BLEONA QERRETI
ED KETE VERE ESHTE EDHE PE PERSERI NE SUPER FORME WWW.SHQIPTARJA.COM
VESA LUMA
KENGETARJA PREFERON TE PUSHOJE NE PISHINA
Suplementi i së shtunës te SHQIPTARJA.com
THASH& THEM NR. 22 E shtunë, 07-0 07-07-2012 077-20 2012 12
E-mail: thashethem@shqiptarja.com hem@shqiptarja.com m
LAURAA NEZH in
Tregon sekretsaj e vitheve të
: I N A M O R O T ANBETA
E M A N I T S U P I N O E K E L N L M 7 8 1 I VODH: TOROMANI, KONTRATË FALSE EKSKLUZIVE FLET BALERINA
GJYKATA
XHEMI SHEHU
et it t a g r ë p ja r o t a r e d o M për “Summer Fest”
PASDITE NE TOP CHANNEL
Autorja Dalina Buzi pushohet për arrogancë
JDIU ALTUNA SE
Vjen shumëcehrtote nëpër kon
Big Basta
HHIPI HOPI JO ME BURIM ZENKASH MIDIS BU REPERAVE SHQIPTAR RE
14
E shtunë, 7 korrik 2012
WWW.SHQIPTARJA.COM
THASH& THEM
ANBETA TOROMANI
Si më vodhi Fatjon Pustina 187 mln lekë Balerina tregon prova dhe fakte SUADA DACI
B
alerina e mirënjohur sh qiptare, Anbeta Toromani duket se ka humbur përsëri kundrejtë ish të dashurit të saj, modelit Fatjon Pustina. Ka qenë Gjykata e Apelit, e cila ka lenë në fuqi vendimin e shkallës së parë. Gjykata i ka vlerësuar të sakta dhe ligjore pretendimet të paditurit, që në këtë gjykim ishte modeli, Fatjon Pustina. Pas një odiseje të gjatë gjyqesh balerina e njohur shqiptare e cila jeton prej 10 vitesh në Itali, është shprehur për herë të parë publikisht se ndihet e zhgënjyer nga drejtësia shqiptare. Në një konferencë për shtyp, Toromani pohon se asaj I është vjedhur një shumë prej 187 milion lekësh, nga Oni Pustina. Sipas saj, ai e ka bërë këtë gjë me anë të prokure të rreme në prani të një noteri, të cilin balerina e ka hedhur në gjyq. Gjatë daljes së saj të parë në media pas tre vjetësh, Toromani i bën apel Presidentit të Republikës, Kryeministrit të vendit, si dhe të gjitha organeve të drejtësisë shqiptare , që ta ndihmojnë në këtë çështje të sajën. “ Nëse gjërat nuk ecin ashtu siç duhet do të shihni një tjetër Anbetë”, ka thenë balerina e mirënjohur shqiptare, që mesa duket do të ketë një luftë të gjatë me drejtësinë dhe ish të dashurin e saj modelin, Oni Pustina.
Në raporte humane kur dy njerëz ndahen si mundet që ky njeriu në këtë rast unë, ti fal apo ti dhuroj të ardhurat e mia pa marr asgjë mbrapsht
Çfarë masash të tjera do të merrni? Do ta ankimojë cështjen në Gjykatën e Lartë. Por doja të thoja se jetojë në Itali prej 10 vitesh dhe kjo është hera e parë që zgjedh të flas pas 3 vjetësh për këtë çështje, pasi ndihem shumë e zhgë njyer. Unë do të kisha arritur kurrë të isha këtu, nëse nuk do të kisha të drjetë, dhe këtë nuk e them se jam unë, por sepse janë faktet ato që vërtetojnë diçka të tillë. Nuk dua ti mbush mendjen askujt që jam perfekte, por dua të them që më është cënuar një e drejtë e imja ndaj dhe si fillim flas si qytetare, pastaj si Anbetë. Në raporte humane kur dy njerëz ndahen ose nuk kanë raporte të mira shoqërore, si mundet që ky njeriu në këtë rast unë, ti fal apo ti dhuroj të ardhurat e mia pa marr asgjë mbrapsht.
Pse jeni përballë mediave sot? Shkaku i këtij reagimi të shpejt dhe spontan vjen pas seancës së djeshme gjyqësore në Gjykatën e Apelit. Do doja shumë ta bëja këtë konferencë për një spektakël apo diçka tjetër të këtij lloji meqë jemi dhe në prag të 100 vjetorit të pavarësisë, por nuk është ky rasti dhe për këtë më vjen shumë keq. Është hera e parë që unë dhe familja ime përballemi me drejtësinë shqiptare, dhe me gjithë respektin që kam për të mund të them që në në këto momente ndihem shumë e zhgënjyer. Kjo për të gjitha vendimet absurde që janë marr kundrejtë meje. Na tregoni diçka më shumë? Është një prokurë e datës 15.10.2009, ku sipas të cilës unë kam qenë në Shqipëri përpara një noteri, i cili quhet Xhevat Hamzai, ku ka deklaruar në gjyktar se unë kam qenë në zyrën e tij dhe kam firmosur këtë prokurë. Dua të them që në bazë të
kësaj prokure mua më është vjedhur një shumë e madhe lekësh, si dhe investimet e mia në Tiranë. Megjithatë dua të sqarojë nga Gjykata nuk u morën parasysh as provat që kisha sjellë me vete. Përveç provave të policisë së kufirit, të cilat thonë se “ në bazë të kërkesës së bërë nga paditësja Anbeta Toromani”, nuk ka qenë në Shqipëri në 15.10.2009 kur është hartuar prokura. Në seancën e djeshme unë kam sjell edhe një vërtetim nga administratorët si dhe nga producentja e “Amici”, ku unë punojë. Jo vetëm kaq por kjo bazohet edhe në kontributet e mia, sepse në Itali ne paguhemi përditë, por edhe këto prova dhe fakte nuk u morën parasysh, duke i dhënë të drejtë personit tjetër. Dua të theksoj gjithashtu që unë kam bërë edhe një kallëzim penal edhe kundrejtë z. Hamzai.
Në foto: Anbeta Toromani
Për cfarë shumë bëhet fjalë? Për një shumë të madhe lekësh rreth 187 milion lekë të vjetra, të cilat zotëria në fjalë pretendon që mi ka paguar. Por unë e di mirë sesa janë të ardhurat e tij. Për 5 vjet rresht atë e kam mbajtur unë, ndaj dhe dua ti bëj një pyetje publikisht, se si mi ka dhënë ato lekë. Kur ke një shumë mbi 3 milion lekësh ato kalojnë automatikisht në bankë dhe në llogarinë time bankare, nuk ka kaluar asnjë qindarkë. Në këtë pozitë në të cilën ndodhem dhe përmes mediave, unë dua ti bëj një apel Presidentit të Republikës, Kryeministrit të vendit, Ministrit të Drejtësisë, të më ndihmojnë në këtë çështje që unë kam aktualisht. Kur ka përfunduar
Faksimile e prokurës së posaçme
lidhja juaj? Lidhja jonë ka përfunduar në shtator të vitit 2009. Por në këtë kohë zotëria në fjalë luante rolin e të dëshpëruarit, kishte mundësi të mendonte në të njëtjën kohë sesi të bënte të tilla gjëra. Mendoni se e ka bërë këtë gjë për inat? Arsyet e tij janë e gjëja e fundit që më shkon në mendje tani. E latë ju apo ju la ai? Ç’rëndësi ka kjo gjë. Mendoj se nuk është momenti i duhur për të bërë thashetheme. Nëse do doja të bëja thashetheme, ato mund ti kisha bërë tre vjet më parë. Tani nuk mendoj që ka rëndëdsi se kush e la njëri-
tjetrin. Keni kontaktar me Oni Pustinën, gjatë këtyre te viteve? Nuk kam kontaktuar asnjëherë me të. Cilat do të jenë projeket tuaja artistike në Itali? Projektet verore nuk do të jenë të shumta, pasi dhe Italia po e ndjen krizën ekonomike, ashtu si shumë vende të tjera të botës. Keni në plan të riktheheni në Shqipëri, me ndonjë projekt artistik? Është një plan shumë i bukur, por nuk do doja ta zbuloja për shumë arsye.
THASH& THEM
E shtunë, 7 korrik 2012
WWW.SHQIPTARJA.COM
15
ELTON QYNO
P
avarësisht pretendimeve që ka dhënë dje në media Anbe ta Toromani,duke akuzuar ish-të dashurin e saj Fatjon Pustina se i ka marrë shumën financiare prej 45 mijë euro, gjykata e Tiranës në datën 29 qershor të vitit 2010 ka vendosur ti japë të drejtë Oni Pustinës, duke vendosur të rëzojë kërkesë padinë e Toromanit si të babazuar në prova dhe në ligj. Gazeta “Shqiptarja.com” disponon të plotë vendimin e gjykatës në të cilën thuhet se paditësja Anbeta Toromani, ja ka dhënë vetë lekët të paditurit Pustina, duke urdhëruar motrën e saj Eltona, që të bënte një transaksion duke derdhur shumën prej 45 mijë euro në llogarinë e Pustinës, për shkak se këto para ajo ja kishte patur borxh. Gjykata në vendimin e saj shkon edhe më tej duke pohuar se kontrata e Toromanit është false. “Në këtë kuadër,Ambeta Toromani rezulton të ketë rënë dakort që shumat si më sipër që ishin transferuar në llogarinë e përbashkët që ajo kishte me motrën e saj Eltona Toromani e që i përkisnin të ardhurave të butikut në pronësi të të paditurit Fatjon Pustina- ti riktheheshin nëpërmjet motrës së saj Eltona Toromani në llogarinë e të paditurit Fatjon Pustina.Ndërkohë,kjo e fundit dmth Eltona Toromani rezulton që ta ketë zbatuar këtë porosi si më lart të Ambeta Toromani, duke bërë transferimin e kësaj shume të mësipërme në llogarinë rrjedhëse të të paditurit Fatjon Pustina, por në keqbesim dhe duke e paraqitur atë sikur ajo ishte një kthim borxhi për paditësen Bujana Toromani”-thuhet në vendimin e Gjykatës së Tiranës.
KONTRATA FALSE Shuma në fjalë prej 45.000 Eur e derdhur në llogarinë rrjedhëse e të paditurit Fatjon Pustina (gjoja si kthim borxhi për paditësen Bujana Toromani) nuk krijon bindjen e brendshme juridike te Gjykatës se ajo është një kthim borxhi për faktin se në momentin që ajo është derdhur (dmth në dt 06.11.2009) mardhëniet e posacme të mira që ata kanë patur më parë nuk ekzistonin më, për arsye sepse i padituri Fatjon Pustina ishte shkëputur nga bashkëjetesa me Ambeta Toromani (dmth motrën e paditëses Bujana Toromani) – cka nënkupton se nuk mund të derdhej në këtë situatë si më sipër në llogarinë e të paditurit një shumë prej 45.000 Eur si kthim borxhi për shkak sepse një gjë e tillë nuk do të paraqiste objektivisht siguri.Në këto rrethana,Gjykata edhe kontratën e huasë dt 01.05.2009 e shikon si një “kontratë fiktive” dhe për më tepër që kjo kontratë rezulton të mos jetë lidhur para noterit dhe se ajo përbën një
Faksimile e vendimit të gjykatës pë dhënë nga r borxhin e Anbeta Torom ani për On i Pustinën
GJYKATA E TIRANËS
Anbeta Toromani përdori kontratën e falsifikuar Dokumenti s`u lidh para noterit, por u bë mes dy motrave Gjykata konstaton se paditësja Bujana Toromani (duke patur të drejtën e tërheqjes në llogarinë rrjedhëse të të paditurit Fatjon Pustina dhe për shkak të mardhënieve të mira që ajo ka patur në atë kohë me këtë të fundit)
Në foto: Oni Pustina dhe Anbeta Toromani
shkresë të thjeshtë të lidhur midis dy palëve që janë në gjini me njëra –tjetrën (motra) - cka, nuk krijon bindjen përfundimisht te Gjykata për vërtetësinë e saj. TËRHEQJA E LEKËVE Gjykata konstaton se paditësja Bujana Toromani (duke patur të drejtën e tërheqjes në llogarinë rrjedhëse të të paditurit Fatjon Pustina dhe për shkak të mardhënieve
të mira që ajo ka patur në atë kohë me këtë të fundit) ka tërhequr herë pas here në “kesh” shuma nga llogaria rrjedhëse në fjalë e të paditurit Fatjon Pustina;shuma këto, që kapin vlerën totale prej 53.600 Eur dhe më shumë se 1.000.000 lekë. Këto shuma të tërhequra si më lart nga ana e saj rezulton se ajo i ka transferuar në llogarinë e përbashkët të motrës së saj Ambeta Toromani (kjo në atë kohë bashkjetonte me të pa-
diturin Fatjon Pustina) dhe motrës tjetër të saj Eltona Hazizi (Toromani). Pikërisht, nga kjo llogari e përbashkët e këtyre të fundit dmth e Ambeta Toromanit dhe Eltona Hazizi ( Toromanit) konstatohet se është tërhequr më pas edhe shuma objekt gjykimi prej 45.000 Eur prej motrës së paditëses Bujana Toromani nga e quajtura Eltona Toromani, duke u riderdhur kjo shumë në llogarinë rrjedhëse të origjinës
dmth në atë të të paditurit Fation Pustina dhe duke u trajtuar kjo shumë nga pala paditëse padrejtësisht dhe në keqbesim si kthim huaje.Thuhet “padrejtësisht” dhe në “keqbesim”sepse provohet plotësisht në gjykim se në këtë kohë mardhëniet e bashkëjetesës midis të paditurit Fatjon Pustina dhe motrës së paditëses Bujana Toromani të quajturës Ambeta Toromani ishin tronditur përfundimisht. Bujana Toromani ndonëse u paraqit personalisht në gjykim në anën tjetër refuzoi palën e paditur që të jepte shpjegimet e saj si palë paditëse rreth kontratës së huasë në fjalë dhe po kështu ajo refuzoi ti përgjigjet edhe pyetjeve të palës së paditur për rrethanat e përshkruara si më sipër në këtë vendim duke u mjaftuar vetëm me shpegimet dhe përgjigjet e dhëna në këtë gjykim nga përfaqësuesi i saj av Envi Hicka.
16
E shtunë, 7 korrik 2012
WWW.SHQIPTARJA.COM
THASH& THEM
KËNGËTARJA SUADA DACI
N
jë artiste e re por që premton shumë. E tillë duket të jetë Laura Nezha, të cilën e shohim jo vetëm në teatër por edhe në skenat e festivaleve më në zë të vendit. Publiku e kujton Nezhën që në moshën 12-vjeçare, kur ajo ka marrë pjesë në emsionin e talenteve të vegjël “Gjeniu i Vogël”. Më pas do të rikthehej në skenën e festivalit “Kënga Magjike”, për t’u rishfaqur së fundmi në edicionin e 9 të “Top Fest”. Kënga “Edhe pse gabim”, u pëlqye nga publiku por nuk mundi të ishte pjesë e finales së këtij festivali. Në një intervistë për TH&TH, biondja Laura Nezha rrëfen angazhimet e saj më të fundit në muzikë dhe në teatër por gjithshtu nuk lë pa përmendur edhe thashethemet lidhur me pamjen dhe linjat e saj duke mohuar zërat për një ndërhyrje plastike dhe vërtetësinë e formave të saj. Laura ka qenë një periudhë angazhimesh për ju, sa në teatër në këngë me çfarë po merreni aktualisht? Sapo kam dhënë shfaqjen e diplomës. Ishte një komedi e cila u prit mjaft mirë. Ndërkohë jam duke punuar për pjesën teorike të diplomës dhe për një këngë të re. Do të kemi një projekt të ri muzikor nga ju? Shpresoj që po, por është ende herët për t’a thënë. Kënga juaj “Edhe pse gabim”, duket se u pëlqye nga publiku por nuk mundi të shkonte në finale, më thoni të drejtën u zhgënjyet? Më e rëndësishmja për mua është që kënga u pëlqye vërtet. Ishte prezantimi im i dytë në një festival, pas atij në “Këngën Magjike” prandaj unë jam e lumtur që publiku më priti aq mirë. Çmimet do vijnë me kohën. Do të merrni pjesë në festivalet e tjera artistike? Nuk kam bërë akoma ndonjë plan, por nëse do kem një këngë të përshtatshme për festival, do marr pjesë. Kur ka qenë dalja juaj e parë në skenë? Kam dalë në skenë që në moshën 5-vjeçare por publiku më kujton me pjesëmarrjen te “Gjeniu i Vogël” kur isha 12 vjeç. Deri tani ju keni parë solo, keni në plan të vini me ndonjë bashkëpunim? Kam përshtypjen se ende nuk është momenti. Pasi të “eksploroj” pak me veten, do doja një bashkëpunim të veçantë. Vazhdoni studimet për regji teatër, kush është dashuria juaj më e madhe muzika apo teatri? Kjo pyetje do më ndjek gjithë jetën më duket (qesh). Jam e dashuruar keq me dashurinë që kanë ato me njëra-tjetrën.
Laura Nezha tregon sekretin e vitheve të saj Këngëtarja e re tregon planet artistike të verës Në foto: Laura Nezha
Ku e shihni veten në të ardhmen, si aktore apo si këngëtare? Unë kam zgjedhur t’i ndjek të dyja dhe kështu do jetë për sa kohë do të kem energji të mjaftueshme. Përkrah cilit aktor do donit të luanit? Nga aktorët me eksperiencë mëson shumë, por edhe me të rinjtë ndihesh komod prandaj nuk po bëj diferencime. Kam patur fatin të luaj në një sekuencë të vogël të një filmi përkrah Ndriçim Xhepës. Pak muaj më parë interpretuat në pjesën “Fernando Kraf më ka shkruar këtë letër”. Rolin e Julias e ka interpretuar me parë Yllka Mujo. Si u ndjetë? Ka qenë një rol impenjues. Pasi e shfaqëm në Teatrin Kombëtar këtu në Tiranë, ne bëmë turne në gjithë qytetet kryesore të Shqipërisë dhe jam ndjerë shumë mirë. Përveç përgëzimeve për rolin, mora dhe shumë urime për këngët nga spektatorët në sallë.Ishte shumë emocionuese.
Nuk kam dëgjuar ndonjë të keq deri tani. Ju shohim gjithnjë në formë sa kujdeseni për lukun tuaj? Këto dy muajt e fundit nuk kam patur fare kohë të merrem me veten. Provat në teatër zgjasin nga mëngjesi në darkë. Tani që e mbylla sezonin me teatrin kam pak më shumë kohë për lukun dhe për shopping. Përveç aktrimit dhe muzikës keni ndonjë hobi tjetër? Kërcimi. Kur jam e çliruar nga streset e punëve kam dëshirë të rifilloj të kërcej. Ku do t’iu shohim më shpejt në muzikë apo në skenë? Projekti më i afërt është në muzikë
U përpoqët ta “imitonit” Mujon në këtë rol, apo dëshiruat të ishit vetvetja? Çifti Mujo- Xhepa kanë qenë brilant kur kanë luajtur këtë pjesë. Fatkeqësisht unë nuk e kam parë atë DVD dhe është vështirë për t’a gjetur. Unë kam krijuar një Julia tërësisht sipas meje. Nuk do ia lejoj asnjëherë vetes imitimin sepse imitimi është gjithmonë i shëmtuar. Tani që jeni një person publik, ju përndjekin thashethemet? Ndoshta, nuk është se merrem me këtë pjesë. Edhe me shoqërinë qeshim gjithmonë se unë jam e fundit që marr vesh për ndonjë thashethem që qarkullon për dikë. Si reagoni ndaj tyre? Kam qeshur kur kam dëgjuar se ka shumë njerëz që diskutojnë rreth vërtetësisë së vitheve të mia por nuk jam surprizuar se gjithmonë është folur për to. Meqë ra fjala : Nuk i kam plastike !! Kush është thashethemi më i keq që keni dëgjuar?
tani në verë, por edhe në teatër sapo të rifillojë sezoni në shtator shpresoj të realizoj atë që kam në plan. Po mendoni për pushimet verore? Nuk kam përcaktuar ende një datë sepse do të jetë në varësi të impenjimeve por di që mezi po pres të pushoj pak. E konsideroni veten njeri me fat? Varet. Ndonjëherë mendoj që po, ndonjëherë jo dhe aq. Ka gjëra që i duhen lënë fatit, por për shumë të tjera na duhet t’i fitojmë vetë.
THASH& THEM
E shtunë, 7 korrik 2012
WWW.SHQIPTARJA.COM
17
ELIZA DUSHKU
Rikërkon para për dokumentarin rreth Shqipërisë
E
BLEONA QERRETI Edhe këtë verë është përsëri në formë
K
ëngëtarja shqiptare Bleona Qerreti, e cila prej kohësh jeton dhe ushtron në të njëjtën kohë aktivitetin e saj artistik në Amerikë, duket se është në formën e duhur. Bukuroshja shqiptare, ka pos-
tuar në faqen e saj zyrtare në Facebook, një fotograqi ku duken linjat e saj. Qerreti ka veshur një fustan të bardh, ku ka të zbuluar shpinën e saj dhe duket më në formë se kurrë. Fotografia duhet të jetë bërë nga ballkoni i saj, pasi në sfond kemi edhe një pamje të këndshme panoramike. Qerreti përveç muzikës duket se po korr sukses edhe në kinematografi, ku së shpejti do ta shohim edhe përkrahë aktorit të mirënjohur, Stiven Seagal.
liza Dushku ka lutur fansat e saj të dhurojnë para për të mbledhur 60 mijë dollarë për filmin e saj të ri dokumentar rreth Shqipërisë, pasi më herët dështoi në disa tentative. Aktorja e Hollyëoodit me prejardhje shqiptare ka xhiruar pamje kur vizitoi Shqipërinë muajin e kaluar (qershor) dhe dëshiron të realizojë një dokumentar për vendlindjen e gjyshërve të saj, por nuk arrin të mbledhë para të mjaftueshme për projektin. Ajo edhe më herët ka kërkuar nga tifozët e saj mbështetje financiare për të realizuar këtë film rreth bukurive të Shqipërisë, por projekti i saj mund të dështojë me vetëm edhe disa ditë të mbetura nga afati dhe me mungesa në buxhet.”Përkrahësit e vërtetë të cilët duan të dalin në pak & bëjnë këtë. Koha po kalon & ne kemi një produksion këtu”. “Vetëm edhe 51 orë të mbetura & kampanja është në një rrezik të mundshëm për shkak të disa njerëzve ‘joserioz/të trashë’ të cilën ofrohen & tërhiqen. Kemi nevojë për ju djelmosha”. “Mos më detyroni t’i bëj sytë e qenit... Kjo do të thotë gjithçka për mua të mbledh edhe një xhiro të fundit! Ndihmo Shqipërinë time, zemër”, ka shkruar aktorja në një sërë postiqesh në Twitter.
ARGJE NTI NA RAMOS
VESA LUMA
Këngëtarja kosvare vjen shumë shik
Relaksohet në pishina
K
a qenë një periudhë e gjatë angazhimesh artistike, ku përveç projekteve të saj ishte edhe një nga mentoret e spektaklit X-Factor, ndaj dhe Vesa Luma ia lejon vetes disa pushime. Këngëtarja është fotografuar teska pushon në pishina. Ajo ka veshur një palë bikini me motive leopardi, ndërsa në kokë ka vëne një kapele blu. Ndoshta këto nuk janë ditët e para të pushimeve për bjonden kosovare, pasi ngjyra e trupit të saj është shumë çokollatë.
Ë
NORA ISTREFI
Njësoj si “i fundit i Moikanëve”
T
ë gjithë e kemi parë filmin “I fundit i Mojkanëve”, këtë na i kujtuar së fundmi edhe këngëtarja kosovare, Nora Is-
trefi. Me lukun e saj të çuditshëm, të qethur tullace Nora duket se nuk është pëlqyer shumë nga publiku, që e komenton jo mirë pamjen e saj. Në këtë fotografi, Istrefin e shohim teksa puth një femër, mos vallë ka dëshirë ta zëvendësojë atë më të fejuarin e saj?!
shtë një nga kë aret më të kome ngët ntuara dhe bukuroshe të show bizit sh qip ta r. Ko so va rja Argjentina Ra mosaj, duket që i kushton shumë vëmendje lukut të saj, pasi përherë e sh ohim shumë të kuruar. Në këtë fotografi ajo shfaqet si një zonjë e viteve ’60 me fustanin dhe syzet e saj të errëta. Ajo ka preferuar të herë pranë një dal këtë sta dh e du ke t sh tuje qeni um ë mi rë . Bukuroshja Ar gjentina Ramosaj ndodhe t jashtë shtetit së bashku me kushërirën e saj këngëtaren, Beatrix Ramo saj.
AJ
18
E shtunë, 7 korrik 2012
WWW.SHQIPTARJA.COM
THASH& THEM
GERALD XHARI: SUADA DACI
G
erald Xhari apo siç njihet nga të gjithë me emrin Big Basta, do të promovojë sonte në mbrëmje albumin e tij të dytë muzikor. Radio& Club, titullohet albumi i fundit i reperit të njohur shqiptar, që do të përbajë 22 këngë dhe shumë bashkëpunime me artistët me në zë të vendit, si Jonida Maliqi, Vesa Luma, etj. Në një intervistë për TH&TH, Big Basta flet për karrierën 9 vjeçare në fushën e muzikës, dashurinë e tij për rrymën hip hop, si dhe për të marrdhënien e tij me këngëtaren, Vesa Luma. Ai bën edhe një apel për të gjithë reperat shqiptar, ku shprehet se sherret mes tyre nuk e ndihmojnë aspak hip hopin shqiptar. Big Basta ndalet edhe tek kënga “Ku ka si Tirona”, e Dr. Florit dhe Ermal Mamaqit, duke e cilësuar si shumë banale. Sonte do të promovohet albumi juaji i dytë. Sa këngë do të përmbajë dhe si është keni konceptuar? Albumi është krijuar me shumë dashuri nga “Big City Studio” një vit më parë. Titulli i tij është Radio and Club, e tregon më së miri konceptin sesi do të jetë ai. Ka këngë që i shkojnë përshtat radiove dhe clubeve ndaj dhe mendohet që këto këngë do të luhen në to. Këto do të vinë në trajtën e bashkëpunimeve për arsye se kemi shumë koleg miq. Cilët janë ata? Në këtë album marrin pjesë Jonida Maliqi, Vesa Luma, Shpat Deda, më pas nga fusha e hiphopit kemi më të mirët Dj Blunt, Real 1, Lyrical Son, MC Kresha. Gjithashtu kemi dhe këngëtarë të rinj të cilët janë shumë premtues si Anxhelo, Ensa, Eni Koçi por edhe Etno Engjujt Risia është që kam bashkëpunuar në trajtën e një lidhjeje mes hip-hopit shqiptar dhe atij francez, bashkëpunim i cili ka kohe që po zhvillohet. Kam bashkëpunuar me artistë si Mr. Dj Weed, Mesrine, Momystick, etj. Është një album mix, i ndërthurur vetëm me hip-hop dhe RnB. Si vjen Big Basta në albumin e radhës? 100% HD. Kjo do të thotë që ne ecim me hapin e kohës (qesh). Albumi juaj i parë ka patur vetëm këngë hip-hop? Po edhe albumi i parë ka qenë hip-hop dhe RnB. Unë gjithmonë e kam karakterizuar veten si pjesë të kësaj muzike, pasi e ndjej veten më mirë. Është një lloj kulture e cila nuk do të mungojë jo vetëm në albumin e dytë , por as në të tretin apo të katërtin që do të vijojnë. Ju kemi parë të eksploroni në fusha të ndryshme por sërish ktheheni tek Hip-Hopi? Patjeter hip-hopi është kulturë . Duke sjellë atë në Shqipëri po shtyjmë edhe gjeneratën e re tek kjo kulturë . Njerëzit po punojnë ditaditës për të përhapur atë. Keni një reper tuajin të preferuar? Normalisht edhe unë kam modelet e mia tek të cilat referohem, jo për t’i imituar por për t’u përmirësuar si Snoop Dog, Ice Cube,etj . Më tepër jam i dhënë pas hip-hopit të 2001, pavarësisht se emrat që përmenda janë edhe më të hershëm, por më pëlqen shumë Whizft Kalif dhe Jay Cole që janë shumë të talentuar. Hip-Hopi është një muzikë ku mund
Hip Hopi, jo më burim zënkash mes reperave Big Basta promovon albumin e tij “Radio&Club” të shprehesh lirërshëm deri diku si muzikë rruge. Megjithatë tekstet e tua janë më me klas. Çfarë mund të më thoni për këtë pjesë? Në tekstet e mia mund t’a gjejnë veten të gjithë, pasi trajtoj problemet sociale por në këtë kulturë mund të thuash edhe gjërat e bukura të cilat po jeton. Thjesht bazohet tek muzika e bukur tepër ritmike me rimë, ose siç i quajnë në shqiptarët tek bejtet. Mendon se hip-hopi ashtu si edhe rrymat e tjera ka një target grup të caktuar në Shqipëri? Me aq sa jam i informuar nga sondazhet më të fundit, mendohet se hip-hopi në Shqiqëri dëgjohet nga mosha 14 vjeç - 26 vjeç. Megjithatë mendoj se kjo rrymë dëgjohet edhe nga mosha më të mëdha por jo hip-hop shqip. Ne po mundohemi të rrisim sadopak target grupin. Megjithatë për momentin jemi akoma tek adoleshentët dhe tek rinia.
Në foto: Big Basta
Çfarë mendimi keni për hip-hopin në Shqipëri si dhe për reperat shqiptar. I konsideroni si rival? I vlerësoj shumë ata pak që janë, pasi po mundohen që hip-hopi të njihet sa më tepër në Shqipëri, është një ndarje detyrash mes nesh. Thjesht uroj që shumë shpejt të qetësohen edhe këto gjakrat mes tyre. Jeni pjesë e këtyre grupeve dhe zënkave? Ne jemi pjesë e “Big City”, i cili përfaqëson Tiranën, shqiptarët dhe një target grup të caktuar, që duan ta ndjejnë veten po aq europian. Ne duhet të ecim përpara ti përshtatemi kulturës perëndimore, pasi kemi shumë vite që jemi pjesë e kulturës lindore dhe kjo është një nga arsyet që kemi ngelur në vend. Ne jemi me mendje të hapura dhe e dimë që ato janë gjëra shumë momentale ndaj dhe ju uroj të gjitha palëve të qetësojnë gjakrat. Kjo është muzikë dhe secili duhet të jap kontributin e tij. Kjo është edhe arsyeja që nuk keni qenë asnjëherë pjesë e skandaleve? Sepse jam prirur që njerëzve t’iu ofrojë pozitivitetin, që kjo kulturë ofron. Kam dhënë edhe mësim në shkollat 8-vjeçare për hip hopin dhe dua të predikojë vetëm anët pozitive të kësaj rryme. Në fakt këto skandale mes reperash janë edhe në vende të ndryshme të botës, përmend këtu rastin më të fundit, sherrin mes Chris Brown dhe Drake? Në radhë të parë do doja që mediat ti shohin këto gjëra si njerëzore dhe jo t’ia venë fajin imitimeve, pasi njeriu është i prirur që kur ka kontradikta ta tejkalojë pak masën dhe të dal nga vetja e vet. E vërteta është që gjërat ndodhin, jemi njerëz duhet të përballemi me të tilla situata. Drake edhe Chris Brown mund të kenë edhe arsye komerciale që e kanë bërë atë gjë. Një një status në Facebook, keni kritikuar përsëri këngën “Ku ka si Tirona” dhe nuk etiketoni Ermalin por Dr. Florin, pse? Në radhë të parë nuk e përmend si reper, sepse përderisa bën të tilla projekte s’mund ta quaj të tillë. Nuk e di ishte ajo përshtypja e parë kur pashë këngën , jam kundra banalizimit të këngëve popullore. Ju duket banalizim? Në një farë mënyre po, sepse nuk na përfaqëson si projekt, të paktën flas për komunitetin e Tiranës. E thashë edhe më sipër duhet të ecim përpara. Ermali është humorist, na kënaq me batutat e tij. Prandaj ndalem tek emri tjetër se nuk mund ta gjej dot lidhjen. Megjithatë gjithsecili nga ne bën gjërat e tij. Dr. Flori dhe Ermali kanë pohuar se me këtë këngë, nuk ironizojnë askënd? Unë nuk e kam më tepër tek tallja, sesa e kam tek koncepti që ne nuk duhet të vazhdojmë më me banalizime të tilla. Sepse mendoj që të tilla këngë na kthejnë mbrapa në kohë, por megjith-
atë artisti është i lirë të bëj ç’të dojë. E mbani mend daljen tuaj të parë në skenë? Kam qenë 18 vjeç kur kam dal në skenë. Kënga ka qenë Hip-Hop, dhe për ironi të fatit ka qenë edhe këngë e vjedhur (qesh). Cilët kanë qenë bashkëpunëtorët tuaj të parë? Bashkëpunëtorët e parë kanë qenë anëtarët e grupit “Sweet Company”, ndërsa këngëtarja e parë që kam bashkëpunuar ka qenë Eranda Libohova, me këngën “Çoko dhe Kakao”. Ishte ajo që mi hapi rrugët përpara. Si ka ardhur Big Basta nga fillimi deri tani, do të bënit diçka ndryshe? Do doja që po ta ktheja kohën pas, zoti ti ndihmote njerëzit të ishin më humanist. Më pas do doja që ti vazhdoja gjërat ashtu si i kam , sepse çdo gjë do të shkonte shumë mirë edhe pasi kemi patur ato uljet dhe ngritjet tona. Ne jemi artistë duhet të jemi më korrekt me veten dhe kolegët. Ju jeni diplomuar për sociologji, e keni ushtruar si profesion? Dita ditës e kam vënë në zbatim për tekstet e këngëve, pasi një pjesë e tyre janë të bazuara në histori reale. Pra gjen të përbashkëta mes Hip hopit dhe sociologjisë? Hip hopi i afrohet më tepër shtresave sociale. Pse keni vendosur ta promovoni albumin edhe në Kosovë? Janë dy vende që e kanë zhvilluar hip hopin shqiptar. Në Prishtinë kam edhe bashkëpunimin me Black Fish Audio, që është marr shpërndarjen e albumit tim. Po si kompozitor si ndihet Big Basta? Japonezët kanë një shprehje. Ata thonë se, “ kur një gjë di ta bësh mirë, do të jesh gjithë jetën i pa punë”, kështu që unë ndihem shumë mirë dhe i papunë, sepse atë di ta bëj shumë mirë (qesh). Ju kanë përndjekur thashethemet, dhe sa i merrni parasysh? Edhe i marr edhe si marr, varet sa të rënda janë. Thashethemi që nuk më ka pëlqyer ishte lidhja ime me Vesa Lumën, jam munduar ta përgënjeshtrojë. Por tani shoh që edhe ujërat janë qetësuar, ç’ka do të thotë se ishin thashetheme. Pse ky thashethem, ndoshta nga bashkëpunimet e shumta mes jush? Ndoshta… (qesh) Do të kemi një tjetër këngë tuajën? Po dhe titullohet “Power”, është pjesë e albumit të tim të ri. Do ta shoqëroni me videoklip? Nuk e kemi menduar. Klipi im i radhës, do të jetë ai i këngës “Radio& Club” që mban dhe emrin e albumit.
THASH& THEM
E shtunë, 7 korrik 2012
WWW.SHQIPTARJA.COM
“PASDITE NË TOP CHANNEL”
19
Në foto: Genta Popa, Lira Burgija dhe Arbana Osmani ish-moderatore e “Pasdite”
Dalina Buzi pushohet për arrogancë Moderatorja Lira Burgija i rikthehet gazetarisë në terren SUADA DACI
S
tuhi në “Pasdite në Top Channel”.Pushohet nga puna për arrogancë autorja e këtij programi, Dalina Buzi. Për pasojë ajo nuk do të jetë më autorja e këtij formati të përditshëm televiziv. Burime konfidenciale brenda televizionit “Top Channel” bëjnë të ditur se Buzi është pushuar nga ky televizion për shkak të ankesave të stafit me të cilin ajo punonte, tek drejtuesit e lartë të televizionit. Ndërkohë sipas burimeve mësohet se autorja është pushuar me një telefonatë, ku i është komunikuar pushimi nga nga “Pasdite në Top Channel”. Po të njëjtat burime shprehen se Buzit i është thënë në telefonatë se në Top Channel askush nuk mund të punojë dhe drejtojë me arrogancë dhe sherre. Autorja Dalina Buzi, ka qenë këtë vit edhe autore e edicionit të nëntë të Festivalit të muzikës moderne shqiptare, Top Fest. Ky ishte viti i dytë që Buzi, merrte përsipër skenarin e këtij eventi, pasi në 2008 ishte përsëri ajo, skenariste e Top Fest. Ndërkohë Buzi është aktualisht kryeredaktore dhe botuese e revistës “ Anabel”, një revistë e cila është pagëzuar me këtë emër nga vet, Dalina. Ndërkohë që të premten Dalina Buzi, kishte edhe ditën e saj të lindjes dhe TH&TH, i uron edhe 100 vite të tjera të lumtura, dhe pse jo me të tjera projekte të tjera . Ndërkaq i dy-
Në foto: Dalina Buzi
Burime konfidenciale brenda televizionit “Top Channel” bëjnë të ditur se Buzi është pushuar nga ky televizion për shkak të ankesave të stafit me të cilin ajo punonte tek drejtuesit e lartë të televizionit
shimtë është edhe fati i prezantueses Lira Burgija, e cila aktualisht i është rikthyer pozicionit të mëparshëm të gazetares së terrenit. Por këtë herë jo më në kanalin informativ të lajmeve Top News, ku Burgija ushtronte profesionin e gazetares sociale, por në departamentin e informacionit në Top Channel ku simpatikja Lira Burgija mbulon aktualisht sektorin e ekonomisë. Nuk dihet nëse Burgija do të jetë sërish prezantuese e Pasdites, por zëra brenda Top Channel shprehen se sikurse Genta Popa as Lira nuk ia doli në prezantimin e këtij formati televiziv . “Pasdite në Top Channel” është i vetmi program pasditeje ndryshe nga televizionet Klan dhe Vizion Plus, që është duke ndryshuar vazhdimisht figurat e prezantueseve dhe autoreve. Që me largimin e
modereatores Arbana Osmani duket se Pasdite në Top Channel nuk ka patur më shkëlqimin e dikurshëm. Kush e ka mallkuar “Pasdite” në Top Channel ?! FORMATI “PASDITE NË TOP CHANNEL” “Pasdite në Top Channel” është
Çdo të premte Lounge Bar, me çmime 200L Lounge Drink, Çdo të shtune Karaoke Night me Kelly, Blerina dhe Graciela Çdo ditë një menu e pasur me gatime shtepie dhe Italiane. Çdo ditë Menu ofertë 500Lku është e përfshirë një pjatë e parë, pjatë mishi ose gatime shtëpie, dhe një pije. Catering të shpejtë në shtëpinë tuaj
RRUGA "MUSTAFA MATOHITI", PËRBALLË PALLATIT ME BIRRILA
Cel. 0696070651
një program televiziv, i cili ka menduar të ndërthur formulën e talkshow-t me një emision informativ socio-kulturor. “Pasdite në Top Channel” ka sjell gjithnjë rrëfime njerëzorë që kanë ngjallur kureshtje, por edhe që kanë informuar opininon publik. Karriket e studios nuk janë të rezervuara vetëm për VIP-at apo personazhet e ndryshëm publiku, por edhe nga njerëz të thjeshtë e të panjohur të cilët kanë ndarë historitë e tyre të dhimbjes apo gëzimit me të gjithë shikuesit. Pasdite në Top Channel ka nisur në vitin 2010 dhe ka patur për autorë të parë të sajin, Sokol Shametin. Prezantuesja e parë e këtij programi do të ishte, Arbana Osmani, e cila u largua nga ky format për angazhime të tjera televizive në Top Channel. Një tjetër imazh i njohur televiziv që do të zinte më pas vendin e Osmanit, ishte spikerja e njohur e lajmeve, Genta Popa. Popa do të qëndronte për dy vjet radhazi nën drejtimin e këtij formati. Por edhe Genta u zëvendësua nga një tjetër gazetare, Lira Burgija, e cila ka qëndruar nën drejtimin e këtij emisioni gjatë një viti. Por siç u shprehëm edhe më sipër, Lira Burgija, nuk dihet ende nëse do të rikthehet studios së “Pasdites në Top Channel”.
20
E shtunë, 7 korrik 2012
WWW.SHQIPTARJA.COM
FRANÇESKA
REPERI STRESI
Shumë pranë Vedat Ademit
Shton “arsenalin” e tatuazheve
R
eperi Stresi është i fiksuar pas tatuazheve. Kohët e fundit ai ka shtuar edhe dy tatuazhe të reja në trupin e tij. Këngëtari ka preferuar të pikturojë duart e tij, duke bërë dy tattoo të reja. Mesa duket ai ndihet shumë i kënaqur,pasi një fakt të tillë e ka pohuar edhe në faqen e tij zyrtare në Facebook. Nuk e dimë se cfarë kuptimi kanë dy tatuazhet e reja të Stesit, por ato ngjajnë shumë mirë në duart e tij.
M
odelja dhe ish konkurrentja e Big Brother 5, Françeska Jaçe është fotografuar, me këngëtarin Vedat Ademi. Bukuroshja vlonjate duket e lumtur përkrahë këngëtarit gjë të cilën e vëme re edhe nga fytyra e saj e qeshur. Nuk e dimë se ku e kanë bërë këtë fotografi, por Françi ka veshur një fustan të zi dhe flokët i ka kapur lart si zakonisht. Edhe Vedati duket se është në formën e duhur. Atë e shohim shumë trendy me xhaketën e gri dhe me T-shirtin e tij.
ROSELA DHE JULI Pushojnë pas provave të festivalit
J
anë të dy shkodranë dhe të dyve iu ishte be suar drejtimi i Festivalit për Fëmijë, që u mbajt në qytetin e Shkodrës. Por të dy artistët pas provave të gjata kanë preferuar të shplodhen dhe të diskutojnë mes tyre. Të dy kanë marr nga një briosh dhe duket se po kalojnë mirë në shoqërinë e njëri-tjetrit. Rosela ka veshur një fustan bardh e zi, ndërsa Juli është veshur më sportiv. Të dy artistët janë shprehur se janë ndjerë të nderuar që do ta prezantonin ata këtë event kulturor të vogëlusheve.
XHEMI SHEHU
ALTUNA SEJDImUë
Vjen shu “hot” nëpër koncerte rën ëngëtarja e mi re Aljohur kosova e njohur tuna Sejdiu, na vje n me em rin Tu për konshumë hot në të fo ce rte . Në kë simpatografi bjondja um ë sh tik e, du ke t ks a po sim pa tik e te tiv in e zo n pë r ob jek o ka Aj fo to gr af ëv e. zë blu veshur një blu n “Jack me mbishkrimi që të ajo Daniels”, por ë buzët bie në sy jan htë e Ës . e saj të kuqe këtë luk sigurt që më fansat do ti “çmend”, e saj.
K
THASH& THEM
Përgatitet për “Summer Fest”
P
rojekti më i ri që ka nisur në Top Chan nel, “Summer Fest”, u zhvillua të premten në qytetin bregdetar të Vlorës. Ai prezantohet nga moderatorja, Xhemi Shehu dhe nga aktori i “Portokallisë”, Florian Binaj. Në këtë fotografi shohim sesi Xhemi bën “nxemjen”, për tu ngjitur në skenën e Summer Fest. Bukuroshja është veshur me të bardha dhe pozon e qeshur përpara aparatit fotografik. Më herët ajo dhe kolegu i saj, Flori janë fotografuar edhe me skenaristin e këtij spektakli, Olti Currin.