Ulqin Ulqini është pushimore me klimë shumë të mirë, e përshtatshme për pushime verore dhe dimërore. Temperatura mesatare gjatë vitit është 160c dhe Ulqini është më i nxehtë se shumë vende bregdetare edhe pse stina e verës është e nxehtë dhe me vapë, fal rrymës së përhershme të ajrit nuk kemi aq ditë me vapë. Të përshkruash bukuritë natyrore të Ulqinit mund të jetë vetëm provë, në të cilën edhe do mbetemi. Natyra ka qenë jashtëzakonisht dorëdhënë ndaj kësaj pjese të bregdetit Adriatik, duke bashkuar në mënyrë të vet kontrastin e mozaikut kolorit dhe bukuritë e rralla, natyra sikurse moti studiojnë dëshirat dhe kërkesat e njeriut të kohës, për takim dhe shoqërim me te, ashtu të pandotur dhe të shëndoshë, ia dhuroi kësaj ane detin e katërt dhe të pastër, lumin Buna dhe ishullin Ada në derdhje të saj, liqeni i pasur i Shasit, ullishta jetëgjatë, gjiri i bukur i Valdanosit, burimet shëruese, pylli i pishave dhe jo larg plazhi ranor.
Plazhi Cabo Beach gjendet në Plazh të madhe në kilometrin e tretë qe ju con për Ishullin Ada, dhe me vite është bartës i flamurit të kaltër për respektimin dhe plotësimin e standardeve ekologjike. Plazhi Cabo Beach posedon restaurantin, caffe bar, parkingun për mysafirë, Internet Wi-fi si dhe shumë gjëra të tjera të cilët qëndrimin tuaj në këtë plazhë e bëjnë edhe më komfor.