Thashetheme

Page 1

KENGETARJA

RITA ORA KETE HERE VJEN SHUME “HOT” WWW.SHQIPTARJA.COM

ANGELA MARTINI

MOHON LIDHJEN ME BIZNESMENIN SIMMONS Suplementi i së shtunës te SHQIPTARJA.com

THASH& THEM NR. 12 E shtunë, 28-04-20 28-04-2012 01122

E-mail: thashethem@shqiptarja.com tarja.com m

A R O N O E L JAKUPI:e

Fryn buzët kdsh?! bën boto

O M A R G A K L U J

:

E M T S E F NE TOP ” R E T E J V E E N I R “DASHU TET E NJË VITI TË LUMTUR EKSKLUZIVE FLET EN K GETARJA

KRE E S , N A I E M A T E J

A J D U A L K VESELI

n ë b ë m i n o i r E e s ë N i për vete do lidhem

ENI KOÇI

“Tradhëton” Noizyn miqësi me Stresin në FB

KA ALBAN ZE

rier Arbëri një areveqnstuhëm” i “pand

Këngëtarja

KKEJSI E TOLA : NE MMUZIKE MBIJETOJ FALE ORIGJINALITETIT FA


14

E shtunë, 28 prill 2012

WWW.SHQIPTARJA.COM

THASH& THEM

JULKA :

Në Top Fest me “dashurinë e vjetër” Ajo rrëfen vitin e lumtur me të birin SUADA DACI

Z

ëri i saj i veçantë dhe karakteristik, i kishte munguar për 6 vjet skenës sh qiptare. Është fjala për këngëtaren simpatike Julka, e cila pak ditë më parë ju ka dhuruar fansave të saj një këngë te re. “Për mua je dashuri”, një këngë e rrymës pop dance, me të cilën këngëtarja është prezantuar në Top Fest, dhe që mban e vulën e dy producentëve të njohur Flori Mumajesit dhe Andy Gramm. Ndonëse ka bërë “mungesa” në skenë, Julka një vit më parë solli në jetë vogëlushin e saj Ian. Në një intervistë për suplementin THASH&THEM, Julka na rrëfen për projektet e saj muzikore, jetën përkrahë Andit dhe Ianit, si dhe angazhimin e saj të përditshëm në radio “Energy”. Ajo shprehet se Ian e ka ndryshuar shumë jetën e saj, dhe se ndjesia e të qënurit nënë është diçka e mrekullueshme. Julka flet edhe për marrëdhënien me Andin, bashkëshortin e saj, që ndonëse kanë kaluar 10 vjet nga bashkëjetesa mes tyre, ajo e dashuron njëlloj si herën e parë. Megjithatë këngëtarja nuk heziton të tregojë edhe një anë tjetër, të tij atë të të qenurit një baba i mrekullueshëm. Një tjetër dashuri e bjondjes simpatike është edhe “baby” Energy Radio , të cilën Julka e drejton prej shumë kohësh dhe që për të është një familje e madhe. Julka riktheheni në skenë pas 6 vitesh mungesë, sa ju kishte munguar skena? Për hir të së vërtetës nuk e kisha kuptuar se sa shumë më kishte munguar, deri në momentin që hipa në skenën e Top Fest 9 dhe pata një pritje të jashtëzakonshme nga të pranishmit aty. Kënga ‘Për mua je dashuri”, është një këngë pop dance, një rrymë të cilën ju e keni përzemër, pse menduat të vinit përsëri me këtë rrymë dhe jo me diçka ndryshe? Kemi menduar shumë me Flori Mumajesin dhe Andy Gramm, në lidhje me natyrën e materialeve në rikthimin tim në muzikë. Një herë mendoja se duhej të vija ndryshe, një herë mendoja se duhej të vija me atë ç’ka kam përfaqësuar më parë. Besoj se dilema është zgjidhur më së miri me këngën “Për mua je dashuri”. Me siguri i kushtohet Andit, bashkëshortit tuaj ? Jo… Sigurisht që Andi “PËR MUA ËSHTË DASHURI”, por nuk i kushtohet atij. Kam bindjen që ai kurrë nuk do të jetë një gënjeshtër, e nuk do të ketë asnjë moment që do të zgjohem e do kuptoj se ai është dikush tjetër, të cilin do e dua gjithsesi (qesh). Si është pritur kënga nga publiku? Kënga është pritur shumë mirë nga publiku. Që në momentin e parë të

prezantimit e më pas publikimit online të këngës, ka pasur shumë klikime. Sigurisht që komentet kanë qenë të shumta në të gjitha mënyrat e komunikimit, virtual e real dhe për këtë jam vërtetë e lumtur (qesh). Sigurisht që dhe i falenderoj të gjithë ata persona që më pritën kaq ngrohtë dhe me dashuri. Kënga mban vulën e Florit dhe të Andit, të cilët kanë qenë bashkëpunëtorët tuaj të përhershëm, mendoni që të do të godisni edhe këtë herë? Ndihem mrekullisht mirë që edhe këtë herë kënga ime mban firmën e dy prej Producentëve më të mirë në Shqipëri (qesh). Besoj se goditjen e parë e kemi bërë, uroj që të pasojnë dhe shumë goditje të tjera. Julka, cilat janë pritshmëritë tuaja në këtë kompeticion? E kam përmendur edhe më parë, nga ky kompeticion pres që të prezantohem denjësisht. Pres që njerëzit të kënaqen me këngën time, t’a këndojnë bashkë me mua, t’ua dedikojnë dashurive të tyre dhe të “hallakaten” nëpër klube e plazhe. E nëse e gjithë kjo ndodh, çdo çmim tjetër i mishëruar në trofe është i mirëseardhur. Cilin çmim do të donit të fitonit? Çdo çmim i fituar është një vlerësim nga juria e këtij kompeticioni dhe publiku gjithashtu, ndaj çfarëdo emri të ketë nuk ka problem . Ama do të ketë emra të cilëve do t’u dedikohet çmimi në rast se fitohet ndonjë (qesh). Do ta kurorëzoni edhe me klip, kur

pritet të dal ai dhe a keni filluar me xhirimet e tij? Kjo këngë sigurisht që do të ketë dhe videoklipin e saj. Çdo gjë është gati, ide, kostumografi, vendxhirim, etj… Xhirimet do të bëhen këtë të dielë dhe do të jetë një prodhim i ProVideo. Po albumin tuaj të dytë kur do ta kemi? Keni filluar të mendoni për të? Kemi shumë materiale gati, në radhë për publikim por nuk e di nëse do t’i publikojmë si një album apo si singëlla të njëpasnjëshëm. Do të shkëputeni më kaq gjatë nga skena? Uroj që të mos shkëputem më kaq gjatë nga skena, por do të shkëputesha në mënyrë absolute, nëse roli im tjetër si nënë do të m’a kërkonte (qesh). Një vit më parë ju sollët në jetë Ianin e vogël, si ndihet Julka si nënë? Julka si nënë, ndihet çdo ditë e më bukur. Çdo ditë e më shumë e kuptoj se sa mirë kam bërë që m’u mbush mendja të ndërroj status. Është një rol që të fal ndjesi të mrekullueshme, është mrekullia vetë (qesh). Por sigurisht që nuk do t’a kisha pasur kaq të lehtë këtë ndryshim të madh në jetën time, po të mos kisha pasur Florikën, një nënë të MREKULLUESHME, që më ndihmon deri në sakrifice. Ka filluar Ian të hedh hapat e para? Ian hedh hapa rrëmujshëm dhe vrullshëm, por ende nuk i është mbushur mendja që të lëshojë tërësisht dorën e dikujt tjetër. Ku e festuat një vjetorin e tij të lindjes? Ditëlindja e parë e Ian, ishte një festë fantastike. Një darkë intime me një superatmosferë. Sa kohë i kushtoni në ditë? Orët që kalojë me tim bir variojnë me ditë, pasi vazhdoj impenjimet e plota pranë “Radio Energy” dhe tashmë edhe impenjimet e tjera artistike. Por që nga mëngjesi e deri sa largohem për në punë qëndroj me të. Më pas përgjithësisht nga ora 5 e deri në 9 kur shkon në shtrat. Ndërsa gjatë fundjavës jemi nënë e bir “full time” për njëri-tjetrin (qesh). Julka, sa e ka ndryshuar Ian jetën tuaj? Unë e përmenda edhe pak më parë, falë një mbështetjeje të jashtëzakonshme nga ime më, jeta ime nuk ka ndryshuar në mënyrë drastike. Vazhdoj të kem impenjimet që kam pasur edhe përpara se të bëhesha nënë. Kuptohet që nuk është

më si më parë, pa orare dhe ku rafsha mos u vrafsha. Nëse më parë kafetë, drekat, darkat, jeta e natës ishin të përjavshme e udhëtimet më të shpeshta, tani janë reduktuar disi. Gjithsesi mua si femër, Ian më ka hapur një dimension tjetër (qesh). Keni pasur një lidhje 10 vjeçare me Andin, vazhdoni ta dashuroni njësoj si në fillimet tuaja ? Po është ë vërtetë, kemi një lidhje shumë të gjatë me Andin. Tashmë 10 vitet i kemi lënë pas krahëve (qesh). Me Andin më duket sikur dashurohem herë pas herë. Më duket sikur e dua çdo herë e më shumë (marshallah mos e marr m’sysh). Mund të them me bindje që dashuria bëhet më e fortë me kalimin e viteve, të paktën me ne kështu ka ndodhur. Sa i lidhur është Andi me Ian? Andi është i dashuruar me Ian. Është një baba i mrekullueshëm, shumë i lidhur me të birin edhe pse fatkeqësisht impenjimet e shumta, nuk e lejojnë të jetë fizikisht shumë kohë me të. Por shyqyr që ekzistojnë paisjet teknologjike dhe shihemi virtualisht. Një pjesë të mirë të kohës suaj e kaloni edhe në radio, madje nuk u shkëputët prej saj edhe kur ishit shtatëzanë, çfarë është radio për ju? Radio është një dashuri më vete. Prej vitesh kam një emision timin dhe në vijim do të kem edhe të tjerë. Edhe lidhja juaja me “NRG” radio, është shumë të hershme, si ndiheni tani që jeni ju drejtuese e saj? Unë kam asistuar që në “lindjen” e bebi Energy-së (qesh). Jam ndjerë dhe kam qenë pjesë e saj edhe pa qenë drejtuese, tashmë jemi bërë një. Si drejtuese e kësaj radioje ndihem si një drejtuese e një familjeje të madhe (qesh). Edhe pse jeni bërë nënë jeni në formë perfekte, sa kujdeseni për pamjen tuaj? Në fakt për këtë duhet të falenderoj shumë edhe mjekun tim, i cili ishte strikt gjatë shtatzanisë sime dhe nuk më la të merrja shumë kg. Por kam përshtypjen se duhet të falenderoj dhe Ian që ishte djalë, sepse thonë se kush lind djem nuk shëndoshet shumë. Gjithsesi prej një muaji kam rifilluar dhe palestrën, ndaj do më duhet ende punë që të zhduk çdo shenjë të shtatzanisë (qesh). Ku do ti kaloni pushimet e para verore si një familje ? Në fakt pushimet e para si familje më trembin disi. Është një eksperiencë totalisht e re për mua, por që besoj do t’a kalojmë me sukses. Kam përshtypjen që më tepër do jenë një kënaqësi e lodhshme, sesa pushime relaksuese . Një gjë është e sigurt që nuk do të largohemi shumë nga kryeqyteti (qesh).


THASH& THEM

E shtunë, 28 prill 2012

WWW.SHQIPTARJA.COM

15

ALBAN ZEKA:

Arbëri një aventurier i “pandreqshëm” Arbri është real, i sinqertë dhe i drejtpërdrejtë SUADA DACI

Tipi i Arbërit mund të jetë i ngjashëm me atë të Liamit vetëm në dy aspekte, humorin e tyre dhe që janë tipa pa komplekse

A

rbëri konkurrenti nga Prish tina, që prej më shumë se dy muajsh është bërë pjesë e Big Brother Albania, duket se ka fituar simpatinë e publikut shqiptar dhe atij kosovar. Ai ka arritur ti shpëtojë disa herë radhazi nominimeve të njëpasnjëshme dhe sëbashku me Liam një nga konkurrentët e fortë të këtij edicioni të pestë, kanë krijuar tashmë edhe një aleancë mes tyre. Në një intervistë për suplementin THASH&THEM, vëllai më i madh i Arbërit, Albani flet për lojën e tij në BB, arsyen e pjesëmarrjes në këtë reality show, si dhe hobet e tij . Duke u ndalur tek miqësia e Arbërit me Liamin, Albani shprehet se ata janë dy konkurrentë të ngjashëm por njëkohësisht edhe tipa pa komplekse. Lidhur me komentet e banorëve të tjerë të BB, të cilët janë shprehur se Arbëri është kopje e Liamit, Albani thotë se kjo është një përpjekje e dështuar e banorëve për ta nënvlerësuar Arbërin. Ai flet edhe për raportet e tij me femrat, duke e cilësuar Arbërin si një aventurier dhe që lidhjet e tij nuk zgjasin më shumë se 4 muaj. Albani është kuriozë të di, se çdo të ndodh mes tij dhe Gertës, konkurrentes së BB5, për të cilën Arbëri ka shprehur simpatinë e tij. Alban si ju duket Arbëri brenda shtëpisë së Big Brother?

varet edhe nga Liam, sa do që ta ruajë këtë miqësi me të. Edhe pse gjithmonë duhet patur parasysh, që kjo është një garë dhe të dy kanë të njëjtin synim.

Arbëri në Big Brother shfaqet ashtu siç është edhe jashtë. Tepër energjik, i sinqertë, dhe i drejtë. Kishte shprehur më parë dëshirën për të marr pjesë në BB? Jo nuk është shprehur më parë, të paktën jo me mua. Vendimi i tij për të hyrë në BB5, ka qenë shumë spontan. Sa real ju duket ai ? 100 përqind real. Si ju duket miqësia e tij me Liam? Është miqësi të cilën Arbëri është munduar ta ruaj shumë mirë. Tani

Shumë nga banorët mendojnë që ai është kopja, e tij ju si mendoni? Tipi i Arbërit mund të jetë i ngjashëm me atë të Liamit vetëm në dy aspekte, humorin e tyre dhe që janë tipa pa komplekse. Por këto nuk janë cilësitë primare për t’u studiuar, sidomos në këtë format. Kjo ka qenë një armë e dështuar, e përdorur nga banorët konkurrentë për të nënvlërsuar Arbërin. Si e shikoni marrëdhënien e tij me Gertën? Ai e ka deklaruar simpatinë e tij për të, se çfarë do të ndodh pres dhe unë ta shoh. Si është Arbri në raport me femrat? Është aventurier. E di që asnjë lidhje e tij nuk ka zgjatur më shumë

Në foto: Alban Zeka vëllai i Arbërit konkurrentit të BB5

se katër muaj. Megjithatë ai nuk flet shumë për marrëdhëniet e tij me femrat. Kishte të dashur përpara se të hynte në BB? Mesa di unë nuk kishte lidhje para se te hynte. Si ju duken në debatet që shkakton brenda shtëpisë? E shoh shumë preçiz në atë ç’ka mendon, beson dhe e thotë. Për mua është shumë i drejtë. Ka vazhdimisht konflikte me Ermalin, ju si e shikoni? Duhet patur parasysh që kjo është lojë dhe një format i tillë kërkon, që të ketë ngritje të emocioneve. Për çdo debat, diskutim apo konfilkt që krijohet brenda, dua të jetë publiku ai që vlerëson personin, për vlerat dhe cilësitë që ai shfaq.

Shpeshherë konfliktet mes tyre, degradojnë edhe në fyerje personale, ju si i gjykoni? Nuk dua që unë të gjykoj në këtë rast. Çdo gjë është parë nga publiku, t’i lejmë që ata të gjykojnë situatat. Po marrëdhënia juaj si është? Ne kemi marrëdhënie të mrekullueshme me njëri-tjetrin. Jeni të lidhur me njëritjetrin? Jemi shumë të lidhur me njëritjetrin, mirëpo gjithnjë duke respektuar hapësirën e secilit. Sa i afërt është Arbri me prindërit? Tej mase i afërt. Mund të them që është ndër personat e pakët, që kam takuar i cili kujdeset aq shumë për prindërit. Si e shohin ata Arbërin brenda shtëpisë? Shumë mirë. Realisht ky është Arbëri, i drejtë, i sinqertë, dhe i drejtëpërdrejt.

Çdo të premte Lounge Bar, me çmime 200L Lounge Drink, Çdo të shtune Karaoke Night me Kelly, Blerina dhe Graciela Çdo ditë një menu e pasur me gatime shtepie dhe Italiane. Çdo ditë Menu ofertë 500Lku është e përfshirë një pjatë e parë, pjatë mishi ose gatime shtëpie, dhe një pije. Catering të shpejtë në shtëpinë tuaj

RRUGA "MUSTAFA MATOHITI", PËRBALLË PALLATIT ME BIRRILA

Cel. 0696070651

Është shprehur se nëse fiton çmimin e madh do t’iu dhuronte një shtëpi prindërve, ju si e komentoni këtë deklaratë të tij? Kjo është edhe arsyeja e vetme pse është futur. Nuk ka arsye tjetër. E shikoni si fitues të këtij reality show? Është fitues. Cilat janë hobet e Arbrit? Muzika dhe futbolli.


16

E shtunë, 28 prill 2012

WWW.SHQIPTARJA.COM

THASH& THEM

SUADA DACI

N

jë ndër banoret me karakter më të veçantë që ka marrë pjesë si konkurrente në shtëpinë e Big Brother 5 është padyshim Klaudja.Ajo pak javë më parë vendosi të lërë me dëshirën e saj këtë reality show për shkak të presionit brenda shtëpisë. Gjithashtu konkurrentja do të mbahet mend edhe për historinë nisur brenda BB5 me Erionin. Megjithatë vetëm një javë më parë Klaudja u rikthye në shtëpi pikërisht për shkak të Erionit dhe deklaratave të tij. Djali nga Tirana është shprehur se ai kishte ende të paqartë lidhjen e tij të shkuar me një vajzë e cila jetonte në Greqi. Ishte ky pohim i cili detyroi Klaudjan të rikthehet edhe njëherë në Big Brother për t’i kërkuar një shpjegim Erionit. Pas takimit me të dhe situatës së krijuar Klaudja vendosi të mos e presë më dhe t’a kosinderojë thjesht si një shok. Në një intervistë për suplementin “THASH&THEM” vajza rrëfen ndjesitë pas takimit, arsyet pse vendosi t’a ritakonte ende pa dalë ai nga Big Brother si dhe për qëndrimin që do të mbajë pasi Erioni të përfundojë lojën e tij në këtë reality show. Klaudja, si u ndjetë kur u përballët sërish me Erionin? Mund të them se u ndjeva disi më e liruar. Pse vendosët ta ritakonit, ende pa mbaruar gara? Sepse nuk më pritej derisa të përfundonte Big Brother dhe kisha dëshirë t’ia thoja aty ku nisi gjithçka. Çfarë ndjetë kur e patë përsëri? Të them të vërtetën, mendoj se u emocionova disi.

KLAUDJA

Nëse Erioni më bën për vete do të lidhemi Ish-banorja rrëfen ndjesitë pas takimit me Erionin

U zhgënjyet nga sjellja e tij? Jo aspak e prisja, një reagim të tillë

Në foto: Klaudja dhe Meti

prej tij.

thjesht shokë.

Sa i sinqertë ju duk në ato çfarë ju pohoi? Mund të them se mu duk 50 me 50 i sinqertë në ato që më tha.

Nëse Erioni ju kërkon më shumë se miqësi, do të ishit e gatshme të për diçka të tillë? Nëse Eri arrin të më bëj përsëri për vete pse jo, mund të kishim diçka më shumë bashkë.

Ju kishte premtuar Erioni diçka më tepër përveç miqësisë, që ju shtyu për të merrnit vendimin për ta ritakuar? Përderisa vendosa të rikthehesha përsëri në shtëpi, dhe për t’i thenë ato çfarë i pohova, po më kishte premtuar.

Përjetova një ndjesi shumë të bukur dhe të veçantë. Vura re që më kishte marr malli për shtëpinë e Big Brother

Ju duk një tjetër Erion, nga ai që kishit lënë kur dolët nga shtëpia? Po i njëjti pa asnjë ndryshim. Si do të jenë relatat tuaja me daljen e tij nga BB? Besoj se do të jemi

Ju keni deklaruar se jeni takuar me babanë e tij, dhe pas takimi thatë që Erioni ishte i juaji, çfarë ju tha babai i tij që dolët në këtë konkluzion? Këtë fakt nuk e kam deklaruar asnjëherë.

keni thëne që nuk do të mbani kontakte me Anilën, vazhdoni të mbani të njëjtin qëndrim? Absolutisht që po. Ju kemi parë që keni qenë në Kosovë me Metin, me të cilin nuk keni patur afrimitet brenda shtëpisë, si janë relatat tuaja tani? Mund të them se jemi miq të mirë.

Jeni riktakuar me të, pas rihyrjes në BB? Jo, nuk jemi takuar. Çfarë ndjesi patët kur rihytë edhe njëherë në BB? Përjetova një ndjesi shumë të bukur dhe të veçantë. Vura re që më kishte marr malli për shtëpinë e Big Brother. U penduat që u larguat nga ky reality show? Jam penduar sepse tani qe jam më e kthjellët, dhe duke parë sesa më ka mbështetur publiku jashtë, do të doja të hyja përsëri. Me cilin nga ish konkurrentë e BB, mbani kontakte tani që jeni jashtë? Marrëdhënie shumë të mira vazhdoj të ruajë me Ermirën, Vlashin dhe Metin. Pak kohë pasi dolët nga BB, më

Ku qëndruat në Kosovë? Tek shtëpia e Metit, pasi siç e kanë zakon kosovarët nuk të lenë të ikësh në hotel në asnjë mënyrë. Keni realizuar edhe disa fotografi me Metin, do t’iu shohim edhe si modele tani? Si modele, pse jo nëse do të më ofrohet një gjë e tillë, nuk do t’a refuzoja. Kjo edhe për faktin që e kam berë këtë punë edhe përpara se të merrja pjesë në Big Brother Albania.


THASH& THEM

E shtunë, 28 prill 2012

WWW.SHQIPTARJA.COM

17

KEJSI TOLA

“Mbijetoj” në muzikë falë origjinalitetit që kam Këngëtarja shprehet për konkurrimin në Top Fest

Po përsa i përket jetës tuaj personale ç’mund të thoni? Studioj në akademinë e arteve për kanto në vitin e dytë, familja ime përbëhet nga 3 persona të tjerë veç meje, prindërit dhe motra ime Kamila, dhe jam single. Kur do mund të kemi albumin më të ri nga ju? Do mundohem shumë të sjell një album por në fakt akoma nuk kam një plan konkret. Po përsa i përket klipeve, do të vi ndonjë i tillë meqë po afron edhe periudha e verës? Po në fakt jam duke menduar për një këngë dhe një klip të ri. Cilat janë hobet tuaja më të preferuara? Më pëlqen të lexoj në qoftë se mund t’a quaj hobi. Më pëlqen edhe sporti por nuk

XHULIA KARAVELLA

K

a qenë pjesë e skenave muzikore që në moshë të vogël duke mahnitur me potencën e zërit të saj. Kejsi Tola është bërë e njohur për publikun pasi u shpall fituese e një prej edicioneve të “Ethet e së premtes mbrëma”, duke qenë në moshë të vogël. Që prej atij momenti Kejsi ka marrë pjesë në shumë evente muzikore por edhe në performanca live. Megjithatë kulmi i karrierës së saj ka qenë pikërisht në vitin 2009 kur ajo do të përfaqësonte Shqipërinë në festivalin e Eurovizion me këngën “Më merr në ëndërr”. Pas një periudhe pushimi nga paraqitja e saj në ekran, Tola rikthehet në edicionin e 9 të Top Fest, me një këngë të Adrian Hilës dhe tekst të Rozana Radit. Në një intervistë për suplementin THASH&THEM këngëtarja flet për planet e saj muzikore, pjesëmarrjen në Top Fest dhe pritshmëritë nga ky event. Gjithashtu e pyetur për jetën sentimentale Kejsi na thotë se është singëll por nuk ka komente për fotot me djalin e publikuara në Facebook pak ditë më parë.

Fama më ka bërë të jem pak më e kujdesshme në disa gjëra. Jam munduar të jem e ekuilibruar dhe mos t’a shoh atë si një pjesë shumë të rëndesishme pavarësisht se ndjehesh mirë kur njerëzit të njohin

kam shumë kohë për të. Po përse i përket kolegëve tuaj, si janë raportet me ta dhe cilët artistë ndjeni më afër? Kam raporte shumë të mira me të gjithë, por unë këndoj live me Juliana Pashën dhe Olta Bokën dhe mund të them se ato i ndjej më afër. sin apo të komplimentojnë.

Kejsi, përgjatë një periudhe kohore nuk keni qenë pjesë e skenës muzikore, por zgjodhët të riktheheshit në Top Fest 9. Përse pikërisht në këtë event? Mua më pëlqejnë festivalet dhe kompeticionet. Fakti që kisha shumë kohë pa marrë pjesë në Top Fest si dhe kënga më pëlqeu shumë mendova se ishte momenti i duhur për një pjesmarrje të re.

Ju keni patur shancin të përfaqësonit Shqipërinë në një kompeticion të rëndësishëm si “Eurovision”, çfarë peshe keni ndjerë në ato ditë dhe cilat kanë qenë ndjesitë tuaja? Eurovisioni është nga ato eksperienca të cilat të bëjnë të kalosh emocione pafund. Mund të them se ka qenë një ekperiencë sa e bukur aq edhe impeniative. E mrekullueshme, një publik gjigand që duartroket për ty, mund të them se jam ndier më krenare se asnjëherë tjetër.

Me çfarë aktivitetesh të tjera jeni marrë në periudhë pushimi? Përveç shkollës, kam patur koncerte dhe live gjatë kësaj kohe. Cilët janë realizuesit e këngës “Atje”? Muzika është shkruar nga Adrian Hila ndërsa teksti Rozana Radi të cilët do doja t’i falenderoja pa masë. Është hera e parë që bashkëpunoni me ta? Po është hera e parë. Adi Hila absolutisht është një nga kompozitorët më të mirë shqiptar dhe isha e bindur që do të bënte një këngë e cila do të më pëlqente. Teksti i Rozanës ishte një sugjerim i Adit i cili u përshtat shumë me melodinë. Cilat janë pritshmëritë në lidhje me këtë kompeticion? Jo se çmimet nuk janë të rëndësishme por më shumë do të doja që kënga të ketë impakt të mirë tek publiku dhe të pëlqehet. Do e shoqëroni këngën me një videoklip?

Çfarë ju bën ju te veçantë në morinë e këngëtarëve të rinj shqiptare? Jam munduar të jem origjinale dhe të punoj shumë për të arritur ato që dua. Ndoshta, akoma nuk kam një plan për këtë. Ju jeni shpallur fituese e një prej edicioneve të talent show “Ethet e së premtes mbrëma”. Sa ka ndryshuar Kejsi në këto vite profesionalisht duke kujtuar këtu edhe moshën tuaj të vogël? Shumë sepse vitet kanë kaluar unë jam rritur dhe çdo eveniment ka ndikuar në formimin tim profesional pa harruar edhe punën time individuale. Si ka ndikuar fama në jetën tuaj? Fama më ka bërë të jem pak më e kujdesshme në disa gjëra. Jam munduar të jem e ekuilibruar dhe mos t’a shoh atë si një pjesë shumë të rëndesishme pavarësisht se ndjehesh mirë kur njerëzit të njohin, të fla-

Cilat janë limitet e Kejsit përsa i përket “mbijetesës” në tregun e muzikës? Unë do bëj gjithmonë atë që di të bëj më mirë, shpresoj kjo të më ndihmoj të “mbijetoj”. Cilët janë shembujt tuaj në botën e muzikës, cilin do të vlerësonit më shumë? Mundohem të dëgjoj këngëtarë profesionistë të cilët bëjnë muzikë të mirë dhe sigurisht të përfitoj prej tyre. Nuk ndjek punën e një këngëtari të vetëm, por të shumë prej tyre. Si e kalon Kejsi kohën e lirë? Kohën e lirë e kaloj përgjithësisht duke lexuar, dëgjuar muzikë ose duke dalë me miqtë e mi.

Në foto: Kejsi Tola


18

E shtunë, 28 prill 2012

WWW.SHQIPTARJA.COM

THASH& THEM

ARTAN IMAMI:

Në “Dancing”, për të sfiduar vetveten Ja prapaskenat e natës së pestë të spektaklit të yjeve SUADA DACI

N

ata e pestë e spektaklit të yjeve “Danc ing With the Stars”, duket se ka qenë një natë pa fat për njerëzit e kinemasë. Mes emocioneve dhe lotëve është larguar nga gara aktorja simpatike, Niada Saliasi, si më pak e votuara nga publiku shqiptar. Ndërsa është tërhequr nga loja, për shkak të një tërheqje muskulare, aktori i mirënjohur i skenës shqiptare, Artan Imami. I njohur si një nga aktorët më karizmatik, i cili i mungoi skenës teatrore për më shumë se 10 vjet dhe që shkaktoi jo pak zhurmë kur iu rikthye asaj, me dramën “Darka e Gabuar”, e për të vijuar më pas me komedinë “Art”, Imami tregoi një tjetër anë të tijën në këtë spektakël. Prej 5 netësh aktori,Artan Imami erdhi ndryshe në sytë e publikut dhe fansave të tij, duke provuar veten në fushën e kërcimit. Në një intervistë për suplementin THASH&THEM Imami, rrëfen eksperiencën e tij në “Dancing With the Stars”, si dhe vështirësitë dhe emocionet që një artist përjeton në një skenë ndryshe nga ajo e Teatrit, ku ne jemi mësuar ta shohim. Jeni tërhequr nga gara për shkak të një tërheqje muskulare në krahë, si jeni sot? Krahu më dhemb, madje edhe tani që po mbaj filxhanin e kafesë.

na njohur profesionalisht, sesa të aftë jemi në skenat dhe në fushat tona përktase, kanë një lloj surprize kur shohin që ne jemi “copë copë” në fillim, në një skenë apo zhanër tjetër nga ajo që ata janë mësuar të na shohin. Flas gjithmonë për brezin tim, sepse të rinjtë janë më të shkathët në kërcim.

Si ndiheni që hoqët dorë nga gara ? Që u largova ndihem mirë, më mirë të largohesh tani në fillim, sesa më vonë kur emocionet bëhen më të forta dhe kur përfshihesh më shumë në garë. Pra, në një farë më mënyre më mirë që ky incident ndodhi tani. Si do ta cilësonit pjesëmarrjen në DWS? E vërteta është që në këtë garë kisha hyrë në një sfidë me veten, dhe për të parë nëse mund të realizoja ato detyra që i kisha venë vetes. Nuk iki me ndonjë pishmanllëk, pasi kam qenë i ngarkuar edhe me disa projekte të tjera artistike, jo si shumica e konkurrentëve që kanë vetëm “Dancing” si përparësi kryesore. Cili ishte zhanri më i vështirë që keni performuar? Kërcimi i parë, që ishte një tango dhe mund të them , që ishte kërcimi im më i vështirë. Kjo pasi në kërcimin e parë, ti nuk di si të qëndrosh, si të hedhësh hapat, ku të vendosësh dorën, etj. Koha është relativisht e shkurtër dhe nuk ti nuk ke kohë, për ti mësuar si duhet lëvizjet. Por hyn në internet dha ty sheh shumë programe kërcimi. Megjithatë kakofonia e fillimit u qartësua me kalimin e javëve ku u ndjeva më i sigurt. Por meqënese ne jemi fillestar muzika, duhet të ishte më e lehtë. Mendojë se më e përshtatshme do të ishin muz-

P

Si kanë qenë raportet tuaja me kërcimin? Kanë qenë raporte normale, mua më pëlqen më tepër të kërcejë në stilin “freestyle”.

ikat klasike e kohëve të vjetra. Por ambicia e organizatorëve ishte të sillnin një muzikë bashkëkohore, e cila për ne që e nisim gjithçka nga e para është shumë e vështirë. Sa ju ndihmoi balerina që kishit në krahë, pra Isida? Isida është një balerinë shumë e mirë, dhe kishte një durim të tmerrshëm. Balerinët duke

erformanca të shumta, zhanere të ndryshme kërcimi kanë dhuruar diversitet dhe kolorit skenës së DWS. Megjithatë si çdo spektakël me formatin e Dancing , ka edhe të papritura. Këtë herë të ftuarit special përbënin atë që u quajt ndryshe “Paneli zonjave të nderuara”, ku ishin të pranishme aktorja e njohur Eva Alikaj, shkrimtarja Diana Çuli, Monika Kryemadhi, Zerina Kuke, pianistja Merita Trashani, Vikena Kamenica dhe Zamira Kita. Ato kishin pranuar me dashamirësi ftesën për të qenë pjesë e puntatës së DWS dhe kanë shprehur mendime pozitive për spektaklin dhe formatin. Madje edhe aktorja e njohur e skenës shqiptare Eva Alikaj, e cila jeton mes Vjenës dhe Tiranës, është shprehur se e ka ndjekur këtë reality show. Një tjetër risi e mbrëmjes ishte dhe kërcimi i balerinës Enada Hoxha. Kërcimi që ajo performoi ishte së bashku me bashkëshortin Gerd Vaso, Dionin dhe Simonen. Mesazhi që ajo dëshiroi të përcjellë më anë të kërcimit, kishte të bënte me forcën e femrës. Ndërkohë si çdo javë “Dancing With The Stars”, vjen edhe me prapaskenat, ku i shohim protagonistët e këtij emisioni ndryshe dhe zbulojmë pak më shumë për ta. Mesa duket këngëtari Vedat Ademi së bashku me balerinën që e shoqëron, Odetën kanë gjetur një mënyrë efikase për të hequr stresin përpara performancës. Ata janë fotografuar duke konsumuar fara. Ndërkohë, Adelina Tahiri ishte mjaft e uritur dhe kjo duket qartë në foto ku ajo po konsumon një picë, të cilën e ndau me të tjerët pasi nuk mundi t’a përfundojë. Ndërsa Adelina ishte duke ngrënë, stilisti Ardi Asllani së bashku me Afërdita Dreshaj, kanë preferuar të rimarrin fuqitë, duke pirë nga një Red Bull.

Jeni mërzitur me pikët e marra nga juria? Me pikët nuk jam mërzitur, me tepër jam mërzitur me vërejtjet e tyre. Nuk jua thashë gjatë natës së spektaklit, por mendojë se juria duhet të jap vërejtje inkurajuese , për të mos prekur sedrën e artistit. Artistët në përgjithësi janë shumë të ndjeshëm kur shkojnë nga një skenë në një skenë tjetër dhe kur nuk janë 100 përqind të sigurt, në atë ç’ka po bëjnë apo në këtë rast me atë ç’ka performojnë. Do t’iu shohim së shpejti në skenën e Teatrit, pra në skenën ku jeni i sigurt dhe që dini ta zotëroni më mirë? Patjetër, ne sapo kemi filluar për një projekt të ri dhe të madh në Teatrin Kombëtar.


THASH& THEM

E shtunë, 28 prill 2012

WWW.SHQIPTARJA.COM

EUROVIZION

19

LUANA VJOLLCA

“Suus” e Rona Nishliut, edhe në versionin Jazz

Kthehet me Adrian Gaxhën ?!

R

ona Nishliu ka realizuar edhe një version të këngës “Suus”, në rrymën jazz dhe në gjuhën angleze. Këngëtarja kosovare e cila së fundmi ishte në Qipro për të promovuar këngën e saj, ka realizuar edhe një version të ri të këngës së saj. Kënga është përpunuar nga mjeshtri i madh i muzikës Shpëtim Saraçi dhe kompozitori i cili vepron në Amerikë, Aldo Shllaku. Ky version shërben vetëm për promovimin e këngës shqiptare “Suus” me të cilën Rona do të përfaqëson shtetin shqiptarë në Eurovision Song Contest 2012, në datën 22 maj.

N

jë nga çiftet më të për folura të showbizit shqiptar, Luana Vjollca dhe Adrian Gaxha, duket se janë kthyer përsëri në krahët e njeri tjetrit. Prezantuesja Luana Vjollca prej disa ditësh ndodhet në Shkup, për të jetuar serish ditë të lumtura me

ish të dashurin e saj, këngëtarin Adrian Gaxha. Pak ditë më parë ishte përfolur për një lidhje të re mes Adrian Gaxhës dhe këngëtares maqedonase Simona Poposka, por asnjëri nga këngëtarët nuk kishte dhëne komente për këtë lidhje.

KËNGËTARJA

SOKOL LUTOLLI

Rita Ora, vjen shumë” hot”

Shqiptari që konkurron në ‘Mister Sllovenia”

shqiptar, do jë djalë i pashëm Mister Sllotë konkurrojë në ko l Lu tol li, me ve nia 20 12 . So a, është një nga origjinë nga Kosov esor për të qëne pretendentët kry peticioni mashai fituesi, i këtij kom

N

K të me origjinë nga kullor. Lutolli ësh ur dhe është rrilind ka por a, Kosov kuroshi shqiptar, tur në Slloveni. Bu hashtu edhe në ka marr pjesë gjit del”, që zhvillospektaklin “Top Mo ë. sov Ko het në

LEONORA JAKUPI

Fryn buzët dhe bën botoks?!

D

uket se dëshirës për të pa tur buzë të trasha, nuk i ka rezistuar dot as këngëtarja bukuroshe kosovare, Leonora Jakupi. Thuhet se bukuroshja kosovare, ka fryrë buzët dhe ka bërë botoks, në një nga klinikat më të njohura të Prishtinës, aty ku shumë personazhe të njohura të show bizit kosovar, kanë bërë ndërhyrje të tilla. Leonora e cila është e njohur për bukurinë e saj, ka dashur të jetë perfekte pasi këngëtarja do të jetë reklamojë produktin “Prince Caffe”. Gjithashtu ajo është shprehur se po punon edhe për projekte të reja muzikore.

SHERRI

Baba Stars rrahin Noizyn

A

nëtarët e grupit “BABA STARS”, që në orët e para të mëngjesit kanë rrahur reperin e njohur nga Shqipëria, Noizy, i cili është anëtar tjetër të grupit OTR. E gjithë ngjarja ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit në aeroportin e Zurich-ut. Sipas burimeve, Noizy ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe tashmë gjendet në përkujdesjen e mjekëve. Ndërsa anëtarët e labelit “BABASTARS”, janë shoqëruar në stacionin policor të kantonit. Dihet se rivaliteti i këtyre dy grupeve ekziston që prej disa viteve.

ëngëtarja me origjinë nga Kosova, Rita Ora vjen shumë hot dhe sensuale në videon e saj të re. Ora ka preferuar të vishet me një kostum të zi dhe me taka të larta, duke iu përafruar në këtë mënyrë stilit të këngëtares nga Barbados, Rihanna. Përveç bashkëpunimit të sukseshëm me reperin e njohur amerikan, Jay-Z, Rita Ora kohët e fundit ka realizuar këngë edhe me reperin britanik Tinie Tempah, etj. Ora pritet të nxjerr në dhjetor albumin e saj të ri, ndërkohë që kënga e saj ‘Hot right now”, është një nga këngët më të klikuara në YouTube, me 17,000,000 nga gjithë bota.


20

E shtunë, 28 prill 2012

WWW.SHQIPTARJA.COM

THASH& THEM

LINDA HALIMI

Hap një qendër dobësimi

da ën gë ta rja Lin lur në Halimi, ka çe ër qend të Prishtinë një Lajmin e saj dobësimi. dit ur ve t ka bë rë të faqen e këngëtarja në bo ok . ce sa j në Fa e 10 tyr “B re nd a kë na vij ne dit ëv e po të avanmë at aparatur shumë e cuara ! Jam trajtimin lumtur sepse j juve, do që do t'ua bë t bashkë ta bëj edhe ve Linda. ne me ju”, ka thë , ka renë Vet këngëtarja ramë, og nga pesha 7 kil

K

r “lu ftë ” të du ke sh pa llu ën de tin . sh me r pu ha pr em tua r Kë ng ëta rja ka projekte te he gjithashtu ed ë. reja në muzik

ENI KOÇI

K

I kërkon miqësi Stresit pas bashkëpunimve me Noizyn

ëngëtarja, Eni Koçi, i ka kërkuar miqësi Arkimed Lushajt, i njohur si Stresi pas bashkëpunimeve të shumta, që ka patur me reperin e njohur shqiptar, Noizy. Eni i ka dërguar Stresit në Facebook, një mesazh ku e përgëzon për këngën e tij në Top Fest, dhe i kërkon në të njëjtën kohë që ta bëj shoqe në këtë rrjet so-

cial. Ndërkohë Stresi e ka publikuar si fotografi, bisedën e tyre në privat të cilën e ka postuar në Facebook. Fotografia është komentuar nga shumë ndjekës të tij të cilët kanë ironizuar këngëtaren Eni Koçi. Grupi “OTR” që drejtohet nga Noizy, dhe grupi “TBA”, që ka si drejtues Stresin, prej kohësh kanë konflikte të ashpëra ndërmjet tyre.

AKTORI

Filmi i Blerim Destanit, tani edhe në Berlin

F

ANXHELA MARTINI

Mohon lidhjen me biznesmenin Simmons

B

ukuroshja shqiptare Angela Martini, është parë kohët e fundit në shoqërinë e biznesmenit Russell Simmons. Lajmi është bërë i ditur nga mediat

e huaja. Fotot janë bërë shkak për spekulime, megjithatë komenti serioz që përcillet prej tyre është se shpeshherë paparacët janë në gjendje të fiksojnë

skena, që të bëjnë diçka të duket ashtu siç duan ata. E pyetur në lidhje me fotot Angela Martini, ka thenë se biznesmenin e ka mik të mire, ndërsa ka akuzuar paparacët se kanë zgjedhur një moment të fotove, që duket sikur nënkupton diçka “ne ishim vetëm duke folur”, pasi kishim qenë bashkë në SoHo”, ka thenë bukuroshja Martini.

ilmi “90 minutes – Das Berlin Projekt” ku aktori i mirënjohur Blerim Destani luan rolin kryesor, do të shfaqet si premierë botërore në kuadër të Festivalit “Achtung Berlin” . Përkrah Blerim Destanit në role tjera paraqiten aktor me famë botërore si: Udo Kier, Nicolette Krebitz, Richard Sammel, Ëerner Daehn etj.Filmi është xhiruar në Berlin në disa nga lokacionet më atraktive të qytetit siç janë: Tempodrom, Stadiumi olimpik, kinemaja “Zoo Palast”, muzeu i filmit “Filmhaus”, “Skylounge” etj

FITNESS

Ledina Çelo, ruan linjat

A

jo është padyshim, një nga femrat më simpatike të show bizit shqiptar. Ndonëse ka sjell në jetë një

vit më parë djalin e saj, këngëtarja, Ledina Çelo, duket se është në formën e duhur. Në këto fotografi, Ledina ka preferuar të gjejë pak kohë për veten duke dal për vrap, për të mbajtur trupin në formën. Këngëtarja ka veshur një kostum sportiv ‘Nike”, dhe duket në harmoni dhe në paqe me vetveten.


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.