Reha Medical Brochure 2012 al

Page 1

Mirë se erdhët Në Qendrat e Rehabilitimit

www.reha-medical.com - info@reha-medical.com


Që në vitet e hershme janë dhënë referenca ndaj kulturave të ndryshme në kurim të sëmundjeve. Në veçanti, Gjermania dhe Zvicra janë vendet evropiane me traditë të gjatë në rehabilitimin mjekësor të pacientëve. Në këto vende, rehabilitimi i pacientëve ishte përmendur rreth 200 vjet më parë. Por sistematikisht zbatimi i këtij procesi nisi gjatë viteve ‘30. Qe prej shekullit të 19-të, nisën të themeloheshin degë të universitetit për rehabilitimin e pacientëve. Kjo kohë përkon me kohën kur në Evropë nisën të themeloheshin shoqëritë e sigurimeve shëndetësore. Por kulmin e arriti në vitet ‘70 dhe ’80, vite kur qeveritë a atëhershme u bënë të vetëdijshme për nevojat e të punësuarve për vite me radhë në industri apo profesione të tjera, duke nisur kështu themelimin dhe ndërtimin e qendrave të veçanta shëndetësore, të rehabilitimit profesional dhe social. Njerëzve që vuajnë nga sëmundje të rënda dhe kronike, të trajtuara në kontekstin e kësaj

filozofie të veçantë, u ofrohet një trajtim i veçantë. U krijuan kështu disa qendra të specializuara për sëmundje të ndryshme, ku në kuadër të shërbimeve të ofruara nga sistemi i atëhershëm mjekësor, mund të ndiqte një program të veçantë të rehabilitimit mjekësor, në varësi të sëmundjes. Kështu u krijuan qendrat e veçanta neurologjike si dhe qendrat e veçanta të problemeve të shtyllës kurrizore. Për fëmijët dhe për adoleshentët u krijuan qendrat e duhura të veçanta të specializuara për të mbuluar nevojat e pacientëve të këtyre moshave. Në këtë mënyrë, REHABILITIMI MJEKËSOR integrohet në sistemin shëndetësor të vendit. Kjo do të thotë se pacienti gjatë gjithë kohës së qëndrimit në një spital të nivelit të tretë, mund të zgjedhë një qendër të rehabilitimit mjekësor, me ndihmën e shoqërisë së sigurimit shëndetësor të tij, në varësi të sëmundjes nga e cila vuan.


Qendrat me të cilat bashkëpunojmë mund të trajtojnë sëmundjet e mëposhtme: Hemorragji cerebrale Dëmtime cerebrale Sëmundje të traumatizimeve të shumëfishta Hematoma

intracerebrale Sëmundje onkologjike Sëmundje të sistemit qendror nervor (SQN) Sëmundje të sistemit qendror nervor (SQN) Sklerozë e shumëfishtë Sindromi Guillan-Barre Sëmundje nervore të shumëfishta Slmundjen Parkinson Epilipsinë Sëmundje muskulare Sëmundje neuro-ortopedike Paraplegji Tetraplegji Dëmtime të shtyllës kurrizore Sëmundje të skeletit dhe sistemit muskular

Ne të RehaMedical kemi një përvojë shumëvjeçare dhe një spektër të gjerë bashkëpunimi me shumë qendra të mjaft vendeve të huaja, prandaj dëshirojmë t’ju vijmë në ndihmë me përpjekjet tona me qëllim që të bëni zgjedhjen e duhur të qendrës shëndetësore. Jemi më se të sigurt se do t’ju lindin patjetër shumë pyetje dhe si rrjedhojë dhe nëse gjithë procesi i kurimit (pra rehabilitimi në Gjermani dhe Zvicër) nuk ju duket i paimagjinueshëm, do t’ju duket absolutisht shumë i vështirë. Për këtë arsye, ne RehaMedical jemi në dispozicionin tuaj për t’iu përgjigjur gjithë pyetjeve të mundshme rreth mënyrave si të tejkalohen vështirësitë e mundshme, qoftë ato procedurale, apo të përzgjedhjes së qendrës së përshtatshme, dërgimit të dosjes mjekësore, transportit ajror, etj.


Të gjitha qendrat janë të pajisura plotësisht me aparaturat e diagnostikimit të teknologjisë bashkëkohore. Analizat mjekësore dhe diagnostikuese përfshijnë: Ekografi diagnostikuese të sistemit lëvizës Dopler i gjymtyrëve Elektromiografi / Elektroneurografi (shpejtësia

e transmetimit të lëvizor dhe ndjesor të ngacmimeve nervorë, Reflekset H, Valët F) Potencialet e evokuara (AEP, SEP, VEP) Ekografi Dopler vaskular ekstrakranial, Dopler me ngjyra Ekokardiogramë intro e ezofagut Analizë e kontrollit ët funksionimit të stimuluesit kardiak EKO Dopler diagnostikues i arterieve dhe venave periferike Gastroskopi, Kolonoskopi Ekografi dhe diagnostikim i lëngut cerebrospinal Rezonancë dhe skaner Grafi e kapilarëve, Mjelografi, etj.

Ofrohet sigurim shëndetësor i plotë.

Qendrat ofrojnë një shumëllojshmëri terapish sipas sëmundjes dhe seriozitetit apo ecurisë së saj. Terapitë e zbatuara: Fizioterapi Kundra Bobath, Vojta, PNF, Terapi Manuale, Masazh, Ilektroterapi, Hidroterapi, Terapi me Ftohje-Nxehje, Inhalacion, Mc Millan (Halliwick), metoda e specializuar në pishinë, aktivitete kuruese/trajtuese në grup, etj. Terapi veprimi – Terapi gjuhësore Psikologji klinike – Psikoterapi Neuropsikologji Këshillime dhe seminare për mënyrën e ushqimit Mbështetje sociale


Në qendrat e posaçme shtrohen fëmijë, adoleshentë dhe persona që kalojnë fazën e pas adoleshencës, të cilët mund të përballen me pasojat e sëmundjeve të mëposhtme: Sëmundjet cerebrale që rrjedhin si pasojë e: Aksidenteve Hemorragjisë cerebrale Masa në tru Hipoksemi cerebrale

Sëmundjet e sistemit qendror nervor (SQN) Sëmundje të ngjashme me ato të SQN, si për shembull sëmundjet të trashëguara gjenetikisht / të kaluara gjatë fëmijërisë, sëmundjet e trurit Konvulsione cerebrale Sëmundje dhe dëmtime të sistemit periferik nervor si p.sh. sindroma Guillain-Barre Sëmundjet nervore Sëmundjet neuromuskulare Sëmundjet degjenerative të SNQ-së Paraplegji, tetraplegji Dëmtime të shtyllës kurrizore

Në rast se duhet të përballeni me një sëmundje të rrallë, atëherë mund t’ju ndihmojmë në kërkimin e një spitali të specializuar në Evropë.


Certifikatë e kontrollit të cilësisë

Të gjitha qendrat e rehabilitimit, me të cilat bashkëpunojmë, kanë hyrë në programin e kontrollit të cilësisë të ofrimit të shërbimeve, të kryera për llogari të shoqërive të sigurimit shëndetësor të Gjermanisë. Në këtë mënyrë, ofrohet garanci për një shërbim të cilësisë së lartë të trajtimit të pacientëve.

Gjëja më e rëndësishme për njeriun është shëndeti! Prandaj edhe epiqendra e përpjekjeve tona është njeriu!

Stavros Aleksis Voudouris - Ekonomist Shqipëri: Andon Dhima Cel.: 694814628 Cel.: 0049 15 71 43 02 04 web: www.reha-medical.com

Greqi: Pellas 8, Chalastra Thessalonikis 573 00 Tel.: 0030 2310 792775 Faks: 0030 2310 792116 Cel.: 0030 6948 780698

Gjermani: Malzstr 6, 42119 Wuppertal Tel.: 0049 175 6836700 Tel.: 0049 151 21418281 e-mail: info@reha-medical.com


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.