BOTOHET PËR HERË TË P ARË BIOGRAFIA E DR. GJERGJ ADAMIDI FRASHËRIT PARË
RILINDASI Suplementi i së dielës te SHQIPTARJA.com
Viti II - Nr: 5
E diel, 5 shkurt 2012
E-mail: rilindasi@gmail.com
Na ndiqni edhe online www.shqiptarja.com
Kryeredaktore: Admirina PEÇI
E VERTETA E DR. ADHAMUDHIT
Zbulohet profili i "Pashait të Frashërit" i damkosur nga Çajupi Thomas Frashëri
K
ush nuk ka degjuar vite me radhë për famëke qin "Doktor Adhamudhi", personazh mjeshtërisht i krijuar dhe i tallur prej Çajupit në farsën e tij teatrale "Pas Vdekjes"? Kujt nuk i kujtohet obsesioni i këtij personazhi për famën e tij, deformimin e alfabetit latin të shqipes apo për ortopraksinë e tij mjekësore të dyshimtë të bazuar në parimin radikal "Në të dhemb njëri krah, kreje, të shpëtojë tjetri"? Deri në zalisje është kthyer kjo figurë në një personazh qesharak, sa të shumtë janë ata që me të drejtë kanë menduar e mendojnë se në fakt Doktor Adhamudhi është kryekëput një sajesë e Çajupit për të mishëruar tipin e shqiptarit "grekoman", zengjin, parazit e oportunist, që sipas këtij të fundit gjendej rëndom në klubet apo në shoqëritë sekrete
Në foto: Portret i dr.Adamidit, koleksioni mbreteror Adamidi Frashërit (djathtas) Gjergj dhe Helena Adamidi Frashëri
Paul Adamidi bej Frashëri dhe "Koleksioni mbretëror"
P
aul Adamidi bej Frashëri, djali i vetëm i Dr Adamidit, lindi më 16 korrik 1904 në qëndër të Aleksandrisë. Pasi mori një formim të rafinuar në kolegjet angleze në Egjipt, tregoi interes të madh ndaj artit
gjate viteve 1930 dhe 1940. Në këto vite ai frekuentonte, në Bregun e kaltër të Francës (Côte d'Azur), midis Manosque dhe Saint-Paul-de-Vence apo Vallauris, rrethin e shkrimtarit të shquar francez... faqe 16
modern. Në vitet 1930 u miqësua me piktorin dhe koleksionistin e shquar Gottlieb Reber, të cilit i bleu tablotë e para të Pikasos dhe Brakut, piktorë që siç thuhet, pati rastin t'i takonte edhe vetë në rivierën franceze
○
○
○
○
shqiptare të Selanikut e qyteteve të tjerë të perandorisë osmane. Personazhi mbi të cilin Çajupi ndërtoi pjesërisht e me pak shpenzime lavdinë e tij letrare ka ekzistuar vërtet, veç jo si një personazh i deformuar, por si një personalitet i respektuar, të cilin figura si Ismail Qemal Vlora, princ Vilhelm Vidi, princi Albert Gjika, veziri Ferid pashë Vlora, zv/mbreti i Egjiptit Abaz-Hilmiu II, Fan Noli, dhe diplomatë të huaj e konsideronin si një nga personat më influentë të elitës shqiptare në diasporë. Në dokumentet e huaja haset edhe si Georges Adamidi bey Frasheri, Frachery, Frassari, apo si Frashëri Adamidi bej ose Pasha. Kush janë Adamidi-Frashërit? Fisi i Dhamellarëve (Dhame, Adham, Adamidi) e ka origjinën në Frashër dhe shtëpitë i kishte të vendosura faqe 14 rrëzë shkëmbit... ○
○
○
○
Kristaq Sotiri, pionieri i arkitekturës moderne shqiptare
Ismail Kadare dhe Çajld Harold, magjia e një poezie
Projektoi godinën e Bibliotekës që sot njihet në kryeqytet si "Biblioteka e vjetër", pallatet mbretërore në Durrës dhe Shirokë, por la gjurme edhe në Rumani, Itali dhe Egjipt
Frymëzimi i poetit 20 vjeçar Ismail Kadare përballë imazhit klasik të poemës së Lord Bajronit dhe atmosferës se kujtimeve të tij në tokën e shqiptarëve dhe Ali Pashë T epelenës Tepelenës
Niko Kotherja
M
base shumëkush nuk e di se nga Pogradeci ka dalë një figurë e shquar e arkitekturës shqiptare dhe asaj botërore. Edhe njëherë vërtetohet shprehja se nuk ka rëndësi që qyteti të jetë i madh për të nxjerrë figura të mëdha. Kristaq Sotiri është pjesë e Pogradecit, i mëkuar me shpirtin shqiptar, poezitë e kristalta të Lasgushit, prozën aq poetike dhe të papërsëritshme të Kutelit, me varkat e liqenit, shqipen e shkollës së Sotir Gushos, me jetën dhe vdekjen e Gjok Shqiptarit... Në Shqipëri 27 mars i vitit 1870, kur Sotiri do të shihte për herë të parë dritën e diellit një qytet të vogël të banuar
prej shqiptarësh. Si bashkëmoshatarët e tij, do të ndiqte shkollat në gjuhë të huaj të hapura në qytet. E pas shumë përpjekjesh të familjes së tij, me etjen për dije, i bëri ballë varfërisë, edhe duke punuar si çirak e duke mbajtur në dorën tjetër librin. Diku një libër në greqisht e shumë herë një libër në shqip. Edhe në Pogradec hapi dyert shkolla e shqipes, pas hapjes së asaj në Korçë më 1887. Patriotët shqiptarë, pasi botonin literaturën në shqip, e dërgonin atë edhe në Pogradec. Djaloshi i ri nuk e la mënjanë librin shqip, por e shpërndau atë, sipas porosisë së të atit. U bë pjesë edhe Kristaq Sotiri e shkollës së parë shqipe të hapur në Pogradec. U thirr "i pafe" apo "mason", por kjo i rrënjosi më shumë dashufaqe 18-19 rinë për... ○
○
○
○
Dorian Koçi
Ç
Frymëzime dimri 10 piktorë në Pogradec Kolonia e pikturës mbledh artistët: Leka, Ahmeti, Haliti, Oseku, Golemi, Muharremi, Zeka, Lako, V asili e Kostandini Vasili Luan T opçiu Topçiu
D
itë Dimri 2012" është edicioni i tretë i kolonisë së lirë së artit, që mbahet në qytetin e Pogradecit, qytet ky që ofron natyralisht atmosferë krijuese, qytet i
vogël që i ka dhuruar kulturës kombëtare poetë, prozatorë dhe piktorë të mirënjohur. Pogradeci është qyteti që frymon poezia, rrëfimi, vizatimi, ngjyra, të imponuara nga peizazhi i variueshëm, por veçanërfaqe 20 isht nga... ○
○
○
○
'lidhje mund të ketë midis përjetimeve dhe poezisë? A është eksperienca , të prekurit dhe e të përjetuarit e realitetit një kusht themelor për shkrimin e një poezie? Këto janë pyetje universale që rëndojnë ndërgjegjen e të gjithë atyre që pëlqejnë poezinë, të paktën që nga momenti që njeriu i hershëm aty në shpellën e lagësht vizatimin që kish bërë kërkoi që ta shprehte dhe me fjalë. Po ç'fjalë se? Fjalë të zakonshme? Sigurisht që jo. Në poezi përdoren fjalë që të prekin thellë në shpirt dhe të bëjnë të "arratisesh" me mendje në realitete të tjera. Si fjalët p.sh të Iliadës së Homerit që na dëftejnë vetëm 51 ditët e
fundit të Luftës së Trojës dhe që na shtyn të mendojmë se ndoshta dhe ai ishte një nga luftëtarët akeas që ndihte dhe perceptonte gjithçka në atë luftë heroike. Nëse mundohemi ta marrim për të vërtetë dilemën e parë, atë që eksperienca, të prekurit e të përjetuarit e realitetit është një kusht themelor për shkrimin e një poezie, për fat të keq këtë detaj ne nuk e dimë për Homerin pasi të dhënat që kemi për të nuk na e lejojnë këtë gjë, kurse për poetë që janë më afër viteve tona mund të flasim me siguri. Lord Bajroni ishte vetëm 21 vjeç kur do vizitonte Pashallëkun e Janinës dhe të takonte në Tepelenë, Pashain karizmatik të quajtur Ali. Eksfaqe 17 periencat dhe... ○
○
○
○