e të pazakontë, i një natyre liridashëse apo e një shpirti përherë kërkues, me aspiratën për të parë larg dhe për të mos u pajtuar me jetën e padrejtë? Mendoj se të gjitha këto janë shfaqje të ndryshme të të njëjtit individualitet, po të një individualiteti të spikatur. S’ka dyshim se cilësitë vetjake të Qemalit kanë rolin e tyre, por në radhë të parë ai është pjellë e kohës së tij, e një epoke të rëndë për fatin e popullit shqiptar. Qemali i takon përfaqësuesve... faqe 18-19


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.