Depliant Recycle in Albanese

Page 1

Të mbledhim, ndajmë dhe të riciklojmë Ne mund të shpëtojmë Planetin së bashku

PLANI I AKTIVITETEVE TË PËRBASHKËTA PËR MBROJTEN EKOLOGJIKE TË LUMIT CEM


J


Jo

Mbeturinat janë gjithkund rreth nesh… Mbeturinat janë aktualisht të pranishme rreth nesh. Nëqoftëse ne do të tregohemi të pakujdesshëm duke hedhur gjërat e papërdorshme kudo, duke mospërfillur koshat e mbeturinave, grumbujt e plehërave do të na rrethonin… Dhe ne nuk duam që… Ja pse, miqtë e mi, duhet të kemi kujdes që gjërat që disponojmë të përfundojnë në koshat e plehërave në fund. Nuk ka rëndësi se ku ndodhemi, në shkollë, në shtëpi, në park, ne duhet të mendojmë gjithmonë si të ruajmë Planetin tonë nga mbeturinat, si ta ndihmojmë. Gjenden lloje të ndryshme mbeturinash. Më të zakonshmet janë: letra, plastika, metali, xhami, mbetjet ushqimore e të tjera.


Çfarë mund të bëj të ndihmoj? Ju ndoshta doni të dini si mund të ndihmoni në mbrojtjen e Planetit tonë të bukur. Kjo është shumë e thjeshtë… Nëse ne të gjithë hedhim të paktën një hap të vogël të gjelbër, Planeti sigurisht do të ishte i lumtur. Ajo çfarë është e rëndësishme- të gjithë të bëjmë aq sa mundemi.

Ja disa shëmbuj të mirë: Kini kujdes kur hidhni mbeturinat. Hidhni gjithmonë në koshat e mbeturinave ose mbajini me vete derisa të gjeni vendin e duhur për t’i lënë. Nëse shokët tuaj nuk e dinë, shpjegoju atyre pse është e rëndësishme të vendosësh mbeturinat në kosha të veçantë. Kur vëren se dikush hedh nga dritarja e makinës një kuti boshe patatinash apo të lëngut të frutave, kujtoji që të mos e bëjë, megjithëse ato ndoshta vetë do e kuptojnë se nuk është e mirë ta bëjnë. Njerëzit shpesh hedhin mbeturina pranë rrugëve të trafikut, duke krijuar kështu vende mbeturinash. Përpiqu që ti të mos e bësh. Nëse ti hedh mbeturinat në kantenierë përballë shtëpisë ata do të përfundojnë në landfillet përkatëse. Ndarja e mbeturinave është një tjetër hap që ti duhet ta ndërmarrësh vetë, si dhe të ndihmosh pjesëtarët e familjes dhe miqtë. Për të ndarë mbeturinat ju duhet të vendosni çdo objekt në koshin përkatës për materiale të veçanta (plastikë, letër, metal, xham…)

P


Po


Disa nga gjërat e përdorura mund të përdoren përsëri. Nuk është e nevojshme që çdo objekt i përdorur të përfundoje në landfill. Nga kutitë, kanaçet, kavanozat, mundesh të krijosh objekte te reja si: mbajtëse lapsash, vazo me ngjyra etj, të cilat do të jenë të përdorshme dhe kështu do të ketë më pak mbeturina në natyrë.


Luajtja e lojës

Ripërdorimi i gjërave të vjetra quhet riciklim. Atë çfarë bëjmë ne në shtëpitë tona është e vogël krahasuar me të rëndësishmen që ndodh në fabrikat e veçanta të riciklimit, ku mbeturinat e letrave, xhamit, plastikës dhe metalit kthehen në produkte krejtësisht të reja. .

Për realizimin e kësaj pune në fabrikë duhet që mbeturinat të jenë të ndara në mënyrë korrekte. Për këtë është shumë e rëndësishme dhe mundemi që t’i ndajmë mbeturinat. Në kosha të veçantë ne mund të hedhim letër, plastikë, xham, metal. Në këtë mënyrë nuk përziejmë materialet të cilat do të përpunohen përsëri. Ne mund të riciklojmë pothuajse çdo gjë që përdorim në jetën e përditshme dhe kjo është shumë e rëndësishme për të ndihmuar nënën tonë natyrë.


Letra Gazetat e vjetra, posterat, fletoret e përdorura etj, janë materiale të mira kur ne duam të bëjmë letër të re. Duke ricikluar letrën, ne shpëtojmë pemët të cilat janë themelore në prodhimin e letrës. Për dy fletore ne na duhet të presim një pemë të madhe, të cilës i duhen më shumë se 30 vjet të rritet. Për më tepër, ne duhet të riciklojmë letrën e vjetër për faktin se për një pemë është më e rëndësishme të prodhoje oksigjen se sa të pritet për letër.

Plastikat Sa herë keni parë qese dhe shishe plastike të hedhura në rrugë, park apo duke lundruar në lumë? Shumë shpesh, është përgjigjja. Nëse dikush thotë se natyrës i duhet më shumë se 450 vite të shkatërroje një shishe plastike, atëherë ti do ta kuptosh se e ardhmja e Planetit nuk është aspak e ndritur. Ja pse është i rëndësishëm riciklimi i plastikës së vjetër. Plastika, gjithashtu, përpunohet në fabrikë dhe ne mund të bëjmë një xhaketë me të. Duket e çuditshme por është e vërtetë. Kështu, ti pranon se është më mirë të prodhosh një xhaketë se sa të mbulosh një pemë me qese plastike.


Metali Një situatë e ngjashme është me metalin. Kanaçet dhe objektet tjera metalike paraqesin mbeturina të cilat mund të riciklohen gjithashtu. Mbas ndarjes nga metalet tjera, metali shtypet në makineri të veçanta dhe pastaj shkrihet për të bërë objekte të reja.

Xhami A e dinit se xhami është bërë nga rëra? Kjo është e vërteta! Materiali bazë për xhamin është rëra. A e dinit se natyra nuk mundet kurrë të shkatërroje prodhimet e xhamit? Imagjino sikur askush të mos ricikloje xhamin. Planeti ynë do të kthehej në një landfill të madh mbeturinash xhami. Ja pse e riciklojmë xhamin. Në këtë mënyrë, ne mund të marrim shishe, filxhana, dritare dhe produkte tjera xhami të reja pa qënë nevoja të përdorim rërën e shkretëtirave.

Ushqimi Jo vetëm plastika, xhami e metali mund të riciklohen. Mbetjet ushqimore janë mbeturina biologjike dhe është shumë e thjeshtë të riciklohen. Procesi quhet plehërim. Ky proces jep përzierje plehërash që është një pleh i mirë natyral i cili përdoret si lëndë ushqyese. Kjo mënyrë e riciklimit është një proces krejtësisht natyror, ndryshe nga të tjerët.


Çfarë lloj loje është riciklimi? (Ku udhëtojnë mbeturinat?) 1. Kur ne përdorim disa gjëra dhe ne nuk mund t’i përdorim përsëri, i hedhim në kosha të veçantë. 2. Ne gjithmonë provojmë të ndajmë mbeturinat sipas materialit... 3. Kur koshat mbushen, ka punonjës që vijnë e i marrin me makina përkatëse... 4. Mbeturinat shkojnë në landfillin e qytetit, atje ku përfundojnë të gjitha mbeturinat nga shtëpitë, shkollat dhe zyrat. Ka makineri në landfill që përpunojnë, sistemojnë dhe kompresojnë mbeturinat për të zvogëluar sasinë dhe për të ndaluar përhapjen e tyre nga era… 5. Në landfille mbeturinat shkojnë për facilitete të tilla si: grumbullimi dhe ruajtja. Mbeturinat, të cilat mund të riciklohen më tej, shkojnë në fabrikat e riciklimit, ndërkohë që të tjerat mbesin në vendgrumbullimet e mbeturinave... 6. Mbeturinat e ricikluara riciklohen vazhdimisht për këtë arsye vendi i riciklimit duket si një rreth...



Sa kohë i duhet natyrës për të shkatërruar disa produkte? Kanaçe – 100 vjet Shishe xhami – ndoshta kurrë Lëkura bananesh – 2 muaj Çamçakez – 2 muaj Qese plastike – 10 deri në 1000 vjet Shishe plastike – 450 vjet




Poema e riciklimit Pakëso, ripërdor, riciklo – fjalë që dimë Duhet të shpëtojmë Planetin tonë ku rritemi dhe rrimë Mund të jemi të vegjël por e shohim, e provojmë Se unë e ti shpëtimin e Planetit fillojmë! Ne RICIKLOJMË çfarë përdorim Ndaji gjërat, ki durim! Letër, xham dhe kuti, në kosha për RICIKLIM! Nuk mund të presim, le të fillojmë Të mos vonohemi, le të shpejtojmë


PLANI I AKTIVITETEVE TË PËRBASHKËTA PËR MBROJTEN EKOLOGJIKE TË LUMIT CEM

Autori: Lejla Abdić Djoković Editues: Jovana Janjušević Koordinimi i Vizatimeve, Design dhe Layout: OpenCom ApS Vizatues: Gordon Turriziani Design: Loreto Pantano Shtator 2014

Ky publikim është prodhuar nëpërmjet asistencës së Bashkimit Europian. Përmbajtja e ketij publikimi është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe nuk reflekton pikëpamjet e Bashkimit Europian.


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.