ADELINA TAHIRI
FESTON 20-VJETORIN E SAJ TË LINDJES WWW.SHQIPTARJA.COM
DAFINA ZEQIRI
DO TE HEQ TATUN QE I KUJTON ISH-TE DASHURIN
Suplementi i së shtunës te SHQIPTARJA.com
THASH& THEM NR. 9 E shtunë, 07-04-2012
E-mail: thashethem@shqiptarja.com m@shqiptarja.com
A M U L A S VE sohet pas
Relak nia” “X-Factor Alba
BIG BROTHER 5 FLET ISH-BANORI
: A K I T R A M VLASH
O D ? L A U S K E S O M O UNE H A R U H S A D E E T M E H KTHE E PELQEU LIAMI, DUHET TE FITOJE NE SHTEPI M
SELDI QALLlqIeUjnë
Sfidat më pë alinën më rrisin adren
KLAUDJA VESELI
Nuk do doja që Erjoni të më zhgënjente
RI
ANILA GRO
uar Forcën për të mvatezhdvetja e gjeja vetë
Ledri Vula
KENGETARI I GRUPIT SKILLZ BEN NJE TATUAZH TE RI
16
E shtunë, 7 prill 2012
WWW.SHQIPTARJA.COM
THASH& THEM
VLASH MARTIKA
Dua të rikthehem me ish- të dashurën time Ai pohon se nuk ka prirje homoseksuale SUADA DACI
V
lash Martika, ish konkurrenti i Big Brother Albania , i cili i është rikthy er tashmë jetës së përditshme pohon se ndjen akoma për të dashurën e tij dhe se nuk është homoseksual. Me përfundimin e eksperiencës së tij në këtë reality show, Vlashi është njohur me deklaratat nëpër faqet e gazetave dhe i cilëson ato si shpifje kundrejt tij. Në një rrëfim për suplementin “THASH &THEM”, Vlashi thotë se, ndjen akoma për ish të dashurën e tij dhe se mund të ketë një rikthim mes tyre. Ai mohon të ketë patur njohje me Hermes Nikaj, i njohur si Zogu i Tiranës, duke pohuar se gjithçka që Nikaj ka thënë janë gënjeshtra dhe mashtrime. Ai ka hedhur poshtë edhe zërat se është futur në BB, për të fituar çmimin e madh dhe për të larë disa borxhe që ka patur, duke pohuar se ai i është borxhli vetëm familjes së tij. Duke u ndalur te konkurrentët e BB, ai thotë se fitues do të jetë Liami. Ka përfunduar eksperienca juaj në BB, e prisnit të dilnit kaq shpejt ? Jo nuk e prisja por nëse publiku vendosi kështu duhet pranuar.. Sipas mendimit tuaj pse publiku ju votoi për të dal nga shtëpia? Ndoshta ngaqë nuk më pa shumë të përfshirë në debate apo zënka që bëheshin në pjesën më të madhe në shtëpi, të cilat ishin për cigare apo ushqim. Kam dhenë aq sa kam mundur në aq kohë sa gjeja të lire me pak nga banorët aty brenda, pjesa tjetër e banorëve e kishin mendjen tek cigaret. E ndiqni tani që jeni jashtë? Kur jam në shtëpi po. Si ju duken banorët e rinj? Të avantazhuar pasi ata kanë parë shumë nga ky edicion dhe dinë ku të kapen me banorët që janë brenda. Ndoqët ndonjë strategji të veçantë loje? Jo. Kam treguar Vlashin ashtu si është dhe jashtë, të edukuar dhe të sjellshëm. Nëse do të kishit ndjekur mendoni që do të ishit brenda shtëpisë sot? Ndoshta, por stategjitë të lodhin pasi tregojnë gjëra të karakterit që ti nuk i ke dhe në fund të fundit nuk kuptove asgjë nga ai banorë. Me cilin nga banorët e BB, keni pasur marrëdheniet më të mira? Me Françesken dhe Liamin. Do ti ruani kontaktet me ban-
orët e shtëpisë? Me një pjesë të mirë të tyre besoj se po. Cili ishte banori që nuk ju pëlqeu fare brenda shtëpisë dhe pse? Erioni sepse e shihja pa karakter dhe bosh herë pas here. Thatë që nuk përfshitë në debate për cigare e ushqim, por pjesë e këtij reality show ishin edhe disa model si, Ermali, Elvisi Meti, nuk ju pamë të bisedonit me ta për çështje të modës?
Shpeshherë kemi pasur disa debate në grup mes banorëve sepse secili nga ne shumë gjëra i shihte sipas mënyres së tij
Kam diskutuar me Metin disa herë për modën dhe me Ermalin kam biseduar një herë. Për këtë temë kishte vlerë të diskutoja më shumë me ata që nuk dinin dhe tu tregoja gjëra të panjohura për to sepse këta të tre dinë mjaftueshëm gjëra dhe më shumë se 2 apo 3 herë nuk ke ç’bisedon më. Si tu duken djemtë në fjalë? Secili me të veçantat e tij. Njihnit ndonjërin prej tyre jashtë shtëpisë? Jo njihja vetëm Françesken pasi kemi qenë bashkë në një reality tjetër. Elvisi me të dal nga BB, ka deklaruar që ju e keni ngacmuar si i komentoni këto deklarata të tijat? Nuk me rezulton, gjithsesi nuk di cilën nga intervistat e tij të besoj se thotë këto fjalë por edhe i mohon në një tjetër intervistë. Me Ermalin ju kemi parë shpesh të debatonit, pse ? Shpeshherë kemi pasur disa debate në grup mes banorëve sepse secili nga ne shumë gjëra i shihte sipas mënyres së tij, ndërsa unë tek për tek me Ermalin kurrë. Gjatë qëndrimit tuaj në shtëpi, jeni komentuar shumë në media i keni parë ato tani që jeni jashtë dhe si ju duken? Shpifje dhe gënjeshtra të cilat u sqaruan gjatë emisionit Fan Club.. Si tu dukën vajzat brenda shtëpisë? Kishte vajza të bukura, të edukuara dhe të sjellshme me të cilat i’a vlente të rrije.. Me cilën prej tyre patët më tepër afrimitet? Me Françeskën. Si ju duken lidhjet brenda shtëpisë? Pjesë e lojës së atyre banorëve. Cili ju duket banori më i fortë aty brenda? Liami, luan goxha me të gjithë banorët.
apo jo? Jo Aktualisht jeni i lidhur Vlash? Kam deklaruar edhe brenda në BB, që lidhja ime ka përfunduar 1 javë para se të hyja në këtë reality show, por ku i dihet mbase shumë shpejt do kemi një rikthim pasi e dashuroj akoma ish të dashurën time. Si është ndjerë e ish e dashura juaj nga këto komente? Kam folur me të dhe i ka ardhur keq për këto fjalë pasi nuk janë të vërteta. Në një intervistë për suplementin tone Hermes Nikaj thotë që, ju punoni në të njëjtën agjenci modelimi dhe që njiheni prej kohësh, sa të vërteta janë këto deklarata ? Po aq të vërteta sa të gjitha fjalët e thëna prej tij në adresën time. Një mashtrim total. Një tjetër lajm që është botuar për ju, është se ju ishit futur në BB ngaqë keni shumë borxhe, sa të verteta janë këto thashetheme? Kam qeshur pa fund me këto budallallëqe.. Unë i jam borxhli vetëm familjes sime për mënyren sesi më kanë edukuar dhe rritur duke mos më munguar asgjë. Me çfarë po merreni aktualisht? I jam rikthyer shkollës pasi kam lënë pas disa provime nga mungesa ime dhe i jam rikthyer punës në revistën Runëay, që unë drejtoj pasi duhet të dal numri i radhës pas pak ditësh. Është modelimi qëllimi juaj kryesor në jetë? Jo absolutisht, ka shumë gjëra që renditen para kësaj. Si do ta kujtoni eksperiencën në BB? Si një eksperiencë e bukur që e kisha kërkuar shumë dhe ja dola ta provoja.
Kush do donit ta fitonte këtë reality show? Mendoje se Liami, do të ishte personi i duhur.
Jeni penduar që u futët aty brenda? Jo absolutisht, nëse do rikthehesha pas do ritentoja sërish të hyja në BB.
Janë komentuar shumë edhe prirjet tuaja seksuale, po ju bëj një pyetje të drejtëpërdrejtë që edhe publiku të jetë i qartë, jeni homoseksual
Mendoni që do t’iu ndihmojë më tepër në fushën e modës? Uroj më shumë në fushën e televizionit dhe pse jo me ndonjë program të mirë.
THASH& THEM
E shtunë, 7 prill 2012
WWW.SHQIPTARJA.COM
çiltër brenda shtëpisë së Big Brother, ndërsa Ermira është një nga femrat më me bagazh aty brenda. Ata do të jenë dy nga miqtë e mi më të mirë.
SUADA DACI
I
shte një nga banoret më aktive brenda shtëpisë së Big Brother, por u ezaurua shumë shpejt. Klaudja Veseli, 24 vjecarja nga Tirana, do ta linte përgjysëm eksperiencën e saj në BB, duke pohuar se ndihej e lodhur psikologjikisht. Në një intervistë për suplementin THASH&THEM, Klaudja flet për eksperiencën në këtë reality show, si dhe për marrëdhënien e saj me Erionin. Ajo pohon se, nuk ka pasur një lidhje mes tyre brenda shtëpisë dhe se Erioni është një nga miqtë e saj më të mirë. “Se çfarë do të ndodhë kur të dal Erioni nga BB unë këtë nuk jam në gjendje ta parashikojë, por unë vazhdojë ta kem mik”, thotë Klaudja. Ajo ka shprehur gjithashtu pakënaqësinë edhe për mesazhet që prezantuesja Albana Osmani lexoi në Fan Club. Në to përmblidhej një bashkëbisedim mes saj dhe ish të dashurës së Erionit, e cila pak kohë më pare ka folur në media për miqësinë me Klaudjan, përpara se ajo të hynte në Big Brother. “Personi që ka folur në media i ka bërë reklamë të keqe vetes jo mua, ndërsa mesazhet që lexoi Albana nuk ishin të miat, nuk e di kush i ka sjellë sinqerisht ndihem e neveritur”, ka pohuar Klaudja. Klaudja, pse e latë përgjysëm eksperiencën tuaj në BB? E lashë përgjysëm sepse nuk mundesha më nga ana psikologjike. Mendoj që bëra shumë mirë sepse tani ndihem rehat dhe jam shumë e qetë. Kështu jeni ndjerë që në momentin kur u futët në BB? Fillimi nuk ishte stresues, përkundrazi ishtë shumë mirë. Këto 2 javët e fundit u bën shumë stresuese, për shkak të mungesës së ushqimit dhe cigareve. Jeni një konsumuese e rregullt e duhanit? Është theksuar shumë kjo çështja e cigares, dhe nuk më pëlqen të flas më tepër. Unë jam thjesht një konsumuese si gjithë të tjerat, dhe asgjë më shumë. Atëherë përse dolët? Sepse i përmenda dhe pak më sipër ishte stresi i akumuluar, mungesa e ushqimit, sëmundja që kalova brenda shtëpisë, por edhe monotonia e përditshme. E kishit ndjekur më përpara Big Brother? E kisha ndjekur pak, më tepër kisha ndjekur Grande Fratellon, por vetëm kur e përjeton një eksperiencë të tillë e kupton sesa e vështirë është ajo. Duhet të jesh goxha e fortë për ta përballuar. Unë jam njeri i fortë dhe akoma nuk e kuptuar pse nuk e përballova dot këtë lojë. E ndjek tani që jeni jashtë? I ndjek dhe duket shumë qetësi. Dëgjova Edgarin të bisedonte me Gentën dhe i thoshte tani që iku Klaudja kemi rënë shumë qetësi. Si të duket kjo bisedë mes
17
Erioni do të jetë miku juaj apo diçka më shumë kur dhe ai të dal nga BB? Se çfarë do të ndodhë kur të dal unë këtë nuk jam në gjendje ta parashikojë. Unë vazhdojë ta kem mik ndërsa të tjerat mbeten për t’u parë.
KLAUDJA VESELI:
Nuk dua që Erioni të më zhgënjejë Ndihem e neveritur prej mesazheve në Fan Club tyre? Më vjen mirë që i dëgjova këto komente, sepse paskam bërë diçka aty brenda, qoftë pozitive qoftë negative. Keni deklaruar që do të nxirrnit të gjithë jashtë pastaj do të dilnit vet, por në fakt ndodhi e kundërta? (Qesh), Ajo ishte një lojë. Ishte diçka në sensin e humorit për ti bërë banorët të reagonin pak më shumë. Ju kemi parë të sulmonit shumë me femrat brenda shtëpisë, ishte kjo një strategji loje? Jo aspak nuk kam ndjekur një strategji loje. Njerëzit që më kanë ndejtur më afër brenda shtëpisë kanë qënë Erioni dhe Ermira. Ata ishin të vetmit miq që unë kam krijuar brenda Big Brother. Pse u sollët në mënyrë pak të ashpër? U solla në këtë mënyrë sepse banorët e shtëpisë, mbas disa javësh qëndrimi më sulmuan, dhe unë i`u përgjigja me të njëjtën mënyrë. Pse mendoni që ju kanë sulmuar? Nuk e di mbase ngaqë më shikonin si një konkurrente të fortë. Cili ka qënë banori që nuk ju pëlqeu fare? Anila ka qënë personi më antipatik aty brenda. Jemi dy persona totalisht të ndryshme nga njëra-tjetra. Nuk do të mund të bëhemi kurrë shoqe.
Një tjetër nga femrat që keni sulmuar ka qënë Doloreza, çfarë mund të thoni për të? Doloreza hyri fantazëm dhe doli fantazëm. Madje edhe epiteti “laraskë” që më vuri nuk i funksionoi. Jeni takuar me të? U takuam natën e spektaklit. Doloreza më tha që nuk duhet të mbanin inat sepse ishte thjesht një lojë, por unë dhe ajo nuk mund të jemi shoqe. Anila dhe Doloreza ishin dy persona që e konsideronin veten, si njerëz me nivel shumë të lartë sidomos Dolore-
za, por në fakt mua nuk më treguan asgjë. Debate keni patur edhe me Liamin e Ermalin, i shikoni si dy personazhe të fortë? I shoh padiskutim të dy në finale, vetëm se Liami duhet ta fitojë. Ndërsa të tjerët mendojë që nuk dinë të luajnë. Pse mendoni që do ta fitojë Liami këtë edicion të pestë të Big Brother Albania? Sepse Liami di të bëj strategji, di të bëj debate, ironi, të luajë gjë të cilën unë nuk e bëja dot. Fati i tij i mirë ishte që ai i kishte të gjithë banorët më të vegjël se vetja e tij, përveç Edgarit. Po Edgari si një nga konkurrentët më të mëdhenj, brenda shtëpisë si ju duket? Në fillim u afrova shumë me Edgarin, dhe vura re që sa herë që flisnim vetëm për vetëm kuptoheshim, por nuk më pëlqente loja që Edi bënte pas krahëve të mi. Një tjetër gjë që nuk më pëlqen është fakti që ai e konsideron veten shumë të zgjuar, këtë gjë duhet t’ia lë njerëzve në dorë jo ta thotë ai për veten e tij. Thatë pak më parë që Erioni dhe Ermira ishin dy nga njerëzit që i keni pasur më afër, do të jenë të tillë edhe kur të dalin jashtë shtëpisë? Erioni ishte dhe është njeriu më i
Ju vet do donit të kishte diçka më shumë mes jush? Unë nuk parashikojë asgjë. Nuk dua që Erioni të ketë bërë lojë me mua brenda shtëpsië, nuk dua të më zhgënjejë si njeri dhe kaq. Cfarë mund të më thoni për të dashurën e Erionit, e cila është shoqja juaj. Jeni takuar me të pasi dolët, i keni sqaruar gjithçka që ka thënë për ju? Personi që ka folur në media i ka bërë reklamë të keqe vetes jo mua.. Për të tjerat nuk dua të flas. Si qëndron e vërteta e mesazheve që Albana lexoi në Fan Club? Mesazhet që lexoi Albana nuk ishin të miat, nuk e di kush i ka sjellë sinqerisht ndihem e neveritur nga ato mesazhe. E njihnit Erionin jashtë BB? E njihja vetëm si fytyrë por nuk kemi folur asnjëherë. Ku e keni parë? Jemi parë nëpër lokalet e Tiranës. Këtë gjë ne e kemi thënë edhe brenda shtëpisë. Si u ndjetë kur Erioni foli për ish të dashurën e tij në Greqi? Në vija të përgjithshme isha në dijeni të asaj historie, por nuk kam pasur ndonjë ndjesi të veçantë, sepse Erionin aty brenda e shihja si gjithë konkurrentët e tjerë. Ka patur një puthje mes jush? Puthja është bërë për lojën. Nëse ne do të donim që kjo puthje të ndodhte më parë mes nesh ajo do të kishte ndodhur, por në fakt ne nuk donim që të ndodhte kështu. Pse nuk u lidhët brenda shtëpisë, kur pëlqen një njeri nuk ka rëndësi nëse lidhesh brenda apo jashtë? Unë kam deklaruar që Erioni më pëlqen si njeri dhe jo si mashkull. Nuk kisha zgjedhur atë strategji loje, për respekt të familjes dhe të vetes time në radhë të parë. Po për lidhjet e tjera brenda shtëpisë, ç’mendim keni? Lidhja mes Ermalit dhe Françeskës më duket lojë, ndërsa Graciano me Lorin no comment. Me çfarë po merreni aktualisht? Aktualisht po relaksohem, po shijojë lirinë. Se çfarë do të ndodhë më vonë nuk e di.
18
E shtunë, 7 prill 2012
WWW.SHQIPTARJA.COM
THASH& THEM
ANILA GRORI:
Forcën për të vazhduar e gjeja vetëm tek vetja Ish-banorja flet për eksperiencën në BB XHULIA KARAVELLA
U
deshën dy nominime bren da mbrëmjes së spektaklit për të nxjerrë nga shtëpia konkurrenten Anila Grori. Ajo kishte arritur t’i shpëtonte disa nomimeve duke u kthyer kështu në një konkurrente të fortë për banorët e tjerë brenda shtëpisë më të vëzhguar. E sulmuar nga shumica e personave në shtëpi, Anila shprehet se me anë të këtyre sfidave mundi të provonte veten duke u bërë edhe më e fortë. Në një rrëfim për suplementin THASHE&THEM Grori tregon emocionet, përjetimet në Big Brother, eliminimin dhe përballjen me publikun. Gjithashtu ajo shprehet edhe për pëlqimet,debatet dhe situatat e ndryshme lidhur me këtë eksperiencë televizive. Ish-banorja tregon edhe për planet e saj për të ardhmen në të cilat përfshihet dëshira për të nisur sa më parë një angazhim profesional. Keni rreth një javë që jeni larguar nga shtëpia e BB5 në të cilën keni qëndruar për afërsisht dy muaj. Çfarë impresioni iu krijon rikthimi i kontaktit me botën e jashtme? Të them të drejtën u gëzova për faktin se më në fund do të shijoja sërish lirinë. Fillimisht kur je brenda nuk e kupton efektin që ka Big Brother, por në momentin që je jashtë dhe përjeton përkrahjen e fansave e sheh që ia ka vlejtur si eksperiencë. Gjithashtu u çlirova nga presioni dhe stresi në të cilin me vendosnin banorët e tjerë të shtëpisë. Por ndjesia kryesore ishte gëzimi për t`u ritakuar dhe çmallur me familjarët, të cilët më kishin munguar shumë. Cilat mendoni se janë arsyet që banorët e tjerë të shtëpisë iu sulmonin dhe iu vinin në qendër të debateve? Ata mundoheshin të gjenin pikat e dobëta dhe pikërisht aty të sulmonin. Gjithashtu banorët kishin strategji të ngjashme. Ata ecnin me parimin “Këtu nuk ka miq” madje disa prej tyre anët pozitive që mund të tregoje mundoheshin t’i kthenin në negative.Në të gjitha debatet ku jam përfshirë kanë qenë në lidhje me mua dhe jo që të ndërhyrja apo të debatoja për çështje të tjera. Ju keni kaluar me sukses disa nominime madje edhe mbrëmjen ku u eliminuat e kaluat një të tillë. Çfarë mendoni se iu penalizoi në nominimin e
dytë? Mendoj se më penalizoi mënyra sesi ishte u përzgjodhën banorët nga “imunët”. Unë e dija shumë mirë që nuk kisha për t’u zgjedhur nga asnjëri prej tyre kështu që e prisja no-
Unë kisha hyrë me një qëllim të mbarë, për t’i dhuruar nënës sime një banesë dhe për këtë arsye përdora vetëm mjete të mbara dhe të drejta
doni shoqërinë edhe pas përfundimit të Big Brother? Padyshim që me Gracianon. Ai më ka qëndruar pranë gjatë gjithë kohës. Madje dhe në momentin që dola më shoqëroi dhe patëm mundësi të shkëmbenin këshillat e fundit me njeri-tjetrin. Po përsa i përket konflikteve? Thuasje me të gjithë por ajo që më kishte shpallur luftë ishte Klaudja, megjithatë edhe Liami nuk linte rast pa më sulmuar. Është komentuar gjatë marrëdhënia juaj me Metin. Ka patur me të vërtetë pëlqim midis jush?
një femër që shkelte mbi veten dhe që bëheni vegël e të tjerëve në çdo moment. Si do e komentonit këtë deklaratë? Absolutisht nuk kam shkelur mbi veten si dhe kam ditur si të mbrohem. Aty askush nuk ka të drejtë dhe mundësi të tallet me mua apo me dikë tjetër brenda shtëpisë. Ata nuk janë Zoti. Po familjarët si e pritën daljen e tuaj? Me mënyrën e lojës që kisha zgjedhur e dinin që nuk mund të shkoja shumë gjatë. Ishin të lumtur që dola dhe nuk isha më në atë presion, megjithatë nuk e prisnin të dilja atë mbrëmje. Si e vlerësuan qëndrimin tuaj në shtëpi? Nuk kanë patur asnjë koment negativ për ndonjë sjellje timen në shtëpi, thjesht shqetësoheshin kur më shihnin të stresuar.
minimin e dytë. Duke u kthyer tek eksperienca brenda shtëpisë si do t’a vlerësonit kohën e kaluar në të ? Ishte një eksperiencë e jashtëzakonshme, edhe pse qëndrimi deri diku ka qenë i vështirë për shkak të presionit konstant që konkurrentët e tjerë ushtronin. Megjithatë unë provova veten, arrita të kuptoj sa e fortë jam për të përballuar situatat e vështira dhe të them të drejtën nuk e prisja t’ia dilja. Cila mendoni se ishte pika juaj më e fortë? Forcën për të vazhduar e gjeja tek vetja si dhe tek e drejta ime. Mendoj se kjo ishte shtysa dhe pika më e fortë e imja. Duke u kthyer tek banorët me cilët keni patur më shumë lidhje dhe që mendoni të vazh-
E prisja këtë pyetje, e vetmja gjë që mund të them është se për Metin kam patur vlerësim si njeri por kohët e fundit më ka zhgënjyer me sjelljet e tij. Nuk ka patur pëlqim midis nesh. Shpeshherë banoret femra iu kanë “akuzuar” se përpiqeshit të provokonit meshkujt e shtëpisë kryesisht me anë të kërcimit tuaj? Nuk kam kërcyer asnjëherë me atë lloj tendence, pasi ashtu kërcej edhe në jetën e përditshme. Kërcimi është një pjesë mjaft e rëndësishme e jetës sime dhe në qoftë se do të doja të provokoja dikë do të përdorja shumë mënyra të tjera. Në një intervistë për suplementin tonë Ermira, ish-banorja e cila u largua para dy javësh, është shprehur për ju se ishit
Jeni shprehur se nuk keni patur kontakte me babain tuaj. E ndjeni mungesën e tij? Secili prej nesh ka vazhduar jetën e tij dhe nuk kam patur kontakte me të. Sa i përket mallit nuk e ndjerë pasi jam rritur e rrethuar nga shumë dashuri, të cilën e kam gjetur tek njerëzit e mamasë. Ata më kanë
Çdo të premte Lounge Bar, me çmime 200L Lounge Drink, Çdo të shtune Karaoke Night me Kelly, Blerina dhe Graciela Çdo ditë një menu e pasur me gatime shtepie dhe Italiane. Çdo ditë Menu ofertë 500Lku është e përfshirë një pjatë e parë, pjatë mishi ose gatime shtëpie, dhe një pije. Catering të shpejtë në shtëpinë tuaj
RRUGA "MUSTAFA MATOHITI", PËRBALLË PALLATIT ME BIRRILA
Cel. 0696070651
dhënë gjithçka kam patur nevojë dhe për këtë i falenderoj shumë. Përveç studimeve master që jeni duke ndjekur aktualisht keni thënë se dëshironi të vazhdoni një fakultet të dytë për psikologji. Pse pikërisht kjo zgjedhje? Më ka pëlqyer gjithnjë psikologjia si dhe kam qenë mirë në të. Është një preferencë e imja të cilën pse jo, e mendoj edhe si profesion. Siç thatë edhe më sipër kërcimi është një pjesë e rëndësishme e jetës tuaj pasi keni patur lidhje me të që në moshë të vogël. Mendoni t’i riktheheni pasionit të vjetër? Tashmë kam zgjedhur një tjetër profil për t’u formuar. Kërcimi do të mbetet gjithmonë pasioni im por e shoh vetëm në kuadrin e një hobi. Cilat janë planet tuaja tashmë që jeni jashtë? Si do të vazhdojë jeta e Anilës dhe sa do të ndikojë Big Brother në zgjedhjet tuaja? Shpresoj që kjo eksperiencë të më ndihmojë përsa i përket fushës së televizionit meqë nuk e arrita qëllimin final. Gjithsesi jam e hapur për çdo ofertë pune. Cilin shihni si fitues të Big Brother tashmë që nuk jeni më konkurrente? Nuk mund të jap një emër të caktuar pasi varet nga sjellja e banorëve dhe mënyrat sesi do të zhvillohen ngjarjet në shtëpi. Megjithatë do kisha dëshirë që fitues të ishte Graciano. Në qoftë se do t’iu jepej një shanc i dytë për këtë eksperiencë do të ndryshonit ndonjë sjellje? Nëse do të kthehesha sërish nuk do të ndryshoja as një presje nga ato që kam thënë dhe kam bërë.Unë kisha hyrë me një qëllim të mbarë, për t’i dhuruar nënës sime një banesë dhe për këtë arsye përdora vetëm mjete të mbara dhe të drejta.
THASH& THEM
E shtunë, 7 prill 2012
WWW.SHQIPTARJA.COM
19
Është një eksperiencë shumë e bukur, që do të doja të vazhdonte gjatë.por këtë e ka në dorë në publiku, unë dhe juria
SELDI QALLIU:
Sfidat më pëlqejnë, më rrisin adrenalinën Mambo është kërcimi që i përshtatet më tepër stilit tim
N
ata e dytë e spektaklit “Dancing With the Stars”, ka vijuar me eleminimin e dy konkurrentëve duke e çuar në 12 numrin e tyre. Katër konkurrentët më pak të votuar nga juria dhe publiku kanë qënë Anjeza Maja, këngëtari nga Kosova, Dren Abazi, këngëtari Seldi Qalliu dhe Zhaku. Ata që u larguan përfundimsht nga kjo garë ishin Anjeza Maja dhe Dren Abazi. Një ditë pas përfundimit të spektaklit, këngëtari Seldi Qalliu rrëfen për suplementin THASH&THEM emocionet gjatë performimit të tangos, si dhe frikën e elemiminit nga ky show. Seldi, si u ndjetë kur mësuat që ishit
shumë pranë eleminimit? Unë i kam qejf sfidat sepse ato më rrisin adrenalinën, megjithëse nuk mund ta mohojë që frika ishte shumë e madhe dhe zemra më rrihte fort. Unë jam mësuar me sfida të tilla pasi kam qënë pjesë e një tjetër reality show. Si do të cilësonit pjesëmarrjen në DWS? Është një eksperiencë shumë e bukur, që do të doja të vazhdonte gjatë.por këtë e ka në dorë në publiku, unë dhe juria. Cfarë i premtoni publikut në javën e ardhshme?
Skillz jesëtari i grupit ë një Ledri Vula ka bër postuar tatuazh të ri. Ai ka e tij në një foto në faqen ia ad rFa ceb oo k, du ke arit Geesuar atë këngët
P
KËNGËTARJA Relaksohet Vesa Luma
P
as ditëve të provave dhe mbrëmjes së të dielës në X-Factor edhe këngëtarja Vesa Luma meriton disa çaste relaksi. Ajo është pjesë e jurisë së këtij programi si dhe mentore e grupit të konkurrentëve mbi 23-vjeç. Ndërkohë që Vesa është fotografuar duke shijuar një ditë të bukur në një nga lokalet më në zë të kryeqytetit.
Si ndiheni përkrahë Rovenës? Rovena është një balerinë e zonja dhe shumë e talentuar. Ajo të nxjerr nga situata kur gjendesh në vështirësi në skenë. Te cili zhanër ndiheni më komod? Mambo është stili im, por kuptova që edhe tango u bë pjesë e karakterit tim. Është Dancing angazhimi juaj kryesor, për momentin? Unë i përkushtohem të gjithave njëlloj, Nuk
mund të lë diçka pas dore dhe të merrem me diçka tjetër. Të gjitha gjërat që bëj ndihmojnë njëra-tjetrën. Si po ecën klipi juaj i ri “Çika e Zemrës”? Po ecën mirë dhe ka një shikueshmëri të lartë. Me kë keni bashkëpunuar për këtë klip? Kam bashkëpunuar me Alban Furtunën dhe klipi është xhiruar në Maqedoni nga Aleksandër. Aktualisht po transmetohet në Supersonic TV dhe në gjitha kanalet televizive në Kosovë.
DAFINA ZEQIRI
LEDRI VULA Bën një tatu të re
I premtojë që do të punojë shumë. Ndonëse jam dëmtuar në shpinë, uroj të dal mirë.
zhi ishte toar Selimi.Tatua me një një diamante i kuq ha të gjit kur orë sip ër. Me k ës htë ku pti mi i tij nu gëtari. shpjeguar nga kën
Kërkon të heqë tatuazhin që i kujton ish të dashurin
P
rej pak ditësh këngëtarja kosovare Dafina Zeqiri ka udhëtuar në Amerikë ku do të fillojë xhirimet për klipin e saj më të fundit. Megjithatë nuk ka qenë vetëm ky motivi pse Zeqiri është në Amerikë. Ajo do të mundohet të heqë një tatuazh në formë kafke ku ndodhet edhe shkronja K,e cila përkon me inicialen e ish të dashurit të Dafinës. Mesa duket ajo dëshiron të fshijë çdo fakt që i kujton lidhjen e përfunduar.
ADELINA TAHIRI Feston 20-vjetorin
K
ëngëtarja e mirënjohur Adelina Tahiri ka festuar 20-vjetorin e lindjes. Adelinës
i është bërë një surprizë nga Afërdita Dreshaj, shoqja e saj si dhe pjesëmarrëse në “Dancing With The Stars”.Dy këngëtaret prej dy javësh kanë nisur këtë konkurs në Vizion Plus, megjithatë mesa duket janë më shumë “mike” se “rivale”.