Thashethem

Page 1

ROZANA RADI

N NDALET, KETE VERE NUK M ME SHUME PROJEKTE WWW.SHQIPTARJA.COM

DANCING

VIPAT IMPROVIZOJNE KERCIMET NE SKENE

Suplementi i së shtunës te SHQIPTARJA.com

THASH& THEM NR. 17 E shtunë, 02-06-2012

E-mail: E E-m -m -m mail aiill: thashethem@shqiptarja.com ail ai thas h hethem@shqiptarja a.com

ADELINJLAI ISMuAet me

ERMALI & FRANÇESKA

Nuk ka d upin Leonora Jak

LIDHJA JONE ESHTE ME E BUKUR JASHTE

GENTA E BB5

Nuk heq dorë nga bejtet i bën dhe në FB

ARBËR ZEK A

:

E B B E N GRUPIN I M A I L O J E N U A KRIJOV E GERTËN ISHTE I DYANSHËM EKSKLUZIVE FLET FITUESI

PËLQIMI M

XHENSILA MYRTEZAJ:

RITA ORA

PUBLIKON FOTO TE FEMIJERISE SE SAJ

Me Besin e lumtur si katër vjet më parë

LIAMI I BB5 PERFORMON SI DJ NE LOKALET E TIRANES

GAZETARET

SEÇ E HEQ VALLEN POGONISHTE ARIAN CANI


14

E shtunë, 2 qershor 2012

WWW.SHQIPTARJA.COM

THASH& THEM

ARBËR ZEKA:

Liami s’ka patur grup, atë e krijova unë Fituesi i Big Brother 5 shprehet se ka qenë një nga banorët më të sulmuar SUADA DACI

djalë shumë i edukuar dhe me zemër të mirë.

H

yri 2 javë me vonesë në sh tëpinë e Big Brother dhe shpallet ai fitues i këtij reality show. Arbër Zeka, 24 vjeçari nga Prishtina, është konkurrenti i parë nga Kosova që fiton këtë kompeticion. Në një intervistë për THASH&THEM, Zeka shprehet i sigurt për fitoren e tij dhe ndale tedhe tek marrëdhënia me Liamin, ‘mikun’ e tij brenda shtëpisë. “ Liami nuk ka patur grup, atë e krijova unë “, shprehet Arbëri i cili thotë se me Liamin u koordinuan për efekt loje. Ndërsa debatet me Ermalin fituesi i BB5, Arbër Zeka, i cilëson si debate që kanë ndodhur mes dy konkurrentëve të fortë. Ai flet edhe për pëlqimin e tij ndaj Gertës, duke pohuar se ai ka qenë një pëlqim i dyanshëm. Çdo të thotë të jesh fitues i BB5? Ndihem shumë mirë, që jam fitues pasi mundi që bëra u shpagua më në fund. Jam krenarë për faktin, që të bësh një publik shqiptar kudo që ndodhet për vete , që të të votojnë duhet të japësh shumë nga vetja dhe të jesh ndryshe nga banorët e tjerë. Këto kam dashur të bëj gjithnjë dhe besoj se i`a kam arritur qëllimit. Cili publik mendoni se ju votoi apo nuk bëni dallime? Më kanë votuar shqiptarët kudo që ndodhen brenda dhe jashtë Shqipërisë. Por është e padiskutueshme që më kanë votuar ndoshta pak më shumë publiku kosovar, meqë jam nga Kosova, por kjo nuk do të thotë që nuk më kanë votuar edhe shqiptarët e vendeve të tjera. Liami ka thënë që ai është penalizuar pikërisht për këtë fakt, ju si mendoni? Është mbase gabimi Liamit, pasi nuk është e rëndësishme nga vjen. E rëndësishme është kush je dhe sesi përfaqësohesh. U futët 2 javë me vonesë në BB, sa e kishit ndjekur lojën e banorëve? E keqja ime ishte që unë nuk i kam ditur emrat e tyre, nuk doja ti shikoja sepse mund të krijoja një opinion ndryshe për ta, pasi ndryshe është ti shohësh gjërat nga jashtë dhe ndryshe ti përjetosh aty brenda. Çfarë “armësh”, përdorët për të fituar? Asgjë më shumë nga ato që kam. Nuk zbuluar armë të reja, sepse do të isha fallco. Kjo mbase është edhe arsyeja që fitova. Kam dhënë 100% nga vetja ime, kam përdoruar të

Një nga banorët që keni debatuar ka qenë edhe Ermali, pse? Pavarësisht se kam debatuar me Ermalin ne na janë përputhur shumë ide. Pra ne kemi diskutuar për jetën sociale, ekonomike , mendojë se Ermali është një djalë me bagazh. Të fortët diskutojnë mes tyre. Po me Françeskën pse ziheshit? Me Françeskën nuk më përshtaten idetë. Për moshën që kishte ajo eci goxha mirë po kaq. Nuk më ka lenë mbresa të veçanta Françeska. gjitha ato eksperienca që kam mësuar nga jeta dhe kjo më rezultoi si mënyra më pozitive. Mund të them që kam qenë banori më i sulmuar, që nga dita që jam futur e deri kur kam dal, po e bukura është që ajo që më ka bërë mua fitues. Megjithatë ishtë një lodhje shumë e madhe psikologjike. Pse mendoni se ju sulmuan? Po sepse panë një banorë shumë të fortë aty brenda dhe ky ishte synimi i tyre, që ta heqim Arbërin por nuk u rezultoi e suksseshme. Keni qenë një nga banorët që edhe jeni sulmuar edhe keni sulmuar, mos ishte kjo një strategji loje? Nuk ishte strategji. Në momentin që mua nuk më pëlqente diçka tek banorët, normal që do të ndërhyja dhe do të diskutoja për atë çështje. Cili nga banorët nuk ju pëlqeu fare? Varet si i sheh banorët, por më e mira brenda shtëpisë është që të mos kesh shumë marrëdhënie me

banorë, që nuk e kanë jetën e gjatë brenda shtëpisë. Në fakt, ju u pozicionuat më tepër më Liamin pse zgjodhët pikërisht atë? Kjo është marrëzia më e madhe, Liami nuk ka patur grup atë e ka bërë Arbëri. Grupi nuk ka pasur kryetar, kam qenë unë, Geri, Liami dhe Dritani. Unë me Liamin nuk kam asnjë virtyt të përbashkët. Ne ju kemi parë si një dyshe shumë të fortë dhe miqësore? Ne u koordinuam mirë me njëritjetrin në sensin e lojës, kemi patur kulturën dhe mënyrën e komunikimit komplet ndryshe, mbase konceptin e lojës e kemi patur pak a shumë të njëjtë dhe kjo na ka bërë që të ishim të dy të fuqishëm. Por unë gjithnjë e kam thënë që, do të vinte dita ku ne të dy ta sulmonim njëri-tjetrin. E prisnit të ishit të dy në përballje momentin e fundit? Realisht e kam pritur, por me kalimin e javëve e dija që isha fitues i këtij BB. Kjo për faktin sepse e dija çfarë kisha bërë brenda asaj shtëpie, dhe e dija që do të isha fitues. Si lindi debati juaj me Liamin? Lindi gjithçka spontanisht të paktën nga ana ime, por Liami kishte akumuluar shumë gjëra. Nuk u ndjeva mirë dhe ia ktheva përgjigjen me të njëjtën monedhë.

Çdo të premte Lounge Bar, me çmime 200L Lounge Drink, Çdo të shtune Karaoke Night me Kelly, Blerina dhe Graciela Çdo ditë një menu e pasur me gatime shtepie dhe Italiane. Çdo ditë Menu ofertë 500Lku është e përfshirë një pjatë e parë, pjatë mishi ose gatime shtëpie, dhe një pije. Catering të shpejtë në shtëpinë tuaj

RRUGA "MUSTAFA MATOHITI", PËRBALLË PALLATIT ME BIRRILA

Cel. 0696070651

Si janë marrëdheniet tuaja tani që jeni jashtë, jeni takuar? Po jemi takuar, kemi dal, përshëndetemi unë e kam mik të mirë. Nga ana ime do të jetë mik i mirë, nuk e di nga ana e Liamit. Me cilët nga banorët ruani kontakte? Unë e kam thenë edhe brenda që shkojë shumë mirë me Erionin dhe është një nga personat që më vjen mirë që e kam takuar .Ai është një

Si i shikon si çift? Si çift janë mirë. Mendoj se shkojnë mirë, janë një dyshe simpatike. Po marrëdhënet tuaja me dy konkurrentët e tjerë kosovar të BB, si do ti cilësonit? Me Elvisin kam qëndruar vetëm një javë, ndërsa me Metin kam patur marrëdhënie shumë të mira. Ai është një djalë i mirë e falenderoj që më ka bërë goxha publicitet jashtë BB. Keni debatuar shumë edhe me Gentën , ku qëndronte problemi? Genta ikte sa andej këtej dhe viktimizimi i saj ka qenë shumë i dukshëm , ka qenë lojtare e mëshirës. Ajo ka luajtur me kartën të më votojnë sepse unë vij nga fshati, nuk kam patur një jetë të mirë, më kanë keqtrajtuar, etj. Por gjithashtu nuk më ka pëlqyer as afeksioni i saj për famën. Nuk është e rëndësishme të jesh i famshëm, por e rëndësishme është që ti ta bësh emrin dhe jo emri ty. Çdo të bëni me lekët e fituara? Llogarinë nuk e kam unë e ka babai im, ato janë lekët e prindërve të mi, do bëhet ç’është më e mira për ta. Si do ta menaxhoni famën? Do të jem Arbëri, nuk do fluturojë në qiell. Është një famë që njerëzit të mbështesin dhe pastaj të lenë për asgjë. Jam i lumtur që në Tiranë më përsh-

endesin nga të gjitha grupmoshat. Çfarë do të bëni me studimet? Do ti vazhdojë studimet por do të aplikoj edhe për punë në Prishtinë. Keni më simpati për Gertën ashtu si Brenda shtëpisë? Simpatia me Gerin ka qenë e dyanshme , nga ana ime dhe asaj. Ajo është vajzë e bukur, e mirë tani jemi miq. Do t’iu mungojë Tirana? Do më mungojë Shqipëria dhe publiku shqiptar, do më mungojë ata që më kanë votuar, por Tirananuk është shumë larg. Ne jemi afër kemi një gjuhë, kemi një flamur dhe mënyra si mendojmë është e njëjta. Sa do justifikoni faktin që jeni ju banori i parë nga Kosova që keni fituar BB? Unë në radhë të parë kam përfaqësuar Arbërin, po më vjen mirë që edhe rinia kudo që janë më kanë pëlqyer. Ata që aplikojnë në BB, dua t`u them që duhet të dinë si të veprojnë dhe si të menaxhojnë veten në formate të tilla.

Në foto: Arbër Zeka


THASH& THEM

E shtunë, 2 qershor 2012

WWW.SHQIPTARJA.COM

FITUESI I BB5

ISH- KONKURENTI

F

E

Arbëri rikthehet në Kosovë

Erioni dhe Arbana, shumë miqësorë

ituesi i edicionit të pestë të Big Brother Albania, Arbër Zeka, është rikthyer në vendin e tij të lindjes, në Prishtinë. Me anë të një fotografie të postuar në profilin e tij në Facebook, Arbëri duket i lumtur që është kthyer në Kosovë. Ai shfaqet në këtë fotografi bashkë me Erionin, një tjetër konkurrent të këtij reality show, të cilët janë afruar më tepër me njëri-tjetrin, pas përfundimit të këtij spektakli, duke dal e dëfryer së bashku në shumë lokale edhe në kryeqyet. Mesa duket Arbëri e ka marr me vete Erionin në shtëpinë e tij. Ata kanë deklaruar se shoqëria e tyre do të zgjas dhe do të jetë më e fortë, tani që përfundoi eksperienca e tyre në BB. Djemtë duken se kanë shumë fansa, të cilët i shikojnë edhe teksa dalin në fotografi.

rion Dresa, i cili nuk e preku dot finalen e madhe të Big Brother Albania ka dal një fotografi me moderatoren e këtij spektakli, Arbana Osmani. Të dy kanë dal shumë të qeshur dhe duken shumë miqësor me njëri-tjetrin. Arbana ka veshur një fustan të zi dhe duket shumë në formë. Ndërkaq Erioni është rikthyer përsëri me Elenin ish të dashurën e tij, e cila jeton prej vitesh në Greqi, duke e mbyllur përfundimisht historinë me Klaudjan, ish-konkurrenten e këtij reality show, që në fakt duket sikur nuk nisi asnjëherë. Nga ana tjetër edhe Klaudja ka pohuar se ka një lidhje dhe se është shumë e lumtur më të dashurin e saj. Përveç Arbanës, Erioni ka bërë edhe një fotografi

NORËT E BB5 BA Më të bashkuar se kurrë N

jë pjesë e mirë e konkur rentëve të Big Brother dalin dhe festojnë bashkë. Ja tek i shohim edhe në këtë fotografi, ku ata i kanë lenë brenda shtëpisë më të famshme të Shqipërisë , inatet dhe mëritë dhe janë më të bashkuar se kurrë. Ermira, Doloreza, Grandiola, Gerta, janë bërë pjesë e kësaj

fotografie, të shoqëruara njëkohësisht edhe nga banorë të tjerë si Anila, Albulena, apo edhe Mirjeta nëna nga Shkodra, të cilat e kanë lenë shumë shpejt shtëpinë e Big Brother. Pjesë e kësaj fotografie është bërë gjithashtu edhe çifti Graciano dhe Lorena, ndërkohë që në qënder të saj shohim Vlashin.

GENTA

Nuk heq dorë nga bejtet i bën edhe në Facebook

G

enta, konkurrentja e cila u ren dit e treta në Big Brother Albania, ka preferuar të qëndrojë larg mediave dhe mos të prononcohet, në lidhje me eksperiencën e saj në Big Brother. E njohur për bejtet dhe poezitë e saj spontane, ajo nuk ka hequr dorë prej tyre, madje i bën ato edhe në rrjetin social Facebook. Me këto vargje genta i drejtohet një prej miqëve të saj “Si të kam Emilio Zotka, të shtunën do pijmë ca gotka, ty të kam shok të ngusht, kush të ngacmon i hyj me grusht, te shtunen do behet name, do na vije ketu Liami, do kercejme si të marrë, do te te jap 20 dollar, te betohem per kok te mamit, do lejme kokren e namit”. Genta duket se e ka shijuar në maksimum jetën pas përfundimit të BB. Atë e kemi parë në shumë prej lokaleve të

15

natës me miq, ish-konkurrentë të Big Brother, etj. Në këto fotografi Gentën e shohim me fituesen e edicionit të katërt të Big Brother Albania, Ermela Mezuraj si dhe me Torosin një tjetër konkurrent të këtij reality. Torosi ka pohuar se njihej me Gentën përpara se ajo të hynte në BB dhe e ka

mbështetur atë në këtë format televiziv. Urojmë që Genta të kënaqet dhe të ndihet më e lumtur me famën që BB i ka dhënë, pasi shpesh brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, ka pohuar që jeta e saj nuk ka qenë e ngjashme me atë të bashkëmoshtarëve të saj, për arsye se ajo jetonte në fshat. Ajo ndodhet këto ditë në Korçë, për t’iu rikthyer më pas jetës “së çmendur”, të kryeqytetit. Së bashku me Françeskën dhe me Arbërin ajo do të jetë pjesëmarrëse në Top Fest 9, ku do të japin disa çmime për këngëtarët.

me këngëtaren nga Kosova, Adelina Berisha të cilën e ka postuar në Facebook. Mesa

duket Adelina mund të jetë shoqe me Arbërin, apo pse jo edhe një fanse e vet Erionit.

LIAMI

Performon në lokalet e Tiranës A

rmand Osmani, i njohur me emrin Liam, i cili doli I dyti në renditjen e finales së BB5, duket se I është ritkhyer profesionit të tij si D.J. Liami së bashku me të dashurën e tij gjermane, Evelin dhe një pjesë të mirë të banorëve, që e kanë mbështetur atë në BB, janë parë në ambiente të ndryshme duke kërcyer e dëfryer. Por përpos dëfrimit Liamin e kemi parë edhe të luajë si D.J, profesion të cilin ai e ushtron prej vitesh në Gjermani. Nuk e dimë nëse ai do të qëndroj në Shqiëpri, apo do të rikthehet në Gjermani, por duket se po i shijon

ditët e famës më së miri në kryeqytetin shqiptar. Ai është parë shpesh në prani të miqëve të tij si Gerta, Dritani, Klaudja, të cilët ishin pro fitores së tij.Edhe Liami ka preferuar të qëndroj larg vëmendjes mediatike, por ja që nuk na shpëton dot.


16

E shtunë, 2 qershor 2012

WWW.SHQIPTARJA.COM

THASH& THEM

ERMALI & FRANÇESKA

Lidhja jonë më e bukur jashtë Luajtëm individualisht dhe nuk u ndikuam nga njëri-tjetri SUADA DACI

Ç

ifti simpatik i Big Brother Albania 5, Er mal Merdani dhe Françeska Jaçe duken shumë të lumtur tani që eksperienca e tyre në Big Brother ka mbaruar. Dy ish - finalistët e këtij reality show, thonë në një intervistë për suplementin THASH&THEM se, ndihen mirë me njëri-tjetrin edhe jashtë shtëpisë së BB. Edhe pse ishin bashkë në këtë reality, ata nuk u ndikuan nga loja e njëri-tjerit dhe luajtën indivdualisht. Ermali pohon se ishte një person i drejtpërdrejtë brenda shtëpisë ashtusikurse është edhe jashtë, ndërkohë që Françeska shprehet se ka vepruar sipas rrethanave dhe situatave që ndodhën në Big Brother. Ata flasin edhe për planet e ardhshme, si dhe për planet në fushën e modelimit.

Si po shkon lidhja juaj tani që jeni jashtë? Ermali : Një lidhje normale më e bukur se brenda shtëpisë. Me pak fjalë po e shijojmë më shumë lidhjen tonë jashtë sesa brenda. Françeska: Nuk ka ndryshim të madh, rrimë me njëri-tjetrin kemi kontakte me të njëjtat persona që kanë qenë edhe brenda në Big Brother, madje mund të them që është pak më bukur jashtë dhe zihemi më pak se aty brenda . (qesh) Si po e përjetoni famën? Ermali: Është shumë bukur kur të ndalojnë të përshëndesin, ose më saktë nuk kam marr deri tani komentet negative por ato positive. Mbase njerëzit në fillim të japin gjithnjë opinione pozitive . Shumë i kënaqur nga të gjitha aspektet. Françeska: Ngela e surprizuar nga njerëzit që më takuan, më pritën shumë mirë edhe në Vlorë dhe për këtë jam e lumtur. Me cilin nga banorët nuk iu ngjiti fare aty brenda? Ermali: Të gjithë janë shumë të mirë. Nuk dukej sikur kishit marrëdhënie të mira më të gjitha brenda shtëpisë? Ermali: Brenda ishte tjetër gjë. Të gjithë kanë simpati për mua edhe unë për ata, (qesh). Nuk kam asnjë lloj hatër mbetje, me të gjithë shkoj shumë mirë. Françeska: Nuk kam as relata shumë të mira as të këqija. Keni patur një raport konfliktual me Liamin, pse nuk u afruat asnjëherë me të? Ermali: Sepse që në fillim unë dhe Liami i kishim thënë njëri-tjetrit që njëri nga ne të dy do të shkonte në finale dhe njëri nga ne të të dy duhet të fitonte, pra secili kishte ambiciet e tij. Megjithëse kemi patur konflikte përsëri bashkëpunonim me shikim edhe nën zë. Unë kam qenë gjithnjë parashikues i kësaj që do të ndodhte, duke i thënë kujdes se Arbëri do ta marr. Pse kishit këtë mendim?

Ermali: Sepse nga përplasja e dy të fortëve fiton gjithnjë një i tretë. Françeska: Realisht kam patur debate me Liamin, nuk më pëlqenin disa mendime të tijat edhe ja kam reflektuar edhe atij këtë gjë. Jeni takuar me Liamin pasi mbaroi BB? Të dy: Po jemi takuar. Ermal, në BB ishit një njeri shumë i drejtpërdrejtë, ishte kjo një lloj strategjie apo kështu jeni edhe në jetën reale? Ermali: Edhe jashtë jam kështu sepse po të mos isha jashtë i tillë nuk do të isha as brenda. Në Big Brother kisha mundësi të bëja lojëra dhe strategji, për të përfituar në kurriz të të tjerëve sepse i kam aftësitë dhe mundësitë për ta bërë diçka të tillë, por nuk ma lejon ndërgjegjia që të bëja këtë veprim. Prandaj zgjodha të veproja sipas metodës dhe karakterit tim, të eci dhe të shikoj aq sa ma lejon kapaciteti im. Pavarësisht se e kam tejkaluar me zënka dhe fjalë pak të rënda, por edhe këto janë pjesë e karakterit tim . Pra nuk i kam bërë t`u dukur. Megjithatë do përpiqem ta rezervojë pak tonalitetin, por jashtë kjo gjë është më lehtë sepse një njeri që nuk e dua nuk i flas ndërsa atje duhet të qëndroj, në një shtëpi me banorët dhe domosdo që do të tejkalohej me tonalitet. Françeksa: Unë nuk kam ndjekur ndonjë strategji të caktuar. Më ngacmonin i ngacmoja, me shanin i shaja. Kam vepruar sipas rrethanave të caktuara. Në BB keni patur një marrëdhënie të mirë me Gentën, çfarë ju pëlqeu te Genta? Ermali: Me Gentën kam pasur relata të mira. I kam thënë ato që s’më kanë pëlqyer, i kam thënë që të ndryshojë për mire, për veten e saj dhe të gjitha këto jo përkundrejt përfitimit që unë të përfitoja nga ajo, por për veten e saj ashtu sikurse Françeskës, Klaudjas etj. Si i keni patur relatat me femrat e tjera të shtëpisë? Ermali: I kam patur të mira pavarësisht se i ngamcoja ndonjëherë, sidomos Klaudjan dhe Gerin. Sepse pas Françeskës ato ishin femrat që dinin të visheshin, që ishin të zgjuara dhe unë kam patur gjithmonë qejf ti ngacmoja. Po ju Françeska si i keni patur raportet me meshkujt e BB? I kam trajtuar thjesht si konkurrent. Si lindi ndjenja juaj? Ermali: Unë në fillim isha pak konfuz dhe këtë e kam pranuar gjithmonë. Nuk besoja kollaj sepse ajo vinte nga jashtë dhe e kishte ndjekur lojën time, në këtë mënyrë unë duhet të isha më fleksibël. Në fillim përpiqesha ta neglizhoja, mos ti jepja shumë rëndësi por me kalimin e kohës qëndrimi në një shtëpi bëhet më social. Në këtë mënyrë ne u afruam më shumë dhe lindi ndjenja e pëlqimit, që ndoshta mund të jetë edhe dashuri.

Françeska: E kam thënë shpeshherë që Ermalin e njihja që jashtë, por jo personalisht . Ermali është një djalë i bukur dhe kjo duket që në pamje të parë, pastaj më vonë përveç aparencës më pëlqeu edhe tipi që ai ka, shkollimi , etj. Për mua Ermali ishte mashkulli perfekt.

Në foto: Ermal Merdani

Patët ndonjë moment xhelozie brenda shtëpisë? Françeska: Është llogjike që kur ke një të dashur, që për më tepër është simpatik ndihesh pak xheloze, por nuk kishte asgjë shqetësuese. Ermali : Jam bërë xheloz kur Françeska përqiqej të më bënte xheloz, në aspektin që donte të më tërhiqte vëmendjen me këtë lloj mënyre. Por nuk ia arrinte dot sepse kur ishim vetëm në darkë, i thoja që ajo që bëre ishte e kot. Po jashtë? Françeska: Deri tani akoma jo (qesh). Ermali : Jashtë i kam thënë që do të var një gjerdan me plumba dhe granata dhe dil në rrugë (qesh). Shpeshherë në BB keni thënë qe ne luajmë vetëm, përse vepruat kështu? Ermali: Këtë gjë e zgjodha unë. I kam thënë Françeskës që në fillim se duhet të ishim individual për faktin se asnjëri nga të dy, nuk duhet të ndikohej nga njëri- tjetri dhe sulmet nuk duhet ti kishim dyshe. Pavarësisht se banorët më ngacmonin mua nëpërmjet Françeskës, sepse e dinin tipin tim që unë acarohesha, dhe unë për të eleminuar pak këtë fakt i thashë Françeskës që do ishte vetëm, për të ruajtur ekuilibrat në shtëpi. Françeska: Isha dakort, sepse secili nga ne tregoi individualitetin e tij dhe nuk u njohëm me emrin e njëri-tjetrit. Ne nuk rrinim vetëm bashkë por edhe më personat e tjerë, kështu që kjo mënyrë ishte shumë e mirë. Si po vazhdojnë studimet tuaja? Ermali: 3 muaj qëndrimi në shtëpi më kanë bërë që të jem mbrapa me studimet. Kam për të dhëne 5 provime në sezon, që janë për një afat shumë të shkurtër dhe nuk e di si do t’ia bëj. Nuk më lë as Françeska të studioj. (qesh) Françeska: Mua shkollën nuk ma dhanë, kështu që këtë vit do ta bëj pushim. U mërzita sepse të gjithë moshatarët e mi, do të japin provime ndërsa unë do rri. Po përsa i përket fushës së modelimit, do ta vazhdoni? Françeska: Unë kam sfilatën e parë në datë 5 qershor, por nuk jam njoftuar akoma. Dua ta vazhdoj edhe pse pagesat nuk janë shumë të mira. Vërtet e kam hobi modelimin por në të njëjtën kohë e bëj edhe për të mira materiale. Ermali : Unë nuk do ta vazhdoj. Edhe kur u zgjodha Mister vajta për të tjera objektiva , jo për tu bërë model. Kur mora pjesë në “Mister Albania” shkova me objektiva të qarta që dua ta fitoja një bursë, etj. Në planet e mia është politika dhe televizioni. Janë dy gjëra që mua më pëlqejnë , sepse jam edhe nënkryetar në një forum që quhet “Kuvendi civil”, objektivi i të cilit është ndryshimi i politikës në Shqipëri. Thatë që kishit objektiva të qarta kur konkurruat për “Mister Albania”, po në BB i kishit kaq të qarta objektivat apo loja

i’u doli jashtë kontrollit? Ermali : I kisha të qarta edhe në BB, por kur pashë disa gjëra, një lloj ndryshimi të lojës jo për faj të banorëve, e kuptova që ishte e kot të lodhesha. Po ta keni vëne re dy javët e fundit kam qenë neglizhent, sepse e kuptova që loja do të shkonte drejt diçkaje që dihej. Mund të jetë largësia një problem për ju? Ermali : Vlora nuk është shumë larg pushimet vijnë së shpejti dhe ato do t`i kalojmë në Vlorë apo jo e dashur?! Por pushimet do ti bëjmë gjithmonë nëse marrim lekët nga BB (qesh). Françeska : Pushimet do ti kalojmë në Vlorë dhe në Korfuz me Erionin. Jeni takuar me prindërit e njëritjetrit? Ermali: Po jemi takuar. Megjithatë kjo është një lidhje normale dhe prindërit nuk kanë të bëjnë fare me këtë histori.


THASH& THEM

E shtunë, 2 qershor 2012

WWW.SHQIPTARJA.COM

17

MISS SHQIPËRIA

DAFINA DHE LEDRI

32 vajza në garë nga gjithë Shqipëria

Edhe kuzhinierë të zotë

Ë

shtë kryer përzgjedhja e parë e vajzave që do të konkurojnë në edicionin e 14-të të konkursit “Miss Shqipëria 2012”. Përgjatë tre ditëve, më 28,29 dhe 30 maj, grupi orgaizator i “Deliart Association” ka kryer seleksionimin, të 250 kandidaturave të paraqitura për spektaklin e këtij viti, prej të cilave janë përzgjedhur vetëm 32 prej tyre. “Nga të gjitha prurjet dhe regjistrimet që kanë ardhur pranë zyrave të Deliart, mendojmë se do të ketë një pjesëmarrje shumë cilësore të vajzave në këtë eveniment”, ka thënë producenti Petri Bozo”. Siç është bërë traditë tashmë, edhe në këtë edicion, deri në mbrëmjen finale vajzat konkurente të këtij viti do të shijonë rrugëtimin e “Miss Shqipërisë” nëpër trevat historike dhe turistike të vendit tonë. Harta e këtyre udhëtime është e shtrië nga Veriu në Jug, përgjatë të cilave organizatorët kanë planifikuar aktivitete të veçanta, minikonkurse, pjesë e formatit të Miss Shqipëria, dhe mbi të gjitha një prezantim të historisë së lashtë shqiptare.

ARGJENTINA RAMOSAJ Shumë seksi me bikini

A

ta janë të suksseshëm sa i përket fushës së muzikës, por duket se janë të aftë edhe në kuzhinë. Këngëtarja, Dafina Zeqiri dhe i dashuri i saj, Ledri Vulaj, janë duke pjekur ushqime në zgarë. Nuk e dimë nëse kanë qenë në ndonjë piknik me miqtë e tyre të afërt, por çifti duket se e ka

marr seriozisht punën e gatimit. Ndonëse janë veshur sportiv, ata duken shumë mirë. Duffy ka veshur një Tshirt të bardhë me një xhaketë Adidas dhe flokët i fshehur poshtë një shalli. Çifti duket se nuk e fsheh më romancën e tyre dhe në më të shumtën e kohës shfaqen bashkë kudo.

A

rgjentina Ramosaj, është një nga femrat më simpatike të show bizit shqiptar. Ajo duket shumë seksi me bikini. Në këtë fotografi të postuar në profilin e saj në Facebook, Ramosaj ka veshur një palë bikini kafe dhe syze të errëta dhe duket shumë e relaksuar. Bukuroshja ka preferuar të pushoj paksa, pasi kjo periudhë ka qenë shumë impenjative për të. Ajo konkurron në Top Fest më baladën “Si shiu”, ku do ta shohim të interpretojë live në 3 qershor, në Pallatin e Kongreseve.

ADELINA ISMALJI: Nuk do të ketë asnjë duet me Leonora Jakupin

M

GAZETARËT

Se çe heq vallen Arian Çani

G

azetari, Arian Çani, kërcen shumë mirë edhe vallet popullore. Këtë e vërteton më së miri edhe kjo fotografi, ku ai ndodhet në shoqërinë e kolegeve të tij gazetare. Çani duket se po shijon motivet e një ndonjë valleje jugore, por nuk e dimë ekzaktësisht dhe se ku e ka përqëndruar shikimin e tij ?! Në krahë të tij

është Andresa një nga prezantueset e spektaklit, “E diela shqiptare” dhe mbase e ka tërhequr ndonjë detaj i vajzës braziliane. Në fotografi shohim edhe anëtaren e Jurisë së Spektaklit, “Dancing With the Stars”, Iva Tiço së bashku me skenaristen e këtij spektakli, Zefina Hasanin.

ediat kosovare, kishin njoftuar një pajtim të mundshëm mes këngëtares Adelina Ismalji dhe Leonora Jakupit. Në to thuhej se “Ismalji i kishte lenë mbrapa mëritë e vjetra dhe i kishte kërkuar Jakupit, të bënin një klip muzikor kushtuar Kosovës”. Por në një prononcim për supelementin THASH&THEM, pop ylli shqiptar, Adelina Ismaljli thotë se ky lajm nuk është aspak i vërtet dhe se nuk do të ketë asnjë bashkëpunim me këtë Jakupin. “Ato shkrime janë gënjeshtrat e ditës dhe nuk janë aspak të vërteta. Unë po vazhdoj punën për albumin tim internacional”, ka thënë Ismalji. Dy këngëtaret kosovare janë “armike”, prej kohësh që pas një rrahjes që familja Ismalji, i bëri Leonora Jakupit.


18

E shtunë, 2 qershor 2012

WWW.SHQIPTARJA.COM

THASH& THEM

XHENSILA MYRTEZAJ: SUADA DACI

K

ëngëtarja, Xhensila Myrtezaj, do të pre zantohet në Top Fest me këngën “Edhe njëherë”, një krijim i kantautorit Nesti Duka, i njohur me emrin Stine. Një ditë përpara finales së madhe të këtij festivali, ajo na rrëfen emocionet dhe pritshmëritë e saj, duke pohuar se do të dëshironte të fitonte çmimin “Best Female”, apo “Best Pop Rock”. Myrtezaj thotë se do të sjellë një performancë të veçantë, por nuk preferon të jap më shumë detaje duke i lënë surprizë për publikun. Këngëtarja e hitit “Ëngjëlli im”, flet edhe për lidhjen e saj katër vjeçare, me aktorin e “Portokallisë” , Besart Kallaku. Ndonëse kanë kaluar 4 vjet nga njohja e tyre, ajo pohon se ata janë të lumtur dhe të dashuruar njësoj si ditën e parë. Xhensila të dielën do të performoni në sallën e Pallatit të Kongreseve, si ndiheni? Është hera e katërt që unë marr pjesë në Top Fest, dy herë jam kualifikuar dhe dy herë jo, por ndjej të njëjtat emocione si herën e parë. Sepse emocionet e shoqërojnë shpeshherë artistin. Vitin e kaluar konkurruat me këngën “Ëngjëlli im”, dhe u nderuat me çmimin RnB, këtë vit cilin çmimin do të dëshironit? Këtë vit pritshmëria ime ishte që të hyja dhe të bëhesha pjesë e Top Fest. Kjo fazë kaloi dhe do dëshiroja të nderohesha edhe me një çmim sigurisht. Uroj që të fitoj çmimin “Best pop rock”, apo “Best female”.

Me Besin, e lumtur si katër vjet më parë Dëshiroj çmimin “Best Female” në Top Fest 9 Por në repertorin kam një shumëllojshmëri këngësh. Në natën finale të Top Fest do të jeni vetëm në skenë, apo do të shoqëroheni nga balerinë? Nuk dua të zbuloj më shumë detaje. Dua që ta lë surprizë për publikun (qesh). Po përsa i përket pamjes së jashtme? Do të vij ndryshe, por pa dal nga karakteri dhe nga vetja ime, sepse në të kundërt do të dilja nga identiteti im. Edhe këtë këngë ashtu si një vit më parë ia keni besuar Stines, pse kjo zgjedhje? Unë kam patur bashkëpunime me shumë kompozitor por ai me Stinen, ka rezultuar shumë i suksseshëm. Të gjitha këngët e Nestit janë pëlqyer nga publiku, ndaj dhe e zgjodha përsëri si bashkëpunëtorin tim kryesor, në këtë event të muzikës së lehtë shqiptare.

Sa kujdeseni për lukun tuaj? Luku për një artist është pjesa më e rëndësishme dhe unë kujdesem shumë. Siç e thashë edhe pak më sipër më pëlqen gjithmonë të vij ndryshe për publikun. Me kë këshilloheni për paraqitjen tuaj? Në pjesën më të madhe të rasteve ka ndodhur që jam kujdesur vet, duke zgjedhur veshjet e duhura për performancat e mia. Por ka ndodhur që të këshillohem edhe me stiliste të ndryshme shqiptare dhe mendoj se bashkëpunimi me to, ka rezultuar i suksesshëm.

Do të vazhdoni edhe më tej bashkëpunimet tuaja? Patjetër që po. Ne jemi në vazhdimësi e sipër dhe jam e bindur që kemi për t`i sjellë

publikut materiale shumë të bukura muzikore. Ndjeni konkurrencë të fortë në këtë kompeticion? Kur hyn në një garë, merren parasysh të gjitha, ndaj dhe unë mendoj se jam e për-

Pas Top Festit do të punoj për të sjell një këngë dhe një video të re. Teksti i këngës është shkruajtur nga Dr. Flori dhe kompozitor i saj është Edlir Begolli.

Ju vini ndryshe në skenë një herë me balada dhe një herë me këngë më ritmike, pse e bëni këtë zgjedhje? Në fakt kjo është zgjedhja dhe zgjidhja më e mirë. Sepse duke ardhur ndryshe nuk identifikohem vetëm si këngëtare baladash, por e të gjitha rrymave muzikore. Ku ndiheni më komode? Mua më pëlqejnë të gjitha. Adhuroj rrymën RnB, por mendoj se janë baladat ato që më përfaqësojnë më tepër dhe ku unë gjej veten time.

Keni ndonjë këngëtar që ju frymëzon në karrierën tuaj? Më pëlqejnë shumë këngëtar. Nga këngëtarët shqiptar do të veçoja Juliana Pashën, Motrat Libohova, Eugent Bushpepën etj.

gatitur aq sa duhet për t`u përballur në këtë festival, ndonëse jam një këngëtare e re.

Në foto: Xhensila Myrtezaj

Do të konkurroni përkrahë emrave të njohur të muzikës shqiptare, keni “frikë”? Në një garë unë nuk shoh emrat por përpiqem të jap maksimumin në të, për të parë deri se ku jam e aftë të arrij unë. Padyshim që ndihem e nderuar që do të jem përkrahë emrave më të mëdhenj të muzikës së lehtë sh-

qiptare dhe kjo është dyfish përgjegjësi. Cilat janë projektet e tuaja pas Top Festit? Pas Top Festit do të punoj për të sjell një këngë dhe një video të re. Teksti i këngës është shkruajtur nga Dr. Flori dhe kompozitor i saj është Edlir Begolli. Kënga do të jetë shumë ritmike, ose siç e quajmë ne “limonadë”. Mund t’iu them që është një këngë tipike verore. Sipas jush cila është kënga më e bukur e Top Fest 9? Mund të them me bindje që të gjitha këngët e Top Fest 9 janë shumë të bukura dhe nuk do të kisha dëshirë të veçoja ndonjëren prej tyre. Megjithatë mund të them që një nga këngët e mia të preferuara është “Udhëtari”, i këngëtarit Eugent Bushpepa. Por ka edhe këngë të tjera shumë të bukura kështu që unë uroj ta fitojë më imirë. Më pëlqente shumë edhe kënga e Besit, dhe do të doja që edhe ajo të ishte në finale. (qesh)

Sa e vështirë ka qenë për ju të futeshit në botën e artit, duke qenë se vinit nga një format si “Ethet e së premtes mbrëma”? Për mua “Ethet” ishin një shkollë më vete. Pa pjesëmarrjen e këtë format, unë nuk do të isha këtu ku jam sot. Mendoj që “Ethet” kanë qenë çelësi i vazhdimsisë, për karrierën time muzikore. Le të flasim pak për jetën tuaj private, ju jeni prej kohësh e fejuar me Besin aktorin e “Portokallisë”. Si po shkon lidhja juaj? Ashtu siç e thatë dhe ju unë jam e lidhur me Besin që prej katër vitesh. Jemi shumë të lumtur dhe kuptohemi shumë mirë më njëri-tjetrin. Ndonëse vitet kanë kaluar mendoj se me Besin kemi të njëjtën dashuri si në fillimet tona. Ku do ti kaloni pushimet verore? Këtë vit do të shkojmë në Alania në Turqi, por nuk do të mungojmë as në bregedetin e mrekullueshëm të jugut. I mbani mend pushimet tuaja të para? Me Besin kemi bërë shumë pushime, por pushimet e para kanë qenë shumë të bukura. Ato i kemi kaluar në Mal të Zi.

SHKOLLA E PARUKERIS - ESTETIKËS KRËHËRI I ARTË (LUÇI) Kurse 6 - 9mujore.

Adresa: Rr. Mihal Grameno, 200m mbi Shkollen e Baletit Tel: 04 2 233 950 Facebook. Kreheri i Arte Tirane

Për më të mirët mundësi punësimi Regjistrimi vazhdon


THASH& THEM

E shtunë, 2 qershor 2012

WWW.SHQIPTARJA.COM

19

DANCING WITH THE STARS

Rikthimi i Seldit shumë i shkurtër

Nëntë VIP-at improvizojnë për herë të parë kërcimet në skenë

R

ikthimi i Seldit ishte shumë i shkurtër, pasi ai është elem inuar menjëherë nga gara e “Dancing With the stars”. Këngëtari Seldi Qalliu, i cili u rikthye një javë më parë së bashku me Xhani Shqerrën dhe Afërdita Dreshaj-n, ka dal në Dance off me këngëtaren maqedonase, Adelina Tahiri dhe kjo e fundit ka triumfuar. Kështu në natën gjysëm finale që do të mbahet javën e ardhshme, do të shkojnë në garë 8 çifte si asnjëherë më parë. Ashtu si çdo puntatë e spektaklit edhe kjo enjte nuk ka kaloi pa surpriza. Një formulë e paaplikuar më parë u vu në zbatim në arenën e kërcimit. Yjet kërcyen në disiplinat Mambo, Jive, Cha Cha dhe Rock n Roll, pa partnerët e tyre dhe duke improvizuar në moment lëvizjet e disiplinës. Ata thërriteshin një nga një nga kryetari i jurisë, ilir Shaqiri. Megjithatë duket se yjet janë kënaqur dhe argëtuar me këtë metodë të re. Përveç lukut perfekt në skenë personazhet

e DWS, kemi mundësi ti shikojmë edhe pas kuintave. Dhe ja ku na shfaqet bukuroshja, Elvana Gjata. Ajo sapo ka përfunduar grimin dhe duket më në formë se kurrë. Të njëjtën gjë mund të themi edhe për Ornela Bregun e cila është duke rregulluar grimin e saj. Xhani

GENTA ISMA JLI

le Shumë sensua bardh e zi

re, Gen ëngëtarja kosova lizu ar ta Ism alji , ka rea dh e zi, ku disa fotografi bar le se asnduket më sensua ja ka veshur jëherë. Bukurosh flokët i ka një bust të zi dhe del të viteve kapur me një mo grafi Genta ’60. Në këto foto bur edhe duket sikur ka hum në më goj disa kile, që e tre pri tet të mi rë. Kë ng ëta rja treg, edhe nxjerr së shpejti në ri. klipin e saj më të

K

Shqerrës, një nga konkurrentët e rikthyer në garë, po i rregullojnë flokët dhe ai duket shumë simpatik. Ai është shprehur se ndihet shumë i emocionuar që i është rikthyer edhe njëherë skenës së “Dancing With the Stars”. Po ashtu mbrapa kuintave shikojmë edhe futbol-

listin Foto Strakosha, që ka përqafuar skenaristen e këtij spektakli Zefina Hasanin, Adelina Tahiri me Dionin si dhe Seldin të eleminu-

arin e kësaj jave që rri mendueshëm. Nuk e dimë se çfarë do të ndodh javën e ardhëshme, por organizatorët premtojnë të tjera surpriza.

AFËRDITA DHE SHPATI

Shumë të dashuruar

Ç

ifti simpatik, Afërdita Dreshaj dhe Shpat Kasapi duken shumë të dashuruar me njëri-tjetrin. Këngëtarja ka postuar një fotografi në rrjetin social Facebook, ku kanë buzëqeshur dhe janë shumë afër njëri-tjetrit. Shpati i veshur sportiv (gjë që duket nga kapelja e tij), duket sikur e refuzon të fejuarën e tij simpatike, e cila i është afruar më shumë. Modelja kosovare, ka thënë pak ditë më parë në një intervistë për suplementin THASH&THEM se ata janë shumë të lumtur me njëri-tjetrin, por ende nuk kanë plan të martohen. Dreshaj ka pohuar gjithashtu se, ajo dhe Shpati do të jetojnë për disa kohë në TIranë, ku së shpejti do të marrin shtëpi.


20

E shtunë, 2 qershor 2012

WWW.SHQIPTARJA.COM

THASH& THEM

KËNGËTARJA Seriozja Rosela Gjylbegu

K

TUNA

Tashmë edhe futbolliste?!

K

ëngëtarja kosovare Altuna Sejdiu, e njohur me emrin “Tuna”, shfaqet edhe si futbolliste. Në këtë fotografi Tuna e veshur me një kostum të zi dhe taka portokalli, teksa

bëhet gati të gjuajë topin. Nuk e dimë nëse Tuna do të realizojë së shpejti një reklamë e veshur, kështu por një gjë është e sigurt që veshja prej futbolliste i shkon shumë asaj.

ëngëtarja e talentuar shqit pare, Rosela Gjylbegu duket shumë serioze më të zeza. Në këtë fotografi, ajo duket shumë serioze ndonëse është përpjekur të buzëqesh paksa. Gjylbegu shfaqet serioze edhe në pamje. Ajo është veshur me të zeza dhe shikimi i saj, është krejtësisht i mbuluar nga syzet bojë kafe. Pak muaj më parë këngëtarja ka lançuar edhe klipin e saj “Formula e Lumturisë”, i cili erdhi si bashkëpunim me këngëtarin, Sinan Vllasaliu.

PIRRO ÇAKO

LINDA HALIMI

Feston bashkë me fëmijët 1 qershorin

E lehtë si “pupël” K

da Hal ëngëtarja, Lin rr se riim i e ka ma e dobësimit ozisht punën ia ka arritur dhe duket se të fa kt e që llim it. Kë he kjo fo vë rte to n ed shfaqet së tografi, ku ajo kolegët e bashku me dy ën dhe xh saj, Sinan Ho Të dy n. MC Kr es hë në marr në këngëtaret e ka n dh e ajo kr ah ë Lin dë argëtuar duket se është tyre. Nuk e në praninë e do të mund dimë nëse ata

pak muaj ta ngrinin atë ajo ishte më parë ku ën do sh ë, sh um ë e sh ohim tani por me ç’po sh këtë gjë. mund ta bëjnë

ROZANA RADI Nuk ndalet këtë verë

K

ëngëtarja Roza na Radi ka lajmëruar se do të sjell shumë këngë dhe klipe këtë verë. Ajo sapo ka nxjerr në treg bashkëpunimin e saj me “Aragona Band”, “tepër jemi dashtë”, por nuk do të mjaftohet me kaq. Në statusin e saj në Facebook Rozi ka pohuar se është duke përfunduar një tjetër këngë të sajën. “Kam bërë një tekst dhe po mendoj që është më i miri i gjithë teksteve të mia. Shumë shpejt dhe kënga”, ka thënë bjondja Rozana Radi

ROVENA DOMI Modelja synon tashmë edhe televizionin

M

odelja shqiptare, Rovena Domi synon tashmë të jetë pjesë e televioznit. Kohët e fundit bukuroshja shqiptare, ka realizuar një set të ri fo-

tografik në gjirin e Lalzit, në Durrës. Fotot janë realizuar nga fotografi mirënjohur Renuar Locaj, në një stil disi më “hot” dhe ndryshe nga ato që modelja ka bërë deri tani. Fotografitë e Domit, duket se janë pritur mjaft mirë dhe janë vlerësuar shumë pozitivisht. Ne urojmë që ajo të ketë në fushën e televizionit po aq fat sa ka në fushën e modelingut.

K

ëngëtari i Pirro Çako, ka festuar bashkë me fëmijet festën e 1 qershorit. Ai ka qenë i pranishëm në një nga shkollë dhe ka dal bashkë me disa fëmijë të vegjël. Nuk e dimë nëse ndonjëri prej tyre

është i afërm i Pirros, por ai duket shumë i kënaqur në praninë e tyre. Këngëtari ka veshur me bluzë të kuqe, dhe është argëtuar me vogëlushet gjë që e shohim edhe në fytyrën e tij të qeshur.

RITA ORA

Publikon foto kur ishte fëmijë

K

ëngëtarja me origjinë koso vare, Rita Ora, siç duket nuk ka pësuar ndonjë ndryshim të madh në imazh që prej viteve të shkollës. Ajo ka publikuar disa fotografi të cilat janë bërë gjatë kohës kur ajo studionte në Sylvia Young Theatre School, moment ky kur Ora aspironte të bëhej një këngëtare e famshme. Duket se kjo ëndërr e saj është realizaur, pasi këtë verë Rita pritet të zhvillojë një tur nëpër të gjithë Europën, së bashku me Grupin Cold Play. Ajo do të jetë gjithashtu anëtare e përkohshme e spektaklit X-Factor në Londër, ndërsa në dhjetor ka paralajmëruar që do të zhvillojë një koncert në Kosovë.


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.