Tiff newspaper 2009 no.5

Page 1

20 Sot E Enjte 3 Dhjetor 2009

Njerëzit e artit dhe kulturës vlerësojnë "Tirana International Film Festival"

TIFF, një festë e filmit në kryeqytet

Nga Julia VRAPI

Festivali i filmit "Tirana International Film Festival", është cilësuar si një festë e filmit, i cili kishte vite që i kishte munguar kryeqytetit. I cilësuar si një prej ngjarjeve më të rëndësishme të artit dhe kulturës, festivali që po zhvillohet këto ditë të krijon përshtypjen se në mjediset eTeatrit Kombëtar po zhvillohet një festë. Tapeti i kuq i shtruar në këto mjedise të jep një ndjesi, e cila të krijon një emocion të veçantë që vetëm në "Tirana International Film Festival" arrin ta marrësh. Me filmat që po shfaq si dhe me pjesëmarrjen e shumë personaliteteve të kinematografisë botërore ka bërë që filmat e tij të kenë publik, jo vetëm nga njerëzit e artit dhe të kinemasë, por dhe nga publiku i thjeshtë. Ky eveniment i ka shtuar gjallëri jetës kulturore në metropol, duke sjellë filma me tematika dhe përmbajtje nga më të ndryshmet. E ndërkohë që sot është dita e tetë e tij dhe duket se janë shtuar ethet e konkurrimit, në ditët e fundit të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Tiranë. Përgjatë një jave në mjedise të Teatrit Kombëtar janë shfaqur një larmi filmash më metrazh të shkurtër e të gjatë, të cilët kanë sjellë për publikun tonë disa nga prodhimet më të mira kinematografike shqiptare e të huaja. I zhvilluar në mjedise të Teatrit Kombëtar në Tiranë, në ditën e tetë të tij, Festivali Ndërkombëtar i Filmit ("Tirana International Film Festival") ka tërhequr vëmendjen e një spektatori gjithmonë e në rritje, duke u shndërruar në këtë mënyrë një prej aktiviteteve më të rëndësishme traditë, që zhvillohen në Shqipëri prej disa vitesh tashmë. Kështu,TIFF shënon edicionin e tij të 7-të dhe risitë që ai sjell nga viti në vit sjellin një nivel gjithmonë e në rritje të këtij festivali, duke përcjellë tek publiku shqiptar disa nga vlerat më të mira të kinematografisë shqiptare e asaj të huaj. Ky aktivitet shënon sot ditën e tij të nëntë, e cila gjithashtu do të vijojë të sjellë filma me tematikë të ndryshme, ku gjithë të interesuarit do të kenë mundësi të shohin disa prodhime kinematografike nga regjisorë të njohur shqiptarë e të huaj, si dhe aktorë të vendeve të ndryshme, me famë botërore. Përpos risive të shumta, një e re e rëndësishme e këtij edicioni është futja e sesionit të filmit të gjatë, ku për herë të parë shfaqen edhe 14 filma me metrazh të gjatë. Profesionistë të fushës, regjisorë dhe aktorë të ndryshëm të pyetur në lidhje me këtë festival, ata tregojnë se ky është një eveniment i cili i ka shtuar gjallëri jetës kulturore në kryeqytet pasi kishte vite qëTiranës i mungonte një tapet i kuq i filmit. Në opinionet e tyre, duke e konsideruar këtë të fundit si një prej aktiviteteve më të rëndësishme në drejtim të zhvillimit kinematografik, e atë të shkëmbimit të eksperiencave në fushën e kinemasë ata pohojnë se TIFF '09 këtë vit ka qenë aktiviteti, i cili erdhi si një dhuratë në javët e fundit të vitit 2009.

Pirro Milkani: TIFF, një festival me vlera

Është një prej regjisorëve më të njohur të kinematografisë shqiptare, i cili ka realizuar filma që janë vlerësuar nga publiku dhe gjatë krijimtarinë e tij ai është nderuar me shumë çmime. Regjisori Pirro Milkani, duke folur përTIFF 2009 pohon se ky festival është i rëndësishëm, pasi ai ka krijuar dhe lidhje me evenimente të tjera të kinemasë. "Festivali, i cili tashmë ka hyrë në vitin e shtatë, po të hapësh faqen e internetit ku lexojmë me qindra festivale në botë, edhe festivali "Tirana International Film Festival" është tashmë

i njohur, sepse ka krijuar dhe lidhje me festivale të tjera dhe ajo që më gëzon është pjesëmarrja e publikut. Shpresoj dhe ky festival ka shumë rëndësi, kur sallat janë plot. Nëse do të jetë kjo, edhe festivali ia ka arritur qëllimit të tij. Nuk është gjë e keqe që në festival këtë vit është futur dhe filmi artistik me metrazh të gjatë dhe kjo për mua është një gjë e mirë", tregon regjisori Milkani. Pas premierës së filmit "Muajt e mjaltit" regjisori i njohur tregon se ky bashkëpunim është një vepër e rëndësishme kinematografike, e cila mban një emër të njohur botëror si regjisori Paskaljevic. "Filmi "Muajt e Mjaltit"është një vepër shumë e rëndësishme kinematografike, për një regjisor të njohur botërisht siç është Goran Paskaljevic. Unë them se është një arritje shumë e madhe dhe vetë reagimi i publikut dëshmoi se filmi ka vlera", pohon regjisori Milkani. Më tej ai shtoi se falë arritjeve që ka bërë sot filmi shqiptar në botë, tregon se në vendin tonë ka aktorë të mirë. "Unë mendoj se kinemaja shqiptare, aktorët, ata që bashkëpunuan qëndrojnë me një nivel të barabartë me aktorët dhe me krijuesit serb. Kjo mua më mbush me optimizëm që kinemaja shqiptare është në rrugë të mirë", cilëson ndër të tjera regjisori Milkani.

Mevlan Shanaj: Një atmosferë feste në kryeqytet

Regjisori dhe aktori i njohur Mevlan Shanaj tregon se zhvillimi i festivalit "Tirana International Film Festival" ka krijuar një atmosferë feste në kryeqytet. Ai tregon se ky eveniment kushtuar filmit ka lënë përshtypje shumë të mira jo vetëm tek njerëzit e artit dhe kulturës, por dhe tek publiku. "Janë shumë përshtypje të mira ashtu si duhet për festivalin, me dukuri internate, me njerëz që e duan filmin, me të rinj, me gazetari etj. Me një jetë të gjallë, me një dekor interesant, pra ndjehesh mirë kur je në festë. Unë e ndjej atmosferën e festës dhe kjo padyshim që mua më gëzon si çdo festë tjetër, por aq më tepër kur është dhe për filmin është festa më diferencuar e jetës sime. Nga

viti në vit,TIFF po e rrit personalitetin e tij dhe kjo është për tu përgëzuar", tregon regjisori dhe aktori Shanaj. Të rëndësishëm në këtë festival ai cilëson dhe tributin që u bë për nder të regjisorit të njohur shqiptar Viktor Gjika, që sipas Shanajt është një nder për këtë festival. "Është një nga ndër vlerat e këtij festivali që i shtohet atij, pasi vjen për një personalitet siViktor Gjika. Mund të them se vështirë mund ti zëvendësohet kombit tonë me imazhin në ekran.Veprat e tij do të jetojnë gjatë ashtu si shikohen dhe sot filmat e tij, që shikohen prej 40 vitesh me një kërshëri të madhe dhe nga brezat e rinj ose nga nostalgjikët.Viktor Gjika është një vlerë e madhe kombëtare, por dua të përgëzoj organizatorët, se ashtu si sollën Viktor Gjikën, ata sollën dhe një tjetër emër të madh të kinemasë botërore",u shpreh Shanaj.

Bujar Alimani: Një eveniment kinematografik, i mbushur me risi dhe vlera

Regjisori Bujar Alimani tregon se zhvillimi i këtij edicioni ka sjellë një atmosferë të mrekullueshme në Teatrin Kombëtar. Ai e cilëson TIFF '09 si një prej ngjarjeve më të rëndësishme kulturore. "Ky aktivitet, e veçanërisht edicioni i këtij viti ka bërë një efekt të madh në Shqipëri. Mendoj se nga viti në vit risitë vijnë duke ia shtuar vlerat që ky aktivitet përcjell tek publiku.Vetë hapja e një sesioni të ri, pra të filmit të gjatë e rrit nivelin e e këtij festivali, duke i dhënë atij një peshë të madhe" u shpreh regjisori e njëkohësisht anëtari i jurisë në këtë festival, Bujar Alimani. Regjisori më tej tregon se ky eveniment është shumë i rëndësishëm dheTIFF arriti të ruajë formën e tij. "Është aktivitet jashtëzakonisht i rëndësishëm dhe besoj se do vazhdoj, sepse duhet të ketë një festival të filmit të gjatë dhe TIFF-i arriti të ruajë formën e vet duke mos e asgjësuar totalisht filmin e shkurtër, por duke mbajtur në origjinën e vet dhe duke futur dhe sesione të tjera si sesioni dixhital me kamera dixhitale.TIFF-i nuk ndoqi

formën klasike, por kaloi direkt, rroku format kontemporane të festivalit të ditëve të sotme. Këtu duhet të shikojmë dhe ambientin e festivalit që është komod. Kështu duhet të jetë një festival, ky është vendi ku ne vijmë, të këmbejmë mendime dhe ide. Kjo është streha e festivalit, është një gjë shumë e mirë. Pothuajse të gjitha festivalet në botë e kanë një vend të tillë dhe për Shqipërinë është diçka e re, le t'i themi kioskë shumë e ngrohtë e krijuesve. Kështu është dhe në Sarajevë, Selanik, ku vjen takon kolegë, kritikë, njerëz të kinemasë", tregon regjisori Alimani.

Kristaq Skrami: TIFF, një promovim për kulturën

Aktor në disa prodhime kinematografike shqiptare, i cili është vlerësuar për interpretimin e tij jo vetëm nga regjisorë shqiptarë, por dhe ata të huaj, njëkohësisht dhe titullar i Teatrit Kombëtar Kristaq Skrami tregon se festivali TIFF '09, është një prej ngjarjeve më të rëndësishme që janë zhvilluar për filmin. Si një njeri i artit dhe kulturës Skrami pohon se Teatri Kombëtar është një vatër për aktorët dhe regjisorët, ndërkohë që sipas tij ky festival i afron edhe më shumë ata. "Niveli me të cilin ky festival vjen në këtë vit është i kënaqshëm. Sigurisht që asgjë nuk është absolute, por është bërë më e mira për të promovuar kulturën tonë", pohon Skrami. Ndërkohë që i pyetur për kinematografinë shqiptare ai tregon se: "Numri i filmave që janë bërë nuk është shumë i madh pasi edhe gjendja financiare nuk i favorizon, por prodhimet e fundit janë artistikisht shumë të arrirë. Duhet të themi se filmi "Honeymoons" para se të shfaqej në Tiranë dhe në Beograd ka marrë pjesë në festivale të ndryshëm të filmit dhe është vlerësuar artistikisht. Unë gjithmonë i kam mëshuar mendimit se bashkëpunimet me të huajt nuk do të jenë vetëm një prurje artistike që duhet vlerësuar, por do të jetë një ndihmë shumë mirë financiare".


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.