17
Sot E Diel 29 Nëntor 2009
Sociale
www.sot.com.al
66 (2) 29 Nëntor 09
Paskaljeviç: Nuk ka ndarje mes serbëve dhe shqiptarëve
“Pueblerina” (vajza meksikane) në kinema “Imperial”
Regjisori serb i filmit "Honeymoons", jep mesazhin se të dy kombet duhet të jenë pjesë e Europës së Bashkuar
Dje u shfaq një nga kryeveprat më të rrala të kinematografisë meksikane Pueblerina (vajza Meksikane ), filmi meksikan me metrazh të gjatë (111 minuta), u shfaq dje në kinemanë “Imperial”. Një film i rrallë, aq sa është e pamundur të gjendet në arkivat ndërkombëtarë. Në fakt, vetëm arkivi shqiptar e disponon këtë film. Me regji nga Emilio Fernandez, me skenar të tij dhe të Mauricio Magdalenos. Emilio Fernandez, një nga gjenitë e filmave meksikanë, ka realizuar atë që konsiderohet tani si një nga kryeveprat e kinemasë së Amerikës Latine. Është një film ku ndërthuret drama dhe romanca. Mesazhi themelor që Fernandez do të përcjellë, është se shpesh herë, rrethanat dalin mbi individin dhe e tejkalojnë atë. Filmi Pueblerina, nga nëntë kandidatura në festivalet e filmit në Meksikë, ka fituar tre çmime Awards (Silver Ariel) në kategoritë: aktori më i mirë që është shpallur Roberto Kanedo, fotografia më e mirë – Gabriel Figueroa, dhe kolona zanore më e mirë, fituar nga Antonio Diaz Conde. Dhe në vitin 1950 është nominuar gjashtë herë në kategoritë Silver Ariel: Aktori më i mirë fëmijë – Ismael Perez, Regjia më e mirë – Emilio Fernandez , Editimi më i mirë – Jorge Bustos, Historia më e mirë origjinale – Emilio Fernandez dhe Mauricio Magdaleno, Skenari më i mirë Emilio Fernandez dhe Mauricio Magdaleno. Po kështu edhe në Golden Ariel Awards, regjizori Emilio Fernandez është nominuar. Personazhet kryesore të këtij filmi janë: Columba Dominguez në rolin e Palomës dhe Roberto Kanedo në rolin e Aurelio Rodriguez.
Michele Levieuxe
"shkesi" për muajin e mjaltit shqiptaro-serb
G
jeneral Gramafoni do të mbetet gjithmonë i gjallë në vizionet e mia". Ky ishte filmi i parë shqiptar që kritikja franceze ka parë dhe prej këtij filmi ka krijuar një imazh për Shqipërinë. Është hera e parë që 64- vjeçarja vjen në Shqipëri si pjesëtare e jurisë së festivalit të filmit ndërkombëtar. Michele Levieuxe, një grua e veshur me të zeza mbante në dorë një bastun tek i cili kërkonte mbështetje por fytyra e çiltër shprehte një optimizëm i cili e bënte të fliste pa pushim. Flokët e saj të thinjur tregonin moshën e thyer por theksi i saj francez ... Faqe 19
Nick Holdersworth
Eno Popi
Asnjëherë nuk i ka pëlqyer që të jetë anëtar jurie. Por kësaj radhe e ka pranuar për një arsye tjetër. Donte të shihte Shqipërinë. "Doja të shihja këtë vend, për të cilin kisha dëgjuar vetëm emrin e ish-diktatorit komunist Enver Hoxha dhe për emigrantët ilegalë shqiptarë që kanë ardhur në Angli"- këto janë fjalët e anëtarit të jurisë të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit nëTiranë, Nick Holdsëorth. I ulur në një cep të çadrës së ambienteve ku po zhvillohet festivali i filmit, ai rri i veccuar dhe pothuajse askush nuk i kushton vëmendje. Me rrobat e thjeshta që... Faqe 20
Anëtari tjetër i jurisë për kritikën e medias Eno Popi shprehet se ky lloj evenimenti është ngjarja që çdo vit i jep një tjetër dimension jetës kulturore në vend. Për Popin të qënit këtë vit pjesë e jurisë dhe jo si spektator i thjeshtë ashtu si në vitet e tjera, është një përgjegjësi e madhe. Për anëtarin e jurisë filmat që shfaqen në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit janë ndryshe nga ata të kinemasë klasike. "Kjo nuk është kinemaja klasike, por një tjetër formë e filmit, për të cilën prejt vitesh organizatorët e TIFF po përpiqen të edukojnë publikun shqiptar",- shprehet ai... Faqe 22
Përshtypja ime e parë për Shqipërinë
Juria e medias, kriteret për çmimet