Udhëzues për Mbulimin Etik të Dhunës me Bazë Gjinore nga Media ne Shqiperi

Page 1

Udhëzues për Mbulimin Etik të Dhunës me Bazë Gjinore nga Media

Ky dokument është hartuar në kuadër të projektit “Analizimi i Pasqyrimit të Dhunës me Bazë Gjinore në Televizionet Shqiptare”, financuar nga Ambasada Britanike në Tiranë, si pjesë e programit “Përforcimi i Standarteve të Integritetit në Median Shqiptare” EWMI

Tiranë, 2021


Prodhuar nga Instituti për Kontratën Shoqërore © SCI Të gjitha të drejtat e rezervuara. Përmbajtja e këtij botimi mund të përdoret dhe kopjohet lirisht për qëllime edukimi dhe qëllime jokomerciale, me kusht që në çdo riprodhim të përmendet SCI-ja si burimi i këtij dokumenti. Përgatitur nga: Dr. Arjana Fullani dhe Dr. Doc. Iris Luarasi Pikëpamjet e shprehura në këtë publikim janë të autoreve dhe nuk përfaqësojnë detyrimisht qëndrimin zyrtar të Institutit për Kontratën Shoqërore dhe financuesit të botimit – Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar.


Përmbajtja Nevoja për një Udhëzues për gazetarët mbi dhunën në familje

5

Terminologjia

9

Dhuna në Familje dhe shërbimet që ju ofrohen viktimave.

16

Konventa Ndërkombëtare të Rëndësishme

20

Ligjet mbi Dhunën në Familje në Shqipëri

22

Çështje Etike

32

Identiteti i viktimës

34

Përdorimi i detajeve në një lajm

37

Përdorimi i gjuhës - Çfarë duhet të shmanget dhe çfarë duhet të përdoret

38

Raportimi me ndjeshmëri

39

Trajtimi me Respekt i të Mbijetuarit

40

Rastet e Dhunës në Familje

41

Pikat kryesore që duhet të keni në mendje

44

Intervistimi i një Viktime/Mbijetuesi

45

Ku t’i referoni viktimat për ndihmë

47


Nevoja për një Udhëzues për gazetarët mbi dhunën në familje Në raportin e parë monitorues dhe vlerësues për Shqipërinë nga Komiteti GREVIO i Këshillit të Evropës në nëntor 2017 në lidhje me zbatimin e Konventës për Parandalimin dhe Mbrojtjen kundër Dhunës ndaj Grave dhe Dhunës në Familje shprehet qartë se Grevio mirëpret iniciativat e ndërmarra nga autoritetet, organizatat e shoqërisë civile dhe media për të bashkëpunuar së bashku në fushatat ndërgjegjësuese për dhunën ndaj grave1. Megjithatë, GREVIO vë në dukje “interesimin sporadik të mediave për këto tema dhe tendencës së tyre drejt pasqyrimit sensacionalist, pa një analizë të duhur të shkaqeve me rrënjë gjinore të dhunës ndaj grave”. GREVIO kujton se “mbulimi mediatik që shpërfill të drejtat e viktimave, duke përfshirë të drejtat e fëmijëve dëshmitarë të dhunës në familje, tenton ta banalizojë dhunën dhe në këtë mënyrë ta përforcojë në vend që ta parandalojë atë. Prandaj, ajo shpreh mbështetjen e saj ndaj planit të autoriteteve për të përmirësuar kapacitetet e profesionistëve të medias për t'i trajtuar në mënyrë korrekte këto çështje dhe për të nxitur tolerancën zero ndaj dhunës ndaj grave. Në fund të fundit, kjo është një çështje të cilën vetë profesionistët e medias duhet ta marrin për zemër duke zhvilluar standarde vetërregulluese se si të shpërndahet siç duhet informacioni për rastet e dhunës ndaj grave, duke promovuar dhe rritur respektin për dinjitetin e viktimave. Aktualisht, profesionistëve të medias shqiptare u mungon një udhëzim i tillë2”. Bazuar në një rekomandim të tillë për të inkurajuar mediat që të zhvillojnë dhe monitorojnë përdorimin e standardeve vetërregulluese në fushën e dhunës ndaj grave dhe barazisë gjinore, duke pasur parasysh standardet përkatëse ekzistuese ndërkombëtare vijmë me këtë Udhëzues modest për t’i ardhur në ndihmë gazetarëve në përgatitjen sa më të mirë të lajmit, duke pasur parasysh ndikimin domethënës që ka dhuna në familje në shoqërinë tonë. Lajmet që ata shkruajnë ndikojnë në mënyrën se si 1

https://rm.coe.int/grevio-first-baseline-report-on-albania/16807688a7 Recommendation No. R (84)17 of the Committee of Ministers to member states on equality between women and men in the media; Recommendation 1555 (2002) by the Parliamentary Assembly of the Council of Europe on the image of women in the media; Recommendation 1799 (2007) by the Parliamentary Assembly of the Council of Europe on the image of women in advertising; Resolution 1751 (2010) and Recommendation 1931 (2010) by the Parliamentary Assembly of the Council of Europe on combating sexist stereotypes in the media. Reference is also to be made to the UNESCO’s “Gender-Sensitive Indicators for Media” (GSIM). 2


njerëzit mendojnë dhe sillen. Ata luajnë një rol tepër të rëndësishëm në informimin dhe edukimin e publikut për çështje të ndryshme sociale, ndërsa media është pasqyra përmes së cilës publiku informohet dhe krijon pikëpamjet e tij mbi dhunën në familje në familje dhe shoqëri. Prandaj, çdo gazetar luan një rol të rëndësishëm në ndryshimin e mentalitetit rreth kësaj çështje të ndërlikuar sociale. Statistikat tregojnë se dhuna në familje përbën një nga problematikat më të rënda sociale kur flitet për numrin e njerëzve të prekur, efektet afatgjata në jetën e tyre dhe koston që ka për vendin1. Hulumtime të ndryshme në këtë fushë tregojnë se media synon të mos e pasqyrojë shkallën e përhapjes dhe ashpërsisë së dhunës në familje, duke përjetësuar padashur dogmat e rëndomta por të pavërteta që lidhen me dhunën në familje. Gjatë monitorimit të realizuar nga Instituti për Kontratën Shoqërore në lidhje me lajmet mbi dhunën në familje në median elektronike gjatë vitit të fundit, duket mjaft qartë se shumica e lajmeve janë raportuar duke u fokusuar kryesisht në ngjarje që në dukje janë të izoluara, në vend që të raportohen në kuadrin e një problemi shoqëror, që vjen për shkaqe të komplikuara dhe kërkon një reagim të gjerë nga shoqëria. 1

http://meae.gov.mt/en/Public_Consultations/MEAE/PublishingImages/Pages/Consultations/Re portingDomesticViolence-GuidelinesforJournalistsandMediaContentProducers/Reporting%20Domestic%20Violence%20%20consultation%20document.pdf 2 Raporti Kombëtar mbi Zbatimin e Platformës së Pekinit: “Është e nevojshme të ketë një focus në rolin e mediave në ri-konceptimin e marrëdhënieve shoqërore midis burrave dhe grave dhe një ndryshim të qëndrimeve, pozicioneve dhe roleve tradicionale që përforcojnë stereotipat dhe pabarazitë gjinore. Është e rëndësishme të kuptohet se cilësia aktuale e raportimit mbi të drejtat e njeriut, diskriminimi dhe barazia gjinore është një çështje e kapacitetit teknik si dhe një çështje e qëndrimit mbizotërues që ekziston përveç të qënit një çështje mirëkuptimi që përforcon stereotipat në vend që t’u japë fund atyre”.


Gazetarët dhe redaktorët duhet të kuptojnë se këto lajme nuk përcjellin thjesht disa ngjarje sporadike, por përbëjnë një ndryshim social për të gjithë shoqërinë dhe nëse ata dëshirojnë vërtet të sjellin një ndryshim, atëherë duhet t’i bëjnë lajmet dhe kronikat e tyre pjesë të një fushate që mund të sjellë ndryshimin social në problematikën e Dhunës në Familje dhe Dhunës Seksuale. E drejta për të përcjellë në media atë pjesë të realitetit shoqëror që portretizohet në dhunën në familje është një formë e të drejtës kushtetuese të shprehjes. Ne besojmë se publikimi i çdo materiali është pjesë e së drejtës sonë për lirinë e fjalës dhe krijon një diskurs publik të pasur dhe të larmishëm. Megjithatë, kjo e drejtë duhet të balancohet me detyrimin për të mbrojtur viktimat e dhunës dhe duhet të marrë parasysh moshën dhe pjekurinë e tyre, si dhe zhvillimin fizik dhe emocional. Përveç kësaj, është e rëndësishme të kuptohet se mbulimi mediatik i incidenteve të dhunës mund t'i bëjë viktimat të ripërjetojnë ngjarjen traumatike dhe të ringjallin ndjenjat e tyre të humbjes së kontrollit mbi jetën e tyre.3 Në planin normativ dhe atë shoqëror, media mund t’i shërbejë një lufte më efektive ndaj dhunës në familje, duke u vetëkufizuar në dhënien e lajmit, dhe duke u thelluar më shumë në kuptimin dhe analizën e drejtë të fenomeneve sociale. Arsyeja e përgatitjes së këtij udhëzuesi është të ndihmojë gazetarët të kuptojnë tendencat e reja dhe të zhvillojnë strategji për të strukturuar saktë diskutimin publik për dhunën në familje dhe dhunën seksuale. Shpresojmë që ky udhëzues të promovojë një raportim të balancuar dhe të saktë dhe t’i ndihmojë gazetarët që t’i përcjellin çështjet me përgjegjshmëri dhe respekt. Gazetarët duhet të kenë parasysh traumën dhe efektin negativ që puna e tyre mund t’u shkaktojë viktimave, si pasojë e raportimit të tyre të papërgjegjshëm.

3

Shih gjithashtu https://www.1202.org.il/en/union/activity/code-of-ethics.


Terminologjia Disa nga termat e mëposhtëm përshkruajnë aspekte të ndryshme të dhunës në familje. Këto përkufizime ofrojnë disa nga termat më të zakonshëm që mund të hasen kur bëhen raportime mbi dhunën në familje. Lista e mëposhtme nuk është shteruese. Vini re se shpesh përkufizimet i referohen një gjuhe specifike të përdorur në ligjet ndërkombëtare ose në ligjëratën e përbashkët mes profesionistëve që punojnë në fush ën e dhunës nw familje. Abuzimi - është çdo veprim apo mosveprim i një personi ndaj një tjetri, duke shkaktuar dhunim të integritetit fizik, moral, psikologjik, seksual,

3

social dhe ekonomik .

I Pandehur – personi ndaj të cilit është ngritur një akuzë penale nga ana e organit të akuzës (prokurorisë).4 I Paditur – personi ndaj të cilit zhvillohet një proces gjyqësor civil ose administrativ.5 Dhuna kundër grave - kuptohet si shkelje e të drejtave të njeriut dhe një formë diskriminimi kundër grave dhe nënkupton të gjitha aktet e dhunës gjinore që çojnë ose mund të çojnë në dëmtim ose vuajtje fizike, seksuale, psikologjike ose ekonomike për gratë, duke përfshirë kërcënime për kryerjen e këtyre akteve, shtrëngim ose heqje arbitrare të lirisë, qoftë nëse ndodh në jetën publike ose private.6

4

Neni 34 i Kodit të Procedurës Penale. Neni 90 i Kodit të Procedurës Civile. 6 Neni 3(a) i Konventës së Këshillit të Europës për Parandalimin dhe Luftimin e Dhunës Kundër Grave dhe Dhunës në Familje, Stamboll, 11.05.2011, e ratifikuar me Ligjin 104/2012 (“Konventa e Stambollit”). 5


Dhuna me bazë gjinore kundër grave - nënkupton dhunën që drejtohet kundër një gruaje për faktin që është grua, apo që prek gratë në mënyrë jo të barabartë.7 Dhunë në familje - nënkupton të gjitha aktet e dhunës fizike, seksuale, psikologjike ose ekonomike që ndodhin brenda familjes ose njësisë shtëpiake, ose ndërmjet ish-bashkëshortëve ose partnerëve, ose ndërmjet bashkëshortëve ose partnerëve aktualë, pavarësisht nga fakti nëse autori i veprës penale ndan ose ka ndarë të njëjtën banesë me viktimën.8 Dhunë seksuale – çdo akt seksual, përpjekje për të kryer një akt seksual, komente ose prekje seksuale të padëshiruara ose çdo veprim tjetër kundrejt seksualitetit të një personi, duke përdorur shtrëngim, nga cilido person pavarësisht nga marrëdhënia e tyre me viktimën, në çdo mjedis, duke përfshirë, por pa u kufizuar në shtëpi dhe punë. Shtrëngimi mund të mbulojë një spektër të tërë të shkallëve të forcës. Përveç forcës fizike, mund të përfshijë kërcënime psikologjike, presion ose kërcënime të tjera, për shembull kërcënimi i dëmit fizik, largimi nga puna ose mosmarrja e një pune që kërkohet. Mund të ndodhë edhe kur personi i sulmuar nuk është në gjendje të japë pëlqimin, për shembull, kur është i dehur, i droguar, në gjumë ose mendërisht i paaftë për të kuptuar situatën. Dhuna seksuale përfshin përdhunimin, të përkufizuar si shtrëngim fizik ose penetrim, duke përdorur shtrëngimin - edhe nëse në masë të vogël - të vulvës ose anusit, duke përdorur një penis, pjesë të tjera të trupit ose një objekt. Përpjekja për ta bërë këtë njihet si tentativë për përdhunim. Përdhunimi i një personi nga dy ose më shumë autorë është i njohur si përdhunim në grup. Dhuna seksuale mund të përfshijë forma të tjera të sulmit mbi një organ seksual, duke përfshirë kontaktet e detyruara midis gojës dhe penisit, vulvës ose anusit. Termat “sulm seksual”, “përdhunim”, “abuzim seksual” dhe “dhunë seksuale” përdoren shpesh në mënyrë të ndërsjellë”.9 7

Neni 3(d) i Konventës së Stambollit. Neni 3(b) i Konventës së Stambollit. 9 Urdhër Nr. 101, datë 21.02.2020 i Ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale “Për miratimin e Procedurave Standarde të Veprimit (PSV) për punonjëset dhe punonjësit e shërbimeve shëndetësore të 8


Dhunues - është çdo person i dyshuar dhe/ose i marrë si i pandehur nga ana e organeve kompetente për ushtrimin e dhunës. Gjinia - nënkupton rolet e ndërtuara në kontekstin social, sjelljet, aktivitetet dhe atributet që një shoqëri e caktuar i konsideron të përshtatshme për burrat dhe gratë.10 I Paditur – çdo person fizik ose juridik kundër të cilit zhvillohet një proces gjyqësor i natyrës civile ose administrative.11 I Pandehuri - personi të cilit i atribuohet një akuzë për kryerjen e një vepre penale.12 Linja e këshillimit - një numër telefoni falas 24 orë/7 ditë të javës, ku këshillohen viktimat e dhunës në familje. Ndihma mund të përfshijë strehim, shërbime ligjore dhe/ose planifikim për sigurinë e viktimës. Marrëdhënie intime - është marrëdhënia ndërpersonale që përfshin, intimitet fizik ose emocional.13 Mbijetuesi - për qëllime të këtij udhëzuesi, termi përdoret për të përshkruar individin që është dhunuar. Ky term përdoret gjerësisht nga grupet e mbrojtjes për të pranuar forcën e një individi që përballet me traumën e dhunës seksuale. Jo çdo individ i referohet vetes si i mbijetuar dhe kur ai/ajo intervistohet, gazetarit i këshillohet të përdorë termin e preferuar nga individi në fjalë

cilat/cilët trajtojnë rastet e dhunës në familje dhe të dhunës me bazë gjinore, në kuadër të bashkëpunimit si anëtarë të Mekanizmave të Koordinuar të Referimit (MKR)”, Seksioni III, Koncepte dhe Përkufizime. (“Urdhër 101/2020 MSHMS”). 10 Neni 3(c) i Konventës së Stambollit. 11 Neni 90 i Kodit të Procedurës Civile. 12 Neni 34 i Kodit të Procedurës Penale. 13 Neni 3(8) i Ligjit Nr. 9669, datë 18.12.2006 “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”, i ndryshuar, (“Ligji 9669/2006”).


Ngacmim seksual -Çdo formë sjelljeje e padëshiruar verbale, joverbale ose fizike e një natyre seksuale, me qëllimin ose efektin e shkeljes së dinjitetit të një personi, veçanërisht kur krijohet një mjedis kërcënues, armiqësor, degradues, poshtërues ose fyes.14 Pëlqimi - dhënia e lejes ose miratimit për të bërë diçka. Përdhunimi - marrëdhënie seksuale me penetrim e kryer nëpërmjet përdorimit të dhunës.15 Përdhunimi martesor - dhuna seksuale e kryer kundër bashkëshortit/es ligjor/e. Përdhunimi nga një i njohur - një term ombrellë që përdoret për të përshkruar dhunën seksuale në rastet kur i mbijetuari dhe dhunuesi e njohin njëri- tjetrin. Dhunuesi mund të jetë një i njohur i përkohshëm, ose dikush që i mbi- jetuari e njeh mirë, si p.sh., partneri, bashkëshorti, ish-partneri, kolegu, miku i familjes ose fqinji. Pjesëtarë të familjes - janë: a) bashkëshorti/ja ose bashkëjetuesi/ja apo ish-bashkëshorti/ja apo ish-partneri/ja bashkëjetues; b) vëllezërit, motrat, përfshirë, sipas rastit, edhe bashkëshortin/en ose bashkëjetuesin/en e tyre, si dhe nipin e mbesën, nëse këta të fundit janë anëtarë të njësisë shtëpiake; c) paraardhësit dhe pasardhësit në vijë të drejtë, pa kufizime, përfshirë edhe rastet kur kjo marrëdhënie krijohet nëpërmjet birësimit; ç) prindërit e bashkëshortit/es ose të bashkëjetuesit/es, përfshirë dhe thjeshtrin/thjeshtrën, edhe sikur kjo lidhje të burojë nga birësimi; d) gjinia në vijë të drejtë, përfshirë edhe prindërit, edhe fëmijët e 14 15

Urdhër 101/2020 MSHMS, Seksioni III, Koncepte dhe Përkufizime. Urdhër 101/2020 MSHMS, Seksioni III, Koncepte dhe Përkufizime.


birësuar të bashkëshortit/es ose bashkëjetuesit/es; dh) vëllezërit dhe motrat e bashkëshortit, bashkëshortes, bashkëjetuesit/es; e) fëmijët e bashkëshortëve ose partnerëve bashkëjetues; ë) personat, të cilët janë ose kanë qenë në marrëdhënie intime, jo domosdoshmërisht të shoqëruar me bashkëjetesë, gëzojnë të njëjtën mbrojtje; f) kujdestari dhe personi që ndodhet në kujdesin e tij gjatë kohës që vazhdon kujdestaria, sipas përcaktimeve të kujdestarisë mbi të miturit dhe kujdestarisë për personat me aftësi të kufizuar dhe personit që i është hequr ose kufizuar zotësia për të vepruar sipas dispozitave të Kodit të Familjes.”.16 Sulm seksual - “Akt seksual me apo pa kontakt fizik, i kryer nga një individ pa pëlqimin e viktimës ose, në disa raste, dhe veçanërisht kur janë të përfshirë fëmijët, përmes manipulimeve emocionale ose shantazhit. Është një veprim që e detyron një person t’u nënshtrohet dëshirave të një personi tjetër përmes shpërdorimit të pushtetit, përdorimit të forcës, detyrimit, ose kërcënimeve”. Sulmi seksual shkel të drejtat themelore të viktimës, përfshirë të drejtën për integritet fizik dhe psikologjik dhe sigurinë e personit. “Akt seksual me kontakt fizik” përfshin: përdhunimin/marrëdhënien seksuale me penetrim, përpjekjet për të kryer marrëdhënie seksuale me penetrim/tentativë për përdhunim, prekjen/kontaktin seksual. “Akt seksual pa kontakt fizik” përfshin: ngacmimin seksual, ekspozimin e detyruar ndaj akteve seksuale (pornografi apo një akt seksual që po kryhet), ekspozimin apo zbulimin e organeve gjenitale, nxitjen e një fëmije të prekë trupin e tij/të saj apo të masturbohet, bërja e një regjistrimi vizual të një natyre seksuale të një fëmije.17 Urdhër mbrojtjeje - është urdhri i lëshuar me vendim gjykate, ku parashikohen masat mbrojtëse për viktimën, fëmijët dhe sipas rastit, masa për rehabilitimin e dhunuesit.18 16

Neni 3(7) i Ligjit 9669/2006. Urdhër 101/2020 MSHMS, Seksioni III, Koncepte dhe Përkufizime. 18 Neni 3(10) i Ligjit 9669/2006. 17


Urdhër i menjëhershëm mbrojtjeje - është urdhri i lëshuar përkohësisht me vendim gjykate, i vlefshëm deri në lëshimin e urdhrit të mbrojtjes me vendim gjykate.19 Urdhri për masat paraprake të mbrojtjes së menjëhershme - është urdhri i arsyetuar dhe i lëshuar nga organet përgjegjëse për trajtimin e rasteve të dhunës në familje pranë Policisë së Shtetit që përmban masat e menjëhershme për ndalimin e dhunës, që merren deri në marrjen e vendimit nga gjykata.20 Prirja për përsëritje - Kryerja e veprës penale më shumë se një herë.21 Recidivizmi - Kryerja e një krimi pas dhënies së një dënimi për një krim të kryer më parë.22 Përndjekja - kur një person përndjek, ndjek ose ngacmon një person tjetër kundër dëshirave të tij/saj. Shembujt përfshijnë, por nuk kufizohen vetëm te: telefonata të përsëritura e të padëshiruara, ndjekja e një viktime, dërgimi i dhuratave të padëshiruara, shkatërrimi ose vandalizmi i pasurisë së një viktime, kërcënime të përsëritura dhe/ose ndjekja e aktivitetit online të viktimës. Në nenin 121/a të Kodit Penal, parashikohet se “Kërcënimi ose ngacmimi i personit me anën e veprimeve të përsëritura, me qëllimin për t’i shkaktuar një gjendje të vazhdueshme dhe të rëndë ankthi apo frike për sigurinë vetjake, të një të afërmi ose të një personi, me të cilin ka lidhje shpirtërore apo për ta detyruar të ndryshojë mënyrën e tij të jetesës, dënohet me burgim nga gjashtë muaj gjer në katër vjet. Kur kjo vepër kryhet nga ish-bashkëshorti, ish-bashkëjetuesi apo personi që ka pasur lidhje shpirtërore me të dëmtuarin, dënimi rritet me një të tretat e dënimit të dhënë. Kur kjo vepër kryhet ndaj të miturit, gruas shtatzënë ose një personi të pazotë për t’u mbrojtur, si dhe kur kryhet nga një person i maskuar ose shoqërohet me mbajtjen ose me përdorimin e 19

Neni 3(11) i Ligjit 9669/2006. Neni 3(12) i Ligjit 9669/2006. 21 Neni 50(h) i Kodit Penal. 22 Neni 50(ç) i Kodit Penal. 20


armëve, dënimi rritet deri në një të dytën e dënimit të dhënë”.23 Viktima - personi mbi të cilin është ushtruar çdo veprim ose mosveprim i një personi tjetër, që sjell si pasojë cenim të integritetit fizik, moral, psikologjik, seksual, social, ekonomik.24 ]

23

Urdhër 101/2020 MSHMS, Seksioni III, Koncepte dhe Përkufizime. Shih gjithashtu Nenin 121/a të Kodit Penal. 24 Urdhër 101/2020 MSHMS, Seksioni III, Koncepte dhe Përkufizime.


Dhuna në Familje dhe shërbimet që ju ofrohen viktimave. Dhuna në familje është krim. Në shoqërinë shqiptare ajo përbën një problem serioz dhe mjaft të përhapur. Po ashtu, ajo përbën edhe një nga krimet më pak të raportuara. Tradicionalisht në Shqipëri, dhuna në familje është konsideruar normale në martesë dhe në jetën familjare. Ajo është parë si një çështje familjare private, dhe jo një çështje e të drejtave të njeriut apo e shëndetit publik. Dhuna në familje vjen si pasojë e sjelljes së udhëhequr nga nevoja për të pasur kontroll. Zakonisht nis me diçka të vogël dhe më pas vazhfon me kërcënime, dhe ndjekjet (si ndjekje e viktimës kur shkon e kthehet nga puna, dhe kërcënim), e deri tek marrëdhëniet seksuale të padëshiruara, goditjet, dhe në rastin më të keq, madje edhe deri në vdekje. Dhuna në familje fillon si një rast i veçuar dhe shumë shpejt bëhet më agresive dhe më e shpeshtë. Shumë prej dhunuesve në botën jashtë shtëpisë, në marrëdhënie me fqinjët kolegët dhe miqtë nuk shfaqin asnjë lloj shenje dhune. Kur ballafaqohen me sjelljen e tyre abuzive, ata kanë tendencën të fajësojnë partneren e tyre se i ka provokuar, ose refuzojnë të pranojnë përgjegjësinë. Megjithëse ka një sërë faktorësh që çojnë në dhunë në familje, kjo gjithmonë është e lidhur me pabarazitë dhe çekuilibrin e pushtetit në marrëdhënie. Shpesh abuzuesi shpreh keqardhje, dhe viktimat dëshirojnë ta besojnë që ai ka ndryshuar dhe dhuna nuk do të ndodhë më. Por më pas, ndodh përsëri e përsëri. Në përgjithësi, dhuna përshkallëzohet nëse nuk ndërmerren masa për të ndryshuar situatën dhe viktimat shpesh fajësojne veten se pse ndodh ajo. Në Shqipëri, ekzistojnë shërbimet kryesore që ndihmojnë dhe asistojnë viktimat: Linja e Këshillimit për Gra dhe Vajza është Linja Telefonike Kombëtare nëpërmjet numrit telefonik pa pagesë


116117 që ofron këshillim nëpërmjet telefonit, këshillim ballë për ballë, terapi në grup, shërbim ligjore, referim në shërbime të tjera për viktimat e dhunës në familje. Linja e Këshillimit vazhdoi të funksionojë edhe gjatë periudhës së izolimit për shkak të pandemisë COVID-19, ku rastet vecanërisht gjatë periudhës së karantinës u rritën me 50%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë”25. Strehëzat Në Shqipëri ekzistojnë 17 strehëza të cilat menaxhohen nga OJF-të, shteti, ose bashkëpunime të të dy aktorëve. 7 prej këtyre shërbimeve janë strehëza afatgjata, ndërsa 10 të tjerat janë strehëza emergjente. Ndihma juridike Ministria e Drejtësisë ka autorizuar 12 organizata26 të shoqërisë civile për ofrimin e ndihmës juridike parësore që ofrojnë asistencë ligjore falas për viktimat e dhunës. Gjithashtu viktimat e dhunës mund të përfitojnë ndihmë juridike parësore edhe nga Klinikat Ligjore që funksionojnë në disa prej inistitucioneve të Arsimit të Lartë27. Aktualisht Drejtoria e Ndihmës Juridike Falas ka lidhur marrëveshje me: Në rang ndërkombëtar, viktimat e dhunës në familje janë, në shumicën e rasteve, gra dhe fëmijë. Në Shqipëri, Ligji për masat kundër dhunës në marrëdhëniet familjare hyri në fuqi më datë 1 qershor 2007 dhe u hartua 25

Raport Linja e Keshillimit pwr Gra dhe Vajza (Linja Kombwtare e viktimave tw dhunws nw familjes dhe dhunws ndaj grave) 2020 26 1.Qendra e Shërbimeve dhe Praktikave Ligjore të Integruara; 2.Shërbimi Ligjor Falas “TLAS”; 3.Shoqata “Mbrojtja e të Drejtave të gruas Qytetare dhe Fshatare Berat”; 4.Qendra “Linja e Këshillimit për Gra dhe Vajza”; 5.Shoqata “Shërbimet Shqiptare për Refugjatët dhe Migrantët”; 6.Shoqata Intelektualët e Rinj Shpresë; 7.Qendra “A.L.T.R.I”; 8.Qendra për Nisma Ligjore Qytetare; 9.Qendra “Konsumatori Shqiptar”; 10.Shoqata “Forumi i Gruas Elbasan”; 11.Shoqata “Për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve në shqipëri”; 12. Qendra “Të ndryshëm dhe të barabartë” 27 Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Tiranës; Universiteti “Aleksandër Mojsiu” Durrës; Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë, Universiteti “Bedër”; Kolegji Universitar “Wisdom” dhe “Universiteti Europian i Tiranës”.


për të parandaluar dhe zvogëluar dhunën në familje, si dhe për të garantuar mbrojtjen e viktimave. Organizatat joqeveritare shqiptare të grave paraqitën një projektligj në Kuvendin e Shqipërisë në vitin 2006, të shoqëruar me një peticion të qytetarëve me mbi 20,000 firma. Për të lexuar versionin origjinal të ligjit dhe ndryshimet e tij të mëvonshme, shihni: Ligji kryesor 2006: http://www.qbz.gov.al/botime/fletore_zyrtare/2006/PDF-2006/150-2006.pdf Ndryshimi i parë 2008: http://www.qbz.gov.al/botime/fletore_zyrtare/2008/PDF-2008/76-2008.pdf Ndryshimi i dytë 2010: http://www.qbz.gov.al/botime/fletore_zyrtare/2010/PDF-2010/142-2010.pdf Ndryshimi i tretë 2018: https://qbz.gov.al/eli/ligj/2018/07/23/47 Ndryshimi i katërt 2020: https://qbz.gov.al/eli/ligj/2020/10/15/125 Kush janë viktimat? Përgjigjja është se kushdo mund të jetë viktimë e dhunës në familje. Problemi e tejkalon arsimimin, statusin socioekonomik, orientimin seksual dhe moshën dhe mund të prekë këdo. Kush janë dhunuesit? Ata kanë prejardhje të ndryshme, por i bashkojnë disa karakteristika. Ata priren të jenë vetë-justifikues, kanë një ndjesi më të lartë të zotërimit, nuk marrin përgjegjësi dhe paraqesin një personalitet tjetër jashtë shtëpisë, krahasuar me atë brenda. Pse nuk largohen viktimat? Ka shumë arsye, ku përfshihet: frika (viktimat janë më të rrezikuara në 18 muajt e para pas ndarjes), mungesa e strehimit të për- ballueshëm, kujdesi për fëmijët, punësimi ose mbrojtja ligjore, besimet fetare ose kulturore, presionet familjare, statusi i emigracionit dhe dëshira për të mba- jtur familjen të bashkuar.


Konventa Ndërkombëtare të Rëndësishme Konventa Evropiane për Parandalimin dhe Luftimin e Dhunës ndaj Grave dhe Dhunës në Familje – Konventa e Stambollit (ratifikuar më 4 shkurt 2013) Konventa e Këshillit të Europës për parandalimin dhe luftën e dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje (Konventa e Stambollit) është një konventë e Këshillit të Europës kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje, e cila u hap për nënshkrim më 11 maj 2011 në Stamboll të Turqisë. Konventa synon parandalimin e dhunës, mbrojtjen e viktimave dhe “dhënien fund të mosndësh- kimit të dhunuesve”. Më 12 mars 2012, Turqia u bë vendi i parë që ratifikoi Konventën, e ndjekur nga Shqipëria më 4 shkurt 2013. Konventa hyri në fuqi më 1 gusht 2014.Në Konventën e Stambollit parashikohen një sërë dispozitash për kriminalizimin e variacioneve të dhunës gjinore dhe asaj me natyrë seksuale, përfshirë përdhunimin. Këto vepra janë përfshirë në një masë të madhe në legjislacionin penal shqiptar. Konventa e OKB-së për Eliminimin e të Gjitha Formave të Diskriminimit kundër Grave (Shqipëria ka statusin e pranimit që nga 11 maji 1994) Konventa mbi Eliminimin e të Gjitha Formave të Diskriminimit ndaj Grave (CEDAW) është traktati ndërkombëtar për të drejtat e njeriut, që fokusohet në mënyrë specifike në barazinë ndërmjet grave dhe burrave në të gjitha fushat e jetës. Shpesh ajo përmendet si ‘ligji për të drejtat e grave’. Ky parashikim riafirmohet dhe materializohet në një sërë instrumentesh kushtetuese dhe ligjore në të, në të gjitha fushat e së drejtës ku parashikohet barazia gjinore. Konventa e OKB-së për të Drejtat e Fëmijëve (ratifikuar nga Shqipëria më 27 shkurt 1992) Konventa për të Drejtat e Fëmijës (CRC) është një traktat ndërkombëtar që përcakton të drejtat civile, politike, ekonomike, sociale dhe kulturore të të gjithë fëmijëve.


Duke ratifikuar këtë Konventë në vitin 1991, Shqipëria ra dakord që organet publike që mbulojnë gjithçka që ka të bëjë me fëmijët, duhet të marrin në kon- sideratë interesat më të mira të fëmijës. Konventa mbron të drejtat e fëmijëve në të gjitha fushat e jetës së tyre. Konventa Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore (ratifikuar më 2 tetor 1996 nga Shqipëria) dhe Protokollet përkatëse të Konventës për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore10 (Shqipëria ratifikoi ECPHRFF por përmes deklaratave, denoncimeve dhe/ose përjashti- meve)

Ligjet mbi Dhunën në Familje në Shqipëri Në planin e strategjik, cështjet e dhunës në familje zënë vend në Strategjinë Kombëtare për Barazinë Gjinore, 2021–2030, dhe të planit të saj të veprimit, miratuar me Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 400, date 13.06.2021. Kjo Strategji është e katërta e këtij lloji dhe cakton përparësitë në drejtim të arritjes së barazisë gjinore, si dhe zvogëlimit të dhunës me bazë gjinore e dhunës në familje, duke e konsideruar adresimin e duhur të tyre si kushte drejt një zhvillimi të qëndrueshëm. Duke identifikuar kornizën normative që prek aspekte të caktuara të dhunës në familje, Strategjia përmban një plan masash që korniza institucionale duhet të zbatojë për të trajtuar këtë problem shoqëror. Në planin normativ, Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006 “Për masat kundër dhunës në marrëdhënie familjare”, mbetet qendror në adresimin e problemeve të dhunës në familje. Ai plotësohet me dispozita ndëshkuese të karakterit penal nga një sistem i mirëfilltë dispozitash të Kodit Penal. Një sërë ndryshimesh janë bërë gjatë viteve duke konsoliduar sistemin e masave ndaj dhunës. Në thelb, ligji përcakton: Masat kundër Dhunës në Marrëdhëniet Familjare për parandalimin dhe reduktimin e dhunës në familje në të gjitha format e saj, përmes masave të përshtatshme ligjore, duke garantuar në ketë mënyrë mbrojtjen e anëtarëve të familjes që janë


subjekt i dhunës, duke i kushtuar më shumë vëmendje nevojave të fëmijëve, personave me aftësi të kufizuara dhe të moshuarve. Objektivat e tij kryesore janë: ⮚

⮚ ⮚

Të krijojë një rrjet të koordinuar të autoriteteve përgjegjëse për mbrojtjen, mbështetjen dhe rehabilitimin e viktimave, si dhe zbutjen e pasojave dhe parandalimin e dhunës në familje. Të orientojë përpjekjet për ngritjen e strukturave dhe autoriteteve përgjegjëse në nivel qendror dhe lokal, në mbështetje të viktimave dhe parandalimin e dhunës në familje. Të fuqizojë gjyqësorin drejt marrjes së masave mbrojtëse kundër dhunës në familje. Të garantojë shërbime të shpejta, të përballueshme dhe të thjeshta që mund të përdoren nga viktimat e dhunës në familje në gjykata dhe agjenci të tjera të zbatimit të ligjit, në përputhje me ligjin.

Ligji ka pësuar ndryshime në vitet 2008, 2010, 2018 dhe 2020, ku gradualisht është konsoliduar edhe roli i gjykatës në procesin e lëshimit të urdhrave të mbrojtjes, duke përfshirë edhe mundësinë e urdhërimit të rehabilitimit të dhunuesit nëpërmjet programeve specifike psiko-sociale ose atyre të aftësimit prindëror. Ligji përcakton gjithashtu angazhimin për të ngritur një qendër kombëtare për shërbimet e kujdesit shoqëror për viktimat e dhunës në familje. Ai gjithashtu vendosi në fokus ruajtjen e konfidencialitetit të të dhënave dhe informacionit personal të viktimës, duke rritur mekanizmat e koordinimit dhe referimit, për të mbështetur dhe rehabilituar viktimat e dhunës në familje dhe përmirësimet ndaj urdhrave të mbrojtjes. Ligji 47/2018, “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”, përmbushi rekomandimet e dhëna nga Komiteti CEDAW (2016) dhe nga GREVIO (2017). Nëpërmjet ndryshimeve të bëra, u forcuan masat mbrojtëse dhe procedurale për një përgjigje më efektive ndaj dhunës në familje dhe mbrojtja e viktimave, përmes lëshimit të urdhrit për masat paraprake të mbrojtjes së menjëhershme, i paraprirë nga vlerësimi i riskut, për çdo rast që trajtohet. Gjithashtu, për herë të parë,


mbrohen gratë dhe vajzat në marrëdhënie intime, pa pasur lidhje formale me dhunuesit, si martesa ose bashkëjetesa.28 Në vitin 2012 Kodi Penal u ndryshua duke kriminalizuar dhunën në familje në disa forma të saj, sikurse janë rrahja, kanosja për vrasje apo plagosje të rëndë, si formë e dhunës psikike, si dhe plagosja e kryer me dashje. Dënimi për këto vepra varion deri në pesë vjet burgim. Kodi Penal i ndryshuar parashikon se: Neni 130/a Dhuna në familje (Shtuar me ligjin nr. 23/2012, datë 1.3.2012; ndryshuar paragrafi i fundit me ligjin nr. 144, datë 2.5.2013, ndryshuar me ligjin nr. 35/2020, datë 16.4.2020) Rrahja, si dhe çdo vepër tjetër dhune fizike, psikologjike, ndaj personit që është bashkëshort, ish-bashkëshort, bashkëjetues apo ish-bashkëjetues, gjini e afërt (të paralindur, të paslindur, vëllezër, motra, ungjër, emta, nipër, mbesa, fëmijë të vëllezërve dhe të motrave), ose krushqi e afërt (vjehërr, vjehrrë, dhëndër, nuse, kunat/ë, thjeshtri, thjeshtra, njerku e njerka), ose në lidhje apo ish-lidhje intime me autorin e veprës penale, me pasojë cenimin e integritetit fizik, psiko-social dhe ekonomik të tij, dënohet me burgim deri në tre vjet. Kanosja serioze për vrasje ose plagosje të rëndë, ndaj personit që është bashkëshort, ish-bashkëshort, bashkëjetues apo ish-bashkëjetues, gjini e afërt (të paralindur, të paslindur, vëllezër, motra, ungjër, emta, nipër, mbesa, fëmijë të vëllezërve dhe të motrave), ose krushqi e afërt (vjehërr, vjehrrë, dhëndër, nuse, kunat/ë, thjeshtri, thjeshtra, njerku e njerka), ose në lidhje apo ish-lidhje intime me autorin e veprës penale, me pasojë cenimin e integritetit psikik të tij, dënohet me burgim deri në katër vjet. Plagosja e kryer me dashje, ndaj personit që është bashkëshort, ishbashkëshort, bashkëjetues apo ish-bashkëjetues, gjini e afërt (të paralindur, të 28

Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 400, datë 13.06.2021 “Për miratimin e Strategjisë Kombëtare për Barazinë Gjinore, 2021–2030, dhe të planit të saj të veprimit”, pika 2.1, Kuadri ligjor dhe institucional.


paslindur, vëllezër, motra, ungjër, emta, nipër, mbesa, fëmijë të vëllezërve dhe të motrave), ose krushqi e afërt (vjehërr, vjehrrë, dhëndër, nuse, kunat/ë, thjeshtri, thjeshtra, njerku e njerka), ose në lidhje apo ish-lidhje intime me autorin e veprës penale, që ka shkaktuar paaftësi të përkohshme në punë më tepër se nëntë ditë, dënohet me burgim deri në pesë vjet. Po këto vepra, të kryera në mënyrë të përsëritur, ose në praninë e fëmijëve, dënohen nga një deri në pesë vjet burgim. Dhuna seksuale, përfshirë përdhunimin si një marrëdhënie seksuale me dhunë, rregullohet në një sistem dispozitash në Seksionin VI të Kreut II të Pjesës së Posaçme të Kodit Penal, me titull “Krimet Seksuale”, ku në mënyrë të veçantë evidentohet veçanërisht: Neni 102 Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura (Ndryshuar paragrafi i parë dhe i dytë me ligjin nr. 8733, datë 24.1.2001; ndryshuar paragrafi i parë me ligjin nr. 144, datë 2.5.2013) Kryerja e marrëdhënieve seksuale me dhunë, me të rritura ose midis bashkëshortëve apo bashkëjetuesve, pa pëlqimin e njërit prej tyre, dënohet me burgim nga tre gjer në dhjetë vjet. Kur marrëdhënia seksuale me dhunë kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë, ose kur të dëmtuarës i shkaktohen pasoja të rënda për shëndetin, dënohet me burgim nga pesë gjer në pesëmbëdhjetë vjet. Kur vepra ka sjellë si pasojë vdekjen ose vetëvrasjen e të dëmtuarës, dënohet me burgim nga dhjetë gjer në njëzet vjet. Neni 107/a Dhuna seksuale (shtuar neni 107/a me ligjin nr. 144/2013, datë 2.5.2013) Ushtrimi i dhunës seksuale, nëpërmjet kryerjes së veprimeve me natyrë seksuale në trupin e një personi tjetër me objekte, përbën vepër penale dhe dënohet me burgim nga tre deri në shtatë vjet. Kur kjo vepër kryhet në bashkëpunim, kundër disa personave, më shumë se një herë, ose kundër fëmijëve të moshës katërmbëdhjetë deri në tetëmbëdhjetë vjeç dënohet me burgim nga pesë deri në pesëmbëdhjetë


vjet. Kur kjo vepër kryhet ndaj një të mituri që nuk ka arritur moshën katërmbëdhjetë vjeç apo një të mituri që nuk ka arritur pjekurinë seksuale, pavarësisht nëse kryhet me dhunë apo jo, dënohet me burgim jo më pak se njëzet vjet. Kur kjo vepër ka sjellë si pasojë vdekjen ose vetëvrasjen e të dëmtuarit dënohet me burgim jo më pak se njëzet e pesë vjet. Në vitin 2013, në Kodin Penal, neni 108/a u shtua përmes ligjit nr. 144, datë 02.05.2013 lidhur me ngacmimin seksual, i cili përcakton se: Neni 108/a Ngacmimi seksual (Shtuar neni 108/a me ligjin nr. 144, datë 2.5.2013) Kryerja e sjelljeve me natyrë seksuale, që cenojnë dinjitetin e një personi, me çdo mjet ose formë, duke krijuar një mjedis kërcënues, armiqësor, degradues, poshtërues ose ofendues, përbën vepër penale dhe dënohet me burgim nga një deri në pesë vjet. Kur kjo vepër kryhet në bashkëpunim, kundër disa personave, më shumë se një herë, ose kundër fëmijëve, dënohet me burgim nga tre deri në shtatë vjet. Përndjekja u prezantua gjithashtu si një vepër penale sipas Kodit Penal në vitin 2012, ku u shtua neni 121/a, i cili parashikon: Neni 121/a Përndjekja (Shtuar me ligjin nr. 23/2012, datë 1.3.2012) Kërcënimi ose ngacmimi i personit me anën e veprimeve të përsëritura, me qëllimin për t’i shkaktuar një gjendje të vazhdueshme dhe të rëndë ankthi apo frike për sigurinë vetjake, të një të afërmi ose të një personi, me të cilin ka lidhje shpirtërore, apo për ta detyruar të ndryshojë mënyrën e tij të jetesës, dënohet me burgim nga gjashtë muaj gjer në katër vjet. Kur kjo vepër kryhet nga ish-bashkëshorti, ish-bashkëjetuesi apo personi që ka pasur lidhje shpirtërore me të dëmtuarin, dënimi rritet me një të tretat e dënimit të dhënë.


Kur kjo vepër kryhet ndaj të miturit, gruas shtatzënë ose një personi të pazotë për t’u mbrojtur, si dhe kur kryhet nga një person i maskuar ose shoqërohet me mbajtjen ose me përdorimin e armëve, dënimi rritet deri në një të dytën e dënimit të dhënë. Sipas raportit GREVIO11 për Shqipërinë, format e tjera të dhunës kundër grave, të tilla si: martesa e detyruar, ngacmimi seksual dhe dhuna seksuale, kanë marrë pak vëmendje legjislative dhe politike. Të dhënat e disponueshme në lidhje me këto forma të tjera të dhunës kundër grave sado të kufizuara - vërtetojnë nevojën për t’u adresuar në mënyrë gjithëpërfshirëse, ndërkohë që në Kodin Penal këto vepra janë të kriminalizuara respektivisht në nenet 130, 108/a dhe 107/a.

11 GREVIO është organi i pavarur i ekspertëve përgjegjës për monitorimin e zbatimit të Konventës së Këshillit të Europës për Parandalimin dhe Luftën e Dhunës ndaj Grave dhe Dhunës në Familje nga Palët.


Në Kodin Penal nuk parashikohet koncepti i përdhunimit në mënyrë të drejtpërdrejtë, por ai është një variacion i konceptit të dhunës seksuale, që është një koncept më i gjerë. Vlen the theksohet se nga pikëpamja procedurale, ndërsa vepra penale e dhunës seksuale ndiqet kryesisht nga ana e organit procedues, vepra penale e marrëdhënies seksuale me dhunë me të rritura sipas nenit 102 të Kodit Penal ndiqet në bazë të një ankimi (kallëzimi) nga viktima Neni 284 i Kodit të Procedurës Penale përcakton se pala e dëmtuar, sipas paragrafit të parë të nenit 102, duhet të paraqesë një ankesë për të filluar përndjekjen penale. Nenet 100 dhe 101 i referohen marrëdhënieve seksuale me të miturit. Sipas nenit 100, marrëdhëniet seksuale me fëmijët e mitur, të cilët nuk kanë mbushur moshën 14 vjeç, ose me një vajzë të mitur që nuk ka arritur pjekurinë seksuale, dënohet me burgim nga shtatë deri në pesëmbëdhjetë vjet. Sipas nenit 101, marrëdhëniet seksuale të pamiratuara me një të mitur ndërmjet moshave 14- 18 vjeç, dënohen me burgim nga pesë deri në dhjetë vjet. Nëse marrëdhëniet seksuale kryhen me forcë, me pjesëmarrjen e të tjerëve, ose në mënyrë të përsëritur, ose, nëse pasojat janë të rënda për shëndetin te fëmija i dhunuar, kjo dënohet me burgim nga dhjetë deri në njëzet vjet. Nëse vepra ka shkaktuar vdekjen ose vetëvrasjen e fëmijës së mitur, dënohet me burgim jo më pak se njëzet vjet. Nga pikëpamja procedurale, Kodi i Drejtësisë Penale për të Miturit, i miratuar me Ligjin 37/2017, parashikon rregulla specifike për intervistimin e viktimës së mitur që është viktimë e dhunës seksuale. Konkretisht, neni 41 parashikon se: Neni 41 Rregulla të veçanta të pyetjes së të miturit viktimë dhe/ose dëshmitar i shfrytëzimit seksual ose dhunës seksuale 1. Përveç rregullave të parashikuara në nenin 58/b, të Kodit të Procedurës Penale, zbatohen rregullat e parashikuara në nenin 40, të këtij Kodi, në pyetjen e të miturit viktimë dhe/ose dëshmitar, të shfrytëzimit seksuale ose dhunës seksuale. Për këta të mitur, regjistrimi audio dhe video gjatë pyetjes është i detyrueshëm. 2. Dëshmia në audio dhe video e dhënë nga i mituri mund të shfaqet gjatë


seancës gjyqësore. 3. Dëshmia e të miturit viktimë e shfrytëzimit seksual dhe/ose abuzimit seksual mund të dëgjohet në sallën e gjyqit pa qenë i pranishëm vetë i mituri, nëpërmjet përdorimit të teknologjive të nevojshme të komunikimit. 4. I mituri dëshmitar ose viktimë e dhunës në familje ndalohet të merret në pyetje në praninë e prindit ose të afërmit abuzues gjatë procedurës së vendosjes së urdhrit të mbrojtjes, urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes. 5. Në rastet me të mitur viktima ose dëshmitarë të shfrytëzimit seksual dhe/ose abuzimit seksual, gjithë procesi i gjykimit zhvillohet me dyer të mbyllura. Më tej, krahas rregullave të veçanta të pyetjes së të miturit viktimë/dëshmitar nën 14 vjeç të përcaktuara në nenin 42 të këtij Kodi, neni 43 parashikon masa të veçanta për të mbrojtur jetën private dhe mirëqenien e të miturve viktima/dëshmitarë. Konkretisht, në këtë nen parashikohet se: Neni 43 Masat për të mbrojtur jetën private dhe mirëqenien e të miturve viktima dhe dëshmitarë Me kërkesë të të miturit viktimë ose dëshmitar, përfaqësuesit të tij ligjor ose procedural dhe/ose mbrojtësit të tij, ose kryesisht, gjykata, duke marrë parasysh interesin më të lartë të të miturit, urdhëron, sipas rastit, marrjen e një ose më shumë masave të duhura dhe të përshtatshme për të mbrojtur jetën private dhe mirëqenien fizike dhe mendore të të miturit dhe për të parandaluar vuajtjen dhe viktimizimin dytësor, të tilla si: a) fshirjen nga të dhënat publike të emrave, adresave, vendeve të shkollimit dhe/ose të punës, profesioneve ose çdo informacioni tjetër që mund të përdoret për të identifikuar të miturin; b) ndalimin e mbrojtësit të të pandehurit dhe të të miturit viktimë/dëshmitar që të zbulojë identitetin e të miturit ose ndonjë material ose informacion që mund të ndikojë për të identifikuar të miturin; c) urdhërimin për mosbërjen publike të shkresave që identifikojnë të miturin për aq sa gjykata e çmon të nevojshme; ç) caktimin e një numri për të miturin për efekt të përgatitjes së mbrojtjes së të akuzuarit, data e lindjes dhe emri i plotë i të miturit, sipas rastit, do


të zbulohen brenda një periudhe të arsyeshme; d) marrjen e masave për mosidentifikimin e të miturit, të tilla si: ndryshimin e imazhit/pamjes/ figurës ose të zërit; vendosjen e një mburoje jo të tejdukshme; pyetjen në një mjedis tjetër dhe transmetimin në të njëjtën kohë në sallën e gjykimit me anë të televizionit me qark të mbyllur; filmimin (regjistrimit me zë dhe me figurë) të pyetjes së dëshmitarit të mitur përpara seancës, rast në të cilin mbrojtësi i të akuzuarit merr pjesë në shqyrtim dhe i jepet mundësia t’i bëjë pyetje të miturit dëshmitar ose viktimë; komunikimin me anë të një ndërmjetësi të kualifikuar dhe të përshtatshëm, përfshirë përkthyes/interpretues për të miturit me paaftësi në dëgjim, shikim, të folur ose paaftësi të tjera, por pa u kufizuar vetëm në to; dh) zhvillimin e seancës me dyer të mbyllura; e) urdhërimin për të hequr përkohësisht të akuzuarin nga salla e gjykimit, nëse i mituri refuzon të dëshmojë në prani të të akuzuarit, ose nëse rrethanat tregojnë se i mituri mund të frenohet për thënien e të vërtetës në prani të atij personi. Në raste të tilla, mbrojtësi i të miturit qëndron në sallën e gjyqit dhe mund t’i bëjë pyetje të miturit, duke garantuar kështu të drejtën e të akuzuarit për debat gjyqësor; ë) lejimin e ndërprerjes së seancave gjatë dëshmisë së të miturit; f) marrjen e çdo mase tjetër që gjykata mund ta çmojë të nevojshme, duke përfshirë, kur është e zbatueshme, anonimitetin, duke marrë në konsideratë interesin më të lartë të të miturit dhe të drejtat e të akuzuarit. Në vitin 2013, një ndryshim në Kodin Penal përcaktoi si vepra penale dhunimin e bashkëshortëve dhe dhunën seksuale bashkëshortore. Për përdhunimin e një të rrituri, afati i burgimit është nga 3 deri në 10 vjet; për përdhunimin e një adoleshenti ndërmjet moshave 14 dhe 18, dënimi është 5 deri në 15 vjet; për përdhunimin e një fëmije nën 14 vjeç, dënimi është 7 deri në 15 vjet. Kodi penal përfshin dispozita mbi dhunën seksuale dhe ngacmimet seksuale dhe e nxjerr mirë në pah kriminalizimin e përdhunimit bashkëshortor. Kodi i Familjes në Shqipëri përfshin gjithashtu disa nene të rëndësishme për dhunën në familje ndaj bashkëshortit/es dhe fëmijëve. Kodi i Familjes


adreson detyrimet prindërore dhe të drejtat e fëmijëve në jetën familjare, si dhe abuz- imin dhe neglizhimin e fëmijëve. Neni 62 parashikon që “bashkëshorti abuzues mund të largohet me detyrim nga banesa bashkëshortore”. Ligji “Për Shëndetin Riprodhues” përcakton që çdo grua vendos me vullnetin e saj të lirë dhe pa ndonjë formë diskriminimi, presioni ose dhune të gjitha çështjet që lidhen me seksualitetin e saj dhe shëndetin seksual e riprodhues. Nga pikëpamja ligjore, përveç kujdesit që duhet treguar me viktimën, është e nevojshme që po në mënyrë të respektohet edhe parimi i sekretit të hetimit, sikurse edhe parimi i procedural penal i prezumimit të pafajësisë. Fshehja e identitetit të autorit i shërben jo vetëm këtyre parimeve, por në mënyrë të tërthortë mbron edhe viktimën e cila mund të jetë pjesë e rrethit të afërm të autorit të dyshuar. Në këtë vështrim, publikimi i të dhënave konkrete të identitetit të autorit dhe vendndodhjes së tij mund të shkaktojë identifikimin e tërthortë të viktimës.


Çështje Etike “Mënyra se si mediat i strukturojnë lajmet e tyre, me kë komunikojnë, çfarë informacioni përfshijnë ose nuk përfshijnë, ka treguar se tek ta ndikon mjaft fuqishëm fakti se si çështja interpretohet nga publiku”, Annie Blatchford nga Qendra për Gazetari të Pavarur në Australi” Rastet e dhunës në familje janë krime. Ato e transformojnë jetën e dikujt përgjithmonë. Mediat kanë një rol të rëndësishëm për të çuar përpara debatin mbi këto krime. Pothuajse në çdo libër mësimor gazetarie, ku jepet përkufizimi i lajmit, theksohet natyra e pazakontë e lajmeve. Kjo është arsyeja që kronika të tilla, si: vrasja si pasojë e dhunës në familje, rasti i përdhunimit, sulmet kundër të rinjve apo të moshuarve, etj., përbëjnë lajm kryesisht sepse nuk janë aq të zakonshme. Mediat kanë një rol të veçantë në raportimin e këtyre krimeve, por ato duhet edhe të vlerësojnë potencialin e madh për trauma dhe dëmtime duke respektuar në maksimum të drejtat e viktimës dhe nevojën e rehabilitimit të saj psiko-social. Konventa e Stambollit, në nenin 17 të saj, i kushton vëmendje edhe rolit të medias në trajtimin e fenomenit të dhunës ndaj gruas në planin social. Ky nen parashikon se: Neni 17 Pjesëmarrja e sektorit privat dhe medias 1. Palët nxisin sektorin privat, sektorin e teknologjisë së komunikimit dhe informacionit dhe medias, në lidhje me lirinë e shprehjes dhe pavarësinë e tyre, për të marrë pjesë në përpunimin dhe zbatimin e politikave dhe për të caktuar udhëzime dhe standarde vetërregullatore për parandalimin e dhunës kundër grave dhe rritjen e respektit për dinjitetin e tyre. 2. Palët zhvillojnë dhe promovojnë, në bashkëpunim me aktorët e sektorit privat, aftësitë midis fëmijëve, prindërve dhe edukatorëve për mënyrën si të trajtojnë mjedisin e informacionit dhe komunikimit që ofron akses ndaj përmbajtjes degraduese të një natyre seksuale ose të dhunshme, e cila mund të ishte e dëmshme.


Rregullat etike janë një manifestim i standardeve profesionale të industrisë, e cila duhet të vetërregullohet për të konceptuar një rol sa më efektiv në funksion të detyrimeve të Konventës. Kodi i Etikës i Medias në Shqipëri thotë: “Gazetarët duhet të trajtojnë me kujdes identifikimin e viktimave dhe dëshmitarëve të krimit, veçanërisht në rastet që përfshijnë dhunën seksuale, përveç rasteve kur viktima jep pëlqimin për t’u identifikuar”. Ligji 97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, parashikon në nenin 4(2)(dh) të tij se operatorët e shërbimit audiovizive e kanë të ndaluar të transmetojnë programe që nxisin ose justifikojnë dhunën. Gjithashtu, neni Neni 46(dh) i ligjit 97/2013, në lidhje me Kodin e Transmetimit, parashikon se: “dh) në çështjet që përfshijnë moralin dhe etikën në materialet programore, veçanërisht paraqitja e sjelljeve të dhunshme dhe seksuale të realizohet me kujdesin e duhur ndaj ndjeshmërisë të publikut dhe efekteve të programeve të tilla në zhvillimin moral, mendor e fizik të të miturve. OSHMA-të nuk lejohet të transmetojnë programe që mund të dëmtojnë seriozisht zhvillimin fizik, mendor, ose moral të të miturve, në veçanti programe që përmbajnë pornografi ose që paraqesin skena dhune të skajshme dhe artificiale. OSHMA-të nuk lejohet të shfaqin programe të tjera që mund të dëmtojnë zhvillimin fizik, mendor dhe moral të të miturve, përveç rasteve kur sigurohet, duke zgjedhur orarin e transmetimit ose ndonjë masë tjetër teknike, që të miturit normalisht nuk i shikojnë ose dëgjojnë të tilla transmetime. Kur programe të tilla transmetohen në formë të hapur ato duhet të paraprihen nga një paralajmërim akustik ose të identifikohen nga prezenca e një simboli viziv gjatë gjithë kohëzgjatjes së tyre;”. Po kështu, Plani Strategjik i Veprimit 2021 – 2023 i AMA-s parashikon aktivitete në drejtim të mbrojtes ndaj nxitjes së gjuhës së urrejtjes dhe dhunës. Më tej, edhe Kodi i Transmetimit për Median Audiovizive, i miratuar me Vendimin e AMA-s, nr. 228, datë 11.12.2017, përmban rregulla dhe


parime të rëndësishme përsa i përket shfaqjes së informacioneve ose programeve me elementë dhune familjare ose seksuale në median audiovizive. Konkretisht, aty parashikohet që: 4.10 OSHMA-të duhet të jenë veçanërisht të kujdesshme në respektimin e të drejtave të fëmijëve në rastet e raportimit të rasteve kur fëmijët janë viktima apo autorë të ngjarjeve të dhunshme, bulizmit, dhunës seksuale, krimeve të rënda etj. 4.11 OSHMA-të nuk lejohet të transmetojnë programe që shfaqin ose komunikojnë dhe nxisin tek fëmijët sjellje të dhunshme dhe pornografike, pjesëmarrjen e tyre në konflikte etj. 5.2 Duhet shmangur çdo raportim apo transmetim që çon direkt apo indirekt në identifikimin e çdo fëmije që mund të jetë ose është përfshirë në një ngjarje të rëndë familjare. Ndalohet intervistimi i fëmijës që mund të jetë përfshirë në një ngjarje të rëndë: p.sh, fëmijë të larguar nga familja, që kanë tentuar të vrasin veten, që janë përdorur nga grupe kriminale, që kanë qenë brenda një rrjeti prostitucioni, që i kanë prindërit të dënuar. 5.20 OSHMA-të duhet të shmangin intervistimin dhe transmetimin e intervistave për fëmijë, viktima të abuzimit seksual dhe të formave të tjera të abuzimit, përveç rastit kur transmetimi i intervistës mund të jetë në interesin më të lartë të fëmijës dhe njëkohësisht në interesin publik. 5.25 Reklamat nuk duhet t’i paraqesin fëmijët në situata, qëndrime e veprime të dëmshme, të rrezikshme, të dhunshme apo vetë-agresive. 5.31 OSHMA-të, në programet kulturore e argëtuese, veçanërisht në paraqitjen e sjelljeve të dhunshme dhe seksuale, duhet të tregojnë kujdesin e duhur ndaj ndjeshmërisë të publikut dhe efekteve të programeve të tilla në zhvillimin moral, mendor e fizik të fëmijëve.


Identiteti i viktimës Shumë redaksi në vend nuk i identifikojnë viktimat e dhunës (me përjashtim të rasteve kur merret pëlqimi i viktimës. Shembull: “E diela shqiptare” (Tv Klan) “Në këtë episod evidentohet rasti i detyrimit të ushtrimit të prostituimit të një vajze nga bashkëshorti i saj. Për këtë rast jepen detaje specifike duke e dëmtuar privatësinë e vajzës dhe hollësi jo të përshtatshme për publikun e asaj fashe orari”29 Kanalet e përcjelljes së lajmeve duhet të marrin në konsideratë se si dhe kur të përdorin emrat e miqve ose anëtarëve të familjes, detajet e vendndodhjes, dhe informacione të tjera që mund të zbulojnë identitetin e viktimës. Në botën tonë, të lidhur gjithnjë e më shumë me anë të teknologjisë, duhet të jemi jashtëzakonisht të vetëdijshëm se shpesh është shumë e lehtë të identifikojmë pa dashje viktimat që dëshirojnë të mbeten anonime dhe/ose të kenë nevojë për mbrojtje. Në rastet kur viktimat janë të mitur, gazetarët duhet të shmangin raportimin e lajmeve që i bëjnë ata të identifikueshëm. Ka pasur debate publike për këtë çështje (Debati i Opinionit “Prrenjasi dhe Etika e Medias” në TV Klan). Në këtë rast, u publikua emri dhe fotot e një viktime dhjetëvjeçare të dhunës seksuale, së bashku me gjithë dëshminë e dhënë nga autori i veprës penale në prokurori, duke dhënë detaje mbi marrëdhënien seksuale me fëmijën.

29

Monitorim i Raportimit/Mbulimit Mediatik të Dhunës me Bazë Gjinore në Televizonet Shqiptare, SCI 2021


Ka gazetarë që pretendojnë se njolla e turpit që lidhet me etiketimin e viktimës nuk do të zhduket, nëse nuk publikojnë emrat e viktimave. Kjo mund të argumentohet nga disa pikëpamje, por duhet të kemi parasysh se ndryshimet shoqërore nuk duhet t’i ritraumatizojnë viktimat. Disa viktima guximtare mund të zgjedhin që historitë dhe emrat e tyre të publikohen me vullnetin e tyre të lirë. Këto janë tregime që duhet të raportohen me detaje, siç lejohet nga viktima.


Përdorimi i detajeve në një lajm Gazetarët i përfshijnë detajet e krimeve për të ndihmuar në krijimin e kontekstit të lajmit. Gazetarët mund edhe të përpiqen që t’i përgjigjen pyetjes “pse” ka ndodhur krimi që po raportojnë. Por, ata duhet të marrin parasysh prirjen e publikut për të fajësuar viktimën, gjë që përbën një shqetësim të madh për të mbijetuarit e dhunës në familje. Ofrimi i detajeve për publikun mbi dhunuesin mund të jetë i rëndësishëm për lajmin, por shumica e detajeve rreth viktimës (mënyra e veshjes, pamja fizike dhe jeta private) mund të çojë në fajësimin e viktimës. Nga ana tjetër, përshkrimi i këtyre të dhënave mund t’i japë publikut një ndjenjë të rreme sigurie që ai nuk do të dhunohet për shkak se nuk vishet si viktima, nuk ka të njëjtën jetë private, të njëjtat vese, etj. Për më tepër, informacioni mund të raportohet edhe përpara se viktima ose familja të vihet në dijeni, për shkak të garës me gazetarë të tjerë, të cilët japin shumë detaje. Kur raportohet për dhunën në familje dhe dhunën seksuale, gazetarët nxiten që të balancojnë të drejtën e viktimës për privatësi me të drejtën e publikut për të qenë i informuar. Gazetarët duhet të vendosin se kur detajet janë të nevojshme për sigurinë publike, kundrejt faktit që ato shërbejnë vetëm si një lajm i bujshëm dhe mund të traumatizojnë përsëri viktimën. Disa shembuj të detajeve që keqinterpretohen pa kontekst të mëtejshëm ose që dëmtojnë viktimat, janë: ⮚ ⮚ ⮚ ⮚ ⮚

Viktima ishte e veshur në mënyrë provokuese dhe/ose ishte tërheqëse. Nuk janë përdorur armë. Viktima nuk kishte lëndime fizike. Viktima ishte e re, por jo një fëmijë. Viktima ishte prostitutë, ishte e dehur, ose e shoqëronte me dëshirë keqbërësin.


Viktima ka kryer marrëdhënie seksuale me pëlqim me keqbërësin më parë.

Është shumë e rëndësishme të zgjidhni me shumë kujdes fjalët që nuk krijojnë ndjenjën e fajit për viktimën.


Përdorimi i gjuhës – çfarë duhet të shmanget dhe çfarë duhet të përdoret Çfarë duhet të shmanget

Çfarë duhet të përdoret

Duhet të shmanget përdorimi i Termi “kallëzim” është më termit “pretendim” për përdhunim neutral. Ai gjithashtu tregon se ose dhunë seksuale. Kjo përforcon një rast është bërë zyrtarisht pjesë mosbesimin mbi kryerjen e krimit. e sistemit të drejtësisë. Duhet të shmanget etiketimi e Termi “viktimë” preferohet dhe viktimës si “akuzues”, pasi edhe ky është standard në përdorimin term përforcon një stereotip negativ. brenda sistemit të drejtësisë penale. Në vend të termit “përdhunim gjatë Provoni shprehjen “përdhunim një takimi njohjeje” nga një i njohur”. Referenca eksplicite ndaj Përdorni: gruaja, vajza, nëna, femrave bija, etj.


Raportimi me ndjeshmëri Intervista në media duhet të përmbushë nevojat e viktimës. Kur intervistoni të mbijetuarat gra ose vajza preferohet një intervistuese femër, ose që një grua apo vajzë të jetë e pranishme. Gazetari duhet të njohë rregullat e konfidencialitetit. Është e rëndësishme që gazetari që mbulon këto lloj lajmesh të ketë përvojën e duhur dhe të kuptojë fjalorin e nevojshëm. Është tepër e rëndësishme që gazetari të jetë i vetëdijshëm për mundësinë e përsëritjes së traumatizimit të personit të intervistuar gjatë intervistës. Gjithçka duhet bërë për të shmangur ekspozimin e të intervistuarit në abuzime të mëtejshme. Interesat më të mira të të mbijetuarit duhet të kenë përparësi mbi qëllimet e tjera. Gazetarët duhet t’i japin përparësi të drejtave të viktimave për dinjitetin, privatësinë, konfidencialitetin, besimin, sigurinë dhe mbrojtjen nga dëmet ose ndëshkimet, dhe duhet të marrin në konsideratë faktin se si dhe kur lajmi mund të cënojë ndonjë nga parimet e lartpërmendura. Interesat më të mira të të mbijetuarve ndikohen thellësisht nga konteksti në të cilin raportohet një lajm. Para se të merren masa për mbulimin e çdo lajmi të dhunës në familje, duhet të ekzistojë një qëllim i qartë përse po përgatitet ky lajm dhe duhen pasur parasysh pasojat e publikimit të tij. Ata që po bëjnë të mundur kontaktin me personat e prekur dhe profesionistët e medias që raportojnë lajmin duhet të jenë të vetëdijshëm për efektin që mund të ketë në mirëqenien e tyre dinamika e ndryshimeve brenda komuniteteve të prekura nga kriza dhe ndikimet e mundshme negative, të tilla si, një përqendrim i veçantë në dhunën seksuale dhe dhunës në familje. Ndikimi i mundshëm pozitiv që sjell raportimi i dhunës në familje për viktimat dhe të tjerët brenda popullsisë së ndikuar, duhet të artikulohet qartë, jo thjesht të përdoret për të rritur ndërgjegjësimin ose promovuar një organizate për të rritur vizibilitetin e saj.


Trajtimi me Respekt i të Mbijetuarit Gazetarët duhet të respektojnë jetën private, të japin informacion të detajuar dhe të plotë mbi temat që do të mbulojnë dhe të informojnë plotësisht të mbijetuarin se si do të përdoret informacioni. I mbijetuari duhet të informohet përpara intervistës se ai nuk është i detyruar t’i përgjigjet çdo pyetjeje dhe se ka të drejtë t’i kërkojë intervistuesit të kalojë një pyetje specifike, ose të bëjë një pushim nëse intervista bëhet shqetësuese. Gazetarët duhet të japin të dhënat e tyre të kontaktit personit të intervistuar dhe duhet të jenë vazhdimisht në dispozicion. Kjo do të sigurojë që të intervistuarit të jenë në gjendje të mbajnë kontakt, nëse dëshirojnë ose kanë nevojë ta bëjnë këtë. Të mbijetuarit duhet gjithashtu të lejohen që të shoqërohen nga një person i besuar, si për shembull, një avokat i të mbijetuarve. Të mbijetuarit mund të përballen me rrezik më të madh vetëm duke u paraqitur me dikë të panjohur dhe janë ata që duhet të përcaktojnë kontekstin më të përshtatshëm dhe më të sigurt për intervistën. Përdorimi i imazheve, pamjeve dhe fotografive për të ilustruar dhunën në familje është i ndërlikuar. Përveç rasteve kur të mbijetuarit kanë dhënë pëlqimin e tyre, fotot nuk duhet të përfshijnë asnjë informacion identifikues. Çdo përdorim i imazheve duhet ta paraqesë subjek tin në një mënyrë të tillë që ruan dinjitetin e tyre. Aty ku është e mundur, imazhet duhet të përdoren për të ilustruar një situatë të përgjithshme, në vend të një incidenti specifik të dhunës në familje. Nuk rekomandohet të merren fotografi të e të mbijetuarve. Nëse bëhen fotografi nga fotografët, është e rëndësishme të merrni miratimin me shkrim nga të mbijetuarit dhe të qëndroni në kontakt me fotografët për të rishikuar dhe zgjedhur imazhe, për të sqaruar çdo informacion dhe për të diskutuar mbi përdorimin e mundshëm të tyre. Përveç rasteve kur individët e paraqitur në imazhe e kanë dhënë miratimin e tyre me shkrim dhe janë informuar për përdorimin e imazhit të tyre në lidhje me një lajm mbi dhunën në familje, duhet të shmanget përdorimi i pamjeve për të ilustruar një lajm mbi dhunën në familje. Fotot e të mbijetuarve fëmijë nuk duhet të përdoren kurrë.


Rastet e Dhunës në Familje Raportimi i lajmeve mbi dhunën në familje siguron një hapësirë për informacionin dhe ka kapacitet për të ndikuar në politikën publike. Injorimi i ngjarjeve të dhunës në familje që duhet të botohen, ruan fuqinë e atyre që kryejnë një abuzim të tillë, duke izoluar më tej viktimat e shenjestruara prej tyre. Përdorimi i kujdesshëm i gjuhës është i rëndësishëm në raportimin e dhunës në familje. Një nga gjërat që konsiderohet si më e rëndësishme në raportimin e dhunës në familje është saktësia. Në këto raste, gazetarët duhet të: Raportojnë lajmet, duke i etiketuar ato lajme të dhunës në familje, duke shmangur kategorizimin e tyre si: mosmarrëveshje në familje, probleme në marrëdhënie, ose ndonjë term tjetër që minimizon sjelljen e dhunshme. Pranojnë që dhuna në familje nuk është çështje private, por çështje e të drejtave të njeriut, duke raportuar pasojat e dhunës në familje dhe duke theksuar faktin që dhuna në familje ndikon tek fëmijët, sistemi shëndetësor, ekonomia, etj. Ndjekin më tej lajmin me editorialë ose kryeartikuj. Kjo ofron njohuri më të mira mbi dhunën në familje për publikun e gjerë dhe njofton audiencën tuaj mbi përhapjen e dhunës në familje, ekzistencën e shërbimeve mbështetëse për ata që kryejnë dhe përjetojnë dhunën në familje. Përfshini intervista me ekspertë dhe specialistë të fushës dhe shpjegoni se dhuna në familje është një krim. Shmangni përdorimin e burimeve që kanë një marrëdhënie të ngushtë me personin që kryen dhunën, ose burime të keqinformuara mbi krimin dhe ata që janë të përfshirë. Shembull i përdorimit të burimeve që janë të përfshirë në ngjarje Emisioni “Me zemër të hapur” (News 24) “70-vjeçari nga Tepelena Selam Qendro ka treguar momente tronditëse nga skena e krimit të datës 4 prill të vitit 2000. Pikërisht këtu nis e gjithë historia


e familjes. Burri punonte bari në mal dhe kur kthehet në shtëpi gjen gruan në krevat me komshiun. Në këtë moment, ai humbet kontrollin dhe në përleshje e sipër me burrin me të cilin gjeti gruan, gjuan me armë dhe kryen krimin makabër. Në vendngjarje ndodhej dhe vajza 13-vjeçare, e cila në tentative për të shpëtuar nënën nga kthetrat e të atit gjen vdekjen. Komshiu largohet menjëherë duke shpëtuar nga vrasja, por Selami në gjendje të rëndë psikologjike vret gruan dhe vajzën. Ai thotë se nuk mban mend çfarë ndodhi më pas, duke përfunduar kështu tre muaj në gjendje kome. Për veprën e kryer dënohet me 25 vite burg. Pavarësisht krimit, 70-vjeçari merr guximin të rrëfejë ekskluzivisht në studion tonë aktin e xhelozisë, që i mori jetën njerëzve të shtrenjtë të familjes. “Unë kthehesha nga bagëtitë pasi punoja bari. Kur u ktheva në shtëpi gjeta gruan me komshiun në krevatin tim, ai doli menjëherë nga shtëpia. Ishte shumë e rëndë dhe nuk u përmbajta, mirë ishte që të mos veproja kështu, dhe bëj thirrje që askush të mos veprojë kështu në një rast të tillë. Armën e kisha në shtëpi dhe e kisha me leje, e dinte policia. Kisha qenë në Gjirokastër një ditë më parë dhe unë kuptoja që ata donin të më eliminonin. Më është nxirë jeta. Herë unë, herë fëmija qëndronim në mal, shkëmbehesha me radhë. Unë kam ardhur në xhade për në Tepelenë, aty më gjeti dhe policia. Rakip Caka, ishte ai personi i cili më çoi deri këtu. Njëri nga djemtë ishte ushtar, njëri në mal, ndërsa vajzat në shtëpi! Rashë në koma tre muaj pasi ishte një ngjarje e rëndë. Familjarët e familjes Caka hanë dhe pinë me familjen e bashkëshortes time, ta marrë vesh gjithë Shqipëria dhe Tepelena”, rrëfeu 70-vjeçari.”30 Duke publikuar këtë lloj interviste për publikun, ju ndihmoni dhunuesin ose të afërmit e tij që të tregojnë anën e tyre të historisë, dhe si në shumicën e rasteve, ata fajësojnë viktimën, duke gjetur justifikime për dhunën në familje, dhe në këtë rast për vrasjen e saj. Gruaja dhe vajza e 30

https://www.balkanweb.com/vrau-gruan-e-vajzen-20-vjet-me-pare-70-vjecari-e-zura-nekrevat-me-tjetrin-jeta-ime-u-shkaterrua


vrarë nuk mund të shprehin anën e tyre të historisë, kështu që publiku mund të fillojë të mendojë pas kësaj interviste se viktima e meritonte dënimin nga “dhunuesi bujar”. Ky është një shembull i keq që shfaq arsyet përse gazetarët duhet të shmangin këto lloj intervistash. Duke shmangur këtë lloj intervistash, ju shmangni ofrimin e justifikimeve për sjellje të dhunshme ose përforcimin e besimeve të rëndomta që nuk janë të vërteta. Përkundrazi, gazetarët duhet të kërkojnë komente lidhur me ndikimin që ka dhuna ndaj atyre që janë objekt i abuzimit. Jepini një zë atyre që kanë përjetuar dhunën në familje. Jepini përparësi sigurisë dhe konfidencialitetit për viktimat e dhunës në familje. Pyesni nëse është e sigurt që të përdoren emrat e vërtetë ose informacione të tjera identifikimi. Përfshini edhe statistika për shpeshtësinë e dhunës në familje.


Pikat kryesore që duhet të keni në mendje •

Pjesa dërrmuese e dhunës në familje nuk raportohet.

Çdokush mund të jetë viktimë/i mbijetuar i dhunës në familje.

Viktima/mbijetuesi mund të mos e raportojë një krim menjëherë pas një incidenti.

Viktimat e dhunës në familje janë edhe viktima të traumave, të cilat mund të kenë ndikime afatshkurtra ose afatgjata në shëndetin mendor dhe fizik, si për individin e dhunuar, ashtu edhe për viktimat dytësore, si p.sh., pjesëtarët e familjes. Edhe nëse përvoja e viktimës/të mbijetuarit bëhet pjesë e procesverbalit të gjykatës ose raportit të medias, ai/ajo ka të drejtën e privatësisë, respektit, dinjitetit dhe përfaqësimit të vërtetë të asaj që ka ndodhur.

Hulumtimet sugjerojnë se kur artikujt e lajmeve shkruhen në formën pasive për dhunën në familje, lexuesit meshkuj e ndjejnë më pak dëmtimin e viktimave dhe shohin më pak faj te dhunuesi. Gjithashtu, si lexuesit meshkuj, ashtu edhe femra, janë më tolerantë ndaj abuzimit.

Përgjegjësia për abuzimin qëndron te personi që kryen dhunën.

Mos hamendësoni që personi që ka vuajtur dhunën mund të kishte bërë diçka për ta parandaluar, atë ose që personi që kryente dhunën ishte në ndonjë mënyrë i justifikuar në sjelljen e tij.

Trajtojini ata që kanë qenë viktima të dhunës në familje dhe familjet e tyre, me respekt dhe dinjitet.


Intervistimi i një Viktime/Mbijetuesi Mësoni rreth dhunës kundër grave. Zhvilloni aftësi për të njohur se cilat detaje duhet të përfshihen në historinë që do të përcillni dhe fjalët që duhet të shmangni, të cilat mund ta çojnë publikun drejt fajësimit të viktimës. Kur shkruani një lajm dhe keni një emër ose fytyrë që mund t’ia bashkëngjitni, i shtoni më shumë thellësi dhe e personalizoni lajmin. Kur mbuloni një krim mbi dhunën seksuale, është e rëndësishme që gazetarët të marrin në konsideratë të drejtën e viktimës për privatësi dhe procesin e shërimit. Gjithmonë, mbani në mend se në shumicën e rasteve, viktima/mbijetuesi ende mund të vuajë efektet e vazhdueshme të traumës, zemërimit dhe pikëllimit. Përgatituni përpara intervistës, përcaktoni pikat që do të vini në dukje, dhe dini se çfarë fjalësh apo fjalish duhet të shmangni. Mundohuni të bëni një bisedë në vend të një interviste, pasi kështu viktima/ mbijetuesi do të ndihet më mirë. Vendosni tonin duke shprehur keqardhjen për atë që i ka ndodhur dhe shpresën se me përcjelljen e kësaj ngjarjeje mund t’i vihet në ndihmë viktimave të tjera. Pyeteni të intervistuarin se kur është koha dhe vendi më i mirë për të kryer intervistën. Rezultati do të jetë një komunikim më i hapur dhe një intervistë më e mirë. Lejojeni viktimën/të mbijetuarin që të ketë kontroll mbi intervistën, duke bërë një diskutim paraprak të temave që do të trajtoni me të. Sigurohuni që ai/ajo e di se jeni atje si gazetar, jo si mik i tyre dhe se qëllimi juaj është ta ndihmoni të tregojë historinë e saj/tij. Shmangeni pyetjen ‘pse’, pasi kjo mund të shihet si fajësim ndaj viktimës dhe mund të sugjerojë që viktima disi e ka provokuar incidentin. Viktimat


kurrë nuk duhet të fajësohen për atë që u ka ndodhur. Bëni pyetje të hapura dhe pa gjykim, që i lejojnë viktimat të ndajnë historitë e tyre. Falenderoni viktimën/të mbijetuarin duke përmendur se dëshmia e tij/saj do të bëjë që publiku ta kuptojë më mire atë dhe ndoshta do të nxisë viktimat e tjera që të paraqiten dhe të kërkojnë ndihmë. Jepni informacion rreth burimeve lokale dhe ku mbijetuesit mund të drejtohen për ndihmë. Përshkrimi i dhunuesve si ‘përbindësha’ i vendos ata larg nga pjesa tjetër e shoqërisë. Etiketa të tilla mund t’i pengojnë njerëzit që të raportojnë dyshimet që mund të kenë për dikë, sepse sfidon konceptin e tyre se si ‘njerëzit e mirë’ bëjnë ‘gjëra të këqija’. Mundohuni të përdorni gjuhën më të saktë të mundshme.


Ku t’i referoni viktimat për ndihmë

Linja e Këshillimit për Gra dhe Vajza - (Linja Komëtare për Viktimat e DhBGj, DhNG dhe Dhunës Seksuale) Adresa: Rr “Muhamet Gjollesha”, Pall 122, Ap. 8 Tiranë, 1023 Linja telefonike falas: 116 117 Tel: +355 422 33408 E-mail: linjakeshillimit@gmail.com info@clwg.al Ueb: www.hotlinealbania.org Aktivitetet: Ofron këshillim në telefon për viktimat e dhunës në familje dhe seksuale përmes një linje falas; këshilli ballë përballë dhe në grup; asistencë ligjore dhe referim të viktimave te shërbimet e tjera. Ofron ndërtim kapacitetesh për palët e interesuara, aktivitete sensibilizuese, lobim dhe avokim për të drejtat e grave, etj. Qendra për Nisma Ligjore Qytetare Adresa: Rr. "Vaso Pasha" Pall 12, Shk 1, Ap 1. Tiranë Tel: 00355 4 2 259 795 E-mail: avokatore@albmail.com Ueb: ëëë.qag-al.org Aktivitete: Funksionoin si qendër shërbimesh ligjore për gratë e dhunuara dhe të varfra.

Strehëza për Gratë e Dhunuara

Linja e Këshillimit për Burra e Djem Adresa: Rr ”Vllazën Huta”, Shk 1,Kati 8, Ap. 39, Tiranë, 1010 Tel: (04) 2363712 E-mail: linjakeshillimit@gmail.com Ueb: www.clmb.al Aktivitetet: Ofron shërbime këshillimi prë burra dhe djem nën urdhër gjykate, në shërbim prove, sistem penitenciar dhe me vetëreferim. Trajnim i të rinjve dhe krijim rrjetesh rinore, trajnime në shkolla dhe fushata sensibilizimi. Lobim dhe avokim për të rinjtë. Mbështetje për fushatat e baballarëve dhe ndërtim kapacitetesh për punonjësit edukues në burgje dhe shërbim prove.

Shoqata "Refleksione" Adresa: Rr.Elbasanit, P.Fratari, Tërshana, Tiranë Tel: E-mail: info@refleksione.org Ëeb: ëëë.refleksione.org Aktivitetet: Mbron të drejtat e grave dhe lufton kundër diskriminimit të grave në të gjitha llojet dhe format. Projektet e saj synojnë nxitjen e pjesëmarrjes së grave në jetë sociale, politike dhe ekonomike të vendit, si edhe rritjen e pjesëmarrjes së grave në hartim politikash dhe vendimmarrje. Qendra "Aleanca Gjinore për Zhvillim"


Aktivitetet: Asiston dhe mbështet gratë dhe vajzat që kanë rënë viktimë e dhunës gjinore (fizike, emocionale, seksuale, ekonomike dhe të tjera). Ofron edhe kujdes dhe mbështetje për fëmijët e nënave të dhunuara. Gratë, vajzat dhe fëmijët e dhunuar gjejnë strehim, mbështeje emocionale dhe këshillim. Shoqata "Unë Gruaja" Adresa: Rr. Kajo Karafili, Pogradec Tel: 083222140 E-mail: une_gruaja@yahoo.com; Ueb: www.unegruaja.com Aktivitetet: Shërbime këshillimi, ndërgjegjësim publik, informim, inkurajim i grave që të marrin pjesë aktivisht në vendimmarrje, monitorim të vendimeve të qeverisjes vendore nga perspektiva gjinore dhe drejtim i fushatave të avokimit dhe lobimit në nivel vendor dhe kombëtar. Shoqata e Grave me Probleme Sociale Adresa: L.2, Rruga "Sefer Efendiu", prapa Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës Tel: 052234600 E-mail: shoqatagrave@yahoo.com; qendraekeshillimit@yahoo.com; Ueb: www.drejtesisociale.com Aktivitetet: Ofron shërbime psikosociale, ligjore dhe mjekësore, si edhe informim dhe fushata sensibilizuese.

Forumi i Gruas

Adresa: Rr. "Abdyl Frashëri", P.10/1, Ap.3, Shk.1, Tirana, Tel: +355 42 255 514 E-mail: gadc@gadc.org.al Ueb: ëëë.gadc.org.al Aktivitetet: QAGjZh punon kryesisht në fushat e integrimit gjinor, integrimit në BE, fuqizimit ekonomik, qeverisjes, buxhetimit gjinor, dhunës ndaj grave, arsimi dhe media. Gruaja te Gruaja Adresa: Lagjia "Vasil Shanto", Rruga "Marin Barleti", Nr. 161, Shkodër Tel: 0682079112 E-mail: gruajatekgruaja@gmail.com Ueb: www.gruajatekgruaja.com Aktivitetet: Shërbime drejtpërdrejtë për fëmijët, gratë dhe vajzat që janë viktima të dhunës në familje – si këshillin, strehim 48-orësh dhe ndihmë juridike.

Qendra Psikosociale "Vatra" Adresa: "Nermin Vlora Falaski" Pallati 13, Shkalla I, Kati i tretë Vlorë, Shqipëri Tel: +355 33 22 40 78 E-mail: info@qendravatra.org.al Ueb: www.qendravatra.org.al Aktivitetet: Ofron strehim për viktimat e trafikimit dhe dhunës në familje. Informim dhe sensibilizim të opinionit publik mbi rreziqet e fenomeneve të trafikimit të personave dhe dhunës në familje si edhe të problemeve të tjera që ato shkaktojnë; Përmirësim i statusit social të një numri të madh viktimash të trafikimit dhe dhunës në familje; Another Vision


Adresa: Lagja "5 Maj", Rruga "Muç Shqiptari" Pallati 450/1, Elbasan Tel: 054257723; 054254516 E-mail: forumigruaselbasan1991@gmail.com Ueb: www.forumigruaselbasan.org Aktivitetet: Organizata ka përvojë të gjerë me të drejtat e grave, ofrimin e shërbimeve drejtpërdrejtë grave dhe vajzave në nevojë, kapacitete trajnuese, si edhe ofrues shërbimesh menaxhimi dhe specifike. Organizata asiston çdo vit mbi 180 raste me këshillim psikologjik dhe ligjor. Ofron strehim për 48-72 orë. Qendra Sociale "Hapa të Lehtë" Adresa: Rr. Murgeshave Nr 6, Shkodër Tel: 022241316 E-mail:qendragruashk@yahoo.com; hapatelehte@gmail.com; Ueb: www.hapatelehte.org Aktivitete: Ofron shërbime psikosociale, ligjore dhe mjekësore, si edhe aktivitete informimi dhe sensibilizimi.

Qendra "Agritra Vizion" Adresa: Peshkopi E-mail: a-vizion@adanet.com.al Ueb: ëëë.anrd.al Aktivitetet: Asiston dhe këshillon gratë rurale në zonën e Dibrës për sektorët e bujqësisë, blegtori dhe agropërpunimit, që të stimulojë dhe mbështetë organizimin (bashkëpunimin) e grave në grupe si mundësi për rritjen e rolit ekonomik të tyre në familje dhe komunitet.

Adresa: Lagja “Aqif Pasha” Rruga “Ali Arapi”, Nr.19 Elbasan Tel: 00355 54 252919 E-mail: tjetervizion@gmail.com Ueb: ëëë.tjetervizion.org Aktivitetet: Qendër ditore për fëmijë, shërbime për fëmijë, të rinj dhe gra, si edhe strehim.

Shoqata “Jona” Adresa: Rruga "Adem Sheme" Sarandë Tel: 085 222 425 E-mail: jonaojq@yahoo.com Ueb: www.facebook.com/pg/ShoqataJona Aktivitete: Punon për të parandaluar dhunën në familje dhe trafikimin e personave. Mbledh të dhëna dhe punon të përmirësojë marrëdëniet ndëretnike dhe gratë e vajzat e kualifikuara që të përfitojnë aftësitë që kërkon tregu i punës. Zyra për Burra dhe Djem Adresa: Shkodër Tel: +35522241154 E-mail: endrituligaj@yahoo.com Ueb: http://ëëë.clmb.al/hello-ëorld/ Aktivitetet: Këshillim individual për burrat dhe djemtë e dhunshëm, asistencë në menaxhim rasti, konflikti dhe sjelljeje agresive. Sensibilizim përmes medias.


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.