Thashethem

Page 1

ANXHELA MARTINI

M MODELJA PREZANTON TTE DASHURIN E SAJ TE RI WWW.SHQIPTARJA.COM

KENGETARJA

ARGJENTINA RAMOSAJ NJE BARBI E VERTETE

Suplementi i së shtunës te SHQIPTARJA.com

THASH& THEM NR. 24 E shtu shtunë, unë në, 21-0 21-07-2012 077--20 201122

E-mail: thashethem@shqiptarja.com qiptarja.cco com com om

A T R A Z E R SHKUReTdAhe

EKSKLUZIVE FLET AKTORI

Pozon m e pa të brendshm

I N A T S E D M I BLER

L L E J S E FAMA M T A R M E F E M E H S TELA KTI KINEMATOGRAFIK NE HOLLANDE GATI PROJE

A N I F E Z O J TOPALLIe

n o m o g e m e im h s u P në Karaburun

ENCA HAXHIA

Muzika është tashmë “droga” ime

LI” “PORTOKAL

arë Aktoorët të ppaunshdim e edhe në

Dafina Zeqiri KENGETARJA GET SULMOHET PERSERI PERS NGA GA HACKERAT


14

E shtunë, 21 korrik 2012

WWW.SHQIPTARJA.COM

THASH& THEM

SUADA DACI

Ë

shtë i suksesshëm jo vetëm në karrierën e tij ku po njeh kulmet e saj, por aktori i pashëm Blerim Destani, nuk mbetet pas as në dashuri. Filmi i tij” The Berlin Project”, ka filluar të shfaqet nëpër të gjitha kinematë gjermane, ndërsa shumë shpejt Destani do të nis një tjetër projekt të ri në Hollandë. Në një intervistë ekskluzive për suplementin TH&TH, aktori flet për profesionin, jetën dhe dashurinë. I renditur shpesh në top listën e meshkujve më të bukur shqiptar, Destani flet edhe për marrdhënien e tij komplekse me femrat, që mesa duket është jo vetëm një burim kënaqësie por edhe telashesh. Blerim me çfarë po merreni aktualisht, keni ndonjë projekt të afërt kinematografik? Momentalisht jam në përgatitje të një projekti të ri në Hollandë. Si po ecën karriera juaj kinematografike, jeni i kënaqur me suksesin e arritur deri tani? Përderisa gjithçka shkon sipas planifikimeve, jam i kënaqur. Kuptohet që karriera ime është gjithmonë në rritje ndaj dhe kam ende plane dhe punë të mëdha përpara meje. Nëse do të bëjmë një kthim mbrapa e kujtoni rolin tuaj të parë? E kujtoj me shumë emocion, pasi ishte koha kur unë brenda vetes kisha shumë energji dhe pasion, por më mungonin çelësat e shprehjes së qartë të asaj që dëshiroja të shprehja. Por më duhet të them se ishte një përvojë shumë e rëndësishme për mua, pasi edhe gabimet janë mësime të rëndësishme në jetë. Do të donit të ndryshonit ndonjë gjë, apo mendoni se e keni luajtur mirë? Në jetë gjithçka që ndodh, ndodh në kohën e vet, dhe në atë kohë e në ato rrethana mendoj se gjithçka ishte në rregull. Do ishte e padrejtë që nga kjo kohë dhe me këtë përvojë të gjykoj për rolin e parë. Për publikun shqiptar jeni bërë i njohur në filmin “Koha e Kometës”, ju vet si e kujtoni atë film? “Koha e kometës” ndodhi në një fazë të jetës dhe karrierës sime kur unë kisha disa përvoja pas meje dhe kisha shumë pasion dhe përkushtim për të ardhmen e karrierës sime, dhe ky film në njëfarë mënyre ishte një pikë sublime në jetën dhe karrierën time. Dhe kuptohet suksesi i filmit më hapi shumë dyer të reja në kinematografinë ndërkombëtare.

BLERIM DESTANI

Të qënit i famshëm, më ka sjell telashe me femrat Shumë shpejt një projekt i ri kinematografik në Hollandë Në fakt ju kemi parë të vini shpesh në Tiranë, ju pëlqen Tirana? Është mirë kur njeriu vjen në shtëpinë e vet, kur e them këtë nuk mendoj në shtëpi si godinë, pasi shtëpi quhen njerëzit që asaj godine i japin shpirt dhe ngrohtësi. Kjo është ndjenja që kam kur shkoj në Tiranë, Prishtinë, Tetovë. Mes Tiranës, Tetovës, Gjermanisë ku ndihet më mirë Blerim Destani? Kudo kam miq të sinqertë që më bëjnë të ndihem mirë. Vetëm se nuk kam shumë kohë për të qenë më shumë në këto trojet tona. Keni miq të ngushtë? Pa miq të ngushtë jeta nuk do kishte kuptim. Po në rrethin e aktorëve keni miq të afërt? Kuptohet. Aktorët përveç se miq i kam edhe koleg. Blerim ç’mendim keni për shqiptarët që po korrin sukses

Është mirë kur njeriu vjen në shtëpinë e vet, kur e them këtë nuk mendoj në shtëpi si godinë, pasi shtëpi quhen njerëzit që asaj godine i japin shpirt dhe ngrohtësi

edhe në show bizin botëror (flas këtu për Eliza Dushkun, Rita Ora, etj)? Çdo shqiptar i suksesshëm është ambasador i kombit dhe nëse falë punës dhe sukseseve të tyre arrijnë që të përmendet kombi është një sukses i përbashkët. Unë gëzohem për sukseset e kolegëve dhe nuk më ka rastisur që mos t’i uroj. Në dokumentarin e Eliza Dushkut, pamë që ishit prezent edhe ju. Njiheni me Elizën?


THASH& THEM

E shtunë, 21 korrik 2012

WWW.SHQIPTARJA.COM

15

E kam thënë disa herë që tani për tani ndihem mirë para kamerës filmike, kjo punë më përmbush plotësisht. Por në një të ardhme të afërt mendoj që do të gjendem edhe pas kamerës, pasi për disa gjëra që dua t’i shpreh, më mungon hapësira e aktorit para kamerës

gle” por jo edhe i vetmuar (qesh). Çfarë duhet të ketë një femër që të tërheq vëmendjen e Blerim Destanit? Duhet që të jetë vetvetja, pa zbukurime të formës. Mua më shumë më intereson përmbajtja, jo forma. Të qënit i famshëm detyrimisht ju bën që të jeni në faqet e mediave rozë, sa ju bezdisin thashethemet? Më krijojnë bezdi, pasi ka shumë manipulime, por edhe kjo është tan-

Natyrisht që njihemi. Njihemi shumë më herët dhe kemi pasur disa mundësi të luajmë bashkë por nuk na u përputhën terminet. Kam respekt për Elizën. Si u ndjetë përkrahë saj në këtë udhëtim të sajin? Si pranë një kolegeje, të cilën e respektoj dhe më respekton. Vazhdoni të mendoni akoma që një ditë do të jeni pas kuitave të një filmi? E kam thënë disa herë që tani për tani ndihem mirë para kamerës filmike, kjo punë më përmbush plotësisht. Por në një të ardhme të afërt mendoj që do të gjendem edhe pas kamerës, pasi për disa gjëra që dua t’i shpreh, më mungon hapësira e aktorit para kamerës. Mendoni që do të keni të njëjtën sukses, që e keni fituar si aktor? E thashë edhe më lartë, do provoj të shpreh atë që mendoj që shoqëria jonë ka nevojë t`a përjetoj. Shpresoj që edhe suksesi nuk do mungoj. Kush është pika juaj më e fortë? Sinqeriteti. Sa kujdeseni për lukun tuaj? Jo shumë. Mendoni që pamja e jashtme ka qenë një pikë e juaja e fortë për të ecur përpara?

Po me femrat ju ka sjell sukses të qënit i famshëm dhe i bukur? Më duhet të them që më ka sjell më shumë telashe, e kam fjalën për thashethemet e shpeshta që paraqiten në media.

Cili ka qenë thashethemi më i keq që keni dëgjuar? Në parim asnjëherë nuk i komentoj thashethemet.

Keni menduar për pushimet verore? Ende jo.

Përveç aktrimit keni parë që keni pasion edhe sportin, palestrën, boksin. Ju mban në formë? Sportet janë pjesë e domosdoshme e profesionit tim, prandaj dhe mbajtja e trupit në formë, është pjesë e punës sime.

Kujt ia dedikoni

Cilat kanë qenë pushimet tuaja më të çmendura? Aktrimi është një profesion që ofron shumë “çmenduri” kështu që gjatë pushimeve mundohem të qetësohem. Bëni pushime me prindërit tuaj? Kur gjej kohë, preferoj t’i vizitoj qoftë për disa ditë kur dhe ata janë me pushime. E konsideroni veten njeri me fat? Zakonisht thuhet që fati i ndjek të guximshmit. Dhe më duhet të them po, jam me fat. Nga se ka frikë aktori Destani? E çmoj shumë sinqeritetin, dhe më lëndon mos-sinqeriteti Cila është ëndrra juaj në jetë? Jam duke e jetuar, ende jo në formën e plotë të saj.

Mendoni që seksi i kundërt mund t’iu afrohet për faktin që jeni i famshëm dhe i suksesshëm? Kjo mund të jetë një pikënisje, por më pas vlerat tjera duhet të dalin në pah.

Jeni i apasionuar pas makinave? Po, makinat janë një pasion i imi i hershëm.

Çfarë domethënie ka tatuazhi juaj i ri? Është një emër i rëndësishëm për mua dhe familjen time.

Në fakt jeni në një lidhje aktualisht? Sa i përket kësaj kam statusin e “sin-

suksesin tuaj? Familjes sime.

Çfarë mendoni kur jeni duke u stërvitur? Çdo aktor thellë në vetvete ka disa plane, apo ambicie. Dhe gjatë stërvitjeve unë i kaloj në kokë figurat e personazheve, që i kam në plan t’i realizoj.

Ka mendime të tilla, por duhet pasur parasysh se pamja e jashtme mund të jetë një pikënisje e mirë, por më pas duhet edhe shumë gjëra tjera. Dhe sukseset e mia i vërtetojnë pikërisht gjërat përtej pamjes së jashtme.

Në media flitet se është emri i të dashurës suaj të re? Në tatuazh janë dy emra shumë të rëndësishëm për mua dhe familjen time.

imë në njëfarë mënyre pjesë e punës.

Cfarë makine keni aktualisht? Një benz. Kur do t’iu kemi në Shqipëri? Shpresoj së shpejti. Si është raporti juaj me fansat? Mundohem maksimalisht të jem korrekt. Në foto: Blerim Destani

Si po ecën biznesi juaj i xhinseve? Ecën shumë mirë, jam mjaft i kënaqur. Është po aq i suksseshëm sa në art? Sukseset janë të përbashkëta.


16

E shtunë, 21 korrik 2012

THASH& THEM

WWW.SHQIPTARJA.COM

ANGELA MARTINI

Promovon linjën e të brendshmeve, prezanton të dashurin e ri

M

iss Universe Albania 2010, Anxhela Martini do të paraqesë gjatë kësaj jave në New York linjën e saj me bikini.”The Swim Week” do të nisë këtë të enjte dhe pjesëmarrja e Martinit ka ngjallur mjaft interes tek me-

ARGJENTINA RAMOS

AJ

diat, duke pasur parasysh edhe disa nga thashethemet që e kanë shoqëruar modelen shqiptare në dy vjetët e fundit. “Miami Herald” i ka kushtuar një artikull modeles së lindur në Shqipëri dhe rritur në Zvicër. Me kë po tako-

het bukuroshja shqiptare Anxhela Martini?- pyet gazeta. Së fundi, Martini po përflitet shumë se po shoqërohet me Russell Simmons, biznesmen, i cili është në listën e të ftuarve në prezantimin e linjës së modeles shqiptare, bashkë me, Hank Azaria dhe Q-Tip. Pak kohë më parë, bukuroshja shqiptare i pati thënë Global Grid se Simmons ishte një djalë i mrekullueshëm, personi më i këndshëm që kishte njohur ndonjëherë dhe se ata të dy ishin miq shumë të ngushtë.

REPERI Çfarë ka

Një “barbi” e vërtetë

Ledri që mendohet?!

A

ak ditë më parë reperi kosovar dhe pjesëtari i grupit Skillz, Ledri Vula ka deklaruar largimin e tij përfundimtar nga muzika për t’iu dedikuar regjizurës. Në këtë fotografi që këngëtari ka postuar në profilin e tij në Facebook, duket shumë i menduar dhe i habitur njëkohësisht. Nuk e dimë se çfarë ka parë Ledri që ka reaguar në këtë lloj mënyre, por një gjë është e sigurt që nëse largohet nga muzika, do ti mungoj shumë repit kosovar por njëkohësisht edhe fansave të tij.

P

nga femrat jo është një dhe plot më të bukura bizit shqiptar. ow sh të arm sh to gr af i na e Dh e ja kjo fo ri këtë fakt. mi vërteton më së gjentina RaBukuroshja Ar umë bukurosh t ke du j, mosa mën e saj më for në e dh e sh t me onde e tre të mirë. Flokë ren shumë të gojnë këngëta mo brishtë. Ra ëmbël dhe të lisht në Titua ak t he od nd saj pu no n pë r një ra në ku po ri muzikor dhe tjetër singëll të në të një jtë n ku po sh ijo n su ks es in e he ed ko hë iu”. sh i “S ës ng kë

LINDA HALIMI

Dobësohet dhe bën ekstension

P

ërveçse ka humbur shumë kilogram këngëtarja kosovare, Linda Halimi ka ndryshuar edhe pamjen e saj kohët e fundit. Halimi është bërë bjondje, por njëkohësisht edhe i ka shtuar flokët e saj, duke i bërë më të gjata. Fotografia që këngëtarja ka postuar në rrjetin social Facebook,

vërteton që ajo është në formën e duhur dhe që ka humbur vërtet shumë kile. Dhe nuk ka si të ndodh ndryshe, pasi kohën më të madhe e kalon në qëndrën e saj estetike. Linda ka nxjerrë se fundmi në treg edhe një duet me djalin e ambasadorit amerikan në Kosovë Christopher Dell.

KËNGËTARJA

Hackerat nuk lenë rehat Dafina Zeqirin

K

ëngëtarja Dafina Zeqiri sërish Hack ohet! “Tonight” ishte videoklipi i fundit që bukuroshja kosovare lançoi para pak muajsh, për të cilin thuhet se ka shpenzuar një shumë të konsiderushme të parash, duke bërë xhirimet në Amerikë. Kënga që erdhi si bashkëpunim me reperin kosovar Ledri Vula, pati një sukses të jashtëzakonshëm duke grumbulluar shumë klikime, po thuaj e kaloi mbi 1 milion. Por tani Duffy ka një problem, i është fshirë videoja nga You Tube duke i’a hackuar edhe fanpage-in e saj në rrjetin social facebook. Kjo nuk është hera e parë që Dafina ballafaqohet me probleme të tilla.

i tregon RENIS Kujt gishtin e GJOKA mesit?!

Ë

shtë tashmë e konfirmuar, këngëtari i grupit “Burn”, Renis Gjoka nuk do të jetë më

pjesë e këtij grupi, duke zhvilluar karrierën e tij solistike. Në një prononcim për TH&TH, Gjoka ka thënë se do ta zhvilloj karrierën e tij solo, shoqëruar nga një bandë e re. Por ajo që duam të dimë, është se kujt ia tregon gishtin e mesit, këngëtari i talentuar?! Kemi zbuluar se këngëtari do ti filloj më 3 gusht koncertet e tij, dhe shumë shpejt do të lançojë edhe një duet me xhaxhanë e tij, këngëtarin e mirënjohur, Aleksandër Gjoka.


THASH& THEM

E shtunë, 21 korrik 2012

WWW.SHQIPTARJA.COM

17

KËNGËTARJA

Enca Haxhia: Muzika është “droga” ime Së shpejti nisin xhirimet për klipin më të ri SUADA DACI

M

uzika ka qenë pasioni i saj që kur ishte në moshë të vogël. Enca Haxhia, do të merrte pjesë në shumë talent show dhe i fundit do të ishte “The voice of Albania, ku nuk u përzgjodh nga juria, por nuk do të dorëzohej këtu pasi ka nxjerr në treg një videoklip me titull “The Best of”. Në një intervistë për suplementin TH&TH, 17 vjeçarja flet për lidhjen e saj të ngushtë me muzikën dhe artin, por edhe për projektet e ardhshme në këtë fushë. Enca do të sjell së shpejti një klip të ri veror, si dhe po punon për albumin e saj të parë, të cilin ia ka besuar reperit të mirënjohur Big Basta.

Jeni një këngëtare e re në tregun muzikor, si lindi ideja për tu marr me muzikë? Pasioni im ka lindur që kur isha 5 vjeç, ndërsa në moshën e 9 vjeçare mora pjesë në Festivalin “Zërat e rinj”. Aty provova për herë të parë emocionet e skenës dhe pastaj mu bë si drogë (qesh). Kënga juaj e parë ishte “The Best of”, kishit kohë që punonit me të? Pas pjesëmarrjes në festivale dhe pas shumë coverave të mia në You Tube, mendova që ishte momenti i duhur për këngën time të parë, të cilën e shoqërova edhe me një klip. Muzika dhe teksti janë realizuar nga Big Basta, ndërsa video është realizuar nga produksioni kosovar “Kulla”. Pse ia besuat Big Bastës, këngën tuaj të parë? Sepse Big Basta është një nga kompozitorët e mi të preferuar. Është një kantautor shumë i talentuar dhe modern, që në të njëjtën kohë i përshtatet stilit tim. Me të po punojmë gjithashtu edhe për albumin tim të parë. Si do të jetë albumi juaj, sa këngë do të përmbajë? Ky album do të jetë 1 eksperiment i rrymave dhe stileve të ndryshme, kështu që të gjithë të rinjtë mund t’a gjejnë veten tek këngët e mia. Do të ketë Hip hop, RnB, ku i dihet mbase edhe Jazz (qesh). Do të përmbajë rreth 15 këngë.

nxjerra e një albumi është një sipërmarrje e guximshme, për një artiste te re? Albumi do të lançohet pas një viti, kur unë të kem nxjerr edhe disa singëlla të tjerë. Në cilën rrymë ndiheni më komode? Unë e gjej veten mirë tek të gjitha rrymat, por të preferuarat e mia janë Hip hop dhe RnB. Do donit të ishit një nga femrat repere, pasi janë të pakta këngëtaret e tilla? Pse jo (qesh). Por unë nuk do të ngelem vetëm tek hip hopi, do të sjell gjëra të reja dhe mjaft origjinale. Jeni një artiste e re në tregun muzikor, ju duket e vështira hyrja në industrinë e muzikës? Për një artist të ri besoj se fillimi është shumë i vështirë, pasi duhet t`i tregosh të tjerëve sesa vlen dhe sepse duhet t`a dëgjojnë muzikën time, pra në një farë mënyre duhet të dish të ndjekësh rrugën e duhur. Deri tani klima qoftë nga artistët, qoftë nga publiku ka qenë e mirë. Por gjithashtu jam duke punuar shumë për të sjellë krijime të mira. Sa kohë i kushtoni muzikës në ditë dhe a keni një këngëtar të preferuar? Mund të them që muzikë dëgjoj gjatë gjithë kohës, idhulli im mund të them që është Lady Gaga. Gaga është një vërtet një artiste dhe sjell risi dhe mesazhe në muzikë, që për mua janë të vlefshme. Megjithatë me pëlqen shumë Jessie. J, Katy Perry, Maroon 5, Valeria është një këngëtare ruse, etj.

Nuk mendoni që është

Në foto: Enca Haxhia:

Keni një hobi tjetër veç muzikës? Pasionet e mia mbeten në kuadrin e artit. Më pëlqen shumë fotografia, televizioni, aktrimi, prezantimi, etj. Pse jo në një të ardhme mund ta gjej veten tek këto. Pra, studimet e larta do t`i vazhdoni për aktrim? Jo kam qejf të studioj për shkenca sociale. Po investoj për artin duke marr edhe leksione kantoje dhe piano, kështu që kohën tjetër preferoj t’ia kushtoj diçkaje që nuk ka lidhje me të. Por sigurisht që do të jenë paralelisht të dyja gjërat. Çfarë kuptimi ka emri juaj Enca? Enca është shkurtimi i emrit tim Rubensa, që në fakt është bashkim emrash. Meqë të gjithë më thërrasin

Enca mendova që ta përdorja edhe në art (qesh). Sa ju mbështet familja në këtë zgjedhje tuajën? Familja më ka mbështetur shumë deri tani dhe mbështetja ime kryesore ka qenë mami im, e cila më shoqëron kudo. Keni marr pjesë në koncerte këtë vit? Sapo jam kthyer nga një koncert dhe pikërisht nga “Summer Fest”, ishte eksperienca ime e parë në skenë, por besoj që këtë verë do të marr pjesë edhe në koncerte të tjera. Do të kemi një klip të ri nga ju? Klipin e radhës presim ta realizojmë këto ditë. Është një këngë shumë verore, shumë e freskët ndryshe nga e para. Keni menduar që në të ardhmen mund ti realizoni vet tekstet e këngëve tuaja? E kam menduar (qesh) por nëse dal në të ardhmen me një tekst timin, duhet që ai të jetë shumë i mirë pasi kërkoj shumë nga vetja. Në të ardhmen mund të realizoj pse jo një krijim muzikor.

Ju ka penguar muzika në studimet tuaja? Jam përpjekur ta menaxhoj mirë kohën, pasi edhe studimeve i kam kushtuar vëmendjen maksimale. Ndaj mund të them që kam dal me rezultate shumë të mira, por është pak e vështirë t`i bësh mirë të dyja. Keni menduar për pushimet verore? Kam qenë disa ditë në Itali dhe kam bërë disa pushime të vogla, nëpër disa qytete bregdetare. Por nga vera në verë kam shumë pak kohë për pushime sepse merrem me muzikë dhe kjo gjë më pëlqen. Po për lukun sa kujdeseni? Për një artist luku dhe imazhi janë shumë të rëndësishëm, ndaj dhe unë i kushtoj një vëmendje të veçantë. Përpiqem të vij sa më thjesht duke iu përshtatur moshës sime. Më pëlqen të merrem vet me lukun tim, por është mami ajo që më jep këshilla të vlefshme. Mendoni që do të jetë e vështirë rruga juaj në muzikë? Jam e sigurt që do të jetë e vështirë, por do të punoj shumë për të arritur më të mirën. Me cilin nga këngëtarët shqiptar do të dëshironit një duet? Unë kam disa këngëtar shqiptar të preferuar, si Dafina Zeqirin, Jonida Maliqin Vesa Lumën etj. Deri tani kam bërë disa bashkëpunime, dhe mendoj që ato do të jenë të suksesshme dhe të pëlqyera.

Çdo të premte Lounge Bar, me çmime 200L Lounge Drink, Çdo të shtune Karaoke Night me Kelly, Blerina dhe Graciela Çdo ditë një menu e pasur me gatime shtepie dhe Italiane. Çdo ditë Menu ofertë 500Lku është e përfshirë një pjatë e parë, pjatë mishi ose gatime shtëpie, dhe një pije. Catering të shpejtë në shtëpinë tuaj

RRUGA "MUSTAFA MATOHITI", PËRBALLË PALLATIT ME BIRRILA

Cel. 0696070651

Do të merrni pjesë nëpër festival? Besoj se po. Do të marr pjesë ose në Këngën Magjike, ose në Top Fest. Është diçka që mezi e pres dhe uroj të përfaqësohem denjësisht aty. Ëndrra juaj më e madhe? Ëndrra ime më e madhe është të kem një jetë sa më të bukur familjare dhe personale dhe në të njëjtën kohë të realizoj të gjitha pikësynimet e mia në muzikë.


18

S

E shtunë, 21 korrik 2012

hpat Kasapi ka vendo sur të bëj album këtë verë, duke i’u bashkangjitur listës së këngëtarëve të cilët kishin vendosur që këtë vit të sjellin albume të reja muzikore. Ne zbuluam se këto ditë do të lançohet edhe klipi i parë i cili do të bëj hapjen e albumit dhe kënga të cilën e ka realizuar Shpati me videoklip është përsëri në duet me këngëtarin e ri, Ton Voka. ‘’Kënga është e Shpatit dhe mua më ka ftuar si mysafir tek kënga që ai e ka në albumin e ri. E kemi punuar me një producent të njohur në botë është nga Suedia dhe është e

WWW.SHQIPTARJA.COM

SHPAT KASAPI

THASH& THEM

ZANFINA ISMAJLI

Kënga e re me një producent suedez

Shumë sensuale dhe shik

zhanrit dance për verë. Teksti është komplet për femra, kurse videoklipi është punuar nga një produksion nga Kosova, ndërsa xhirimet janë bërë nëpër vende të ndryshme në Prishtinë’’, thekson për gazetën tonë këngëtari Ton Voka për të cilin ky është bashkëpunimi i dytë me Shpat Kasapin pas këngës ‘’Shumë hot’’ që ishte hit i verës së kaluar.

LEONORA POLOSKA

N

uk po realizon ndon jë projekt të ri, por është duke vazhduar me koncerte nëpër vendet ku këndohet ‘’live’’. Këngëtarja e njohur Leonora Poloska pasi është kthyer në formë të mirë fizike, vazhdon me aktivitetin e saj muzikorë edhe pse fansat e saj kanë nevojë për ndonjë këngë apo klip të ri. Është përfolur një bashkëpunim me këngëtaren kosovare Linda Halimin, por kënga akoma nuk ka dal në eter. Për të treguar se është dhe një kërcimtare e mirë, Leonora këto ditë në profilin e saj ka vendosur disa foto në të cilat tregon se din të kërcejë shumë bukur kërcimin ‘’belly dance’’. Leonora ka kohë që

‘’Jam profesioniste në belly-dance’’

është tërhequr nga realizimi i projekteve muzikore për shkak të piraterisë së madhe që ekziston në internet,

ERL A MËHILLI

Vajza sharmante e Kryeministrisë mban pos rej disa vitesh se s së ën dh zë e tin risha dhe Erla Be trit nis mi ye Kr r kur gjithnjë pë Mëhilli ka spita saj. Edhe në elegancën e ën fi, të cil kë të fot og ra ka bërë jashtë zëdhënësja e shillit të Minis dyerve të Kë formën e saj trave, duket në roshja Erla ku më të mirë. Bu feruar të kaloj Mëhilli, ka pre nga përdtishnjë ditë ndryshe ke u relaksuar mëria e saj, du ka veshur një në bregdet. Ajo gjyrësh dhe fustan shumën uluar me mb ka e n mi shiki errëta. syzet e saj të

P

ndërsa ka theksuar se do rikthehet me projekte pikërisht në momentin kur tregu muzikorë do të normalizohet.

K

ëngëtarja koso vare, Zanfina Ismaili është gjithnjë në formën e duhur. Kohët e fundit ajo ka realizuar një set të ri fotografik, ku duket shumë sensuale dhe shik. Bukuroshja kosovare ka veshur një palë pantallo-

na të shkurtra, këmishë të bardhë dhe taka të larta me platformë dhe duket shumë mirë. Pak ditë më parë, Ismaili ka lançuar edhe singëllin e saj “2 minuta”, që sipas saj pritet të jetë një hit veror.

REZARTA SHKURTA

Pozon me dhe pa të brendshme

A

jo është e njohur jo vetëm si këngëtare por edhe si modele. Bukuroshja nga qyteti bregdetar i Durrësit, Rezarta Shkurta ka realizuar një set të ri fotografik nga fotografi, Armand Sallabanda, ku vjen shumë provokuese. Këngëtarja shfaqet herë më të brendshme, herë pa to duke treguar format e saj trupore. Në disa fotografi Rezi ka veshur një kostum të zi , që e tregon shumë seksi. Ajo që na bie në sy është edhe një tatuazh, që Rezarta ka bërë në trupin e saj. Ndërsa një tjetër fotografi e veçantë e saj, është edhe ajo ku këngëtarja pozon nudo dhe e lyer e gjitha me vaj dhe graso. Fotoja bardh e zi është realizuar në një ambient të errët dhe shumë të vjetër makinash. Rezarta Shkurta edhe këtë herë ka ditur sesi të godas shijet e publikut, duke ardhur shumë ndryshe dhe sensuale.


THASH& THEM

E shtunë, 21 korrik 2012

WWW.SHQIPTARJA.COM

19

KRYETARJA E KUVENDIT

K

ryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli nuk e ka shumë të le htë që në këtë stinë tepër të nxehtë e me temperatura të larta të qëndrojë në Tiranë, edhe pse ka punime kuvendore, edhe pse duhet miratuar Kodi Zgjedhor e mandej në 6 gusht edhe ndryshimi kushtetues për imunitetet. Meqënëse nuk largohet dot nga Shqipëria ka gjetur një zgjidhje të ndërmjetme, për të pushuar në bregdetin e Vlorës. Dhe siç shihet nga këto dy foto, paparazzi ynë e ka kapur zonjën Topalli, së bashku me familjen e saj, bashkëshortin, vajzën e vet me të fejuarin por edhe djalin, në bordin e një gomoneje, ku duket qartazi se shkruhet Polizia. Sigurisht, është Kryetare e Kuvendit dhe patjetër do të shoqërohet nga forcat e sigurisë apo të gardës. Dhe gomonia ka mbërritur drejt

Topalli, pushime me gomone drejt Karaburunit Shfrytëzon fundjavën e kaluar për të pushuar me familjen e në Gjirin e Karaburunit, në një nga plazhet aty, larg syve dhe vëmendjes së qytetarëve të tjerë të cilët pushojnë në bregdetin e Vlorës. Por ajo që të bie në sy, ka të bëjë me drejtorin e kufirit, që siç tregojnë dësh-

AKTORËT E “PORTOKALLISË” Të pandarë dhe në pushime

A

ktorët e spektaklit të humorit “Portokalli” nuk ndahen nga njëri- tjetri edhe kur janë me pushime. Në këto fotografi shohim që ata janë jo vetëm kolegë, por edhe miq shumë të mirë. “Skuadra” e humorit është fotografuar në Orikum të Vlorës dhe duken që po kalojnë mirë në shoqërinë e njëri-tjetrit, dhe nuk ka si të ndodh ndryshe kur batutat dhe momentet gazmore janë pjesë e pandarë e tyre. Në fotografi shikojmë që ka qenë të pranishëm aktorët, Romir Zalla, Florian Binaj, Marin Orhanasi, Renada Caci, Bes Kal-

laku, si dhe moderatori dhe humoristi Salsano Rrapi. Në këtë drekë të nuk ka munguar as aktori i mirënjohur, Luftar Paja i cili është ulur në krye të tavolinës. Nuk e dimë ku ndodhet djali i tij, Gazmend Paja, i njohur nga të gjithë si Nasi i “Portokallisë”, ose Gazi ka zgjedhur të bëj rolin e paparacit. Sigurisht që me stafin ka qenë edhe regjizori, Altin Basha, ndërsa ajo që të bie në sy është mungesa e moderatores simpatike Eneda Tarifa si dhe shumë aktorë të tjerë të trupës së “Portokallisë”.

mitarët, është në këtë gomone, dhe shquhet se ka rroba banje të kuqe. Nuk dihet nëse edhe shefi ka shkuar për plazh, apo për shkak të ujit është veshur me rroba banjo. Gjithsesi, familja e kryetares së

kuvendit ka pushuar mirë për disa orë në Karaburun për tu kthyer më pas në vilën qeveritare të Vlorës, gjatë fundjavës së kaluar. Kryetarja e Kuvendit është e dhënë pas pushimeve. Prej kohësh në suplementet

e ndryshme të thashethemeve, janë evidentuar pushimet dhe eksperiencat e gruas së hekurt të Kuvendit të Shqipërisë, që jo vetëm ka qejf pushimet, por nuk ka frikë as nga fotot që shkrepen ndaj saj për to.

BESJAN PESHA

Bëm baba të të ngjaj

P

rej dy vitesh Drej tori Ekzekutiv i Agjensisë Kombëtare të Burimeve Natyrore pranë Ministrisë së Ekonomisë, Besjan Pesha, është bërë baba i Darisit të vogël. Duket se vogëlushi sa vjen edhe i ngjan më shumë të atit duke u bërë kopja e tij. Thonë që vajzat ngjajnë shumë me baballarët e tyre, por ja që Darisi i vogël bën përjashtim. Në këtë fotografi shikojmë, që anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Socialiste për Intergrim, Besjan Pesha është shumë i lidhur me të të birin e tij. Ai e ka ngritur në

krahë Darisin e vogël dhe të dy duket se po kalojnë shumë mirë me njëri-tjetrin. Mesa duket Pesha është jo vetëm një zyrtar i mirë, por edhe një baba i përkushtuar.


20

E shtunë, 21 korrik 2012

WWW.SHQIPTARJA.COM

THASH& THEM

GENTA BB5

“Nënëmadhja” mbledh gjithë banorët e Big Brother

I

sh-banorja e BB5, Gentiana Gjalpi, ose siç njihet ndryshe Genta e “bejteve” ka festuar ditëlindjen e saj. Në këtë festë të vajzës nga fshati Baban,kanë qenë të pranishëm shumë banorë të këtij reality show. Ajo, që të bie në sy është edhe prania e Edgarit, i cili e ka cilësuar vazhdimisht Gentën si një vajzë pa vlera që nuk transmetonte asgjë. Po në këtë fotografi i shikojmë shumë të

afërt me njëri-tjetrin, njësoj si dy miq të vërtet. Nuk kanë munguar në këtë festë as banorë të tjerë të BB, vëme re Anilën, Lorenën, mikun e saj të ngushtë Gracianon , por edhe ishbanorin e BB3, Erionin. Genta ka prezantuar në të njëjtën kohë edhe të dashurin e saj të ri, ndërsa ka thënë se ka marr një mesazh urimi edhe nga ish-i dashuri i saj Rubensi, me të cilin ajo kishte realizuar disa fotografi intime.

TOROSI

Me një të dashur të re

I

ELIA SHENA

Bashkëpunimi i radhës me këngëtarin rumun Lucky Man

Ë

shtë cilësuar si fenomeni më i ri i muzikes modern shqiptare, pasi Elia Shena se fundmi është ndër këngëtaret më aktive në klubet e natës. Për herë të parë, ajo ra në sy gjatë spektaklit të vitit të kaluar, në talent shoë “Top Girls” që transmetohej gjatë spektaklit “E diell” në TCH. Mes dhjetëra konkurrenteve, Elia u shqua si një ndër më të mirat, për të mos thënë absolutisht më e mira, por që mosha e vogël e penalizoi suksesin absolut të saj. Këngëtarja e re për momentin është aktuale për lidhjen e saj të dashurisë, por duke mos zbuluar shumë detaje rreth djaloshit që i’a ka vjedhur zemrën 16 vjeçares. Ekspozimi i madh në publik dhe shndërrimi i saj i menjëhershëm në yll të muzikës, e kanë bërë edhe më tërheqëse për sytë e meshkujve. E nuk kishte se si të zgjasnin akoma më shumë ditët e saj si ‘’single’’, por Elia

sh banori i BB4, Toros Shahnaian duket se ka gjetur një të dashur të re. Fotoja që shikojmë na tregon sesi ai ndan një biskotë, me një vajzë që duket se është e dashura e tij e re. Aktualisht Torosi ndodhet në Venecia të Italisë, ku mesa duket po kalon disa ditë të “çmendura” dhe të këndshme njëkohësisht. Ai ka qenë edhe një mbëshvazhdon suksesin e saj në muzikë. ‘’Aktualisht jam duke punuar për këngët e sezonit të verës në studion Threedots ku jam në menaxhimin e producentit tim Ervin Gonxhi, për momentin jam stabël nga një karaoke në fundjavë por kam nisur dhe disa koncerte si në kryeqytet ashtu edhe në qytetet bregdetare si çdo verë. Do të kem këtë verë një klip të bukur dhe të këndëshëm, djali është këngëtari i mirënohur Lucky Man Project nga Bukureshti-Romania, gjithashtu është dhe kolegu im, kaq mund të them. Jam duke punuar një baladë dhe gjithashtu një këngë verore ritmike këtë verë do të vij shumë ndryshe akoma më e kuruar në imazh’’, kështu thekson këngëtarja Shena gjatë një bisede për ‘’TH & TH ‘’.

tetje kryesore për Gentianën e BB5, dhe shpeshherë janë fotografuar në shoqërinë e njëri-tjetrit. Ne i urojmë Torosit pushime të mbara.

ERMALI

Kthehet në Memaliaj merr dhe Françesk ën me vete

D

uket se histor ia e dashurisë mes Ermalit dh po shkon shum e Françeskës ë mirë. Ata jan pa rë dh e fot og ra fua r gji thn ë ba sh kë dh e jë të lum tu r në përkrahë njëri-t jetrit. Çifti i BB ka preferuar 5, të kalojë këtë herë një fundajvë të ve bregdet, por në çantë dhe jo në lumë. Ermali i cili ka lindur në Me maliaj, ka vend o-

sur të marr me vete Françesk pë r ti tre gu ën ar qy te tin e tij të lindjes, por ed he në ujin e ftohtë për të freskuar të Vjosës. Me duket kjo ka qe sa në një fundajvë ve ça nt ë pë r e dy mo de let , du ke n të lum që tur ed he ng a fotografitë që sh ohim.

GRACIANO Pret me padurim “Amicin”

K

a kaluar dy fazat e para dhe tani është në pritje të fazës së tretë, të “Amici”. 20 vjeçarin nga Tirana, i cili ka marr pjesë në Big Brother Albania, e pret tashmë një

tjetër sfidë e rëndësishme dhe këtë herë në fushën e baletit, ku ai është i njohur prej vitesh. Sapo kam përfunduar dy fazat e para të audicioneve dhe jam në pritje të fazës së tretë ka thënë në një prononcim për TH&TH, Tagani. Në Big Brother u bë i njohur jo vetëm për lojën e tij, por edhe për lidhjen e tij me Lorenën një tjetër banore e këtij reality show, me të cilën ka pak kohë që është ndarë.


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.