TASH&THEM

Page 1

REDON MAKASHI NUK TRADHËTON BALADAT

SHUME NDJEKES KARDASHIAN MENE TWITTER SE OBAMA

www.shqiptarja.com

THASH& THEM Nr: 6 E shtunë, 17 mars 2012 12

E-mail: thashethem@shqiptarja.com

Albana Osmani

FLET FLET MAMAJA E GRACIANOS

UNE NJE FANSE E HERSHME E BIG BROTHER

ISH-AMBASADORJA

SE Ç’E HEQ FIONA VALLEN E NUSES

Graciano & Lorena

DIÇKA E BUKUR KA LINDUR MES TYRE Arjola dhe Elvisi sërish bashkë

BEATRIX RAMOSAJ

EDHE ENDRRAT E SAJ BEHEN REALITET

SHOW

Organizatorët

“DANCING WITH THE STARS”, STARTON NE 29 MARS


14

E shtunë, 17 mars 2012

WWW.SHQIPTARJA.COM

THASH& THEM

ORNELA REXHEPI

Mes Gracianos e Lorenës ka lindur diçka e bukur

ISH-BANORËT

Arjola dhe Elvisi sërish bashkë

Rrëfimi i mamasë: Foton i`a fsheha mes sendeve personale SUADA DACI

E

kemi parë të përlotet, për shkak të mungesës së një fotografie. Shumë njerëz përjetuan bashkë me të emocionet e forta të 20 vjeçarit Graciano Tagani, konkurrentit të Big Brother Albania 5. Për arsye të një rrëfimi gjatë një prove javore, ku Graciano shprehu dëshirën e madhe për të parë sëbashku në një fotografi prindërit e tij, të cilët janë divorcuar kur ai ka qënë i vogël. Vëllai i Madh në bashkëpunim me mamanë e tij Ornelën, ia plotësuan këtë kërkesë të tijën dhe në albumin e fëmijërisë së tij, Graciano ka tashmë foton që aq shumë ëndërronte. Në një intervistë për suplementin THASH&THEM, mamaja e balerinit tregon emocionet e forta që provoi, që në momentin e provës së javës dhe deri në natën e spektaklit të BB, kur atij iu bë surpriza. Ornela flet edhe për marrëdheniet e tij më të atin dhe i cilëson ato shumë të mira. Ajo thotë se ata të dy e ndjekin 24 orë në 24 aventurën e Gracianos, brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Duke u ndalur te marrëdhënie e tij me Lorenën , ajo thotë se është një ndjenjë e bukur që sapo ka nisur. Ornela shprehet se do ta mbështesë lidhjen e tyre edhe jashtë shtëpisë së Big Brother. Si i përjetuat emocionet e Gracianos natën e spektaklit? Emocionet ishin të forta. Mjafton fakti që ta shihja Gracianon duke përjetuar një moment të tillë dhe emocionet e mia do ishin të mëdha. Pse zgjodhët pikërisht këtë moment për ti treguar Gracianos për herë të parë fotografinë tuaj dhe babait të tij sëbashku? Duke u ndikuar nga prova e javës u preka shumë nga lotët e tij, dhe aty e kuptova sesa shumë ai donte që të na shikonte ne të dy bashkë. Këtë gjë ai kurrë më parë nuk e kishte shprehur ndoshta edhe për faktin se unë prej shumë vitesh kam një tjetër njeri përkrahu. Por kur pashë sesa shumë ai e kishte dashur një gjë të tillë, pavarësisht kushteve të mia unë vendosa t’ia bëja këtë dhuratë.

E

dhe pse të dy tashmë nuk janë pjesë e reality shout Big Brother Albania, ata shfaqen përsëri bashkë. Ish- konkurrentja e BB5 Arjola Krasta ka postuar në profilin e saj në Facebook, një fotografi me Elvisin të eleminuarin e radhës. Me daljen e Elvisit

entet që Graciano të hapte palestrën e tij të baletit. Po tani që Graciano është brenda BB, keni kontaktuar? Po jemi në kontakt të vazhdueshëm. Gjithmonë më pyet për të, për nevojat që mund të ketë dhe e di që qëndron gjatë gjithë kohës duke e parë në televizor. Si janë marrdhëniet tuaja me Gracianon? Shumë të mira, dhe mund të them që janë një nga ato marrëdhënie të rralla midis një nëne dhe të birit.

Sa jeni përkujdesur ju të mbushni hapësirën e lënë bosh nga i ati? Në maximum dhe rezultati është shumë i dukshëm.

kaq të gjatë. E ndiqni lojën e tij? Po, në çdo hapësirë timen të lirë une jam duke ndjekur atë.

Këshillohet për problemet apo vendimet që duhet të marr në jetë me ju? Gjithmonë dhe për gjithçka. Më thotë shpesh që ti jë këshilluesja ime më e mirë.

Si e shikoni marrdhënien e tij me Lorenën? Si diçka e bukur që sapo ka lindur.

Le të kthehemi tek BB, ju ka marr malli për Gracianon po bëhet gati 1 muaj brenda shtëpisë? Jashtëzakonisht shumë. Është hera e parë që ne të dy jemi larg njëri- tjetrit, për një kohë

Ju duket lojë apo ka lindur vërtet diçka mes tyre? Duke e njohur mirë Gracianon, nuk mendoj se në gjëra të tilla ai mund të bëj lojëra. Do ta mbështesnit lidhjen e tyre, edhe jashtë shtëpisë? Unë gjithmonë e kam mbështetur Gracianon në zgjedhjet e tij. Kështu që edhe në këtë rast do të ketë mbështetjen time të plotë. Nuk ka dal asnjëherë në nominim, mendoni se banorët e duan brenda shtëpisë? Nga ajo që kam parë mendoj se e duan. Mendoni se do ti shpëtojë nominimit të kësaj jave? Këtë gjë nuk mund ta parashikojë dot.

Ku e mbanit të fshehur këtë foto, pasi Graciano është shprehur që e ka kërkuar kudo nëpër shtëpi? Atë fotografi e kam mbajtur midis sendeve të mia personale, ku ai nuk kishte akses. Është interesuar ai për Gracianon gjatë këtyre viteve? Gjithmonë është interesuar. Graciano dhe i ati kanë pasur marrëdhënie të mira me njëritjetrin, madje do të thoja që janë edhe shokë të mirë. Por fakti që ai jeton jashtë ka bërë që ata të takohen më rrallë, por sigurisht kanë kontakt të vazhdueshëm nëpërmjet telefonit. Madje vitin e kaluar i ati i tij i dhuroi ambi-

ata janë takuar sërish, dhe kanë dal një fotografi ku duken mjaft miqësor. Vajza 20 vjeçare nga Pogradeci, është shprehur në një intervistë për suplementin THASH&THEM, se djali nga Kosova kishte ndjenja për të, ndërkohë që Elvisin e priste jashtë e dashura e tij.

Me cilin nga banorët mendoni se Graciano do të ketë shoqëri edhe pas BB? Besojë se me shumicën e tyre do ta vazhdojë miqësinë brenda shtëpisë. E shikoni si pretendent për fitues? Mendoj se është ende herët për një parashikim të tillë.

Lorena dhe Graciano në pishinë

Besoni se BB do të jetë një trampolinë e mirë për Gracianon për të ecur në botën e artit? Sigurisht që po. Madje kjo është edhe një nga arsyet që ai vendosi të merrte pjesë në këtë reality show.


THASH& THEM

WWW.SHQIPTARJA.COM

E shtunë, 17 mars 2012

15

ISH-AMBASADORJA

Se ç’e heq Fiona vallen e Nuses Mimi Kodheli i hedh 20 mijë lekëshin, Ardit Gjebrea e fton në Napolon

I

sh Ambasadorja e Britanisë së Madhe, Fiona, më në fund u largua nga Shqipëria. Ka qenë një personazh shumë i dashur për shtypin rozë, edhe për faktin se ka qenë në qendër të vëmendjes. Nuk ishte një ambasadore e ngurtë, dhe këtë mendojmë se do të ndodhë edhe në misionin tjetër diplomatik që do të mbajë, pas vendimit të Foreign Office-s. Por ja ku jemi në një party të fundit të saj. Kishte mbledhur miq e dashamirës. Ata që iu bashkuan në këtë party, ishin ndoshta nga më të afërtit. Aty shihje socialistë Ceremonia e largimit e demokratë. të ambasadores së Pse jo, nga ata Britanisë mes miqve që nuk e kishin shqiptarë problem të kërcenin as napolonin, vallen e dashur tradicionale të shqiptarëve. Mes miqve ishte ambasadori i OSBE Eugen Wollfarth, së bashku me bashkëshorten. Por ishte edhe deputeti i PD Gerti Bogdani, ishin deputetet e PS Gjiknuri, Bushati, Kodheli, sekretari për rininë Veliaj, koordinatori Mazniku e shoqëria civile, ishte gjyqtari Dvorani, ishte edhe Remzi Lani, por edhe kantautorët dhe prezantuesit Adi Krasta dhe Ardit Gjebrea...Lista e të ftuarve ishte kaq e gjatë, dhe Fiona, me një përkujdesje të veçantë u kishte thënë të gjithëve të mblidheshin në Tirana Eskpress. Pothuajse një magazinë e boshatisur, ku për të kënaqur stafin e ambasadës, të huajt e shumtë që kishte ftuar dhe miqtë shqiptarë, kishte zgjedhur edhe një orkestër popullore shqiptare. E ç’të shohësh!!! Ishte ky një aktvitet që bëhej për përcjelljen e Fionës, por napoloni, dhe lekët e hedhura, e bënin më shqiptar aktivitetin. Dhe kështu ndodhi kur deputetja e PS Mimi Kodheli nxjerr 20 mijëlekëshin nga çanta dhe ia vë Fionës m’u në ballë. Vetë ambasadorja që patjetër duhet të ketë parë edhe dasma shqiptare, nuk u habit nga ky fakt, por thjesht shpërtheu në të qeshura. Po aq lezetshëm kaloi edhe vallja popullore që Ardit Gjebrea kërceu me Fionën. Në të shumtën e rasteve, Arditin e kemi parë duke prezantuar telebingon shqiptare. Por ja që Arditi ka një aspekt tjetër që nuk e njihnim: atij i pëlqen shumë të kërcejë vallen popullore. Po Mimi? Deputetja socialiste fillimisht e mori si me përtesë. Por kur miqtë e huaj iu lutën të dilte në valle, u pa qartë se nuk e la pistën derisa u lodh. Këto foto të shkrepura pa dijeninë e të ftuarve në këtë aktivitet, të tregojnë se Fiona, para se të ikte, dhe duhet ta ketë lënë Shqipërinë në 13 mars, e ka shijuar tërësisht Shqipërinë, madje më shumë në aspektin popullor të saj, sesa në aspektin politik. Sepse për këdo që nuk e mban mend një fakt, duhet tua kujtojmë, se ambasadorja Fiona, flet shumë mirë edhe shqipen.


16

E shtunë, 17 mars 2012

WWW.SHQIPTARJA.COM

THASH& THEM

ORGANIZATORËT

XHULIA KARAVELLA

T

ashmë startimi i emisionit ku yjet e ekranit tonë do të pro vojnë veten në fushën e kërcimit është vetëm disa ditë larg. “Dancing with the stars” do të nisë në ekranin e “Vizion Plus” më 29 mars. Po cilat do të jenë risitë e këtij edicioni? Organizatorët e formatit janë shprehur se këtë vit ndërtimi i tij do të ketë në qendër një frymë mjaft moderne, e cila do të fokusohet që nga imazhi, faqosja grafike, filmat ose klipet siç quhen në gjuhën e teknikës, të cilat janë element shumë i rëndësishëm i këtij formati, pa lënë mënjanë gjithashtu kërcimet, muzikën të cilat do të ndërthurren natyrshëm në skenë. Gjithçka po kurohet në detajin më të vogël nga producentja Holta Dulaku, ndërkohë që prezantimi i është besuar për të dytin vit çiftit Amarda Toska dhe Ermal Mamaqi. Sipas organizatorëve formula e prezantimit do të jetë e njëjta Ami do të drejtojë gjithë garën dhe spektaklin në skenën e Dancing ndërsa Ermali do të drejtojë bashkëbisedimin me konkurentët në Gold Room.Një zgjedhje e tillë është cilësuar si e padiskutueshme nga realizuesit e programit, kjo si rezultat i suksesit të arritur një edicion më parë dhe falë lehtësisë në komunikim që ofron ky çift.Shumica e emrave të pjesëmarrësve janë bërë të njohur edhe më parë në media por risia e këtij viti është se në garë do të jenë 14 çifte garuese dhe jo më 12.Personazhet janë përzgjedhur nga fusha të ndryshme duke i dhënë kështu më shumë diversitet programit. Përsa i përket koreografive ato do të jenë të ideuara nga Enada Hoxha dhe sigurisht në ndihmë të saj do të jetë bashkëshorti Gerdi Vaso, i cili do të marrë pjesë me një nga konkurrentet.”Do të jenë shumë më të bukura e më spektakolare. Do të jenë numra koregrafikë me të cilat konkurentët do të ndjehen vërtetë në sfidë. Do të jenë kërcime që do të shijohen nga konkurentët por dhe shikuesit. Pra nuk do të jenë të ndërlikuar. Tek e fundit jemi në një spektakël kërcimi e jo në teatrin e baletit.”- janë shprehur organizuesit në lidhje me koreografitë. Gjithashtu gjatë intervistës për suplementin “THASH&THEM realizuesit e “Dancing with the stars”, kanë pohuar zëvendësimim e Arian Çanit nga Alfred Kaçinari në juri. “Krejt i vërtetë. Maestro Alfred Kaçinari do të

REDON MAK ASHI

Nuk tradhton Baladat

“Dancing të bëhet jeta paralele e të gjithëve” Gjithçka do të nisë më 29 mars ku priten mjaft risi

Koreografitë do të jenë shumë më të bukura e më spektakolare, me të cilat konkurentët do të ndjehen vërtetë në sfidë

jetë anëtari i ri i jurisë në Dancing with the stars. Njerëzit janë njohur me mënyrën e tij të drejpërdrejtë të gjykimit e me sensin fin të humorit, që në kohën e “Etheve”.”- shprehen ata. Anëtarët e tjerë të jurisë do të jenë po të njëjtët Ilir Shaqi-

E

mri i këngëtarit Redon Makashi lidhet vetvetiu me baladat. Edhe këtë herë këngëtari sjell për publikun një baladë të re të titulluar “Ku jam dhe ku je”. Kënga është shoqëruar edhe me një videoklip dhe është pjesë e albumit të tij “ Bota ime”.Pjesë e këtij albumi është edhe kënga “Me ler të fle”, me të cilën Makashi fitoi vendin e parë në Festivalin Kënga Magjike.

ELTON DEDA

Mban premtimin

E

pati premtuar që do t’i mbështeste talentet e reja dhe e mbajti fjalën e dhënë. Elton Deda sapo ka hapur një studio produksioni, pjesë e të cilës do të bëhen talentet e reja shqiptare, mes

ri kryetar i saj dhe Iva Tiço gazetarja dhe drejtoresha e “Madam Mapo”-s. Surpriza të shumta priten edhe në skenografi, si edhe tek të ftuarit surprizë të cilët do jenë të pranishëm në çdo puntatë. Në lidhje me kostumografinë gjithçka i është besuar Ardi Asllanit, ku kostumet do të përshtaten me kërcimet e konkurrentëve. “Tendencat e modës nuk mbetën asnjëherë pas portës së “Dancing with the stars”. Asllani është syri më i vëmendshëm ndaj modës.”-kanë thënë organizatorët. Të pyetur për mënyrën e eliminimit dhe çmimin final ata janë shprehur se do të ketë risi

ÇIFTI

të cilëve edhe motrat Kumrija. “Së shpejti në ‘Top Fest 9’ do të shfaqen prodhimet më të reja nga studio ku unë bashkë me krijuesin e kësaj studioje, Erjon Zaloshnjan, jemi duke punuar bashkarisht në përkrahje të talenteve të reja”, thotë Elton Deda, duke cilësuar se ky është një investim për të ardhmen e muzikës.

Dafina me Ledrin edhe në LA K ëngëtarja Dafina Ze qiri ndodhet në Los Angeles, për realizimin e klipit të këngës “Tonight”. Ajo ka marrë me vete edhe reperin Ledrin, për të cilin flitet kohët e fundit që është i dashuri i saj. Përveç Ledrit, Dafina atje po shoqërohet edhe nga DJ Cekic. E një prej gjërave të tjera që ka bërë përveç klipit, ajo ka bërë edhe një tatoo e re. Videoklipi i këngës “Tonight” pritet të dal javën e ardhshme.

të cilat priten të zbulohen gjatë netëve të konkursit.Në dy edicionet e para të këtij formati fitues janë bërë përkatësisht Oni Pustina me 50 mijë euro dhe Enver Petrovci fitues i një makine me vleftën e 50mijë eurove. Ndërkohë që pritshmëritë e organizatorëve për edicionin e tretë të “Dancing with the Stars” janë mjaft të qarta: “Ky produksion ka moton e tij: Të kërcejmë të gjithë, t’a shijojmë të gjithë energjinë pozitive që të jep kërcimi. Kjo është pritshmëria: Dancing të bëhet jeta paralele e të gjithëve.”- pohuan organizatorët për THASHE&THEM.


THASH& THEM

WWW.SHQIPTARJA.COM

E shtunë, 17 mars 2012

17

KËNGËTARJA

Ëndrrat realitet për Beatrix Këngë me Anxhelina dhe Argjentina Ramosaj SUADA DACI

Ë

shtë vetëm 18 vjeç dhe është një nga këngëtaret e reja të talentuara në tre gun muzikor shqiptar. E në fakt nuk kishte si të ndodhte ndryshe kur ajo vjen nga një familje artistësh. Beatrix Ramosaj është mbesa tjetër e këngëtares së njohur shqiptare Albërie Hadërgjonaj, që mesa duket po ecën në gjurmët e saj. Studion për kanto në Liceun Artistik” Jordan Misja”, por shprehet se muzika ka lindur bashkë me të. Në një intervistë për suplementin THASH&THEM, bukuroshja që mban emrin e mbretershës së Hollandës, thotë se në prill do të jetë gati klipi i këngës së saj, Dreams come true”, (Ëndrrat bëhen realitet) si dhe një bashkëpunim me dy kushërirat e saj, këngëtaret e njohura Anxhelina dhe Argjentina Ramosaj. Beatrix flet edhe për planet e saj sin ë muzikë ashtu edhe në shkollë. Ajo do të nxjerrë së shpejti një këngë të re me tezen e saj këngëtaren Albërie Hadërgjonaj, ndërsa shton se dëshiron të ndjekë studimet e larta për aktrim, në Universitetin e Arteve në Tiranë. Beatrix, kur ka qënë lidhja juaj e parë me muzikën? Muzika ka qënë gjithmonë pjesë e jetës sime. Prindërit më kanë thënë që kam kënduar që në moshë fare të vogël. (qesh) Keni marr pjesë në Festivalin e Këngës Magjike si jeni ndierë? Ka qenë një periudhë mjaft e ngarkuar emocionalisht, por jam ndjerë vërtet shumë mirë . Është e lehtë të futesh në tregun muzikor shqiptar? Normalishit që nuk është dhe aq e lehtë, por unë kam qënë shumë me fat sepse kam tezen dhe kushërirat këngëtare, të cilat më kanë ndihmuar shumë. Pa harruar të përmend mamin tim që po të mos ishte ajo, unë nuk do isha sot këtu. E kam zemër! Keni ndonjë projekt të afërt muzikor? Projekti më i afërt është realizimi i videoklipit të këngës “Dreams Come True” , një produksion i kompozitorit Enis Presheva. Kënga është në dy versione anglisht dhe shqip. Tekstin shqip e ka shkruajtur Big Basta ndërsa atë anglisht e ka shkruajtur një artiste amerikane, që quhet Ja’Shayla. Kush ka qënë klipi juaj i parë? Videoklipi im i parë ka qënë “Let Me Love You” i realizuar nga stafi i Max

Production, kam provuar emocione të mëdha, ndjesia ishte e papërshkrueshme. Kush ju frymëzon në muzikën tuaj? Ajo që më frymëzon është këngëtarja Lana

Projekti më i afërt është realizimi i videoklipit të këngës “Dreams Come True” , një produksion i kompozitorit Enis Presheva

Beatrix,Anxhelina dhe Argjentina Ramosaj

Del Rey dhe DRAKE. Do të merrni pjesë në Top Fest? Këtë vit nuk do të marr pjesë, por shpresoj të marr pjesë vitin tjetër. Vazhdoni studimet në Liceun artistik për kanto . Mendoni se keni sukses, për faktin që studioni për muzikë? Po, unë vazhdoj Liceun Artistik për Kanto. Aktualisht jam në vitin e 3-të dhe kam zgjedhur këtë degë pasi është ajo ç’ka dua vërtetë. Eshte sukses i madh për mua që punojë me mësuesen më të mirë të kantos Alma Strazimirin.

arritur ndonjë të godas zemrën tuaj? Jo akoma, nuk hyn në planet e mia për momentin. Si është një ditë e juaja e zakonshme? Si çdo gjimnaziste tjetër, zgjohem herët në mëngjes, bëhem gati për shkollë, pas shkollës kaloj pak kohë me shoqërinë time dhe me vëllanë tim Albanin, pastaj vij në shtëpi e ndihmoj mamin. Mbasdite shkoj në aerobi pak a shumë kjo është dita ime.

Sa ju ka ndihmuar tezja juaj Albërie Hadërgjonaj në karrierën tuaj? Jam shumë me fat që kam një teze te mrekullueshme si Albërie Hadërgjonaj. Mbështetja dhe prania e saj më ka ndihmuar jashtëmase në këtë fushë. Gjej rastin dhe e falënderoj shumë. Keni menduar të bëni një këngë me te? Po e kemi menduar . (qesh) Po me kushërirat tuaja Anxhelinën dhe Argjentina Ramosaj? Jemi duke punuar për një këngë shumë të bukur. Ju premtojmë që do ju pëlqej shumë. Sa e ndiqni karrierën e kushërirave tuaja? Sigurisht që e ndjek, ne gjithçka e bëjmë bashkë. Endiqni shembullin e tyre, apo preferoni të jeni unike? Pse jo, ato janë shumë të mira, por përpiqem që gjithmonë të jem vetvetja. Cilin nga artistët shqiptar vlerësoni më shumë? Ka shumë që i vlerësoj dhe s’mund të them emra. Me kë nga artistët shoqëroheni më tepër? Me të gjithë kam marrëdhenie shumë të mira. Mund të veçoj Xhensila Myrtezajn, e kam mike shumë të mirë. Keni të një këngëtar të huaj të preferuar? Drake është këngëtari im i preferuar, e adhuroj aq shumë sa nuk mund ta imagjinoni dot. Beatrix ju jeni shumë simpatike, ka

Pas përfundimit të Liceut, për çfarë do ti ndiqni studimet e larta? Nuk e di jam akoma në dilemë, por kam shumë dëshirë ta vazhdoj shkollën e lartë për aktrim. Si ju duket jeta në Tiranë, meqënëse keni jetuar për shumë kohë shtetit? Në fillim e kam pasur pak vështire por tani jam ambientuar mjaft mirë. (qesh) E frekuentoni jetën e natës? Nuk e frekuentojë shumë. Dal vetëm kur ka ndonjë festë të rëndësishme. Jeni e re në botën e muzikës por a keni dëgjuar thashetheme që ju ka bezdisur Normalisht të jesh këngëtare thashethemet do jenë gjithmonë prezente. Në fillim nuk i prisja shumë mirë, por tani jam mësuar, nuk e vras shumë mendjen. Kush merret me lukun tuaj? Në përgjithësi idetë i krijojë në shumicën e rasteve vet, por ka raste që bashkëpunoj edhe me stilist të ndryshëm .


18

E shtunë, 17 mars 2012

WWW.SHQIPTARJA.COM

THASH& THEM

ALBANA OSMANI

Unë një fanse e hershme e Big Brother Albania

Prezantuesja flet për sfidën më të re në Fan’s Club SUADA DACI

G

jithçka nisi me intervista në terren për të vijuar me “Look” dhe “Kupid”, dhe sot padyshim një nga prezantueset më në zë të vendit. Albana Osmani një prej moderatoreve të Top Channel ka nisur një tjetër eksperiencë televizive, siç është BB Fan’s Club. E njohur për stilin e saj të veçantë, Osmani ka provuar një sërë sfidash dhe ia ka dal mbanë, duke sjell gjithnjë risi dhe duke mos përsëritur vetveten. Spektakle si Top Fest, Albanian’s Got Talent, E Diell , etj kanë qënë të gjitha “provime”, të kaluara me sukses prej saj. Në një intervistë për Suplementin THASH& THEM, Osmani rrëfen eksperiencën e saj në Fan’s Club, duke e cilësuar atë si një hap tjetër në karrierën e saj televizive. Ajo flet edhe për banorët dhe lojën e tyre, por nuk lë pa përmendur edhe bashkëpunimin me opinionistin e Fan’s Club Olti Curri, që sipas saj është një nga personazhet më karizmatik dhe që bën të ndihet komod në këtë eksperiencë të re të sajën. Surprizat janë gjithnjë pjesë e Albanës, kjo edhe si pasojë e tipit të saj krijues, ndaj së shpejti atë do ta shohim edhe si këngëtare, në bashkëpunimin që ajo do të sjellë me Mentor Hazirin. Një këngë që ka si producent Flori Mumajesin, dhe që siç shprehet bukuroshja Albana Osmani do të jetë një super hit.

produksion i TV ku unë jam rritur e formuar dhe që investoj përditë. Është si të dal nga shtëpia ku jam rritur , një “orendi”, për mua është më e çmuar dhe jo thjesht një “nga orenditë”. Ndaj e kam ndjekur dhe më parë me shumë vëmendje. Është BB angazhimi juaj kryesor? BB Fan’s Club është angazhimi im këto kohë. Por sigurisht në vazhdim më presin të tjera objektiva. I ndiqni banorët, si ju duket loja e tyre? I ndjek vazhdimisht. Loja e tyre sapo ka filluar. Secili ka karakteristikat e tij, që po evidentohen ditë pas dite. Dikush me strategjitë e tij , dikush nën trysninë e nominimit apo në reflektimin e provës së javes dhe testeve të BB. Duket se do sjellin produktin final, të zbulojmë kush janë banorët e këtij edicioni që do fitojnë simpatinë e publikut, i cili do ti çojë drejt finalizimit të këtij produksioni kaq të ndjekur televiziv. Ç’mendim keni për djemtë dhe vajzat brenda shtëpisë? Djemtë dhe vajzat janë të gjithë nën një test: “Kush do fitojë këtë “lojë”. E vendos në thonjëza se në aparencë të gjithe ne nga jashtë duket sikur i ndjekim , edhe nën këtë këndvështrim, por duhet kuptuar se mbetet e tillë. Pra një lojë, por nuk përkufizohet thjesht në këtë kuadër. Luhet fortë me gjithç-

Albana keni nisur një eksperiencë të re televizive, siç është Big Brother Fan’s Club. Si ndiheni? Ndihem shumë mirë një program televiziv që vjen të dielave pas mesdite, ku përreth 2 orë transmetimi live trajtohet gjithçka ndodh në BB5. Cfarë ju tërheq? Të jesh në moderimin e këtij lloj formati televiziv, sikurse është BB Fan’s Club për mua është të bëj atë që kam dashur. Të komunikojë me të ftuar të shumtë, me të eleminuarit e shtëpisë , me njerëz të njohur të medias dhe televizionit. Pra është të krijosh një marrëdhënie me më shumë dimensione, sesa ndërsa je thjesht ti para kameras me apo pa një partner në krah duke prezantuar. Mbetet sfiduese deri në minutën e fundit gjithçka ndodh , pasi tematika mbetet reality, të ftuarit i referohen me po aq realitet dhe nën këndvështrime të ndryshme. Ndaj menaxhimi i së gjithës është thjesht fantastik. E keni ndjekur më përpara Big Brother Albania? Po e kam ndjekur gjithmonë, kam qënë fans e këtij programi si të gjithë shqiptaret dhe sigurisht unë ndoshta edhe më tepër pasi është

Keni pasur në studio banorët e eleminuar nga BB, si ju janë dukur ata brenda dhe jashtë shtëpisë? Po kemi pasur te ftuarin e pare Elvisin, të tjerët do ti kemi me rradhë të dielave në Fan’s Club. Si mu duk Elvisi?! Një djalë shumë qytetar dhe i qetë , nuk ndryshonte aspak me atë që kishim ndjekur brenda shtëpisë, vetëm nga afër ishte edhe më i pashëm. Do uroja të arrinte objektivat e tij për avancim në boten e modelingut, duke qënë se kjo ishte edhe një nder arsyet se pse ai u bë pjesë e këtij reality show . Ç’mund të na thoni për lidhjet apo për pëlqimet e para brenda shtëpisë së BB? Pëlqime?! Unë them më tepër se kaq. Pasi koha ka vërtetuar edhe në edicionet e mëparshëm që edhe janë lidhur dhe dashuruar realisht, pavaresisht sesa iu ka funksionuar si raport në kushtet normale pas daljes nga shtëpia e BB. Edhe pse ne bëjmë llogari nisur nga jeta jonë, llogaritja e intensitetit të njohjes së banorëve me njëri - tjetrin kualifikohet edhe më shumë se në realitetin normal të një njohjeje, pasi ata jetojnë 24 orë me njëri – tjetrin dhe ndodh që ose e pëlqen dikë dhe bashkëjetesa merr një tjetër kuptim. E përditshmja aty brenda ka më shumë motiv për vet banorët por edhe për interesin e publikut, sepse kurioziteti është i madh se si ndërtohen, sesi zhvillohen dhe sesi përfundojnë. Unë them shumë mirë le të jenë kështu siç janë të lirshëm , se në fund të fundit ky është edhe realiteti jashtë në një pjesë të konsiderueshme të Shqipërisë. Keni krijuar një ide se kush mund të jetë finalisti i BB5? Është pak herët për të dhënë opinione. Por aty ka lojtarë shumë të fortë, që tashmë edhe janë evidentuar disi.

ka. Mbi të gjitha me personalitetin e gjithsecilit, me karakterin e zhvilluar deri në këtë moshë të gjithsecilit, karakter që nuk na sjell çudi nëse edhe fillon të ndryshojë për shkaqe dhe motive që te qenurit pjesë e një reality. Kushdo do të reagonte në formë apo mënyre krejtësisht personale ndaj testi psikologjik mbetet shumë shumë i fortë. Pa dyshim është një kohë që do kujtohet gjithmonë nga të gjithë banorët si e paharrueshme në jetën e tyre.

Si ndjeheni ndërsa keni në studio Olti Currin si opinionistin e Fun’s Club? Me Oltin ndjehem shkëlqyeshëm. Është një nder personazhet më karizamatik që njoh. Ndjehem e sigurt ndërsa e kam aty, pasi niveli i komunikimit mes nesh është në super standart, sepse kemi të njëjtin sens humori. Olti është një prezantues dhe në rastin konkret një opinionist i drejtëpërdrejtë dhe ka shije të hollë në atë çfarë transmeton në gjitha opinionet e tij. Jemi të dy shenja Gaforrja në hororskop, kështu “Prepare to die everybody “ (qesh). Si do ta cilësonit BB Fan’s Club në raport me spektaklet e tjera që keni provuar. Kush është e veçanta e tij? Do ta cilësojë si një hap tjetër në karrierën time. E veçanta e këtij program siç e përmenda edhe më lart mbetet reality dhe dinamika e

energjisë së përcjellë 24 orë në 24 i BB. Të përfshin totalisht edhe në transmetimin përreth 2 orësh në Fan’s Club . Keni prezantuar shumë spektakle në Top Channel, ku jeni ndierë më mirë? Jam ndjerë shumë mirë me secilin nga programet. Kanë ardhur në kohën e duhur. Kur njeriu e do punën e tij dhe mundësi për progres i jepet, ndihet i realizuar. E tillë ndihem une. Jeni një nga prezantueset me luk shumë të vecantë, kush merret me veshjet tuaja? Studimet e mia për pikturë dhe statusi si e tillë padyshim është përcaktuesi i përgjigjes time në këtë rast. Por dua të falenderojë shumë bashkëpunëtoret e mija Rovena Agolli, kuratore estetike e imazhit në Top Channel , Marinela Cavo ,Matilda Gjyshi ,make up artistët. Dhe një liste e gjatë me emra që në mos në një produksion në një tjetër, kanë qenë pjesë e përditshme e imazhin tim , që ai të jetë i duhuri. Ju keni studiuar për pikturë, sa ju ka lënë hapësirë TV për ta ushtruar si profesion? Po filloj të gjej hapësirën për këtë . Shumë shpejt do t’iu shohim edhe si këngëtare, çfarë mund të na thoni më tepër për bashkëpunimin tuaj me Kthjellu? Unë nuk pretendoj të jem këngëtare sepse nuk jam e tillë dhe pse profesionistët më thonë që kam zë por edhe stonoj (qesh). Në këtë këngë jam e ftuara speciale e Mentor Hazirit , një këngëtari shumë të talentuar, miku im prej 10 vitesh për të kënduar një kënge e cila do të mbajë vulen e Three Doots me producent Flori Mumajesin. Kënga do jetë hit këtë po mund t’ua siguroj, është aq e bukur sa kur e dëgjova për herë të parë thashe me vete qenka fiks për mua (qesh). Super hit. Si lindi ky bashkëpunim? Në spektaklin e Diell, ndërsa garonim për të fituar sfidën në rubrikën “Fame”, një ndër komponentet garues ishte dhe kënga. Me Mentorin duke diskutuar e ideuam dhe e bëmë realitet. Kaq fare e thjeshtë! Kënga do të shoqërohet me videoklip? Ah!! Sdo i themi të gjitha.. .. (qesh)


THASH& THEM

WWW.SHQIPTARJA.COM

E shtunë, 17 mars 2012

19

IRINI QIRJAQI

Kërcen këngët e veta

I

rini Qirjaqi nuk përmbahet. Këngëtarja e muzikës popullore nuk lë vend pa kënduar dhe pa kërcyer këngët e saj. Kështu e shohim dhe në këtë foto, ku ajo ia ka marrë valles me kënget e Irini Qirjaqit të vendosura nga DJ. Ishte një festë e grave të shoqatës Nermin Vlora për 8 Marsin, dhe Irini, duhet të jetë e lumtur. Ne të shqiptarja.com që u gjendëm në aktivitet, na rrëfen se ka qenë edhe në Greqi dhe pak ditë ka që ka ardhur nga një koncert. Por Irini ndihet shumë mirë mes shqiptarëve. Dhe këngëtarja që duket se nuk “vdes” kurrë në shpirt për nga energjia, është në krye të këngëve dhe valleve. Eh moj, Irini, i sfidon edhe këngëtaret e reja!!!!

SOFIA VERGARA Mrekullon me pamjen e saj

A

ktroja e famshme e serialit “Modern Family”, Sofia Vergara vazhdon të jetë e mrekullueshme ndonëse ka mbushur të dyzetat. Në një mbrëmje në Beverly Hills ajo ka mrekulluar me format e saj.Ajo kishte veshur një fustan të zi të hapur tek pjesa e gjoksit dhe mjaft të shkurtër nga këmbët. Paraqitja e saj la mjaft mbresa edhe tek fotografët të cilët nuk rreshtën së bëri fotografi.

VICTORIA BECKHAM Rrëfen të fshehtën e saj

V

iktoria Beckham ka rrëfyer për depresionin e kaluar pas lindjes së djalit të saj Brooklyn.Ajo është shprehur se tre muaj pas lindjes së tij ajo ka kaluar një ferr të vërtetë, një ndjenjë zbrazëtie si dhe ka qarë nga mëngjesi deri në darkë. “Gjëja më e vështirë, ishte kur lindi djali

Brooklyn. Kam qarë në telefon para nënës, motrës, miqve dhe bashkëshortit”-ka thënë ajo. Ajo është shprehur gjithashtu se, bashkëshorti David i ka qëndruar më pranë se të gjithë. Vicktoria Beckham është nënë e katër fëmijëve Brooklynin 13-vjeçar, Romeon 10-vjeçar dhe Cruzin 7-vjeçar dhe vajzën Harper 8-muajshe.

JENNIFER LOPEZ Më e zjarrtë se kurrë n ktr oja dh e kë gë tar ja, Jen nif er ur aq Lo pe z ësh të shf rrtë me të vërtetë e zja e shm llue dhe e mreku fustan e veshur me një onte të kuq, teksa poz e repë r kop ert inë n 42 e. vis tës Vo gu është vjeçarja më pas h të fotografuar në kra 24të dashurit të saj art Sm vjeçar Casper në rke da gja të një kishBeverly Hills, ku tan te ves hu r një fus . yje ngjyrë argjendi me

A

RIHANNA

Krenare për tattoo-n e re

A

jo është krenare për 15 tatuazhet e saj, por ka preferuar që të bëj edhe një të ri. 24 vjeccarja Rihanna ka postuar në faqen e saj në Twitter një tjetër tattoo, që e ke bërë në New York.

Këngëtarja e Rude Boy, ka preferuar këtë herë të bëj një kryq të vogël dhe me ngjyrë afër qafës. Në fotografi ajo shfaqet shumë sensuale me një palë syze Ray Ban dhe ka lidhur një bandanë në kokë.


20

E shtunë, 17 mars 2012

WWW.SHQIPTARJA.COM

TWITTER

Kardashian më shumë ndjekës se Obama

P

opullariteti i saj duket se po kalon çdo pritshmëri. Bukuroshja e famshme Kim Kardashian ka arritur rreth 14 milionë ndjekës në rrejtin social Twitter duke lënë kështu pas edhe presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama. “Zot i madh! 14 milionë, nuk mund t’a besoj një gjë të tillë. Ju falenderoj të gjithëve pa masë.”-është shprehur Kardashian në faqen e saj. Më pas ajo ka bërë disa foto të cilat i ka ndarë me fansat, ku binin në sy fotot me puthje të cilat ishin të dedikuara fansave. Kim është renditur personi i 7 me ndjekshmëri më të lartë në Twitter duke lënë pas edhe emra si Dalai Lama, Oprah dhe Bill Gates.Ndërkohë që lista kryesohet nga Lady Gaga me 20 milion, Justin Bieber me 18 milionë, Katy Perry me 16 milion ndjekës,Rihanna dhe Shakira zënë të njëjtin vend me 15 milion ndjekës dhe në vendin e gjashtë është Britney Spears.

KATIE HOLMES Streset thinjin aktoren

dhe esa duket streset ë bërë shqetësimet kan thin in t’i dal që Katie Holmes fundit aktjat e para. Kohët edinë “Jack rimi i saj në kom rësuar si i and Jill” është vle ket serialit për i sa dhe ët dob dys” ështeleviziv”The Kenne i pasaktë në të konsideruar si . Gjithashtu detajet historike rez ult on e pë r Ho lme s po rrit ja e he ed tirë sh vë 5-vjeçare vogëlushes së saj rti i saj sho Suri, pasi bashkë e ve të ajo To m Cr uis e dh mj aft të ka në ax he nd a grafuar në ngarkuara. E foto

M

LEONARDO DI CAPRIO

dhe e veshur Hollivud pa tualet shtë ajo trenë mënyrë të thje sesa mosha e gonte më shumë saj e vërtetë.

LUKU I RI

Nuk ka gjetur shpirtin e tij binjak L

eonardo DiCaprio ka pa tur mjaft lidhje gjatë jetës së tij, megjithatë mesa duke ai nuk e ka gjetur ende vajzën e duhur. Ndër femrat me të cilat ai ka patur një lidhje përmenden aktorja Blake Lively, modelet Bar Refaeli dhe Gisele Bundchen e të tjera. Ndonëse aktori është aktualisht në një marrëdhënie me 22vjeçaren Erin Heatherton shprehet se ende nuk e ka gjetur dashurinë e vërtetë. “Mendoj që deri tani do të isha martuar, nëse do ta kisha gjetur dashurinë e

THASH& THEM

Vajza e Madonnës imiton të ëmën

vërtetë, apo jo?”, ka thënë DiCaprio. Ai është shprehur se çka vlerëson më shumë tek një femër është origjinaliteti dhe fakti që ajo të jetë një person i mirë.

P

ersonazhet e famshëm za konisht imitohen nga fansat e tyre, por në disa raste edhe nga fëmijët. Lourdes Leon, e bija e Madonnës është duke u larguar gjithnjë e më shumë lookut të saj prej një adoleshente 15-vjeçare dhe duke u përshtatur me pamjen e së ëmës.Ajo është fotografuar në New York me një stil veshje të parë nga Madonna në shumë prej koncerteve të saj. Por kjo ngjashmëri nuk vihet re vetëm nga ana e veshjes por edhe nga pamja pasi nënë e bijë ngjanë me njera-tjetrën. Kohët e fundit ato janë duke punuar për hedhjen në treg të një linje të personalizuar veshjesh të quajtur “ Material Girl Fashion”.

ARRESTOHET CLOONEY Protestonte pro Sudanit

A

ktori George Clooney e bashkë me të edhe disa aktivistë u arrestuan këtë të premte pranë ambasadës së Sudanit në Massachusetts Avenue. Mediat amerikane

thanë se arrestimi është bërë gjatë protestave kundër krimeve kundër njerëzimit në Sudan, të cilat prej kohësh po trondisin botën. Ai është shoqëruar nga forcat e sigurisë së ambasadës bashkë me të tjerët nën akuzën e prishjes së qetësisë publike.


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.