24 Sot E Martë 1 Dhjetor 2009
www.sot.com.al
Sociale
Kryeredaktor Zylyftar Bregu
68 (4) 2 Dhjetor ‘09
SIDA, edhe TIFF kundër sëmundjes së shekullit
Biçikleta e Lindje-Perëndim-Lindje
N
jë disk biçiklete që rrotullo het, një zhurmë e saj që shoqëron këtë skenë, një letër që sjell një lajm. Duket se diçka po leviz se diçka po ndryshon. Alegoria e këtij plani është mjaft e fortë dhe e goditur. Regjisori ka zgjedhur këtë mjet transporti për të përshkruar të gjithë filmin. Është ajo që përshkon gjithë internerarin e "LINDJE-PERËNDIMLINDJE". Ky mjet i avashtë transporti që kërkon lodhje të madhe fizike është motive kryesor i filmit. Cilido me biçikletën kërkon të gjejë ëndrrat me biçikletën e tij jashtë shtetit. Të gjithë nisen në një garë. Garë e cila nuk fillon kurrë. E gjitha kjo përse? Sepse zhvillimet politike nuk i lejojnë. A mund të jetë kjo një përgjigje e asaj, që shqiptarët kanë gjithmonë të privuar nga politika. Elementët metaforik që ka përdorur regjisori Gjergj Xhuvani janë të shumta. Në këtë film dallohet ... Faqe 21
"BABA"
Një gjyshe dhe një mbesë që qëndrojnë afër nga gjaku, por larg nga mentaliteti Filmi me metrazh të shkurtër "Baba" i përkthyer "Gjyshja" flet për një gjyshe të sëmurë për të cilën kujdeset mbesa e saj. Edhe pse filmi zgjat 21 minuta ka një kuptim shumë të qartë që përputhet me jetën reale. Në këtë film vajza që kujdeset për gjyshen duhet, që të kalojë gjithë kohën bashkë me të. Duke qenë se ajo është e re duhet të jetojë dhe jetën e saj. Dëshira nga ana e vajzës mund të jetë e madhe, por me një gjyshe të sëmurë në shtrat ajo nuk mund të shkojë për as një çast as deri te shkallët e pallatit. Ambjenti i zymtë dhe i errët i shtëpisë tregon se çfarë subjekti dhe gjendjesh... Faqe 18
Gentian Hazizi
"Në fillim mësova të mos interpretoj" Është vetëm 37 vjeç dhe ka një karrierë shumë të pasur kinematografike. Ai ka luajtur në disa produksione filmike italiane si "Saimir", "Arrivederci amore ciao" etj. Gentian Hazizi vjen së fundmi për publikun shqiptar me një rol kryesor në filmin "LindjePerëndim-Lindje". Bashkëpunimi i tij me regjisorin Gjergj Xhuvani është tepër rastësor, por që rezultoi shumë i suksesshëm. "Gjergji ishte në dijeni të punës sime dhe vendosi që të më jepte një rol në filmin e tij. Padyshim që u ndjeva shumë i përkëdhelur dhe mora përgjegjësitë e mija si aktor", shprehet Gentian Hazizi. Në këtë film ai vjen me rolin e një çiklisti që zgjidhet ... Faqe 20
Helidion Fino
Nuk e gjej veten në personazhin që kam luajtur Helidon Fino është një prej aktorëve më të talentuar të teatrit dhe kinemasë shqiptare, i cili ka luajtur rolin e njërit prej çiklistëve në filmin "Lindje-perëndim-lindje" të regjisorit Gjergj Xhuvanit. Këtë mars bëhen rreth dy vjet që përcillet tek publiku ky film, pavarsisht se skenari fillestar mua më ka rënë në dorë përpara tre vjetësh duke pasur parasysh se shfaqja e tij sot nëTeatrin Kombtar nuk është premierë për mua por hera e katërt. Prandaj unë ... Faqe 21
Bujar Alimani
Shohim njëlloj dhe mendojmë ndryshe Gjatë këtyre ditëve të festivalit të filmit janë shfaqur filma me tematika të ndryshme, përfshirë ata me metrazh të gjatë e të shkurtër. Në lidhje me ecurinë dhe risinë që ka sjellë festivali, anëtari i jurisë ndërkombëtare, Bujar Alimani, duke iu përgjigjur pyetjeve tona, ndër të tjera, tha: "TIFF-i është një mundësi që të afirmojë regjisorët e rinj dhe kjo besoj se është një nga tendencat e këtij festivali". Jeni pjesëtar i jurisë ndërkombëtare nëTIFF.Është dita e tretë e festivalit. A mund të na shprehni disa përshtypjet tuaja rreth filmave që janë shfaqur deri tani?... Faqe 23
Programi, e Mërkurë 2/12/09 CYAN
MAGENTA
YELLOW BLACK