Faqe 2
Sali Shehu: Pse do mbështes Bamir Topin për partinë e re
Faqe 11
Dosja e gjyqtarit Konomi, akuza: Prapa falsifikatorët
Faqe 3
Dalin emrat e Asamblesë së PS, hyjnë Sollaku e Angjeli
Faqe 12
Mashtrimi me taksat e Bashës detyrimi për tabelën 3-fishohet
Faqe 10
Dyshohet se vrau Selimin e Doçin, kapet vrasësi me pagesë
Faqe 14-15
Piktori Buza: Pse u dënuan Maks Velo, Oseku dhe Gjergo
Që sot jemi edhe online
www.shqiptarja.com
NR. 2 E shtunë, 5-11-2011
Lekë 20
Kryeministri Sali Berisha: Ky është buxheti më i madh në histori
Mashtrimi, buxheti 2% më i ulët se 2011
Buxheti i vitit 2011 ishte 362 miliardë lekë. Qeveria planifikon për vitin e ardhshëm një shifër prej 353.8 miliardë lekësh. Megjithatë shefi i qeverisë premton rritje të pagave dhe pensioneve
Lajmi Kryeministri Berisha ka pranuar dje indirekt se Shqipëria nuk po përjeton rritje ekonomike, por, përkundrazi, shifrat e ecurisë së saj janë negative. Ai e paraqiti buxhetin e vitit 2012 si më të madhin në historinë e vendit, por miratoi të ardhura 2% më të ulta se sivjet
NGA GENC KONDI
K
ëshilli i Ministrave miratoi dje projektbuxhetin e vitit 2012, por të gjithë ekonomistët kanë mbetur të habitur ndërsa kanë dëgjuar deklaratat e kryeministrit për shifrën e të ardhurave. Sipas parashikimeve, defiçiti mendohet të mbahet në nivelet që rekomandon FMN-ja, ndërkohë që të ardhurat janë dy për qind më të ulëta se në buxhetin fillestar të 2011-ës. Kryeministri Berisha la qëllimisht në harresë faktin që për këtë vit ishte parashikuar një shifër edhe më e
Në foto: Kryeministri Sali Berisha në mbledhjen e qeverisë madhe të ardhurash se ajo, që po i serviret aktualisht Kuvendit. Sipas tij, ky është buxheti më i madh në histori, i cili duhet të garantojë stabilitetin makroekonomik të vendit. “Ky është buxheti më i madh në historinë e vendit. Buxheti i vitit 2012 është hartuar nga ministria e Financave, bazuar në objektivat e garantimit të stabilitetit makroeko-
nomik. Siç jemi zotuar, nuk ka dhe nuk mund të ketë rritje të borxhit, por vetëm ulje të tij, nuk ka rritje të defiçitit buxhetor, por vetëm ulje të tij. Kemi vendosur të përqëndrohemi në objektin më madhor - rritjen e pagave dhe pensioneve. Vitin e ardhshëm do të jemi një ndër vendet më të pakta që rrisin rrogat, pensionet dhe ndihmën ekonomike”- theksoi Berisha.
Në buxhetin e vitit 2011, të miratuar një vit më parë në Kuvendin e Shqipërisë, shifra e të ardhurave buxhetore ishte caktuar 362 miliardë lekë të reja. Kjo shifër është dy për qind më e ulët se ajo prej 353.8 miliardësh, që po miratohet tani, megjithëse qeveria, në mes të këtij viti, ka bërë një korrigjim, duke... Vijon në faqen 5
LIBRI I RI
Shkrimtari provokon profetin Muhamed: I korruptuar nga pija dhe nga paraja NGA ANILA BASHA
Q
ë vitet 1400 të lidhen me vitet 1900, ose më saktë me diktaturën komuniste, e mandej të hyjmë në vitet e para të demokracisë së ’90, pra që ngjarjet e tre periudhave të ndryshme historike të vendit tonë, të vijnë me një rrëfim sa artistik, aq edhe me të vërteta historike për Shqipërinë dhe Shqiptarët, këtë mund ta lexoni vetëm në librin më të ri të
Blushi: Shqiptarët, përtacë Ben Blushit “Shqipëria”, libër që sapo ka dalë nëpër libraritë e vendit. Libri i tretë i politikanit shkrimtar, vjen këtë radhë asfare i ndryshëm nga dy librat e tij të mëparshëm, çka nuk të bën të mendosh se shkrimtari politikan e ka qejf historinë, por të mahnit me mënyrën sesi politikani shkrimtar,
nëpërmjet rrëfimit letrar, qoftë në dy librat e mëparshëm, ashtu edhe me “Shqipëria” do të provokojë një debat të madh lidhur me të vërtetat historike e politike. Në libër gjen Lek Dukagjinin si personazh kryesor, princin e shqiptarëve në mesin e viteve 1400, por... Vijon në faqen 8-9
Editorial
NGA ARBEN RROZHANI
Mirësevini në landfill! “S
hqipëria do të bëhet landfilli i Europës”, shkruante në 28 tetor 2011 gazeta online e të shquarës ruse “Pravda”. Lajmi ishte futur në rubrikën “biznes”, sepse sipas autorit ajo që do të bëjë Shqipëria është thjesht një biznes, duke theksuar se falë ligjit të sapokaluar për së dyti në Kuvendin e Shqipërisë, Shqipëria do të kthehet në një kazan plehrash dhe vendi që prej shekujsh ka qenë një gropë e zezë e Europës, jo vetëm që po planifikon të mbledhë plehrat nga vendet fqinje, por edhe të nxjerrë përfitime, duke llogaritur investime bujare nga vendet fqinje. Autori Anatoly Miranovsky, që sot mund të etiketohet nga kryeministri shqiptar, anëtar i “Aleancës për Plehun”, brutalisht na e përplas atë që jemi në sytë e të huajve nga ana mjedisore, kur shkruan: “Ndërkohë Europa i ka parë plehrat shqiptare. Bregdeti dalmat i Kroacisë tani është pastruar prej bagëtive të ngordhura. Deti solli mbeturinat në plazhet e gadishullit të Peljesacit dhe të ishullit Mljet. Po flasim për rreth 100 tonë plehrash urbane, kafshë të ngord- Ne nuk duhet hura dhe mbetje ta vrasim plastike. Gjithë këto mendjen për “të mira”erdhën në asgjë. I ka brigje, pasi udhëmenduar të tuan poshtë lumit Buna në Shqipëri, gjitha qeveria, pas shirash të rrëm- sepse është byer në rajon. Pleh- biznesi i saj rat në rrugët e Tiranës (dhe në vende të tjera) nuk hiqen, por digjen, ndërsa malet me mbeturina rriten në përmasa të frikshme. Vendi me një vijë të gjatë bregdetare nuk mund të bëjë parà nga turizmi. Bagëti, qen dhe kafshë të tjera rrëmojnë mes maleve me plehra në plazhet shqiptare”. Kjo është Shqipëria në sytë e një të huaji të largët dhe që flet për plehrat që kanë mbytur Shqipërinë. Deri më sot, dy ditë pasi ligji është kaluar në Kuvend. Nesër si do të jetë? Natën e 31 dhjetorit 2011, Mallagrota, vendi ku shkarkohen mbetjet urbane të rajonit të Lacios do të mbyllet. Në Napoli i kanë llogaritur të gjitha dhe anijet me stivat e plehrave duhen nisur për rrugë të “shkurtër”. Për në Shqipëri. Sharra ka plot vend, Bushati është fringo i ri, Maliqi do të jetë sa për 10 landfille…Kemi plot brigje lumenjsh, fusha djerrina, periferi qytetesh-fantazma. Për mbetjet speciale kemi zgavrat e minierave të braktisura, sipas përvojës së çmuar që na ka dhënë prej vitesh mafia e Katanjës. Ne nuk duhet ta vrasim mendjen për asgjë. I ka menduar të gjitha qeveria, sepse është biznesi i saj. Ne qytetarët e “Aleancës për plehun” duhet vetëm të nisemi drejt porteve, me banderola në krahë: “Mirësevini në landfill!”.