THE GUARDIAN
RITA ORA PO PERPARON ME SHPEJTESI NE ART WWW.SHQIPTARJA.COM
ELVANA GJATA
FESTON ME FANSAT 10 PIKESHIN E PARE
Suplementi i së shtunës te SHQIPTARJA.com
THASH& THEM NR. 11 E shtunë, 21-04-2012
E-mail: thashethem@shqiptarja.com
FESTININAI MEJZkademia
AKTORET E 2XL
X-Factor a guxojnë për ata që
PERFORMOJNE NE MUSICALIN “HAIR”
NIADA SALIASI
Si një “princeshë” në Dance off
EKSKLUZIVE FLET A MOTR E GERTES
I
T I H O T A M A N LEDIA
S E J H O J N E A T E E VERT 4 B B E N I N I V R E ME HOBET E SAJ G, N I P P O H S E H MUZIKA D
ORGESA ZAIMI
LINDA HALIMI
KENGETARJA HUMBET 7 KILOGRAME NGA PESHA
Tanimë edhe përtej Shqipërisë
METI ALSHIQI HISTORIA IME ME PRINCI LEKA & ELIA
LAUREN E KALUAR, JEMI VETEM SHOKE
DO TE BEJME DASEM NE SHQIPERI E KOSOVE
14
E shtunë, 21 prill 2012
WWW.SHQIPTARJA.COM
THASH& THEM
SUADA DACI
A
jo ishte një nga banoret e reja që hyri me vonesë në shtëpinë e Big Brother, por menjëherë ra në sy të publikut dhe banorëve. Gerta 23 vjeçarja nga Tirana, e ka patur prej kohësh ambicien për të qënë pjesë e këtij reality show, dhe prej 3 javësh gjendet në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Ajo është bërë pjesë e debateve të ndryshme në shtëpi, sidomos me 18 vjeçaren nga Vlora, Françeskën. Në një intervistë për suplementin THASH&THEM, motra e Gertës, Lediana flet për dëshirën e hershme të saj për të marrë pjesë në BB si dhe sqaron aludimet për një lidhje mes Gertës dhe Ervin Sinjarit, ish- banorë i BB4. Lediana flet edhe për njohjen e mëparshme mes Dritanit konkurrentit aktual të BB5, dhe motrës së saj. Ajo flet edhe për një tjetër pasion të Gertës, i cili ka të bëjë me muzikën. Lediana shprehet edhe për marrëdhenien e veçantë mes tyre, që edhe pse kanë 3 vjet diferencë nga njëra tjetra ato nuk ndahen kurrë dhe këshillohen për çdo gjë bashkë. Lediana e ndiqni, Gertën? E ndjek çdo ditë dhe jam kurioze të shoh edhe kombinimin e veshjeve, që bën përditë. Kishte shprehur ajo më parë dëshirën për të marr pjesë në BB? Geri ka patur dëshirë të merrte pjesë në BB. Vitin e kaluar kam dashur të marr pjesë unë, por nuk u realizua, kështu që këtë vit mori pjesë ajo dhe jo të dyja. Si ju duket në raport me konkurrentët e tjerë? Si fillim me hyrjen e saj në BB, u ndje pak e sulmuar nga banorët, pasi ajo nuk është mësuar me reagime të tilla, sepse jashtë ka qenë e përkëdhelur nga shoqëria e saj. Por me kalimin e kohës, pasi njohu banorët dhe temperamentet e tyre u miqësua pak më shumë. Si po komportohet ajo me banorët e tjerë? Kur zhvillohet një debat ajo i merr gjërat shumë qetësisht. Deri tani, më është dukur e aftë dhe e qetë ti sqarojë gjërat në një disktim, por pa krijuar kurrsesi debat. Sipas mendimit tuaj, pse ka vazhdimisht debate me Françeskën? Françeska duke parë natyrën e Gerit, që është shumë solare me të gjithë meshkujt e shtëpisë së BB, atëherë u kuptua që xhelozia e saj ishte e kot. Pavarësisht se ka momente që Françeska ,komenton në lidhje me Gerin pas shpine dhe më pas shkon ia thotë në sy. Me cilin nga banorët, ju duket më e afërt? Mendoj që është më e afërt me Liamin dhe me Dritanin. Meqë jemi te Dritani, si është raporti i tyre, pasi i kemi parë në disa fotografi jashtë BB sëbashku? Geri , Dritanin e ka njohur bashkë me mua. Të dyja e njohim, si menaxherin e një lokali në bllok, që ne e frekuentojmë gjithmonë. Më thoni shpesh “ju”, sa të afërta jeni ju si motra? Ne jemi si dy binjake të pandashme. 24 orë jemi bashkë, dalim për shopping bashkë, pasi Geri merr mendimin tim në lidhje me garderobën e saj. Ndonëse kemi 3 vjet diferencë, e kuptojmë shumë mirë njëra-tjetrën dhe ndajmë mendime e këshilla në çdo fushë të jetës. Ledi meqënëse ju keni qënë afër
Unë dua të theksoj se Geri s’ka të dashur, ish i dashuri i saj saj ka qenë 26 vjeç, dhe jo 40 vjeç si është shkruajtur nëpër gazeta
MOTRA E GERTËS:
Ja e vërteta e njohjes me Ervinin e Big Brother 4
Ajo rrëfen dëshirën e Gertës për të qenë pjesë e BB
motrës suaj, si qëndron e vërteta e njohjes së saj me Ervinin, janë vetëm shokë apo ka pasur diçka më shumë mes tyre? Njohja e tyre filloi, nga momenti kur ne ishim në një lokal në bllok, ku rastisëm me Ervinin dhe me ish banorë të tjerë të BB4. Ne ishim në tavolinën tonë, por si fanse të Ervinit, bëmë fotografi me të dhe me Torosin, por nuk e dinim që fotografi që na nxorri në foto ishte paparacë. Me hyrjen e Gerit në BB, ato foto janë shfrytëzuar dhe janë komentuar sikur ajo ishte e dashura e Ervinit. Por kjo nuk është aspak e vërtet, pasi ajo ishte nata e parë dhe e fundit që ne u takuam me Ervinin. Keni kontaktuar me Ervinin, pasi dëgjuat për këto thashetheme që Gerta e BB5 me qarkullojnë në motrën e saj Ledianën media? Po kam kontaktuar. Pavarësisht këtij keqkuptimi, unë dhe Geri kemi respekt për Ervinin, sepse mendoj që ai është thjesht një viktimë mediatike. Megjithatë kam parë që edhe Ervini, ka dhënë intervista ku i ka përgënjeshtruar këto thashetheme.
Është e vërtet që Ervini është kërcënuar nga i dashuri i Gertës? Nuk është aspak e vërtet pasi Ervini është në Itali, unë kam komunikuar vet me atë dhe më ka thenë që me këto intervista merret , Torosi pasi s’ ka ç’të bëj. Unë dua të theksoj se Geri s’ka të dashur, ish i dashuri i saj saj ka qenë 26 vjeç, dhe jo 40 vjeç si është shkruajtur nëpër gazeta. Gerta është komentuar gjithashtu, se ka bërë disa operacione plastike, sa të vërteta janë këto thashetheme? Ajo nuk ka bërë operacion plastik por vetëm një ndërhyrje në pjesën e hundës, duke hequr një devijm të vogël të kockës. Por kjo nuk është kurrsesi një ndërhyrje plastike. Ka një ngjashmëri me këngëtaren Elvana Gjata, mendoni që e imiton këtë të fundit? Nuk më duket sikur nuk ngjan me Elvanën dhe kjo gjë Gerit nuk i pëlqen aspak. Ajo e ka deklaruar gjithmonë që nuk do të jetë kopja
e askujt. Përveçse ka përfunduar studimet e larta për Drejtësi, e kemi parë edhe si këngëtare, është kënga një nga pasionet e saj? Ne të dyja para 3 vitesh kemi bërë një videoklip që titullohej, “ Një hap përpara”, dhe që është një realizim i Kastro Zizo-s dhe Fabian Lekës. Pas kësaj Geri ka marr pjesë edhe në Top Fest 6 me një baladë. Ajo e ka pasur shumë qejf muzikën, pasi që e vogël është aktivizuar nëpër spektakle bukurie, ka qënë prezantuese në festivalet e shkollave, etj. Sa shpenzon Gerta për shopping? Geri për shopping shpenzon shumë, pasi është e fiksuar mbas rrobave firmato. Po ashtu këpucët i ka fiksim, ti marr më të shtrenjtat që gjenden në dyqan. Sa dakort ishin prindërit tuaj, që ajo të merrte pjesë në BB? Në fillim si çdo prind edhe ata nuk ishin dakort, që ajo të merrte pjesë në BB, pasi janë pak fanatik. Por ajo e ka pasur dhe e ka gjithmonë mbështetjen e tyre, në çdo vendim që ka marr në jetë. Dhe së fundmi, a e shikoni si fituesen e këtij reality show? Geri është pjesë e Big Brother Albania, që prej 3 javësh dhe nuk ka dhënë asgjë nga vetja e saj. Unë mendoj që ka shumë për ti dhënë publikut. Jo se është motra ime, por ajo përditë po më intrigon me sjelljen e saj, dhe më të vërtet që unë e shikojë deri në finale. Ndërsa çmimin e madh le ta fitojë më i miri. (qesh)
THASH& THEM
E shtunë, 21 prill 2012
WWW.SHQIPTARJA.COM
15
METI ALSHIQI
Historia me Laurën, e kaluar tani shokë Ai sqaron situatat me Anilën dhe Gentën SUADA DACI
N
jë ndër banorët më simpatik dhe tërheqës të edicionit të pestë të Big Brother, është modeli nga Kosova Meti Alshiqi. I eliminuari i javës së shkuar nga shtëpia e BB, djali nga Prishtina shprehet se, ndihet mjaft mirë tani që ndodhet jashtë BB. Sipas tij, qëndrimi në shtëpinë e Big Brother nuk ishte më i nevojshëm, pasi ai dha gjithçka nga vetja. Gjatë një interviste për suplementin THASH&THEM, Meti flet për marrëdhëniet tij me banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Ai tregon edhe për situatat e paqarta në lidhje me Anilën, Gentën dhe të ish të dashurën jashtë shtëpisë Laurën. Duke folur për këtë të fundit, ai pohon se historia mes tyre është thjesht një e kaluar, dhe se ata tani janë vetëm shokë. Modeli nga Prishtina, Meti Alshiqi ka theksuar gjithashtu se, do të vazhdojë rrugën e modelimit për
hedhur hapa të tjerë në karrierën e tij. Si ndiheni tani që mbaroi eksperienca juaj në Big Brother? Ndihem mirë sepse kam treguar Metin e vërtetë dhe arrita atë çfarë doja nga Jo nuk ndoqa ndonjë publiku . strategji të veçantë. Qëllimi
im ishte të tregoja se kush isha në të vërtet
Do të donit të kishit ndenjur më gjatë? Mendoj se, dhashë gjithçka çfarë kisha për të dhënë dhe qëndrimi im ishte mëse i mjaftueshëm. Pse mendoni publiku ju votoi që të dilnit? Donin të më kishin më afër.(qesh) Si do ta kujtoni eksperiencën tuaj në këtë reality show? Do t’a kujtoj gjithmonë si një eksperiencë të bukur.
Të them të drejtën pjesa më e madhe e banorëve. Është folur që mes teje dhe Anilës, ka pasur një marrëdhënie më shumë se shoqërore, ju si e konsideroni Anilën? Nuk e di si është perceptuar jashtë situata me Anilën, por mund të them se nga ana ime ka qenë një afrimitet shoqëror E takuat kur dolët nga BB? Jo. Nuk e kam takuar. Si do ta cilësonit marrëdhënien tuaj me Gentën? Ngacmimi mes meje dhe Gentës ishte thjesht një lojë reciproke.(shaka)
A ndoqët një strategji loje të caktuar në BB? Jo nuk ndoqa ndonjë strategji të veçantë. Qëllimi im ishte të tregoja se kush isha në të vërtet.
Pse u ftohët me kalimin e kohës pasi në fillim ishit shumë shok? Sepse ashtu siç mund t’a keni vënë re edhe ju, Genta ka filluar të ketë luhatje mbas një qëndrimi të gjatë në shtëpi.
Po banorët e tjerë mendoni se po luajnë? Sigurisht në fund të fundit ajo është një loj.ë A ju mungon tani që jeni jashtë? Absolutisht që jo , dhashë çfarë kisha për të dhënë tani më mungon të qëndroj sa më afër familjes sime.
Kush mendoni se do ta fitojë këtë BB dhe pse? Nuk kam patur shumë kohë t’a shoh bigun , sepse kam vetëm 4 ditë që kam dalë dhe normalisht aty brenda gjërat janë shumë më ndryshe nga ç’mund të shihen jashtë , për këtë arsye nuk mund të jap një emër konkret.
Me cilin nga banorët keni pasur marrëdehnie më të afërt? Me Arbrin pasi kuptonin njëri -tjetrin më mirë për shkak dialektit. Po banori që nuk ju ngjiti aspak brenda shtëpisë, kush ishte?
tonë të përbashkët por e kam vlersuar si njeri. Përsa i përket Ermalit, Franceskës apo Vlashit nuk ishin njerëz të cilët përshtateshin me tipin tim. Si do të vazhdojë marrëdhënia juaj me Laurën? Historia me Laurën është e kaluar, mes nesh tashmë ka vetëm shoqëri. Jeni takuar tani që jeni jashtë? Jo, nuk jemi takuar. Natën e spektaklit ju thatë që e doni shumë, ndërsa kur dolët thatë që ajo nuk është më pjesë as e së tashmes as e së ardhmes suaj, çfarë
Pse nuk krijuat një lidhje brenda BB, apo vajzat e BB nuk ishin në gustot tuaja? Vajzat në shtëpi nuk iu përshtateshin femrës time ideale.
mund të na zbuloni më shumë? Unë e dua si njeri sepse kam kaluar një pjesë të rëndsishme të jetës time me Laurën por, kjo nuk do të thotë që e dashuroj si partnere.
Cila prej tyre ju duket më simpatike? Më simpatikja më duket Klaudja.
Do ti riktheheni modelimit tani që jeni jashtë BB? Sigurisht që po , ai është profesioni im.
Përveç Elvisit, që ishte model dhe që ishte nga Kosova, nuk ju pamë të afroheshit shumë me modelët shqiptar si Ermali, Franceska apo Vlashi, pse kjo zgjedhje? Atëhere arsyeja e shoqërisë sime me Elvisit nuk ishte shkaku i profesionit
Cilat janë projektet tuaja të afërta në këtë fushë? Thjesht do të vazhdoj punën time në emisionin ku unë jam top model dhe merrem me konkurrrentë të rinj për këtë profesion.
16
E shtunë, 21 prill 2012
WWW.SHQIPTARJA.COM
THASH& THEM
KËNGËTARJA
Orgesa Zaimi, tashmë përtej Shqipërisë Rikthehet me një stil krejt ndryshe nga sa jemi mësuar t’a shohim shumë muzikantë (baterist, pianist, kitarist, basist) që kanë luajtur instrumentat në studio, dy backvokaliste zvicerane dhe një kitarist nga Danimarka. Videon promo edhe ju keni patur mundësi ta shihni në Supersonic tv këngën “EVERY MINUTE”, të realizuar nga studio A50 në Firenze, dhe një servis fotografik nga Edvina Meta i shtohet gjithashtu gjithë prezantimit të këtij projekti.
SUADA DACI
E
lançuar për herë të parë në një format ku zbulohen talentet e reja “Si Ethet e së Premtes Mbrëma” këngëtarja e njohur Orgesa Zaimi ra menjëherë në sy për vokalin dhe stilin e saj të veçantë. Megjithatë rruga e saj për të konfirmuar talentin nuk u ndal me aq. Ajo do të merrte pjesë gjithashtu në talent show “Star Academy” ku sërish spikati si një konkurrente e fortë e atij edicioni. Kohët e fundit Orgesa i ka munguar skenave shqiptare dhe mënyra më e mirë për t’u bërë sërish pjesë e muzikës për të, ka qenë pikërisht eventi muzikor i Top Fest 9. Ajo vjen me këngën “Magnet” me tekst të shkrimtarit Agron Tufa. Jemi mësuar të shohim gjithmonë “vajzën rock” tek ajo, si në stilin e veshjes, pamjes ashtu edhe materialet muzikore. Por këtë radhë Orgesa ka befasuar me një stil veshje ndryshe, heqje të balukeve dhe një këngë më ritmike larg rockut, i cili është dhe pika e saj e fortë. Në një intervistë për suplementin THASH&THEM, këngëtarja rrëfen për pritshmëritë në Top Fest, projektet e ardhshme, ndryshimet të cilat do të vazhdojnë tek ajo si dhe për albumin më të ri, i cili do të përmbajë 13 këngë në gjuhën angeleze. Orgesa, ju kemi parë ndryshe në skenën e Top Fest, me një këngë të re që titullohet Magnet,. Një këngë që nuk i përket rrymës rrok, po e “tradhëtoni” këtë rrymë kohët e fundit? Besoj se duhen provuar edhe tinguj të tjerë apo edhe devijime të vogla nga stili i zakonshëm. Si subjekti i këngës ashtu edhe vetë melodia , janë të reja edhe për mua, por është e nevojshme që të tregosh që mund të japësh shumë edhe në dimensione të ndryshme. Nuk i dihet sesi mund të më marr muzika në të ardhmen, më pëlqen shumë të eksperimentoj dhe aktualisht jam duke e bërë këtë. Megjithatë muzika rock dhe nën degët e saj do të mbeten gjithnjë të preferuarat e mia. Si është pritur kënga deri tani? Po të gjithë luftojnë që të kenë sa më shumë shikues në YouTube , sepse aty matet edhe impakti tek publiku, megjithatë mendoj se me reklamimin e madh që i bën “Top Media” këngëve të Top Fest, i kam krijuar disa simpatizantë të këngës. Cilat janë pritshmëritë tuaja për këtë këngë? Dëshiroj që kënga “Magnet” të arrijë ashtu siç duhet tek publiku dhe kritika, si koncepti i këngës në tematikë po ashtu edhe në materialin muzikor, që është punuar jashtë Shqipërisë, në një studio shumë prestigjioze zvicerane. Do doja që përpjekjet e mia për të sjellë një produkt origjinal dhe të veçantë të shpërbleheshin. Mund të na thoni diçka më tepër rreth përmbajtjes së saj? Patjetër, tekstshkruesi Agron Tufa ka bërë një punë shumë të mirë me subjektin që i ka dhënë këngës. Ajo mund të interpretohet në mënyra të ndryshme, por thelbi qëndron tek një dukuri e rëndomtë që ndodh në botë ose në tokë, që edhe krijesat normale edhe ato mbinormale apo krijesa qiellore bien pre e natyrës njerezore, duke u përbaltur e duke zh-
Janë të gjitha këngë të rrymës rrok? Janë 13 këngë pop rock, por secila ka edhe elemente të tjerë, por kryesisht orientimi i zhanrit është tek rock-u klasik, që përmban 4 instrumentat e zakonshëm bas, kitarë, tastierë e bateri. Pa shumë elemente elektronike, përveç një ose dy këngësh.
dukur delirësinë e një qenieje. Tingëllon pak e ngatërruar dhe pak fare si filozofike, por jo të gjitha tekstet e këngëve duhet të jenë të thjeshta, duhen shume dëgjime për t’a kuptuar apo interpretuar këtë tekst. Pse ia besoni çdo këngë tuajën Agron Tufës? Sepse çdo tekst që ai shkruan për mua dhe për këngët që i servir, janë të realizuara dhe më shumë stil ORGESA brenda. Që të shkruash një tekst për një këngëtar duhet të dish edhe natyrën e tij apo të saj, jo thjesht t’i përshtatesh muzikës. Agroni e ka kuptuar fare mirë se çfarë më pëlqen dhe çfarë jo, e deri tani jemi një skuadër shumë e mirë. Keni menduar t’a shoqëroni këngën me një klip? Po e kam menduar, sepse si do që të shkoj konkurimi në Top Fest, kam dëshirë t’i bëj video këngës “Magnet”. Kam disa ide duhet të vendos cilën të zgjedh midis tyre dhe deri në fund të majit të përfundoj xhirimet. Cilat janë projektet tuaja pas Top Festit? Jeta vazhdon edhe pas Top Festit (qesh), kështu që shumë gjëra të bukura na presin. Punë të papërfunduara e plane shumë, që uroj t’i realizoj ashtu siç dua. Si po ecën puna me Albumin tuaj të ri, dhe sa materiale përmban ai ? Albumi është publikuar në website-in tim www.oz-rocks.com, aty kush të dëshirojë mund t’i dëgjoj 13 këngët në anglisht, të miat dhe jo cover, dhe po ashtu në këtë moment së bashku me producentin tim Domenique Meyer , jemi duke kontaktuar me shtëpi apo studio diskografike të interesuara, për të blerë këtë produkt i cili shpresoj dhe uroj që të me hap dyert e muzikës përtej Shqipërisë. Me kë keni bashkëpunuar për këtë album? Me një muzikant dhe producent zviceran, Domenique Meyer, i cili ka kompozuar dhe prodhuar të gjitha këngët, po ashtu masterizimi i albumit është bërë në Los Angeles në studion “The Lodge”, ku kam bashkëpunuar me
Kur do ta kemi në treg? Siç e përmenda më sipër nuk do ta kemi në treg në Shqipëri dhe ndërkohë akoma nuk është bërë gati për treg në format cd. Shumë shpejt mendojmë t’a hedhim në iTUNES dhe duke qenë që këngët janë të gjitha në gjuhën angleze, do jetë orientuar për një treg jo shqipfolës. Por e kam menduar vazhdimisht edhe një album në shqip, sepse është e rëndësishme për publikun tim. Por le t’ja lemë kohës. Kënga juaj e fundit “Every Minute”, do të përfaqësonte Zvicrën në Eurovision, ndiheni e mërzitur që nuk shkuat atje? Aspak, madje edhe pritëshmëria ime ishte shumë e vogël, pasi edhe pse u përzgjodha si konkurrente nuk mendoja se do dilja në finalen e festivalit zviceran. Kjo për një arsye krejtësisht të ditur, që është pamundësia e depërtimit në një treg të tillë, në një kohë aq të shkurtër. Edhe pse kënga dhe video u pëlqyen dhe moren kritika pozitive, duhen një serë gjërash që mund të të bejnë vetëm të mendosh, që mund të përfaqësojë një shqiptare Zvicrën në Eurosong. Si ju duket kënga që do të përfaqësojë vendin tonë? Më pëlqen stili dhe personi artistik i Ronës, dhe kënga e reflekton çdo gjë të saj. Mendoj se , do të jetë e favorizuar këtë vit për shumë arsye, e para dhe më e rëndësishmja duke qenë se ai është një festival gjeopolitik, do të jetë hera e parë që një këngëtare kosovare, përfaqëson Shqipërinë dhe shkel për herë të parë atje. Stili i këngës hyn në ato thellësisht jo komercialet në atë festival, gjë që unë them se do të jetë e vlerësueshme nga kritika. Por le të shohim çdo të ndodh dhe t’i urojmë
fat Ronës, sepse e meriton. Përveç muzikës, një pjesë të mirë të kohës suaj e kaloni edhe në radio, çfarë është radio për ju? Unë shpenzoj 5 ditë të javës në radio, kështu që them se është e rëndësishme për mua. E kam dashur gjithnjë radion, si fillim si përcjellesin më të mirë të muzikës pa video ose imazh, sepse të lejon të fantazosh në, 1 mijë mënyra dhe të krijosh një botë tënden. Nga ana tjetër ka nxjerrë në pah edhe aftësine time, për të patur një zë edhe radiofonik dhe aftësi për të drejtuar një program. Po bëni në një farë mënyre rolin e moderatores, e shihni veten në gazetari në të ardhmen? Kur isha e vogël e shihja veten në gazetari, tani i jam përqëndruar muzikës dhe të gjitha formave të saj, qoftë kjo ndër to edhe radio. Për momentin ndihem shumë mirë në këtë gjë, që e bëj çdo ditë nga e hëna në të premte, në radion Club Fm dhe nuk do t’a ndryshoja me asgjë tjetër, përveç muzikës dhe këngëve të mia kuptohet (qesh). Bashkëshorti juaj është gazetar, si ndiheni përkrahë një gazetari? Përkrah një gazetari ndihem si këngëtare, por përballë bashkëshortit tim ndihem bashkëshorte dhe shumë e lumtur , sepse ai më bën të tillë. Ju kemi parë gjithnjë me baluke dhe me flokë të zeza, tani shoh që i keni hequr baluket, keni në plan të ndryshoni luk? Po kam vendosur t’i harroj baluket për pak kohë ose shumë kohe nuk e di, kjo për faktin se do doja që të nxirrja në pah të gjitha tiparet e fytyrës sime . Duke qenë se jam në këtë periudhën e ndryshimit, me kënget apo me stinët, them se edhe baluket i mori rryma. Sa kujdeseni për lukun tuaj? Mundohem të gjej veshje apo modele që i përshtaten trupit dhe natyrës sime, sesa e realizoj këtë nuk e di. Se ka ditë të mira dhe ka ditë të këqija si për çdo femër, por unë gjithnjë kam dëshirë, që të provoj edhe gjëra të reja mos të qëndroj vetëm tek e zeza. Jeni një këngëtare shumë trendy, shpesh herë edhe në skenë reflektoni një stil “casual”, keni rroba klasike në garderobën tuaj? Në garderobën time këto kohët e fundit gjen më shumë veshje të përditshme apo “casual”, të cilat i kombinoj edhe për aparencat nëpër televizione. Por padiskutim që veshjet klasike, që për mua janë fustanet apo kostumet i ruaj me shumë fanatizëm. Siç e thashë më sipër çdo gjë ndryshon në varësi edhe të gjendjes shpirtërore apo edhe të stilit, që duhet të ndjekësh për një dalje të caktuar.
THASH& THEM
E shtunë, 21 prill 2012
WWW.SHQIPTARJA.COM
17
FESTINA MEJZINI
X-Factor, akademia për njerëzit që guxojnë Konkurrentja rrëfen për emocionet në skenë SUADA DACI
A
jo është një konsideruar si nga konkur rentet më të forta të X-Factor Albania, dhe nuk është kishte sesi të ndodhte ndryshe sepse vjen nga një familje artistësh. Vajza nga Gjakova, Festina Mejdini, ka impresionuar të gjithë me zërin dhe me profesionalizmin që po tregon dita ditës në skenë. Në një intervistë për suplementin THASH&THEM, Festina rrëfen për eksperiecën e saj në X-Factor si dhe për marrëdhënien me mentoren e saj, Juliana Pasha. “Ne kemi një bashkëpunim të mrekullueshëm dhe gjithnjë biem dakort, për ndonjë pikë të radhës”, thotë Festina. Konkurrentja shprehet se ndihet e kënaqur me suksesin që ka arritur deri tani, dhe kërkon ta mbajë me çdo kusht këtë arritje të sajën. Duke u ndalur te këngëtaret e saj të preferuara, ajo thotë se janë Jessie J, Amy Winehouse, etj
Në cilën rrymë ndiheni më komode kur performoni? Mendoj se në rrymën jazz dhe blues. Në këto dy rryma e ndiej veten më mirë por nuk kam probleme edhe me rryma tjera si regge, etj. Keni një ngjashmëri me Jessie J, ju pëlqen si këngëtare? Për mua Jessie J, Amy Winehouse dhe Adele, janë tri këngëtaret e perferuara. Ju vini nga një familje muzikatësh, sa krenarë ndihet familja për ju? Unë vij nga një familje ku muzika ka qenë
Mendoni se do të arrini deri në finale? Mendoj se e kam arritur qëllimin kur publiku më mirëpret dhe më voton në çdo performancë. Juria nga ana tjetër më jep komplimente dhe kur dal në Tiranë njerëzit më përgëzojnë për suksesin tim. Unë mendoj që kjo për mua mjafton, ndërsa sa i përket finales them se jemi të gjithë finalistë.
Sa ju ka mungon qyteti juaj Gjakova? Më mungon shumë Gjakova por edhe në Tiranë ndihem mirë. Sa herë vij në Shqipëri, jo vetëm unë por edhe familja ime, kemi një ndjenjë ringjalljeje , për shkak të kohës së luftës. Para 13 viteve ishte Shqipëria ajo e cila na mundësoj, që të jemi ne shqiptarët e Kosovës, i cili është një vend i shenjtë, dhe e gjithë kjo falë Shqipërisë.
Sa e kënaqur jeni me suksesin që keni arritur deri tani? Jam e kënaqur dhe ndjejë përgjegjësinë , për t’a mbrojtur suksesin e arritur deri tani. Si do ta cilësonit bashkëpunimin me mentoren tuaj, Juliana Pashën? Fantastik.
Po marrëdheniet tuaja me tre mentorët e tjerë, si janë? Janë të shkëlqyera me të gjithë. Jam munduar që çdo këshillë të tyren, t’a marrë me seriozitet.
Javën e kaluar ju performuat një këngë të Olta Bokës, si u ndjetë karshi Oltës në skenë? Këndova këngën time të preferuar. Olta është një këngëtare e mrekullueshme, u ndjeva e nderuar dhe e falenderoj publikisht, që më bëri një suprizë të tillë.
Cilin nga konkurrentët konsideroni më të fortë? Secili nga konkurrentët ka të veçantat e tij dhe nuk mund të veçojë ndonjërin prej tyre. Pastaj gjithçka varet edhe nga preferencat e publikut.
Festina, si ndiheni tani që gara në X-Factor po bëhet më e fortë? Tani kur kemi ngelur vetëm dhjetë konkurrent, ndjejë mungesën për shoqet dhe shokët, të cilët po largohen pasi ishim mësuar sëbashku. Por nga ana tjetër më duhet një mobilizim më i madh, për të vazhduar me sukses prezantimin tim.
Sa ju ndihmon Juliana, në përzgjedhjen e materialeve tuaja? Ne kemi një bashkëpunim të mrekullueshëm dhe gjithnjë biem dakort, për ndonjë pikë të radhës. E di që disa prej këngëve nuk kanë qenë të stilit tim, por X Factor kërkon sfidë të provosh rryma të ndryshme.
Më mungon shumë familja dhe shoqëria në Gjakovë.
gjithmonë e pranishme dhe është përcjellë brez pas brezi. Gjyshi im i ndjerë Mazllom Mejzini, i cili është autor i rreth 70 këngëve popullore dhe të lehta shqipe, ka qenë ai i cili më ka rritur me mandolinën e tij. Prindërit e mi janë shumë krenarë kur më shohin, teksa vazhdoj traditën familjare artistike. Sa ju mungon familja juaj?
Gjakova është një qytet që ka nxjerr shumë talente në muzikë, mendoni se do të jeni dhe ju në të ardhmen një tjetër talent i këtij qyteti? Këtë e vlerëson mësë miri publiku. Gjakova ka qenë gjithmonë vatër e kulturës dhe nga aty rrjedhin shumë artistë, si Shkëlzen Doli, i cili ishte shumë i ri kur performonte me gjyshin tim, kurse sot është krenaria e kombit në Filharmonin e Vjenës, pastaj edhe shumë këngëtarë të tjerë. Cila ka qënë performanca juaj më e mirë në X-Factor? Unë kam performuar në disa rryma dhe secila ka specifikën e saj. Por kam parë komentet e fansave që disa pëlqejnë këngët rit-
mike, disa ato të lehta disa këngët shqip etj. Megjithatë unë e ndjej veten mjaft mirë siç u shpreha edhe pak më sipër në këngët e Amy Winehouse, që e adhuroj shumë. Çfarë është X-Factor për ju? Është një Akademi për të gjitha talentet e reja, që guxojnë në botën e artit. Kur do t’iu shohim me një projekt tuajin muzikor? Është ende herët por nuk i dihet.
18
E shtunë, 21 prill 2012
WWW.SHQIPTARJA.COM
THASH& THEM
SUADA DACI
N
ata e katërt në “Dancing With the Stars” nuk pati të eliminuar. Kjo ishte supriza që producentja, Holta Dulaku kishte menduar për këtë nate, duke e shpallur në fund të saj që katër çiftet më të pak votuar nuk do të shkonin në Dance off. Vërtet në këtë natë nuk pati eliminime por në javën e ardhshme do të eliminohen dy konkurentë. Dhe dy të rrezikuarit për t’u larguar do të jenë pikërisht katër çiftet, që u shpallen më të pak votuarit në këtë natë. Pra Zhaku, Artan Imami, Niada Saliasi dhe Seldi Qalliu, janë katër konkurrentët që rrezikojnë të eliminohen. Beteja më e fortë do të zhvillohet midis këtyre katër konkurrentëve, por kjo nuk do të thotë se shtatë konkurentët e tjerë që kanë dalë jashtë zonës së rrezikut, mund të rrinë të qetë. Meqënëse pikët e natës që kaloi por edhe javës së ardhshme nuk do të zerohen, mund të kemi në javën në vijim, përkatësisht në javën e gjashtë një përmbysje të rezulatit. Domethënë dy prej çifteve, nga katërshja që rrezikon këtë javë që vjen, shpëton nga eliminimi, mund të ketë mbledhur prej votave të javës shumë më shumë pikë se cdonjëri prej shtatë konkurentëve që janë jashtë zonës së rrezikut. Kështu që beteja e pikëve është e hapur për të gjithë. Mbetet për të parë në këtë të enjtë se kush do të jenë dy më pak të votuarit nga katërshja e shpallur në rrezik këtë të enjte që shkoi. Në një intervistë për suplementin THASH&THEM, aktorja Niada Saliasi, rrëfen emocionet dhe dëshirën për të qënë përsëri pjesë e këtij formati. Bukuroshja, Niada Saliasi, tregon se përveç aktrimit që është profesioni i saj, ajo ka një tjetër hobi dhe ai është kërcimi. “Kërcimi është diçka që unë e dua, ndaj dhe dua të jem pjesë e DWS”, shprehet Niada. Ajo premton se të enjten tjetër do të vijë më sensuale dhe më provokuese për publikun, pasi në arenën e madhe të kërcimit në “Dancing With the Stars”, do të performojë një rumba. Niada si i përjetuat emocionet e para të Dance Off? Në fakt nuk e prisja. Është e vërtet që secili nga ne do të dal një ditë në Dance off, por mendojë se performanca, që dhashë ishte e mirë. Megjithatë sfidat më japin forcë të eci përpara. Mendoni që fokstroti me të cilin u prezantuat, nuk ju solli shumë fat? Fokstroti është një kërcim princeshash, dhe nuk mendojë që është pikërisht ai që më penalizoi. Ndoshta kërcimet, si samba apo rumba, që janë më të shpejta në lëvizje të bëjnë ta ndjekësh diçka më me kuriozitet, por përsëri nuk ishte kjo pengesa ime. Në cilën disiplinë ndiheni më e sigurt? Deri tani mendoja që isha mirë tek muzikat që kanë më shumë ritëm, por teksa performoja fokstrotin u ndjeva shumë pozitive, dhe e lumtur që e provova si kërcim. Sa të rëndësishme janë vlerësimet e jurisë? Pa kritikën nuk mund të ecësh përpara, dhe normalisht vlerësimet qoftë negative qoftë pozitive të jurisë, më shërbejnë të vazhdojë këtë sfidë që kam nisur. Gjatë natës së spektaklit juria
NIADA SALIASI:
Një “princeshë” në Dance Off
Spektakli i radhës, rezervon një eleminim të dyfishtë vlerësoi së tepërmi edhe lukun tuaj, që ngjante me atë të një princeshe, si u ndjetë? (Qesh) Luku im është meritë e Ardi Asllanit, dhe e grimieres së njohur Lilit. Unë jam kjo që jam. Sa ju mbështet Endri në këtë garë? Kam fatin e mirë që kam në krahë, një balerinë si Endri. Ai është i qetë dhe më jep saktë atë ç’ka mua më duhet në skenë.
Fokstroti është një kërcim princeshash, dhe nuk mendojë që është pikërisht ai që më penalizoi. Ndoshta kërcimet, si samba apo rumba, që janë më të shpejta në lëvizje të bëjnë ta ndjekësh diçka më me kuriozitet
Falë tij, por edhe falë ndihmës së Enadës dhe Gertit kam arritur të jem, këtu ku jam në DWS. Me çfarë dispiline do t’iu shohim këtë herë në skenë? Këtë herë nuk do të shihni më një princeshë, por një vajzë më sensuale se kurrë , sepse do të paraqitem me një rumba. Dhe rumba është një kërcim që karakterizohet nga një sensualitet i vërtet. Niada, pse duhet të qëndroni ende në garë? Sepse kam shumë për të dhënë, dhe
kërcimi është diçka që unë e dua. Ndaj kam shumë nevojë për mbështetjen e publikut. Ndihet konkurrencë e të fortë mes yjeve në DWS? Ka një konkurrencë të fortë, por dua të theksojë që ne jemi të gjithë të ndryshëm dhe secili sjell diçka nga vetja e tij. Si janë raportet tuaja me konkurrentët e tjerë të Dancing? Shumë pozitive. Unë jam një vajzë e tërhequr dhe kam marrëdhenie korrekte me të gjithë. Me disa prej konkurrentëve njihem edhe më parë, ndërsa disa të tjerë i kam njohur këtu. Një prej të cilëve është edhe Foto Strakosha, që transmeton një energji shumë pozitive. Cili është projekti juaj pas “Dancing With the Stars”? Pas DWS, do të marr pjesë në një shfaqje teatrale që zhvillohet në Kosovë dhe që titullohet , “Murlin Monroe”. E pranuat menjëherë ftesën për të marrë pjesë në këtë kompeticion? E pranova menjëherë sepse siç u shpreha edhe më sipër, kërcimi më pëlqen shumë dhe do doja ta provoja veten. Ne nuk jemi balerinë të Teatrit të Operas dhe Baletit, por jemi aty për ti treguar publikut dicka më shumë nga vetja jonë. Nëse të enjten tjetër nuk do të jenë më pjesë e këtij formati, si do ta kujtoni atë? Si një eksperiencë të bukur, nga ato që kam bërë (qesh).
THASH& THEM
E shtunë, 21 prill 2012
WWW.SHQIPTARJA.COM
“DANCING WITH THE STARS”
19
Aktorët e 2XL, realizojnë musicalin “Hair” Ja prapaskenat e natës së katërt të “Dancing”
S
i çdo javë “Dancing With The Stars”, rikthehet me prapaskenat dhe momentet më interesante paskuintave ku konkurrentët,balerinët dhe të ftuarit special qëndrojnë së bashku. Në këtë puntatë balerinëve iu bashkuan në një mjuzikël aktorët e Apartamentit 2XL, të cilët realizuan musicalin “Hair”. Kujtojmë se Julian Deda ka qenë vetë konkurrent i edicionit të parë të “DWS”, e për këtë arsye për të ishte si një rikthim në skenën e këtij formati televiziv. Ndërkohë në prapaskenë vërejmë që konkurrentët qëndrojnë
së bashku duke u përgatitur për performancën si dhe duke biseduar me njëri-tjetrin. Në foto duken personazhe si Vedat Ademi, i cili është duke i treguar diçka balerinës Enada Hoxha nga telefoni i tij , Albanon dhe Lisën e Apartamentit, të cilët përgatiten për performancën e tyre, Julian Dedën duke dhënë një intervistë apo Niada Saliasin duke pozuar për aparatin . Gjithashtu në paskuintat e “Dancing”, gjejmë edhe ish-banorin Big Brother 4 Toros, i cili është miku i ngushtë i kryetarit të jurisë, Ilir Shaqiri.
THE GUARDIAN :
Rita Ora po përparon me shpejtësi
L
ajmet për Rita Orën, kohëve të fundit po fil lojnë të jenë të bezdisshme, por dalja e saj në “The Guardian” nuk lë shumë për të dëshiruar. Tim Jonze, gazetar i kësaj medieje prestigjioze e i cili gjithmonë merret me kritikën dhe tendencat e fundit të muzikës mbarëbotërore, i ka kushtuar një faqe Orës, duke e quajtur si një vajzë karizmatike e cila “tmerrësisht” shpejt po përparon në muzikën e kohës, dhe kjo nuk po i kushton më një mund të madh, si ndodh tek të tjerët”. “The Guardian” e përshkruan Ritën si vajzën të cilën mund ta identifikoni shumë lehtë, “me një masë të çoroditur flokësh prej biondeje magjepsëse. “Ajo dikur adhuronte Spiceworld dhe Celine Dion, ndërsa edhe sot mban një bluzë klasike me fytyrën e Dion. Ora nuk harron të tregojë edhe krenarinë e saj prej kosovareje. “E kam thënë dhe vazhdoj ta them se vij nga Prishtina dhe jam krenare. Bukuroshja ka nxjerr së fundmi në treg edhe këngën ‘How We do”, e cila është pritur mirë nga publiku.
ELVANA GJATA
Feston 10 pikëshin e parë
A
jo ishte konkurren tja që u vlerësua me 27 pikë, gjatë natës së spektaklit të “Dancing With the Stars”. Bukurosh ja, Elvana Gjata, ishte kon kurrentja që mori më shu më pikë, nga juria e këtij spektakli, të Iva Tiços, dhe 8 për disiplinën që pikë perfor- të Ilir Shaqirit. Menjëher moi. 10 pikëshin ë e parë të pas spektaklit, këngët Elvanës, e mundë arsoi anë- ja e ka festuar sëbash tari i jurisë, Alfred Kaçinari, ku me fansat, këtë duke u ndjekur me suk9 pikë ses të saj të radhës.
20
E shtunë, 21 prill 2012
WWW.SHQIPTARJA.COM
THASH& THEM
RONA NISHLIU M OO BL A` . DJ E DH NOIZY Admirohet nga Së shpejti me shumë këngë të reja
konkurrentët e Eurosong
P
R
eperi i njohur shqiptar, Noizy në bashkëpunim me Dj.A`Bloom do të sjellin së shpejti, një sërë prodhimesh muzikore. Ka qënë vet Noizy, ai që e ka bërë të ditur këtë lajm, nëpërmjet rrjetit social
Facebook. “Shumë shpejt me një bum këngësh të reja, në bashkëpunim me Dj A`Bloom”, ka shkruar Noizy. Ky fakt duket se i ka pëlqyer shumë ndjekësve të tij në këtë rrjet social.
ërfaqësuesja e Shqipërisë në Eurosong 2012, Rona Nishliu, është duke u vlerësuar maksimalisht nga përfaqësuesit e shteteve tjera pjesëmarrëse të këtij eventi.Vlerësimet për vokalin e Ronës dhe këngën “Suus”, kanë ardhur nga përfaqësuesja spanjolle Pastora Soler, nga këngëtari Anri Jokhadze i cili do të përfaqëson Gjeorgjinë, nga këngëtarja e San Marinos, Valentina Monetta. Monetta e cila do të konkurrojë në të njëjtën gjysmë finale me Rona Nishliun, nuk e fsheh aspak dashurinë që ka ajo për këngën shqiptare “Suus” dhe vlerëson jashtëzakonisht shumë vokalin e Ronës.
DITËLINDJA
GENTA E BB5
Është lezbike? !
Alban Skënderaj, mbush 29 vjeç
K
onkurrentja e Big Brother Alb a nia, Genta Gj alpi, ka shfaq edhe tendenc ur a homoskesua le. Pak ditë më parë ajo ka qënë në faq para të shytpit et e rozë, për disa fotografi ku ajo shfaqej provokuese, me dashurin e sa të j, dhe tani e shohim teksa tenton ore. Ata thonë të puth në bu se, nuk mund zë një femër. Genta të benin një gjë të tille është puthur dhe vet Gerta në buzë edhe me Franç thotë se nu k mu nd të puthte do ekën brenda sh t një femër për tëpisë së Big Brother. asnjë arsye në Genta e Gerta botë. Ndërsa , kanë pyetur djemtë tho të se e ka Genta e sh pu thu r sh um të putheshin me tëpisë, nëse mund e he rë Fra nçeskën dhe mu njëri-tjetrin, në nd ta bëj sëris se kjo gjë do t’i kërko t’i h për bin dur ata. Ajo sh hej në një pro kon dhe e pu vë javndërsa Gerta th, habitet teksa e sheh.
K
ëngëtari i mirënjohur i muz ikës shqiptare, Alban Skënderaj ka festuar 29 vjetorin e tij të lindjes. Miq , të afërm e kolegë, i kanë uruar në faqen zyrtare në Facebook, ditëlindjen e tij. Njëri prej tyre ka qenë edhe këngëtari, Sidrit Bejleri i cili i ka uruar atij, shumë vite të lumtura .”Gëzuar datëlindjen Alban Skënderaj dhe 100 të lumtura. Faleminderit që ekziston dhe i jep muzikës shqiptare vlera. Jemi shumë krenarë për ty e gjithë Shqipëria le të festojë për Alban Skënderaj”, është shprehur Sidrit Bejleri.
LEKA DHE ELIA
Do bëjmë dasëm të madhe në Shqipëri e Kosovë
P
rinc Leka dhe Princesha Elia Za haria, kanë bërë ditur se vitin tjetër do të martohen dhe do të bëjnë një dasëm të madhe në Shqipëri e Kosovë. “Ne do të ndjekim traditën shqiptare. E kam përmendur që nuk është vetëm e princit, por e të gjithë shqiptarëve. Kam dëshirë që të realizojmë një dasëm jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Kosovë”, është shprehur Princ Leka. Ai tha se, “ne po presim sipas traditës, sepse me largimin e mbretit nënkuptohet do të kemi një vit zi, por shpresojmë që vitin tjetër të kemi mundësi, të përcaktojmë një datë të mirëfillte për dasëm. Duke u ndalur te bashkëshortja e tij aktorja Elia Zaharia, ai tha se, “ajo më ka mbështetur shumë dhe sinqerisht i jam shumë mirënjohës”, ka thënë Princi.
LINDA HALIMI Ka humbur 7 kilogramë nga pesha
K
ëngëtarja kosovare, Linda Halimi, ka humbur 7 kilogramë nga pesha e saj. Lajmin e ka bërë të ditur, vet këngëtarja, nëpërmjet statusit të saj në Facebook. “Edhe pak misioni im me mbipeshen po perfundon. Kam humbur 7 kg brenda, 45 ditëve dhe po ndihem perfekt”, është shprehur Linda. Ajo ka publikuar së fundmi edhe një fotografi,duke theksuar që kjo foto është origjinale, dhe nuk është e rregullar me Photoshop. Pak ditë më parë këngëtarja Linda Halimi ka nxjerr në treg edhe këngën e saj të parë në anglisht, me titull ‘Don’t ever leave me”.